• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Kroaci, partneritet bilateral dhe rajonal

February 20, 2017 by dgreca

-Ministrat Hoxhaj dhe Stier kanë folur edhe për rajonin dhe situatën e fundit të krijuar pas provokimeve të Serbisë. Hoxhaj ka thënë se Kosova mbështetet edhe në Kroacinë për të luajtur së bashku një rol që i kundërvihet sjelljes agresive të Serbisë dhe i pamundësojnë rikthimin e skemave të vjetra të dominimit serb në rajon/

unnamed (9)

-Kroacia është shteti i 31-të që ka njohur Kosovën në 19 mars të vitit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë, të njohur deri tani nga 113 shtete anëtare të OKB-së/

unnamed (7) PRISHTINË, 20 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron për një vizitë dy ditore në Kroaci, ku është pritur me nderimet më të larta shtetërore. Njoftimi i dërguar thekson se, Hoxhaj ka takuar krerët më të lartë institucionalë të Kroacisë, si presidenten Kolinda Grabar-Kitarovicć, kryeministrin Andrej Plenkovic dhe ministrin e Jashtëm, Davor Ivo Stier. Në takimet e ndara, Hoxhaj ka ngritur nevojën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera politike dhe hapjen e një kapitulli të ri të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, të tregtisë, të sigurisë, integrimeve evroatlantike dhe sektorë të tjerë me specifikë për të cilat Republika e re e Kosovës ka shumë nevojë të përfitoj nga Kroacia.Hoxhaj me ministrin e Jashtëm Stier janë pajtuar për konsultime të rregullta dhe koordinim jo vetëm për çështje bilaterale, por edhe rajonale pasi Kroacia është edhe një partner rajonal i rëndësishëm për Kosovën.“Kroacia është një partner  i rëndësishëm bilateral për Kosovën dhe me kolegët e mijë në Zagreb kam folur për një thellim të marrëdhënieve tona politike dhe të bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit në të ardhmen të një forumi të përbashkët  të investimeve dhe tregtisë në Prishtinë. Po ashtu, Kroacia është edhe një partner rajonal që shtrihet në Evropën Juglindore dhe temat e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë kanë qenë temë e shkëmbimeve tona. Sikurse ky shtet si anëtar i BE-së dhe NATO-s do të jetë një mbështetës i fuqishëm në të ardhmen evropiane të Kosovës por edhe të zbatimit të një marrëdhënie të re me NATO-n që e kemi krijuar nga dhjetori i vitit të kaluar ”, ka thënë Hoxhaj.Ministrat Hoxhaj dhe Stier kanë mbajtur edhe një konferencë për shtyp ku kanë folur edhe për rajonin dhe situatën e fundit të krijuar pas provokimeve të Serbisë. Hoxhaj ka thënë se Kosova mbështetet edhe në Kroacinë për të luajtur së bashku një rol që i kundërvihet sjelljes agresive të Serbisë dhe i pamundësojnë rikthimin e skemave të vjetra të dominimit serb në rajon.Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e mbrojtjes, Damir Krstičević me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sigurisë.Kroacia është shteti i 31-të që ka njohur Kosovën në 19 mars të vitit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë, të njohur deri tani nga 113 shtete anëtare të OKB-së./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, dhe rajonal, Kosovë-Kroaci, partneriet bilateral

Kosova, humbje e thellë ndaj Kroacisë, 0:6

October 6, 2016 by dgreca

 

1-kosove-kroaciKosova ka pësuar një humbje të thellë nga Kroacisë me rezultat 0:6.  Tre jolat janë shënuar që në pjesën e parë nga Mandzukic dhe tre të tjerët në pjesën e dytë.

Për gjatë gjithë minutave, Kosova dukej e pafuqishme në përballjen ndaj skuadrës kundërshtare.

Ndeshjen e parë si mikpritëse, Kosova e luan në Shkodër dhe ëndërroi një fitore ndaj Kroacisë.  Në përballjen e parë Kosova barazoi me Finlandën dhe shpresoi se do të merrte një rezultat pozitiv edhe ndaj Kroacisë.

Edhe në minutat e para të pjesës së dytë, Kosova nuk ka mundur që të shkurtojë rezultatin ndaj kundërshtares së saj.

Filed Under: Sport Tagged With: 6 me 0, humbje e thelle, Kosovë-Kroaci

Kosovë-Kroaci, bashkëpunimi i shkëlqyer do zgjerohet

May 26, 2016 by dgreca

-Dy ministra të qeverisë së Kroacisë sot në Kosovë/

-Ministri i Veteranëve, Tomo Medved theksoi kontributin e çmuar të shqiptarëve në Kroaci, duke dhënë mbi 80 dëshmorë, në mesin e të cilëve edhe tre ushtarë, që sot, familjarëve të tyre ua solli dekoratat nga Kroacia, si shenjë respekti të thellë për kontributin e tyre/

-Ministri i Kulturës, Zlatko Hasanbegović u shpreh se bashkëpunimi  ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Kroacisë është i shkëlqyer/

-Kroacia është shteti i 31-të që ka njohur Kosovën në 19 Mars të vitit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 26 Maj 2016/ Dy ministra të qeverisë së Kroacisë, i Kulturës, Zlatko Hasanbegović dhe i Çështjeve të Veteranëve, Tomo Medved,  në vizitën sot në Prishtinë po takohen me krerë institucionalë të Kosovës, ku po vlerësohen marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy shteteve dhe theksohet thellimi i tyre.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, priti në takim delegacionin e Republikës së Kroacisë, të cilit i printe ministri i Veteranëve të Kroacisë, Tomo Medved dhe ministri i Kulturës, Zlatko Hasanbegović, me të cilët diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dyja vendeve.

Kryetari Veseli, gjatë takimit, theksoi se bashkëpunimi duhet të zgjerohet në interes të qytetarëve të të dyja shteteve.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera, të krijuara në kohërat e vështira për dy vendet tona, të ngritura nëpërmjet përkushtimit për liri dhe demokraci, janë garanci se marrëdhëniet tona munden dhe duhet të thellohen, posaçërisht në ekonomi dhe në procesin euro-integrues”, theksoi kryetari Veseli, duke i falënderuar për përkrahjen e Kroacisë në këtë proces.

Ministri Medved theksoi kontributin e çmuar të shqiptarëve në Kroaci, duke dhënë mbi 80 dëshmorë, në mesin e të cilëve edhe tre ushtarë, që sot, familjarëve të tyre ua solli dekoratat nga Kroacia, si shenjë respekti të thellë për kontributin e tyre.

Ministri kroat për çështjen e veteranëve e falënderoi Kryetarin Veseli për bashkëpunimin e deritashëm, duke theksuar se ka mundësi të mira për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi, duke i parashtruar kërkesë që të vizitojë Kroacinë.

Fillimisht, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur në një takim ministrin e Kulturës të Republikës së Kroacisë, Zlatko Hasanbegović, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona dhe atyre kroate, sidomos pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Kulturor që u realizua para disa ditësh në Zagreb.

Ky takim është në vazhdën e takimit të Zagrebit, të cilin dy ministrat e vlerësuan si shumë pozitiv, meqë janë hapur rrugë që bashkëpunimi i mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë të konkretizohet me nisma dhe veprime korrekte.

Ministri Kujtim Shala e vlerësoi lartë këtë vizitë, e cila zhvillohet vetëm pak ditë pas takimit në Zagreb, dhe si e tillë është në funksion të thellimit të bashkëpunimit kulturor ndërmjet  dy vendeve.

Shala u shpreh se marrëveshja protokollare ndërmjet dy vendeve dhe takimet e shpeshta ndërmjet institucioneve të dy shteteve, hapin rrugë për bashkëpunim në fusha specifike.

Ai më tej u shpreh se institucionet e Kosovës kanë filluar përgatitjet që bashkëpunimi të bëhet sa më konkret, sidomos në trashëgimi, në fushën e konservimeve, kinematografisë, letërsisë, përkthimeve.

Ministri i Kulturës i Kroacisë Zlatko Hasanbegović u shpreh se bashkëpunimi  ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Kroacisë është i shkëlqyer dhe lidhet me të kaluarën, meqë bëhet fjalë për dy vende mike, dhe shtoi se ky bashkëpunim, pas nënshkrimit të marrëveshjes kulturore ka një karakter më të qartë dhe do të thellohet me nisma konkrete e në funksion të interesit të përbashkët kulturor të dyja palëve.

Ndërmjet ministrave Shala dhe Hasanbegović u bisedua edhe për mundësinë e specializimit të stafit tonë në fushën e trashëgimisë kulturore në institucionet e Kroacisë, veçmas në fushën e konservime, meqë Kroacia shquhet për një traditë në këtë fushë.

Kroacia është shteti i 31-të që ka njohur Kosovën në 19 Mars të vitit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë.

Filed Under: Rajon Tagged With: bashkëpunimi, Behlul Jashari, i shkëlqyer do zgjerohet, Kosovë-Kroaci

Kosovë-Kroaci, marrëveshje për bashkëpunim kulturor

May 11, 2016 by dgreca

-Marrëveshja e nënshkruar në Zagreb përfshinë edhe bashkëpunimin në fushën e pakicave kombëtare dhe pronësisë intelektuale/PRISHTINË, 11 Maj 2016-B.Jashari/ Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit Kulturor ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kroacisë. Marrëveshja është nënshkruar në Zagreb ndërmjet ministri Kujtim Shala dhe atij të Kroacisë, Zlatko Hasanbegović.

 Njoftimi i dërguar thekson se, ministri Shala dhe ai kroat Hasanbegović biseduan për një varg çështjesh të interesit të përbashkët, si dhe për nevojën e rritjes të bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. Shala dhe Hasanbegović u shprehën se Kosova dhe Kroacia kanë pasur bashkëpunim të vazhdueshëm kulturor, por kjo marrëveshje e sotme e natyrës politike, këtij bashkëpunimi i jep dimension tjetër, sepse raportet ndërmjet këtyre dy shteteve rregullohen dhe marrin karakter shtetëror. Po ashtu, Shala e Hasanbegović nënvizuan se kjo marrëveshje protokolare i rregullon raportet në fushën e kulturës dhe do të pasohet me bashkëpunim konkret ndërmjet institucioneve të kulturës së dy vendeve.Ministri Shala dhe Hasanbegović e vlerësuan këtë marrëveshje si tejet të rëndësishme për thellimin e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Kroacisë, të cilët janë domethënëse dhe i kontribuojnë paqes dhe stabilitet në rajon, meqë Kosova dhe Kroacia kanë raporte historike, që domethënë raporte politike e kulturore.Me këtë rast, ministri Shala u shpreh se kultura ndikon drejtpërdrejtë në afrimin e popujve, ndaj kërkohet që t’i kushtohet vëmendje e veçantë. Ai më tej shtoi se kjo marrëveshje është bazë e mirë për një prezencë më të madhe të Kroacisë në Kosovë dhe anasjelltas, dhe shtoi se kjo praktikë, duhet të vazhdohet edhe në fusha tjera.Më tej ministri Shala u shpreh se kjo marrëveshje e natyrës politike krijon kushte të volitshme që të konkretizohet me nisma dhe aktivitete të përbashkëta në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, librit, muzeut dhe sferave tjera të artit.Shala ndër të tjera tha se Kosova i është mirënjohëse shtetit kroat për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë, e cila vazhdon me të njëjtin intensitet edhe tani.Marrëveshja e Bashkëpunimit Kulturor e cila është nënshkruar sot synon të zgjerojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve nacionale në fushën e kulturës, përmes aktiviteteve që kontribuojnë në njohjen më të mirë të dy vendeve, përmes respektimit të të drejtave dhe detyrimeve të përfshira në traktatet ndërkombëtare.Kjo marrëveshje bashkëpunimi, po ashtu specifikon temat dhe fushat e interesit të përbashkët, në ngjarje kulturore, në fushën e arteve pamore, në muze e galeri, pastaj në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për arkivat kombëtare, bibliotekat, si dhe thellimin e formave të bashkëpunimit në fushën e letërsisë, muzikës, arteve skenike, shtëpive botuese, filmit, etj. Marrëveshja përfshinë edhe bashkëpunimin në fushën e pakicave kombëtare dhe pronësisë intelektuale.

Filed Under: Rajon Tagged With: bashkëpunim kulturor, Kosovë-Kroaci, marrëveshje për

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT