-Për hamonizimin e disa perspektivave të mbrojtjes rajonale si dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë në Evropën juglindore/
PRISHTINË, 21 Tetor 2015/ Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, Ante Kotromanoviq po merr pjesë në punimet e takimit gjithëpërfshirës rajonal të ministrave të mbrojtjes (Comprehensive Regional Ministerial –CMR), që po mbahet në Dubrovnik.
Konferenca gjithëpërfshirëse e ministrave të mbrojtjes të rajonit është takim i nivelit të lartë për hamonizimin e disa perspektivave të mbrojtjes rajonale si dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë në Evropën juglindore.
Në Dubrovnik janë paraparë edhe diskutime mbi çështje të rëndësishme lidhur me sfidat aktuale në ambientin e sigurisë në rajon dhe më gjerë, me qëllim që të ngritet mirëkuptimi dhe besimi i ndërsjellë si dhe identifikimi i përgjigjeve të përbashkëta, të gjitha këto me qëllim të ruajtjes së stabilitetit në rajon.
Punimet e takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve të rajonit kanë filluar sot dhe do zgjasin edhe deri në 22 tetor./b.j/
Kosova drejt UNESCO-s: 27 vota pro, 14 kundër dhe 14 abstenime
-Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s miratoi propozim-rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës /
-Bordi Ekzekutiv përbëhet nga gjithsej 58 shtete anëtare prej të cilave 32 tashmë e kanë njohur Kosovën/
-Mbetet që Asambleja e Përgjithshme, në nëntor, të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 21 Tetor 2015/ Nga Parisi, MPJ kosovare, në njoftimin e dërguar thekson se, sot, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), Bordi Ekzekutiv i kësaj agjencie të specializuar të KB-së ka miratuar me 27 vota për, 14 kundër dhe 14 abstenime, propozim-rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Bordi Ekzekutiv përbëhet nga gjithsej 58 shtete anëtare prej të cilave 32 tashmë e kanë njohur Kosovën.
Pas votimit, zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se rezultati i votimit të sotëm në UNESCO është rezultat i një përpjekjeje të përbashkët të shtetit të Kosovës, miqve dhe qytetarëve të saj.
“Vlerësoj se votimi i sotëm përbën një hap të jashtëzakonshëm për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO. I falënderoj miqtë, partnerët tanë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për kontributin e rëndësishëm që kanë dhënë në kuadër të këtij procesi. Kosova e meriton t’i bashkohet UNESCO-s”, ka thënë Thaçi pas kumtimit të rezultatit të votimit.
Zëvendëskryeministri Thaçi nënvizoi se Kosova e meriton që të anëtarësohet përfundimisht në UNESCO. “Ky zhvillim do të ndikojë që Kosova të vazhdojë të punojë edhe më fuqishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, për avancimin e arsimit dhe shkencës. Kosva është shtet multietnik, vend që i takon të gjithë qytetarëve të saj. Dëshiroj t’iu falënderoj të gjitha vendet që votuan në favor të Kosovës, por edhe shpresoj se edhe vendet që kanë abstenuar dhe ato që kanë votuar kundër do të reflektojnë dhe do të inkurajohen që të votojnë për pranimin e Kosovës në UNESCO”, theksoi Thaçi.
Ndërsa, mbetet që Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate, në nëntor, të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Kosova, të drejta të plota
-Oda Ekonomike e Kosovës, anëtare me të drejta të plota të Forumit investues të odave ekonomike të Ballkanit Perëndimor/
BUDVË, 21 Tetor 2015/ Oda Ekonomike e Kosovës është anëtare me të drejta të plota të Forumit investues të odave ekonomike të Ballkanit Perëndimor, ndërsa kryetari Safet Gërxhaliu anëtar i Këshillit drejtues të këtij asociacioni të biznesit në nivel të rajonit.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të takimit konstitutiv të Forumit investues të Odave të mbajtur në Budvë, Mal të Zi, kryetari Gërxhaliu ka vlerësuar se bashkëpunimi rajonal i odave ekonomike ka rëndësi të veçantë për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe realizimin e kërkesave të komunitetit të biznesit me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të bërit biznes.
Ai u angazhua për partneritet në mes të odave ekonomike të rajonit dhe bashkëpunim në paraqitjen projekteve të përbashkëta ndaj donatorëve.
Kryetari Gërxhaliu u angazhua edhe për shtimin e ndikimit të odave ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes bashkëpunimit në mes të odave dhe forumit i cili u themelua sot.
Pjesëmarrësit e Forumit përkrah propozimin e kryetarit të OEK-ut për një letër të përbashkët drejtuar kryeministrave të vendeve të rajonit dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian me të cilën do të njiheshin me rezultatet e bashkëpunimit por edhe angazhimet e përbashkëta te odave ekonomike.
Ndryshe ky Forum paraqet organizim joprofitabil të odave kombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është rezultat i marrëveshjes së arritur në Vjenë në gusht të këtij viti.
Forumi ka për qëllim krijimin e kushteve për veprim dhe inkuadrim më efikas të odave dhe ndërmarrjeve të rajonit në realizimin e projekteve të infrastrukturës dhe projekteve të tjera me rëndësi për prosperitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
Si qëllim i veçantë është angazhimi që me veprimin e përbashkët të odave ekonomike, bashkëpunimin dhe harmonizimin e aktiviteteve të përqendrohet në zhvillimin e konkurentshmërisë të ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kryetarët e odave sonte do t’i presë në takim kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanovic, ndërsa nesër do të takohen me kryeministrin Millo Gjukanovic./b.j/
Kosova anëtare në Asociacionin Evropian të Atletikës
-Ministri Shala uron Federatën e Atletikës të Kosovës/
Prishtinë, 16 tetor 2015/ Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron Federatën e Atletikës të Kosovës (FAK), me rastin e pranimit me të drejta të plota si anëtare në Asociacionin Evropian të Atletikës (EAA).
Ministri Shala përgëzon drejtuesit e kësaj federate dhe atletët e Kosovës për këtë të arritur të jashtëzakonshme, duke u shprehur se ky është lajm i rëndësishëm për sportin e atletikës por edhe për fazën finale të procesit të ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës. Shala u shpreh se përmes anëtarësimit me të drejta të plota, atletëve të Kosovës përpos që u është mundësuar pjesëmarrja në garat ndërkombëtare, ata pritet të bëhen të njohur në botë, si dhe është një nxitje për zhvillimin e mëtutjeshëm të atletikës në Kosovë.
Ministri Shala, tha se MKRS-ja po punon që të krijojë lehtësira për funksionimin e federatave dhe po punon në përmirësimin e infrastrukturës sporteve në vend, kur tashmë pritet të përfundojë faza e investimeve në shtigjet e atletikës në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë, ku atletët do të kenë mundësinë të zhvillojë përgatitjet e tyre. Shala, nënvizoi se investimet e MKRS-së bëhen në mënyrë që të krijohen kushte sa më të volitshme për ngritjen cilësore të sportit tonë dhe njohjen e tij sa më të gjerë në botë./b.j/
Presidentja Jahjaga: Kosova ka nevojë për dialog të brendshëm
PRISHTINË, 14 Tetor 2015/ Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot në takimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete tha se, “demokracia nënkupton bashkëbisedim dhe dialog dhe jo skena të dhunës në rrugë dhe kriza që ngadalësojnë përparimin e shoqërisë”.
“Unë sërish bëj thirrje që të gjitha partitë parlamentare, të gjithë liderët e partive politike, ta rikthejnë dialogun ndërmjet tyre brenda Kuvendit të Kosovës, si institucion i përfaqësuesve të popullit duke ndihmuar gjetjen e zgjidhjeve që çojnë përpara proceset e zhvillimit të vendit”, theksoi Presidentja Jahjaga.
“Kosova ka nevojë për dialog të brendshëm dhe ne duhet ta mundësojmë atë, duke lënë anash mospajtimet e dallimet partiake dhe duke e menduar qytetarin dhe vendin dhe përparimin e tij”, u shpreh ajo.
Presidentja Jahjaga tha se, Këshilli Konsultativ për Komunitete duhet të vazhdojë me punën e mirë që është duke e bërë në përfaqësimin e të gjitha komuniteteve të Kosovës./b.j/
***
Fjala e Presidentes Atifete Jahjaga në takimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete/
Të nderuar anëtarë të Këshillit Konsultativ për Komunitete,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që e përkrahin punën e këtij Këshilli
Të nderuara zonja dhe Zotërinj,
Të nderuar përfaqësues të komunitetit serb, boshnjak, turk, rom, ashkali, egjiptian, goran, malazez dhe kroat, ju përfaqësoni forumin më të rëndësishëm në të cilin diskutohen dhe shqyrtohen politika për përfaqësim sa më të denjë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës, me punën tuaj dhe angazhimin konkret po dëshmoni se Kosova multietnike dhe diversiteti ynë gjuhësor, kulturore dhe fetarë, realiteti ynë, janë vlera që na bëjnë nder të gjithëve dhe me të cilat mburret gjithë shoqëria jonë. Institucionet e Kosovës po punojnë dhe janë të përkushtuara që pjesëtaret e secilit komunitet ti gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre, që janë edhe të garantuara me ligj dhe ta ruajnë e kultivojnë trashëgimin dhe identitetin tonë kulturor dhe fetar, si pjesë e trashëgimisë së Republikës së Kosovës.
Me punë dhe angazhim konkret ky Këshill paraqet njërën prej kategorive më të rëndësishme Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe është vendi i duhur ku të gjitha komunitetet kanë zërin e tyre ku edhe i artikulojnë të drejtat, kërkesat dhe nevojat.
Kosova si shtet i ri që po e ndërton me sukses demokracisë dhe po e fuqizon subjektivitetin e saj ndërkombëtarë, sot është në procese shumë të rëndësishme që janë në funksion të realizimit të objektivit tonë kryesor, e që është integrimi në familjen e madhe evropiane, por ndërkohë si institucionet ashtu edhe qytetarët e kemi për obligim që t’i kryejmë detyrat tona të shtëpisë që ndërlidhen drejtpërdrejte me respektimin e të drejtave dhe lirive të secilit qytetar të Kosovës, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, kulturore apo fetare.
Kosova sot është në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane, e përcaktuar dhe e vendosur që të jetë pjesë e pandashme e BE-së, si një shtet i së drejtës, gjithëpërfshirës dhe demokratik, një shtet i paqes dhe stabilitetit pjesë e pandashme e kombeve të lira. Ne kemi bërë hapa të mëdhenj përpara duke përmbushur obligimet tona jo për hir vetëm të BE-së por për hir të qytetarëve tanë dhe të ardhmes së tyre më të mirë. Prandaj presim, me shumë të drejtë, që të përfundojmë proceset e liberalizimit të vizave dhe nënshkrimin Marrëveshjesn së Stabilizim Asociimit, që hap një kapitull të ri të marrëdhënieve me BE-në.
Dhe ne kemi përgjegjësi të mëdha, që të ndërtojmë praktika demokratike në një shtet me demokraci parlamentare ku respektohen rregullat dhe ligjet. Demokracia nënkupton bashkëbisedim dhe dialog dhe jo skena të dhunës në rrugë dhe kriza që ngadalësojnë përparimin e shoqërisë. Unë sërish bëj thirrje që të gjitha partitë parlamentare, të gjithë liderët e partive politike, ta rikthejnë dialogun ndërmjet tyre brenda Kuvendit të Kosovës, si institucion i përfaqësuesve të popullit duke ndihmuar gjetjen e zgjidhjeve që çojnë përpara proceset e zhvillimit të vendit.Kosova ka nevojë për dialog të brendshëm dhe ne duhet ta mundësojmë atë, duke lënë anash mospajtimet e dallimet partiake dhe duke e menduar qytetarin dhe vendin dhe përparimin e tij.
Te nderuar pjesëmarrës,
Përmes grupeve punuese, Këshilli konsultativ për komunitete po jep kontributin e vetë në realizimin e të drejtave të komuniteteve në të gjitha sferat e jetës, e sidomos përmes kontributit në hartimin e legjislacionit në përputhje me normat më të larta ndërkombëtare, në arsim, në përdorim të gjuhëve, çështjeve sociale dhe punësim, si dhe në fushën e kulturës. Ky është një rol shumë i rëndësishëm në adresimin e të gjitha nevojave dhe shqetësime të komuniteteve dhe gjetjen e zgjidhjeve në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet në fuqi, duke zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare.
Prandaj edhe Këshilli Konsultativ për Komunitete, duhet të vazhdoj me punën e mirë që është duke e bërë në përfaqësimin e qëndrimeve të të gjitha komuniteteve dhe me pjesëmarrje aktive në debatet rreth nismave legjislative dhe politike sepse vetëm kështu pikëpamjet dhe qëndrimet e komuniteteve që ju përfaqësoni do të vijnë në shprehje në këto projekte dhe do të keni zërin tuaj në vendimmarrje.
Të nderuar anëtar të Këshillit Konsultativ për Komunitete,
Edhe në herë ju përgëzoj për punën tuaj të palodhshme dhe angazhimin në krijimin e kushteve optimale për jete dhe për punë të pjesëtareve të komuniteteve të cilat ju i përfaqësoni. Roli juaj është shumë i rëndësishëm në fuqizimin e institucioneve, demokratizimin dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë i cili sot më shumë se kurrë e ka të qartë perspektiven e vetë euro-atlantike.
Unë ju falënderoj për vëmendjen tuaj dhe ju siguroj se gjithmonë do të keni mbështetjen time.
Faleminderit edhe mediave!
*****
Speech of the President Jahjaga, at the Consultative Council on Communities
Honourable member of the Consultative Council on Communities
Honourable representatives of the institutions and organisations supporting this Council
Honourable ladies and gentlemen;
Honourable representatives of the Serbian, Bosniak, Turk, Roma, Ashkali, Egyptian, Gorani, Montenegrin and Croatian communities; you represent the most important forum in which best representative policies are discussed at the institutions of Kosovo. With your work and concrete engagement you are proving that multi-ethnic Kosovo and our linguistic, cultural and religious diversity, our reality, are values which honour us all, and with which our society feels proud. Institutions of Kosovo are wirking hard to, and are dedicated in making sure that members of every community enjoy all their rights, guaranteed by law, and to cherish and cultivate our cultural and religious identity, as part of the heritage of the Republic of Kosovo.
With concrete work and engagement, this Council represents one of the most important Constitutional categories of the Republic of Kosovo and is the right place at which the voice of communities is heard and where they articulate their rights, requirements and their needs.
Kosovo as a young state, which is building democracy successfully and is strengthening its international subjectivity, is today at a very important processes, which are in function of the realization of our main objective, integration in the large European family, and at the same time, both as institutions and citizens, it is our obligation to finish our home work related to respect of rights and freedoms of every citizen of Kosovo, irrespective of their ethnic, religious or cultural background.
Kosovo today is on its path of European integrations, determined and devoted to become an inseparable part of EU, as a state of law, all inclusive and democratic, a state of peace and stability, an inseparable part of free nations. We have made great advances in fulfilment of our obligations, not only for the sake of EU, but for the sake of our citizens and their better future. This is why we are we are justly expecting to conclude the visa liberalisation process and signing of the Stabilisation-Association Agreement, which will open a new chapter in relations with EU.
And we carry great responsibilities, to build democratic practices in a state of parliamentary democracy, where rules and laws are respected. Democracy means dialogue and discussions, and not scenes of street violence and crisis which slow down the advancement of the society. I call upon all parliamentary parties, all leaders of political parties, to bring back their dialogue inside the Parliament of Kosovo, as an institution of the representatives of the people, and thus help in finding of solutions which advance the developmental processes of the country.
Kosovo is in need of internal dialogue and we must enable it, leaving aside the disagreements and party differences, thinking of the citizen, of the country, and its progress.
Honourable participants,
Through working groups, Consultative Council on Communities is providing its contribution to realization of rights of communities in all fields of life, especially through its contribution in drafting of legislation in conformity with highest international norms in education, usage of languages, social issues and employment, as well as culture. This is a very important role in addressing of all needs of communities and finding of solutions in conformity with the laws in force and utilisation of best international practices.
For this reason, the Consultative Council on Communities, must continue its good work in representation of the position of all communities and for more active participation in legislative and political initiatives, as only in this manner will the position of the communities you represent come into effect and your voice in decision making will be heard.
Honourable members of the Consultative Council on Communities,
I congratulate you once again on your untiring work and your engagement for creation of optimal living and working conditions for members of communities which you represent. Your role is very important in strengthening of institutions, in democratization and sustainable development of our country, which today, more than ever, has a clear Euro-Atlantic perspective.
I thank you for your attention and assure you that you shall always enjoy my support.
Thank you to the media as well.
- « Previous Page
- 1
- …
- 84
- 85
- 86
- 87
- 88
- …
- 106
- Next Page »