FASLLI HALITI/
KTHIMI I SKËNDERBEUT NË KRUJË
Ra perëndimi/
me hënë e re/
Si flamur otoman,/
Kur Skënderbeu rrufe/
Mbi, dherat e tia u çfaq./
U ndezën yjet e shuar/
Në qiellin e zi shqiptar/
Dhe Krujës i mbinë në gjoks/
Si qindra dhe mija lulkuqe,/
Qindra dhe mija pishtarë./
Pastaj një mëngjes i qashtër agoi,
U ngrit një shqiponjë nga shkrepat,
Pezull mbi qiellin e purpurt qëndroi.
Ishte mëngjesi
I parë,
Si flamur i kuq shqiptar.
***
LEVETËS
«Ushtarit që shpëtoi Skënderbenë»
Kruja ishte kryekështjella
Që s’duhej ta humbiste Arbëria,
Skënderbeu ishte
Kryetulla
Që s’duhej ta humbiste Shqipëria.
Unë vetë sa të falënderoj,
Nuk të përjetësoj dot,
Ty Levetë
S’e kam këtë mundësi
Por duke shpëtuar Gjergjin
Ti e përjetësove vetë veten nëpërjetësi!(1984, «Zëri i Rinisë»)