Axhenda zyrtare e Kryeministrit Haradinaj:Gjatë vizitës kryeministri Ramush Haradinaj do të ketë takime të ndara me presidentin, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrin, Edi Rama dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.Kjo është vizita e parë të cilën kryeministri Ramush Haradinaj e zhvillon jashtë Kosovës, që nga marrja e detyrës./
PRISHTINË, 26 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/ Vizita e parë jashtë Kosovës e kryeministrit Ramush Haradinaj pas zgjedhjes së qeverisë së re në 9 shtator do jetë nesër në Shqipëri, ku do takojë autoritet më të larta.Axhenda e takimeve ende nuk është njoftuar zyrtarisht, ndërkohë që media kosovare paralajmëron vizitën.Edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, vizitën e parë zyrtare e zhvilloi në Shqipëri, në 14 shtator.Gjatë kësaj vizite e takimeve me autoritetet më të larta u bë e ditur se, në 27 nëntor në Korçë do mbahet mbledhja e katërt e përbashkët e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, pas të parës historike në Prizren në 11 janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 mars 2015 dhe të tretës në 3 qershor 2016 në Prishtinë./b.j/