• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Thaçi: Kosova më nuk ka kohë për të humbur

December 1, 2017 by dgreca

Presidenti Thaçi: Kosova më nuk ka kohë për të humbur, duhet dhënë fund izolimit/1 Thaci ok

-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në pritjen e Ambasadës së Finlandës të organizuar në Prishtinë për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit finlandez: Historia 100 vjeçare e Finlandës është mësim për tërë botën/

Thaci1

PRISHTINË, 1 Dhjetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kosova më nuk ka kohë për të humbur, tha sot në mbrëmje  Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.“Duhet t’i japim fund izolimit tonë duke ratifikuar marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi”, theksoi ai. Presidenti e ka përshëndetur iniciativën e kryeministrit Haradinaj që marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, të procedohet nga  qeveria në Kuvendin e Kosovës.Ai tha se duhet të themelojmë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, që të dëshmojmë që jemi shtet dhe popull i besueshëm.

“Duhet të themelojmë Forcat e Armatosura të Kosovës, që të japim kontributin tonë modest në ruajtën e paqes kudo në botë. Duhet të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe sa më shpejt të arrijmë marrëveshjen përfundimtare të paqes dhe pajtimit, si kusht kryesor për anëtarësimin e të dy shteteve respektive në strukturat euroatlantike”,  tha presidenti Thaçi.Ai foli në pritjen e Ambasadës së Finlandës të organizuar në Prishtinë për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit finlandez.Presidenti Thaçi tha se për ne në Kosovë, që po përgatitemi ta festojmë 10 vjetorin e parë të republikës sonë, 100 vjet duken shumë, por realisht në historinë evropiane edhe Finlanda mund të quhet një shtet i ri.Ai tha se gjithmonë i ka bërë përshtypje sa shumë të përbashkëta kanë Kosova dhe Finlanda.“Të dy shtetet e kemi edhe një person të përbashkët, presidentin Ahtisari, nobelistin e paqes që realisht ishte finlandezi i duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, i cili mundësojë që Kosova të çlirohet një herë e përgjithmonë nga rreziku i okupimit”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai theksoi se me të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, ka kaluar orë të tëra në shumë faza të shtetndërtimit të Kosovës.

“Pakkush e dinë që koncepti i tij për pavarësinë e kushtëzuar u bë i ditur qysh në vitin 1999, në një konferencë të organizuar nga presidenti Nelson Mandela dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan. Qysh atëherë presidenti Ahtisaari e kuptoi se gota që thyhet njëherë dhe e gjakos dorën më s’mund të kapet në asnjë formë, sepse duhet shëruar plagën dhe shërimi i vetëm për Kosovën e përgjakur ishte pavarësia”, theksoi ai. Presidenti Thaçi ka kujtuar edhe rrëfimin e presidentit Ahtisaari se si pasioni i tij për paqen buron nga fati i keq që kishte ai si fëmijë, që të mbetej refugjatë kur Bashkimi Sovjetik e aneksoi një provincë finlandeze dhe mbi 400 mijë gra, fëmijë dhe burra finlandezë mbetën pa strehë dhe të uritur në mot të ftohtë arktik.

“Është forca e popullit finlandez që e bëri këtë shtet të ngrihej dhe të mos ngujohej në qarkun vicioz të urrejtjes dhe hakmarrjes, por të fokusohej në zhvillim dhe paqebërje. Bashkimi Sovjetik e okupoi Finlandën, por sot Finlanda e vogël ka arsimin më të mirë në botë, standardin më të mirë të jetesës dhe të drejtat më gjithëpërfshirëse për banorët e saj”, tha ai.

Presidenti Thaçi ka shtuar se ky ndoshta është edhe mësimi më i madh i këtij 100-vjetori finlandez.

“Netët në veri të Evropës, edhe në Finlandë, gjatë dimrit janë të gjata dhe të errëta. Por, edhe në netët më të gjata të historisë, kur tmerri dhe ankthet frikësonin popullatën dhe dridhnin shtetin, Finlanda e ka ditur se gjithmonë vjen edhe vera e gjatë dhe e bukur që nuk përfundon kurrë. Prandaj, sot qeveria dhe populli finlandez kanë konsensus për progres, për vlera, për të drejtat e njeriut, për barazinë e plotë në mes bashkëshortëve me parimin që shumica gjithmonë duhet jetë zemërgjerë me pakicën. Ky mësim i çmuar, ky shembull i progresit finlandez, duhet të jetë inspirim për ne në Kosovë”,  u shpreh  presidenti i Kosovës.Ne fund, presidenti Thaçi ngriti edhe dolli për mësimet e vlefshme që ka marrë nga presidenti Ahtisaari, të cilat, siç tha ai, Finlanda tash ia jep tërë botës.

Filed Under: Opinion Tagged With: ka kohë, Kosova më nuk, për të humbur, Presidenti Thaçi

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT