• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, e sigurt dhe e mbrojtur

May 15, 2018 by dgreca

 15 05 2018 ZKM 1 (7)-Kryeministri Ramush Haradinaj: Ushtria e ardhme e Kosovës është forca e çdo qytetari që jeton brenda vendit, është partneritet për paqe, për siguri në rajonin tonë/15 05 2018 ZKM 1 (1)-Në Konferencën “Kosova e sigurt dhe e mbrojtur” e organizuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, morën pjesë ambasadorët e akredituar në Kosovë, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, komandanti – gjenerali i FSK-së Rrahman Rama, drejtori i NALT për Kosovën, Gjeneral Ralf Hoffmann, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve në vend/

PRISHTINË, 15 Maj 2018-Gazeta DIELLI/ “Kosova ka arritur nivelin e zhvillimit, i ka përmbushur argumentet e nevojshme që të ndodhë transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës, por duhet të vendos për mënyrën e ecjes përpara”, deklaroi sot kryeministri Ramush Haradinaj, në takimin prezantues për arritjet dhe planet në sigurinë e Kosovës, me theks të veçantë për FSK-në, me ambasadorët e akredituar në Kosovë, me temë “Kosova e mbrojtur dhe e Sigurt”.Në këtë takim, kryeministri Haradinaj para të pranishmëve ka theksuar se Kosova është e gatshme nga një absorbues i sigurisë, të kthehet në kontribuues të sigurisë, në planin e brendshëm, planin rajonal dhe atë global.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se të gjitha institucionet e vendit janë duke punuar për të shpjeguar gjendjen e FSK-së, të arriturat, veçanërisht të vërtetën se FSK është forcë multietnike, në të cilën shërbejnë edhe serbët e Kosovës, serbët e veriut.

“Është paraparë që ndryshimet Kushtetuese, fuqizimi i mandatit të FSK-së të bëhet përmes ndryshimeve të neneve kushtetuese. Unë mendoj se argumentet për të marrë besimin e të zgjedhurve serbë, në këtë rast të Listës Serbe, vërtetë janë plotësuar, mirëpo vendimi është politik”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj, përmendi faktin se Qeveria ka kaluar nëpërmjet procesit të konsultimit dhe diskutimit në përgjithësi me të gjitha partitë politike dhe komunitetet etnike brenda vendit, duke zhvilluar një dialog me të gjithë partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë dhe Qeveria vazhdon ta mbështesë këtë dialog.“Kosova është shtëpia jonë, prandaj dëshirojmë t’ju konfirmojmë para jush përkushtimin tonë, se jo vetëm FSK-ja e sotme, por edhe ushtria e ardhme e Kosovës është forca e çdo qytetari që jeton brenda vendit, është partneritet për paqe, për siguri në rajonin tonë. Kjo është vetëm një plotësim i mandatit të KFOR-it brenda vendit. Ne nuk dëshirojmë të jemi në konflikt me mandatin e KFOR-it. KFOR-i është i mirëseardhur tash e gjithmonë si forcë e sigurisë dhe kjo na ndihmon që të kemi siguri jo vetëm për popullatën në Kosovë, por edhe një kontribut të madh në rajon”, tha kryeministri Haradinaj.

Në Konferencën “Kosova e sigurt dhe e mbrojtur” e organizuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, morën pjesë ambasadorët e akredituar në Kosovë, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, komandanti – gjenerali i FSK-së Rrahman Rama, drejtori i NALT për Kosovën, Gjeneral Ralf Hoffmann, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve në vend./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, dhe e mbrojtur, e sigurt, kosova

Kosova, kanal televiziv për mërgatën shqiptare

May 14, 2018 by dgreca

– Haradinaj priti në takim një delegacion të diasporës shqiptare/

1 Ramushi emigracion.jpg

PRISHTINË, 14 Maj 2018- Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim një delegacion të përfaqësuesve të shoqatave, intelektualëve dhe biznesmenëve nga diaspora, me të cilët ka biseduar për nevojat dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës ndaj kësaj pjese të shoqërisë sonë. Delegacioni përbehej nga përfaqësues nga diaspora në Gjermani, Austri, SHBA, Suedi, Zvicër, Angli dhe Greqi, të kryesuar nga Ragip Ramaj.Kryeministri ka vlerësuar lartë rolin dhe kontributin e diasporës kosovare gjatë viteve të rezistencës dhe luftës për liri. Kjo mbështetje dhe ky kontribut e obligon Qeverinë dhe institucionet tona që të ruajnë kujdesin dhe angazhimin për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e tyre, ka thënë Kryeministri Haradinaj në këtë takim.“Kosova ka rrugëtuar në të gjitha këto etapa me mundin e të gjithë neve. Mërgata jonë ka themele të kësaj që është arrit në Kosovë dhe në vende të tjera. Kosova tashmë e ka një realitet tjetër, tejet të afërt me rrugën e saj evropiane. Qeveria e Kosovës në veçanti është e angazhuar të krijoj kushtet që diaspora të sjell në Kosovë kapitalin dhe dijen e fituar ne vendet e zhvilluara”, ka thënë kryeministri Haradinaj dhe ka vlerësuar se nismat nga diaspora do të kontribuojnë edhe në zhvillimin ekonomik dhe të mirëqenies së qytetarëve tanë.

 Përfaqësuesit nga diaspora kane ngritur nevojën për mbështetjen institucionale nga Republika e Kosovës për hapjen e një kanali televiziv për diasporën.“Në emër të mërgatës, shoqatave, veprimtarëve nga diaspora ju falënderojmë për pritjen. Ne po kërkojmë një kanal televiziv për mërgatën shqiptare, për t’i pasqyruar të gjitha të arriturat dhe aktivitetet tona. Është mërgatë e madhe dhe na duhet një kanal televiziv, andaj kemi vendos me kërku ndihmë të gjitha institucioneve”, tha Ragip Ramaj përfaqësues nga diaspora.Kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar angazhimin dhe zotimin e tij personal që kjo dhe kërkesat tjera të diasporës të marrin vëmendjen e duhur të Qeverisë së Kosovës dhe ato të realizohen në afate optimale./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, kanal televiziv, kosova, për mërgatën shqiptare

Kosovë-Qeveria, iniciohet Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane

May 11, 2018 by dgreca

1 amerika

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

 PRISHTINË, Maj 2018/ Themelimi i Zonës së veçantë Ekonomike Amerikane është iniciuar në mbledhjen e qeverisë së Kosovës pasditen e 8 majit 2018, pas miratimit të Grupit Punues për krijimin e kësaj zone.

Grupi punues ka për detyrë të identifikoj legjislacionin, lokacionin, procedurat dhe të gjitha çështjet tjera relevante që mundësojnë themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane.

Si rezultat, Grupi punues do të përgatisë tërë dokumentacionin relevant që i mundëson qeverisë së Republikës së Kosovës themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane.Ky inicim për Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është një hap i radhës që dëshmon përkushtimin e qeverisë së Kosovës për partneritet me SHBA-të.

Për t’i nderuar këto raporte, në fillim të mbledhjes së qeverisë komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Timothy Orr, i është adresuar kabinetit qeveritar me një fjalë rasti, në të cilën ka theksuar gatishmërinë e thellimit të partneritetit me Kosovën, duke e veçuar raportin me Kosovën si raportin më unik që kanë Iowa dhe SHBA-të me ndonjë vend tjetër.

 “Nuk kemi gjetur partneritet më të mirë sesa Kosovën dhe popullin e saj”, u shpreh ai. Duke folur për raportet e mira ndërmjet dy vendeve, Orr tha se janë në pritje të nënshkrimit të dy marrëveshjeve me qytetet simotra.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, kosova, Zone Amerikaner

Kosova, një realitet i ri për BE-në

May 10, 2018 by dgreca

-Realitet që dëshmon gatishmërinë për një partneritet politik dhe ekonomik/

1 Ramush BE.JPG

PRISHTINË, 10 Maj 2018-Gazeta DIELLI/ Kosova është një realitet i ri për Bashkimin Evropian, realitet që dëshmon gatishmërinë për një partneritet politik dhe ekonomik, tha kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë takimit sot me zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Reiner Wieland, ambasadorin gjerman Christian Heldt dhe shefin e zyrës së “Konrad Adenauer” në Kosovë, Johanes Rey.

“Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj evropiane dhe të integrimeve euroatlantike. Qytetarët tanë meritojnë të jenë të barabartë dhe të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së dhe ne po presim që sa më shpejtë të marrim lajmin e drejtë dhe të merituar për liberalizimin e vizave”, theksoi kreu i qeverisë kosovare.Në këtë takim, kryeministri Haradinaj e njoftoi zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Reiner Wieland, me përkushtimin e qeverisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve të saj për axhendën evropiane, për të arriturat në fuqizimin e sundimit të ligjit, nismën për reformën në administratën publike, në avancimin e raporteve për fqinjësi të mirë, të arriturat në zhvillimin ekonomik, e po ashtu edhe për nevojën e përmbylljes së bisedimeve me Serbinë.

“Kosova është gati për liberalizimin e vizave dhe ne presim mbështetjen e Parlamentit Evropian në këtë proces, i cili është jetik për qytetarët tanë”, tha kryeministri Haradinaj. Më tej Kryeministri Haradinaj, theksoi edhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë, duke i forcuar marrëdhëniet bilaterale me këtë vend.“Kosova është partneri ideal i Gjermanisë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik. Ne kemi resurset e nevojshme, të përshtatshme për investitorët gjerman dhe tani është koha që të shohim projekte konkrete në këtë drejtim”, shtoi Kryeministri Haradinaj.Kryeministri Haradinaj përmendi në takim edhe rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit dhe tani Kosova është një realitet tjetër, nga i cili nuk mund të kenë probleme vendet e BE-së.

Zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, Reiner Wieland falënderoi Kryeministrit për pritjen dhe gatishmërinë e bashkëpunimit për projekte specifike nga fusha e edukimit në programet e BE-së dhe Qeverisë Gjermane, duke shprehur mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj për fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe përafrimin e vendit me axhendën evropiane./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, kosova, një realitet i ri, për BE-në

KOSOVA, PLATFORMË PËR DIALOGUN ME SERBINË

April 19, 2018 by dgreca

-Qeveria e Kosovës miratoi dhe e procedon në Kuvend Platformën Shtetërore për Finalizimin e Dialogut me Serbinë/
2 qeveria Haradinaj-Kosovë-Serbi, 5 vjet nga Marrëveshja e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve/

-Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas Kushtetutës së Kosovës. Jo ndryshe. Nuk e formojnë vetë serbët nesër siç kishin paralajmëruar…/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 19 Prill 2018/ Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi Platformën Shtetërore për Finalizimin e Dialogut të Kosovës me Serbinë, e cila do procedohet në Kuvend.“Platforma siguron proces transparent dhe gjithëpërfshirës dhe synon të jetë qëndrim unik i institucioneve tona ndaj këtij procesi. Platforma do të procedohet për diskutim dhe aprovim në Kuvendin e Kosovës dhe njëkohësisht do të informohet edhe Presidenti i Republikës së Kosovës”, u theksua në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj. Para pesë vitesh, në 19 prill 2013, në Bruksel, Kosova dhe Serbia  – kryeministrat e atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, në raundin e 10-të të dialogut kryeministror të nisuri në 19 tetor 2012,   të ndërmjetësuesuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në atë kohë, baronesha Catherine Ashton, kanë parafuar Marrëveshjen e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve, të vlerësuar historike. Marrëveshja 15 pikëshe, në 6 pikat e para  ka Asoaciacionin apo Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në tekstin e Marrëveshjes, nën një, përcaktohej: “Do të ketë një Asociacion / Bashkësi e komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi do të jetë i hapur për cilëndo komunë, me kusht që anëtarët pajtohen”.
Asociacioni i komunave me shumicë sebe në Kosovë është një nga katër marrëveshjet Prishtinë-Beograd të nënshkruara në mbrëmjen e 25 gushtit 2015 në Bruksel, nga krerët e atëhershëm të dy qeverive, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç, në raundin e 28 të dialogut në nivel kryeministrash, ndërsa kundërshtohej nga opozita kosovare.

Në marrëveshje, e para pikë është kjo: “Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë themelohet si një Asociacion/Bashkësi i komunave siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, Ligjin mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Ligjet e Kosovës”.

Mes tjerash, në marrëveshje, te “Objektiva” thuhet se Asociacioni “vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare”.

Ndërsa, te “Buxheti dhe përkrahja”  theksohen “kontributet, grantet, donacionet si dhe përkrahja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare si dhe nga Republika e Serbisë”.

Në 23 dhjetor 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pas kërkesës që i është bërë nga Presidentja e Republikës të vlerësojë përputhshmërinë e dokumentit të emërtuar “Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë – parimet e përgjithshme/elementet kryesore”, ka vendosur se, “këto Parime nuk janë tërësisht në përputhje me standardet kushtetuese përkatëse dhe ka konkluduar se akti ligjor i qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti duhet të jenë në përputhje”.

Pas këtij vendimi, qeveria e Kosovës ka siguruar se, “i tërë procesi dhe çdo akt juridik për të finalizuar asociacionin e komunave me shumicë serbe do bëhet duke u bazuar dhe respektuar konkluzionet e Gjykatës Kushtetues” dhe se “edhe Statuti i asociacionit do dërgohet në Kushtetuese”.

Në raundin e 30-të, të fundit kryeministror në Bruksel, në 27 janar 2016,  ku është biseduar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri atëherë dhe rrugën përpara në dialog, temë kryesore ka qenë zbatimi i marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por nuk ka pasur ndonjë dakordim për afat kohor dhe atëherë kryeminsitri kosovar Mustafa dhe ai serb  Vuçiç kishin “qëndrime të kundërta rreth vendimeve të Kushtetueses” së Kosovës.

Në 23 mars 2018 presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, vijuan bisedimet në Bruksel me lehtësimin e shefes  së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ku është biseduar edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një deklaratë të lëshuar nga Bashkimi Evropian pas takimit, thuhej se diskutimet u zhvilluan në kuadër të fazës së re të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe “përgatitjet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”.

Presidentët shqyrtuan përparimin e bërë në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, në dritën e takimeve të fundit të grupeve punuese të mbajtura në Bruksel.

“Përfaqësuesja e lartë Mogherini theksoi rëndësinë që BE-ja i jep zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve ekzistuese dhe theksoi në veçanti nevojën urgjente për të filluar me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pastaj zbatimin e marrëveshjes për energjisë dhe përfundimin e punimeve për rivitalizimin e Urës mbi Ibër në Mitrovicë”, thuhej në deklaratën, të cilën e ka bërë publike zëdhënësja Kocijançiç.

Mogherini ka përshëndetur angazhimin e vazhdueshëm të të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka rikujtuar se përparimi i të dyja vendeve në axhendat e tyre integruese në BE është i lidhur fortë me përparimet në dialog.

Në dialogun në Bruksel Kosovë-Serbi për presidentin Thaçi të inauguruar në muajin prill 2016 dhe presidentin Vuçiç të inauguruar në qershor 2017, takimi i 23 marsit 2018 ishte i treti, pas të parit në 3 korrik e të dytit në 31 gusht 2017, ku në fokus ishte një fazë e re e dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Në 2017-tën kishte edhe dy takime të tjera në Bruksel në nivelin e lartë. Në 1 shkurt Kosova dhe Serbia zhvilluan takimin e dytë brenda një jave, në vazhdimësi të takimit të 24 janarit, me pjesëmarrje edhe të presidentëve bashkë me krerët e qeverive pas 30 raundeve kryeministore të procesit drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.

Në këto dy raunde presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u takua me atëherë presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç. Realizimi i marrëveshjeve dhe dhënja fund situatave tensionuese e retorikave ishte në fokus të ketyre dy takimeve që u zhvilluan ndërkohë që kishte kaluar një vit pa asnjë raund të nivelit të lartë, që nga takimi i 30-të kryeministor, por i vetmi në 2016-tën i zhvilluar në 27 janar dhe i fundit që nga i pari në 19 tetor 2012.

Në 30 raundet kryeministrore, 23 takimet Thaçi-Daçiç janë pasuar me 7 raunde të tjera të kryeministrave Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç të qeverive të reja të zgjedhjeve 2014 në të dy vendet, që u mbajtën më parë në Serbi e pastaj në Kosovë.

Bisedimet Kosovë-Serbi në nivel të lartë kanë pasuar dialogun teknik, të filluar në 8 mars 2011, poashtu në Bruksel.

Në zhvillimet më të reja, në 4 prill 2018 presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj në një takim të përbashkët janë dakorduar për funksionalizimin e Ekipit Menaxhues për draftimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

U paralajmërua se, drafti final i statutit, në fund të procesit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për t’u siguruar se është në përputhje të plotë me Kushtetutën.

“Kosova me këtë hap përmbushë edhe një obligim ndërkombëtar, duke dëshmuar përkushtimin e saj në rrugën euro-atlantike”, u theksua me këtë rast.

Në 17 prill 2018 shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini e cilësoi një lajm të mirë punën e nisur në Kosovë për hartimin e statutit të asociacionit së komunave me shumicë serbe, si dhe i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë procesin e dialogut.

Gjatë prezantimit zyrtar nga Brukseli të progres-raportit të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke iu përgjigjur interesit të mediave ndërkombëtare Mogherini tha se, “do të inkurajoja që kjo punë të vijonte me vendosmëri, rezultate të mira dhe me ritme të shpejta. Ky është një mesazh i rëndësishëm që ua përcjell si Beogradit edhe Prishtinës”.

Në 28 mars 2018 në një tubim të serbëve në veri të Mitrovicës, të këshilltarëve serbë të 10 komunave kosovare ku e bëjnë shumicën e banorëve e përfaqësuesve tjerë, u paralajmërua formimi nga vetë ata i Bashkësisë-Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë në 20 prill,  pas 5 vjetësh të Marrëveshjes së Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve, të nënshkruar në Bruksel.

“Nëse Prishtina nuk do jetë e gatshme që në tre javët e ardhëshme të fillojë punën për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, komunat serbe dhe institucionet do fillojnë vetë formimin e Bashkësisë, trupave dhe institucioneve të saj”, thuhej mes tjerash në konkluzionet e miratura.

I pyetur lidhur me këtë ultimatum të përfaqësuesëve serbë, kryeministri Haradinaj në konferencën e sotme për shtyp pas mbledhjes së qeverisë tha se tani ka ndyshuar gjendja faktike, Kosova është në proces e sipër të hartimit të Statusit të asociacionit  në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, e cila e ka paraparë që në fund Gjykata Kushtetuese ta vlerësojë se a është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Ky proces ka filluar dhe tanimë nuk vlenë ai ultimatum”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë media serbe ka njoftuar se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nuk do ta formojnë vet Asociacionin  nesër siç kishin paralajmëruar,  “por do të presin afatin prej tre muaj e gjysmë të cilin e ka caktuar BE-ja”.Kosova ka gjithësej 38 komuna. Nga 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë  5  janë të reja – Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Martti Ahtisaari – emisarit special të OKB-së.Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Një komunë, Mamusha, është e banuar me shumicë nga komuniteti turk, që është një nga minoritetet tjera në Kosovë.Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.

Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen në regjistrimin e popullsisë të katër komunave veriore të Kosovës, ku serbët e kanë refuzuar.Numri i votuesve në këto katër komuna veriore me shumicë serbe, sipas regjistrit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës për zgjedhjet lokale 2017, ishte: Mitrovicë e Veriut – 21.797,  Leposaviç – 17.747,  Zveçan – 9.069 e Zubin Potok – 8.400.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Dialogu me Serbine, kosova, platforme

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 106
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT