-Sulmi, orkestruar dhe të kryer sot nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje/
-VETVENDOSJA, Perserit aksionin e ngjyrosjes ne oren 17.00/
-VV: Aktivistët kanë hedhur ngjyrë në veturën e kryeministrit Mustafa derisa ai po shkonte në zyrën e tij/ Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 9 Shtator 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, të orkestruar dhe të kryer sot nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.Qeveria e Republikës së Kosovës e gjykon të papranueshme dhe me pasoja të dëmshme për shtetin e Kosovës çdo formë të dhunës të ushtruar mbi institucionet dhe përfaqësuesit legjitim të Republikës së Kosovës dhe fton organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha masat për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.Qeveria e Republikës së Kosovës, mbetet e përkushtuar për debat konstruktiv politik, brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, me të gjithë përfaqësuesit politikë dhe të shoqërisë civile, dhe siguron qytetarët e Kosovës se ngjarjet e tilla nuk do të mund të na ndalin në misionin tonë për zhvillim ekonomik, shtet ligjor dhe integrime euroatlantike, thekson komunikata e dërguar nga Kryeministria kosovare.
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur ngjyrë në veturën e kryeministrit Isa Mustafa derisa ai po shkonte në mëngjes në zyrën e tij në kryeministri, sot, kur edhe mbahet mbledhje e qeverisë së Kosovës.
“Ne duam t’ia kujtojmë Mustafës se nuk mund ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës përmes krijimit të ‘Zajednicës’. Nëse ai insiston në këtë, ne do ta defunksionalizojmë Qeverinë e tij”, thuhet në njoftimin e subjektit më të madh opozitar kosovar.
Lëvizja Vetëvendosje shprehet me fjalën serbe “Zajednica” që në shqip do thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë-Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ky është rasti dytë, i njofuar, pas të parit të gjuajtjes me vezë drejt veturës së kryeministrit kosovar. Në mbrëmjen e 28 gushtit, “gjatë realizimit të lëvizjes në eskortë, afër komunës së Prishtinës vetura e kryeministrit të Republikës së Kosovës është gjuajtur me vezë nga disa persona”, bënte të ditur Policia. “Më paskan gjuajtur me vezë njerëzit që marrin rrogë te Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu”, shkruante Mustafa në ‘facebook’, ku emrat që i përmendëte janë të kryetarit e nënkryetarit të komunës së Prishtinës që udhëheqet nga Lëvizja Vetëvendosje.Ndërkohë që VV zhvillon “aksione simbolike”, sipas shtypit kosovar, “opozita koordinohet për protesta”.
***