• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dështon marrëveshja e re me FMN-në, Kosova humb 16 milionë euro

July 28, 2017 by dgreca

1 FMNRepublika e Kosovës do të humb 16 milionë euro kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pasi që më 4 gusht përfundon një marrëveshje ekonomike më këtë Fond, bëjnë të ditur zyrtarë të Qeverisë në largim të Kosovës.Për shkak të mosformimit të institucioneve të reja, autoritetet në Prishtinë nuk kanë mundësi që të negociojnë me FMN-në për ndonjë program të ri.

Republika e Kosovës kishte arritur një marrëveshje ekonomike me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 2015, në vlerë prej rreth 185 milionë euro, në kohëzgjatje prej 22 muajsh. Afati i kësaj marrëveshjeje skadon më 4 gusht të këtij viti.Agim Krasniqi, zëvendësministër i Financave në Qeverinë në largim të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo marrëveshje nuk ka mundësi të vazhdohet dhe të negociohet për program të ri, pa formimin e Qeverisë së re.

“Rreth 16 milionë euro nuk mund të merren kredi. Misioni i FMN-së është dashur të vijë në muajin qershor. Por, për shkak të zgjedhjeve nuk ka ardhur. Pa pasur rishikim të katërt të marrëveshjes, nuk mund të merren këto kredi”, tha Krasniqi.Krasniqi, ndërkaq thotë se mosprania e Kosovës në programet e FMN-së, humb besueshmërinë e Republikës së Kosovës karshi institucioneve tjera financiare ndërkombëtare dhe investitorët ndërkombëtarë.

“Nëse nuk je në program humb kredibiliteti, besueshmëria edhe tek investitorët tjerë. Këto janë çështje të lidhura me njëra-tjetrën. Për arsye se raportet e një shteti, në këtë rast raportet e Kosovës me FMN-në, vlerësohet kredibiliteti edhe qëndrueshmëria e financave publike”.Ekspertë për çështje ekonomike në Kosovë, ndërkaq thonë se dështimi i marrëveshjes së re me Fondin Monetar Ndërkombëtar, rrezikon realizimin e projekteve të parapara me ato kredi.Arian Zeka, kryeshef ekzekutiv në Odës Ekonomike Amerikane, thotë se ky është edhe një sinjal për nevojën e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit.“Nëse marrëveshja në fjalë ka paraparë ndonjë grant financiar ose infuzion financiar për shtetin e Kosovës, atëherë natyrisht se ajo që mund të rrezikohet është mosrealizimi i ndonjë projekti, financimi i të cilit është paraparë më mjete të FMN-së”, tha Zeka për Radion Evropa e Lirë.Programi i fundit i Qeverisë se Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ishte për të ndërmarrë reforma për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe të fuqizimit të pozitën së saj.Ndryshe, marrëveshjet me Fondin Monetar Ndërkombëtar i kanë ndihmuar Kosovës që të marrë kredi me kushte shumë të volitshme, si nga Banka Botërore dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare, vlera e të cilave ka arritur në 400 milionë euro.Kosova, në vitin 2009 është anëtarësuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar, kurse në muajin qershor po të këtij viti, është anëtarësuar edhe në Bankën Botërore.(Nadije Ahmeti)

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 16 milione Humbje, deshton marrveshja me FMN, kosova

KOSOVË-KUVENDI PARA KONSTITUIMIT, NESËR NIS REGJISTRIMI I DEPUTETËVE

July 25, 2017 by dgreca

-Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit zgjidhen me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, me minimumin 61 vota pro/

1 Kuvendi VeseliPRISHTINË, 25 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, në mbledhjen e mbajtur sot, së bashku me përfaqësuesit e partive parlamentare, ka diskutuar lidhur me përgatitjet për seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës VI, të përcaktuar për datën 3 gusht 2017, në orën 10:00.

Në mbledhje u vendos që regjistrimi i deputetëve të bëhet në 26, 27 dhe 28 korrik 2017. Regjistrimi bëhet në hollin e Kuvendit të Kosovës, duke nisur nesër në orën 10:00.

Kryesia e Kuvendit njëzëri u përcaktua për ndarjen e ulëseve në sallën e mbledhjeve plenare. Grupi i më i madh parlamentar, PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën), me 39 deputetë, do të ulet në qendër. Në krahun e djathtë të kryesuesit të seancës, do të ulet grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në anën e majtë të tij, do të ulen deputetët e grupit parlamentar LAA (Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re, Alternativa). Seanca konstituive e Kuvendit, deri në zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit, do të kryesohet nga deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri, sipas moshës. Sipas rendit të ditës të përcaktuar nga Kryesia, në seancën konstituive të 3 gushtit fillimisht do të formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, më pas do të bëhet betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar. Më pas, procedohet me zgjedhjen e pesë nënkryetarëve, tre prej të cilëve propozohen nga tre grupet më të mëdha parlamentare, ndërsa dy të tjerët – një nga deputetët që mbajnë vende të garantuara për komunitetin serb dhe një nga deputetët që mbajnë vende të garantuara për komunitetet e tjera, që nuk janë shumicë.

Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit zgjedhen me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, me minimumin 61 vota pro./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Konstituimi, kosova, Kuvendi, Veseli

KOSOVA, VONESA PAS ZGJEDHJEVE

July 23, 2017 by dgreca

-Kosova në prije të Kuvendit e Qeverisë së re/
 1-kuvendi
 -A po përsëriten vonesat e vitit 2014 edhe në 2017-tën, derisa ende nuk ka zyrtarisht ndonjë datë kur do mblidhet e konstituohet Kuvendi i Kosovës i zgjedhjeve të 11 qershorit…?
 PRISHTINË, 23 Korrik 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kosova vazhdon të jetë në në pritje, tashmë në muajin e dytë, të seancës konstituive të Kuvendit të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit 2017 dhe të votimit të Qeverisë së re, për krijimin e së cilës duhen së paku 61 vota të parlamentit 120 anëtarësh, prej tyre 100 shqiptarë e 20 të komuniteteve pakicë.
Koalicioni parazgjedhor, fitues i zgjedhjeve, PDK-AAK-Nisma me 33,74% të votave ka 39 deputetë, e i duhen edhe votat e së paku 22 deputetëve që në seancën konstituive të Kuvendit të zgjedhë kryeparlamentarin e Kryesinë e më pastaj ta zgjedhë Qeverinë e re. Matematikat paszgjedhor llogarisin mundësinë te përkrahja, nëse do jetë, nga të gjithë 20 deputetët e pakicave dhe së paku nga 2 deputetë të dy subjekteve tjera shqiptare.
Këto dy subjekte, Lëvizja Vetëvendosje që garoi e vetme me 27,49% të votave – 32 deputetë dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25,53% të votave – 29 deputetë mund të arrijnë të bëhen shumicë parlamentare me minimumin e numrit të mjaftueshëm prej 61 deputetësh vetëm nëse me të gjitha mandatet që kanë bëhen bashkë në koalicion paszgjedhor.
Nga subjektet e komuniteteve pakicë, më së shumti deputetë – 9, me 6,12% të votave, ka Lista Serbe.  I 10-ti deputet serb është nga Partia e Pavarur Liberale, e cila ka 0,49% të votave, ndërsa edhe 10 deputetë janë të komuniteteve tjera pakicë.
Rezultatet nuk i mundësojnë asnjë subjekti të vetëm ta krijojë qeverinë e re, prandaj koalicionet paszgjedhore, që nuk u bënë ende, janë të domosdoshme si e vetmja alternativë për të mos shkuar sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme paralamentare, ndërkohë që Kosovën e presin edhe zgjedhjet e rregullta lokale këtë vit, në 22 tetor.
A mund të jetë 22 tetori edhe dita e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të dytave breda vitit 2017, bashkë me të rregulltat lokale? – është një pyetje që mund të bëhet derisa vazhdojnë vonesat në konstituimin e Kuvendit e zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës.
Një muaj para zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, në 10 maj,  Kuvendi i Kosovës u vetëshpërnda me kalimin me shumicë votash, të opozitës e edhe të partisë më të madhe të maxhorancës – PDK, të  mocionit të mosbesimit për qeverinë e udhëhequr nga LDK të zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë me vonesë gjashtë muajshe pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
Para tre viteve, në 2014-tën, Kuvendi u konstituua e Qeveria u zgjodh vetëm pasi PDK-ja nënshkruajti koalicionin paszgjedhor me LDK-në, e cila për të mundësuar krijimin e institucioneve të Kosovës u largua nga koalicioni i parë paszgjedhor që kishte me AAK-në e Nismën e pastaj edhe Vetëvendosjen. A po përsëriten vonesat edhe në 2017-tën, derisa ende nuk ka zyrtarisht ndonjë datë kur do mblidhet e konstituohet Kuvendi i Kosovës i zgjedhjeve të 11 qershorit…?

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, kosova, PAS ZGJEDHJEVE, VONESA

Kosova në garën e robotikës në SHBA

July 19, 2017 by dgreca

-Ambasadorja Çitaku vizito ekipin e Kosovës në garën e robotikës, FIRST Global Challenge/

1 citaku ekipi2 citaku fb3 turmeAmbasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka vizituar ekipin e Kosovës në garën më të madhe ndërkombëtare në fushën e robotikës, FIRST Global Challenge, që po mbahet në SHBA.Me këtë rast, Çitaku ka thënë se ndjehet krenare që të rinjtë kosovarë po e përfaqësojnë vendin në mesin e shumë shteteve të tjera të botës.

“Pata kënaqësinë që takova ekipin e mrekullueshëm dhe entuziast të Kosovës, që po merr pjesë në garën ndërkombëtare të robotikës. Jam krenare për mendjet e tyre inovative, kureshtare dhe të bukura. Të rinjtë si ata do të lëvizin Kosovën përpara në shekullin e 21-të”, ka thënë Çitaku përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.Nën mentorimin e rektorit të UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, nxënësit kosovarë të shkollave të mesme, Elita Hajrizi, Liburn Bajraktari, Flokart Pajaziti, Gëzim Morina dhe Rigon Statovci, janë duke prezantuar aftësitë në fushën e robotikës.Pjesë e kësaj gare janë të rinj nga 164 shtete të ndryshme të botës, të cilët do ta sfidojnë njëri-tjetrin, përmes dizajnimit dhe programimit të një roboti, për ndërtimin e të cilit është dashur të bashkohen aftësitë, idetë dhe kreativiteti në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, kosova, në garën e robotikës, ne SHBA

Kosova, integrim evropian e bashkëpunim rajonal

July 13, 2017 by dgreca

-Kryeministri Mustafa në takimin qendror të Samitit të Triestes/

ZKM-03

-Orientim shumë i qartë i qytetarëve të Republikës së Kosovës për rrugën evropiane dhe se alternativën e vetme e shohim këtë rrugë, dhe përkrahemi nga ju që ta kapërcejmë këtë rrugë.

ZKM-05

Në Trieste, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në praninë e personaliteteve evropiane, kanë nënshkruar Traktatin e Komunitetit të Transportit, marrëveshje me rëndësi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit si dhe në raport me BE-në dhe shtetet e saj/
TRIESTE, 12 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori sot pjesë në Samitin e Triestes ku ishin të pranishëm liderët e disa shteteve të BE-së dhe kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin qendror ku Republika e Kosovës përfaqësohej nga kryeministri Isa Mustafa, ishin të pranishëm edhe kryeministri i Italisë, njëkohësisht organizatori i Samitit, Paolo Gentiloni, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sekretari i shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini e personalitete tjera.

Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa fillimisht foli për rëndësinë e kësaj iniciative e cila ka krijuar një perspektivë të rëndësishme të bashkëpunimit dhe të komunikimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Unë shpresoj shumë që ky bashkëpunim do të na përgatis në rrugën e integrimit tonë në Bashkimin Evropian, dhe nuk e shoh në asnjë rast si formë të zëvendësimit të përkohshëm të kësaj rruge tonë”, tha kryeministri.

Kryeministri Mustafa më tej theksoi të arriturat dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

“Ne në Kosovë tani jemi në fazën e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjeve të qershorit, dhe të themelimit të Qeverisë së re, por jam i kënaqur që mund të rikonfirmoj se edhe nga këto zgjedhje del një orientim shumë i qartë i qytetarëve të Republikës së Kosovës për rrugën evropiane dhe se alternativën e vetme e shohim këtë rrugë, dhe përkrahemi nga ju që ta kapërcejmë këtë rrugë.
Ne kemi arrit që gjatë kësaj periudhe të realizojmë bashkëpunim të mirë me Bashkimin Evropian, tani po punojmë në implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, po punojmë në implementimin e Marrëveshjes Kornizë për Programet e Bashkimit Evropian, kemi përmbushur 94 nga 95 kriteret për liberalizimin e vizave, dhe shpresojmë që edhe kriterin e fundit do ta përmbushim. Ky kriter nuk ka të bëjë fare me kontekstin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, sepse Mali i Zi ka qenë shumë korrekt dhe ne jemi të bindur që puna është kryer në mënyrë korrekte, por është çështje e jona e brendshme dhe vlerësojmë se këtë proces ne do ta përfundojmë.
Ne po ashtu jemi shumë të interesuar që të qojmë përpara bashkëpunimin ekonomik të vendit tonë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Shohim interes të madh në këtë hapësirë ekonomike rajonale, qoftë në tërheqjen e investimeve të huaja në këtë hapësirë, qoftë në zgjidhjen e problemit të papunësisë, me të cilin ne në Kosovë veçmas jemi të ballafaquar, sepse kemi papunësinë shumë të lartë sidomos të grave dhe të të rinjve. Kemi po ashtu edhe papunësinë strukturore e cila ka ndodh për shkak të ndryshimit të strukturës së ekonomisë, por mund t’ju them po ashtu që vitet e fundit kemi arrit edhe rritje relativisht të lartë të GDP-së, prej 4 për qind, për dy vitet e fundit, që siguron se ne mund të përmbajmë këtë rritje ekonomike, por edhe se duhet të kemi bashkëpunim më të mirë me vendet tjera.
Në suaza të realizimit të këtij bashkëpunimi, ne shohim nevojën që të bashkëpunojmë me Qeverinë e Bosnje dhe Hercegovinës në zgjedhjen e problemi të vizave, në mënyrë që mos të kemi pengesa në qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave me Bosnjen. Kemi po ashtu nevojë që me Serbinë ta zgjedhim problemin sa i përket njohjes së certifikatave të mallrave fitosanitare, certifikatave të origjinës së mallit dhe certifikatave të cilësisë. Unë shfrytëzoj rastin që t’i uroj zgjedhjen kryeministres së re të Serbisë, e cila është këtu, dhe po ashtu të shpreh gatishmërinë që ne të vazhdojmë dialogun me Serbinë dhe të zgjidhim të gjitha çështjet përmes procesit të dialogut.
Kemi nevojë po ashtu që me Serbinë aktualisht të zgjedhim problemin e energjisë dhe transmisionit i cili ka mbetur i papërdorshëm dhe në të cilin kemi investime rreth 70 milionë euro me përkrahjen e qeverisë gjermane dhe  Bankës Gjermane për Zhvillim, që kemi realizuar së bashku me Shqipërinë.
Unë konsideroj se përmes këtij bashkëpunimi do të arrijmë që të zgjidhim problemin e konkurrueshmërisë, që Kosova e ka sidomos me konkurrencën në tregun e Bashkimit Evropian, për çfarë kemi nevojë që ta mbështesim njëri-tjetrin dhe të arrijmë që të kemi suksese më të larta. Sikurse e kemi përkrahur Traktatin e Komunitetit të Transportit, vlerësojmë se ky traktat do të arrij që të rris edhe më tutje konjektivitetin në mes të vendeve tona. Ne kemi investuar mjaft shumë në fushën e infrastrukturës, dëshirojmë që rrugën që e kemi ndërtuar së bashku me Shqipërinë, do ta lidhim tani me Serbinë, dhe do ta funksionalizojmë edhe në aspekt më të gjerë. Dëshirojmë të bashkëpunojmë me Maqedoninë, në mënyrë që investimet të cilat i kemi në rrugën për Shkup, po ashtu ta përmbyllim me pjesën e Maqedonisë, e cila do ta  mbështes këtë projekt, siç tha edhe kryeministri i Maqedonisë me këtë rast” tha kryeministri.

Përpos bashkëpunimit rajonal, kryeministri Mustafa ka përmendur edhe iniciativat e reja të bashkëpunimit, duke kërkuar që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

“Sa i përket Traktatit të Komunitetit të Transportit, unë dëshiroj të shpreh interesimin e Kosovës këtu, që selia e këtij traktati të jetë në Kosovë, sepse deri më tani nuk kemi arritur që të kemi asnjë seli të programeve të cilat i kemi realizuar bashkërisht në suaza të bashkëpunimit tonë me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Unë e shoh të rëndësisë mjaft të madhe vazhdimin e këtij bashkëpunimi, e shoh të rëndësisë të madhe edhe iniciativën që kancelaria Merkel sot lidhur me Samitin e IT-së, që do të marrë, sepse kemi interes që të zbatojmë teknologjinë informatike dhe të përparojmë edhe më tutje, dhe po ashtu e shoh edhe interesin e Kosovës që në suaza të bashkëpunimit tonë, të kemi edhe bashkëpunim edhe në fushën e shkencës dhe teknologjisë, në mënyrë që të arriturat evropiane dhe botërore ne të mund t’i aplikojmë edhe në vendet tona, si të arriturat në ekonomi, në mënyrë që të të ulim diferencat tona në zhvillim, të cilat aktualisht ekzistojnë në mes të vendeve tona dhe vendeve tjera të Bashkimit Evropian.
Dëshiroj që t’ju falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur, që t’ju bëjë ftesë që ta në përkrahni edhe më shumë në të gjitha mënyrat dhe më të gjitha instrumentet, edhe juve edhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian”, tha kryeministri Mustafa.

Sot në Trieste, kryeministri Mustafa dhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në praninë e personaliteteve evropiane, kanë nënshkruar Traktatin e Komunitetit të Transportit, marrëveshje me rëndësi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit si dhe në raport me BE-në dhe shtetet e saj.

 

 

 

Mustafa në Samitin e Triestes takon komisioneren e BE-së për Transport, Violeta Bulc/

 

 

Trieste, 12 korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, para fillimit të Samitit të Triestes, ka zhvilluar një takim bilateral me komisioneren e BE-së për Transport, Violeta Bulc.

 

Gjatë takimit është biseduar për progresin e Kosovës në fushën e transportit në të gjitha aspektet, si dhe për projektet aktuale dhe ato që planifikohen për të ardhmen.

 

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për Traktatin për Themelimin e Komunitetit të Transportit ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimore, që ka për qëllim përmirësimin e ndërlidhshmërisë në fushën e transportit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërlidhshmërinë me vendet e Bashkimit Evropian.

Kryeministri Mustafa, në Trieste, Itali, merr pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku janë të pranishëm kryeministrat e vendeve të rajonit si dhe liderë të vendeve evropiane e të mekanzimave të Bashkimit Evropian, ndërsa do të zhvillojë edhe takime tjera bilaterale të nivelit të lartë.

 

Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore Muller: Rritja ekonomike në Kosovë rezultat i lidershipit të kryeministrit Mustafa

 

Trieste, 12 korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot në Trieste ka zhvilluar një takim me zëvendës presidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller.

Gjatë takimit është diskutuar për të arriturat e Kosovës në zhvillimin ekonomik si rezultat i reformave fiskale dhe qeverisjes së fokusuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

 

Kryeministri Mustafa ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen e vazhdueshme, duke shprehur besimin se edhe më tutje Kosova do ta ketë përkrahjen e tyre në avancimin e vazhdueshëm të ambientit biznesor.

 

Nga ana e tij, zëvendës presidenti i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller, tha se rritja ekonomike e Kosovës është rezultat i lidershipit të kryeministrit Mustafa duke vlerësuar vendimet e marra në të mirë të zhvillimin ekonomik të Kosovës.

 

Ai ka shprehur besimin që edhe qeveritë tjera të ndjekin shembullin e Qeverisë Mustafa dhe të kujdesen për financat publike./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, e bashkëpunim rajonal, integrim evropian, kosova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • …
  • 106
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GADISHULLI BALLKANIK  
  • Lindja e Mesme, Trump dhe kthimi në Realpolitikë
  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT