• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Botimi i kutjimeve te ISMAIL QEMALIT NE vitin 1968 ne KANADA

November 28, 2013 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*

1.

Teki Gjonzeneli nga Tragjasi i Vlorës me banim në Kenosha SH.B.A. Ish i persekutuar i regjimit. Dhëndër i familjes Agaj,më dhuroi një vit më parë një ndër botimet e rralla. Botimi “Kujtimet e Ismail Qemalit” është një ndër 1000copët   në gjuhën  shqipe të publikuara për herë të parë në Toronto,Kanada. Brenda këtyre kontureve, d.m.thbrenda faqes së parë të këtij botimi gjejmë emrin e përkthyesit nga anglishtja  Reshad Agaj.Faqja e dytë shfaq këto të dhëna: The Memoirs of  Ismail Kemal Bey  që d.m.th kujtimet e Ismail Qemalit si dhe editorin  që në këtë rast është  Edited by SOMMERVILLE STORY ëith a preface by WILLIAM MORTON FULLERTON Copyrights by Constable Publishers London. Permission granted for publication in the Albanian Language Jan. 9th, HARMONY PRINTING LIMITED TORONTO, CANADA

2.

Përkthyesi R.Agaj shkruan këtë dedikim:u kushtohet dëshmoreve te atdheut dëshmoreve te flamurit a tyre që ranë ne çdo vent dhe në çdo kohe për Shqipërinë e lirë e të pa varur për flamurin e shenjte te Scanderbe Kastriotit dhe te Ismail Qemalit.

3.

Një fillesë e çuditshme: dy poezi në faqen 5. Fryte dritë e Shqipërisë,/ nga qytet i erret,/Ti veç dermën tindhelpërisë/ E të gëzoç na të mjerët./ Ti që kur dole në jetë/, Që  kur bëri nëna djalë,/ Kokën e mbajte përpietë/Edhe shpirtin zjarr e valë.

(Nga  “Kalendari Kombiar” i vitit 1900) (Kushtuar Ismail Qemalit nga Poeti i ri i asaj kohe Duçe J. Baba)

Poezia e dytë që është renditur pas kësaj  i përket lirik Poradeci(“Bjene Telat” — Rapsodi nga poeti Lasgush Poradeci).

Bjenë Telat ven e vinë, Po na tundin Shqipërinë/, Toskerin, Gegërinë/, Me çdo vend me çdo krahine:/ Që në Shkodër në Janinë/, Që në Vlor’ e në Prishtinë:/ Opopo ç’’fitoj Lirinë ! Opopo ç’u ngrit rrëmeti!/ Seç u tunt si vale deti:/ Posi  det që  vjen me valë/, Po vjen rëndë e me ngadalë/, E po ndjek Smail Qemale:/ Smail-burri i shpje në Vlorë/ Me Flamur të kuq në  dorë/, Me Flamurin e Lirisë/, Mu ndë thelp të Shqipërisë/! Shqipëri moj Shqipëri/! Hidhe lark atë shami/ Që të treti në  të zi /Në vajtim e robëri!

4.

Faqja 7 :Udhëtimi i Ismail Qemalit në Siqeli:

Pietro Scaglione që përshkruan këtë udhëtim historik te Ismail Qemalit na bën një shërbim të shquar. Ne të shohim me habi dhe me dridhje te forta shpirti se vëllezërit e gjakut tone e pritnë Atin e Kombit të udhëhequr si të thuash nga një fuqi profetike se Ay një dite do t’a nxirrte Atdheun në dritë. Kjo çerdhe e mrekulluarshme e arbëresheve na del para syve në atë kohe të largët të 1903 si një qendër ku valojnë këngët e bukura të Arbëris me bandën në krye dhe ku Shoqëria Kombëtare Shqiptare cvillon aktivitetin e vet për çlirim te Atdheut. Shume interesante të  vrehet se si, qysh në atë kohë  Ismail Qemali sheh rrezikun e Shqipërisë nga Rusija dhe kërkon t’i hapë sytë dhe Italisëvetë duke dashur që  të  kuptojnë se fati ynë dhe i atyre vetë është i njëjtë andaj duhet të ndihmojmë njëri tjetrin . . .

Po kush ish ky Pietro Scaglione dhe c’ka bërë? Qe një shqiptar i flaktë nga arbëreshet e Siqelisë i cili lindi ne Plana dhe sosi ditët e  tij në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Nuk dihet as data e lindjes as ajo e vdekjes. Ka qenë shumë  i varfër dhe vetë mësoj si autodidakt i shtyre me tepër që t’i shërbej idealit tij që aqë me buçitje valonte në zemër. Në Shtetet e bashkuar nxori për disa kohe një gazete me emrin “Afrimi” dhe në 1929 e ndryshoj në “Albania”. Gjithë jetën rrojti i varfër se gjithë  c’kish i prishte për botime.

Vëllimi nga është nxjerre përshkrimi i udhëtimit të  Ismail Qemalit në Siqeli quhet “Historia e Shqiptareve te Italisë” dhe mban gjithashtu një perhyrje nga Lumo Skendua (Midhat Frasheri) i cili në atë kohe ndodhej ne Barcelone (8 Prill 1921). Qofte perhyrja e Midhat Frasherit qoftë parethenja e Prof. Josef Kadikame lavdërojnë veprën e këtij arbreshit te flakte Petro Scagliones. Në perhyrjen e Midhat Frasherit lexojmë midis te tjerave: “Kam dëgjuar se arbreshet, pasi dalin nga kisha, burra, gra dhe fëmijë, kthehen nga dielli — drejt asaj pike ku në  kujtim të tyre janë varret e stërgjysheve — bien në  gjunjë dhe këndojnë një kantike patriotike. Nuk e di në jetën t’ime gjë me të  mallëngjyeshme dhe me poetikërisht sentimentale se këto lutje, që lutje ,është  dhe një hov, një klithje e zemrës drejt një vendi prej të  atit fati i verbër i ka ç’këputur po që  gjaku nuk i le t’a harrojnë.

5.

Reshat Agaj  me punën e tij ka derdhur me një kosto jo të vogël: qindra vargje,mijëra fjalë, që janë produkt i këtij deti shpirti të pafund njëkohësisht të paanë,rrëfen kohën dhe si i përktheu kujtimet e Ismail beut.Mirëpo  ky rrëfim nuk vjen në këtë botim  të vitit 1968 botimi i Kanadas,por gjëndet në librin  me kujtime të Reshat Agaj „Vëllai ipengut“.Kapitulli:Aksident në rrugë, përkthej kujtimet e Ismail Qemalit.Përshkrimi i R.Agaj është ky:“Një ditë nëntori te’ vitit 1965, kur isha duke shkuar në punë  në Dominion Citrus, duke kaluar rrugën, një autobus më ra pas krahëve dhe më hodhi përdhe me rrëmbim. Qe një aksident i papritur, më shumë’ nga pakujdesia e shoferit të autobusit, se sa nga pakujdesia ime. Ndeshja u bë anash, se, po të më kishte rënë përpara, do më kishte shtypur në vend. Kur rashë, i goditur nga pas, instiktivisht, Zoti më mësoi të vë dorën time në balle dhe duke rënë  përtokë në xhade, dora ime e majtë iu bë mbrojtje kokës, që u përplas mbi të në tokë. Qe një tronditje e madhe, po nuk pësova asnjë dem, qoftë në kockë, qoftë në ndonjë anë tjetër të trupit. Po nga rënia me fuqi, u trondita shume sa hë për hë m’u muarën mendtë dhe pejzat e dorës në të mbërthyer, aty ku ngjitet krahu me shpatullën, u shembën. Kisha dhimbje shumë të forta e s’mund ta lëvizja dorën fare. Doktori me tha se këto dhimbje vijnë nga këputja e disa pejzave, që kanë lidhje me krahun e shpatullën e kështu shkaktojnë shumë dhimbje, të cilat do t’i kisha për shumë kohe. Doktori më dha leje të gjatë dhe më rekomandoi kura elektrike të krahut dhe ilaçe kundër dhimbjes. Meqenëse dorën fillova ta lëvizja pake dhe pas dy javëve nuk me dhimbte si me parë, mendova të përktheja kujtimet e Ismail Qemal Vlorës, që kisha lexuar më parë dhe ndodheshin në bibliotekën e Torontos. Fillova nga përkthimi, duke mos patur dhe aq besim në veten time, nëse do ia dilja mbanë punës, ashtu si duhej. Faqet e para të përkthimit ua lexova për mendim dhe këshilla dy shokëve të mi, Viktor Emanolit dhe Zija Boricit, të vetmit që kisha e që mund të më jepnin një gjykim mbi punën time. Me entuziazmin e tyre, ata më ngrohën dhe mund të them se përfundimisht më nxiten t’i futesha me vendosmëri kësaj pune. Kështu iu vura punës, se kohë kisha plot dhe brenda katër muajve e mbarova përkthimin e tërë kësaj vepre. Më duhet të shtoj se tërë shpenzimet e botimit u vunë nga Nysret Bejkomalaj, i cili më tha të nisja botimin se harxhet do t’i kisha nga ai. Nysreti mori tërë paratë që mblodhëm nga shitja e mese dyqind copëve dhe te tjerat që ai ka shitur me vone. Ato cope libra që mbeten, gati 750-800, ia nisa Nysretit ne Ottava, që t’i mbante atje, në rast se do të shiteshin me vonë, ose në qoftëse do të hapen Shqipëria e Kosova a kushedi ndonjë rast tjetër. Librat janë atje edhe sot. Nga falënderimet që pata me rastin e punës time letrare, e para në jetë, ishte kënaqësia që  më dha recensioni i të ndjerit Prof. Nexhat Peshkëpia në gazetën e Komitetit “Shqipëria e Lire”, i cili midis të tjerave shkroi: ” Bravo! T ë lumtë Reshat! Puna jote është e bekuar”. Në një letër tjetër, qe mora nga Mbreti Leka i pare nga Spanja, midis të tjerave, ai me shkruante: ” Me punën dhe me mundimin tënd na ke zbardhur faqen dhe na ke nderuar përpara te huajve”. Si duket atyre te Ministrisë se Jashtme në Londër u kishte ardhur shumë mirë, se Ismail Beu kishte qenë miku i tyre i ngushtë dhe kujtimet e tij na mbeten neve vetëm në sajë të interesimit të veçantë të anglezëve e veçanërisht të Ëilliam Morton Fullerton, një amerikan dhe nga anglezi Sommerville Story, që shkroi e redaktoi kujtimet në anglisht dhe bëri punën më të madhe.

6.

Në parathënien e botimit William Morton FULLERTON thotë kështu po sjellim vec një faqe :Duke paraqitur “Kujtimet” e Ismail Kemal Beut me ane te kësaj hyrjes t’ime dhe me ane te pake shënimeve te pa nevojshme, por le të shpresojmë jo absolutisht të pa vlerë, unë nuk bëj gjë tjetër veçse mbaj një premtim solemn që i bëra gatë muajve që në kaluam së bashku në Paris në 1917 dhe 1918. Qe natyrisht një gjë e thjeshtë  për Ismail Kemal Bejne që të më kërkonte mua një premtim të tillë. Në të vërtetën ky libër kujtimesh nuk do qe shkruar fare po të mos kish qenë këmbëngulja ime e pa prerë. Për më tepër shumë i zënë drejt për drejt me punët e luftës dhe cvillimin e saj që t’i ofrojshe mikut t’im bashkëpunimin e përhershme që kërkonte dhe që  në fakt kishte nevojë- unë prapë  së  prapë qeshë në gjendje që t’i jepsha ndihmën e domosdoshme që rasa lypte. Këto “Kujtime” në fakt janë edituar nga Sommerville Story dhe është detyra e të dy palëve që  të  mos lënë asnjë dyshim se çdo të  thotë në  ketë rasë “Botimi” në  fjalë. Dalja e këtij libri në dritë  qe një pune e vështirë. Gjatë  prodhimit të  kësaj lande Ismail Kemal Beut i ranë mi shpatulla halle personale shpesh here të renda dhe halle të  tjera më të  rënda në lidhje me problemet patriotike të lidhur me të  ardhmen e Atdheut Shqiptar. Ay nuk i dha, dhe pa dyshim nuk mundte t’i dedikonte kësaj pune, tërë kohën e tij. Gëzimet dhe enthusiazmi që nuk i kish të përhershme, mungesat e tij plot ankth për punë të  tjera më të rëndësishme, edhe methodat e tij që nuk qenë  të  vazhdueshme kur i binte rasa të rikthehesh në detyrën e mbledhjes së këtyre kujtimeve, e bë ri punën e redaktimit një barrë  shumë  të rëndë, për suksesin e veprës të  cilën Z. Story e kish marrë përsipër. Me gjithë këtë pa ndihmën e veçante qe Z. Story dha pre ketë vepre këto kujtime kurrë nuk do të kishin dalë  në  dritë.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Kujtimet e Ismail Qemalit, Reshat Agaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT