• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Litari i Reformës

May 25, 2016 by dgreca

Nga Skënder Buçpapaj/

T’i thuash sot politikës në Tiranë votoje Reformën e Drejtësisë është sikur asaj t’i thuash ja këtë litar, merre e tash shko dhe varu me duart e tua.

Kështu, me pak fjalë, mund të përshkruhet situata sot kur faktori perëndimor sa vjen dhe e rrit trysninë ndaj Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, përkatësisht liderëve politikë Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta për ta miratuar pa e vonuar më tej Reformën në Drejtësi.

Nëse kjo do të kryhet ndonjëherë, do të ishte reforma e parë që do të kryhej në Republikën e Shqipërisë në këtë më se një çerek shekulli. Të ashtuquajturat reforma të derisotme nuk kanë qenë gjë tjetër veçse masa të përcipëta, të sipërfaqshme të ndërmarra me shtytjen e faktorit perëndimor.

Ky i fundit e ka kuptuar me kohë, tash e shpreh edhe hapur, se vonesat në miratimin e Reformës në Drejtësi janë një lojë e përbashkët e tri partive kryesore politike. Dhe po kërkon që kësaj loje ku shumica fshihet pas opozitës, ku partia kryesore e koalicionit fshihet pas partisë dytësore të koalicionit, ku Edi Rama fshihet sa pas Sali Berishës, sa pas Ilir Metës, ku Lulzim Basha fshihet sa pas Sali Berishës, sa pas Ilir Metës, sa pas Edi Ramës – e kështu me radhë duke futur në rreth të mbyllur përfaqësuesit e Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, të cilët duhet të shtrembojnë kokën çdo herë që topi kalon tek këmbët e njërit apo tjetrit lojtar.

Faktori perëndimor në këtë çerekshekull tranzicion i ka mbyllur sytë për të mos parë, i ka mbyllur veshët për të mos dëgjuar sesi klasa politike në Tiranë zhytej gjithnjë e më thellë në korrupsion dhe në krim, sesi klasa politike e rekrutonte biznesin shqiptar në radhët e krimit, sesi klasa politike, bashkë me biznesin, e rekrutonte shoqërinë civile shqiptare në radhët e krimit, sesi klasa politike, bashkë me biznesin, e rekrutonte median shqiptare në radhët e krimit. Në këtë inkriminim përfshihej gjithnjë e më pa kthim shoqëria shqiptare në tërësi, edhe pjesa që abstenonte, edhe ajo që nuk abstenonte, çdo herë që i vinte radha për të shkuar në kutitë e votimit, çdo herë që i jepej shansi për ta marrë në dorë fatin e saj.

Është koha kur tashmë të gjithë e kuptojnë, të gjithë, kur janë vetëm për vetëm me veten e tyre, e pranojnë se sistemi në Shqipëri ka dështuar, se sistemi në Shqipëri nuk ka ekzistuar. Reforma në Drejtësi është e vetmja mundësi që i jepet shtetit dhe shoqërisë shqiptare për të mëkëmbur nga e para sistemin.

Në çdo vend ku sadopak do të ekizstonte shteti ligjor, kjo klasë politike do të ishte e para që do të merrej e pandehur. Është gati e pamundur të gjesh qoftë dhe një politikan në Shqipëri që karrierën e tij të mos e ketë ndërtuar nëpërmjet krimit, që karrierën e tij të mos e ketë përlyer me krimin. Solidariteti i sotëm i politikës, shtrëngimi i radhëve të saj më shumë se kurrë përballë trysnisë perëndimore, për të mos e miratuar Reformën në Dejtësi, është solidaritet për të ruajtur sa më të paprekur status quonë e krimit, sundimin e krimit ndaj shtetit, ndaj ligjit, ndaj drejtësisë, për ta ruajtur sa më të paprekur status quonë e antisistemit.

Ndërsa iu kërkohet vota për Reformën në Drejtësi, deputetët e kësaj legjislature të Kuvendit, i kanë sytë tek viti që vjen, kur ata nuk do të jenë më ligjvënës të Shqipërisë, nuk do të jenë më tenderadhënës, nuk do të jenë më postedhënës, nuk do të jenë më karrierbërësa, me një fjalë, kur fati i tyre mund të merret përfundimisht në duart e ligjit, të cilin nuk do ta kenë më nën urdhërat e tyre. Është e sigurt se pothuaj asnjë nga deputetët e sotëm të Partisë Demokratike nuk do të jenë më në ulëset e Kuvendit të Shqipërisë, ku pothuaj asnjë nga deputetët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të jenë më në këto ulëse, dhe të njëjtin fat do të kenë shumica e deputetëve të Partisë Socialiste.

Reforma në Drejtësi është kusht themelor për fazën vendimtare të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Miratimi në Kuvend i kësaj Reforme është akti që ia hap rrugën kryerjes së kësaj Reforme. Nga momenti i miratimit, fati i këtyre deputetëve është përfundimisht i ndarë nga fati i Shqipërisë, e cila nuk i ka merituar në kurrizin e saj këta deputetë. Nga momenti i vënies së kësaj Reforme në rrugën e saj të sigurtë, fati i politikës së derisotme të tranzicionit është përfundimisht i ndarë nga fati i Shqipërisë, e cila nuk e ka merituar në kurrizin e saj këtë politikë.

Pa Reformën në Drejtësi do të jetë e pamundur të ndërtohet sistemi i ri në bazën e të cilit është shteti ligjor, pra ku sundon ligji, ku oligarkët dridhen para tij, ndërsa qytetari i thjeshtë ndihet i mbrojtur, ndihet i sigurtë falë tij. O sot, o kurrë, është koha që sistemi i ri të jetësohet në Shqipëri.

Ambasadori Lu, përfaqësuesja evropiane Vlahutin është koha të mos i pyesin më Edi Ramën, Ilir Metën, Sali Berishën, Lulzim Bashën se duan apo nuk duan ta miratojnë Reformën në Drejtësi, por t’iu kërkojnë që, pa asnjë vonesë të mëtejshme, ta miratojnë Reformën në Drejtësi. Kështu shpresa e shqiptarëve tek faktorët perëndimorë do të jetë realisht e mbështetur.

Filed Under: Opinion Tagged With: Litari i Reformës, Skender Bucpapaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT