Më quajnë Aleksandra Toro. Të më falni nëse po ju shqetësoj, por kisha nevojë t’ iu bëj një pyetje. Ju lutem, mund të më ndihmoni për një adresë emaili të Shoqërisë “Vatra” të Worcesterit – it Mass. Gjyshi im Mihal Cici është i interesuar të ketë një lidhje online, pasi i ati, Piti Cici, ka qenë pjesë e bandës “Vatra”në Worcesterit – it Mass. Unë nuk po mundem të gjej dot adresën e emailit të kësaj shoqërie. I ati gjyshit Piti Cici ka qenë pjesë e Bandës “Vatra”. Intersohemi për këtë Shoqëri pasi babai i gjyshit ka pasur pashaport amerikane, dhe ne duam të ndjekim procedurat që edhe gjyshi të marrë pashaportën amerikane. Për shkak të regjimit të atërshëm në Shqipëri gjyshit nuk iu lejua të mbante pashaportën amerikane dhe nuk e ka më. Gjyshi është 86 vjeç, dhe ai do të gëzojë të drejtën për këtë pashaportë të cili regjjimi i atërshëm ia mohoi këtë të drejtë që i takonte. Do t’iu lutesha, të më ndihmonit me kë mund të kontaktoj që dhe ne të na plotësohet një e drejtë e mohuar.. ”
Me respekt, Aleksandra Toro
PËRGJIGJA E KRYETARIT TË VATRËS
Përshëndetje, Aleksandra!
Nuk është shqetsim aspak për mua kërkesa juaj. Këtë kërkesë ma pat bërë të njohur edhe z. Dalip Greca, editoi i gazetes “Dielli”, si dhe znj Merita B. McCormack, para ca kohe. Editori ka kërkuar në arkivin që ka “Vatra” në dispozicion sot, por nuk ka gjetur evidencë mbi sa kërkoni ju. Dega e Worcester-it nuk ekziston prej dekadash dhe nuk dihet në se arkivi lokal i asaj dege është i ruajtur nga ndonjë antar i vjetër i saj; pothuaj se të gjithë vatranët e vjetër të asaj kohe nuk jetojnë më. Mjerisht ndima më e madhe që mund të bëjmë ështe botimi në “Dielli” i kërkesës suaj, me shpresën se ndokush ka ndonjë informatë të dobishme.
Një pyetje: në shkrimin tuaj ju theksoni se “…..duam të ndjekim procedurat për të bërë gjyshi pashaportën se për shkak të regjimit të atërshëm në Shqipëri gjyshit nuk iu lejua të mbante pashaportën amerikane dhe nuk e ka më”. A do të thotë kjo së gjyshi e kishte një herë pasaportën amerikane?. Në se po, atëherë mund të kërkohet nga arkivat shtetërore amerikane me anë të Shërbimit Konsullar (Consular Service) të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Uroj të keni sukses në kërkesën tuaj dhe ju dëshiroj shëndet e të mira,
Kryetari i Vatrës
Gjon Buçaj.
NA SHKRUANi
Të nderuar lexues të interesuar për të afërmit tuaj që kanë qenë pjesë e Federatës Vatra, na shkruani në Emailin e Gazetës Dielli gazetadielli@gmail.com. Përgjigjet tuaja do të mund t’i lexoni edhe në Dielli online në adresën www.gazetadielli.com