…ligjin e luftës dhe marrëdhëniet dypalëshe/
TIRANË, 7 Qershor /Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, priti në një takim sot ministrin e jashtem grek, Nikolaos Kotzias.Në një deklaratë për mediat nga Partia Demokratike, pasditen e së martës bëhet e ditur se në takim me ministrin e jashtëm Kotzias, Basha ka vlerësur si shumë të rëndësishme marrëdhëniet me shtetin fqinj dhe ka theksuar angazhimin e Partisë Demokratike për të mbështetur dhe nxitur më tej këto marrëdhënie.
Kryetari i PD-së, Basha në vijim nënvizoi faktin se në marrëdheniet midis dy vendeve ka çeshtje të mprehta që duhen trajtuar pa paragjykime dhe me kurajo për të gjetur rruget e zgjidhjes përmes një dialogu dhe veprimi të sinqertë mes dy palëve, si dhe shqetësimin se prej tre vitesh ka shumë retorike dhe propagandë por nuk ka asnjë veprim konkret nga ana e dy qeverive në zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull.
Në fokus të bisedimeve, ishin një sëre problematikash, si; Çeshtja e statusit absurd të ligjit të luftes, trajtimi i të drejtës së popullatës Çame si e drejtë themelore e njeriut, të drejtat pronësore të shqiptarëve në Greqi dhe çështje te tjera të mbetura pezull midis dy vendeve që meritojnë të trajtohen e zgjidhen sa më parë duke demonstruar vullnet të përbashkët dhe vizion europian.
Gjithashtu, Basha theksoi se “anullimi i ligjit të luftës, është një çështje e rëndësishme jo vetëm për shkak të përceptimit, por veçanërisht të problemeve në lidhje me sekuestron konservative për pronat e qytetarëve shqiptare, veçanërisht atyre Çame”, duke ju referuar njoftimit.