• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LEO FREUNDLICH, EMËR QË DUHET KUJTUAR

January 19, 2021 by dgreca

Hazir MEHMETI, Vjenë/

     LEO FREUNDLICH,  EMËR QË DUHET KUJTUAR /

Austriaku që denoncoi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve para një shekulli.

     Thyerje

     Të rrallë janë individët në histori që për një komb bëjnë aq shumë në momentet më kritike të jetë, në tehun e nyjës shekspiriane “të jesh apo të mos jesh“ (To be, or not to be),  siç ishte Leo Freundlich për shqiptarët në fillim të shekullit të kaluar.   Lufta Ballkanike i gjeti shqiptarët e dërmuar nga robëria shekullore osmane pa të drejta, mbi të gjitha pa të drejtë shkolle në gjuhën e vet, si elementi i parë i identitetit kombëtar. Perandoria Osmane nuk mbajti asnjë premtim ndaj kërkesave shqiptar të cilët u organizuan ushtarakisht dhe çliruan shumicën e tokave shqiptare që në vitin 1911 nga pushtimi i gjatë turk dhe arritën të ngritin  flamurin shqiptar në Shkup, qendra e vilajeteve shqiptare, me 12 gusht të vitit 2012. Në anën tjetër, vendet fqinj grabitqare: Greqia, Serbia e Bullgaria tokat shqiptare i konsideronin plaçkë të tyre  dhe u vërsulen kundër trevave shqiptare nga të gjitha anët.  

       Masakrat 
       Akti më çnjerëzor që njeh Gadishulli ishte masakrimi dhe dëbimi masiv i shqiptarëve nga rajonet e Nishit, Leskovcit, Vranjes e Medvexhës, ishte i  përmasave biblike, i pa parë as në kalifate e as  gjatë kryqëzatave mileniumeve të historisë. Kjo do përsëritet në  Gadishullin Ilirik nga forcat serbe të mbështetura nga Rusia sërish disa dekada më vonë në Luftën Ballkanike të viteve 1910-1914, sipas memorandumeve serbe për asgjësimin e etnisë shqiptare në Kosovë, Sanxhak, Preshevë. Mbretëria Serbe tentonte t’i mbante të fshehta krimet e saj nga opinioni botëror, por kishte edhe personalitet që shënonin nga tereni dhe këto informata faktike i dërgonte në shtypin botëror dhe kancelaritë e fuqive të kohës. Njëri nga ata ishte  Leo Freundlich, publicisti i njohur austriak i cili raportet e tij i përcolli në shtypin botëror dhe qeverive të shteteve kryesore evropiane. Leo Freundlich mbajti lidhje me shumë personalitet shqiptare të kohës shumë nga të cilat janë figura të shquara të kombit si: Ismail Qemali, Dervish Hima, Fan Noli, Syrja Bej Vlora, Ahmet Zogun dhe albanolog austriak të njohur të kohës.   

      Publicistikë…

       Leo Freunlich vuri  kontakte me albanologët Franc Nopcen dhe Chlumecky-in nga të cilët mësoi mbi shqiptarët dhe rrethanat në Gadishull i cili për rreth tri dekada do jetë i mishëruar me rrjedha rreth shqiptarëve. Në vitin 1913, po thuaj se çdo ditë mblidhte fakte dhe shkruante raporte  nga trevat shqiptare të cilat i dërgonte në çarqet shtetërore të cilët kishin mundësinë e veprimit dhe në gazetat më prestigjioze të kohës. Ai  që nga fillimi ishte i afërt me Komitetin Shqiptar në Vjenë, ku dhe vet ishte anëtar i seksionit letrar, i cili e ndihmonte në përkthimet e nevojshme.  Nga këto lajme dhe raporte dërguar agjencive të njohura nxori në përmbledhjen “Korrespodenca shqiptare” (Albanische Korrespondenz), e cila paraqet gjithashtu, pasqyrimin e shtypit të kohës. Kjo veprimtari, sipas studiuesve, konsiderohet si agjenci e parë kombëtare shqiptare e lajmeve. 
      Raportimet e tij rreth krimeve serbe mbi popullin shqiptar të përmbledhura në– Golgota shqiptare (Albaniens Golgotha) janë fakte denoncimi të krimit serb për zhdukjen e shqiptarëve. Përvojën e publicistike e vazhdoi me “Korrespondencën Shqiptare” dhe themelimin e gazetës javore në gjuhën shqipe  Vëllazënija” ( janar 1916) e cila do luan një rol me rëndësi në informim gjatë disa viteve në dekadën e dytë dhe të tretë të shekullit që lamë pas. 

 Fakte nga akuza 

     Në  përmbledhjen e tij “Golgota shqiptare”, Freundlich iu referohet fakteve të kohës, mes tjerash ai do shkruan: “Historia e këtij kombi është një zinxhir i pakëputshëm luftërash të përgjakshme kundër shtypësve të dhunshëm. Por, këto tmerre të përgjakshme nuk ishin në gjendje ta shfarosin këtë racë të fuqishme”.
           Freundlich më tutje  në akuzën e tij shkruan: “Serbët në Shqipëri erdhën si vrasës e jo si çlirimtarë. Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, kufijtë e Shqipërisë u vendosën të përcaktoheshin me nxitim sipas statistikave kombëtare ose statistikave të caktuara nga  komisioni i cili do të formohet në vend aty për aty. Serbët kanë nxituar t’i ndryshojnë këto statistika me grykën e mitralozave dhe bajonetave. Ata kanë bërë mizori që janë të papërshkrueshme. Deri tani, qeveritë kanë heshtur. Por tani është e qartë se heshtja e mëtejshme është e barabartë me bashkëfajësi. Për serbët, armiku më i madh është e vërteta. Ajo e rrezikon ekzistencën e tyre”. 
          Leo Freundlich është zëri më i fuqishëm i kohës në protestë kundër zhdukjes masive të shqiptarëve etnik në territoret e tyre etnike. Ai i cilëson fuqitë e mëdha të Evropës në bashkëfajësi të cilat nuk intervenojnë. Në shkrimet e tij protestuese argumentoi vrasjet e mbi 300 mijë shqiptarëve.
             Shoqëria shqiptare asnjëherë nuk u konsolidua si duhet që të mund t’i vlerëson e përkujton miqtë e shqiptarëve ashtu siç e meritojnë. As sot nuk ku asnjë këshill apo organ tjetër brenda institucioneve shtetërore për rehabilitimin, vlerësimin dhe kujdesin ndaj atyre që dhanë shumë për kombin shqiptar, ruajtjen dhe ndërtimin e lidhjeve.  Komunizmi urrente çdo gjë që ishte jashtë ideologjisë së tyre dhe dënonte patriotët e devotshëm të kombit. Në shoqërinë shqiptare pas komunizmit u krijua amulli anarkike në çdo sferë të jetës ku asgjë nuk zuri vendin e vet aty ku duhet, as miqtë e kombit shqiptar.
   Freundlich për disa vite ishte  përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë. Nisur nga kjo dhe meritat e tij, Mbreti Ahmet Zogu e dekoroi me titullin e lartë “Kalorës i Skënderbeut”. Leo Freundlich  jetoj në Shqipëri  gjerë në vitin 1939, deri kur vendi u pushtua nga Italia, vit kur  ai u shpërngul në Gjenevë deri në vdekjen e tij në vitin 1953.  Pa dyshim Leo  Freundlich  mbetet hebreu me rrënjë austriake i cili ndihmoi shumë kombin shqiptar në momentet tragjike të tij.
       Është koha që shoqëria shqiptare të ngrihet në nivelin e saj, në tabanin e moralit  kombëtar për vlerësimin e atyre që e meritojnë duke mos i harruar gjeneratave. Virtytet dhe edukata ndërtohet mbi vlerat praktike, andaj kemi nevojë më shumë se kurrë në përmirësimin e imazhit tonë kudo në botë.   Leo Frendlidh do jetë gur i fuqishëm lidhës mes dy popujve tanë gjeneratave.  

Filed Under: Analiza Tagged With: Hazir Mehmeti, Leo Freundlich

Leo Freundlich – hebreu i Vjenës që botes ia bëri te njohur golgothën shqiptare

September 16, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
“Albanische Korrespondenz”,: “Dëshira e kësaj pune është të rrisim ndërgjegjën europiane për çështjen shqiptare.” Europa ishte e mbushur me prapagandë
antishqiptare ( pas viteve 1900 ) , ne nuk kishim njeri tonin që të na mbronë ,por i revoltuar ai ngriti zërin e tij kundër asaj që ai e quajti “Golgotha Shqiptare”, dhe ai ishte hebreu i Vjenës që ia bëri botës të njohur , mjerimin e shqiptarëve .( 1912-1914). “Unë e dënoj dhunën që ushtrohet padrejtësisht ndaj çdo populli. Ai që nuk bën kështu sot, të mos çuditet nëse nesër edhe ai vetë do të bëhet viktimë e një Golgothe tjetër” – thoshte shkrimtari hebre. Por ja që Serbia , gjithëmonë përgëdhelur.
Më 1913 , u botua “Albanian Golgotha” dhe Leo ishte në mesin e ushtarëve të ushtrisë së Austro-Hungarisë në Shqipëri. Leo Freundlich , ishte gati apo më shumë dhe shumë më shumë se një shqipëtar. Mbreti Zog e emëroi në një shërbim (in whose service was friendly ) vullnetarisht si Konsull i jashtëzakonshëm i Mbretërisë Shqiptare në Vjenë. Bënte punë të mëdha për Shqipërinë. Por ai ishte edhe“Shef i Mbretërisë për shtypin” e kohës së Ahmet Zogut.
Leo Freundlih, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.Holokausti mbi shqiptarët – Serbët vranë 500 000 njerëz.
Libri i tij “Akuza që ulërijnë” dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Ebraik. Masakrat që u ndërmorrën serbët në trojet shqiptare. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtën e vitit 1912.Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, është gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiouesja Safete Juka, me banim në Amerikë..
Aq i dhënë ishte pas Shqipërisë sa që pasi komunistët e morrën pushtetin ,Leo Freundlich i shkroi miqësisht Ministrit Koçi Xoxe , që ai është i gatshëm të merr postin e konsullit në Vjenë . Komunstët e refuzuan… (Kur këtë e kam pasë lexuar , nuk mund të kuptoja se pse? Por ja që koha e vërteton të vërtetën , me urdhërin e serbëve , është refuzuar fxh )
Serbia, “macja që kërkon të behet luan” Njëri ndër libra që hedh dritë mbi shpërnguljet masive të shqiptarëve është edhe libri historik i Leo Freundlich “Golgotha shqiptare”. Dëshmitare e krimeve të serbëve në vitin 1912-1913 ka qenë edhe Nënë Tereza, atëherë fëmijë. Ajo i pa me sytë e saj se si serbët ia helmosën të atin, ndërkohë që anëtarët e tjerë të familjes shpëtuan duke u arratisur në drejtim të Tiranës.(nga Fatmir Hasani )
Ja se çka shkruan sot shtypi serb për hebreun , mikun e shqiptarëve Leo Freundlich”
Freundlifhu dhe rrënjët e progandës anit serbe “( Leo Freundlich and The Roots of Anti-Serbian Propaganda): “ Leo Freundlich ishte racist dhe një anti-serb histerik. Rrënjët dhe origjina e paradigmës së propagandës anti-serbe janë që nga koha e Austro-Hungarisë para LPB(WWI) ( Luftës së parë botërore) . Ishte Austro-Hungaria ajo që e propagoi gjëja se “Serbinë e Madhe” po përpiqet për “çfarosjen “ apo gjenocidin ndaj shqiptarëve..” .
E shihni , që askush nuk guxonte të na dilte krah mbështetjeje , sepse serbët hidhëroheshin, sepse : ” Vetëm shqiptarët kanë mbetur në të njtën shkallë të parapambeturisë në në të cilën ishin edhe para një mijë vjete“(Sveta Protiq) ….
“O çfarë propagande ndezëse anti-serbe vinte nga publikimet e Austriakut Leo Freundlich(1875-1954) “ shkruajnë mediat serbe. “Merrni me mend ,thonë ato e tëre propaganda ishte futur ne binarët e titulluar Golgota Shiptare:” Çfarosja e popullit shqiptar’ e botuar ne Vjenë në gjermanisht : Albaniens Golgotha: Anklageakten gegen die Vernichter des Albanervolkes. Gesammelt und herausgegeben von Leo Freundlich .”
“Një gjë është e qartë: serbëve, armiku më i madh iu është e vërteta. Ajo e rrezikon ekzistencën e tyre”. Kjo fjali eshte e mjaftueshme per ta kuptua se e gjithe historia e serbeve eshte e bazuar ne rrena!
Ne e dijmë fort mire që Fuqitë e Mëdha , në vitin 1914 deshtën që Princi Widi të njihet si lideri i parë i njohur ndërkomëtarisht i Shqipërisë , i cili përkrahej nga Austro-Hungaria. E dijmë edhe këte që The New York Times raportonte (1913) që bile edhe ish kryetari i Amerikës ,Theodore Roosevelt-i ishte në favor të një Mbreti të Shqipërisë/
Serbët shkruajnë nga mëria që” Robert Elsie një propagandues dhe Avokat i Shqipërisë” i cili paska pas shkruar:” Leo Freundlich (1875-1954), ishte një publicist hebre që jetonte në Vjenë dhe ishte i lindur nga një familje e shëndoshë hebreje në Bielitz-Biala”
Edhe çka shkruan Robert Elsie serbëve nuk iu pëlqen.
Serbët më tutje vazhdojnë si zakonisht të shpifin , të minimizojnë të vërtetën dhe të rrisin imagjinaten e tyre histerike antishqiptare. “ Leo Freundlich (Frojndlih) ishte një biznismen jo i moralshëm , opportunist i cili donte të çfrytëzonte rastin për t`u vetpasuruar duke e eksploruar Shqipërinë ( Sa të dhimbshëm këta serbet, dhe sa po iu dhimbsemi ne !!!!) Shkrimet e tyre vazhdojnë : “Ishte një profiter i pafytyrë (Freundlichu , pra) , i cili pa kurrëfarë kredencialesh e shkruante pamfletin e tij ku e ngarkonte dhe i gjykonte krimet e kryera nga serbët tek barbarët e marrë , në Shiperi!”
Qahen dhe vajtohen serbet se si ai me mjete shqiptare ( para shqipatre) për interesa personale të një “hipokriti mediatik” e botonte gazeten “Albanische Korrespondenz” , dhe këtu i paska pasë botuar shpifjet e tija për serbët ndaj shqiptarëve. Por, ne si shqiptarë mos të harrojmë se dëshira e tij ishte të rriste ndërgjegjën e opinionit publik Europian ndaj çështjës shqiptare.!
Me të vërtetë serbët janë pa presedan , ja se si mundohen nëçdo mënyrë të ulin vlerën e kombit shqiptar “ Propaganda raciste e Leo Freundlichut quhej “Albania’s Golgotha” ( Golgotha Shqiptare) , dhe që është një shembull i një nxitjetje raciste të urrejtjes etnike dhe fetare. Me ironi dhe absurditet (Freundlich fxh) ,ia mveshi “Gogothën “ e krishterë shqipëtarve duke iu referuar kryqimit të Krishtit, ku shumica e tyre janë musliman “”

E shihni miq të kombit se si serbët i manipulojnë gjërat dhe , edhe sot e kësaj dite shkojnë shtegut të trasuar mbi 150 vjet , kundër nesh.
Por, ne e kishim fatin që një Hebre i Austro-Hungarisë e ndizte zjarrin e dhëmbjes dhe simpatisë mdaj popullit shqiptar , aty ku para shihej zhbërja e një kombi të tërë .
E deshta një shkrim ndryshe për mikun e Shqipërisë por ja që nuk po mundem pa e shtuar edhe ndonjë “shpifje” të tij për “gjëja se krimet serbe” mbi shqipëtar, ( lexoni Golgoten Shqiptare )
Edhe diçka me shumë rëndësi :Ç’është Korrespondenca Shqiptare? Që prej pranverës së vitit 1913 dhe deri në muajin gusht të vitit 1914, Leo Freundlich mblodhi ditë për ditë informacione për zhvillimet në Shqipëri dhe ua shpërndau këto “lajme të fundit” nga Ballkani instancave zyrtare, kryesisht ministrive dhe organeve të qeverisë austro-hungareze. Korrespondenca Shqiptare ishte, si të thuash, agjencia e pare telegrafike shqiptare.
Përveç artikujve të shtypit që grumbulloi, Freundlich ishte në kontakt me shumë figura në Shqipëri, si Ismail Qemal bej Vlora, Syrja bej Vlora, Dervish Hima dhe Fan Noli por edhe shumë të tjerë pa emër, dhe i botoi letrat dhe mesazhet e tyre në Korrespondencën Shqiptare. Në bazë të kontakteve të tij, Freundlich u bë zëdhënësi i çështjes shqiptare në Vjenë.
Aq i dhënë ishte pas Shqipërisë sa që pasi komunistët e morrën pushtetin Leo
Freundlich-u i shkroi miqësisht Ministrit Koçi Xoxe , që është i gatshëm të merr postin e konsullit në Vjenë në mënyrë vullnetare. . Komunstët e refuzuan… (Kur këtë e kam pasë lexuar , nuk mund të kuptoja se pse? Por ja që koha e vërteton të vërtetën , me urdhërin e serbëve , është refuzuar )

Filed Under: ESSE Tagged With: Fahri Xharra, gollgotha shqiptare, hebreu i vjenes, Leo Freundlich

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT