• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PELLUMB KULLA: I SHTRENJTI PIRO- NE MBULOJMË ME DHÈ VETËM SHTATIN TËND*

June 6, 2021 by dgreca

I shtrenjti Piro!.. Jemi mbledhur këtu rreth teje, krah shoqes tënde të jetës, Pavlinës së mirë dhe fëmijëve tuaj të mrekullueshëm, për të të përcjellë drejt banesës tënde të fundit. E dimë fort mirë se me mendje, ty sot po të përcjell e gjithë bota shqiptare. Është ajo gjithësi, e përhapur sot mbi tërë sipërfaqen e globit. U bënë dy ditë që po ndahet me ty duke të qenë mirënjohëse dhe shpreh vlerësimet më të larta, për ato që i dhe, për ato që i le dhe të siguron se do të mbetesh i paharruar, në jetë të jetëve.

Ne, shokët dhe miqtë e tu, të ardhur nga të katër anët e kontinentit amerikan, ku na solli rrota e fatit, jemi këtu të të themi se qëkurse i mbylle ata sytë e tu të dashur, bota shqiptare e ndjeu thellë ikjen tënde. Mjetet e komunikimit shtypi dhe media të kushtuan dritë të ngrohtë mbi artin e lartë realist, me të cilin trajtove veprat skenike të dramaturgjisë kombëtare, që edhe kur vuanin nga politizimi i tepruar, i bëre të dashura, bile edhe të paharrueshme, siç mbeten karakteret, Cuca, Jonuz Bruga, Gjenerali, Bektasahi me dy fytyra, Koz Dynjaja, dhe të tjerë… Falë talentit dhe meritës tënde, por edhe fatit që të pat puthur në ballë, ti, o vullkan krijues, u gjende në shoqërinë e artistëve legjendarë si Kadriu, Naimi, Violeta, Pitarka, Stavri Shkurti, kolegët martirë, Spahivogli dhe Luarasi, të gjithë këta që po të presin në qiellin e përjetshëm. 

Po aty, në qiellin e përjetësisë, ti do të gjesh mirënjohjen e gjenijve të letërsisë skenike, të Shekspirit, Brehtit, Milerit. Veprat e tyre, duke kapërcyer shumë pengesa, ti ua solle si ushqim shpirtëror artdashësve të uritur. Do të mbetet i paharruar roli yt i shkëlqyer i Edi Karbones që mbahet nga “realizimet aktoriale më të mira të teatrit shqiptar në kullotat e dramaturgjisë botërore” e plot arritje të tjera në fushën e aktrimit. 

Duke qenë udhëheqës e frymëzues, regjisori shkrihet e fshihet pas shkëlqimit të aktorëve që ai drejton dhe ata “padrejtësisht” marrin konkretësinë imazhin, pushtojnë vëmendjen e mijëra e mijëra spektatorëve, shumica e të cilëve nuk e dijnë, bile nuk e ndjejnë, nevojën ta dijnë pjesën e meritës së gjithanëshme të atij që i udhëhoqi, u dha frymë dhe i shtyu në lavdi. Por të tjerë dhe sidomos bashkëpunëtorët e tu, e dijnë se sa pjesë në famën dhe madhështinë e tyre, pat një regjisor si ty, Piro. Për aktorët, skenografët, kompozitorët e Korçës, Tiranës, Elbasanit, Prishtinës e Shkupit, Piro Mani ishte një rastësi fatlume që ata u magnetizuan nga talenti yt.

Personalisht do ta ruaj si një nga periudhat më të çmuara jashtëskenike, këtë amerikanen, teksa për bisedat tona, telefonoja Koloradon. E pastaj kur u bëmë fqinj në Nju Jork. shkëmbenim çdo javë edhe heraherës, çdo ditë mendimet mbi teatrin dhe jetën që patëm atje, në atdhe. 

Ne binim dakord se historia e vendit tonë do të mund të lexohej edhe nëpërmjet historisë së teatrit. Aty shfaqet qartë se si shtrëngimet dhe lëshimet në repertor, përkonin me dritëhijet në trurin e diktatorit të sëmurë nga paranoia. Historia dramatike e dramave të ndaluara e atyre që fituan kurora dhe u shkurorëzuan, e spektakleve që u bënë shkak përleshjesh të kryekrerëve, drama që dhanë shkas për internime, transferime dhe burgime autorësh, regjisorësh e piktorësh; e dramave pa vlerë që përfituan e dolën në dritë nga këto lloj përleshjesh… Teatri mund ta tregojë fare mirë, në gjuhën e vet, historinë e Shqipërisë në gjysmën e dytë të shekullit XX.  

Ti kishe mendimin e urtë se edhe në dramën më të dobët regjisori i mirë gjen pa tjetër një qoshkë të bukur frymëzuese, një karakter interesant. Gjen, me siguri, një gozhdë ku lidhet kënaqësia estetike, frymëzimi. Pastaj artisti e zhvesh frutin e ëmbël nga lëvozhga ideologjike dhe arrin ta shijojë. A nuk e frymëzon regjisorin, thoshe ti, një vajzë që u mëson grave shkrim e këndim?! Një partizan 19 vjeçar, që jep jetën duke luftuar e nuk e merr vesh kurrë më, se gjaku i tij u përdor për një skllavëri tjetër më të egër se okupimi?!

Ti, Piro, gërmoje me guxim dhe këmbëngulje marramendëse…  Unë e pranoja hapur zilinë që më shkaktoje me një vepër alegorike si “Arturo Ui” e Brehtit, ku bashkë me ty, o regjisor i madh, ndritën të tërë yjet e aktorëve të angazhuar në të. Arturo Ui ishte personifikimi i karrieristit mizor, i diktatorit të pandalshëm para asgjëje në ngjitjen e tij, i demagogut populist, që është moskokëçarës nëse e besojnë apo jo, në ato që thotë. Ne, në Shqipëri, e kishim një të tillë, që na e pat zënë diellin, dhe na e pat bërë ditën natë. Por kishim dhe Brehtin, që sikur ta paskesh njohur, na e pikturoi atë. Ti, krah Brehtit, solle Viktor Eftimiun me “Prometeun” në përballjen e tij me Zeusin: solle Qamil Buxhelin me “Të pazëvëndësueshmin” – puse alegorie, që kanë mbetur nga shfaqjet më të bukura, që të nderojnë ty dhe teatrin ku punove.  Në kredot më të dashura estetike të Brehtit ka qenë ajo “Pesë dredhitë për të thënë të vërtetën në diktaturë”. Ja, këto tri vepra, më shumë se të tjerat ta bënë të mundur të shfaqje edhe ti dhelpërinë tënde të bukur dhe të kënaqje ambiciet e tua artistike, kënaqësi që i shijuan të gjithë veç e veç, pa deklaruar, pa komentuar e pa bërë gëk! E tillë ishte koha. 

Piro i dashur, e kemi diskutuar bashkarisht, kërkuar dhe gjetur, se përse artistët e skenës dhe ekranit zakonisht vajtohen në mënyrë mbarëpopullore në ikjet e tyre finale. Është një përparësi që kanë ata teksa mbushin miliona mbrëmje me gaz dhe ofshama familjare me të qeshura dhe përlotje.  Ndihet si pabarazi tek shohim që ata bien në sy edhe më shumë se sa kur ndahet nga jeta fv një mjek apo shkencëtar i përmasave të mëdha. Shkenca apo mjekësia nuk janë  dot lëndë e komenteve dhe diskutimeve nëpër familje. Artistët bëhen gati pjesë e familjes dhe kjo pabarazi është e kuptueshme dhe e përligjur. 

Ndaj largimi yt u ndje aq shumë në këto ditë. Se artistët vdesin ndryshe. Ne ti na ke mbledhur këtu, por ne nuk të varrosim dot, Piro Mani. Ne mbulojmë me dhè vetëm shtatin tënd të munduar nga lëngimi dhe vitet.

Ti mbetesh përjetësisht me adhuruesit e tu e vazhdon t’i gëzosh t’i mësosh, t’u japësh gaz e buzëqeshje dhe t’i frymëzosh, ashtu siç bëre tërë jetën tënde të ndritur.

I lehtë të qoftë dheu, Piro Mani!

Mamaroneck, Nju Jork, 5 qershor 2021

*-Fjalimi përcjellës i artistit të madh, Piro Mani-

Filed Under: Histori Tagged With: Lamtumira, pellumb Kulla, Piro Mani

LAMTUMIRE KRYEVATRANIT AGIM KARAGJOZI

April 4, 2018 by dgreca

1 dritani

Ditën e djeshme ka qenë i pafundëm radha e bashkatdhetarëve që bënë homazh pranë arkivolit të atdhetarit, ikonës së shqiptarizmit, vazhduesit të veprës të Nolit, të cilin pati rastin ta takonte dhe të bashkëbisedonte, madje dhe ta përcilltë për në banesën e fundit. Pranë arkivolit, krahas kurorave të shumta me lule e dedikime nga familja, miqtë, bashkatdhetarët, Vatra, qëndron dhe Flamuri Kombëtar, të cilit ai iu përkushtua gjatë të gjithë jetës.

Krahas familjes, miqëve dhe të afërmëve, ishte i madh numri i vatranëve që bënë homazh pranë arkivolit, ku qëndronte trupi i pajetë i ing. Agim Karagjozit. Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, i shoqëruar bashkëpunëtorët e tij të Kryesisë dhe të Këshillit si dhe nga shumë vatranë, u përkul me nderim para trupit të Presidentit të Nderit dhe ngushëllojë zonëjn Rozi, djemtë Zyhdinë dhe Shpëtimin, vajzën Angel, vëllanë Vesim, nipër e mbesa, dhe  gjithë të afërmit.

Sot në orën 9 e 30 fillon ceremonia e varrimit në:

Thomas F. Dalton Funeral Homes, Inc

29 Atlantic Ave.
Floral Park, NY 11001

Pas fjalimeve dhe Lutjeve, organizohet varrimi në : ne Pinelaën Cemetery,
2023 Wellwood Ave, Farmingdale, NY 11735
(Per me shume foto shko ne fb dielli vatra-Foto Kortezi-Ramiz Mujaj)

Filed Under: Featured Tagged With: Agim Karagjozit, Lamtumira

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT