Shkruan Donuen Sharkov/
Perktheu per Diellin Gjon Kadeli/Presidenti i Rusis e krahasoi Leninin me nji Shejt dhe deklaroi se idete komuniste Sovjetike e kane burimin ne Ungjil(Librin e Shejt) Presidenti Putin ishte tuej folun lidhun me nji film dokumentar ne Manastirin Valaam, ne te cilin vihet ne dukje historia e asaj ndertese qe gjindet afer kufinit te Finlandes.
Nji nga pikat kryesore te diskutimit ishte Revolucioni Rus i Tetorit 1917-te, gjate te cilit u ekzekutue familja mbretnore e cila ishte shume besimtare. Kjo gja perfundoi ne formimin e Bashkimit Sovjetik dhe ne nji kapitull te ri te politikes se Kremlinit kunder besimit fetar.
Putini tha se atij i kane pelqye gjithmone idete komuniste, por se ekziston dicka qe ka nji te mete…..
Qe nga ajo kohe, e ne menyre te vecant, mbasi u bane ndryshimet ne Bashkimin Sovjetik, gjate kohes se Gorbacovit me 1990-tat, rrolli i kishes ne shoqnin Ruse, ka qene nji ceshtje qe ka shkatue grindje. Por Putini, i cili shpesh here ka perkrah kishen u tha atyne qe kishin ba filmin se ai nuk beson se idealet e Komunizmit dhe te Krishtenimit jane te paperpuethshme. Putini shtoi “Ndoshta jam tuej thane dicka, qe disa njerezve nuk u pelqen, megjithe kete,une po them ate qe mendoi.”
Putini vazhdoi “E para, besimi ka qene gjithmone pjese e jetes,kjo gja na forcoi kur rrethanat ishin te veshtira per popullin e vendit tone.Gjate shume vjeteve asht luftue feja, jane persekutue kleriket dhe jane shkatrrue kishat.Por ne te njejten kohe Sovietet krijuen nji fe te re.Ne te vertete,ideologjia komuniste asht shume e ngjashme me
ate te Krishtenimit.”
Lenini,nji atizot,i cili perqafoi pikpamjen Marksiste tha se feja ishte”Helm per njerzit.”frymzoi nji fushate se hoveshme per te konfiskue pronat e kishes,nderkohe qe mbasardhesi i tij Stalini me 1931 dha urdhen per shkatrrimin e katedrales ma te madhe te Moskes. Ne trollin e katedrales u planifikue ndertimi i nji pishine publike, me nji shtatore shume te madhe te Leninit prane tij.Tuej qene se gjate asaj kohe mungoshin fondet, projekti u ndertue nga paasardhsi i tij
Hrushovi. Por Putini argumenton se si Krishtenimi edhe komunizmi predikon”liri,vllaznim e barabarsi.”Ai e karakterizoi Kodin Moral te krijuesit te Komunizmit Leninit.si nji broshure qe permban udhzimet parimore per te gjithe antaret e partis domethane, pake a shume si nji pjese permitive e Ungjillit.” Putini thote gjithashtu, se edhe ne menyren e adhurimit(riteve), Lenini dhe bashkpuntoret e tij huazuen disa menyra veprimi nga kisha; megjithse nuk asht e qarte, nese ai mendoi, nese kjo gja ishte e bazueme ne ndergjegjejen e tij, apo ishte nji perpjekje intiutive.
“Putini ia rikujtoi atij qe e mori ne pyetje se Lenini u vorros ne nji Mausoleum.Cfar ndryshimi ka kjo me menyren e vorrimit e Shejtenve, si per Ortodoksit si edhe per te Krishtenet ne Pergjithsi?
Ironikisht, ceshtja e mauseoleumit, asht nji nga arsyet kryesore te grindjes ndermjet Kishes Ortodokse Ruse dhe Partis Komuniste, te cilat kane numrin e dyte ma te madh ne parlament. Zyrtaret e kishes kane kerkue per nji kohe te gjate qe mauseoleumi i Leninit qe asht i vendosun jasht Kremlinit qe nga 1924-ta,tuej thane se kjo gja nuk asht e drejte,kurse komunistet thone se arka e te dekunit asht e vueme nen siperfaqen e tokes, tuej respektue keshtu rregullat fetare te
vorrosjes.
Putini per nji kohe te gjate,nuk ka prenue anime rreth ceshtjes se mausoleumit, por i tha stacionit televiziv Rusia 1 se mausoleumet ishin te ngjashme me ato te Shejtenve,simbas tradites ortodokse.Putini shtoi”Si ka mundesi nji gja e till? Shko te vendi iquejtun Athos e shiko se si jane vorrosun Shejtnit.Atje jane vorrosun gjithashtu Shejtnit Serguisi e Hemani.”Prandej duket se autoritetet e asaj kohe nuk shpiken dicka te re,por vetem simbas ideologjis se tyne,nji gja qe
njerzimi shpiku shume kohe me pare.
SHTESE NGA PERKTHYESI
Me duket se me te vertete, krahasimi qe ban Putini asht i cuditshem.Ka disa kohe qe Putini ka ba vili-vili me autoritet kishtare ruse,sigurisht per arsye politike personale,tuej i afrue ato,dhe tuej nxit nacionalizmin vendas,keshtu qe te kete
perkrahjen e autyoriteteve kishtare,per t’u zgjedhun perseri president dhe per synimet e tij per te krijue perseri ish Perandorine Ruse, sic ishte gjate kohes se Bashkimit Sovjetik.Permysjen e kesaj perandorie ai e ka cilsue,si katastrofen ma te madhe te qindvjetshit njizet.,Pervec kesaj, sic e vejne ne dukje fjalet e Putinit,Lenini, Stalini,Ceduni,Poti, Caucesku e Baca Enver,me kohe mund te shendrrohen ne Shejten edhe pse rregjimet e tyne dhe te disa te tjereve shkatuen vdekjen e njiqind milione njerezve Natyrisht mbrekullina kane ngja edhe ma pare, pradej radhet e Shejtenve mund te shtohen nga te naltpermendunit