• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI

March 9, 2014 by dgreca

Shkruan: Shaban Cakolli/

Lidhja e Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani,daton nga 9dhjetori i vitit 2006,kjo do të thotë se edhe pak kohë përmbyllë tetë vjet  veprimtari të sukseshme.

LSHAKSH në Gjermani është një dritare e kulturës shqiptare në vatrën e Europës dhe më gjërë.Gjermania dihet se është njëra nga shtetet më të zhvilluara të Evropës,mike e shqiptarëve,jo vetëm tani  kur po na ofron  mbështetje të fuqishme,por edhe si pas të dhënave të të vjetërve tanë ishte gjithnjë mike tradicionale e shqiptarëve.Ky vend i madh dhe i fuqishëm ka mbi tetëdhjetë milion banorë gjerman dhe afro tetë milion të huaj ku më së shumëti nga të huajit jetojnë turq,ku llogaritet se në Gjermani jetojnë afro tre milion turq.Për shqiptarët që jetojnë  në Gjermani,nuk është punuar për statistikat e tyre,por sipas shënimeve gjysmëzyrtare në Gjermani jetojnë afro 400.000 shqiptarë me statuse të ndryshme.Shpërngulja e shqiptarëve është qysh nga kohët e lashta dhe shkaqet e saj i njohim të gjithë ne,më pas kësaj diaspore të lashtë iu bashkua edhe një diasporë e re,e cila nuk kishte marrëveshje me ne,por një marrëveshje Jugosllavi-Gjermani,e cila ishte arrirë në vitin 1968,kohën kur  Gjermania kishte shumë nevojë për krah pune,kurse Jugosllavia për interesat e veta dërgonte në Gjermani kontigjente të shqiptarëve për krah pune,të cilët në vend të ndonjë organizimi kombëtar,duhej të punonin  punët më të rënda si:ndërtim rrugësh,shkrirejen e metaleve nëpër furra,punë hekurudhash,etj….Dhuna represive e Sërbisë mbi shqiptarët e viteve 90-ta,në Gjermani shkarkoj një kontigjent tjetër të madh të shqiptarëve,por kësaj radhe jo të krahut të punës,por nga shtresat e intelektualëve,studentë,ushtarak,politikanë,të cilët nuk pajtoheshin  me politiken sllave e cila udhëhiqej mbi shqiptarët,e të cilët nga përndjekjet e pushtetit nuk kishin më vend në atdheun e tyre.Kontigjenti tjetër i shqiptarëve këtu u vendosën në dramën e madhe të ekzodit biblik të shqiptarëve në kohën e  Luftës së Kosovës.Sikur u largova pak nga tema,nuk kisha qëllim të bëja një përshkrim historik,por të gjithë këto kontigjente  të shqiptarëve që u vendosën këtu,ishte nevojë e madhe e organizimit të tyre kombëtarë,arsimorë e kulturorë.Për këto organizime është punuar  vite të tëra,janë hulumtuar format cilat mund të jenë më të sukseshme në organizimin e tyre.Ne ishim të vetëdijshëm se shqiptarët nuk kishin interesin e tyre të bënin jetë rrugësh të mërgimit si lustratorë,por u duhej një  formë organizimi e cila do të i organizonte kombëtarisht,do të i arsimonte dhe integronte në shoqërinë gjermane,e cila kishte hapur dyert miqësisht,për të na pranuar e mbështetur në shoqërinë e vet.Qysh me ardhëjen e shqiptarëve këtu u themeluan klube,shoqata,Qendra Kulturore,Bashkësi Shqiptare në këta nënqiej të huaj,ku shqiptarët u organizuan  me qëllimin e vetëm,aktivizimin e bashkëkombasëve  nga trevat e ndryshme shqiptare,lidhmërinë e ngushtë në mes tyre,bashkërenditjen e veprimtarive  kulturore e politike,në funksion të mbështetjes së aspiratave shekullore shqiptare për  liri e pavarësi.Kuptohet për organizime të tilla të mërgatës gjithnjë nevojiten njerëz intelektual,me përkushtim kombëtarë,të guximshëm,që u bëjnë ballë sakrificave,që dijnë  të marrin  nisma e akcione,që të gjitha shkojnë në interes së çështjes  kombëtare.Të tillë me zemër të madhe ishin Jusufi,Bardhoshi e Kadriu,edhe pse kohën kur vepruan ata ishte shumë vështirë,klubet e shoqatat tona përcilleshin  nga agjentët sllav,por ata bënë krejt çka mundej të bëhet asaj kohe për atdheun e kombin,sepse ishim të pregaditur për sakrifica.Viteve të 90-ta,organizimi i mërgimtarëve tanë në Gjermani ishte më i lehtë,kuptohej se duhej dije,përkushtim e guxim,por format e organizimeve ishin më të mundshme.Dihet se në kohën tonë në  mërgim janë bërë organizime të fuqishme në të gjitha ndihmat për atdheun,qoftë në fonde të shkollave shqipe,të qeverisë,të ushtrisë,në protestime kundër dhunës sërbe mbi shqiptarët,në tubime me gjermanët për internacionalizimin e çështjes shqiptare,e gjitha ndihmat për të cilat kishte nevojë atdheu e skamnorët atje,pa lënë asnjëherë anash edhe organizimin e kulturës me të rinjët tanë në mërgim.Pas luftës së Kosovës,forma e organizimit tonë duhej të ndryshohej,më nuk mjaftonte ai organizimi i klubeve dhe shoqatave,ku qëllimi kryesor ishte derdhja e fondeve vetëm për çlirimin e atdheut.Tani mërgatës sonë i duhej një organizim pak më ndryshe,një organizim me të rinjët tanë në mërgatë,të cilët pa fajin e tyre ishin detyruar të bënin një jetë në vend të huaj,me gjuhë të huaj,shoqëri të huaj,kulturë e traditë të huaj,Qëllimi kryesor i yni ishte dhe mbetet shpëtimi i gjeneratave tona të mërguara,për të mbajtur në zemrat e tyre ndezur zjarrin e atdhedashurisë,për të ua mësue gjuhë,kulturë e traditë,histori e gjeografi kombëtare,letërsi,për të i pregaditur ata që një ditë po të kthehen të jetojnë në atdheun e tyre,të ndihen të barabartë me moshatarët e tyre në vendlindje.Ky duhet të jetë qëllimi thelbësor i mërgatës,përndryshe nëse nuk mund të i shpëtojmë  këta të rinjë nga asimilimi,ne nuk kemi bërë asgjë,por kemi humbur kombëtarisht.Kemi bërë njëzet vite punë për të i bashkuar mërgimtarët,kemi hulumtuar gjitha format e sukseshme të organizimit,duke provuar edhe me Bashkimin e Intelektualëve  Shqiptarë në Mërgim(BISHM),por përvoja ka treguar se asnjë organizim i shqiptarëve pas luftës,nuk ishte më i frytshëm se Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve  Shqiptarë  në Gjermani(LSHAKSH).Fillimisht këtë nismë e kishte marrë veprimtari i shquar i kombit dhe poeti Martin Çuni,emër ky i çmuar për mërgatën tonë,pas të cilit veprimtarët do të vepronin  me krenari,e në këtë nismë themelimi kontributin e vet e kanë dhënë mërgimtarët e shquar :Pal Sokoli,Liman Zogaj,Xhevat Ukshini,Dibran Demaku,kishte edhe shumë  të tjerë.Për këtë themelim të LSHAKSH,u desh punë me mund,mjete materiale,programe e statuse,regjistrime tek organet gjermane,vështërsi këto që i tejkaluam  me përkushtim.

Dihet në këtë nismë na vinin edhe hileqarë me qëllime të marrin model nga organizimet tona,e më pas të shkëputeshin  nga ne,për të nisur një model të tillë vet me një pjesë të mërgatës.dihej se këta hilegjinjë hilet e veta i nisën me qëllime  postesh e emrash,madje themeluan nisma të tilla organizimesh duke i nda mërgimtarët,por mërgimtarët i kuptuan shumë shpejt,dhe ata nismëtarë dolën të pasukseshëm.Kjo tregon haptas se ne kemi punuar njëzet vite për të i bashkuar mërgimtarët,kurse ata që mundohen tani të i përqajnë,lere që nuk do të kenë sukses,gjithë atyre që kanë provuar dhe provojnë të përqajnë ua kemi shtjerrur maskat dhe kanë mbetur me moral të zymtë para mërgatës sonë.LSHAKSH në Gjermani ka qëllim të shejtë e fisnik,ajo është angazhuar dhe angazhohet të i tuboj rreth  vetës në një sofër të përbashkët shkrimtarë,poet,artist,krijues të të gjitha zhanreve,përfshirë këtu këngëtarë,aktorë,gazetarë,ku secili të ketë mundësinë të jep kontributin e vet në afirmimin e krijimtarisë së vet,si dhe prezantimin e tij para sofrës së madhe të Europës.Ne e kemi ndier këtë përgjegjësi dhe nevojë për prezantimin e denjë të kulturës sonë e cila do të jetë urë lidhëse me atdheun dhe popujt europian,në mesin e të cilëve jetojmë.Qëllimi ynë kurrë nuk ka qenë të afirmojmë vetëveten,disa nga ne kemi filluar heret me krijimtari,neve na njohin për aq sa kemi bërë,as nuk kemi nevojë të afirmohemi dhe sa kemi bërë ne këtë do e tregon koha,qëllimi ynë kryesor ka qenë puna me gjeneratat e reja,shpëtimi i tyre nga asimilimi,afirmimi i tyre i cili është shumë i rëndësishëm,dhe krahun më të fortë e kemi pasur dhe e kemi Shkollat shqipe në mërgim,me të cilat kemi bashkëpunuar e bashkëpunojmë,për ruajtëjen e identitetit të fëmijëve tanë që jetojnë në mërgim.Kush  nga mërgata nuk  angazhohet për këtë qëllim,duhet të kuptoj se nuk ka bërë dhe as nuk do të mund të bëjnë asgjë për mërgatën.Natyrisht hapi ynë në fillim shihej si hap i vogël,përdike edhe i pamundur,por ky hap  shënoi kthesa të  mëdha në zgjerimin e punës me rininë tonë në mërgatë dhe zgjërimin e kulturës sonë kombëtare.Organizimi  i orëve tona letrare,të cilat rreth vetës tubonin krijuesit e rinjë,dashamirët e fjalës së shkruar,,recitatorët,këngëtarët e valltarët e rinjë,kishte peshë kombëtare.Në mesin tonë veç krijuesve të njohur u tubuan edhe krijues të rinjë,u botuan e promovuan qindra tituj të rinjë.Në vlugun e aktiviteteve duhet të cekim disa më domethënëse të cilat shtojnë krenarinë tonë si:Njëqindvjetori i Lindjes së Nënë Terezës,Manifestimi i ores letrare tradicionale dhe garuese në mërgatë”Azem Shkreli”,i cili nga ne organizohet çdo vit.Dihet mirë se ne kishim Qeveri në ekzil,kemi qeveri në atdhe,por në kohën më të nevojshme për të na mbështetur,po as tani nuk na kanë mbështetur,kurse Azem Shkreli,Ali Podrimja,Ismajl Kadare,ishin ata që gjenin kohë,na mbështetnin,na jipnin kurajo dhe për ne ishin dhe mbeten ambasador të kulturës sonë kombëtare.Orë të tilla tradicionale kemi organizuar që nga çlirimi i Kosovës,shënim ky që quhet”Ora letrare e pavarësisë”:Lidhja e Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë,ka punuar dhe punon në kushte  të vështira,pa ndonjë qendër organizimi,për të cilën nuk u kujtua askush të na shtrijë dorën e ndihmës,kur dihet mirëfilli se gjitha kombet që jetojnë në Gjermani,kanë qendrat e veta kulturore,pos nesh.Ne veprojmë me një fond të antarsisë,pa qendër organizimi,duke u organizuar e paguar lokalitete për organizim nëpër tërë hapësirën e madhe gjermane,ku dikuj nga ne i bie të udhëtoj deri në shtatqind kilometra për një organizim.Qëllimi ynë nuk ka qenë,as nuk do të jetë kurrë material,po qëllim i pastër kombëtarë.Lidhje shkrimtarësh të këtij lloji nuk kishte në diasporat tona më parë,por organizimet tona morën jehonë në mbarë dheun,ku më pas u formuan  lidhje me të njejtin emërtim edhe në Suedi dhe Norvegji.Lidhja jonë në fillim ka dalur edhe me revistën letrare “MUZA”,por në pamundësi materiale të mëtejme për të e nxjerrë në letër,ne e nxjerrim në formë elektronike”Muzen” si dhe LSHAKSH,të cilat janë letrarisht të begatshme.Kohë më parë u  themelua edhe një lidhje e krijuesve shqiptarë,e cila doli nga gjiri i LSHAKSH,por që u emërtua Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë(LKSHM)e cila ndoshta nuk është dashur të emërtohej  kështu,por iniciativa ishte e tillë dhe ne e përkrahëm.Po them nuk është dashur të emërtohej kështu,nga se ajo doli nga gjiri i LSHAKSH,të cilët poashtu  veprojnë  në mërgatë,por forma e emërtimit ishte pregaditur dhe ne e miratuam.Kjo LKSHM;ende është në themelim e sipër,nuk ka marrë  deri tani ndonjë aktivitet,një gjë e dijmë sigurisht:Në Austri,Zvicërr,Norvegji e Suedi,ka  talent të shquar të kulturës,ata vendimin për të themeluar këtë nismë e morën në Gjermani,nga LSHAKSH,por një gjë dihet:Ata mund të bëjnë njëherë në vit ndonjë takim të përbashkët me ne,por është e qartë se organizimet kryesore do të i zhvillojnë në vendet e tyre ku janë të strehuar,me mërgimtarët e vet.Nisma të tilla ne i kemi përkrahur gjithnjë,ne jemi të interesuar që mërgimtarët tanë kudo në botë të organizohen,madje kemi përkrahur haptas që edhe në Gjermaninë e madhe kudo ku ka mundësi të themelohen nëndegë të LSHAKSH,ne do i mbështesim dhe do jemi prezent në mesin e tyre.Kohën e fundit po  dalin zëra që kanë qëllim përqarëjen e mërgimtarëve duke i dalluar ata të këtij  lloji organizimi,tjerët të llojit tjetër të organizimit!Këtë të drejtë fillimisht nuk e ka askush nga mërgimtarët tonë,nuk i lejon morali dhe as kombi,madje nuk i lejojmë ne të cilët  kemi punuar me dekada për të i bashkuar,dhe cili të tentoj të i përqajë do të mbetet ftyrëngrysur sikur ata që tentonin më parë.Ne kemi përcjellur edhe po përcjellim organizime të mjediseve tjera,të cilët me mish e shpirt përpiqen të i ngrisin vetës emra,turren e qirren para kamerave,gazetarëve,deklamojnë poezi,ndajnë mirënjohëje,këndojnë e vallëzojnë si në dasma,ashtu sikur të ishin në mesin e atdheut të vet,po e keqja te ta është se të gjithë janë të moshuar dhe në mesin e tyre nuk të zë syri asnjë të ri të mërguar.Kjo i bie ashtu si kanë thënë një thënje të vjetrit”Kërrabë për vete,ose kokën gjog e mendjen zog”.

LSHAKSH në Gjermani nuk turret pas tubimeve e ahengjeve,pijeve,mezeve e vallezimeve,nuk ndjek kamerat e gazetarët,ajo ka qëllimin e shejtë fisnik e kombëtarë,ruajtëjen dhe pasurimin e kulturës kombëtare,artit e traditës,bshkëpunimin me rininë e mërguar dhe shpëtimin e tyre nga asimilimi,pregaditjen e tyre për kthim në atdhe,me një eksperiencë për të cilën ka nevojë vet atdheu ynë.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Lidhja e shkrimtareve, ne Gjermani

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT