• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Në veri sulme me koktej mollotovi

May 28, 2018 by dgreca

-Komunikatë e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës:  Sulmet mbi pjesëtarët e FSK-së të komunitetit serb në Veri akte kriminale dhe  të dënueshme/

North Mitrovica, Kosovo 18 February 2011 Bridge over the Ibar, which divides the city in two. The New Bridge has become an iconic symbol of Kosovo division, as it separates around 80,000 Kosovo Albanians in the south from about half as many Serbs living in the north. It is used as a military checkpoint and provides a de facto border between Serb and Albanian Kosovar population. Since the end of the Kosovo War of 1999 Mitrovica has been divided between an ethnic-Albanian-majority south and an ethnic-Serb-majority north. Its northern part is the de facto capital of the Serb enclave of North Kosovo. Photo: Ezequiel ScagnettiPRISHTINË, 28 Maj 2018-Gazeta DIELLI/ Javën e kaluar, të premten në mbrëmje dhe të shtunën në mëngjes, në pjesën veriore të Kosovës ka pasur sulme me koktej mollotovi në  pasuri (djegie e makinave) të familjeve të pjesëtarëve të komunitetit serb që janë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës  (FSK).

Ministria Forcës së Sigurisë së Kosovës  në një komunikatë sot deklaroi se, këto akte kriminale bëhen me qellim që të frikësojnë pjesëtarët e FSK-së nga qarqet kriminale dhe nacionaliste serbe  në pjesën veriore, të cilat shprehin urrejtje dhe papajtueshmëri me integrimet, zhvillimin e demokracisë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Ministria e FSK-së dhe FSK qëndrojnë fuqishëm në  mbështetje të pjesëtarëve të saj, të cilët, përkundër  kërcënimeve dhe dëmtimeve reale  të pasurisë së tyre, vazhdojnë të jenë pjesë e FSK-së dhe të shërbejnë me dinjitet në kryerjen e obligimeve të tyre si pjesëtarë  të FSK-së.

Prandaj Ministria e FSK kërkon nga institucionet shtetërore të Kosovës, Policia e Kosovës dhe KFOR-i, që të angazhohen seriozisht, me tërë fuqinë e ligjit, që të dalin në mbrojtje të jetës dhe pasurisë së pjesëtarëve të FSK-së, që të lihen të lirë  të realizojnë të drejtat e tyre si qytetarë dhe si njerëz të lirë  në përzgjedhjen e perspektivës së tyre jetësore.

Kosova dhe organet e saj vendore dhe ndërkombëtare duhet të garantojnë liri dhe siguri të plotë për të gjithë qytetarët, pavarësisht se në cilën pjesë të Kosovës jetojnë, që të realizojnë të drejtat e tyre qytetare, të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove, me koktej mollotovi, Në veri sulme

Kosovë: Nëntë persona dënohen për planifikim sulmesh terroriste

May 19, 2018 by dgreca

Nëntë personat e dënuar, në vitin 2016 planifikonin të sulmonin përfaqësuesen izraelite të futbollit në Shqipëri gjatë kualifikimeve për botërorin./

Nga Bekim SHEHU/

Në Kosovë Gjykata Themelore shpalli fajtor dhe dënoi nëntë persona të cilët në vitin 2016 kishin planifikuar të kryenin sulm ndaj përfaqësueses izraelite te futbollit gjatë një ndeshjeje që zhvillohej në Shqipëri. Ndeshja Izrael-Shqipëri zhvillohej në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit, që zhvillohet sivjet në qershor.

Visar Ibishi, u dënua me 10 vjet burg, Lulzim Gashi me 6 vjet, Burim Istrefi me 3 vjet, Leotrim Vojvoda dhe Flamur Gashi me nga 5 vjet, Kenan Plakaj dhe Arton Ahmeti me nga një vit e gjysmë dhe Leotrim Musliu me 3 vjet e gjysmë. Ndërsa, Besart Peci u dënua me një gjobë prej 2500 eurosh.

Gjyqtari i rastit, që dënoi nëntë personat, Hamdi Ibrahimi, tha se vendimi për dënimin e këtyre personave ishte i duhur,

“Ne besojmë se vendimin që e kemi shpallur e kemi shpallur në emër të qytetarëve të Kosovës dhe besojmë se ata plotësisht na përkrahin në këtë vendim. E them këtë sepse, në këto troje, ekstremizmi fetar nuk mund të zerë vend. Dhe këto veprime që të akuzuarit kanë dashur t’i ndërmarrin, janë me qëllim që në këto troje, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë të shkaktohet një klimë e pasigurisë, të futet elementi i ekstremizmit dhe me vepra terroriste të destabilizohet vendi. Këto veprime për neve janë të papranueshme”, tha gjyqtari Hamdi Ibrahimi.

Operacioni për arrestimin e këtyre të dënuarve për terrorizëm ishte zhvilluar në vitin 2016, në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë. Në atë operacion u arrestuan 19 persona, të dyshuar për lidhje me grupin militant islamik ISIS, dhe planifikim sulmi terrorist në Shqipëri dhe Kosovë. Policia në atë kohë tha se “ka parandaluar sulme terroriste në ndeshjen e futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit”.

Disa nga të dënuarit sipas gjykatës kanë pasur lidhje me shqiptarin e Kosovës Lavdrim Muhaxheri, i vetëdeklaruar kohë më parë “udhëheqës i shqiptarëve në grupin e ashtuquajtur ISIS dhe nga ai kanë marrë instruksione për të sulmuar përfaqësuesen e shtetit të Izraelit në Shqipëri. Policia e Kosovës, vitin e shkuar njoftoi se ka informacione, që kosovari Lavdrim Muhaxheri, është vrarë në Siri vitin 2017.

Në aktakuzë thuhet se dy të pandehurit, që u dënuan (18.05) “gjatë muajit tetor të vitit 2016, sipas kërkesës së Lavdrim Muhaxherit, kanë përgatitur sulme terroriste në Kosovë dhe atentat ndaj ndërkombëtarëve ose zyrtarët të institucioneve të sigurisë”.

“Ata kanë pasur qëllim që seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të Ballkanit e pastaj në territorin e tyre të krijojnë Shtetin Islamik, prandaj me dashje i janë përgjigjur thirrjes së pjesëtarit të organizatës terroriste ISIS të pandehurit Lavdrim Muhaxheri, që ta kryejnë një vepër terroriste”, thuhej në aktakuzë.

Mediet e ndryshme vendase dhe ndërkombëtare vazhdimisht kanë shkruar se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës, mbi 300 iu janë bashkuar organizatave terroriste në luftërat në Siri dhe Irak. Një studim i bërë në vitin 2015 nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, (QKSS), thuhej se që nga fillimi i konfliktit në Siri e deri në muajin janar të vitit 2015, 232 qytetarë të Kosovës kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar. Ky numër u rrit në vitet e fundit. Deri tani sipas të dhënave zyrtare dhe jozyrtare, afro 60 kosovar kanë humbur jetën në këto luftëra. Deri tani sipas të dhënave të policisë, 200 veta janë arrestuar ose hetuar dhe mbi 50 veta nga ta janë dënuar për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme dhe nxitje e rekrutim të luftëtarëve.

Kosova është pjesë aktive e aleancës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Parlamenti i Kosovës në fillim të vitit 2015 ka miratuar ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës për t’u bashkuar në luftëra jashtë vendit. Hapat konkret që janë ndërmarrë për luftën kundër terrorizmit, janë: Ligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës, si dhe hartimi i strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, që ҁon në terrorizëm.

Filed Under: Analiza Tagged With: 9 persona, Gjykata, Kosove, terrorizem

Kosovë-Koordinatore re e OKB për Zhvillim dhe Përfaqësuese UNDP

April 30, 2018 by dgreca

-Koordinatorja e re e OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së mbërrin në Kosovë/

Ulrika_Richardson_photo

PRISHTINË, -Gazeta DIELLI/ Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) njoftuan me 28 prill 2018 ardhjen e Koordinatores së OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së, Ulrika Richardson e cila mori detyrën e saj në 26 prill 2018.

Njoftimi i dërguar thekson se, para ardhjes në Kosovë,  Richardson ishte Koordinatore e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, UNICEF-it dhe UNFPA-së në Kepin e Gjelbër (Amerika Latine – Cabo Verde) që nga marsi i vitit 2013. Më parë, ajo shërbeu si Përfaqësuese e UNDP-së në Gabon dhe Zëvendës Përfaqësuese e Përhershme në Turqi (2007- 2012) dhe Kubë (2004-2007).

Interesimi i saj për çështje ndërkombëtare filloi me këshillin suedez të emigracionit në vitin 1993 dhe jeta e saj profesionale në fushën e zhvillimit, përfshin punën me vullnetarët e OKB-së, ku ajo zhvilloi një program këshillues global për çështje gjinore, me Bankën Afrikane të Zhvillimit në Bregun e Fildishtë dhe përfaqësinë suedeze në Gvinea Bisao.
Ajo ka të kryera studimet pasuniversitare në fushën e Ekonomisë së Zhvillimit në Universitetin e Göteborgut dhe Psikologjisë Sociale në Universitetin e Lundit në Suedi./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove, Përhershme të UNDP-së, Ulrika Richardson

SHBA me Kosovën edhe në Javën e Bibliotekës Kombëtare

April 11, 2018 by dgreca

-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në ceremoninë hapëse, theksoi mbështetjen  për veprimtaritë e Javës së Bibliotekës prej fillimit në vitin 2003/

1 ambasad ame -Në kuadër të “Javës së Bibliotekës” u hap edhe ekspozita me gravurat nga botimet e librave kushtuar Skenderbeut/
1 Libra femijeGazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

1 salle

 PRISHTINË, 11 Prill 2018/ Në Kosovë ka filluar edicioni i 16-të i Javës së Biblotekës Kombëtare, me temën “Arsimimi dhe Trajnimi Bibliotekar”, aktivitet ky i përvitshëm, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, me  një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i  cili tha se së bashku do të rrugëtojmë me librin dhe bibliotekën dhe do të marrim përgjegjësitë që na takojnë.Kreu i Qeverisë së Kosovës falënderoi dhe përgëzoi të gjithë ata që në ditë të vështira e mbijetuan librin, bibliotekën, të cilët na bënë të jemi këta që jemi sot.1 Haradinaj Kryeministri Haradinaj përmendi vakumin 10 vjeçar të paraluftës, shkatërrimet e luftës, por edhe kohërat emergjente, duke theksuar faktin se edhe në atë kohë nuk kemi qenë vetëm.”Më kujtohet, që herët, Ambasada e Amerikës, me një donacion të botimeve,  dedikuar qytetarëve dhe studentëve. E kam përcjell atë kohë dhe më pat bërë përshtypje”, tha kryeministri Haradinaj, duke falënderuar Amerikën, popullin e saj, Ambasadën, për këtë kujdes të vazhdueshëm.

 Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në ceremoninë hapëse, theksoi mbështetjen  për veprimtaritë e Javës së Bibliotekës prej fillimit në vitin 2003.“Këtë vit, ambasada jonë është krenare që mirëpret Dr. Robert Montojën nga Universiteti i Indianës, Blumington, i cili do të flasë për edukimin dhe trajnimin në biblotekari dhe shkencë informative. Dr. Montoja sapo e ka përfunduar prezentimin e parë me bibliotekarët tuaj dhe mendoj se kjo ishte mënyrë e shkëlqyeshme për t’ia nisur veprimtarive të kësaj Jave. Dr. Montoja, ju faleminderit që jeni këtu me ne”, u shpreh Ambasadori Amerikan. 1 Ministri

Ai falënderoi Bibliotekën Kombëtare për përpilimin e një axhende shumë të mirë të veprimtarive për këtë javë, si dhe të gjithë punonjësit e bibliotekave dhe institucionet për mbështetjen e kësaj jave nëpër tërë Kosovën.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi përmes ambasadorit amerikan,  falënderoi Qeverinë, institucionet dhe popullin Amerikan për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për bibliotekën, duke vënë në fokus miqësinë e përhershme dhe të gjithanshme mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-së.

Ai vlerësoi këtë organizim tradicional i cili me sukses ka trajtuar tema të ndryshme duke sensibilizuar publikun për rëndësinë e bibliotekarisë dhe të librit në fushën e dijes dhe të kulturës, ndërsa theksoi se Ministria e Kulturës është e përkushtuar që të ndihmojë në funksionimin e mirë të bibliotekave në Kosovë.

Në ceremoninë hapëse po ashtu morën pjesë edhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani, Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Demaj.

Në kuadër të aktiviteteve në Javën e Bibliotekës së Kosovës u ndanë mirënjohje për ata që kanë dhënë kontribut në ruajtjen dhe pasurimin e librit. Ministri Gashi i ndau mirënjohje Ibrahim Kuçit për pasurimin e biblitekarisë me 9996 ekzemplarë.

Në kuadër të “Javës së Bibliotekës”, u hap edhe ekspozita me gravurat nga botimet e librave kushtuar Skenderbeut.

Gjithashtu, ministri Gashi mori pjesë edhe në ndarjen e materialeve bibliotekare për fëmijët me nevoja të veçanta, “Biblioteka n’shesh – Fëmijët me nevoja të veçanta, bibliotekarë të ardhshëm”, aktivitet ky i organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Java e Bibliotekes. SHBA, Kosove

Arrestimi i Turqeve ne Kosove- REAGIME- Ambasadori Delawie, Limaj

April 1, 2018 by dgreca

Ambasadori amerikan Greg Delawie reagoi pas zhvillimeve që shoqëruan arrestimin e gjashtë shtetasve turq.

“I kam ndjekur nga afër zhvillimet. Transparenca dhe përkushtimi për këtë proces dhe sundimi i ligjit janë vitale”, shkroi Delawie.Gjashtë shtetas turq u arrestuan, ndërsa Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ata janë deportuar në Turqi po dje në mesditë.Avokati i njërit nga të arrestuarit tha sot se disa prej tyre po mbahen në aeroportin e Prishtinës, e disa të tjerë në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë.Kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi sot ministrin e Punëve të Brendshme dhe drejtorin e AKI-së.Në Kuvendin e Kosovës disa nga deputetët folën në lidhje me arrestimin e shtetasve turq, duke konstatuar në përgjithësi se shteti dështoi në lidhje me këtë çështje.

Limaj: Kush e qeveris Kosovën…?

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pasur një përgjigje të ashpër ndaj presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan i cili akuzoi Haradinajn se i ka përkrahur “terroristët”, pasi shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe shefin e AKI-së.

Limaj me rastin e 4 vjetorit të themelimit të Nismës në Prizren, është shprehur i prerë: “Askush dhe asgjë nuk e kërcënon popullin e Kosovës. Populli ia ka dhënë mandatin kryeministrit, dhe vetëm ai mund ta largojë”.

Erdogan: Ja nga kush u kapën 6 shtetasit turq

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan është deklaruar për të parën herë lidhur me deportimin e shtetasve turq, të cilët ishin mësimdhënës e drejtues të shkollave “Mehmet Akif” në Kosovë, raporton ‘Zëri.info”.

Me këtë rast, Erdogan ka bërë të ditur se kapja e gjashtë gylenistëve është realizuar nga AKI-ja e Kosovës dhe AKI-ja e Turqisë.“Së fundmi Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan, i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, tha presidenti Erdogan”, raporton Anadollu Agency, përcjell “Zëri.info”.

Gjashtë të deportuarit, për të cilët Erdogan u zotua se do të japin llogari, janë: Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.

Erdogani, s’mund të përzihen në punët tona

Jetlir Zyberaj është zyrtari i parë i Ministrisë së Punëve të Jashtme që i ka reaguar deklaratave kërcënuese të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Ai ka thënë se do të kërkojnë llogari nëpërmjet kanaleve diplomatike për deklaratat e presidentit turk.

Duke reaguar për kërcënimin për rrëzimin e Qeverisë, Zyberaj ka shkruar se Kosova nuk lejon asnjë shtet tjetër të përzihet në punët e brendshme të Shtetit përfshirë edhe rrëzimin e Kryeministrit.

“Turqia është vend mik i Kosovës, vend që e ka mbështetur dhe e mbështet Kosovën në vazhdimësi.  Nëpërmjet kanaleve diplomatike në ditët në vijim do të sqarojmë arsyet e deklaratave të bëra nga presidenti Erdogan, në pajtim me marrëdheniet e mira që kemi si dy shtete dhe të parimeve të barazisë së shteteve sovrane dhe mos-përzierjes në punët e brendshme”, ka shkruar Zyberaj, në një reagim në FB./

“Ne jemi të përkushtuar të kultivojmë marëdhëniet ndërshtetërore me të gjithë partnerët ndërkombëtare dhe me Turqinë mike.  Dihet fare mire se Kosova është e hapur për bashkëpunim dhe dialog me Turqinë ne llë secilen fushë, pa pasur nevojë për interferim në punët e brendshme.  Kosova ka institucionet e veta dhe ato udhëhiqen me pergjegjesi dhe respekt nga udhëheqësit e zgjedhur me votën e popullit”, ka shtuar ai.

Reagimi i Zyberajt ka ardhur pas kërcënimeve të Erdoganit drejtuar Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit shkarkoi nga pozita e Ministrit Flamur Sefajn dhe Driton Gashin e AKI’së./Zeri

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Arrestimi i turqeve, Kosove

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT