Ndeshja e zhvilluar të enjten e 22 gushtit 2013 në Stadiumin Kombëtar”Qemal Stafa” rrodhi përtej parashikimeve. Edhe pse Kukësi ishte i stimuluar me një premio të majme dhe i karikur për rezultat pozitiv, nuk mundi më shumë, aq ishin mundësitë. Duhen vlerësuar 25 minutat e para të skuadrës Kuksiane, që po lunate qetë dhe me vështrim nga porta e turqëve, pr do të mjaftonte një kundërsulm i turqëve dhe mbrojtësi Brahja, në tentativë për ta larguar topin nag zona e portjerit kuksian, në pozicion të rrëzuar e ka prekur topin me dorë dhe Bullgari që drejtonte ndeshje vërshëllen tek pika e 11 metrishit. Gjuajtja e lojtarit të Kombëtares bullgare Mierzejewski nuk pritet nga portieri vlonjati i Kukësit. Rezultati:1 me 0. Kukësianët nuk dorëzohen , por hidhen në sulm për të gjetur golin e barazimit, ndërkohë që tifozëria reagon ndaj vërshëlliamve të njëanshme të gjyqtarit bullgar, duke hedhur sende në fushë, shishe plastike etj. Thirrjet e drejtuesëve të Kukësit për të ruajtur qetësinë, e ul paksa tensionin, që do të ngrihej disa herë gjatë ndeshjes.
Asgjë për t’u shënuar deri në mbyllje të kronikës të 45 minutave të pjesës së parë. Turqit e Trazansporit shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë nis me furinë e kuksianëve, por që para portës, duket se ka stepje. Kur të gjithë prisnin barazimin, turqit zbresin rrezikshëm; ka një gjujtje të fortë nga e majta brenda zonës, grushton Halilaj, rifutet topi me kokë nga sulmuesi i krahut të djathtë turk dhe po me kokë, braziliani Henrique ka çuar në 2:0 rezultatin e regjistruar në minutën e 68, duke e lënë në pozicion habie mbrojtjen kuksiane. Me këto shifra duket se Kukësi nuk ka gjë tjetër për të thënë, edhe pse e njohim formulën e futbollit se gjithçka mund të ndodh!
Kuksianët patën një premtim për t’u shpërblyer me 300 mijë Euro në rast se do të kualifikoheshin, ndërkohë qe klubi mund të fitonte 1, 3 milion Euro.
Nga ana tjetër ekipi i Skënderbeut të Korçës duket se i qëndroi ekipit të Odesës së Ukrainës, duke pësuar një humbje minimale 1:0.
Skënderbeu hyri në fushë me këtë formacion: Shehi, Arapi, Ademir, Radas’, Gvozdenovic,Orelesi, Tomovic(u zevendesua nga Bicaj) ,Orelesi, Lilaj, Abazi, Riba, Fagu. Goli i vetëm u shënua nga Gai në minutën e 75. Me gjithë presionin e vendasve të Odesës korçarët janë mbrojtur mirë dhe ia kanë dalë që në 45 minutat e pjesës së parë ta ruanin të paprekur rrjetën e Shehit.
Në pjesën e dytë ka vazhduar dialogu mes sulmit vendas dhe mbrojtes së korçarëve, ku muri i saj ka qenë i pakalueshëm deri në minutën e 75, ku Gai ka arritur ta mposhtë portierin Shehi. Kështu që shpresat për ekipin korçar, që ndeshjen e kthimit e ka në Qemal Stafa, mbeten të hapura. Le të presim duke bërë tifozllëk për korçarët!