• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA URON BESIMTARËT MYSLIMANË: GËZUAR KURBAN BAJRAMIN

July 19, 2021 by s p

Të dashur bashkombas të besimit Islam/

Më lejoni që në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, të familjes sime dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht: Gëzuar Kurban Bajramin. Kjo ditë e shenjtë është festa e dashurisë, bindjes, sakrificës për Zotin dhe njëri-tjetrin. Çdo besimtar sot përulet para krijuesit të tejetlartë në shenjë falenderimi për të mirat që Zoti i madh na i ka dhuruar në jetën tonë. Kjo festë e madhe në besimin Islam është një shenjë përshpirtshmërie dhe devotshmërie ndaj Zotit tonë fuqiplotë. Perëndia është krenar për të gjithë ju për veprat e mira dhe dedikimin e veçantë ndaj Krijuesit të gjithësisë dhe bashkëvëllezërve tanë. Uroj ta kaloni bukur dhe gëzuar me familjen, të dashurit dhe miqtë tuaj këtë festë të madhe. Në çdo vështirësi dhe sakrificë thirreni emrin e tij dhe Zoti do jetë aty për t’ju çliruar prej tundimeve e veprave të djallit. Me rastin e kësaj feste të veçantë, ju uroj me shpirt të gjithëve që të jeni shembull i mirë, besimtarë të devotshëm e qytetarë dinjitozë e patriot të përkushtuar. Sot më shumë se kurrë duhet të mendojmë për të sëmurët, të varfërit, të braktisurit dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen tone, për ndihmën e vëmëndjen tonë. Sot është koha të japim, të falim, të ndajmë me të tjerët dhe të lutemi për mekatarët që Zoti ti kthejë në rrugë të drejtë.  Kjo festë e madhe le të na afrojë sa më shumë me Zotin dhe njëri-tjetrin.

I bekuar qoftë gjithmonë ai që lartëson dhe nderon emrin e Zotit të gjithësisë.

Begati, bekime, lumturi dhe shëndet në familjet tuaja. 

Me respekt e gëzim 

Kryetari i VATRËS 

Elmi BERISHA

Filed Under: Featured Tagged With: kurban Bajrami, Vatra uron Besimtaret

FESTA E KURBAN BAJRAMIT ME SHQIPTARËT NË NEW YORK

July 19, 2021 by s p

Imam Dr. Tahir Kukaj, Këshilltar për Çështjet Fetare i Kryetarit të Bashkisë së New York-ut Bill DeBlasio, NYPD Chaplain dhe Zv. President i Qëndrës Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island – New York, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, aktivitetet fetare, kulturore, edukative dhe patriotike në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island-New York, shpjegon rëndësinë e festës së Kurban Bajramit në besimin Islam, uron besimtarët dhe të gjithë vëllezërit e motrat shqiptarë kudo që janë dhe bën apel për më shumë dashuri, respekt, paqe dhe vëllazëri.

Me Imam Dr. Tahir Kukaj bisedoi Editori i “Diellit” Sokol PAJA.

URIM BESIMTARËVE MYSLIMANË DHE GJITHË SHQIPTARËVE PËR KURBAN BAJRAMIN

Pas falenderimit të Zotit të Gjithëmëshirshëm, dëshiroj të ju uroj shumë suksese vëlla Sokol në punën tuaj si redaktor i gazetës Dielli. Dëshiroj të ju falenderoj shumë për punën tuaj profesionale që përherë është në shërbim të kombit tonë shqiptar e po ashtu edhe për informimin korrekt. Muslimanet në tërë botën celebrojnë festën e Kurban Bajramit, festa e sakrificës, festën e dashurisë për Zotin, Krijuesin e gjithësisë duke shërbyer krijesat e Tij. Zoti i gjithëmëshirshëm, udhëzon besimtarët që të jenë të afërt dhe të dashur me vëllezërit e tyre. Ne shqiptaret për dallim prej shumë kombeve të tjera, jemi shumë të privelegjuar dhe me fat, jemi shembull i dashurisë dhe harmonisë fetare që mund ti japim mësim mbarë botës. Shpirti liridashës dhe respekti për lirinë e të zgjedhurit është një thesar i madh, këtë, tashmë njerëzia po mundohet të theksojë në kohën moderne se duhet të jemi tolerant ndaj të tjerëve që zgjedhin besim dhe stil tjetër të jetës nga ai që një shoqëri mund të ketë, ndersa në shqiptarët jemi shumë më larg se sa ky nivel i tolerances, ne jemi në nivelin e harmonisë fetare. Falenderojmë Zotin për këtë mirësi dhe dhunti. Festa e Kurban Bajramit është një moment në vargun e shumë shanseve gjatë vitit që Zoti  na e dhuron të jemi më afër me njëri tjetrin. Sakrifica e profetit Ibrahim/Abraham a.s dhe e djalit të tij Ismailit apo e Is’hakut sikur theksohet në Biblen e nderuar, është një mundësi reale që të rikonfigurojmë prioritet në jetën tonë në nivel personal, familjar dhe kombëtar. Të Krishterët dhe Muslimanët, ne njëzëri besojmë në misionin profetik të Ibrahimit a.s, nderojmë lart sakrificen e tij dhe të djalit të tij. Në momentin kur Ibrahimi a.s dhe djali i tij treguan me vepër se janë besimtar të denjë, erdhi intervenimi qiellorë, Zoti i Gjithëmëshirshëm solli Kurbanin qiellorë të shpagojë jetën e njeriut. Çdo gjë që ekziston në tokë e në qiej janë në shërbim të njeriut përderisa ai është në shërbim të Zotit dhe në shërbim të vëllait të tij njeri.


RËNDËSIA E FESTËS SË KURBAN BAJRAMIT NË BESIMIN ISLAM

Festa e Kurban Bajramit është reflektim i besimit në premtimin e Allahut, është një prej dy festave kryesore në besimin Islam pas Festës së Fiter Bajramit që pason muajin e Ramazanit. Të festuarit në besimin Islam ka karakter hyjnorë, social dhe human. Falenderojmë Zotin e gjithësisë për mirësitë e Tij të pa numërta në jetën tonë, ne si krijesa në të shumtën e rasteve harrojmë Krijuesin dhe Dhuruesin e këtyre mirësive që i gezojmë në jetë duke menduar se ne jemi ata që i krijojmë ato mirësi e bekime, festa e Kurban Bajramit është një shans që na e rikujton këtë fakt të jetës së përditshme. Kjo festë është një rast praktik ku testohet besimi ynë, besimi në premtimin e Zotit për faljen e gabimeve dhe shumëfishimin e mirësive të Tij në jetë në rast se i përmbahemi mësimeve të Tij. Karakteri human, besimtarët festojnë së bashku me gjithë njerëzit, festa e Kurban Bajramit është e lidhur me shërbimin dhe ndihmën që i bëjmë vëllezërve tonë që janë me vështirësi dhe probleme ekonomike dhe shendetsore. Te festuarit e Kurban Bajramit është i kushtëzuar me ndihmën direkte, që duhet ti ofrojmë atyre që kanë nevojë për ndihmë. Fatmirësisht, vëllezërit tonë bujarë janë shumë, kjo është për të falenderuar Zotin, por edhe vëllezërit tonë që kanë nevojë për ndihmë janë shumë po ashtu, është obligim i yni që ti ndihmojmë dhe të gjejmë zgjidhje për hallet dhe problemet e tyre. Mos prit qeverinë apo dikë tjetër, festa e Kurban Bajramit na mëson se ti vetë fillo të ndihmosh me atë që ke mundësi e mos prit, por bëhu dorë e ndihmës dhe shpresë për ata që kanë humbur shpresën për një të ardhme më të mirë. Shikoni se si kemi festuar më herët së bashku, Musliman dhe të Krishterë, Bajram dhe Pashkë i kemi bashkë. Në festat tona janë pjesëtarë të gjithë, nuk pranohet celebrimi vetjak e i kufizuar, atë nuk e promovon Islami e as Krishtërimi. Zoti na don të gjithëve pa dallim, na obligon të gjithëve të bëjmë atë që mundemi në mënyrë që të jetojmë me dinjitet njerëzor. Apeloj tek të gjithë shqiptarët, kthehuni tek traditat tona që kanë filluar të anashkalohen, të dakordohemi: ne kemi një Zot, Atij i besojmë, ne kemi një komb, atij duhet ti shërbejmë dhe ti dalim zot, kemi një gjak atij duhet ti jemi besnik. Zoti Mëshirëplotë ka bekuar kombin tonë, duhet të jemi mirënjohës, duhet ta falenderojmë Atë, ta ndiejmë prezencën e Tij në jetën tonë përherë dhe kudo. Kombi shqipëtar, Musliman dhe të Krishterë, jemi popull i besës, ashtu na njeh historia, e besa vjen nga besimi në Zot, nga integriteti ynë si popull, i fjalës dhe nderit. Periudha e sistemit monist u mundua të zhveshë vyrtytin kryesorë të shqiptarit, lidhëshmërinë e Tij me Krijuesin, ndjenjën e krenarisë dhe lirisë. E falenderojmë Zotin për lirinë dhe mirësitë e Tijë të shumta, mirësinë e kthimit tek Krijuesi, Xhamiat dhe Kishat janë rivitalizuar, numri i besimtarëve në këto dy shtëpi të Zotit shtohet e me këtë edhe begatitë e tyre ndaj kombit dhe vendit tonë shtohen. Kusht i besimit është që ti bindesh Zotit e ti sherbesh vëllait. Mirësinë që Zoti ta ka dhënë duhet ta ndash me vëllain, ky është mesazhi i Kurban Bajramit.

QENDRA ISLAME KULTURORE SHQIPTARE DHE GJUHA SHQIPE

Qendra Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island ka filluar punën e vet fetare e kombëtare qysh nga viti 1990 dhe vazhdon me punën dhe aktivitetet e shumta. Në fushën fetare kujdesemi për mirë edukimin e brezave me mësimet Islame burimore që janë paqësore dhe natyrore, që reflektojnë respekt dhe mirëseardhje për të gjithë. Në këto mësime fetare mishërojmë edhe traditat tona kombëtare që janë për çdo lavdatë. Kujdesemi për gjithë komunitetin tonë në tri shtetet. Kemi marrëdhënie ndërfetare me pjestarët e besimeve të tjera, i ftojmë në festat tona dhe marrim pjesë në celebrimet e tyre. Kemi shkollën Shqiptare dhe fetare ( e regjistruar në shtetin e Neë York) qysh nga viti 1999. Mësim besimi dhe gjuha shqipe janë pjesë e kurrikulës së shkollës.

PANDEMIA DHE VAKSINIMI NË QENDRËN ISLAME KULTURORE SHQIPTARE

Gjatë kohës së pandemisë, Qendra jonë ka qënë në vijat e para të shërbimit. Kemi ndihmuar dhe vazhdojmë të ndihmojmë ata që janë lënë anash e nuk janë ndihmuar. Ditribuimin e ushqimeve në komunitetin tonë, po ashtu edhe tek komunitet e tjera, u kemi ofruar ndihma forcave të rendit NYPD FDNY, spitaleve, shtëpitë e të moshuarve dhe organizatën humanitare në Staten Island Projecthospitality. Kemi shpërndarë që në ditët e para të pandemisë, mjete higjenike, maska, testime si dhe vaksinimin e popullatës. Për këto aktivitetet kemi marr mirënjohje nga Guvernatori i shtetit të Neë York Andreë Cuomo dhe Mayor Bill Deblasio etj.

QENDRA ISLAME KULTURORE SHQIPTARE AKTIVITETE PËR BAMIRËSINË DHE NJERËZIT NË NEVOJË

Bamirësia është pjesë e besimit Islam, në këto ditë ne jemi duke ndihmuar familje të shumta në gjithë trojet shqiptare. Gjithë Kurbanat që mblidhen në xhaminë tonë, dedikohen për në trojët tona. Ndarja e kurbanave bëhët në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri. Kemi bashkëpunim me të gjitha qëndrat rajonale fetare në trojet tona dhe përherë i përcjellim ndihmat tona atje. Ashtu vepruam edhe me rastin e termetit në shqipëri si dhe raste të ndryshme. Mirësitë që na i dhuron Zoti, ne, i ndajmë me vëllezërit tanë në vendet tona.


MESAZH PËR TË GJITHË SHQIPTARËT: BASHKIM DHE UNIFIKIM KOMBËTAR

Mesazhi i Kurban Bajramit është bindje ndaj Zotit, humanizëm dhe unitet. Lartësoje Zotin tënd duke jetuar jetën tuaj me mësimet e Tij. Duaje dhe respekto familjen dhe vëllezërit tuaj të gjakut dhe besimit. Besnikëri ndaj Zotit dhe atdheut, sakrificë për familjen dhe ardhmërinë e popullit tonë.

Filed Under: Featured Tagged With: kurban Bajrami, Sokol Paja, Tahir Kukaj

Kremtohet Kurban Bajrami në Tiranë

September 12, 2016 by dgreca

2-bajram-tiranePavarësisht reshjeve të shiut, mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin e Kurban Bajramit, festa e dytë më e madhe kjo në fenë islame.  Pasi i uroi të gjithë shqiptarët dhe myslimanët anembanë botës, gjatë ligjeratës së tij, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, theksoi se kjo ditë dhe festimet që lidhen me të shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit ndaj Zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun. Ndërkohë, myftiu i Tiranës Ylli Gurra dhe teologu Elvis Naçi theksuan se besimi në Zot nuk duhet të mbetet i kufizuar vetëm në ditë festash fetare. Sipas tyre, vendi ynë dhe e gjithë bota ka nevojë për mirësinë e njerëzve, gjë e cila vjen vetëm nëpërmjet fesë.

Në këtë ditë të shënuar për fenë islame, mijëra besimtarë shqiptarë i janë bashkuar milionave të tjerë nga e gjithë bota në Mekë për të kryer Haxhin, një nga 5 shtyllat e fesë islame.

***

 Presidenti Nishani u uron besimtarëve myslimanë Festën e Kurban Bajramit

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani u uroi sot Festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë duke vizituar Selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku u prit nga Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Haxhi Skënder Bruçaj.

Në prani të përfaqësuesve të mediave, Kreu i Shtetit u shpreh: “Urimi në këtë ditë është shumë i thjeshtë, sepse është një urim që vjen nga zemra, vjen nga shpirti dhe është për të gjithë njerëzit, kështu që ne e kemi përshëndetjen dhe urimin me një fjalë shumë domethënëse siç është fjala: Gëzuar, përshumëvjet!

Dita e Kurban Bajramit përfaqëson dy dimensione: atë të Sakrificës dhe të ndarjes së të mirës me të tjerët. Të dyja këto vlera që Dita e Kurban Bajramit i përfaqëson dhe i promovon koinçidojnë si vlera shekullore edhe të shqiptarëve. Ne si popull dhe si komb kemi qenë një popull dhe një komb që në lidhje me Sakrificën kemi bërë shumë sakrifica në të shkuarën. Por nga tjetër, pavarësisht vështirësive dhe situatave që kemi kaluar, gjithmonë kemi qenë të gatshëm që atë të mirë, aq sa e kemi pasur, kemi qenë të gatshëm ta ndajmë me të tjerët dhe e kemi ndarë me të tjerët, të cilët kanë qenë në nevojë dhe në kërkim të ndihmës.

Kështu që këto janë parime gjithëshqiptare dhe sot gjej rastin të vlerësoj lart këto parime të mëdha që feja islame i përçon në mbarë njerëzimin dhe në mënyrë të veçantë dua t’u shpreh mirënjohjen time si qytetar, por edhe si President i Republikës, Komunitetit Mysliman Shqiptar, klerikëve myslimanë shqiptarë për punën e shkëlqyer që bëjnë çdo ditë për të përhapur këto  vlera të mirësisë, të vëllazërimit, të respektit dhe të gatishmërisë që edhe përmes sakrificës të ndihmojmë atë që është më i pamundur, më i varfër, më pak i ndihmuar ndoshta nga fati në momente të caktuara. Kështu që edhe njëherë gëzuar këtë ditë të bekuar, këtë ditë të veçantë! Mbarësi gjithë Komunitetit  Mysliman, të gjithë shqiptarëve! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”

URIMI I KRYEPARLAMENTARIT META

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit. Në mesazhin e tij Meta ka shprehur urimet më të mira për vlerat e kësaj dite, që na nxisin për më shumë tolerancë, mirësi dhe për të pasur solidaritet më të madh sidomos me ata qytetarë që kanë nevojë për solidaritet.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit dua të shpreh urimet më të mira për mesazhet dhe vlerat e kësaj dite, që na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë, për më shumë mirëkuptim, për të bërë mirësi dhe për të zhvilluar një solidaritet më të madh me njëri tjetrin dhe sidomos me ata qytetarë që kanë nevojë për te”,- tha Kryetari i Kuvendit.

Gjithashtu, Ilir Meta, ka shprehur sërish vlerësimin e tij për këtë bashkëjetesë dhe harmoni të mrekullueshme fetare që ekziston në vendin tonë.

“Më lejoni të shpreh krenarinë për këtë bashkëjetesë dhe për këtë harmoni të mrekullueshme që ne kemi falë këtyre marrëdhënieve mjaft tolerante, bashkëpunuese midis komuniteteve tona, por edhe besimeve të ndryshme”, – u shpreh Kryetari i Kuvendit në mesazhin e tij me rastin e festës së Kurban Bajramit.

URIMI I KREUT TE OPOZITES

Kurban Bajrami, Basha uron besimtarët: Zoti i ndihmoftë shqiptarët

lulzim-basha-mediaKreu i PD-së, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Me një mesazh në profilin e tij në Facebook, Basha shkruan se, kjo është dita kur çdokush sprovohet para Zotit.

“Të dashur miq, vëllezër dhe motra, besimtarë myslimanë, Gëzuar Kurban Bajramin!Sot besimtarët kremtojnë dashurinë e Zotit ndaj çdokujt që sprovohet përmes sakrificës.

Zoti i ndihmoftë shqiptarët kudo ku ndodhen!”,- shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha në profilin e tij në Facebook.

Filed Under: Kronike Tagged With: kremtohet, kurban Bajrami, ne Tirane

Kurban Bajrami ne DIASPORE: Paqe e begati për të gjithë besimtarët shqiptar në SHBA

September 24, 2015 by dgreca

Besimtarët myslimanë shqiptar në SHBA, festuan Kurban Bajramin, së bashku në xhamitë e qyteteve kryesore, si – Nju Jork, Nju Xhersi, Kenektiket, Detroit, Toronto(Kanada) Filadelfia, Feniks, Dallas, Tampa, Çikago, dhe Uashington/

Nga Beqir SINA/

STATEN ISLAND NY : Besimtarët myslimanë festuan sot Kurban Bajramin, ku ata falënderojnë dhe madhërojnë Zotin dhe në shenjë mirënjohjeje falin Namazin dhe presim kurban. Në një ndër festimet më të mëdha në SHBA, për besimtarët musliman shqiptar, falja, u krye sot në mëngjes në Qendren Islame Kulturore Shqiptare – Xhamia Shqiptare në Staten Island- New York. ”.Festimet, që nisin në mëngjes me faljen, prerjen e Kurbanit, kan vazhduar më pas me shkëmbimet e vizitave urimeve të cilat u mbajtën edhe në qytetet e tjera. Ku, mijëra besimtarë myslimanë, shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, sot heret në mëngjes, kryen ritin e faljes së Kurban Bajramit, duke u mbledhur në xhamitë e qyteteve kryesore, si – Nju Jork, Nju Xhersi, Kenektiket, Detroit, Toronto(Kanada) Filadelfia, Feniks, Dallas, Tampa, Çikago, dhe Uashington.Atmosfera festive me rastin e festës së Bajramit, i ka përfshirë të gjitha xhamitë shqiptare aty ku jetojnë ma së shumti shqiptarët myslimanë – në SHBA. Ata, e festuan së bashku dhe masivisht sot ditën e ejte Kurban Bajramin, festën e dytë më e madhe myslimane, e cila vjen pas Fitër Bajramit.Në mesin e besimtarëve ishin edhe fëmijë të shoqëruar nga prindërit, e të veshur me veshje të bukura ulur pranë prindërve, për faljen e Namazit, dhe, për, të kryer obligimin si dëshmi se i besojnë Zotit të plotfuqishëm në këtë ditë, që është dhe dita e bashkimit për të gjithë vëllezërit myslimanë dhe sublimon Zotin. “Njeriu të përzgjedhë kafshën më të bukur, ta bëjë kurban dhe ta ndajë me të tjerë. Është dita që kujton të pasurit për t’i dhënë të varfërve nga pasuria e tij, dhe të lëmë mënjanë inatet tona dhe për hatër të Zotit.”- tha Imam Ferit Bedrolli – i cili hapi faljen në Xhamin e Staten Island- në Nju Jork.Ndërkohë, që të gjithë Imamët, shqiptarë, iu drejtuan besimtarëve, të tyre, anembanë duke bërë lutje për paqe dhe begati. Kurse, në ligjërimet e tyre, ata kërkuan më shumë vëllazëri dhe harmoni mes besimtarëve, virtyte të cilat janë mishëruar më së miri deri më tani.Më pas riti i faljes ka vazhduar sipas traditës së Kurban Bajramit, me shtërgimin e duarve dhe urimet e ngrohta të çdo besmitari: “Për shumë vjet dhe me Fat Bajramin”, dhe, vizitat nëpër shtëpit e të afërmeve të tyre.Kurban Bajramit në Xhaminë Shqiptare në ishullin njujorkez Staten Island, mblodhi, më shumë se dy mijë besimtar. Ceremonia e festës, ka filluar në orët e para të mëngjesit, kur xhamia i hapi dyert e saj për të gjithë besimtarët në orën 6:00 të mëngjesit.

Më pasë është kryer Ezani i Namazit të Sabahut.Në vazhdim ka pasuar leximi i sures Jasiin dhe Ligjerata nga Imam Ferid Bedrolli.

Namazi i Sabahut, është falur nga Imam Hafiz. Dr. Dhulkarnein Vardar njëherit Presidenti i Qendrës Islame Kulturore Shqiptare ne Staten Island, shoqëruar me një Ligjeratë të gjatë, i cili foli për fenë, familjen, kombin dhe shoqërin tonë. Si dhe për tolerancën dhe bashkëjetesn fetare, duke dhënë edhe shembuj – si ai i bashkëpunimit me të gjitha komunitetet fetare, dhe pjesamrrjes nesër i Dr Tahir Kukaj – Imam i xhamisë shqiptare në Staten Island – New York, në lutjen ndërfetare të Papa Franciskut të Parë, në Nju Jork .

Falja e Namazit të Kurban Bajramit, u krye në orën 7:10 të mëngjesit dhe më pasë është mbajtur një Ligjeratë e thuktë e Festës së Kurban Bajramit nga Hytbeja, prej Imam Dr. Tahir Kukaj.

Imam Kukaj – nga Hytbeja, u përcolli një apelim me rastin e festës së Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman shqiptarë, që të tregohen human dhe t’i ndihmojnë skamnorët kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, Mal të Zi dhe Maqedoni. Dhe, dërgoi urimin në emër të Xhamisë Shqiptare në Saten Island për të gjithë besimtarët shqiptar duke uruar Festën e Bekuar të Kurban Bajramit dhe duke iu lutur Allahut për paqe e stabilitet në botë.

”Se me këtë ditë të kultivojmë vlerat e babait të Pejgambereve Ibrahimi a.s. i cili konsiderohet babai i gjithë profetëve. Të kultivojmë vëllazërim fetare dhe njerëzore. tha ai mbasi Zoti ka begatuar njeriun me çdo gjë të mirë. Le të merremi me veprime dhe punë që na çojnë drejtë paqes e prosperitetit dhe jo drejt konfrontimit dhe gjakëderdhjes” u shpreh Dr Tahir Kukaj – duke shtuar se ” Ibrahimi a.s. është shëmbull i përkryer i sakrificës andaj edhe përherë jeton – shëmbulli i tij me ne muslimanët dhe të tjerët.” Secili, pres nesh kemi diçka, që duhet të sakrifikojmë për hirë të Zotit dhe për hirë të mirësisë gjithënjerëzore” tha Dr Tahir Kukaj – Imam i xhamisë shqiptare në Staten Island – New York

Më pas besimtarët janë kthyer në banesat e tyre, për të vijuar me festën e kësaj dite tashmë pranë familjeve, miqve dhe të dashurve të tyre, me tryezat e mbushura përplot me ëmbëlsirat tradicionale. Riti i kësaj feste, ka vazhduar edhe me vizita e njëri-tjetri në kujtimin e atyre që nuk janë më midis nesh por kan kaluar në botën e amnueshme.






Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, dhe shqiptaret e Amerikes, kurban Bajrami

Jahjaga viziton Bashkësinë Islame të Kosovës:GEZUAR KURBAN BAJRAMI!

September 24, 2015 by dgreca

 PRISHTINË, 24 Shtator 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi sot selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ajo u prit nga Myftiu Naim Tërnava dhe udhëheqës të tjerë të kësaj bashkësie, të cilët i uroi për festën e Kurban Bajramit. “Dëshiroj që t’iu uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të besimit mysliman për festën e Kurban Bajramit, me urimin që këtë festë ta kalojmë në mirëqenie, mirëkuptim në harmoni dhe me shtrirjen e dorës së ndihmës ndaj njëri-tjetrit”, tha Presidentja Jahjaga.“Uroj për këtë festë të gjitha familjet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, dhe që në mesin e të gjitha familjeve tona të mbizotërojë shëndeti, mirëqenia dhe gëzimi”,u shpreh ajo.

***Kosovë- Festa e Bajramit me porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarë njerëzore

-Festë me urime të gjithë vëllezërve e motrave, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, kudo që  gjenden nëpër botë/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 24 Shtator 2015/ Urimet për festën e Kurban-Bajramit “të gjithë vëllezërve e motrave, brenda dhe jashtë trojeve tona, kudo që ata gjenden nëpër botë” i ka drejtuar sot kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, nga manifestimi qëndror në Xhaminë e Madhe në kryeqytetin kosovar, duke theksuar edhe mesazhet “për unitet dhe vëllazëri mes gjithë njerëzve”.

 “Vlerat e mirëfillta të Kurban Bajramit manifestohen përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit e humanitetit, duke bartur me vete porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarë njerëzore”, është shprehur myftiu Tërnava në urimin e festës.

Kanë uruar edhe drejtuesit institucionalë e politikë të Kosovës, të cilët në këtë ditë të festës së Bajramit edhe vizitojnë e përgëzojnë Bashkësinë Islame të Kosovës.

“Republika e Kosovës është përcaktuar për ndërtimin e  të ardhmes euroatlantike, si pjesë e familjes së shteteve të lira dhe demokratike ku respektohen të drejtat dhe liritë e secilit qytetar pa dallim. Kjo festë e Kurban Bajramit, të na shërbejë si një mundësi për të reflektuar për punën dhe sukseset që kemi arritur si individë dhe si shoqëri në realizimin e këtij synimi”, thekson në urim presidentja Atifete Jahjaga.

 “Me respekt të veçantë, t’i kujtojmë të gjithë ata që u angazhuan dhe sakrifikuan që ne sot të jemi pjesë e popujve të lirë”, shprehet presidentja e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, uron “që edhe kjo festë të jetë festë e unitetit, e arsyes, që ne bashkërisht të zgjidhim problemet e këtij vendi, ta ndërtojmë Kosovën vend të mirëqenies, vend të zhvillimit dhe vend ku çdo qytetar do ta ndjente veten mirë”.

 “Dëshiroj që të gjithë njerëzit në Kosovë dhe më gjerë, ta ndjejnë veten mirë në këtë festë që simbolizon sakrificën, solidaritetin, tolerancën dhe besimin”, thkson kryeministri Mustafa.

 “Të gjithë besimtarëve islam në Republikën e Kosovës, gëzuar festa e Kurban Bajramit”, ka uruar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Mesazhi i kësaj feste është një vlerë e përhershme, sepse na përcjell idenë madhështore se adhurimi i Zotit, mbi të gjitha, nënkupton dashuri, mirëkuptim dhe solidaritet mes njerëzve. Kjo është festa që bashkon besimin fetar me kauzën e humanizmit”, shprehet kryeparlamentari Veseli.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit, duke u shprehur se gjithmonë ka një ditë, kur besimtarët ndjehen më afër njëri tjetrit dhe më afër krijuesit të tyre.

“E tillë është edhe dita e sakrificës, që ndryshe njihet si festa Kurban Bajramit. Sakrifica për të mirën e përgjithshmë është pjësë e qenjës sonë, prandaj në këtë Kurban Bajram, t’i kujtojmë edhe një herë, të gjithë ata që me sakrificën e solidaritetin e tyre, bënë që të jemi të lirë edhe në manifestimin e besimt tonë”, thekson Haradinaj.

Manifestimi qendror në Kosovë i Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë nisi në ora 05:45 me faljen e namazit të sabahut,  ndërsa vazhdoi me ligjëratën tematike kushtuar kësaj feste nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora. Faljes së namazi të Kurban  Bajramit i priu Resul Rexhepi, ndërsa Hytben – mesazhin, e mbajti myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

***

Kosovë-Mustafa: Bashkërisht t’i zhvillojmë proceset shumë të rëndësishme për ne

-Kryeministri Isa Mustafa vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Bajramit-

 PRISHTINË, 24 Shtator 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Kurban Bajramit, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe udhëheqësit tjerë të bashkësisë.

 Në vizitë ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

  “Jemi sot këtu në Bashkësinë Islame, t’i urojmë Myftiut dhe të gjithë besimtarëve islamë me fat Festën e Kurban Bajramit. Gëzohemi për një festë të përbashkët e cila ndërlidhet me paqen,  me sakrificën, me besimin që t’i ndihmojmë njëri- tjetrit, që të punojmë bashkërisht, t’i zhvillojmë këto procese që janë shumë të rëndësishme për ne, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon edhe në botë”, u shpreh Mustafa.

 “Po ashtu, t’i falënderojmë njerëzit që po i kontribuojnë paqes, po i kontribuojnë stabilitetit, po i kontribuojnë sigurisë së vendit dhe sigurisë së rajonit”, përfundoi kryeministri i Kosovës./b.j/

***

CELEBRATION OF EID AL-ADHA (BAJRAM DAY)

 Pristina, 24 September 2015. General Guglielmo Luigi Miglietta, KFOR Commander, on the occasion of Eid al-Adha (Bajram Day) extends his sincere congratulations to the Islamic Community of Kosovo.General Miglietta, stressing the importance of cultural and religious heritage, wishes the Islamic Community to celebrate the holy day in an atmosphere of peace, harmony and solidarity.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Jahjaga viziton Bashkësinë Islame të Kosovës:GEZUAR, kurban Bajrami

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT