• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kuvendi i Lezhës, pikënisja që bashkoi shqiptarët

February 1, 2019 by dgreca

1 a Ramush

-Kryeministri Haradinaj: Kuvendi i Lezhës ishte pikënisja që bashkoi kombin tonë. Ne si shqiptarë, si Kosovë nuk guxojmë të lëkundemi në të drejtën tonë, në vijën e frontit. Ne i takojmë botës, vendeve e popujve të lirë ashtu si Skënderbeu që qëndronte në atë kohë, dhe vendeve të botës se popujve të lirë që i udhëheq Amerika/

1 RamoKline

-Busti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në qendër të Klinës/

1 Ramo Gjergji

KLINË, 1 Shkurt 2019- Gazeta DIELLI/

1 a Kuvend“Nëse një vepër jeton pas protagonistit, nënkupton se ajo vepër ka qenë e madhe. Nëse ka një vepër e shqiptarëve që ka jetuar pas jetës së protagonistit pra është vepra, është lufta dhe është trashëgimia e doktrina të cilën e ndërtoi dhe e zbatoi krye heroi ynë për të cilin jemi bashkuar sot, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, tha sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në akademinë dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës, të mbajtur në Klinë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj pasi falënderoi të pranishmit tha se në kohën e  tij, jo vetëm pikëpamja e tij, por e gjithë prijësve të atëhershëm shqiptarë ishte kërkimi i mënyrës për t’u kthyer tek vetja.

“Ajo mënyrë ishte penguar dhe dëmtuar nëpër kohë, shqiptarët ekzistonin, por nuk ishin vetvetja, ishin pjesë – pjesë, por nuk ishin një. Gjithë kjo histori e madhe që iu ka mbijetuar shekujve e ka pikënisjen, dhe ai është momenti kur jemi bërë një, tek Kuvendi i Lezhës dhe atyre prijësve te mençur që ditën ta bashkonin kombin në një përpjekje më të madhe më të vështirë që kishim para vetës”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke kujtuar kohën e Skënderbeut dhe udhëheqjen e tij, kryeministri Haradinaj shtoi se Skënderbeu jo çdo herë u mbështetë në atë kohë por qëndroi me prijësit e vet shqiptarë dhe se falë kësaj qëndrese, ajo që krijoi ai dhe ajo që e krijuan shqiptarët nën udhëheqjen e tij, sot vlerësohet lart nga i gjithë kontinenti ynë dhe nga të gjitha ata që i studiojnë këto procese kaq të mëdha.

“Ne si shqiptarë, si Kosovë nuk guxojmë të lëkundemi në të drejtën tonë, në vijën e frontit. Ne i takojmë botës, vendeve e popujve të lirë ashtu si Skënderbeu që qëndronte në atë kohë, dhe vendeve të botës se popujve të lirë që i udhëheq Amerika”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Në fjalën e tij, kryeministri Haradinaj foli edhe për taksën ndaj Serbisë  duke shtuar se taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por kundër Rusisë dhe Serbisë sepse, siç tha ai, kanë punuar intensivisht kundër njohjes së Kosovës dhe mos anëtarësimit në Interpol, por Kosova asnjëherë nuk e ka kushtëzuar dialogun.

Kryeministri Haradinaj,  ia dhuroi kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezajt,  librin e Luan Tashit, “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, tha se në këtë ngjarje të madhe kanë  vendosur ta sjellin në qytetin e tyre të lartësuar në bronz bustin e krye heroit të kombit, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, i cili përfaqëson figurën më emblematike të historisë sonë.

“Mesazhet që i la trashëgimi Skënderbeu për popullin e vet janë ato që rrezatojnë edhe sot e kësaj dite dhe  janë rikthyer fuqishëm në Klinë. Busti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut po vjen në vendin e vet, aty ku do të qëndroj përgjithmonë”, tha kryetari Elezaj, duke theksuar se ky bust është një çmim i angazhimit për vlerat e shenjta të luftës së këtij populli shekuj më parë,  në krye Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, deri te lufta e lavdishme UÇK-së, në krye me komandantin Adem Jashari, Mujë Krasniqin, i cili me krenari afër vetes po e pret heroin Skënderbeu.

Pas akademisë dedikuar Lidhjes së Lezhës, kryeministri Haradinaj mori pjesë edhe në zbulimin e bustit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, në qendër të Klinës./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Kryeministri Haradinaj, Kuvendi i lezhes

Kuvendi i Lezhës, monument i kujtesës historike të shqiptarëve

March 1, 2014 by dgreca

Koment nga Kryetari i Bashkisë Lezhë, Viktor Tushaj/

Lezha, megjithëse, një qytet i njohur që në lashtësi, si qender administrative,  me vazhdimësi të jetes urbane, nyje e rendesishme tregëtare e ushtarake  në kryqëzim të rrugëve të principatave, gjithmone është njohur dhe identifikuar si qytet i Kuvendit dhe Beslidhjes së parë të Shqiptarëve .Në këtë qytet, 570 vjet më parë,  në mars të vitit 1444, u zhvillua Kuvendi i Kombëtar, ku lindi Besëlidhja e Lezhës, një lidhje politiko-ushtarake, si aleance e princerve shqiptare kunder pushtimit otoman. Ne kulm  të mesjetës, kur retë e zeza të pushtimit otoman kërcënonin me luftë shkatërrimin dhe asimilimin e qytetërimit shqiptar dhe europian, u shfaq në skenen historike si protagonist, kalores,  komandant  legjendar dhe politikan i spikatur Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.

Shfaqja e Skendebeut ne historine  e Arberise dhe  Europes u realizua ne rrethana te favorshme te krijuara ne fund te vitit 1443 ne juglindje te kontinentit, ku rezistenca e armatosur e popujve kunder perandorise otomane kishte arritur suksese  historike.Kur Huniadi  në fund te vitit 1443, kapërceu Moraven dhe sulmoi në befasi  ushtrinë turke, një grup prej 300 kallorësish shqiptarë me në krye Gjergj Kastriotin  iu shmangen luftes për të marrë rrugen drejt perendimit  në vijen e vjeter Egnatia duke kaluar në grykë të Vardarit, në Dibër dhe  Mat për të ndaluar në Krujë kryeqendren e Kastrioteve.  Atë dite, Huniadi  pat thënë: E fitova betejen në çastin që  Gjergj Kastrioti kthente kalin e tij drejt Arbërise”.

Me të hyrë në Krujë Gjergj Kastrioti, hoqi rrobat e komandantit turk dhe veshi rrobat e princit të Krujes, ndërroi fenë për të marrë mbeshtetjen e Europes dhe Papatit, futi nën sundim kështjellat që i paten lënë të parët, duke vene ne vend autoritetin dhe influencen e familjes së Kastriotëve në trojet e Arbërit.

I rritur e arsimuar në oborrin e  Sulltanit, njohës i forces dhe dredhive  të perandorisë,  ishte i bindur se pa aleatë të brendshem dhe të jashtëm nuk mund të  ndalohej superfuqia ushtarake e kohes.  Në rradhë të parë  mendoi të organizonte bashkimin  politik e ushtarak te shqiptareve  për t’i bërë ballë invazionit otoman.

Ai thirri  në Lezhë  Kuvendin e krerëve shqiptarë të principatave.

Prijësit shqiptarë, deri atëhere të përçarë dhe në luftë në mes tyre më shumë se sa kunder pushtuesit otoman, e pranuan  thirrjen e Skendërbeut, të bindur tashmë se kishte ardhur koha dhe ishte shfaqur njeriu  që mund të udhëhiqte  popullin  dhe mund të drejtonte  kryengritjen e armatosur  kunder perandorise osmane me sukses të padëgjuar deri atëherë.

Në katedralen e Shënkollit  në Lezhë,  për herë të parë në histori u ulen bashkë, Nikoll Dukagjini e Lek Zaharia, Gjergj Araniti e Theodhor Muzaka, Gjergj Balsha e Pjeter Spani, Lek Dushmani e Stefan Cernojeviç, të cilët  moren vendime me vlera historike për popullin dhe trojet shqiptare.

Në Lezhë u hodhen themelet  e shtetit te bashkuar arbëror, u vendos ngritja e ushtrisë së bashkuar të principatave dhe u bë bashkimi i financave.  Në vend  u krijua një  konfederatë principatash të pavarura. Kuvendi  pati rol transformues në jetën e arbërve të mesjetes, ndikim evident ne zhvillimet historike te mëvonshme, dhe kontribut  të pa zevendesueshem nëe formesimin e identitetit tonë kombëtar.

Kuvendi i mbledhur  në Lezhën shqiptare, dikur Kryeqendra e Dukagjinëve tani nën Venedikun, ishte  edhe  garanci  per Republikën  për paqe e miqësi nga ana e Skenderbeut, principatave shqiptare dhe  ushtrise se bashkuar te Arberise. Nga ana tjetër kënaqte Dukagjinët të cilët kishin qenë zotëruesit  e mëparshëm të ketij qyteti.

Barleti thotë se Gjergj Kastrioti iu drejtua  krerëve te principatave: “ Ejani, pra, kryetrima, merrni harkun dhe mbroni me lavdinë më të madhe atdheun, gratë, femijët dhe të mirat tuaja, silluni atyre qetësine e vertetë të lirisë”.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, doli nga Kuvendi i Lezhes  prijës i ushtrisë së përbashkët dhe udheheqes i Lidhjes  me nje ushtri nga i gjithe  vendi  i gatshem për betejat e ardhshme,  pasi prijësit e arbërit tashme i kishte venë  në besë.Ai realizoi  Beslidhjen e Lezhes,  beslidhjen e pare shqiptare, i dha jete shtetit të njohur e të Arbërit, organizoi dhe udhehoqi kryengritjen e armatosur, ku u farketua shpirti dhe krenaria e tyre,  filloj të shkruhej epopeja historike e popullit shqiptar.Gjon Muzaka, nje nder bashkëpunëtorët e bashkëluftëtarët e Skenderbeut thote :  “Pak kohe pasi u bë kryegjeneral i  princave të Shqipërisë, pati ndër mend të bëhët zot i tërë vendit”.

Deri në Kuvendin e Lezhës Skendërbeu  ka qenë vetem një ushtarak. Fjalimi  i tij  apologjik  i politikes se luftes dhe organizimit të kryengritjes së armatosur, , vendimet qe mori  ky  kuvend,  dhe ngjarjet   që e pasuan, treguan se Ai tashmë ishte edhe një politikan e dorës së parë dhe strateg ushtarak i klasit të lartë.

Në Lezhë Gjergj Kastrioti vuri themelet e pushtetit të tij jo vetem ushtarak por edhe politik e më gjerë. Këtu ai u bë kryegjeneral e ushtrive të bashkuara dhe u   hodhen themelet  dhe  hapi i pare i lidhjes kombëtare.

Pas kuvendit, Lezha u kthye në qendren diplomatike te Arbërise  mesjetare. Pas lidhjes së Lezhës, Skendërbeu dhe Arbërit do të luftonin tani e mbrapa jo vetëm për të mbrojtur pavarësinë e atdheut të tyre por për të  shpëtuar nga kërcënimi islam  qyteterimin e europian.  Arberia e projektuar prej Gjergj Kastriotit do te ishte pjese e Europes.

“Gjergj  Kastrioti me luften e tij per nje çerek shekulli me rradhe  mbajti në balancë fatin e sinisisë ballkanike” – thekson Noli.

Shqiperia nën udheheqjen e Skenderbeut u bë kryeqendra dhe fusha e veprimeve ushtarake të krishtërimit europian kunder  kryefuqise turke. Europa kishte shpresa të mbaronte  me shpaten e Skendërbeut atë që nuk mundi ta bëjë me armët e saj në Marice  me 1362, në Kosovë me 1389, në Nikopoli me 1396 dhe në Varnë me 1444. Në betejat historike që zhvilloi e fitoret e mëdha që korri në fushëbeteje në të katër anët e tokës së Arbërit që nga Torviolli në Berat e Moglicë, në Krujë , Danjë e Sfetigrad, në Albulenë, Vajkal e Preze, Skendërbeu mori  nderimet më të mëdha tëe Papatit  dhe Europes si kryegjeneral i perendimit kunder Turqise.

Beslidhja e Lezhes  ishte veç te tjerash  nje akt emancipimi i princerve shqiptarë, tregues i ndikimit te ideve te rilindjes në shoqërinë dhe realitetin shqiptar të mesjetës. Kuvendi i Lezhës, hodhi themelet e bashkimit kombëtar dhe çoi përpara zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit drejt nje shteti të njësuar feudal shqiptar, te cilin  e impononin kushtet  historike. Kuvendi i Lezhës,  ka mbetur perjetë një pike referimi e model organizimi ië rendit juridik dhe shoqërise shqiptare në histori. Ajo përbën një kapitull të lavdishëm të historisë sonë dhe asaj europiane.

Ky kuvend ka frymëzuar në shekuj luftrat për liri, perpjekjet për progres dhe kuvendet për bashkim të popullit tonë.  Ai frymëzoi  Kuvendet e Besëlidhjet e Shën Mërisë në Mat (1594), Kuçit (1614),Te Arberit, me 1703, Janinës (1820), Beratit (1828), të Prizrenit (1878), të Pejës (1899), të Ferizajt (1908,  Kongresin e  Manastirit 1908, të Greçës (1911), të Junikut (1912), të Sinjës (1912), të Ferizajt (1912), Kuvendin e  Vlores 1912, Kongresin e Lushnjes 1920, të Bujanit (1943-1944), Pezes, 1942, e deri tek kuvendet e pajtimit te gjaqeve te cilet  kane patur per  baze Kuvendin e Lezhes.  Kuvendi i Lezhës mbetet modeli i  bashkimit të shqiptarëve i bashkëpunimit në mes tyre për zhvillimin e vendit drejt progresit.

Mesimet e  ketij Kuvendi  jane te rendesishme edhe sot, veçanarisht kur vendi ynë përballet me sfida të reja drejt integrimit në strukturat evropiane.

Kontributi i Ushtrive te Bashkuara te Lidhjes se Lezhes nen udheheqjen e Gjergj Kastriotit, ne shekullin e 15 dhe kontributi i pamohueshem  i tyre ne mbrojtje te qytetërimit europian është një këmbanë që bie edhe në kohe paqeje dhe që vjen  si mesim nga historia.

Në kohën që Shqipëria është në një proces të pakthyeshem integrimi në BE dhe pret  marrjen e statusit të vendi kandidat, duhet marrë në konsideratë  edhe kontributi i vyer i popullit shqiptar gjate historisë, i cili në një periudhë të errët të Europes, vuri në rrezik të gjithë ekzistencen e tij në mbrojtje të këtij qytetërimi.

Mësimet e Kuvendit të Lezhës e vendimeve të tij, modeli i bashkimit dhe mënyra e bashkëpunimit,  janë kurdohere si pike referimi për ndërtimin e së tashmes dhe së ardhmes sonë të përbashkët.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: kujtese historike, Kuvendi i lezhes, monument, Viktor Tushaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT