• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VIZITE TEK ZOTI AGIM KARAGJOZI

March 19, 2018 by dgreca

Kryetari i Vatres z. Dritan Mishto vizitoi Presidentin e Nderit te Vatrs, z. Agim Karagjozi/

1 Karagjozi

Kryetari i Federatës Panshqiptare Vatra Dritan Mishto,i shoqëruar nga zv/kryetari Agim Rexhaj dhe anetari  i Kryesisë, arkëtar i Vatrës, Marjan Cubi, vizituan ish kryetarin e Vatrës, President Nderi I saj, z. Agim Karagjozi, i cili gjendet në rehabilitim mjekësor.

Gjatë takimit përfaqësuesit e Vatrës shprehën gëzimin që z.Agim Karagjozi vazhdonte të ishte mirë dhe në përmirësim shëndetsor. Ata biseduan përzemërsisht rreth aktivitetit të sotëm të Vatrës dhe ndër vite, duke rikujtuar edhe respektin e madh që figura të kombit si Presidenti Rugova, etj kishin dhe kanë për z.Agim Karagjozi.

I pranishëm në takim, z.Zydi Karagjozi, i cili është anëtar i Këshillit Drejtues të Vatrës, falenderoi vizitorët për respektin dhe interesimin e treguar vazhdimisht për ish Kryetarin e Vatrës , për dy dekada, z.Agim Karagjozi.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Agim Karagjozin, Kryetari Mishto, vizite

VATRA, KONKURS NDЁRKOMBTAR PЁR ÇMIMIN”GJON MILI”

March 7, 2018 by dgreca

1 dritani Fadili

KRYETARI I VATRES U TAKUA ME MJESHTRIN E FOTAGRISE, ARTISTIN FADIL BERISHA/

1 Fadil Berisha Dritani.JPG

Sё shpejti Vatra do tё shpallё  Konkursin Ndёrkombtar tё Fotografisё pёr Çmimin Gjon Mili me artistёt fotografё shqiptarё nё mbarё botёn.Ishte kjo arsyeja qё Kryetari i Federatёs Panshqiptare Vatra Dritan Mishto, i shoqёruar nga  Artistja e Mirёnjohur Angjelina Nika, Mjeshtre e Madhe, zhvilluan njё takim me fotografin mё tё njohur tё botёs shqiptare Fadil Berisha, i njohur si ambasadori i Bukurisё Shqiptare nё Botё. Tema e bisedёs ishte organizimi nga Federata Vatra i Konkursit Ndёrkombёtar tё Fotografisё pёr Çmimin “Gjon Mili”.Fadil Berisha shprehu respektin e tij tё madh pёr punёn e Federatёs Panshqiptare Vatra dhe veçanёrisht pёr prurjen sё fundi tё ideve dhe projekteve  tё reja shumё ambicioze. Ai vlerёsoi si shumё tё vlefshёm organizimin e Konkursit Ndёrkombёtar tё Fotografisё pёr Çmimin Gjon Mili, konfirmoi mbёshtetjen dhe shprehu bindjen pёr suksesin e tij.

Sё shpejti Federata Panshqiptare Vatra do tё shpallё konkusin dhe detajet pёr tё interesuarit.

Gazeta Dielli, qё nga viti 2010 ka sjellё dёshmi tё shumta tё kontributit tё Gjon Milit nё Vatёr,ka sjellё artin e  tij tё fuqishёm, ka sjellё pjesё tё jetёs sё tij si artist.  Gjon Mili ishte anёtar i Vatrёs qё prej viteve 1925, arkёtar i saj pёr vitet 1927-1928, veprimtar i komunitetit shqiptar pёrmes Vatrёs,  dhe fotografi i parё nё historinё e fotografisё qё aplikoi flashin elektronik dhe dritёn stroboskopike.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Cmimi Gjon Mili, Fadil Berisha, Kryetari Mishto, takim

KRYETARI I VATRES, DARKE PUNE ME IPESHKVIN E MIRDITES IMZOT GJERGJ META

January 19, 2018 by dgreca

1 Dritani Gjergj Meta.JPG

Kryetari I Federates Panshqiptare Vatra z. Dritan Mishto zhvilloi nje darke private pune me Ipevshkin e Mirdites Imzot Gjergj Meta.

Ne emer te Federates Vatra, Kryetari Mishto uroi perzemersisht Imzot Meten per detyren e tij te re ne krye te Dioqezes se Mirdites, njekohesisht vleresoi edhe kontributin e tij te vazhdueshem ne shtypin shqiptar

Gjate darkes bashkebiseduesit u ndalen gjate ne krizen e shoqerise shqiptare, problemet e thella sociale dhe mungesen e shpreses per te ardhmen.

Imzot Meta vleresoi ndryshimet pozitiv te Federates Panshqiptare Vatra nen drejtimin e Z. Mishto dhe shprehu besimin e plote se transformimi pozitiv i organizates me te vjeter dhe me te madhe te shqiptareve do te jete hap vendimtar ne permbushjen e objektivave qe shtron e ardhmja.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Imzot Gjergj Meta, Kryetari Mishto, takim

KRYEMADHI E PËRFUNDOI VIZITËN NË SHBA ME TAKIMIN NË VATËR

December 12, 2017 by dgreca

1 Dera1 D e Marjan1 dritani monika Ule2 Ibrahim ok1 Tav e nderit ok1 takimi

Me kërkesën e saj, zonja Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së z. Petrit Vasili, ka vizituar Selinë e Vatrës të Hënën me 11 Dhjetor 2017.  Zonjës Kryemadhi ia ka uruar mirëseardhjen Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto.Në fjalën e mirëseardhjes, ndër të tjera z. Mishto tha se: Është kënaqësi që presim këtu në Vatër kryetaren e LSI-së, deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, zonjën Monika Kryemadhi dhe deputetin, njëkohësisht Kryetarin e grupit parlamentar dhe nënkryetarin e kësaj Partie z. Petrit Vasili. Vizita e tyre tregon respektin,që klasa politike shpreh ndaj Vatrës. Ne jemi të hapur dhe ju presim në kuadër të detyrimeve që ka Vatra për zhvillimet në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, kudo, u tha z. Mishto mysafirëve. Ne, shtoi z. Mishto, jemi të pakënaqur me gjendjen e  Shqipërisë dhe sjelljen e shtetit ndaj qytetarëve, pavarësisht emrave që kanë ata që e drejtojnë shtetin, apo partive që qeverisin. Vatra shpreh mospajtimin e saj me qeverinë që e ka kthyer vendin në varfëri ekstreme, në qendër prodhimi dhe trafikimi të drogës,përfshi policinë e shtetit dhe ministrin e kabinetit qeveritar, dhe shqetësimin tonë e kemi prezantuar në vendin dhe kohën e duhur, dhe kështu do të bëjmë edhe në të ardhmen.

Z.Mishto ka spjeguar edhe për qëndrimin që mbajti Vatra ndaj të ashtuquajturit Samit të Diasporës, organizuar nga qeveria. Samiti nuk ishte gjë tjetër veçse një takim-fasadë, që Kryeministri u përpoq që ta përdorte për të përmirësuar imazhin e keqqeverisjes së tij.

Më pas z. Mishto ka prezantuar zhvillimet në Vatër, afrimin e intelektualëve dhe brezit të ri në Vatër, dhe rivitalizimin e Federatës që synon të shtrihet në të gjitha e shtetet e Amerikës dhe Kanada, duke synuar në të ardhmen edhe Europën.

Zonja Kryemadhi ka falenderuar Kryetarin e Vatrës për pritjen dhe informoi për takimet që ajo kishte bërë një ditë më parë në Famullinë e Kishës Zoja e Shkodrës, ku mori pjesë në meshën e së dielës dhe u takua me bashkatdhetarë në Qendrën Kulturore Nëna Terezë. Po ashtu ajo kaloi një drekë pune me Këshilltarin e Nju Jork-ut, z. Mark Gjonaj.

Synimi kësaj vizite në SHBA, tha zonja Kryemadhi, është e dyfishtë; së pari të kërkoj prej shtetit dhe politikës amerikane që të jenë më prezent dhe ta ndihmojnë Shqipërinë për të kapërcyer gjendjen e vështirë ku ndodhet; kërkova prezencë të investimeve të munguara amerikane, dhe së dyti, erdha të takohem me diasporën shqiptare dhe të kërkoj prej saj që të bëhet faktor në zhvillimet në vendlindje. Në Shqipëri duhet pranuar fakti se prezenca amerikane në ekonominë shqiptare është e papërfillshme, edhe tri kompanitë e fundit janë larguar.Po ashtu inekzistente është edhe kontributi i biznesmenëve shqiptaro-amerikanë.Në këto kushte, ajo bëri thirrje përmes Vatrës, që diaspora të bëhet diktuse ndaj qeverisë dhe klasës politike. Ndoshta ka ardhë koha, sygjeroi ajo, që Vatra ta ketë një qendër të sajën në Tiranë.

Më pas ajo ka denocuar krimin qeverisës, përfshirjene  ministrit Tahiri, dhe forcave policore në trafikun e drogës, denoncoi gjendjen e tejskajshme të varfërisë, rritjen e borxhit, nivelin e ulët të edukimit shkollor, gjendjen skandaloze të shëndetësisë, dhe braktisjen e vendit, veçanërisht nga inteligjenca dhe të rinjët. Ajo i bëri skaner keqeverisjes socialiste dhe është ndalë gjatë edhe në Reformën e Drejtësisë, të cilën Rama po përpiqet që ta shfrytëzojë për ta kapur, siç po bën me prokurorin e përgjithshëm.

Gjatë takimit Znj. Kryemadhi vlerësoi shumë pozitive çdo përpjekje që shqiptarët bëjnë për të kompaktësuar gjithmonë e më shumë komunitetin dhe mbajtjen gjallë të vlerave kombëtare shqiptare në një vend të madh si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kryetarja e LSI theksoi se sa më i fortë , sa më i stabilizuar e sa më mirë të eci shteti mëmë, kjo është një mbështetje për emigracionin dhe diasporen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ajo premtoi se kontaktet do të jenë të vazhdueshme dhe shprehu gatishmërinë për të diskutuar dhe me kualitetet intelektuale qe Vatra ka, edhe për cështje që kanë të bëjnë me zhvillimin sa më të mirë të marrëdhënieve të Shqipërisë mëmë e Diasporës.

Zonja Kryemadhi, ishte në një mendje me Kryetarin Mishto, për “kapjen” që përpiqet qeveria t’i bëjë diasporës përmes Samitit-fasadë.

Në takim ka folë edhe z. Petrit Vasili, i cili parashtroi idetë e partisë, ku është nëkryetar dhe platformën e saj për të nxjerrë vendin nga kriza.Ai u ndal gjatë në Reformën e Drejtësisë dhe spjegojë se pse LSI e ka mbështetur që në fillim, por denocoi kursin e qeverisë për ta shfrytëzuar atë për kapje të Drejtësisë. Ai u ndal gjatë edhe në degradimin e shërbimit mjeksor.

Gjatë takimit pati debate, pyetje, diskutime, ku u përfshinë: Zef Balaj, anëtar i kryesisë, Bashkim Musabelliu,Kujtim Porja, Gjergj P. Balaj, Frederik Ndoci etj.

Pyetje u bënë në drejtim të LSI-së për përgjegjësinë që ka kjo forcë politike në gjendjen e vendin duek qenë se ka qenë bashkëqeverisëse me qeverinë e sotme, sa e sinqertë është me aletët e vet në opozitë etj.

Kjo nuk është hera e parë qe deputetë të kësaj force politike vizitojnë Vatrën. Edhe para 2 vitesh një grup deputetesh femra, ku merrte pjesë dhe deputetja më e re e Parlamentit të asaj kohe Silvia Caka.

Në fund zonja Kryemadhi dha një intervistë të shkurtër për Televizionin Kultura Shqiptare(Albanian Culture TV).

***

Gjatë vizitës së saj në SHBA, zonja Kryemadhi dhe z. Petrit Vasili u pritën në takime në Departamentin e Shtetit, Byroja për Zbatimin e Ligjit dhe Luftën kundër Narkotivëve(INL)(7 dhjetor). Në takimin me Zv. Drejtorin për Europën dhe Euro-Azinë Don Stolworthy dhe Zyrtaren për Çështjet Ndërkombëtare Stepahnie Larsen, trafiku i drogës ishte problemi kyç i cili u diskutua gjerësisht pasi është një çështje kritike për Shqipërinë. U diskutua gjithashtu edhe qëndrimi refraktar i mazhorancës për çështjen Tahiri si dhe sasitë e mëdha të drogës të cilat po kapen në vazhdimësi, veçanërisht nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia. Kryemadhi u shprehu autoriteteve Amerikane mbështetjen e plotë te LSI-së për reformën në drejtesi, por ajo nënvizoi domosdoshmërinë që kjo reformë të zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe paketën e ligjeve të miratuara si dhe ngriti shqetësimin për përpjekjet e mazhorancës për të devijuar reformën, për te mos respektuar kushtetutën e reformuar dhe ligjet dhe veprimet për të kapur drejtësinë.

Me 8 dhjetor delegacioni i LSI-së u prit nga miku i shqiptarëve Kongresiti Eliot Engel. Takimi u fokusua ne zhvillimet me te fundit politike ne Shqiperi. Kryemadhi pasi falenderoj Z.Engel per mikpritjen e ngrohte, vleresoi rolin dhe kontributin e tij te vazhdueshem per Shqiperine dhe shqiptaret, per zhvillimin dhe integrimin Euro-Atlantik te Shqiperise, si dhe per forcimin e shtetit ligjor dhe demokracine ne vend. Kryemadhi duke u ndalur tek marredhenjet mes dy vendeve, theksoi se SH.B.A ka dhene nder vite nje ndihme te jashtezakoshme historike  per Shqiperine qe ajo te kaperceje me sukses sfidat e medha me te cilat eshte perballur dhe te hedh hapa te sigurte drejt zhvillimit.

Gjatë vizitës të saj në Washington Znj. Kryemadhi,zhvilloi takime edhe në Departamentin Amerikan të Tregëtisë, ku në Byronë e Industrisë dhe Sigurisë, zhilloi një takim me Ndihmës Sekretarin e Tregëtisë për Menaxhimin e Eksportit Z. Richard Ashooh.

Ndihmës Sekretari Ashooh shprehu kënaqësinë e veçantë që për herë të parë zhvillohej nje takim i tillë si dhe konfirmoi gadishmërinë e plotë për të mbështetur Shqipërinë në çështjet e sigurisë industriale dhe të eksporteve të teknologjisë.

Gjithashtu, Ndihmës Seketari Ashooh shprehu interesin për të asistuar Shqipërinë gjerësisht në hartimin e legjislacionit, akteve rregullatore dhe metodave të monitorimit, dhe partneritetit reciprok për çështje që lidhen me industrinë dhe sigurinë industriale. Znj. Kryemadhi konfirmoi predispozicionin maksimal të Lëvizjes Socialiste për Integrim që ajo të jetë mbështetëse por edhe promovuese e hartimit të legjislacionit në këtë fushë kaq të rëndësishme. Ajo siguroi se me tu përgatitur një legjislacion i tillë do të komunikojë me të gjithë aktorët e tjerë politikënë Shqipëri që kjo paketë legjislative e nevojshme për zhvillimin e vendit në tërësi por dhe sigurinë kombëtare në veçanti, të miratohet në një kohë sa më te shpejtë dhe Shqipëra të ketë standardet më të larta ndërkombëtare bashkëkohore në këtë fushë.
Zonja Kryemadhi u intervistua edhe nga Zëri i Amerikës gjatë qëndrimit të saj në Washington. Për kreun e LSI-së çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen me tryeza politike ashtu siç bën thirrje kryeministri Edi Rama, por në Kuvend. Sipas kryetares së LSI-së kryeprokurori i përkohshëm zgjidhet ashtu siç e përcakton kushtetuta dhe jo me një votim të thjeshtë, ashtu siç e përcakton kushtetuta dhe jo me një votim të thjeshtë, ashtu siç pretendon maxhoranca.“Zgjidhja e çështjes është ndër më të rëndësishmet, pse në ditën e fundit duhet ta diskutojmë. Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament, jo me allishverishe politike. Duhet të ulemi në institucionet parlamentare.Ne na kanë kaluar të gjitha afatet, duhet të ishin ngritur KED, KLP dhe të gjitha të tjerat. Nuk mund të përdorim dy standarde. EURALIUS dhe OPDAT të na thonë ku është shkruar në kushtetutë se Kryeprokurori mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë’ Ne nuk e kemi të shkruar në Kushtetutë që kryeprokurori të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Ne duhet t’i mësojmë vetëm një standard dhe jo dy standarde. Rama kërcënoi hapur SHBA dhe BE kur tha se ne kemi edhe opsione të tjera siç janë Kina dhe Rusia” – tha Kryemadhi.(DIELLI)

Filed Under: Featured Tagged With: Kryetari Mishto, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Vizite en Vater

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT