Ne Foto: Isa Elez Ndreut ,7 Mars 1919-9 Prill 2005/
Nga Loro STAJKA/ VA-USA/
Isa Elez Ndreu lindi ne katundin Sllove te rrethit te Peshkopise me 7 mars 1919.Shkollen fillore e kreu ne Kastriot(Kader)dhe ato te mesmet i nisi ne Liceun e Korces, i vazhdoi ne Normalen e Elbasanit dhe i kreu ne Firenze (Itali) prane Institutit Manzoni.Me 1950 u regjistrue ne degen e Drejtesise, prane Universitetit te Firences, njekohesisht u muer me fabrikimin e bijouteries,te cilen Z,Ndreu dijti t’a zhvilloje dhe ta shfrytezoje me mjetet ma moderne ket dege me randesi te industrise aq sa prodhimet e tij qeene te njoftuna ne kater anet e botes,per punimin,estetiken dhe cmimin e tyne kundra cdo konkurruesi.
Mbasi ky shkrim asht perkujtimor, do te kufizohem vetem ne veprimtarine e tije ma kryesore,nepermjet te ciles do te perpiqem me dhane nji pershkrim te shkurte per figuren e ketij Shqiptarit te Madh.Me te ndjerin Isa me njoftoj Zotni Lec Shllaku me te cillin u njofta ne NewYork.Ne ate kohe, 1962 kryesoja Organizaten Bashkimi Shqiptar ne Megrim. Zotni Shllaku perfaqesonte Partin Katundare qe e kryesonte Zotni Isa Ndreu. Me zotni Shllakun formuem nji miqesi mbasi e mori vesht se une ishem personi qe kishem marre me vehte, naten kur ika per ne Jugosllavi axhen e tij Don Zef Shllakun qe ishte famullitari I katundit tim Shiroke. Me ndermjetesin e zotni Shllakut, filova nji shkembim letrash me Zotni Isan, ne te cilat shkembyem edhe mendimet.Kuptuem dhe e pame te arsyeshme se pa nji bashkim nuk mund luftojshim regjimin diktatorial qe po randonte ne vendin tone.Zotni Ndreu I bani thirrje Zotni Ndue Pjeter Gjomarkut qe atehere udhehiqte Grupin Heroizma Shqiptare qe te bashim nji bashkim, tri palet,Partija Katunmdare,Bashkimi Shqiptar ne mergim dhe Heroizma Shqiptare.Pra me inisjativen e tije u formue Tripalshi dhe Zotni Isaja u emnue kryetar I ketij grupi formue nga triparti.
Zotni Isa E. Ndreu, tuj ndjekun traditat patriotike te familjes se tij, dhe tuj ken dashamire I kultures perballoi shpenzimet per botimin e revistes Koha e Jone me qellim qe te vehen ne dukje traditat e bukura shqiptare ne boten e lire.Ai here mbas here perkrahi dhe ndihmoj botime te tjera te mergates. Me te ndjerin Isa u pash per te paren here ne Madrid, ne mbledhjen e eksponentave politik te mergates thirrun prej Ministrit te Oborrit Z.Kolonek Hysen Selmanit per nji shkembim mendimesh rreth nji bashkpunimi politik qe u majt me 30 Qershuer deri me 4 Korrik.1972
Megjithse me korrespondence ishim njofte shume mire,ky rast me dha mundesin qe te shof edhe perseafermi shpirtin dhe burrnine e tij.ne te pash se asht nji person qe mund I besohet,pra besnik,ne zemren e tije ishte nji deshire I madhe per te pam nji Shqipni te lire.Ai kerkonte shume mateper prej vedit se prej te tjerve. Ishte I drejt,por edhe I vendosun se kishte kurajon civile me I thane te bardhes e bardh e te zezes e zeze , dhe kishte neveri nga fjalet shurdhuese . Per bujari shumica e kohtarve te tij e dijn se ai nuk u kursye per nevojtaret as per shoqni aqe ma pak per qeshtje kombtare.Keto veti i kishte fitue nga jeta familjare patriarkale e vecanarisht prej prindve te tij qe asht njoft dera e madhe e patriotizmit Shqiptar Shtepija e Elez Isuf Ndreut. Ne Madrid vendosme qe mbranda nji kohe te shkurte te shpallemi te bashkuen ne nji parti.
Ne Madrid kje vendose qe te bahet edhe nji mbledhje si vazhdim I saje e kjo u realizue me daten 23-26 Nanduer 1972 .ne New York.Ne diten e pare bisedimet nuk shkuen si duhet,por urtija dhe burrnija e te ndjerit Isa Elez Ndreut shpetoi situaten tuj propozue qe :”biseda e asaje dite te ndalohet qe te mendohet mire se sa dam I bajme vedit me kesi lloj kerkesash, e te mblidhemi neser perseri”.Edhe une I shtova pake fjale. Mbas mbledhjes me Isan vendosme qe,te nesermen, ne mbledhje te shpallim bashkimin e Partise Katundere dhe te Organizates Bashkimit Shqiptar ne megrim, ne nji parti me emnin Bashkimi Demokrat Shqiptar.Edhe ketu shifet urtija dhe dashnija qe ai kishte per Shqipnine.Nuk kerkoj ne asnji mendyre qe partija e re tu thirrte Partija katundare.Kurr nuk e ndjeva tuj thane se me takon mue ,si u perdorte ose kohe prej disave, edhe kryesin e parties po sa te formueme nuk deshi ta marre mbi vehte se nuk synonte kurr me dale me krye te nji vepre ,per te ishte mjaft qe te bahet dicka per lirimin e Shqipnise nga diktatura komuniste.Edhe se kishte kalue nji kohe e gjate larg vendit te lindjes ai edukaten qe kish pase prej prindve te tij,ne Kuvendin e Pare te Bashkimit Demokrat qe u mbajt ne Firenze, ne fjalen qe mbajti ne darken e shtrueme per miq e perfundoj me keta fjale:”Na ju urojme mbas tradites sone te bukur: Buke, Krype dhe Zemer e konsideroni vedin si ne shtepin tuej”.
Isa Elez Ndreu ishte edhe tejpas .menduem qe te mbajme kongresin e trete ne mergim,por Isaja tuj pam se si po u zhivlloshin punet ne bllokun komunist propozoj qe te pritet per do kohe dhe kongres ta bajme ne shqipnine e lire. Dhe ashtu u veprue.me daten 22-23 Marc 1994 u mbajt Kongresi I Trete I Bashkimit Demokrat Shqiptar ne Tirane.Per ate kongres nuk kursei kurgja e jo vetem per kongres,por nuk u kursye me ndihmue ku shifte se asht e nevojshme,qytet dhe fshat .Edhe se ne moshe punoi vazhdimisht qe ai kongres te dale me sukses se gjithmone besonte ne forcen e brezave te ardhshem.Dorzuem mundin e sa vjetve,me shprese qe ata te vazhdojne pa ndryeshue qellimin e Partise Bashkimi Demkrat Shqiptar,por pa kalue shume kohe ai e kuptoj se asht shume veshtire me ndrue institutin per pa ndrue ndergjegjen e njeriut. Komunizmi I kishte shti rrajet shume thedhe edhe aty ku nuk u mendonte.Se fundi me tha :”Loro do baj cmos, e nuk do te kurrsehem,ne menmdyre qe te shof nji Shqipni te lire.
Ndersa pijshim nji kafe ne Tirane nji prej vendit te tij I tha familja e jote ka bam shume per Diber e Shqipni Pergjegja e Isas kje:”NUk kan bam mrekulli,ata kan bam nji detyre qe cdo njeni duhet ta baje per vend te vet’. Nderroi jete ne Firence me 9- Prill- 2005,por per shume qe paten fatin ta njofin afersisht ate Shqiptar te ndershem, me bese ndere e burrni, qendron edhe sot ne mendje e zemer te tyne se nuk kursej kurgja per vendin e vet Shqipnin.