Nga Lek Mirakaj/
Thirje e fortë dhe e guximshme.Kur themi e guximshme, kemi parasyshë reagimet që do vinin pas kësaj thirje të fortë.Dhe reagimet nuk vonuan.«Marionet» u quajt nga ai ,që të paktën ne të persekutuarit ,prisnim ti bashkohesh nismës.Që dosjet duhet të hapen ,nuk ka asnjë dyshim.Njerzit duhet ta dinë çfar ka ndodhur në birucat e errta të sigurimit dhe si organizohesh proçesi i përndjekes dhe dhunës.Shoqërija shqiptare duhet të dij kush qenë kriminelët ,urdhëruesit dhe zbatuesit e krimeve ,që me të drejtë theksohet se ishin më të tmershmet e tërë lindjes komuniste.Shoqërija shqiptare duhet të dijë se kush nga politikanët ,gjygjtarët,zyrtarët tanë ishin në eskortën e krimit dhe kush nga ata qenë spijun bashkëpuntor në krime.Pranohet nga të gjithë ,se një nga shkaqet që tranzicioni po zvarritet prej vitesh,është mungesa e trasparences dhe përfshirja e njerzve të inkriminuar në administratë e politikë.Aresyeja është e thjeshtë.Demokracija është vullnet i shprehur nga njerëz të lirë.Dhe njerëz të lirë nuk mund të jenë ata që kanë skelete në sirtarë.Njerëz të lirë nuk janë ata që shantazhohen nga kryetar partish,që në kundershtim me ligjin, i kanë dosjet e njerzve të zgjedhur prej tyre.Sa e vërtetë është kjo,do mjaftonte fakti që sa herë që kanë dashur, dosjet janë përdorur në mënyren më të.turpshme.Le të kujtojmë të pakten dy raste të jashtëzakonshme ,kur dosjet janë tundur për kandidatët për president.Cinike dhe e turpshme.E përmenda këte për të treguar se sa kurajo mund të kenë ata individ që kanë hije në të kaluaren e tyre për të ngritur zërin kundër atyre që zotërojnë dosjet e tyre.Hapja e dosjeve jo vetëm që do pastronte administraten nga të inkriminuarit,(po egzistoj vullneti,për mue shum e dyshimtë,)po do i bënte njerëz të lirë edhe ata që e vuajnë të kaluaren e tyre.Dhe më e rëndësishmja ,do shmangte shantazhin e dosjeve.Diskutohet për “modele”kur zgjidhja është shum e thjeshtë.Mjafton të pranohet e vërteta absolute,”KRIMET KUNDER NJERZIMIT”nuk parashkruhen dhe at-herë ,le të themi se preferojmë modelin gjerman.Po mos të harojmë se Gjermanija demokratike akoma sot i denon krimet e ndodhura para 70 vjetësh.Mos të fshihen mbas gishtit, jo shkelje të drejtave kushtetuese e justifikimesh bajate që përdorin gjoja konstitucianalistët tanë, njerëz që në shumicen e tyre janë pjesë e krimit komunist.Gjatë një emisioni televiziv,moderatori demostroj një dosje ku operativi tregonte se e ka rekrutuar individin duke e shantazhuar me gruan a famljen.Shantazhi dhe dhuna formalisht denoheshin edhe me ligjet e satrapit Enver.Le të gjykohen me ligjet e asaj kohe ata që kanë shkelur ligjet e asaj kohe , i kanë lënë të shkruara vetë se çfar kanë bërë.Dhe at-herë ,ashtu si thotë ajo grua trime dhe jo”marionetë» do i shporim sovjetët ,spijunët dhe komunistët nga politika ,drejtësija dhe administrata.Le të shpresojmë se reagimi i kryetarit të grupit demokrat ,qe një lapsus dhe ajo forcë politike që shumica e ish të persekutuarve i ka dhënë besimin deri tani ,do i bashkangjitet nismës se deputetes Doda.Për ne të persekutuarit e diktatures qëndrimi ndaj këtij problemi është treguesi se kë në të vërtetë opozita përfaqëson.Ne nuk harrojmë krimet dhe konsiderojmë se është koha për çdo individ, për cilëndo forcë politike, të tregojë me ke eshtë.Është me dëkomunistizimin e pa kompromis që do na afroj më shpejt me evropën ,apo bashkëjetesen me të keqen dhe turpin.Është koha për veprim,llafet dhe demagogjija nuk pijnë më ujë.Ne ish të persekutuarit dhe shumica e shqiptarve që duan nj demokraci të vërtetë, do gjykojmë veprat dhe jo fjalët as lojrat e Veliajt me projekte për hapje dosjesh pa lustracion.Boll.Le ti shporim……
Po turp a kanë politikanët tanë?
Nga Lek Mirakaj/
Duke ndjekur denoncimin që senati Amerikan i bëri sot metodave që janë përdorur nga C.I.A.,në mbledhjen e informatave prej teroristëve të arrestuar,vetvetiu më erdhi natyrshem pyetja«A KANË TURP POLITIKANËT TANË, ANALISTËT, GAZETARËT, SHOQËRIJA JONË CIVILE, që duan të na bindin se po u hapën dosjet e krimit cenohet sigurija kombëtare, rrezikohet «harmonia»e pjestarve të shoqërisë tonë të mrekullueshme,«fanar ndricues »që na e ka zili tëre bota etj.etj.Amerika e madhe, e angazhuar në një luftë pa kompromis me terrorizmin nderkombëtar denoncon dhe denon sjellje që bien ndesh me moralin e një shoqërije të lirë. Amerika nuk mshihet mbas slloganesh,siguri kombëtare apo nxjerje dhe publikim sekretesh,publikisht dhe jo në komisione sekrete denoncon,ate që ajo e konsideron te gabuar dhe të pa pranushme për shoqërinë Amerikane.E të mendosh se flitet për teroristë të vërtetë, jo të sajuar, e për një numur individësh që numrohen me gishtat e dorës,kur në atdheun tonë janë torturuar me dhjetra mijra shqiptarë,gra e jo rrallë edhe fëmij,të vjen të vejshë duart të në kokë.Amerika mendon se denoncimi i të keqes e bënë ate më të fortë e bënë të ardhmen më të sigurtë e të begatë.Sa qesharakë e të vegjël na duken sot ata analistë me tituj profesorësh ,ata gazetarë,ata përfaqësues të ashtuquajturës «shoqëri civile»,kur duan të na mbushin mendjen se po u hapën dosjet do bëhet kjahmeti.Jo zotërinjë,që vetëm zotrinj nuk jeni .Ju nuk e keni hallin te sigurija kombëtare, nuk keni hallin e harmonisë që do shkaktojë mijra viktima,a thua se pak na keni shaktuar me konfliktin për pronen,ju e keni hallin se shum nga ju jeni pjesë e kontigjentit kriminal ,që ka mberthyer për fyti politiken, gjygjësorin ,median dhe pushtetin ekonomik.Dihen krimet që janë kryer gjatë diktatures,pothuaj njihen edhe autorët që kanë kryer këto krime,në qoftë se dikush don të mësojë më shum,për torturat që janë përdorur dhe personat që i kanë kryer,le të lexojë librin e Fritz Rodovanit«NJË MONUMENT NËN DHE »dhe do vërë duart në kokë, e ndoshta do e ndjejë vehten të turpëruar se bishat ishin shqipfolës,le të na ngushëlloj fakti që komunistët nuk kanë atdhe.Amerika edhe njëherë po na vjen në ndihmë.Na shpëtoj nga skandali i turpshëm që na kishin pregaditur pushtetarët tanë me rastin e ditës ,çlirim pushtimit,na jep shembullin se si duhet të sillemi ndaj gabimeve e krimeve që janë bërë në të kaluaren,po na thotë ,se po denoncuem të kaluaren krijojmë një preçedent qe e kaluara nuk do përseritet.E së fundi eshtë një mesazh ,është një mbështetje për ata politikanë që janë bërë sponsor të shkëputjes nga e kalura,që janë bërë promotor të ligjit për hapjen e dosjevet dhe lustracionit,të vazhdojnë deri sa «sovjetët, spijunët e komunistët ,të shporen nga politika,gjygjësori dhe opinionbërja.Të marrim shëmbull nga Amerika ,që nesër mos të themi «A KISHIN TURP UDHEHEQËSIT TANË»
Gabove Edi RAMA!
…Mos harro se Ai që ke arrestuar i ka provuar torturat dhe privimet që Ti as në ënderr nuk i ke parë.Po qe se servilat që ke rreth e rrotull e kanë bërë me kokën e tyre,,,për të të bërë qejfin,,, vepro shpejt e kërkoi të dëmtuarit dhe gjith shqiptarve të falur,se i ke prishur gjumin e natës./
Nga Lek MIRAKAJ/ New York/
Kemi parë shumë, shumë më tepër se një shoqëri normale natyrshem mund të durojë.
Jetuam periudhën e komunizmit, që aqë shumë Ju keni anatemuar në rininë tuaj dhe që tani ši gjeli, të cilt i kanë futur gjalpin e shkrirë në fyt. Ju me zë të përcudnuar kujtoheni rrallë herë ta kujtoni. Nejse! Luftuat, bravo ju qoftë! E mundët armikun e filliméve,jo áqë për meritën tuaj se sa për gabimet e tija. Në fund të fundit të gjithë e dimë se pushteti në atdheun tonë të bekuar nuk fitohet, po humbet nga ata që e administrojnë në mënyrë të gabuar.E humbën kështu ata që na lanë në duart e atyre që në rininë tënde ,Ju donit t’i shikonit duke bërë lavierzin,të kujtohet lavierzi nga mësimet e fizikës kur ishim të vegjël, d.m.th.kur ishim akoma në udhëkryqin të bëhemi njerëz apo djaj.Kështu e humbi mentori i tënd, jo se kundërshtari i tij bindi popullin,po se Ai pra ,ai që të mori në qafë,që nga njeri i lirë si ishe,të bëri me pushtet dhe mori në qafë vehten e ty të hoqi atë që kishe më të bukur, lirinë.Kështu e humbi dhe Ai që në mënyrë naive të bëri figurë,të ngriti në rangun e rivalit, kur Ti për hirë të vertetës nuk ishe,ti kishe ca inate të vjetra dhe aq.Ti nuk e fitove se premtove atë që as vetë nuk e besoje, Ti fitove se paraardhësi nuk pati kurajon të ndahesh nga shokët e keqinj që pa nevojë i kishte bërë ortak,e të cilët edhe kur tërë bota e pa se kush ishin,Ai nuk pati kurajon ti flakte jashtë vathës, se vathë dhe kullot e patën bërë sinorin e tyre ,e plot gabime të tjera që Ai më mirë se kushdo tashmë i din.Pra mendimi im modest eshtë.se ti nuk i mashtrove njerzit me (Rilindjen tënde) ,po njerzit donin të provonin një gjellë.tjetër.E nisa me ;EDI PO,GABON,dhe rrugës lajthita pak,çfar ka barku e nxjer bardhaku, thonë andej nga fshati i gjyshes tende e time,sa ma shum të thellohesh
aq më shum të nxjer bardhaku, po po e lejmë me kaq.Dikur Enveri po të kishte ndonjë mëri,të vjetër apo të krijuar në shtegtimin e tij kanibalesk,të burgoste apo të hiqte edhe qafe, kështu më duket i thonë kur të përcillte andej, në atë botën tjetër, nganjëherë me muzikë e shumë herë ashtu komunisteshe, një «dekoratë»mbas qafe e bum,të bënte dhe hero.Thonë që paraardhësi juaj bëri gabime, Ai e ka pranuar edhe vetë,edhe unë mendoj se bëri shumë gabime, më shumë se Ai ka pranuar, po për hirë të vërtetës edhe Ti edhe unë duhet ta pranojmë se Ai nuk arrestoj njeri pse e kishte sharë ,apo shpifur në shumicën e rasteve,ndaj tij apo familjes së tij.Të pakten formalisht Ai ja përcilllte drejtësisë për gjykim.Po ti Edi çfar po bën? Të gjithë e kujtojmë,se dikur një biznesmen ju pati akuzuar se njerëz që flisnin në emrin tuaj i patën kërkuar një milion dollarë për një leje ndërtimi. Ndoshta ata nuk ishin duke përcjellur mesazhin tuaj, këte ti dhe ata e dinë,po ka pak rëndësi.Ajo që është e pa precedent dhe që na sjell në kujtesë kohen e xhipsit të degës punëve të brëndshme ,është veprimi i turpshëm i hakmarjes primitive ndaj atij biznesmeni që pati kurajon dikur të denonconte një aferë korruptive.Do kisha heshtur për të pritur zhvillimet, po kur lexojmë se Fratari është arrestuar ,SE KA SKADUAR AFATI I LEJES SË NDERTIMIT,gjë që presupozon se Ai kishte leje ndertimi ,po nuk i kishte përfunduar punimet në kohë, në një vënd ku shkelja e afateve është praktikë e përditëshme,në një vënd ku maskarenjtë mburren se sa shumë kanë vjedhur,nuk ka se si mos të ulërasësh se kjo është hakmarje primitive dhe po qe se e ka shkelur ligjin dhe ata bedelat që ke për rreth bëjnë gafa të tilla në formulim, ruaju nga ata ,se ata që janë në anën tjetër është më kollaj ti përballojshë.Edi!ta vure në dukje se pusheti në Shqipëri nuk fitohet ,po humbet. Kohëzgjatja varet nga aftësija për të mos ja prurë miletit në majë të hundës.Po vazhdove kështu, duke e trajtuar qeverisjen si pushtet personal, shumë shpejt ,ata që sot nuk i ke as në parlament do të bëjnë të kuptojshë sa keq është kur inati të errëson llogjiken e thjeshtë. Mos harro se Ai që ke arrestuar i ka provuar torturat dhe privimet që Ti as në ënder nuk i ke parë.Po qe se servilat që ke rreth e rrotull e kanë bërë në koken e tyre,,,për të të bërë qejfin,,, vepro shpejt e kërkoj të dëmtuarit dhe gjith shqiptarve të falur,se i ke prishur gjumin e natës.Pa keqdashje Edi.
VIZITA E PAPA FRANCESKUT NË SHQIPËRI- LE TË SHPRESOJMË SE KRIMET E KOMUNIZMIT DO TË DËNOHEN!
Nga Lek MIRAKAJ/ Ish i burgosur Politik/
Në prag të vizitës historike të shënjtërisë Tij,papa Françesku i drejtoj popullit shqiptar dhe gjith botës një mesazh ,që në brendësinë e tij,përmban të verteta që nuk duhet të kalojnë pa i kushtuar vemendjen që meriton.Të vertetën, se populli shqiptar,më shum se çdo popull tjetër,vuajti nën «rregjimin ateist më të tmershëm»alias komunist.Se populli shqiptar,pavarësisht dhunës,privimeve dhe mungesës së lirisë,ruejti të pa cenuar traditen e mrekullushme të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare,si një vlerë dhe shembull për gjith popujt e botës.Pa përsëritur të verteta që janë thënë e vertetuar,mbi përmasat e dhunës e përsekutimit,që kleri i të tre besimeve,e në veçanët ai katolik ,sëbashku me një pjesë të konsiderushme të popullit,pësoj gjatë diktaturës ,theksoj faktin e turpshëm dhe të dhimbshëm,se edhe sot mbas një qerek shekulli«demokraci»,krimet e «rregjimit të tmershëm ateist»dhe ata që i kryen këto krime ,jo vetëm që nuk janë denuar,po në një mënyrë a tjetër janë ata që dominojnë jetën shoqërore dhe politike të vëndit.Fakti i turpshëm që nostalgjikë e ndoshta bashkëfajtor të diktatorit evokojnë ate të kaluar të tmershme ,ashtë provë, se komunizmi ,jo vetëm nuk ashtë denuar,përkundrazi ashtë i lirë të mburret me krimet e kryera.Megjithate,skenografija që do shoqërojë udhëtimin e shenjtërisë Tij,përgjatë bulevardit deri te sheshi i të madhërueshmes Nënë Terza dhe që shqiptarët kanë rastin prej ditës së sotme ta sodisin ,është një rreze drite,se atje,diku lart ku merren vendime,ka një ndergjegjësim, ka vullnet,për ti dhënë popullit shqiptar,një mesazh të qartë,se 70 vjetori i të ashtuquajturit «çlirim» solli martirizimin e një populli të tërë,simbol i të cilit janë portretet e atyne martirve që do zbukurojnë atë shesh dhe që duhet ti kujtojnë historianve tanë e politikanve tanë ,se më shum se festime ,në këtë 70 vjetor të reflektojmë se çfar solli «çlirimi»,që «çlirimie»të tilla kurr mos ti «gëzoj» populli Ynë.Le ti konsiderojmë të dy mesazhet ,si ate që vjen nga shenterija e tij dhe ate që vjen nga ata që qeverisin vëndin ,e të shpresojmë se është i ndergjegjshëm ,si një thirrje ,për ndergjegjësim për vlerat tona dhe thirrje për reflektim për të kaluarën dhe një shteg qe duhet ta pershkojë shoqërija shqiptare,dënimin e krimeve të komunizmit.Të falenderojmë edhe njëherë shenjterinë e Tij ,për vizitën,mesazhin dhe që na bënë të shpresojmë se më së fundi ,krimet e komunizmit do denohen.Le të shpresojmë!
Ma mbaj pak doçin,sa t’i them dy fjalë dobiçmadhes!
Nga LEK MIRAKAJ/
Mu kujtua kjo thënje gjatë kohës që ndiqja deklaratën e kryeministrit,gjoja para mediave ,ku nuk u pa asnjë gazetar dhe duke mos pasur gazetar, nuk kishte as pyetje që mund ta vinin në siklet kryeministrin.Ndëgjuam se sa i ndershëm është Beluli (d.m.th.kryeministri) mungoi vetëm betimi,qafsha nanën ashtë e vërtetë.Ndëgjuam se sa keq ka qeverisur qeveria paraardhëse,mbase e vërtetë,po deklarata nuk ishte për buxhetin apo arsimin.Nejse kishte të drejtë kryeministri të ishte i zemëruar me opozitën,që nuk bashkohet me qeverinë për ta mbuluar këtë incident,nuk nxiren teshat e palara në dritare që ti shohë bota ,jemi apo s”jemi patriotë,Në fund të fundit,nuk është e ndershme që ti gëzohesh fatkeqësisë së tjetrit,Ndëgjuam se në Divjakë nuk ka pasur asnjë ulje para kësaj ,se nuk ka folur njeri veç opozitës dashakeqe.Kryeministri nuk e dinte se janë edhe ca televizione po aq te pa ndersheme sa opzita, që intervistojnë ca fshatarë të pa shkollë të cilët pretendojnë se kanë parë edhe në rrugën e Bedatit aeroplanë që janë ulur,po të gjithë e dimë se ata janë ulur, ja ashtu kot sa për lezet,sa për të marrë një sy gjum.Intervistohet një injorant, që megjithse ka qenë aty me ndonja njëzet të tjerë ,nuk dallon dot pulëbardhat nga aeroplanat.Sa keq më vinte kur shihnja kryeministrin e vendit tim, të cilin ca mbeturina të qeverisë parë(FAJIN E KA SALIU) e mbajnë në injorancë totale dhe nuk e vënë në dijeni se kanë qenë dhe ca banorë të tjerë të asaj republike ,që pretendojnë se kanë parë ca si puna e kësaj mushkonjës së Divjakës ,diku në Kardhiq,diku në Lumalas apo edhe në një toponim të pandigjuar po të shpikur nga opozita ,Gjadër,thonë gojët e liga se quhet.Burrnija thonë nuk ka të paguar .Dhe kryeministri ynë e nxori pallën dhe e mbrojti si burrat ministrin tonë të Brendshëm.Me siguri nuk e ka parë deklaratën e Tahirit që gati nuk po qante ,i nxirë në fytyrë,ndërsa lexonte një gjoja deklaratë dhe na siguronte se aeroplani kur është kontrolluar nga policia ka qenë bosh.Nejse vetëm dy orë kishin kaluar para se policia e Z.Tahiri të arrinte në vendin e fatkeqësisë. ,Mbase dikush i kishte sugjeruar që të buzëqeshte dhe të mburej për suksesin e aksionit spektakolar,po Ai nuk ishte aq budalla të buzëqeshte,që pastaj Ata të mëdhenjtë,e kam fjalën për Ata fare të mëdhenjtë ,ta akuzonin se Ai kishte gisht në difektin e turistit nga vendi fqinj.ZOTI KRYEMINISTËR LE TË JEMI PAK MË SERIOZ,JU EDHE NE..Ju e dinit se paraardhësi juaj në bisedë me gazetarët,dy orë para deklaratës Tuaj, kishte përmendur emra konkretë,që simbas Atij kishin shoqëruar pilotin e drogës nga dera anësore.Për këtë të na kishe sqaruar,është e vërtetë apo jo.E di se është e vështirë po të jetë e vërtetë ta përgënjeshtrosh,mbasi me siguri duhet të ketë pasur dëshmitar dhe besoj se janë edhe kamerat e sigurisë.Po të jetë e vërtetë,do mjaftonte vetëm ky fakt që jo vetëm të shkarkoje Tahirin ,po edhe ta vije para përgjegjësisë penale,d.m.th t’ja dorezoje drejtësisë .Po ashtu, ishte dhe është detyrë jotja ta shkarkosh komunistin Naço nga detyra e ministrit të drejtësisë.Ti përkulesh në shenjë nderimi diktatorit,që të gjitha këto probleme që shoqeria shqiptare përballon sot, na i ka lënë peshqesh i mallkuari.është jo vetëm fyerje për të gjallët,po edhe për viktimat e shumta që nuk kanë edhe sot e kësaj dite një varr,ku të prehen si qenie njerëzore.Një ministër drejtesie në Gjermani që do të nderonte Hitlerin ,do kishte detyruar tërë kabinetin të dorëhiqej.Nga Ty po kërkojmë shumë pak .Shporri të diskretituarit,në mungesë të provave që e komprometojnë ,të pa aftin Tahiri dhe komunistin e pa ndreqshëm Naço.