• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PAS DEKADASH…

August 24, 2021 by s p

(Bashkëvuajtësve të mi)

Cikël me Poezi nga Ilir Spata/

PAS  DEKADASH/

Në vite , kurrë, s’e kam menduar/

Se prapë do kthehem unë këtu?/

Me trup e shpirt keq i lënduar/

E kambë e duar krejt randue./

Të hap një portë me krismë e gjamë/

Që m’u mbyll prapa, larg, një ditë./

Të shkel mbi gjurmët ku m’u vranë/

Të amblat vite të rinisë./

Këputun, ndryshkun, varen telat

Mbi shtyllat thyer, rreth e qark.

Dritaret shqyer kanë kangjellat;

Kalldrëm i ndotun kullon gjak.

Çatitë e rana s’e mbajnë shiun

Me qiellin hapur kat më kat.

Mes kapanonesh frymë njeriu

S’e sheh askund, në rrugë e prag.

Kam mall t’i mbush këto shkretina;

Nga jeni e s’jeni t’ju sjell këtu!

Po s’më lenë korbat, suferina,

E dashunia që kam për ju.

T’i zgjoj dhe shokët tek “Kodrina”

Me gurë e dhé ku janë mbulue.

Kam frikë se zgjohen krrakarrimat

E krismat netëve që tmerruen.

FLASIN SPIUNËT

Kur flasin spiunët më vjen të përzier;

Diçka më mbështillet e ngelet në fyt?

Mes makthesh, vegimeve, një nofull e shqyer

Gjakosun lëshon hijen mbi murin e ndytë.

Kur flasin spiunët zënë ferrat e gurët

Të trembura pëshpërisin: ” Janë prapë ata!? “

Rrënqethjet prapë kthehen, tmerret, torturat

Që mishrat m’i dogjën e shpirtin m’kanë vra.

Kur flasin ata kanë veshë edhe muret

Çdo vrimë e çdo plasë duhet mbyllun në derë!

Kthejnë netët pagjumë kur s’ më rrinin poturet

E trupi drobitun bashkë me hijet përzjerë.

Kur dalin n’ ekrane, e flasin pa droje

Ata që gremisën, ku s’ gjendet, tim atë?

Gjithë Bota hap veshët në ankth të dëgjojë

Mes frikës e dridhmash mos kthehen prapë?

Kur zajnë edhe flasin, mes lotëve përqullen;

Ankohen për Kohën që ngritën e mbajtën;

Zanë tokës ku prehen kufomat të skuqen

Nga njollat e gjakut që skuqën mesnatën.

RRUGA E KALVARIT

(Etërve Katolikë,

 martirëve të fesë e kombit)

I morën, vunë, të gjithë në rrjesht

Nën krisma nate e me bërtimë.

Mblodhën “gjynahet” ku qenë e s’qenë

Ua varën torba t’i kenë mbi shpinë.

Idetë e djallit morën për mostër,

Kur u hartuan “aktpadinë”.

Ju drejt kalvarit të gjatë sa jeta

Me shpirtrat dritë e kryenaltë.

Me dhëmbëshurinë e Jezu Krishtit:

“Nuk dinë çfarë bëjnë; Zoti i faltë!”

Mes krisma armësh, dyersh që shqyhen,

Ju vunë përpara natës si pus.

Shkarkoi rrebeshe gjaku e lotësh,

Mbi Mëmëdheun qielli Rus

E biri i tij , si vetë Antikrishti,

Shpirtin e kombit thyen e krrus.

Ju plotë besim e shpresë tek Zoti

Pëshpërisnit rrugës për në kalvar:

“Janë të verbuar; nuk dinë ç’bëjnë.

Shpëtoi, o Zot, shpirtrat e vrarë!”

Rrebeshet ranë e netët grisën.

E prenë shpresën, dritën e prenë.

Ju barrët supesh kalvarit nisur,

Dhe n’humbëtira burgjesh s’u lënë.

Të etur mbledhin llumrat e baltën;

Trazojnë demonët atje ku flenë.

Ju sytë lart ku mbahej shpresa,

Me shpirtin dritë e zemrën valë:

“Nuk dinë çfarë bëjnë, janë pre e djallit.

Mshiroj o Zot! Po bëjnë faj.”

Filed Under: LETERSI Tagged With: Ilir Spata, Letersia e Burgut, Poezite e Burgut

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT