• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“PRILLI I THYER’ NA E MORI POETIN DHIMITER I. MITI

April 18, 2020 by dgreca

Nga Ligor Shyti/ *

Ndërsa kthehesha nga varrezat e fshatit ku ai lindi dhe mbas 73 vitesh u kthye po në atë fshat, i futur në arkën e drurit me llustër, në mend më vinin fjalët e mikut tim në ceremoninë mortore të poetit, i cili, ndër të tjera tha se ky prill ishte “prill i thyer”. Nuk e di pse ai çast më kujtoi romanin e Ismail Kadaresë, “Prilli i Thyer”. E kisha lexuar atë roman nga vitet 80, por asnjëherë nuk e kisha parë prillin si një muaj të dhimbshëm gjer në asht. Asnjëherë nuk e kisha menduar se do të vinte një prill tjetër, po kaq i thyer dhe po kaq i trishtë si ky i sivjetmi. Pandemia botërore ishte për të gjithë dhe si e tillë ajo tashmë po kthehej një e keqe që nuk i përkiste vetëm prillit, por ikja e poetit, e mikut, e mësuesit, e filozofit popullor siç do ta quante profesor P. Kabo, pikërisht në atë ditë të së Premtes së Zezë, ditën e pashkëve ortodokse, do të më shkaktonte një dhimbje të madhe. 

Po kthehesha në qytetin tim, në qytetin tonë të vogël, por të bukur, që tashmë më dukej bosh. Jo për shkak të pandemisë, as për mungesë të shokëve, të miqve që më rrethonin, as të qytetarëve të mi të dashur që po e përjetonin keq këtë pranverë të hidhur për shkak të pandemisë. Jo. Kjo nuk e kishte ngacmuar aspak shpirtin tim të vrarë ato çaste. Mendja më rrinte tek miku dhe shoku im poet, tek ai njeri që la gjurmë të thella në jetën time, por për më tepër, tek ky qytet, të cilit tashmë do t’i mungojë fizikisht. Nuk do të ndihen më hapat e tij të rëndë pasditeve kur dilnim së bashku nëpër lulishte dhe ai përshëndeste e ngacmonte miqtë e tij me batuta shpesh të “Çuditshme”. Nuk do ta shohë më ky qytet poetin me flokë të gjatë e të bardhë që mbante një lule në dorë në çdo stinë. Nuk do të dëgjohet më zëri i tij i lartë, edhe në mes të shëtitores, kur bëhej fjalë për padrejtësitë. Shokët, miqtë, e tij, nuk do ta dëgjojnë më zërin e tij brilant dhe këngët e tij  karakteristike popullore, sa herë që mblidhej me miqtë dhe ndihej i gëzuar. Personalisht nuk do ta kem më vështrimin e ashpër të mësuesit që kur dëgjonte se përdorja ndonjë fjalë të huaj, më shikonte ashpër dhe më pyeste me zë të lartë: “Si the? Si the?…”

Lexuesi përmetar dhe ai shqiptar, kudo që ndodhen, nuk do ta kenë më rastin të flasin e të këmbejnë mendime me autorin brilant të poezisë trivargshe, apo vjeshat e tij me motive të bukura për natyrën, për shpirtin, për shoqërinë e politikën. Vështirë se do të kemi në Përmet një poet me një stil të niveleve të larta si poeti Dhimitër Miti. Familja humbi njeriun e saj të dashur. Shokët, miqtë, të afërmit, humbën një njeri me vlera të larta njerëzore dhe humane. Arti përmetar dhe ai më gjerë, humbi një artist të përmasave kombëtare. Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “Naim Frashëri” humbi një anëtar të denjë, një njeri të përkushtuar e të palodhur që nuk kursehej kurrë për të bërë gjëra të bukura për Përmetin dhe përmetarët. Letërsia humbi një vlerë të pakthyeshme. Veprat e tij letrare, ato të shskruara dhe ato që ende nuk e kanë parë dritën e botimit, do të ngelen një thesar i paçmuar në libraritë e lexuesve të shumtë kudo që ndodhen. Kujtimet e poetit Dhimitër Miti do të mbeten të gjalla kudo që ai la gjurmë; Në Përmet, në Shkodër, në Tiranë, në Prishtinë, në Gjakovë, në Burrel dhe gjer në Italinë e Jugut ku ai la gjurmë me vizitat e tij. 

Miqtë e tij, në Përmet, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqdoni e gjetkë, do të ndihen krenar me atë figurë të lartë njerëzore e krijuese, sepse ai i tillë ishte. Humbja e Tij, humbja e një poeti, do të na lërë një boshllëk të madh në jetën tonë, edhe pse ai do të mbetet i gjallë në mendjet dhe në zemrat tona. Lamtumirë miku ynë Dhimitër Miti.

  • Ligor Shyti

Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Naim Frashëri” Përmet.

Përmet, më 17.04.2020

Filed Under: ESSE Tagged With: Ligor Shyti

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT