CIKËL POEZISH/
NGA LUAN MEMISHAJ/
PLAGA E PLUMBAIT/
Në revoltën e vitit 1997, portreti Ismail Qemalit u godit me plumba./
Këto plumba kush t`idha,/
Ç`qe kjo e madhe hata?/
Ajo dorë si s`u tha?/
Një në zemër, një në ballë,/
Një në trup të kish marrë./
Si u shkrep gryk e dyfekut?/
Me paret e serbit, me fjalët e grekut?/
Me dollarë e me dhramia,/
Me kallashin nga Rusia,/
S`pa qetësi kurrë Shqipëria./
GJERGJ FISHTËS
Që nga shekujt bën jehonë,
Këngë, histori e derte,
Zgjim shpirtrash të kësaj jete,
Tronditej foshnja në djepe,
Je shumë lart e dot nuk preke.
NËNËS FRASHËRIOTE
Që kur solle në këtë jetë,
Jo pak por tre profetë,
Kombi ta borxh për jetë.
VASIL LAÇIT
Atentatori i Perandorit të Italisë fashiste.
Vasil Laçi flak baroti,
Vetëtimë piqerasioti,
Bregasit trima të tërë,
Kryetrim nëna kish bërë,
Dha lavdi kombit të tërë,
Atë djalë që bëri nëna,
Ish një luan me dy zemra.
Trim mbi trima si ai,
Ndali një Perandori.
PROFESOR BARDHOSH GAÇES
Bardhosh Gaçe, Bardhosh Gaçe,
Sorkadh i malit Tërbaçe,
O ti burri plot lezete,
Kombi nder të ka mbi vete,
Folklorin e historinë,
Dritë e nder për Shqipërinë,
Natë e ditë maleve mbete,
Shqipes medaljon i mbete.
MARGARITA XHEPËS
Rritur skenash teatrore,
Gjoksi yt vullkan me role,
Ardhur si ortek dëborë,
Rritur si tërfil me vesë,
I fushës së Myzeqesë.
Ti lulëkuqja në grurë,
Artiste që s`plakesh kurrë,
VAÇE ZELËS
Pse s`këndon dot dhe nje herë?
Si thëllëzë shkele mbi vesë,
Mbi tërfil të Myzeqesë,
Mbretëresh e këngës mbete,
Zogë e shqipes ëngjëllore,
Shqipërinë që shumë e deshe
Me këngë i ngrite Përmendore.
DET DASHURIE
E ç`ndryshim ka një serenatë,
Nga një këngë Labërie?
Dy lumenj që derdhen bashkë
Në një det dashurie.
NËNËS TIME
E pa përtuar e punëmirë,
Që në darkë e në të gdhirë,
S`të dëgjova ankesë kurrë,
Edhe pse gjithnjë e smëmurë.
Nëna ime hanedane,
Punë shumë e sedër madhe,
Si emri që kishje Male,
Të kujtojmë vuajtje e halle.