• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ËSHTË KOHA PËR VEPRIM KUNDËR KORRUPSIONIT!

October 17, 2018 by dgreca

2frank-shkreliKonferenca Ndërkombëtare kundër Anti-Korrupcion/

2 frankNga Frank Shkreli/

Javën që vjen, më 22 deri më 24 Tetor në Kopenhagen të Danimarkës do të mbahet Konferenca e 18-të Ndërkombëtare Kundër Korrupcionit me temën, “Tani është koha për të vepruar”. Kjo konferencë ndërkombëtare që mbahet çdo dy vjet — e që cilësohet si forumi më i madh ndërkombëtar në luftën kundër korrupcionit — organizohet sivjet nga qeveria e Danimarkës e përfaqësuar nga Ministria e Jashtëme e atij vendi dhe nga organizata ndërkombëtare anti-korrupcion, Transparency International, me ndihmën e degës së saj në Danimarkë.

Sipas të dhënave nga organizata Transparency International, ky forum është mbajtur dy vjet më parë në kryeqytetin e Panamasë ku kanë marrë pjesë më shumë se 1600 përfaqësues nga mbarë bota.  Edhe këtë vit, pritet që kjo konferencë ndërkombëtare kundër korrupcionit të mbledhë në Danimarkë, udhëheqës shtetesh, përfaqësues të shoqërisë civile, të sektorit privat dhe më gjërë, për t’u marrë me sfidat gjithnjë e më të sofistikuara që paraqet korrupcioni kudo në botë.  Konferenca Ndërkombëtare anti-korrupcion mbahet çdo dy vjet, në një rajon të ndryshëm të botës, me qindra pjesëmarrës nga më shumë se 135-vende.  Punimet e   konferencës tre-ditore javën që vjen në Kopenhagen, do të hapen me një fjalim nga Kryeministri i Danimarkës, Z. Lark Lokke Rasmussen.  Parashikohet që të mbahen mbi 50-seanca dhe takime plenare, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë, ekspertë të njohur, inovues, aktivistë, akademikë dhe përfaqsues qeverishë dhe të shoqërisë civile nga mbarë bota, të cilët do të diskutojnë mbi mënyrat për të luftuar korrupcionin, i cili po dobëson demokracitë në shumë vende të botës, thuhet në njoftimin e Transparency International.

Siç dihet, organizata Transparency International është një ent ndërkombëtar jo qeveritar me qëndër në Berlin të Gjermanisë, themeluar në vitin 1993 me objektivin për të luftuar korrupcionin anë e mbanë botës, me masa anti-korrupcion të shoqërisë cibile si dhe për të parandaluar aktivitetet kriminale që rrjedhin si pasojë e praktikave të korrupcionit.

Korrupcioni në botë, sipas Transparency International, po merr forma gjithnjë e më të ndërlikuara dhe si rrjedhim po dobëson gjithnjë e më shumë proceset e qeverisjes demokratike anë e mbanë botës.  Sipas saj, përdorimi i dhunës është në rritje kundër aktivistëve, gazetarëve dhe qytetarëve të cilët ngrejnë zërin e tyre kundër padrejtësive dhe korrupcionit.

Ndërsa po bëhen përgatitjet përfundimtare për forumin ndërkombëtar të këtij viti kundër korrupcionit, javën që vjen në Danimarkë, Transparency International, nga ana e saj u bën thirrje – siç shprehet ajo — të gjithëve, nga veriu në jug, për të punuar edhe më me bindje dhe me vullnet më të fortë drejt një zhvillimi më të qëndrueshëm dhe më të bararabart ekonomik dhe shoqëror si dhe drejt një sigurie dhe paqeje të përgjithëshme – si objektiva për një qeverisje më të mirë, që ka për qëllim edhe luftën kundër korrupcionit.

Kjo është koha për të vepruar, thekson Transparaency International, që është edhe tema e konferencës e javës që vjen, në Danimarkë.  Sipas këtij enti ndërkombëtar anti-korrupcion, ka ardhur koha tanimë për të këthyer në vepra premtimet dhe angazhimet e konferencave dhe forumeve të mëparshme ndërkombëtare për të luftuar korrupcionin dhe për të promovuar transparencën nga të gjithë.

Transparency International vepron në më shumë se 100-vende anë e mbanë botës, si pjesë e një veprimi mbarë global anti-korrupcioni, duke sfiduar këtë plagë të rëndë ekonomiko-shoqërore dhe të gjithë ata që e praktikojnë atë kudo në botë.

Në këtë frymë, kjo organizatë u bën thirrje të gjithë të rinjve dhe të rejave kudo në botë që t’i bashkohen kësaj lëvizjeje anti-korrupcion dhe që, njëkohësisht, të bëhet një forcë frymëzimi në luftën kundër korrupcionit.  Koha për të vepruar kundër korrupcionit është tani!  Si pjesë e festimeve me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Transparency International — në Ditën e Ndërkombëtare të Anti-Korrupcionit më 9 Dhjetor, 2018 — njoftohet se në bashkpunim me Ministrinë e Gjermanisë Federale të Bashkpunim dhe Zhvillim Ekonomik, do të nderohen disa të rinjë e të reja nga mbarë bota, të cilët sfidojnë korrupcionin me mjetet më frymëzuese dhe inovative që është e mundur.

Natyrisht, se përpjekjet serioze të rinisë kudo qoftë kundër korrupcionit dhe për një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë në vendet ku jetojnë, do të kontribojnë dukshëm në luftën kundër këtij fenomeni global, por siç sugjeron edhe tema e Konferencës Ndërkombëtare Anti-Korrupcion e javës që vjen në Kopenhagen të Danimarkës – nuk ka kohë për të humbur, pasi koha për veprim kundër korrupcionit, jo vetëm nga të rinjët e të rejat, por nga të gjithë, është tani!

Filed Under: Ekonomi Tagged With: ËSHTË KOHA PËR VEPRIM, Frank shkreli, kundër korrupsionit

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie përkrahje Agjencisë Kundër Korrupsionit

November 23, 2016 by dgreca

PRISHTINË – Gazeta DIELLI/ Drejtori i  Agjencisë Kundër Korrupsionit,  Shaip Havolli priti te Marten në  takimin e parë  njoftues  Ambasadorin amerikan  në Kosovë Greg Delawie,  me të cilin bisedoi rreth angazhimeve të Agjencisë në zhvillimin e politikave kundër korrupsionit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi të përzemërt, Havolli  e njoftoi diplomatin amerikan me  prioritetet e Agjencisë dhe sfidat me të cilat po përballet në zhvillimin e politikave anti-korrupsion, ndërsa falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që qeveria amerikane ka dhënë në fuqizimin e  klimës anti-korrupsion në Kosovë dhe për ndihmën që mekanizmat amerikanë u kanë dhënë institucioneve kosovare që janë të mandatuara për  zbatimin e ligjit.  Havolli përmendi  angazhimet e  skajshme  që është duke i bërë Agjencia në  forcimin e politikave  kundër korrupsionit, për të siguruar zbatueshmërin maksimale të kuadrit ligjor.

Nga ana e tij, ambasadori Delawie  duke uruar  Havollin për detyrën e re i siguroi  mbështetje të parezervë në punën e tij dhe në angazhimet në  luftimin dhe parandalimin  e korrupsionit në Kosovë,  që në fakt janë dy shtyllat kryesore të misionit të Agjencisë.  Ai poashtu shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe garantoi  përkrahje  për Agjencinë  në fuqizimin e politikave anti-korrupsion drejt realizimit  me sukses të  mandatit të saj.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për  fuqizimin e përpjekjeve për luftimin dhe parandalimin e   korrupsionit në Kosovë që esencialisht sigurojnë zhvillimin e një shoqërie  me vlera demokratike./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Ambasadori Greg Delawie, kundër korrupsionit

Kosova dhe Shqipëria të përkushtuara në luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit

March 10, 2016 by dgreca

-Ministri i Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me ftesë të Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi/

PRISHTINË, 10 Mars 2016/ Kosova dhe Shqipëria janë të përkushtuara në luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ministri i Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me ftesë të Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.Prokuroi i Përgjithshëm, Llalla gjatë këtij takimi ka prezantuar tё arriturat dhe reformat e ndërmarrura nё sistemin e drejtësisë duke theksuar nё veçanti luftën kundër terrorizmit dhe krimit tё organizuar. Si hap tejet tё rёndёsishёm, Prokurori i Përgjithshëm Llalla ka theksuar pavarësinë e  sistemit tё drejtësisë nga politika, pavarësi e cila do tё ketë ndikim pёr një punë mё efektive dhe profesionale tё aktorëve relevantë.Llalla tha se bashkëpunimi në mes të dy prokurorive do të jetë efektiv, me ç’rast do të rezultojë me një bashkëpunim më të madh institucional ku edhe do të ketë rezultate në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ministri Kuçi e ka falënderuar Prokurorin e Përgjithshëm Llalla duke u shprehur fillimisht i kënaqur me vizitën dhe në veçanti me bashkëpunimin që kanë institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, përfshirë gjykatat dhe prokuroritë.Ministri Kuçi gjatë këtij takimi ka njoftuar për arritjet e deritanishme në fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë, duke theksuar njëkohësisht përpjekjet e vazhdueshme në ngritjen e llogaridhënies së sistemit të drejtësisë.

Ministri Kuçi ka theksuar se puna e Ministrisë së Drejtësisë gjatë këtij mandati po përqendrohet në konsolidimin e kornizës ligjore sipas standardeve evropiane, hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës, si dhe në ngritjen e besimit të qytetarëve në drejtësi. Z. Kuçi tha se Kosova sot ka ndërtuar atë qё quhet arkitekturë e drejtësisë, ka ligje tё mira dhe demokratike, gjyqtarë dhe prokurorë profesionistë qё kanë kushte tё mira për punë tё pavarur, tё paanshme dhe profesionale. Kuçi tha se gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë tani më janë të angazhuar në luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në anën tjetër Kryeprokurori kosovar i Shtetit, Lumezi e ka vlerësuar këtë takim shumë të rëndësishëm, duke i vënë në pah arritjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial në të dyja shtetet. Gjatë kësaj vizite të delegacionit shqiptar, prokurorët do të kenë mundësinë t’i shkëmbejnë pikëpamjet për bashkëpunim të ndërsjellë me qëllim arritjen e rezultateve konkrete./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosove, kundër korrupsionit, shqiperi

QEVERIA SHQIPTARE, LUFTE TE RREME KUNDER KORRUPSIONIT

December 10, 2015 by dgreca

Ambasadorja e BE: Lufta kundër korrupsionit nis me ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, përndryshe nuk keni shërim /Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, ka ashpërsuar retorikën sa ai përket luftës së rreme të qeverisë shqiptare kundër korrupsionit. Vlahutin theksoi dje se lufta kundër korrupsionit nis me ndëshkimin e zyrtarëve të lartë. Sipas ambasadores së BE, nëse nuk ndëshkohen zyrtarët e lartë shqiptarë, sistemi nuk do të ketë shërim dhe korrupsioni do të vazhdojë të dominojë jetën shoqërore shqiptare. Ajo theksoi se në Shqipëri problemi i korrupsionit adresohet në mënyrë të gabuar, duke theksuar se në fokus duhet të jenë politikanët. “Fusha të ndryshme që janë shqetësim përsa i përket Shqipërisë janë financimi i partive politike por në mënyrë de facto, edhe mosndëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë”, deklaroi dje ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, në një tryezë me zyrtarë të tjerë të lartë në Ditën kundër Korrupsionit. Vlahutin bëri me dije se Bashkimi Europian do të akordojë 10 milionë euro për forcimin e strukturave që luftojnë korrupsionin. Sigurisht, këto fonde do të mbikëqyren nga Bashkimi Europian. Në vijim, ambasadorja e BE theksoi se në Shqipëri mungojnë politikanët e përgjegjshëm, ndërsa shtoi se po ashtu mungojnë institucionet funksionale  dhe një sistem funksional gjyqësor. “Na nevojiten institucione funksionale dhe një gjyqësor funksional. Por na duhet edhe një klasë politike e përgjegjshme ndaj atyre që u ka dhënë votën. Sepse këta persona janë zgjedhur për të shërbyer, po ashtu duhet të kemi qytetarë të informuar. Na duhet që të lëvizim dhe ecim parapara në këtë luftë”, nënvizoi ambasadorja.    Korrupsioni në administratë   Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë goditi edhe punonjësit e administratës publike. Ajo theksoi se korrupsioni është një veprim që kryhet mes dy palëve, njëra që i kërkon paratë dhe pala tjetër që i merr. Sipas saj korrupsioni është një transaksion. Diplomatja shtoi se vetëm lufta kundër korrupsionit shëron sistemin. “Në fund të fundit korrupsioni është një transaksion, njëra pala që i kërkon paratë dhe tjetra që i jep. Në rast se njerëzit do të kenë frikë, atëherë korrupsioni do të dominojë. Nëse njerëzit do pranojë që korrupsioni është mënyra e vetme që të marrin shërbimin e duhur do të jetë e vështirë të shërohet sistemi”, u shpreh Vlahutin në tryezën e organizuar në Ditën kundër Korrupsionit. Në vijim të këtij argumenti, diplomatja e Bashkimit Europian tha se një rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit luan media dhe shoqëria civile. “Unë mendoj se media dhe shoqëria civile luajnë një rol të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit”, tha diplomatja e Bashkimit Europian. Në tryezën e organizuar me rastin e Ditës kundër Korrupsionit, i vetmi politikan i pranishëm ishte ministri për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi. Ndërkohë, ndërkombëtarët e tjerë theksuan rolin që luan media në minimizimin e korrupsionit.  Erneta Shevroja – See more at: http://www.sot.com.al/politike/ambasadorja-e-be-lufta-kund%C3%ABr-korrupsionit-nis-me-nd%C3%ABshkimin-e-zyrtar%C3%ABve-t%C3%AB-lart%C3%AB#sthash.quy5NFiQ.dpuf

Filed Under: Opinion Tagged With: kundër korrupsionit, lufte te rreme, qeveria, Romana Vlahutin

Kosovë-UNDP, komunat me plane kundër korrupsionit

October 7, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 7 Tetor 2015/ Në Kosovë, komuna e Mamushës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) nënshkruajnë sot marrëveshje për zbatimin e aktiviteteve kundër korrupsionit.

Me këtë plan kundër korrupsionit, komuna e Mamushës i bashkohet komunave të tjera që tashmë janë duke e realizuar, si: Prishtina, Gjakova, Gjilani dhe Graçanica. Më përfshirjen e shoqërisë civile, do të sigurohet transparenca dhe llogaridhënja rreth zbatimit të këtij plani karshi qytetarëve.

Programi i UNDP-së kundër korrupsion mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Në saje të kësaj mbështetjeje, zyrtarët komunal të Mamushës së bashku me Agjencinë Kundër Korrupsion do të hartojnë hapat konkretë për të parandaluar dhe luftuar dukuritë korruptive në komunën e tyre.

Nënshkrimi i marrëveshjes bëhet në mesditë, në ndërtesën e Kuvendit Komunal në Mamushë. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë kryetari i komunës së Mamushës, Arif Bytyq, drejtori i SDC-së, Patrick Etienne dhe zëvëndës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo.

Mamusha, në rajonin jugor, rrethina e Prizrenit, është komuna e vetme e banuar me shumicë nga komuniteti turk në Republikën e Kosovës me gjithësej 38 komuna, 10 prej tyre me shumicë serbe – 4 në veri./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: komunat me plane, Kosovë-UNDP, kundër korrupsionit

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT