PRISHTINË, 25 Tetor 2016/ Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës do të organizojë konferencë ndërkombëtare dyditore me temë “Së bashku kundër ekstremizmit të dhunshëm”, e cila nis nesër në mëngjes në Prishtinë. Kjo konferencë është mbështetur nga misionit i OSBE-së në Kosovë.
“Konferenca është e nivelit ndërkombëtar dhe do të sjellë në Prishtinë shumë studiues, avokues e përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme nga mbarë bota, për të shkëmbyer përvojat në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm”, deklaroi sot Ministria e Brendshme kosovare.
Konferenca do hapet nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa fjalë rasti do të mbajnë ministry kosovar i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, si dhe kryesuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu./b.j/