• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Krishtlindja në Shqipëri: Krerët e shtetit urojnë besimtarët e krishterë

December 25, 2013 by dgreca

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, lindjen e Jezu Krishtit, shpëtimtarit të botës.Ashtu siç është bërë traditë çdo vit me rastin e kësaj feste, krerët  më të lartë të shtetit kanë  zhvilluar sot vizita në Kishën Katolike dhe atë Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Tiranë, për të përcjellë urimet për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë.

Në fjalën e tij, presidenti Bujar Nishani pasi uroi të gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjes ka theksuar se fjala ringjallje në deklaratën e tij ka qënë një lapsus.

“Uroj shqiptarët për më shumë paqe në shpirtrat tanë, më shumë qetësi në mendje. Në momentet e shkrimit ka pasur një lapsus duke pasur parasysh në terminologjinë e besimtarëve të krishterë është përdorur fjala ringjallje në vend të fjalës ngjallje por në kontekst çdo fjalë  dhe vetë urimi është jo vetëm i sinqertë por edhe mjaft i qartë” ka theksuar Nishani.

I pyetur në lidhje me kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e tij si kryetar I KLD-së Nishani u përgjigj: “Më duhet të informohen sepse nuk e di të ketë një procedurë për të shkarkuar kreun e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.

Ndërsa vizitoi Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Tiranë, kryeministri Rama uroi të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

“Uroj Gëzuar Krishlindjen të gjithve. Është një festë e të gjithve si të gjitha festat e mëdha të besimeve fetare në vendin tonë dhe ndërkohë përfitoj nga rasti që të nënvizoj kënaqësinë se në këtë ditë kur fryma e solidaritetit me më të dobtit, fryma e solidaritetit me ata në nevojë, dhe për të gjithë ata që kërkojnë një rrugë shprese kulmon. Jemi optimist që viti që vjen do të jetë një vit nën këtë frymë dhe nën këtë shenjë” tha Rama.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se në këtë ditë forcohen shpresat për një Shqipëri më të mirë.

“Lindje dhe dritë, rilindin dhe forcohen shpresat tona për një Shqipëri më të mirë, jo vetëm për veten tonë, por edhe për brezat që vijnë. Sot është një ditë që na bën me të bashkuar, më solidarë të punojmë së bashku për një Shqipëri të zhvilluar. Gëzuar” tha Meta.

Ndërsa Kryebashkiaku i kryeqytetit dhe njëherësh edhe kreu i opozitës Lulzim Basha vlerësoi tolerancën fetare në qytetin e Tiranës.

“Urime për çdo vatër shqiptare që të marrë bekimin e Zotit, për të gjithë njerëzit anembanë botës. Dua të shpreh krenarinë që jam kryetar i një bashkie të një qyteti, të një vendi që feston me shpirt tolerance. Gëzuar”, uroi Basha.

Filed Under: Featured Tagged With: besimtaret, kreret e shtetit urojne, Krishtlindja, shqiperi

KRISHTLINDJA… PRAPË NË SHKODER , 24 DHJETOR 1990

December 22, 2013 by dgreca

Foto: Rrëmaji, 24 Dhjetor 1990…(Foto A. Nenshati)/

Nga Fritz RADOVANI/

Rruga per me shkue në Vorrezat e Rrëmajit në Shkoder, mbas dates 4 Nandor të vitit 1990 nuk merrej vesh ma a asht “pjacë shetitje” apo rrugë vorrezash… Vizitorë nga të gjitha anët e vendit drejtimin e kishin nga vorrezat katolike, ata nuk largoheshin pa u ndalue tek Çinarët e Rrëmajit… Edhe muri kufizues nga Zalli i Kirit ishte rrëzue!

Vorrezat vazhdonin deri tek Penda e Kirit, aty ku shenjat e plumbave nder gurë ishin per sa vite mbas 1944, plumba që kishin rrëzue perdhe mija Atdhetarë… Filloi tragjedia e pergjakëshme Shqiptare me 25 Mars 1945, dhe vazhdoi deri në vrasjet mizore të demokratëve Shkodranë me 2 Prillit 1991… E kur, u duheshin shkrepë “gotat” me gjakun e Rinisë Shqiptare, Ramiz Alia i mbushte ato nder piramidat e kufinit…

Me 24 Dhjetor 1990, Naten e Këshndellave drejtë Rrëmajit ishin drejtue prap si me 11 Nandor njerëz nga të kater anët e Shqipnisë. Nuk besoj se mujte kush me tregue se sa mijë vetë mund të ishin atë natë nder Vorre. Vetem ardhja e një Heroi ishte që sillte heshtjen e plotë! Vetem gjurmët e Tij në zhavorin e rrugës mes selvijave ndiheshin kur vinte mes djelmëve trima që e shoqnonin…E kur vazhdonte ecjen burrnore me atë gjoks luani perpara, plasnin duertrokitjet e pershëndetjet pa u kuptue as nga vetë Populli…

Ishte Don Simon Jubani! Kleriku Katolik Shqiptar i Shkodres së Lirë… Bash i asaj Shkoder, që me 11 Nandor 1990, Ai i kishte këputë pergjithmonë vargojt e prangave të robnisë ma të përgjakuna komuniste të anadollakëve terroristë Enver Hoxha e Ramiz Alia, dy nga diktatorët ma barbar që ka provue per 47 vjetë Shkodra e Shqipnia Martire.

Dritat e ndezuna festive nga të kater anët dhe vargjet e tyne të varuna nder të gjitha selvijat, qira e kandila vaji nder të gjitha Vorrezat apo fëtyrat e gzueme dhe të qeshuna të të gjithë të pranishemëve, e banin atë ambjent të bukur, një Natë Feste!

Shumë shumë vite kishte kalue Shkodra pa mujtë me u afrue tek dyertë e Kishës apo, pa ndigjue tingujt e bukur të kumbonëve në mesnatë që lajmonin se ka lé Mesia! Gati ishte harrue kanga tradicionale e Këshndellave: “O e qeta Natë!…” Fëmijët kishte kohë që nuk mendonin me zbukurue Betlemin e vogel që sillte festen në shtëpijat e të gjithë besimtarëve bashkë me buzmin pranë vatres Shkodrane, ku dikur, rreth saj nuk i mungonte as ma fukarasë vargu i fiqëve të thatë, arrat, bukfikja e gota e venës…

Gjithë qyteti i Shkodres dukej si një “Betlem”…dikund, aty brijë Cukalit…

Shkodra e dhunueme në pranga festonte prap Krishtlindjen…

Selvijat e vorreve të zbukurueme me drita ndriçonin rrugen mes tyne, ku grumbuj të rinjshë e pleqësh pothuej kishin harrue se Kryqat perrreth edhe veshtrojnë…e sejcili, pyeste veten: “A thue me të vertetë mori fund terrori komunist edhe në Shqipni?”

O Zot, sa vetë janë nder vorrezat e Shqipnisë, që vdiqën tue pritë këte ditë!

Shikoheshim me sy të perlotun e uronim njenitjetrin… “Per shumë mot!…”

Asht e vertetë që brezi ynë mujti me mbijetue në një nga qendrat ma të egra dhe të pashpresë shpetimi nga kthetrat e diktaturës së mnershme komuniste, po humbjet dhe zhdukjet që nuk mujtën me lanë as gjurmët e veta janë kenë shumë të mëdha.

Humbjen e tregon ma shumë se gjithshka mungesa e theksueme e lirisë fjalës dhe mendimit, dhe kryesisht, tek trashigimtarët e mija e mija të persekutuemëve politik të cilët, nuk kanë mujtë me ruejtë asgja nga kujtimet e paraardhësve të vet. Diktatura tek né ishte e pakrahasueshme me vendet tjera komuniste… Nuk mund të ruhej një foto, një fletore me shenime kujtimesh, dhe as nuk bahet fjalë per dorshkrime librash…

Ajo që e ban Shkodren me mendue ma shumë asht vransina e mbramjes në një kand të largët të malit Taraboshit, që quhet Rumija e Krajës…Aty ku dy rê në darkë, i sjellin Shkoderloces së nesermën shtergaten e rrebeshin që shoqnojnë fortunen…

Qyteti kje i permbytun mbi 47 vjet nen robni e terror…

Janë pikrisht rêtë e zeza shoqnue me rrufé që sivjet u dukën diten e 29 nandorit, nder vorrezat e Deshmorëve të Tiranës,..gati më shkoj goja me thanë Tiranës së “kuqe”!

Fatkeqësi…

***

Don Simon Jubani nuk jeton ma! Kështu, kujtojnë “disa” që nuk perkujtojnë as Veprat e Tija të Mëdha, tue fillue nga Heroizmi e vuejtja në Burgun e Burrelit…

Don Simon Jubani nuk zehet me gojë kur flitet per thyemjen e Perdes së Hekurit në Rrëmaji të Shkodres, me daten 4 e 11 Nandor 1990…

Don Simon Jubani nuk mund të kujtohet vetem se, guxoi me shpreh të Verteten që parashikonte nga larg…se do të ngjasin shumë afer, dhe pikrisht me 29 nandor 2013, diten e vdekjes së Lirisë së Popullit Shqiptar, në vitin fatzi të robnisë sllave të 1944…

Don Simon Jubanit, ashtu si të gjithë Atyne Burra e Gra Shkodrane që dhanë jeten per Liri dhe Demokraci, nuk besoj se i kanë vue as tek dera e Vorrezave të Rrëmajit një pllakë perkujtimore, në shenjë mirnjohje… po, edhe kujtese ndaj vepres së Tij!

Don Simon Jubani solli në Shkoder Lirinë e Fesë!

Kurrë mos harroni, se edhe Gurtë e thëmelit të Asaj Pendë Kirit, janë të zhytun në Gjakun e Martirëve të Shkodres, që dhane jeten per Një Shqipni të Lirë e Demokratike!

E Demokracia, gjithmonë asht fryt i Lirisë dhe i Drejtësisë…

Shkodranë, mos kujtesa sjellë harresen dhe…

Harresa, sjellë edhe “persëritjen” e Historisë…

Jo, Vllazen e Motra Shqiptarë, mbas 47 vjetësh Gjenocid komunist…

Né, nuk e harruem urimin…

Per shumë mot Krishtlindjen!

Melbourne, Dhjetor 2013.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Fritz Radovanai, Krishtlindja, prape ne Shkoder

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT