• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJE TAKIM I GËZUESHËM

December 7, 2012 by dgreca

Nga Luan Çipi/

Ishte e papritur thirrja telefonike për një takim ne “Hotel Rogner”. Bashkë me shkrimtarin  vlonjat Lame Fandi u ftuam për një bashkëbisedim me vlonjaten e famshme, hebreje-amerikanen Ana Xhon Kohen dhe kaluam këndshëm me të për gati dy orë.

Është rasti të shkruajmë pak fjalë për këtë figurë të shquar të gruas shqiptare në diasporë, që prej shumë vjetësh është Presidente e Shoqatës të Grave Shqiptaro-Amerikane, me emrin “MOTRAT QIRIAZI”.

 Ajo ka lindur në  qytetin e Vlorë, ne vitet e para pas Çlirimit dhe atje kaloi vitet plot gjallëri  të fëmijërisë dhe adoleshencës, duke kryer me rezultate të mira edhe  Gjimnazin “Halim Xhelo”.

 Nisi edhe studimet e larta në Tiranë, por u largua nga Shqipëria në vitin 1966, së bashku  me  prindërit dhe  anëtarët e familjes e saj dhe shkoi në Greqi, ku përfundoj studimet për mjekësi dentare në Universitetin Ethnikon dhe Kapodistriakon të Athinës, në vitin 1970. Pas  kësaj u shpërngul në Shtetet e Bashkuara, ku vazhdoi studimet në Shkollën Dentare të Universitetit të  Nju Jorkut dhe mori një diplomën për DDS Dentare në vitin 1976. Fillimisht u emërua si Asistent Profesor në një klinik të stomatologjisë të NYU ku qëndroj për dhjetë vjet dhe praktikoj po atje stomatologji të përgjithshme pa ndërprerje.

Në vitin 1990, me ndihmën e disa organizatave herreje të Amerikës, ajo solli 37 hebre shqiptarë  (dhjetë familje) në SHBA, dhe i ndihmoj ata në procesin e integrimit.

Në vitin 1991, ajo u ftua në Shqipëri për të festuar formimin e Shoqatës shqiptaro-izraelit, ku ajo ka qenë zgjedhur si anëtare nderi.

Dr. Kohen ka manifestuar qysh herët shpirtin e saj human e bamirës. Ajo arriti të ndihmojë shumë njerëz, duke u lidhur me partnerë analog  dhe me organizatat jo fitimprurëse që kanë pasur një vizion të ngjashëm me të sajën.  Kështu gjatë viteve të fundit, në partneritet me Fondin “Ajri i Pastër”, Dr Kohen ka arritur të dërgojnë fëmijët nga familje të varfra (kryesisht të emigrantëve shqiptar) në kampe verore.  Ajo gjithashtu ka  punuar me vullnetarë në mënyrë që të sigurojë  falas aftësimin  për burra dhe gra shqiptare, për të trajnuar e licencuar si ndihmës e shoqërues në  shtëpitë për të moshuarit, etj. Nëpërmjet  shoqatës së vet të grave ka kontribuar për të evituar e lehtësuar rastet e dhunës në familjet shqiptare dhe për kujdesin shëndetësor të tyre, deri në shërbime mamografie dhe të specializuara. Kjo ndihmë falas ka raste që ka kaluar deri te disa fëmijë dhe gra nga Kosova, çka mendohet te zgjerohet për raste emergjente në  dhe në Shqipëri.

Dr Kohen shpesh viziton shkollat me nxënës shqiptarë në Bronx, duke i mësuar fëmijët si të kujdesen për dhëmbët e tyre dhe për të ruajtur higjienë e mirë orale. Ajo merr pjesë në jetën e komunitetit ne vazhdimësi dhe ka kontribuar në mbështetje morale, emocionale dhe financiare për pjesëtarët e familjeve shqiptare. Ajo është vazhdimisht atje për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Këto janë arsyet pse për pesëmbëdhjetë vitet e fundit gratë shqiptare e kanë nderuar atë me zgjedhjen e saj për çdo vit si President i AAWO Motrat Qiriazi “, organizata më aktive në komunitetin shqiptar të Amerikës.

 Ana Kohen është e martuar me një intelektual hebre të mbijetuar nga Holokaustit, me origjinë nga Polonia dhe ka dy fëmijë mirë të arsimuar dhe te suksesshëm në profesionet e tyre, djali si financier dhe vajza në veprimtari mode.

Dr. Ana Kohen çmohet dhe vlerësohet jo vetëm nga shqiptaret e Amerikës, po dhe nga Shteti i Izraelit dhe sidomos nga Shteti Shqiptar dhe Bashkia e Vendlindjes. Ajo është dekoruar nga Presidenti Mojsiu me medaljen “Për merita të veçanta civile” në vitin 2004 dhe është shpallur nga Bashkia e Vlorës “Qytetare Nderi”, në korrik të vitit 2006.

Ana Kohen ka popullaritet, afeksion e dashuri nga çdo qytetar që e ka njohur ne Vlorë dhe ka ndjekur me tej jetën e saj.  Ajo konsiderohet si simboli i hebrenjve shqiptar, që siç dihet, u mbrojtën me kujdes e ngrohtësi prej shqiptarëve dashamires nga rreziku i asgjësimit nazist. Sipas shkrimtarit dhe studiuesit Mojkom  Zeqo, pjesë të objekteve personale të saj do vendosen në Muzeun Historik, krahas dokumenteve strehues të Anshtajnit të madh, (që dihet se u strehua për pak kohë në Shqipëri) si simbole të mbrojtjes dhe bamirësisë shqiptare ndaj hebrenjve.

Poeti i madh Xhevahir Spahiu, gjithashtu e njeh dhe e simpatizon humanisten e bukur, ndaj thotë për te: “E njoh Ana Kohen, është rritur në Vlorë, ka ngrënë bukë Vlore”. Ai vazhdon të tregojë; “E mbaj mend të bukur, simpatike, e inteligjente. Bëmat e saj në Amerikë, në ndihmë të Shqiptarëve, janë të panumërta. Ajo ka ndikuar në krijimin e shoqatës së miqësisë mes dy popujve tanë. I takonte t’a bënte këtë punë të nderuar, siç i takon dhe nderimi që i bën shteti dhe shoqëria shqiptare, duke e dekoruar për meritat dhe veprën e saj. Ana mund të ndikojë shumë jo vetëm në gjallërimin e marrëdhënieve kulturore midis shqiptarëve dhe izraelitëve, por dhe mes shqiptarëve dhe izraelitëve që jetojnë në Amerikë. Letërsia jonë është shumë pak e njohur në Izrael, Ana mund të jetë një ambasadore e shkëlqyer, pasi është tepër bindëse si emër”.

 

Duke biseduar gjatë me  vlonjato-izrailito-amerikanen Ana Koheni, në radhë të parë si vlonjat, shoqe klase me vajzën time dhe motrën e Lame Fandit, si mik i afërt me babin e saj, të ndjerin Xhon Kohen, ne kujtuam me nostalgji  ngjarje të 40 vjetëve më parë dhe konstatuam se kjo dashuri ka ngelur e pa shlyer në kujtesën tonë, çka na shtyn, siç thotë ajo “ta duam më shumë Vlorën, Shqipërinë dhe Shqiptarët dhe të bëjmë sa më shumë përpjekje për forcimin e kësaj mirënjohje, dashurie dhe miqësie tradicionale”.

Gjatë bisedimit mësuam se me kontributin e saj në qytetin e Vlorë, rruga ku kanë banuar pjesa me e madhe e izraeliteve është restauruar dhe Bashkia si çdo rruge i kane vene dhe asaj një emër.  Mendimi ishte ta emërtonin “Rruga Ana Kohen”, po kur e mori vesh ketë  ajo protestoi dhe propozoj, ti a vinin emrin, ashtu si dhe u vendos përfundimisht “Rruga e Hebrenjve”. Ky gjest altruist  modestie na i rriti dhe më shumë respektin për të.

Ana Kohen është e ftuar në Shqipëri personalisht nga Kryeministri Berisha për festimet me rastin e 100 vjetorit te Pavarësisë dhe në agjendën e saj janë vizitat ne Vlorë dhe Tiranë, sipas Programit Qeveritar.

Unë dhe miku im Lame Fandi që ishim në bashkëbisedim, ndjemë kënaqësi të veçantë se e pamë  Ana Kohen ashtu të bukur, si ishte para 40 vjetësh.  Ne, gjithashtu,  u larguam me besimin se dr Ana Kohen ishte entuziaste e optimiste dhe me program të kthjelltë për ta gjallëruar dhe me tej veprimtarinë e Shoqatës të grave shqiptaro-amerikane “Motrat Qiriazi”, në dobi të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për rritjen e forcimin e miqësisë të popullit tonë  me popullin Amerikan dhe Izraelit.
Tiranë,Nëntor 2012

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Anna Kohen, Luan Cipi

TË BASHKUAR NË 100 VJETORIN E PAVARËSISË

November 4, 2012 by dgreca

Nga Luan Çipi/

Po afron, po vjen, ja mbërriti…/

Pavarësia, prej Kosove po zbret malit,/

Po ndjej trokun e kalit të Is Buletinit,/

Ja shoh mjekrën e bardhë Ismaili Qemalit./

Aty rreth të mbledhur tok, Paria,/

Pa cungime, fshehje e grisje/

Nga Berati, Dibra, Kosova dhe Çamëria./

Flamuri i Skënderbeut, në nisje./

Aty e shoh prapë kryelartë Lef Nosin,/

Vrionët, Toptanët, Dematët, Begollin,/

Gurakuqin, Mustafa Krujën dhe Qazim Kokoshin,/

Frashërllinjtë, Ali Këlcyrën, Dom Nikoll Kaçorin…/

Janë të gjithë nga mbarë Shqipëria./

Aty pranë dhe Matjanët, Riza Zogolli,/

Nga Janina, Gjakova, Plava e Gucia/

Kur shkundej e dridhej Stambolli./

Dhe ashtu do ngelen, bashkuar./

Së toku e bënë historinë./

Ylberi, shumëdritësh ndriçuar,/

Shumëngjyrësh e shfaq bukurinë./

Vlorë, 02.11.2012

Filed Under: Kulture Tagged With: Luan Cipi, ne 100 vjet, pavaresi, te bashkuar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT