• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lamtumirë, Musli Mulosmanaj!

May 6, 2017 by dgreca

3 fitimi3 Muslia2 harry3 fitimiSami

Kanë qenë të shumtë shqiptaro-amerikanët që kanë marrë pjesë në shërbimet Funerale dhe në përcjelljen drejt banesës së fundit të Musli Mulosmanaj,  atdhetarit të përkushtuar ndaj cështjes Kombëtare, nacionalist i shquar, legalist dhe antikomunist i përbetuar i komunitetit shqiptar në SHBA dhe trashëgimtari më vjetër i familjes së Binak Alisë, vatrani i përkushtuar, deri në Kuvendin e vitit 2014 ishte anëtar i këshillit të Vatrës, ndërsa deri kur u nda nga jeta ishte pjesë e Advisory Board i Vatrës. Gjatë ditës së Premte, duke filluar nga ora 12 e mesditës e deri në orën 9 të mbrëmjes, vargu njerëzve që ngushëllonin ishte i pambarimtë ne Shtepine Funerale në Shtëpinë Mortore F.Ruggiero & Sons ne Yonkers.

18301739_868607023294511_8547468422055115836_n1Servetja1 populli

Në ceremonitë ka marrë pjesë edhe Princi Leka.Kanë ngushëlluar edhe vatranët me në krye Kryetarin e Vatrës Dr. Gjon Bucaj, zv. Kryetarin Agim Rexhaj me zonjën,Mithat Gashi,  Marjan Cubi, Zef Përndocaj me zonjën, Zef Balaj me zonjën dhe djemtë,Lek Mirakaj, Dritan Mishto, Dalip Greca dhe shumë të tjerë.

Të shtunën me 6 Maj 2017, sërish vijuan ngushëllimet që në orën 8 të mengjesit, për të vijuar më vonë me ceremoninë mortore.Varrimi i të ndjerit u bë në  në Varrezat Maple Grove Cemetery, në adresën: 83-15 Kew Gardens Road, Kew Gardens, NY .Sherbimet fetare u kryen nga Imami Rifat Halili.

Po sjellim të plotë fjalën e z. HARRY BAJRAKTARIT NË CEREMONINË MORTORE TË MUSLI MULOSMANAJ

E nderuara familje Mulosmanaj.

– Sot kur po ndahemi për herë të fundit nga i ndjeri Musli Mulosmanaj, nga kjo figurë e shquar e familjes së madhe të Binak Alisë, dëshiroj t’ ju shpreh ngushëllimet e mia dhe të familjes sime, bashkëshortes së tij, Servetes dhe vajzës, Gjuliana Mulosmanaj, si dhe familjes së gjerë Mulosmanaj në New York dhe në Malësinë e Gjakovës.

-Të nderuar bashkatdhetarë, miq dhe të gjithë ju që sot keni ardhur në përcjelljen e fundit të Musli Mulosmanajt.
Sot po ndahemi nga një personalitet i shquar i trungut të familjes së madhe të Binak Alisë.
Sot po na len lamtumirën një figurë e rëndësishme kombëtare, një nacionalist, legalist dhe antisllav i përbetuar. Musli Mulosmanaj, gjithë jetën e tij ia kushtoi atdheut dhe çështjes kombëtare: Shqipërisë, Kosovës dhe të gjitha trojeve etnike shqiptare, duke mos kursyer asgjë nga vetja dhe familja e tij.
Musli Mulosmanaj u lind në Fang të Bujanit të Malësisë së Gjakovës, nga prindërit Çelë e Gjylë Shabani-Mulosmanaj. U rrit dhe u edukua për shqiptarizëm në kullat legjendare të Binakalive. Ishte i motivuar nga veprat e Binak Alisë, Shaban Binakut, Mic Sokolit, Ali Binakut, Zeqir Halilit e të tjerëve.
Gjyshi i Musliut, Shaban Binaku, për shkak të aktivitetit të tij kombëtar në vitin 1910 u var në litar nga xhonturqit së bashku me Avdullah Hoxhën në pazarinin e Gjakovës.
Çelë Shabani, babai i Musli Mulosmanajt, dhe Mulosmanajt e tjerë të Binak Alisë me forcë kundërshtuan sllavizmin, fashizmin, nacizmin dhe komunizmin. Regjimi i Enver Hoxhës, për shkak të aktivitetit të tyre nacionalist, shumë prej tyre i masakroi, derisa një pjesë tjetër u detyrua të arratisej jashtë Shqipërisë, në Kosovë për ta shpëtuar kokën. Por edhe atje, UDB-ja nuk u la vend. Çelë Shabani dhe Ramë Zeqir Vojvoda, u likuiduan në rrethana të errëta në një spital të Nishit në Serbi, më 1953.
Musli, Can, Hysen dhe Abedin Mulosmanaj, kur arritën në SHBA në vitin 1967 iu bashkuan Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit. Hyseni ishte poet dhe gazetar ku së bashku me Abedinin themeluan gazetën “Atdheu”. Pastaj, Abedin u bë Ministër i Oborrit Mbretnor i mbretit Lekë dhe këtë detyrë e kreu deri në fund të jetës së tij.
Musli Mulosmanaj në SHBA ka kryer shumë detyra kombëtare. Ka qenë kryetar i Degës së Legalitetit për New York dhe New Jersey. Ishte anëtar i Këshillit VATRËS dhe i Këshillit të xhamisë. Ka marrë pjesë në të gjitha demonstratat për lirinë e Kosovës dhe në demonstrata e protesta kundër komunizmit dhe diktaturës së Enver Hoxhës.
Ai ishte përkrahës i Mbretit Zog dhe i monarkisë. Ka bashkëpunuar ngusht me Mbretin Leka Zogun për çështjen shqiptare, e më vonë ka vazhduar me Princin Lekë.
***
Për herë të parë, para 47 vitesh kam pasur rastin ta takoj, Musli Mulosmanaj në Aeroportin “Kennedy”, kur babai e nëna ime bashkë me tri motrat dhe me mua, arriti në SHBA. Kam qenë shumë i impresionuar me bujarinë, mikpritjen, burrërinë dhe atdhedashurinë e tij. Nga Musliu kam mësuar shumë për histotrinë e shqiptarëve, me veçanti për trimëritë e Malësisë e Gjakovës, për patriotët e saj që luftuan nëpër epoka të ndryshme historike.
Babai im ishte shumë i lidhur më Musliun, Canin, Abedinin, Hysenin dhe anëtarët tjerë të kësaj familje nacionaliste. Ishte i pandashëm, në të gjitha rastet, sidomos me Musliun. Me familjen Mulosmanaj kemi pasur një respekt dhe dashuri të ndërsjell.
***
Në dy dekadat e fundit me axhën Musli, u bëmë të pandashëm dhe kudo në aktivitetet kombëtare vepronim bashkë, këtu në New York, në Washington, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në viset tjera shqiptare.
Udhëtimet tona, me Musliun ishin të shumta dhe të motivuara kombëtarisht.
Në vitin 2003, në Vranoc, në vendlindjen time, morëm pjesë në shënimin e 90 vjetorit të gjenocidit të ushtrisë së Malit të Zi në Lug të Baranit.
Me rastin e 125 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit së bashku me Musliun patëm nderin ta takonim Mbretin e Shqiptarëve, Leka Zogun, që merrte pjesë në këtë manifestim në Prizren, dhe kjo ishte vizita e parë e sovranit në Kosovë. Ishim bashkë me Leka Zogun mysafirë të Komunës së Gjakovës, dhe më pas, gjatë kësaj rruge, të gjithë së bashku i bëmë një vizitë historike familjes Haradinaj në Gllogjan të Deçanit. Musli Mulosmanaj, vizitoi edhe Prekazin heroik dhe vendet tjera ku ranë shumë dëshmorë në luftën për lirinë e Kosovës, kundër Serbisë.
Musliu ishte shumë i lidhur me Kosovën, sepse atje kishte kaluar plot 17 vjet dhe nuk ka kursyer asgjë për lirinë dhe pavarësinë e saj.
Meqenëse, Musli Mulosmanaj, i përkiste familjes elite të Binak Alisë, kishte shumë respekt në komunitetin e shqiptarëve të Amerikës, në Shqipëri, në Kosovë dhe në Malësinë e Gjakovës, nga e kishte origjinën.
Presidentin e ndjerë Dr. Ibrahim Rugovën e kishte mik të madh. Takimet me të, që kemi pasur, këtu në SHBA dhe në Kosovë, i vlerëson lart për pikëpamjet e tij kombëtare e demokratike.
Kishte mik komgresmenin Eliot Engel, ish presidentin dhe ish kryeministrin e Shqipërisë Dr. Sali Berishën, Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin, Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Bashën, Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, ish Presidentin Fatmir Sejdiun, ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, ish Kryetarin e Komitetit Shtetëror të Kulteve të Shqipërisë, Rasim Hasanaj e të tejrë.
***
Udhetimin e fundit në atdhe me axhën Musliun e patëm në Tetor të vitit të kaluar në Tiranë, ku morëm pjesë në dasmën e Princit Leka me zonjushën, Elia Zaharia.
Më me 11 Tetor në Bajram Curr të Malësisë së Gjakovës, organizuam promovimin e librit” Binak Alia dhe brezat pas tij”, që i kushtohet kësaj familje legjendare të Malësisë së Gjakovës. Ishte i disponuar dhe shumë i lumtur që më në fund doli në dritë veprimtaria e kombëtare e familjes së tij, e cila kishte kaluar një rrugë të gjatë historike, kundër sundimit osman, kundër serbëve e malazezëve dhe armiqve të tjerë të shqiptarëve, e sidomos kundër regjimit të Enver Hoxhës. Në këtë manifestim, kryetari i Bashkisë së Tropojës Besnik Dushaj, Musli Mulosmanajt, i ndau një mirënjohje për veprimtarinë e tij atdhetare. Musli Mulosmanaj, u dekorua edhe nga kryetari i Shqipërisë Bujar Nishani me titullin “Kalorës i Urdhëritr të Skënderbeut”.

Të nderuar të pranishëm,
Musli Mulosmanaj do të kujtohet gjithnjë si një figurë e shquara nacionaliste e Komunitetit të shqiptarëve të Amerikës, për kontributin e tij që ka dhënë në çështjen kombëtare që nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar. Ai kurrë nuk u nda nga ky aktivitet deri në frymën e fundit kur i mbylli sytë përgjithmonë.
Vepra që la pas, Musli Mulosmanaj, do të frymojë gjithmonë në zemrat e nacionalistëve shqiptarë, legalistëve dhe antisllavëve. Do të përkujtohet gjithnjë si një atdhetar i devotshëm, që ai, dhe paraardhësit e tij i dhanë Shqipërisë, Kosovës dhe viseve të tjera etnike shqiptare. Të tillët historia nuk do t’i harrojë kurrë.
Do të përkujtohet, gjithnjë për qëndrimin e tij besnik e njerëzor, për dinjitet e dashuri ndaj njerëzimit dhe botës shqiptare.

Lamtumirë, Musli Mulosmanaj!

FOTOT: DRITAN HAXHIA/

 

Filed Under: Featured Tagged With: harry bajraktari, Lamtumire Musli Mulosmanaj

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT