• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA-Kosovë, Komisioni për Punë të Jashtme priti dy ekspertë nga Universiteti i Iowa-s

July 20, 2016 by dgreca

-Deputetët shprehën vullnetin e patundur të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për integrime euroatlantike, kurse mysafirët amerikanë janë zotuar se vendi i tyre do të vazhdojë ta mbështesë shtetin e ri të Kosovës dhe popullin e saj./

PRISHTINË, 20 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, në takimie sotëm të drejtuar nga Qerim Bajrami, zëvendëskryetar i Komisionit, nga radhët e komuniteteve pakicë, ka pritur dy ekspertë të njohur nga  Universiteti i Iowa-s: dekanen, Prof. Dr. Adrien Wing dhe ligjëruesin Prof. Nathan Miller. Ata vizitojnë Kosovën për të thelluar bashkëpunimin me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, me Universitetin publik të Kosovës, si dhe për të vënë kontakte bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës dhe me këtë komision parlamentar.

Nënkryetari i Komisionit, Bajrami, por edhe anëtaret e tjerë të pranishëm në takim: Puhie Demaku, Blerta Deliu-Kodra, Elmi Reçica, Zafir Berisha dhe Ismet Beqiri, kanë vlerësuar mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për Kosovën dhe sidomos të shtetit të Iowa-s, me theks të veçantë në planin e sigurisë dhe krijimit të kuadrove shkencorë, nga bashkëpunimi me universitetin e njohur të këtij vendi. Ata e kanë parë shumë të rëndësishme ekspertizën e mysafirëve në shumë lëmenj të së drejtës ndërkombëtare, si anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, krimet e luftës, me theks të veçantë dhunimi i grave nga pjesëtarë të forcave ushtarake dhe paraushtarake të agresorit. Anëtarët e Komisionit, ndërkaq, kanë kërkuar mbështetjen për forcimin e kuadrit civil profesional të këtij komisioni, si dhe për funksionalizimin e diplomacisë parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Ata e kanë parë shumë të rëndësishme mbështetjen e arsimit të Kosovës, duke mundësuar shkollimin e studentëve kosovarë në Universitetin e Iowa-s dhe në universitete të tjera amerikane.

Zonja Wing ka pohuar se Universiteti i Iowa-së, me profesorët dhe studentët e tij ka ekspertizë solide në shumë lëmenj të së drejtës, sidomos në atë të mbrojtjes së drejtave të njeriut.

Zoti Miller, i cili pos që është drejtor i Klinikës së të drejtës ndërkombëtare të Fakultetit Juridik të këtij universiteti të njohur, ka punuar shumë në hartimin e kushtetutave dhe të akteve të tjera të rëndësishme të shumë shteteve të reja, a në krijim e sipër si: Sudan Jugor, Malavi,Palestinë etj. Ai ka  pohuar se po punon bashkë me MPJ-në për të sheshuar mundësitë parë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në Këshillin e Evropës, po ka theksuar faktin që vendi ynë mund të nënshkruaj traktate ndërkombëtare edhe pa qenë anëtar i OKB-së. Miller ka shprehur kënaqësinë që universiteti i vendi të tij sivjet (gjatë muajit tetor) organizon një konferencë ndërkombëtare për të drejtën moderne bashkëkohore për vendosje, në hapjen e së cilës do të marrë pjesë ministri për Punë të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në përfundim të takimit, zv.kryetari i Komisionit, Bajrami ka shprehur vullnetin e patundur të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për integrime euroatlantike, kurse mysafirët amerikanë janë zotuar se vendi i tyre do të vazhdojë ta mbështesë shtetin e ri të Kosovës dhe popullin e saj.

Me këtë rast dekanja Wing u ka dhuruar anëtarëve të komisionit nga një kopje të historisë së Universitetit të  Iowa-s, në kuadër të 150- vjetorit të krijimit të tij, kusre Elmi Reçica, në emër të anëtarëve të Komisionit u ka dhuruar mysafirëve librin “Mashtri i Madh” (në anglisht) të studiuesit, Bardhyl Mahmuti, i cili me argumente i kundërvihet raportit të senatorit zviceran, Dick Marty ish-anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës./b.j/

 

Filed Under: Rajon Tagged With: eksperte, Komisioni i P. Jashtme, Kosove, Universiteti Iowa-s

Kosova kërkon njohjen nga pesë vende të CARICOM-it

July 7, 2016 by dgreca

-Hoxhaj: Pavarësia e Kosovës tashmë është një fakt gjeopolitik dhe njohja diplomatike e saj është e pandalshme dhe me një gjeografi globale/

PRISHTINË, 7 Korrik 2016-B.Jashari/ Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë vizitës në Guyana, po e vazhdon lobimin për t’i sjellë njohje të reja Kosovës.

Hoxhaj gjatë qëndrimit në Gyana ka kërkuar nga përfaqësuesit e pesë vendet jo njohëse, anëtare të CARICOM-it që ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

 Njoftimi i dërguar thekson se, në takimet e ndara që ministri Hoxhaj ka zhvilluar me presidentin e Suriname, Dési Bouterse, me kryeministrin e St Vincent dhe Grenadines, Ralph Gonsalves, me kryeministrin e Jamaicas, Andreë Holness, me ministren e Punëve të Jashtme të Barbarosit, Maxime McClean dhe me homologun e Bahamas, Frederick Mitchel, ministri ka theksuar se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte në realizimin e projekteve të përbashkëta.

 “Njohja e Kosovës dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me këto shtete do të hapte një kapitull të ri të bashkëpunimit, ku vendet tona do të mund të koordinoheshin dhe të promovonin tema të interesit të përbashkët në të gjitha fushat e jetës”, ka deklaruar ministri. 

Hoxhaj ka shtuar se pavarësia e Kosovës tashmë është një fakt gjeopolitik dhe njohja diplomatike e saj është e pandalshme dhe me një gjeografi globale.

“Kosova është zgjeruar në rrjetin e bashkëpunimit dypalësh meqë, në një botë të ndërvarur, shtetet e vogla duhet ta mbështesin njëra-tjetrën dhe njohja që do t’i bëhej Kosovës do të ishte mbështetje më e madhe në të drejtën e saj për shtetësi”.Ministri Hoxhaj vizitën në Guyana po e zhvillon në kuadër të angazhimit për të shtuar njohjet e Republikës së Kosovës shtet të pavarur nga vendet e tjera të botës.

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosove, Ministri i Jashtem, njohje te reja

Kosovë: Emrat e fëmijëve nëpër vite

June 21, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI-Behlul Jashari: NEWBORN, Kosovë-Prishtinë/

 – Alea e Erina dhe Diar e Ajan emra rekordi të lindurish në 2015-ën/

PRISHTINË, 21 Qershor 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Kosovë, emrat më të shpeshtë, të rekordit, për fëmijtë e lindur në vitin 2015, për vajza ishte Alea me 223 pagëzime dhe Erina me 146, ndërsa për djemtë Diar me 214 dhe Ajan me 205 pagëzime.

Dy emrat më të shpeshtë për vajzat ishin të njëjtit edhe në vitin 2014, por nën një ishte Erina me 199 pagëzime e nën dy Alea me 182. Në 2015-ën emri për vajzat Alea rikthehet në vendin e parë ku ishte edhe në 2013-ën me 154 pagëzime, e që pasohej nga Tuana me 118.

Për djemtë edhe në 2014-tën emri më i shpeshtë ishte  Diar me 215 pagëzime, e pas tij Amar me 180. Edhe në 2013-tën për djemtë emërat e njejtë Diar me 122 dhe Amar me 117 pagëzime ishin më të shpeshtit.

Sipas Statistikave të Lindjeve në Kosovë për vitin 2015, të publikuara sot, vitin e kaluar lindje të gjalla në vend ishin 24 594, kurse jashtë vendit 6 715. Binjakë u lindën 712 foshnje, ndërsa trenjakë e më shumë u lindën 18 foshnje.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Emrat e fëmijëve, Kosove, nëpër vite

Kosovë-Maqedoni, bashkëpunim edhe për universitetin “Nëna Terezë” në Shkup

June 18, 2016 by dgreca

-Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës, Arsim Bajrami, priti ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, Pishtar Lutfiu: Në mënyrë të veçantë u morëm vesh që të shpallim konkursin e përbashkët për projektet e përbashkëta kërkimore shkencore/

PRISHTINË, 17 Qershor 2016/ Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës, Arsim Bajrami, ka pritur sot ministrin e ri të Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, Pishtar Lutfiu, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe të shkencës.

Ministri Bajrami tha se me ministrin Lutfiu ka biseduar zbatimin e dy marrëveshjeve të nënshkruara me Maqedoninë në fushën e arsimit, por edhe për rritjen e bashkëpunimit në nivelin akademik, tash kur është themeluar edhe universiteti “Nëna Terezë” në Shkup, ndërsa theksoi se  Kosova dhe universitetet e Kosovës do ta ndihmojnë këtë universitet.

“Ne do ta mbështestim plotësisht këtë Universitet me profesorët më të mirë që i kemi, sepse ky do të jetë një universitet model i kompetencës, kryesisht i orientuar drejt shkencave teknike dhe teknologjike dhe do të fillojë punën nga ky vit akademik”, tha ministri Bajrami, ndërsa theksoi rëndësinë e këtij universiteti edhe për forcimin e kapacitetin intelektual të shqiptarëve në Maqedoni

Duke theksuar lehtësimet që janë bërë sa i përket kalimit të kufirit me Maqedoninë dhe autostradës e cila është duke u përfunduar, ministri Bajrami theksoi se do të ketë mundësi më të mëdha edhe për studentët kosovarë, por edhe për bashkëpunim ndëruniversitar.

“Me ministrin Lutfiu biseduam që t’i shtyjmë universitetet tona sa më shumë që të bashkëpunojnë në programet e përbashkëta në doktoraturë dhe magjistraturë”, tha ministri Bajrami, ndërsa theksoi se në këtë takim është biseduar edhe për bashkëpunim në fushën e arsimit parauniversitar, sidomos në arsimin profesional.

“Në mënyrë të veçantë u morëm vesh që të shpallim konkursin e përbashkët për Kosovë dhe Maqedoni për projektet e përbashkëta kërkimore shkencore. Të dy ministritë do të ndajmë bursa dhe subvencione për asistentët dhe profesorët që të aplikojnë me projekte të përbashkëta qoftë të karakterit rajonal, apo evropian”, tha ministri Bajrami.

Ministri Lutfiu shprehu kënaqësinë që ndodhet në Kosovë në vizitën e parë zyrtare pas marrjes së detyrës, ndërsa theksoi se do të punohet për jetësimin e dy marrëveshjeve tashmë të nënshkruara mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Ministri Lutfiu tha se e ka njoftuar ministrin Bajrami edhe për mënyrën se si po ecën puna me universitetin e ri “Nënë Tereza”, për të cilin theksoi se është një projekt shumë i rëndësishëm si për Maqedoninë ashtu edhe për rajonin. “Në këtë aspekt do të na duhet shumë edhe ndihma e Kosovës dhe përvoja e saj në shkencat teknike kah të cilat është i orientuar Universiteti”, theksoi ai./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Bashkepunim, Kosove, Maedoni

Lirohen rreth 130 asete nga shfrytëzuesit joligjorë në Kosovë

May 26, 2016 by dgreca

-Agjencia Kosovare e Privatizimit, Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës të vendosura për lirimin e të gjitha pronave shoqërore nga shfrytëzuesit joligjorë/

PRISHTINË, 26 Maj 2016-B.Jashari/Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Policia e Kosovës njoftuan sot se që nga marrja e vendimit nga Agjencia për lirimin e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore nga poseduesit dhe shfrytëzuesit e paligjshëm ka arritur të bëjë lirimin e rreth 130 aseteve nga shfrytëzuesit joligjorë.

“Gjithë rezultati i arritur është mundësuar me mbështetje të plotë të Policisë së Kosovës, e cila me kërkesë të AKP-së po asiston në aksione në terren sipas nenit 26 të ligjit të AKP-së si dhe vendimeve të Prokurorive kompetente”, deklarohet në komunikatën e përbashkët.

Theksohet se, vendimi për lirimin e aseteve nga shfrytëzuesit e paligjshëm është marrë nga Agjencia, në përputhje me Ligjin e AKP-së, i cili ligj i jep autorizim Agjencisë që të administroj me të gjitha asetet në pronësi shoqërore në territorin e Republikës së Kosovës.

“AKP, Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës shprehin vendosmërinë për të vazhduar me lirimin e pronave të ndërmarrjeve shoqërore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa dallim dhe siguron se të gjitha asetet e ndërmarrjeve shoqërore të cilat janë nën juridiksionin e AKP-së do të lirohen nga posedimet/përdorimet e jashtëligjshme apo uzurpimet, në përputhje me vendimin bazuar në mandatin ligjor të dhënë me Ligjin e AKP-së të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thekson komunikata.

Referuar kërkesës së AKP-së, adresuar Policisë së Kosovës për dhënie të asistencës policore në lirimin e disa objekteve në Veri të Mitrovicës e cila ka qenë e paraparë për realizim sot, e njëjta paraprakisht është shtyrë për realizim dhe kjo është bërë në bashkëpunim dhe koordinim të plotë në mes të AKP-se dhe Policisë së Kosovës.

“Andaj, referuar bashkërendimeve ndërinstitucionale të planifikuara me kohë dhe të bëra pas adresimit të shkresës së dt.18 maj 2016, njoftojmë opinionin e gjerë se nuk ka pasur planifikim të realizimit të ndonjë operacioni sot dhe nuk bëhet fjalë për dështim të shtetit apo institucioneve gjegjëse, siç potencohet në disa shkrime të portaleve të ndryshme”, thuhet në në komunikatë.

Njoftohet se ditëve të ardhshme do të ndërmerren veprime me mbështetjen e plotë të Policisë së Kosovës për lirimin e të gjitha pronave shoqërore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Agjensia e privatizimit, Kosove, liron 130 astete

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT