• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Qeveria miraton nismat për tre marrëveshje ndërkombëtare

November 16, 2016 by dgreca

*“Marrëveshja dypalëshe në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vlefshmërinë e pasaportave të Kosovës për dhënien e vizave jo-emigruese në Shtete e Bashkuara të Amerikës”, “Marrëveshja për punën fitimprurëse të anëtarëve të familjeve të një misioni diplomatik apo posti konsullor të karrierës, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kanadasë”,   “Marrëveshja ndërmjet Republikës së Austrisë dhe Republikës së Kosovës për shmangien e tatimit të dyfishtë për tatimet në të ardhurat dhe parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies”/

qeveria-kosove-16-nentor-2016

-Mustafa: Në asnjë rast zgjedhjet nuk mund të lidhen me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, qeveria po bën një punë shumë të mirë/

PRISHTINË, 16 Nëntor 2016-Behlul Jashari/ Qeveria e Kosovës miratoi sot në parim nismat për lidhje të tre marrëveshjeve ndërkombëtare: “Marrëveshjes dypalëshe në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vlefshmërinë e pasaportave të Kosovës për dhënien e vizave jo-emigruese në Shtete e Bashkuara të Amerikës”, “Marrëveshjes për punën fitimprurëse të anëtarëve të familjeve të një misioni diplomatik apo posti konsullor të karrierës, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kanadasë” dhe “Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Austrisë dhe Republikës së Kosovës për shmangien e tatimit të dyfishtë për tatimet në të ardhurat dhe parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies”.Gjatë mbledhjes, qeveria e Kosovës mori edhe vendimin përfundimtar për shpronësimet me interes publik të pronave që preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit me Serbinë në dy vendkalime – Merdare dhe në Bërnjak. U  mor edhe vendimi preliminar i shpronësimit  për interes publik të pronave që prekën nga ndërtimit i autostradës nga Prishtina deri në venkalimin kufitar me Maqedoninë-Hani i Elezit.Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa,  zhvilloi sot mbledhjen e 116-të të rregullt, të 48-ën këtë vit.

Në hapje kryeministri i Kosovës foli për zhvillimet dhe ngjarjet e rëndësishme të një jave më parë. “Ne, së bashku me komisionerin Hahn javën e kaluar kemi lansuar Axhendën e Reformave Evropiane, e cila krijon infrastrukturë të qëndrueshme për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si marrëveshje e parë kontraktuale me Bashkimin Evropian. Javën e kaluar, po ashtu, kemi marrë Raportin e Progresit ose Raportin e vendit në të cilin në disa fusha të rëndësishme tregon progres të Republikës së Kosovës dhe po ashtu evidenton fusha në të cilat ne duhet të bëjmë përpjekje më të mëdha për të ndryshuar gjendjen”, theksoi kryeministri Mustafa.

Qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha, PDK e LDK, ku përfshihen edhe parti të vogëla dhe minoritetet, pas më pak se një muaji mbushë dy vjet të punës që nga zgjedhja në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.

Zërave për zgjedhje të reja të parakohëshme parlamentare në Kosovë kryeministri Mustafa u është kundërpërgjigjur edhe nga mbledhja e sotme e kabinetit qeveritar duke u shprehur se, “në asnjë rast zgjedhjet nuk mund të lidhen me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi” dhe se, “qeveria po bën një punë shumë të mirë”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, informoi kabinetin qeveritar për pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, në Indonezi, si dhe për përgatitjet që janë duke u bërë për të aplikuar në këtë organizatë të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Kryeministri Mustafa, në emrin personal dhe të qeverisë uroi Policinë e Kosovës për vlerësimin e lartë të marrë nga raporti i Transparency International. “Kjo flet që kemi një organ i cili është krejtësisht i pavarur, që bënë punën e vet dhe që ka arritë që të ketë një vlerësim shumë të lartë nga një organizatë prestigjioze ndërkombëtare”, u shpreh ai.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 3 marreveshje nderkombetare, Kosovë-Qeveria:, nismat

Kosovë-Qeveria: Asnjë veprim për asociacionin

December 22, 2015 by dgreca

-Asnjë veprim në lidhje me Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë që kur i është dorëzuar për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese/
PRISHTINË, 22 Dhjetor 2015-B. Jashari/ Qeveria e Kosovës deklaroi sot se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në lidhje me Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, që nga 30 tetori 2015 kur kjo marrëveshje i është dorëzuar për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese nga ana e Presidentes së Republikës.
“Duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit, qeveria ka pezulluar të gjitha veprimet në lidhje me këtë marrëveshje në pritje të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese dhe veprimet e saja të mëtejme do të jenë në përputhje me këtë verdikt”, thekson deklarata.
Bëhet e ditur se, në periudhën prej 25 gusht 2015 kur ishte arritur kjo marrëveshje në Bruksel deri më 29 tetor 2015, qeveria ka qenë e angazhuar për përgatitjen e një dekreti për procedurat e krijimit të asociacionit për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese me qëllim që të kërkojë shqyrtimin e kushtetutshmërisë së saj para se qeveria ta aprovoj një dokument të tillë, ashtu sikurse që kërkohej në pikën e dytë të Marrëveshjes për Asociacionin.
“Qeveria e Kosovës, me qëllim që të siguroj se kjo marrëveshje është në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, ka qenë këmbëngulëse dhe ka arritur që në Marrëveshjen për Asociacionin të përfshihet shqyrtimi i kushtetutshmërisë së kësaj marrëveshje nga ana e Gjykatës Kushtetuese në të gjitha fazat e saj, që nga vet marrëveshja, dekreti, statuti dhe çfarëdo amendamentesh të reja që do të mund të propozoheshin”, thekson deklarata.
Qeveria e Kosovës, vijohet më tej, ka respektuar plotësisht ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës në arritjen e kësaj marrëveshjeje si dhe vijat e kuqe që asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive dhe nuk është nivel i tretë i qeverisjes në Republikën e Kosovës.
“Dhe përderisa qeveria po bëhej gati që dekretin në fjalë, i cili përmban tekstin integral të Marrëveshjes për Asociacionin, ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim, në ndërkohë Presidentja e Kosovës me 30 tetor 2015 ndërmori veprimin duke e dorëzuar pranë Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim kushtetues këtë marrëveshje, natyrisht me qëllime pozitive në shenjë të qetësimit të situatës pas reagimeve të opozitës”, vijon deklarata.
Prandaj, shtohet më tej, konfirmojmë se që nga data 30 tetor 2015, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet, qeveria ka pezulluar çdo veprim në lidhje me këtë marrëveshje, deri në verdiktin final nga Gjykata Kushtetuese. Veprimet e mëtejme të Qeverisë do të jenë përputhje të plotë me verdiktin e Gjykatës Kushtetuese.
“Ky sqarim për opinionin jepet si demantim ndaj disa spekulimeve mediale se gjoja qeveria nuk e ka pezulluar veprimtarinë në lidhje me këtë Marrëveshje, të cilët thirren në Raportin vjetor të qeverisë mbi gjendjen në zbatimin e marrëveshjeve të dorëzuar te BE me datën 25 nëntor 2015. Ky është një raport vjetor që përfshinë të gjitha zhvillimet në procesin e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit, prandaj në pjesën ku raportohet për marrëveshjen për asociacionin është pasqyruar veprimtaria prej 25 gusht deri më 30 tetor 2015 gjatë së cilës është hartuar draft dekreti për procedurat e krijimit të Asociacionit”, thuhet në deklaratë.
Në ëprfundim, jepetteksti integral për këtë çështje në raport (faqe 6 dhe 7):
1. Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në Kosovë
-Zbatimi nuk ka filluar ende – është duke u pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi kushtetutshmërinë e marrëveshjes së Brukselit në këtë çështje (e arritur më 25 gusht 2015).
-Kosova ka ndërmarrë masat fillestare për zbatim, duke hartuar një dekret sa i përket pikës 2 të marrëveshjes, e cila është subjekt i shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
-Zbatimi do të ri-fillojë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
-Ekipi menaxhues po plotësohet me dy anëtarë të rinj që zëvendësojnë ata të cilët nuk mund të shërbejnë në këtë ekip për arsye objektive. Kosova ka kërkuar një karakter më përfaqësues të këtij ekipi, duke pasur parasysh se përbërja fillestare ka reflektuar vetëm katër komunat veriore.

Filed Under: Komente Tagged With: Asnjë veprim, Behlul Jashari, Kosovë-Qeveria:, për asociacionin

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT