• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Moore: SHBA të interesuara që shqiptarët të kenë besim te zgjedhjet dhe institucionet

May 28, 2013 by dgreca

 Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit u takua në Tiranë me forcat kryesore politike të vendit/ Nga Armand Mero(VOA)/

Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Jonathan Moore tha sot në Tiranë se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara që qytetarët shqiptarë të kenë besim të zgjedhjet dhe institucionet. Ai bëri këto komente në përfundim të takimit me kryetarin socialist Edi Rama, i pari në serinë e bisedimeve që ai zhvilloi sot edhe me Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.
Muajin e kaluar vizita e zyrtarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Moore përkoi me vendimin e shumicës së djathtë për zëvendësimin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe dorëheqjet e tre anëtarëve të tjerë që e pasuan si shenjë proteste. Në atë kohë ai shprehu shqetësim për pamundësinë e funksionimit normal të KQZ-së. Sot ky problem mbetet ende i hapur dhe ishte pjesë e bisedimeve që ai pati me udhëheqësit e forcave kryesore politike në vend.
I pyetur nga gazetarët në përfundim të një takimi që zgjati afër një orë me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, nëse shpresonte për një marrëveshje për KQZ-në, zoti Moore tha: “Edhe në të shkuarën, ne e kemi shprehur qëndrimin tonë për zgjedhjet, sikurse edhe ambasadori ynë e ka bërë të qartë se duam që populli shqiptar të ketë besim në procesin elektoral, në institucionet dhe tek rezultati i zgjedhjeve”
Përmendja e ambasadorit Aleksandër Arvizu dhe qëndrimeve të tij lidhur me zgjedhjet duke se ishte një mënyrë për të rikonfirmuar publikisht mbështetjen ndaj tij, pas toneve të forta që Kryeministri Berisha përdori pak ditë më parë kur tha se “askush nuk ka mandat të interpretojë ligjet e një vendi tjetër”, ndërsa komentoi thirrjen e zotit Arvizu që në seancën parlamentare ku pritet të miratohen ligjet e kërkuara nga Brukseli të shfrytëzohej edhe mundësia për konstituimin e KQZ-së.
Zyrtari amerikan Moore dhe ambasadori Arvizu u takuan pasdite me Kryeministrin Berisha dhe deri vonë nuk pati asnjë njoftim publik për çështjet specifike të biseduara mes tyre. Ndërkohë që para këtij takimi, zoti Moore, takoi edhe kandidatin për deputet të Partisë Demokratike Eduard Selami i rikthyer në politikë pas një mungese të gjatë. Zoti Moore nesër pritet që të japë më shumë hollësi rreth bisedimeve që ka patur në këtë vizitë të dytë në Tiranë.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Armand Mero, Arvizu, drejtori per Europen Qendrore, KQZ, Moore Jonathan

Zëvendësimi i anëtarit të KQZ, shtyhet votimi per te Henen

April 12, 2013 by dgreca

Bllokohet puna në Komisionin qëndror të Zgjedhjeve. Tre anëtarët e propozuar nga të majtët dhe zoti Muho i propozuar nga LSI braktisën mbledhjen/

Në Shqipëri parlamenti shtyu për të hënën e ardhshme votimin për zëvendësimin e anëtarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, propozuar nga Lëvizja socialiste për integrim. Vendimi I marrë dje nga Komisioni i Ligjeve vetëm me votat e së djathtëve ka rritur tensionin politik. Lsi ka kërkuar ndërhyrjen e trojkës së ambasadorëve. Kreu i pranisë së Osbe-së në Tiranë Eugen Wollfarth tha sot se duhet të sqarohet baza ligjore mbi të cilën po veprohet Situata e nderë e krijuar nga vendimi i shumicës së djathtë për të zëvendësuar anëtarin e Komisionit qëndror të Zgjedhjeve të propozuar nga Lëvizja socialiste për Integrim, u ndje që në mjediset e jashtme të parlamentit. Për më shumë se tre orë deputetët qëndruan në pritje të nisjes së seancës dhe askush nuk dinte shkaqet e vonesës. Votimi i paralajmëruar nuk ishte një cështje e lehtë, edhe për shkak të numrave, pasi ashtu si dhe në rastin e votimit të ministrave të rinj, demokratët do të duhen t’i shtrijnë sërish dorën tre deputetëteve socialistë të pakënaqur, që janë larguar nga grupi i tyre. Seanca filloi pasi më parë ishte marrë vendimi për shtyrjen e hedhjes në votim të ndryshimit në KQZ.

Kalimi i Lëvizjes socialiste në opozitë shtyu partinë demokratike që të vepronte me shpejtësi dhe të mbyllte brenda ditës së djeshme procedurat e zëvendësimit në komisionin e ligjeve, me argumentin se barazpeshimi politik në Komisionin qëndror dhe për pasojë edhe ne nivelet e dyta ishte prishur. Demokratët ju përmbajtën një arsyetimi nisur nga fryma sic thanë ata, e vetë kodit zgjedhor. Por po i njejti kod, ka parashikuar në mënyrë specifike rastet kur ndërpritet mandati, dhe në asnjë prej tyre, nuk bëhet fjalë për ndërprerje kur ndryshojnë raportet politike në parlament.

Opozita e cilësoi si antikushtetues vendimn e të djathtëve. Sot kryetari I Lëvizjes socialiste për integrim Ilir Meta foli gjithashtu për një akt të rëndë: “Problemi është që kemi një sjellje prej diversantësh, jo prej ligjvënësish, jo prej politikanësh, jo prej njerëzish të përgjegjshëm. Ky është shqetësimi”.
Por ndërsa parlamenti ishte në pritje, tensioni ishte transferuar edhe në Komisionin qëndror të Zgjedhjeve, ku anëtarët e propozuar nga e majta, së bashku me zotin Ilirjan Muho, i propozuari I LSI-së, braktisën mbledhjen. Puna në Komisionin qëndror të Zgjedhjeve u bllokua duke qenë se mbeti vetëm me tre anëtarë.
Situata e krijuar ka aktivizuar përfaqësuesit më të rëndësishëm ndërkombëtarë në TIranë. Mbrëmë LSI kërkoi ndërhyrjen e trojkës së ambasadorëve. Sot kreu i pranisë së OSBE-së Eugen Wollfarth, tha se aspektet politike varen nga mënyra se si i sheh cdo kamp, ndërsa ato ligjore duhet të jenë të njejta për të gjithë: “Do të jetë shumë e rëndësishme të kemi shpjegime të mëtejshme lidhur me bazën ligjore mbi të cilën është marrë apo duhet të merret çdo vendim. Disa aktorë politikë, por gjithashtu edhe ekspertë ligjorë, na kanë shprehur dyshime lidhur me bazën ligjore. Prandaj, nga këndvështrimi ynë, ne do të ftonim qartas që të sqarohet baza ligjore mbi të cilën veprohet”. Sipas ambasadorit Wollfarth “në kohën kur u zgjodhën, u emëruan dhe u miratuan nga parlamenti, nëtarët e KQZ-së reflektuan gjendjen e opozitës dhe të qeverisë në parlament. Kur morën detyrën, ata morën një detyrë apolitike”, saktësoi ai. Nga ana e tij ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi, tha vetëm se cështja po ndiqet nga afër prej tyre.(Kortezi-Zeri i Amerikes)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: KQZ, shtyhet votimi ne pralament, te henen

KQZ NJË INSTRUMENT POLITIK DHE PA INTEGRITET I ABSOLUTIZMIT PARTIAK

April 12, 2013 by dgreca

Partitë e kanë kthyer në pronë të tyre private KQZ dhe e kanë kthyer drejtësinë në një derivat të pushtetit të tyre. Në Shqipëri nuk njihet formula „të gjithë të barabartë përpara ligjit“ – sepse kush ka në dorë pushtet politik është i privilegjuar, pasi e bën ai vetë ligjin. Prandaj në Shqipëri shteti i së drejtës është një iluzion. Për shembull, Ilirjan Celibashi ish kryetar i këtij Komisioni, sot është kandidat për deputet i PS, dhe kështu me rradhë edhe nga krahu tjetër! /

Nga Elida Bucpapaj/

Prej dje po dëgjojmë që faktori ndërkombëtar po e vë theksin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të jetë apolitik dhe i paanshëm! Natyrisht ashtu duhet të jetë!

Po ku kemi qenë ne këta 22 vjet? Po partitë ku kanë qënë? Që të jetë apolitik dhe i paanshëm do të duhej që anëtarët e tij përfshi kreun të jenë figura me një integritet të pacënushëm prej influencës e jashtë ndikimit e të mos u thonë lepe peqe me përulje urdhërave të kryetarëve të partive!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri është thellësisht politik dhe i anshëm, sepse ky Komision zgjidhet pikërisht nga partitë, të cilat përzgjedhin aty njerëzit më luajalë, jo ndaj ligjit, por ndaj kreut të partisë, ku kreu i partisë përkthehet me atë sentencën aq të njohur të Luigjit të XIV se “Ligji jam Unë”, ndërsa Kushtetuta është copë letër.

Dhe kjo formulë, i zgjedhur prej partive, e ka kompromentuar Komisionin Qendror Zgjedhor, i ka hequr besueshmërinë. Opozita nuk i beson a priori vendimet që merr shumica në këtë Komision, sepse ka parasysh se si vepronte ky Komision kur opozita kishte maxhorancën. Dhe vice versa. Prandaj rezultatet kontestohen gjithnjë nga humbësit.

Asnjë parti në Shqipëri këta 22 vjet, përjashto zgjedhjet e 22 marsit 1992, nuk e ka respektuar formatin e KQZ si një institucioni demokratik, që KQZ të jetë apolitik, i paanshëm dhe i pavarur nga partitë!

Ndërkohë KQZ ka patur rol kryesor sa i përket të gjitha proceseve zgjedhore që janë mbajtur në Shqipëri.

Më 1996 fitorja e PD do të ishte normale sepse shqiptarët posa ishin ndarë nga një regjim kriminal dhe sistemi piramidave kishte krijuar një farë prosperiteti ekonomik, por kjo fitore u komprometua nga një rezultat që shkoi mbi 90%, pra ishte e qartë se pati manipulim. Zgjedhjet e 1997 u zhvilluan pas shembjes të shtetit për pasojë të krizës së piramidave nën terrorin e bandave kriminale të Zani Çaushit dhe shokëve të tij, ku e majta u kthye në pushtet me dhunë. Natyrisht që fitorja e PS ishte e manipuluar, sikur u manipulua edhe rezultati i referendumit të Mbretit Leka Zog, ku populli votoi për Monarkinë. Edhe zgjedhjet e 2001 u manipuluan nga PS dhe provat e manipulimit ishin aq flagrante sa faktori ndërkombëtar e detyroi PS që zgjedhja e presidentit të Republikës së Shqipërisë të bëhej nga PD, ku Berisha zgjodhi për President Alfred Moisiun, një gjeneral dhe bir gjenerali të Enver Hoxhës, me të cilin pastaj pati marrëdhënie shumë të acaruara. Edhe e zgjodhi vetë, edhe pastaj nuk e suportonte po ai vetë. Rotacioni i PD më 2005 ishte shumë legjitim pasi qeverisja e majtë kishte dështuar plotësisht, por ky rotacion u bë e mundur vetëm në sajë të Fatos Nanos, paçka se atij kjo i kushtoi karrierën politike, sepse Ruçi me kompani kërkonin me çdo kusht fitoren dhe e kontestuan rezultatin e 2005. Fatos Nano, si kryetar i PS-së kishte qënë edhe kritikues i ashpër i qeverisjes nga Ilir Meta dhe shkak i largimit të tij sepse e kishte denoncuar Metën për afera korruptive sepse vendi ishte gërryer nga trafiqet, mafia dhe keqqeverisja.

 

Mandati i parë i PD-së e nxori Shqipërinë nga listat e zeza. Rruga e Kombit dhe hyrja në NATO ishin kartat e fitores për një mandat të dytë më 2009, paçka se pala humbëse nuk e njohu rezultatin, por pas zgjedhjeve të 2009 Sali Berisha në vend që t’i përkushtohej ruajtjes të profilit politik të PD, si parti e qendrës së djathtë, jo vetëm që hyri në aleancë me Ilir Metën, por i braktisi idealet e dhjetorit dhe e degjeneroi PD në një parti të majtë, pasi i humbi lidhjet me ish-të përndjekurit, me ish-pronarët dhe me njerëzit që e mbështetën, të cilit nuk kishin patur skeletë nëpër dollapë gjatë diktaturës. Qeverisja ndërkohë u gërrye nga militantizmi arrogant, nga nepotizmi dhe hipokrizia e lidërshipit.

Partitë ndërkohë e kanë kthyer në pronë të tyre private KQZ dhe e kanë kthyer drejtësinë në një derivat të pushtetit të tyre. Në Shqipëri nuk njihet formula „të gjithë të barabartë përpara ligjit“ – sepse kush ka në dorë pushtet politik është i privilegjuar, pasi e bën ai vetë ligjin. Prandaj në Shqipëri shteti i së drejtës është një iluzion. Për shembull, Ilirjan Celibashi ish kryetar i këtij Komisioni, sot është kandidat për deputet i PS, dhe kështu me rradhë edhe nga krahu tjetër!

Nëse do të ishte apolitik ky Komision, dhe ashtu do të duhej të ishte, dhe po të ishte ashtu, partitë politike, por edhe shqiptarët do ta bënin gjumin e qetë, se integriteti i votës të tyre, dmth vota e Sovranit do të mbetej e pacënuar.

Po sot e shihni si shqetësohen aq shumë të gjitha palët? Po çmenden, po kalojnë në çmendi. Sepse pushteti politik në Shqipëri nuk e njeh pavarësinë e institucioneve! Në një sistem demokratik pushtetet janë të pavarura, mediat po ashtu. Në Shqipëri, jo, të katër pushtetet janë të varura dhe ndërvarura nga partitë! Kështu edhe institucioni i KQZ.

Dhe sipas logjikës të absolutizmit të pushtetit politik në Shqipëri, kryetarët e partive ngjajnë si feudalë anadollakë dhe deputetët bujkrobër qyqarë.

Me daljen nga koalicioni me PD, largimi i anëtarit të LSI-së nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ugual me largimin e ministrave, nënministrave, drejtorët e drejtorive dhe nënkryetarit të Bashkisë të Tiranës! Kjo është logjika. Logjika e Ed Ramës, e Sali Berishës dhe e Ilir Metës, të cilit Berisha me katër deputetë prej 2009 deri në prill 2013, pra pothuaj për katër vjet rresht, i dha në tabaka 40% të posteve më të larta dhe administratës publike! Sot Ilir Meta po e akuzon Berishën si diversant! Nuk e di se si do t’i përgjigjet nesër Sali Berisha.

Ky është realiteti i hidhur dhe i turpshëm, se pushteti politik i partive ka 22 vjet që e ka cënuar integritetin e KQZ dhe e ka shndërruar në një institucion, të cilit nuk i zë besë asnjëra palë kur kalon në opozitë. Prandaj sot shqetësohen aq shumë kryetarët e partive, sepse KQZ është 100% i politizuar dhe një instrument politik në duart e tyre.

Çfarë mund të bëhet? Po të kishin patur minimumin e vullnetit politik, kryetarët e partive kishin votuar në mënyrë unanime një KQZ të përbërë nga njerëz të ndershëm dhe me integritet, të cilëve pak u interesojnë partitë, kur venë në balancë interesat e vendit të tyre. Dhe Shqiptarë të tillë ka. Por kryetarët e partive pëlqejnë zakonisht njerëzit e njollosur që ata t’i përdorin si marioneta.

Sa i përket formatit që ka sot, ky Komision nuk ka më kredibilitet dhe si i tillë nuk mund t’i mbijetojë sistemit të vlerave të demokracisë. Zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë të kontestuara. Sepse kontestimin e prodhon pikërisht politizimi i tej skajshëm që ka KQZ, çka do të thotë se ky Komision nuk është as apolitik dhe as i paanshëm. Kështu e kanë katandisur politikanët, të cilët kanë shkelur me këmbë Kushtetutën! Po, po, kryetarët e partive kanë shkelur me të dy këmbët Kushtetutën e Shqipërisë! Dhe shkelësit e Kushtetutës dihet se ku e kanë vendin!

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, KQZ, opinion, politik

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT