• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË PËRMENDORE PËR PROF. ARSHI PIPËN NË 100 VJETORIN E LINDJES

October 21, 2019 by dgreca

SHKRUAN: LISANDRI KOLA/

University of Michigan /

Department of Slavic Languages and Literatures /

812 East Washington /

3040 MLB, Ann Arbor, Michigan 48109 /

LETËR E HAPUN ZOTIT PANDELI MAJKO PËR STRATEGJINË E RRUGËS SË KUJTESËS /

(Rasti i Arshi Pipës, Prof. Emerit.) 

I përnderti zoti Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën

Po Ju drejtohem Juve me këtë letër, në cilësinë e Ministrit të Shtetit për Diasporën, me shpresën se fjalët e mia kanë me gjetë mirëkuptimin e duhun.

Siç jeni në dijeni, kontributi i Arshi Pipës në Shqipni dhe jashtë saj ka qenë jashtë mase i madh. Me figura si ai, S. Skendi, I. Luzaj, S. Repishti, P. Prifti etc. mund të pranojmë pa droje se vendi ynë asht renditë me dinjitet në panteonin botënor të suksesit, tue pasue gjeneratën e parë intelektuale në Amerikë si F. Konitza, F. Noli e M. Frashëri.

Njimend vepra e Pipës mbetet pasaportë e çmueshme akademike, intelektuale e artistike pavarësisht se në Shqipni, për fatin tonë të keq, ende nuk e ka fitue statusin e ‘pranimit’ që bota ka për këtë njeri. Mbas 90s asht e vërtetë se vepra e tij u botue/përkthye nga shtëpitë botuese Pheonix e Princi, janë mbajtë nji a dy sesione shkencore, publikue revista në nder të tij, por e gjitha rezulton e paktë. Duhet të jeni në dijeni, kam bindjen, se fondi i Pipës (biblioteka, arkivi e objekte personale) gjendet në Muzeun Historik të Shkodrës—dhuratë kjo nga vetë autori sa qe gjallë—i cili mjerisht asht në kushte të papërshtatshme. Me këtë nuk e kam fjalën me ndërtue a restaurue ndonji muze…

Në botën akademike e universitare të Shqipnisë, flas nga përvoja ime si pedagog në UT (2014-19), emni i Pipës asht gati klandestin. Kjo për çudinë tonë kur Columbia University, University of Minnesota e me radhë i kanë botue monografitë e tij dhe i kanë pasë në programet e veta studimore. Në dijeninë time, vepra artistike e tij nuk asht zhvillue kurrë në universitetet shqiptare me përjashtim të Librit të burgut, gjatë leksioneve Historia e Sonetit Shqip apo Letërsia Moderne Shqipe që i kam mbajtë unë në UT, FHF, Departamenti i Letërsisë. Këtë nismë tashma po e përcjell edhe në Amerikë ku ligjëroj Albanian Literature of Exile e ku A. Pipa asht pjesë esenciale e programit—po përmend faktin se letërsia shqipe zhvillohet për herë të parë në universitetet amerikane. Po në kuadrin e kontributit individual, me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së A. P., revista Kêns i ka kushtue numrin e parë të saj: www.kens.al. Numri III-IV (2019-20) i saj ka sërish në fokus publikimin e veprës së Pipës (specifikisht përkthime). Po shtoj se kjo revistë mbahet me buxhet personal si shumë kontribute të miat.  

Me Juve po ndaj të njejtin shqetësim që kam nda’ me autoritete të tjera lokale qysh prej vitit 2015: ‘Për nji shtatore të Arshi Pipës në qytetin e Shkodrës’ gaz. Standard ose ‘Për nji shtatore të Arshi Pipës’ gaz. Panorama, 2017 (rikonsiderim). Pasi kam konstatue me dhimbje se qyteti i tij i lindjes nuk e ka në program vizionin e kujtesës, dhe pasi jam njohë me programet Tueja qeveritare sa i takon pasqyrimit të vlerave të Diasporës, më lejoni të shtjelloj mendimin dhe propozimin tim.

Viti 2020 asht 100 vjetori i lindjes së Arshi Pipës. Meqenëse si model i rezistencës njerëzore e intelektuale ndaj diktaturës komuniste shqiptare dhe kjo pikërisht përkon me frymën e programit të qeverisë shqiptare:    

“Rrugët e Kujtesës” janë gjithashtu një itinerar unik i Shqipërisë që do të vijojnë të nxjerrin në pah aspektin historik dhe edukativ të siteve të ish-diktaturës si Spaçi apo Tepelena, në vijim të projekteve tashmë të njohura muzeale të Kujtesës (Programi i Qeverisë 2017-21, f. 13).

Do të ishte në dinjitetin kombtar ngritja e nji përmendoreje të A. Pipës në Tiranë si kremtim jubilar. Ky akt gjykoj se ndihmon kujtesën historike, tregon ndjeshmëninë civile dhe përgjegjësinë intelektuale, përkujton privimin e të drejtaje dhe të lirive njerëzore, qendërzon respektin ndaj autorëve shqiptarë në Diasporë dhe mbi të gjitha kjo strategji: “ruan dhe forcon identitetin kombëtar të shqiptarëve” (Strategjia Kombëtare e Diasporës 2018 – 2024 dhe Plani i Veprimit, f. 50). Në nji rrafsh tjetër human, them se asht edhe detyrim ndaj familjes së tij, sepse vëllai i tij Av. Myzafer Pipa u vra barbarisht në Shkodër gjatë diktaturës e sot nuk dihet se ku e ka vorrin, motra e tij, shkrimtarja Bedi Pipa vdiq vetëm  24 vjeçe me pengun e njenit vëlla të vramë dhe tjetrit të burgosun e pa strehë konkrete mbi krye, i ati i tij dha shpirt mbas stërmundimit në nji karrocë kali gjatë rrugës për në barakën e radhës ku i kishte caktue Zyra e Strehimit, motra tjetër që sfidoi fatin dhe regjimin enverist, Fehime Pipa ndërroi jetë pak vjet ma parë pa ia përmbushë amanetin Arshiut (botimin e plotë në shqip të veprës së tij). Motra tjetër, Nedreti, ka kontribue pesonalisht me përkthimin e veprës filozofike nga italishtja Skicë e një konceptimi mbi jetën + Mbi gjeniun. E do të ishte me randësi, para se të bashkohet në amshim me familjen e saj, të shihte nji akt konkret të shtetit shqiptar në lidhje me prof. Pipën. 

Këto fjalë i shoh të arsyeshme t’Jua drejtoj meqë e cilësoj veten të brendashkruem në pohimin programativ: “Strategjia Kombëtare i kushton rëndësi të veçantë ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe kombëtar të diasporës” (ibid, f. 50).

Letrën drejtue Juve do t’ia vê në dispozicion fedaratave, organeve botuese dhe komunitetit shqiptar në Amerikë, me shpresën për me e nxitë dhe me e finalizue këtë nismë. Nëse asht vullneti i mirë për ‘rrugën e kujtesës’ besoj se të gjithë mund të kontribuojmë me e ‘hapë’ atë. Me këtë due të nënvizoj se kompetencat ministrore a bashkëministrore do ta gjejnë formulën juridike dhe atë të buxhetit për zbatimin e programit qeveritar. Ky zbatim do të justifikonte ndihmesën atdhetare të secilit shqiptar nëpër botë si edhe do të motivonte përfaqësimin e Diasporës në projekte të tilla strategjike.   

Me shpresën dhe dëshirën që në faqen e Ministrit të Shtetit për Diasporën ka me u hapë, sa ma parë, zyrtarisht nji projekt skulpturor i Arshi Pipës, real e transparent. 

Në pritje të nji përgjigjegje (në adresat në krye të letrës).

Me nderime,

I jueji

Lisandri Kola

(Shënim: kjo letër asht shkrue dhe i asht postue MSHD më 19 Shtator, 2019)

Filed Under: Politike Tagged With: Lisandri Kola- Permendorja e Arshi Pipes- Ministri i Diaspores- Majko

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT