MOSKË, 17 mars / Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi sot një dekret që njeh pavarësinë e gadishullit separatist ukrainas të Krimesë, njoftoi Kremlini.
Rusia duke u bazuar në vullnetin e popullit të Krimesë të shprehur gjatë referendumit më 16 mars 2014, vendosi të njohë Republikën e Krimesë si shtet sovran dhe i pavarur ku qyteti i Sevastopolit ka një statut të veçantë, sipas tekstit të dekretit të publikuar nga presidenca ruse.
Dekreti hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të tij.
Krimeja e zaptuar prej më shumë se dy javësh nga trupat ruse, votoi dje masivisht për bashkimin e Rusisë ku referendumi u cilësua i jashtëligjshëm nga Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar.
Parlamenti vendosi sot në unanimitet të kërkojë zyrtarisht integritetin e Krimesë në Federatën e Rusisë