• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova organizon për herë të parë takimet vjetore të Konstituencave të BB-së dhe FMN-së

May 6, 2016 by dgreca

 -Në Prishtinë mbahen takimet vjetore të Konstituencave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar/

*Vendet pjesëmarrëse në Konsituencat e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në  këto takime vjetore nw Kosovw janë: Austria, Turqia, Sllovenia, Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia, Bjellorusia, Luksemburgu dhe Belgjika. /

 PRISHTINË,  6 Maj 2016-B.Jashari/ Në Prishtinë sot, për herë të pare, janë mbajtur punimet e takimeve vjetore të Konstituencave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Kosova është e anëtarësuar me të drejta të plota në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore në vitin 2009, një vit pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008. Punimet e Konstituencave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore janë organizuar nga  Ministria e Financave  dhe Banka Qendrore e Kosovës. Mbledhjet e Konstituencave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore janë mbledhje vjetore ku diskutohet rreth zhvillimeve të përgjithshme ekonomike globale, sfidave rajonale, si dhe çështjeve të brendshme të Konstituencave. Gjatë punimeve të Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Prishtinë të pranishëm ishin ministri kosovar i Financave Avdullah Hoti, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza dhe zyrtarë tjerë të lartë të institucioneve publike të Republikës së Kosovës, Delegacionet e Konsituencave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuara nga zëvendëspresidenti për Evropë dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore Cyrril Muller, drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore Franciskus August Godts,  zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar Mitsuhiro Furusawa,  drejtori ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar Ibrahim Halil Canakci, si dhe përfaqësues të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC).

 Vendet pjesëmarrëse në Konsituencat e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në  këto takime vjetore nw Kosovw janë: Austria, Turqia, Sllovenia, Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia, Bjellorusia, Luksemburgu dhe Belgjika.  Gjatë punimeve të mbledhjeve vjetore të Konstituencave janë diskutuar shumë tema ekonomike me të cilat po preokupohen vendet e Konstituencave: si çmimi i ulët i naftës dhe ndikimi i saj në inflacion, ngadalësimi i rritjes ekonomike kineze, kriza e refugjatëve në Evropë dhe reformat e nevojshme që janë të domosdoshme për një rritje më të madhe ekonomike.  Gjithashtu gjatë këtyre takimeve u shkëmbyen edhe përvojat në mes të vendeve pjesëmarrëse.

 Organizimi i mbledhjeve të Konstituencave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Prishtinë tregon shumë për rolin konstruktiv dhe partneritetin e fuqishëm që ka Kosova me Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, dhe këto nëntë shtete. Por, gjithashtu është dëshmi se institucionet e Kosovës po i forcojnë edhe më shumë lidhjet ekonomike dhe politike me organizatat financiare ndërkombëtare dhe shtetet anëtare të Konstituencave të FMN-së dhe Bankës Botërore.

 Kosova është pjesë e Konstituencës së Evropës Qendrore dhe Lindore në FMN së bashku me vendet e tjera si Austria, Turqia, Sllovenia, Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia dhe Bjellorusia.  Këto vende dhe Luksemburgu e Belgjika bëjnë pjesë në Konstituencën e Bankës Botërore.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Banka Boterore dhe FMN, Behlul Jashari, kosova

Kosova, anëtarësim të shpejtë edhe në FIFA

May 6, 2016 by dgreca

-Presidenti Thaçi priti Vokrrin, kërkon ndërtimin e stadiumit të ri në kryeqytet – Prishtinë/

PRISHTINË,  6 Maj 2016-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.  Fillimisht, presidenti Thaçi ka uruar presidentin Vokrri për anëtarësimin e Kosovës në UEFA, duke shprehur bindjen edhe për anëtarësimin e Kosovës në FIFA.“Unë dëshiroj të falënderoj edhe një herë presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe legjendën e futbollit kosovar, por edhe më gjerë, Fadil Vokrrin, për punën e tij të jashtëzakonshme që ka bërë për anëtarësimin e Kosovës në UEFA, dhe mbetem me besim të plotë për anëtarësim të shpejtë edhe në FIFA”, ka thënë presidenti Thaçi.Ai ka theksuar se, pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA, sa më shpejt duhet të fillohet me ndërtimin e një stadiumi të ri në kryeqytet, në mënyrë që të krijohen kushte evropiane për talentët kosovarë.Sipas tij, ndërtimi i një stadiumi është interes nacional dhe për këtë tashmë ekziston një mbështetje dhe konsensus politik dhe mbarëshoqëror.  “Duhet filluar me ndërtimin e stadiumit të ri, edhe nga ana ime, kjo përkrahje do të rritet çdo ditë e më shumë. E di se ekziston një konsensus i plotë i të gjithëve në Kosovë për ndërtimin e këtij stadiumi”, ka shtuar ai.Në anën tjetër, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri në emër të bashkëpunëtorëve, të gjitha klubeve, futbollistëve, gjyqtarëve, personelit teknik dhe administratës, ka falënderuar presidentin Thaçi për mbështetjen që i ka dhënë FFK-së në procesin e anëtarësimit të Kosovës në UEFA.“Ju premtoj se ne asnjëherë nuk do të ndalemi. Krahas përpjekjeve të Qeverisë dhe të institucioneve të vendit, që po e potencoj prapë kanë qenë krah i fortë, dhe falë ndihmës së tyre edhe më lehtë e kemi tejkaluar këtë rrugë të vështirë. Edhe njëherë ju falënderoj dhe ju dëshiroj sukses në punën tuaj”, ka shtuar Vokrri.Në fund, Vokrri ia ka dhuruar presidentit Thaçi një top të futbollit me nënshkrim të tij, i cili mban datën e anëtarësimit të Kosovës në UEFA.

Filed Under: Komente Tagged With: anëtarësim të shpejtë, edhe në FIFA, kosova, Thaci-Vokrri

Kosova, mikpritëse e mbledhjeve vjetore të Konstituencave të FMN e BB

May 5, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari: Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, në mbrëmje pret vizitën e Përfaqësuesve të Konstituencave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore/

-Ceremonia e pritjes protokollare në Prishtinë me rastin e vizitës së Përfaqësuesve të Konstituencave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore zhvillohet në ora 19:00/

PRISHTINË, 5 Maj 2016-B.Jashari/.-Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës do të organizojnë sot në mbrëmje pritje protokollare me rastin e vizitës së Përfaqësuesve të Konstituencave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Ceremonia e pritjes zhvillohet në ora 19:00.

 “Për herë të parë pas anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore në vitin 2009 si anëtare me të drejta të plota, në Prishtinë do të zhvillohen punimet e mbledhjeve vjetore të Konstituencave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Punimet e Konstituencave të FMN-së dhe Bankës Botërore po organizohen nga Ministria e Financave si dhe Banka Qendrore e Kosovës”, bëri të ditur për Gazetën Dielli ministria kosovare.

 Pritja e përfaqësuesve  të Konstituencave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore do të bëhet nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza.

Ministri Hoti dhe Guvernatori Hamza takuan dje drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, Franciskus August Godts, me të cilin  kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale. Të dyja palët u pajtuan se bashkëpunimi i deritanishëm është i shkëlqyer dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

 Drejtori Ekzekutiv i Bankës Botërore Franciskus August Godts po qëndron në Prishtinë si pjesë e delegacionit të Bankës Botërore, me rastin e mbledhjes së Konstituencës në të cilën bënë pjesë edhe Kosova, që pritet të fillojë të premten, në 6 maj 2016.

Filed Under: Komente Tagged With: kosova, mikpritëse e mbledhjeve vjetore, të FMN e BB, të Konstituencave

Kosova pret të vendoset dialogu politik me NATO-n

April 29, 2016 by dgreca

-Admirali i Flotës Ushtarake Detare të SHBA-së, Mark E. Ferguson III, tha se me përcaktimin për prioritetet institucionale, Kosova ka gjithnjë e më pak kërcënime për të cilat duhet të përgjigjet NATO. Pritje te Presidenti Thaçi/

 PRISHTINË-B.Jashari/Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti  të enjten në takim admiralin e Flotës Ushtarake Detare të SHBA-së, Mark E. Ferguson III.Presidenti Thaçi u shpreh se Aleanca Veriatlantike mbetet çelës për stabilitetin në Kosovë dhe në rajon, duke shtuar se KFOR-i është institucioni më i besueshëm nga popullsia në Kosovë.Ai tha se Kosova pret që të vendoset dialogu politik me NATO-n dhe të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me aleancën.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ka kryer reformat e nevojshme dhe është e gatshme për t’u shndërruar në ushtri, në një forcë multietnike. Forcat e Armatosura do të jenë të gatshme për programin Partneriteti për Paqe të NATO-s”, ka thënë ai.Presidenti Thaçi theksoi se nëntëdhjetë për qind e popullsisë së Kosovës është pro NATO-s dhe se duhet të shfrytëzohet ky momentum në mënyrë më proaktive, sepse secila vonesë në proceset e integrimeve i hap rrugë ideologjive ekstreme.

Ndërsa, Admirali i Flotës Ushtarake Detare të SHBA-së, Mark E. Ferguson III, tha se me përcaktimin për prioritetet institucionale, Kosova ka gjithnjë e më pak kërcënime për të cilat duhet të përgjigjet NATO.

Admirali Ferguson tha se janë me vend prioritetet që të forcohet sundimi i së drejtës, të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar gjë që, sipas tij, nënkupton se ka gjithnjë e më pak kërcënime për të cilat duhet të përgjigjet NATO.

“Kjo është shenjë e mirë, e stabilizimit dhe normalizimit të Kosovës. Jemi të kënaqur me reformat e FSK-së”, tha admirali Ferguson.Presidenti Thaçi tha në fund se Kosova është lider në rajon në luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit.“Kosova është shteti i vetëm në rajon që ka ndërmarrë hapa konkretë. E kemi miratuar legjislacionin që sanksionon pjesëmarrjen në konflikte të armatosura jashtë Kosovë. Kemi realizuar fushata të vetëdijesimit të opinionit publik që të mos mashtrohen nga organizata terroriste e kriminale të tilla si ISIS. Asnjë kosovar nuk i është bashkuar grupeve terroriste në gjashtë muajt e fundit”, tha presidenti Thaçi.

Filed Under: Kronike Tagged With: Admirali Mark E. Ferguson III, kosova, NATO, Thaci

FH: Kosova në mesin e vendeve “pjesërisht të lira” për liri të shtypit

April 27, 2016 by dgreca

Organizata për të drejtat e njeriut, “Freedom House”, njoftoi se liria e shtypit në botë ka rënë në vitin 2015 në nivelet më të ulëta në 12 vite, si pasojë e rritjes së presionit nga kombinimi i elementeve politike, kriminale dhe terroriste.

Raporti vlerëson lirinë e shtypit në 199 shtete dhe territore, duke ndarë për secilin prej tyre pikë nga 0 (vendi më i lirë) deri në 100 (aspak i lirë), gjë që shërben si bazë për përcaktimin e statusit “i lirë”, “pjesërisht i lirë”, dhe “aspak i lirë”.

Në raportin “Liria e Shtypit në Botë 2016”, Kosova radhitet në vendin e 96-të dhe hyn në listën e vendeve “pjesërisht të lira”, një përmirësim shumë i vogël nga pozita e 98-të, në të cilën radhitej vitin e kaluar. Në kategorinë e vendeve “pjesërisht të lira” hyn edhe Serbia, e cila radhitet në vendin e 87-të, pastaj Shqipëria në vendin e 106-të, Mali i Zi, që radhitet në vendin e 80-të, dhe Kroacia në vendin e 84-të.

Raporti i “Freedom House”vlerëson se liria e shtypit ka rënë “jo vetëm në shoqëritë e shtypura, por edhe në Evropë”, duke veçuar politikanët në Poloni, Serbi dhe shtete tjera, të cilët “kanë kërkuar kontrolle më të mëdha ndaj medieve kombëtare.”

Në Ballkanin Perëndimor, Serbia, e cila është cilësuar si “pjesërisht e lirë”, në vendin e 87-të, dhe Maqedonia si “aspak e lirë”, në vendin e 136-të, janë radhitur në mesin e vendeve që kanë përjetuar rëniet më të mëdha në lirinë e shtypit për vitin 2015.

Analistja e hulumtimeve në “Freedom House”, Elen Aghekyan, ndër të tjera, ka komentuar për Radion Evropa e Lirë edhe radhitjen e vendeve të Ballkanit në vlerësimet e këtij viti.

“Maqedonia ka shkaktuar alarm për shkak të zbulimit të përgjimeve të qeverisë. Ajo çfarë është parë në Ballkanin Perëndimor është dhuna e vazhdueshme ndaj gazetarëve, gjë që ka qenë shqetësim për rajonin në përgjithësi, ndërsa këtë vit kemi parë vende si Kroacia, e cila më herët nuk ka pasur një nivel aq të lartë të dhunës, sikurse të themi, Mali i Zi”, shpjegon Aghekyan.

Nga ana tjetër, raporti thekson se Siria ka mbetur vendi më vdekjeprurës në botë për gazetarët, në vitin 2015, me të paktën 14 gazetarë të vrarë atje, dhe tre gazetarë sirianë të vrarë në Turqi, me gjasë nga grupi militant Shteti Islamik.

“Forcat kundër lirisë së shtypit ishin më të fuqishmet në Lindjen e Mesme dhe në Turqi, ku qeveritë dhe grupet militante kanë bërë presion te gazetarët dhe grupet e mediave që të mbajnë anë, si dhe të krijojnë një klimë ‘për apo kundër nesh”, thuhet në raportin vjetor të kësaj organziate, me bazë në Washington, i cili është publikuar të mërkurën.

Qeveria turke ka përdorur ‘kërcënime të vërteta të sigurisë për të shpeshtuar shtypjen e saj ndaj mediave’, thuhet në raport, duke e veçuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për “ngritje të akuzave për fyerje kundër gazetarëve, bllogerëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.”

Raporti i këtij viti gjithashtu e ka përshkruar Rusinë si një “inovatore e propagandës moderne shtetërore”, e cila ka shtrënguar kontrollin e informacionit në vend dhe gjithashtu ka shtuar përpjekjet për t’i manipuluar mediat në vendet fqinje, si Ukraina, Moldavia, si dhe shtetet e Azisë Qendrore dhe Baltikut.

Vendet me më së paku liri të shtypit janë cilësuar Bjellorusia, në vendin e 192-të, Krimea në pozitën 195, Irani në vendin e 190-të, ndërsa më së keqi vlerësohet të jetë Korea e Veriut, në vendin e fundit, të 199-in.

Vendet evropiane edhe kësaj radhe kanë kryesuar këtë listë, me Norvegjinë në vendin e 1-rë, si vendi me më së shumti liri të shypit, pasuar nga Belgjika, Finlanda, Holanda dhe Suedia. Shtetet e Bashkuara të Amerikës radhiten në pozitën e 29-të në raportin e këtij viti për lirinë e shtypit në botë nga organizata “Freedom House”.

Përgatiti: Valjeta Kosumi

Filed Under: Komente Tagged With: “pjesërisht të lira”, kosova, për liri të shtypit, Valjeta Kosumi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 68
  • 69
  • 70
  • 71
  • 72
  • …
  • 106
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT