• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LE PETIT PARISIEN (1939)- MBRETI ZOG NE FRANCE: SHQIPERIA VJEN NGA ILIRIA

May 1, 2017 by dgreca

LE PETIT PARISIEN (1939) / MBRETI ZOG NË VERSAILLES PËRBALLË DYZET GAZETARËVE DHE REPORTERËVE FOTOGRAFË : « SHQIPËRIA ËSHTË NJË EMËR I FORMUAR NGA FJALA ILIRIA, E CILA NË GJUHËN TONË DO TË THOTË LIRI »/

 1 Mbreti

Nga Aurenc Bebja*, Francë /

Zhvendosja e Familjes Mbretërore Shqiptare në Francë – në Kështjellën e Maye (Versailles) – gjatë gushtit të 1939, ka ngjallur asokohe kureshtje në median franceze.Gazetari, Auguste Dupau, shkruante për gazetën franceze, « Le Petit Parisien », se ditën e mbërritjes së saj në kështjellë, ishin të pranishëm, dyzet gazetarë dhe reporterë fotografë, të cilët prisnin me padurim, që në orën shtatë të mëngjesit, fjalët e para të Mbretit Zog.

Por, sovrani shqiptar prej Mati, në pritje të akomodimit të familjes së tij, ka mundur të flasë para tyre vetëm mbas orës shtatë të mbrëmjes.Në vijim, shkëmbimi i Mbretit Zog me gazetarët, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

« Mbreti u shpreh fillimisht për pritjen e cila zgjati disa orë :

– Ne ishim të gjithë shumë, shumë të lodhur nga udhëtimi i gjatë.

 Pasi u dha dorën të gjithë të pranishmve, Mbreti Zog deklaroi :

– Dua dhe e kam për detyrë të ju shpreh të gjithë konsideratën që kam për shtypin francez. Duhet të dini admirimin që ka populli im për vendin tuaj, dhe pavarësisht nga varfëria e Kombit tim, ne kemi krijuar nga hiçi, në njërën nga qytetet tona, një gjimnaz të rëndësishëm dedikuar kulturës franceze. Kjo tregon se sa e vlerësuar është letërsia juaj nga të gjithë ne.

Dhe pas një minute heshtjeje, i buzëqeshur, Mbreti vazhdoi :

– Nuk jam unë ai që do t’u mësojë gazetarëve francezë që më rrethojnë, se sa në të shkuarën si dhe kohën e tanishme, vendi juaj ka dëshmuar se ështe i madh, bujar dhe mbrojtës i vendeve të vogla.

 Dhe ai shton :

– Ju keni një komb të madh dhe të fortë. Zemra dhe sakrifica e tij janë të pafundme dhe ai respektohet nga të gjithë. Le të vazhdojë këtë politikë të admirueshme.

Sa për kohëzgjatjen e qëndrimit të tij, ish-sovrani tha se ai nuk mund të përgjigjet :

– Por kam kërkuar azil në këtë vend – tha ai – pra të qëndroj në hijen e tij bujare dhe të fortë.

 Një pyetje të fundit :

– A mendoni se në Shqipëri ka ende patriotë, të cilët do të sakrifikojnë jetën e tyre për triumfin e idealit të tyre ?

Këtu mbretit Zog iu desht pak kohë, vështroi princin Sali, dhe ngriti zërin fuqishëm :

– Ju duhet ta dini se në shekullin e XX-të, nuk mund të ketë fuqi të aftë të jetojë pa liri. Shqipëria është një emër i formuar nga fjala Iliria, e cila në gjuhën tonë do të thotë liri. Shumica e popullit tim e ka ende në zemër këtë ideal dhe ai do ta bëjë detyrën e tij. Kjo është arsyeja pse mbështetësit e mi kanë një afeksion të veçantë për Francën, pra kjo duhet të dihet.

Intervista përfundoi me disa fjalë mirënjohjeje të ish-monarkut, i cili e tregoi veten shumë të prekur kur e pyetëm për Mbretëreshën dhe Princin e Kurorës, Aleksandrin (Lekën). Dhe me fytyrën e tij të shndritur nga buzëqeshja tha :

– Ata janë mirë me aq sa është mundur – u përgjigj ai. Përfitoj nga rasti të ju siguroi, se kur shtëpia të jetë më e mirëmbajtur, Mbretëresha do të ju ftojë të gjithëve. »

 * (Kortezi: (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)- https:// www.darsiani.com)

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, LE PETIT PARISIEN (1939), Mbreti Zog

Artikujt e fundit

  • “DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM” 
  • ULQINI PRET BIJTË E VET
  • QEVERIA NË MES TË VOTËBESIMIT DHE ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE
  • NË VËMENDJE, 400 MIJË DOSJET E SPIUNËVE TË (ISH) SIGURIMIT TË SHTETIT KOMUNIST…
  • SHTETI SEKULAR DHE IDENTIETI YNË KULTUROR DHE KOMBËTAR NË RREZIK!
  • #SiSot ndërroi jetë në Selanik, pas një atentati, Hasan Prishtina
  • Përkujtim në largimin në amshim të Musine Kokalarit
  • Drejt greminës sociale?
  • 𝗡𝘂𝗸 𝗶 𝗸𝗲𝗻𝗶 𝗽𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗮 𝘁𝗲 𝗹𝗶𝗴𝗮𝘁 𝗮𝗸𝗼𝗺𝗮…
  • 24 vite më parë, Adem Demaçi, mori detyrën e përfaqësuesit politik të UÇK
  • STRATEGJIA E PUTINIT PËR TË SHMANGUR SAKSIONET EKONOMIKE DHE DËMTUAR MË TEJ EKONOMINË E EUROPËS
  • XI NDËRMJET QËNDRUESHMËRISË DHE KOMBËTARIZMIT A DO TË NDJEKË GJURMËT E PUTINIT?
  • PЁRTEJ  MJEGULLЁS  SЁ  HISTORISЁ
  • LE MATIN (1914) / JA ÇFARË MENDON KRYEMINISTRI SHQIPTAR TURHAN PASHA PËR PRINC VIDIN (INTERVISTA)
  • Princess by Gerta, markë që po rritet çdo ditë, së shpejti me qendër në Amerikë dhe Angli

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT