• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lamtumirë imzot Rrok Mirdita! Funerali, të enjten

December 8, 2015 by dgreca

*Me datë 9 dhjetor, siç njofton kryeipeshkvia e Tiranë-Durrësit, do të mbahen homazhet zyrtare nga ora 10.00 – 13.00. Po nesër, në orën 16.00, lutja e mbrëmësores e më pas kremtimi i meshës./

*Ditën e enjte në orën 10.00 do të fillojë mesha e dritës, të cilën do ta drejtojë Shkëlqesia e Tij imzot Ramiro Molinar Ingles, Nunc Apostolik në Shqipëri./

Ne Foto: Shen Gjon Pali II dhe Imzot Rrok Mirdita/Katedralja e Shën Palit në Tiranë u hap vetëm dje, në orën 19.30, por njerëzit që janë vënë në radhë për të nderuar kujtimin e imzot Rrok Mirditës, kryeipeshkvit të Tiranë-Durrësit, që ndërroi jetë dje, janë me qindra. Besimtarët katolikë, por edhe shumë të tjerë, të cilët e njihnin dhe e vlerësonin, ndalen para trupit pa jetë, vendosur në katedralen, që ndërtoi vetë, dhe luten, përshëndesin ipeshkvin e parë të Tiranës pas komunizmit, i fundmi nga katër të parët, që shuguroi shën Gjon Pali II më 25 prill 1993.Sot, ndërsa Papa Françesku hapi në Romë Portën Shenjte të Jubileut të Mëshirës, në katedralen e Shën Palit u kremtuan dy meshë. Imzot Mirdita kaloi në Shtëpinë e Atit Qiellor, në vigjiljen e dy festave, Jubileut dhe solemnitetit të Zojës së Papërlyer, Nënës së Kishës, e cila, me siguri ia bën më të lehtë kalimin e Portës së tij të Mëshirës për amshim. Gjatë gjithë ditës, edhe njerëzit e shumtë e kanë shoqëruar me lutje kalimin e atij, që tani lutet prej Qiellit për besimtarët e grigjës së vet e për krejt popullin shqiptar.

Nesër, me datë 9 dhjetor, siç njofton kryeipeshkvia e Tiranë-Durrësit, do të mbahen homazhet zyrtare nga ora 10.00 – 13.00. Po nesër, në orën 16.00, lutja e mbrëmësores e më pas kremtimi i meshës.

Ditën e enjte në orën 10.00 do të fillojë mesha e dritës, të cilën do ta drejtojë Shkëlqesia e Tij imzot Ramiro Molinar Ingles, Nunc Apostolik në Shqipëri. Predikimin do ta mbajë Shkëlqesia e Tij imzot George Frendo, ipeshkëv ndihmës i Tiranë-Durrësit. Ndërsa salikimi dhe përshëndetja e fundit te varri do të mbahet nga Shkëlqesia e Tij imzot Angelo Massafra, kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë dhe kryeipeshkëv metropolit i Shkodër-Pultit.

Trupi i imzot Mirditës do të pushojë në Kriptën e Katedrales, në vendin e caktuar për varrimin e ipeshkvijve, sipas traditës së Kishës Katolike.

Kujtojmë se imzot Rrok Mirdita u shtrua me urgjencë mbrëmjen e 4 dhjetorit në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, pas një hemorragjie cerebrale, por pavarësisht nga ndërhyrja kirurgjikale, gjendja e tij nuk pati përmirësime. Në orën 14.30 të së hënës mbylli sytë.

Imzot Rrok Mirdita pati fatin të priste dy papë në Shqipëri, shën Gjon Palin II dhe Papën Françesku. Shoqëroi gjithë procesin e botimit të Biblës së plotë, për herë të parë në shqip, duke përcjellë mons. Simon Filipajn tek Papa. Qe i pranishëm në të gjitha ngjarjet e mëdha të tranzicionit të Shqipërisë, por sidomos të Kishës, drejt rilindjes. E deshi me shpirt popullin shqiptar dhe u përkushtua për të. Natyrisht, Kisha Katolike në Shqipëri është tani në zi, por mbetet me vështrimin e ngulur në Krishtin dhe e ka zemrën plot me shpresën e krishterë, sepse siç thuhet në Ungjillin sipas Gjonit (16,22): “Ju tani jeni në dhembje, por unë do t`ju shoh përsëri dhe zemra juaj do të gëzohet.”

Filed Under: Komente Tagged With: Funerali, Lamtumirë imzot Rrok Mirdita, të enjten

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT