• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Meta në Konferencën Shkencore mbi Luftën e Vlorës 1920, thekson rëndësinë e saj historike

September 2, 2020 by dgreca

2 Shtator 2020 Presidenti Meta në Konferencën Shkencore mbi Luftën e Vlorës 1920, thekson rëndësinë e saj historike

Vlorë

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta mori pjesë sot në Konferencën Shkencore kushtuar Luftës së Vlorës 1920 me temë “Lufta Kombëtare e Vlorës, luftë për mbrojtjen dhe rikonfirmimin e Pavarësisë”, që u zhvillua në Teatrin “Petro Marko” nën kujdesin e veçantë të Kreut të Shtetit shqiptar.

Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë historike dhe kombëtare të Luftës së Vlorës që edhe në këtë 100-vjetor mbetet një shembull frymëzues atdhedashurie dhe krenarie për popullin tonë.

  Në praninë e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, Kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, historianëve, autoriteteve vendore të Vlorës dhe Gjirokastrës, Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe drejtues të besimeve të tjera fetare, Kreu i Shtetit u shpreh:

“Do të doja të përshëndesja në radhë të parë angazhimin e të gjithëve ju, historianë e shkencëtarë për rëndësinë e madhe dhe vëmendjen që i keni kushtuar në këtë 100-vjetor, Luftës Kombëtare të Vlorës.

E mbështes fuqimisht idenë që 3 shtatori duhet të jetë një Ditë Feste Kombëtare, sepse është një ngjarje kombëtare, që plotëson dhe e vë në jetë Pavarësinë që ne e festojmë çdo 28 Nëntor.

 Të dashur miq,

Shpesh ne harrojmë që figurat e mëdha kombëtare janë njerëz të zakonshëm, që përveç interesit kombëtar, kanë edhe interesa të tjera të ditës.
Por ata janë heronj, sepse në momentet më të rëndësishme për kombin, kanë dhënë gjithçka për të duke sakrifikuar edhe jetën.

Këto figura janë mishërimi i vlerave më të mira të kombit dhe është shumë e rëndësishme për ta patur parasysh që kur vlerësojmë heronjtë të mos lejojmë të mbizotërojë një gjykim i caktuar.

Ndaj kam qenë shumë i kujdesshëm si President i Republikës, që të gjitha vlerësimet e figurave tona kombëtare, t’ua lë historianëve.

Në këtë drejtim besoj se kemi bërë disa rivlerësime që duhet të vazhdojnë dhe besoj se edhe Konferenca e sotme Shkencore do të hedhë më shumë dritë.

 Meqë Profesor Pëllumb Xhufi përmendi sot ‘Lëvizjen esadiste’, le të mos harrojmë se kur flasim për Luftën e Vlorës dhe për vitin 1920 si një vit shpëtimtar dhe të bekuar në historinë e kombit tonë, midis Kongresit të Lushnjes dhe fillimit të Luftës së Vlorës, kemi një ngjarje tjetër të rëndësishme: aktin shtetformues të Avni Rustemit në Paris.

Të gjithë e dimë shumë mirë se veprimtaria e Esat Pashës ishte një veprimtari vetëm në interes të pushtetit të tij dhe të gjithë fuqive grabitqare që e ndihmonin, e sponzorizonin dhe e paguanin në dëm të qeverisë së Ismail Qemalit dhe kundër përpjekjeve kombëtare për të pasur një shtet funksional shqiptar.

Të mos harrojmë se çfarë entuziazmi patriotik dhe urrejtje popullore ndaj tradhëtarëve krijoi akti shtetformues i Avni Rustemit, me dekurajimin e ‘Lëvizjes esadiste’.

Ashtu sikurse nuk duhet të harrojmë se në vitin 1920 kemi edhe dy figura të shquara, më pas antagoniste për arsye të bindjeve politike, të cilat ishin në një front: Ahmet Zogu dhe Avni Rustemi.

E përmend këtë, sepse është e rëndësishme që të japim mesazhe pa komplekse për atë që është bërë mirë në momentin më të rëndësishëm, por pa mbuluar ato që mund t’i konsiderojmë si veprime që nuk i kanë shërbyer një interesi të përgjithshëm apo kombëtar, stabilitetit të vendit apo demokracisë.

Për mua ishte kënaqësi që të bashkëpunoja me shumë prej jush gjatë këtij procesi. Le të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen në mënyrë që të tregojmë kujdes më të madh për historinë!

T’i mbrojmë ngjarjet më të mëdha të vendit tonë, edhe të kombit tonë!

T’i lartësojmë ato, sidomos para brezit më të ri, sepse jetojmë në një kohë, e cila siç ka gjëra shumë të mira, ka edhe rrezik të madh për kombe që flenë, siç na ka thënë edhe Ismail Qemali: ‘Fëmija që fle, rritet. Një komb që fle, vdes!’

Globalizimi, siç ka shumë aspekte të mira, është kërcënues për vende që nuk tregojnë kujdes për historinë, për identitetin kombëtar, për edukimin patriotik të të rinjve, për të dhënë mesazhin e bashkimit në momentet më të rëndësishme.

Unë jam i sigurt se ju do të jepni një kontribut shumë të madh në këtë drejtim dhe nga ana ime do të keni gjithmonë mbështetjen më të madhe.

Dritëro Agolli, gjithmonë theksonte se: “Kënga e ka shpëtuar popullin tonë”. Sepse përmes këngës ruhet gjuha, por përmes këngës u transmetua edhe historia brez pas brezi.

Dritëroi nënvizonte me forcë që: Populli ynë, historinë, ngjarjet më të mëdha dhe ata që kanë luftuar, i ka përcjellë gjithmonë brez pas brezi përmes këngës.

Sa më e bukur kënga, aq më e madhe ka qenë lufta!

Po të dëgjosh këngët dhe poezitë e Luftës së Vlorës, e kupton se sa shumë shkëlqen kjo epope e lavdishme e kombit shqiptare.

Mirënjohjen më të madhe edhe poetit të lirisë Ali Asllanit, por edhe të gjithë të tjerëve, të cilët e kanë përjetësuar këtë epope mjaft frymëzuese, që vjen si një himn i dytë për mbarë kombin shqiptar”.

Filed Under: Featured Tagged With: Lufta e Vlores

Banda Kombёtare Vatra nё Luftёn e Vlorёs

September 1, 2020 by dgreca

Banda hyn ne Vlore. Ne krye Aqif Permeti dhe Thoma Nasi…

“Banda Kombёtare Vatra nё Luftёn e Vlorёs, 1920 dhe krijimi i kёngёs himn “Vlora-Vlora”-

Banda Vatra ne Vlore.

– Dëshmitari i asaj lufte Ago Agaj, në kujtimet e tij shkruan pёr efektin qё shkaktoi ardhja e Bandёs Kombёtare VATRA tek luftёtarёt:… pa le kur u dëgjua, që “Vatra e famshme”, kishte nisur nga Amerika një bandë muzikore të shquar për të ardhur në Drashovicë e për të marrë pjesë në luftë. Atëhere gëzimi i luftëtarëve u rrit dhe më shumё…..

Shkruan: Akademik Vasil S. TOLE

Banda Kombёtare VATRA mori pjesë në Luftën e Vlorës jo thjesht e vetëm me pushkë, por me një instrument muzikor në dorë, i cili provoi se u shndërrua në “armën” e tyre më efikase për të mbështetur çlirimin e Vlorës.Ata shkuan nё Vlorё duke u nisur nga Korça dhe aktiviteti i parafundit i bandës “Vatra” në Korçë, përpara se të shkonin në Vlorë, ishe ai i datës 23 qershor 1920, i cili u organizua si protestë e hapur ndaj masakrave të Italisë në Vlorë. Thoma Nasi, drejtuesi i bandёs kujton: …nuk kishim shumë kohë që ndodheshim në Korçë, kur në qershor të 1920 morëm një lajm alarmues nga forcat luftarake të Vlorës të cilat na kërkonin t’u shkonim për t’i ndihmuar të mbanin lart moralin nga që sapo kishin marrë Tepelenën e Drashovicën – kjo e fundit vetëm rreth 20 milje nga Vlora – dhe tani po luftonin kundër italianëve në kodrat përreth Vlorës.

Kronika e kohës jep këtë dinamikë të zhvillimit të ngjarjeve nё Korçё: … që m’ora 8 në mëngjes, zunë të mbyllen dyqanet dhe populli të mblidhet në boulevard e Shënt Gjergjit. M’ora 9 me flamur të zi në krye të shkrojtur mi te: PROTESTIM KONDRA MASAKRAVE T’ITALISË NË VLORË dhe me bandën Kombëtare “Vatra” vanë para shtëpisë së ish-Qeveritarit Delegat të këtushme, z.Cretin, i cili atere po azëroheshe që të lërë Korçën. Kur dolli Koloneli Cretinper të ipur otomobillë që të shkojë, Banda “Vatra” atere i bie “Marseiëzës”, të cilën e mbuluan duartrokitjet dhe të thirurat rroftë Franca, rroftë Shqipëria. Si mbaroj Banda del Z. Llambi Lapi dhe mban fjalë dyke çpjeguar shkakun e metingut. Thotë se, ky meting u mbajt, për të protestuar kondra masakrave t’Italisë në Vlorë dhe i lutet z. L Kolonelit Cretiu që të dërgojë këtë protestim, të cilin ja dha të shkrojtur, ne Kryeministri Francës Z. Milerand. Si mbaroj fjalën Z. Lapi, Banda i bie “Himnit të Flamurit”, të cilin e mbulojnë duartrokitjet dhe të thirurat rroftë. Me të mbaruar Banda Himnin e Flamurit, z. L Kolonel Cretin shkoj për në Francë në mest të duartrokitjeve dhe të thirurat e popullit rroftë Franca rroftë Shqipëria, rroftë L Kolloneli Kretin[1].

Pas Korçёs, Faik Konica e përshkruan kështu këtë segment të udhëtimit të tyre: …. në rrethet e Vlorës u bashkuan me kryengritësit heroike që leftojin për çlirimin e vendit, edhe topat e italianëve përcuallnë marshet e bandës me nota të forta, të përshkruara në kartë[2].Thoma Nasi thekson faktin se:…kjo luftë epike kishte tërhequr vëmendjen e të gjithë botës dhe midis korrespondentëve që mbulonin luftën, më i shquari ishte Edsel Mowrer i Chicago Daily News dhe Washington Post. Dukej që të gjithë korrespondentët mbanin anën e shqiptarëve guximtarë, trimëria e të cilëve përshkruhej në njoftimet e përditëshme. Duhet përmendur se luftëtarët shqiptarë kishin hedhur gunat e tyre të leshta e të rënda mbi barrikadat e telave me gjëmba dhe kapërcenin mbi to për të terrorizuar italianët. Për më tepër, sapo që italianët i nisnin aeroplanët e tyre, shqiptarët i rrëzonin shumë syresh[3].

Dëshmitari i asaj lufte Ago Agaj, në kujtimet e tij shkruan pёr efektin qё shkaktoi ardhja e Bandёs Kombёtare VATRA tek luftёtarёt:… pa le kur u dëgjua, që “Vatra e famshme”, kishte nisur nga Amerika një bandë muzikore të shquar për të ardhur në Drashovicë e për të marrë pjesë në luftë. Atëhere gëzimi i luftëtarëve u rrit dhe më shumё. Sadoqë nuk ua merrte mendja se si do t’ trembeshin italianët e do të viheshin në ikje me anë të veglave muzikore, të cilat ata i admironon më tepër se c’do gjë[4].

Pas vizitës së parë të bandës “Vatra” në atdhe, dëshira popullore për një muzikë të re, i dha mundësinë Thoma Nasit të kompozonte shumë këngë. Njëra prej këtyre këngëve, në mos më e njohura, ishte kënga “Vlora-Vlora”[5], me fjalë të Ali Asllanit (1884-1966). Peshkop Fan S. Noli e thotë shkoqur se …edhe kënga “Vlora, Vlora”, sikundër e dini është bërë nga një përfaqësonjës i “Vatrës”, të cilin e kemi këtu në mes tonë. Ia dini emrin, por do ta thom, profesor Thoma Nashi[6]. Në kujtimet e Nasit të shumë viteve më vonë, ai ngatërron pa dashje emrin e krijuesit të poezisë së kësaj kënge. Në versionin e tij ai përmend Bajram Currin, gjë që nuk provohet të jetë e vërtetë. Referuar kujtimeve të Hajredin Bej Cakranit: …ata (banda “Vatra” – shënimi ynë”) e bënë dhe ujdisnë vjershnë që kish bërë ato ditë shkronjëtori Ali Aga Asllani dhe e bënë hymn, si frëngjtë asokohe Marsejezën[7]. Pra kënga “Vlora, Vlora”jo vetëm është kompozuar në flakët e luftës, por si e tillë është dëshmia më e prekshme e trashëgimisë shpirtërore që vjen nga Lufta e Vlorës.

Sipas Nasit, një nga çastet më të paharruara të veprimtarisë së “Vatrës” në front më 1920 ishte kur: …pas largimit të italianëve, ‘të gjithë shqiptarët që kishin marrë pjesë në luftë u futën në Vlorë me bandën në krye duke kënduar Vlora, Vlora, bjeri më të lumtë dora! Kënga pati sukses të menjëhershëm dhe brenda pak ditëve u përhap në të gjithë Shqipërinë. Në një nga transmetimet e saj në radio, Dorothe Thompson tha se shqiptarët kur hidheshin në sulm kundër italianëve këndonin këngën Vlora, Vlora. Kjo këngë është bërë një nga klasiket shqiptare dhe ende këndohet sot. Gjëja që më ka habitur e befasuar më shumë është se si këngët që shkruaja arrinin të shpërndaheshin pothuajse brenda natës në të gjithë vendin dhe të këndoheshin e ekzekutoheshin pa nota të shtypura nga orkestrat vendase. Kudo që vizitonim qytete të mëdhenj a të vegjël, popullata vendase do të na përshëndeste duke kënduar këto këngë![8]

Kush nuk i di vargjet e saj?

I.

Jam vlonjat e jam vlonjat,
zhgabën e kam mëm’ e atë,
zhgaba trime dykrenorë
fron’ e saj e ka në Vlorë!
Ref.

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
Bjeri më të lumtë dora.

II.

Vlora trime shqipëtare
si rob jetën s’e do fare,
a do mbetet Shqipëri,
a do bëhet tym e hi!

III.
Jam vlonjat e jam burrë,
s’duron burri zgjedhë kurrë,
jam vlonjat e si vlonjat
do bëj luftë me të shtat’!
IV.
Jam vlonjat dhe trim me besë,
rreth flamurit di të vdesë,
a me hir a me pahirë
doemos do rroj i lirë!

Më 3 shtator 1920 forcat shqiptare me në krye bandën “Vatra” hynë triumfalisht në qytetin e çliruar të Vlorës, gjё e cila provohet edhe nga disa fotografi historike, njё pjesё tё tё cilave i botojmё pёr herё tё parё nё librin “Banda Kombёtare Vatra, njё histori unikale shqiptaro-amerikane”, botim i Akademisё sё Shkencave, 2020. Para se banda të hynte triumfalisht në Vlorë, Gazet’e Korçës e datës 4 shtator 1920, u kujtonte lexuesve të saj se: …triumfi panegjerik i kësaj bande u tregua në Drashovicë, ku me marshet e saj patriotike u dha fuqi të reja luanëve vlonjatë dhe të tjerëve vetëdashës, të cilët me hovet e tyre shtrënguan armikun e djeshëm dhe mikun e sotmë të lërë Vlorën[9]. Korrespodenti i gazetës së Korçës shkruante: …Banda kombëtare “Vatra” arrin atje e cila pritej me padurim të madh nga populli… Më ora 8 në mëngjes u dëgjua zëri i bandës “Vatra” e cila vajti në kazermë ku ushtri e Korçës nënë Ferid Frashërin e priti me armë për nder dhe që andej, bashkë me ushtrinë vajti për të marrë vendin e caktuar përballë monumentit të dëshmorëve[10].

Ngritja e flamurit të fitores në Vlorë u prit me entuziazëm të papërshkrueshëm popullor dhe u bekua me gjakun e 175 dëshmorëve, të 422 të plagosurve[11] dhe të sakrificave të panumërta të popullit vlonjat. Këto sakrifica kishte parasysh kolonel Aqif Përmeti, komandanti i “Trupës vullnetare” tё ardhur nga Amerika sё bashku me bandёn Kombёtare VATRA, kur me mbarimin e luftës lëshoi thirrjen për të mbështetur popullin që vuante nga mjerimi i pasluftës me kёto fjalё”…Vlora sot ndodhet në duar të ushtrive shqipëtare. Por ky vend historik nuk u dorëzua me dashjen e italianëve por u mor me luftë duke derdhur gjak shqiptari për të shpëtuar Vlorën. Ata që ranë dëshmorë të këtij qëllimi, kanë lënë fëmijën, gratë dhe mëmat e tyre në duart tona. Ata dëshmorë sot prehen në gji të Perëndisë, por fëmijes së tyre mbase i dridhet dora e buza për një kafshore bukë. Prandaj që të mos lihen fëmijët e dëshmorëve të vuajnë, duhet çdo njëri që mban emrin shqiptar, pa kursim të japë ndihmën e tij[12].Njё foto e veçantё ёshtё shkrepur nga fotografi Petro Dhimitri mё 3 shtator 1920 nё ditën e çlirimit të Vlorёs ku janё sё bashku 250 vullnetarë nga qarku i Korçës[13], në mes të të cilëve ndodheshin 120 trupat e ardhura nga Amerika dhe pjestarёt e Bandёs Kombёtare VATRA.

Ngritja simbolike e flamurit shenjoi fitoren e luftës. Për ato çaste, në shtypin e shkruar thuhet:…bandat po buçisnin për himnin e flamurit dhe z. Qazim Kokoshi po ngrinte flamurin sipas muzikës[14]. Bëhet fjalë për bandën “Vatra”[15] dhe bandën “Afërdita” të Elbasanit, prezencën e të cilave konfirmohet nga disa drejtime, nder to edhe Syrja Vlora[16] në kujtimet e tij: …dalëngadalë italianët u tërhoqën nga toka e Vlorës dhe, më së fundi, në kohën e caktuar, e liruan krejt vendin duke u transferuar në ishullin e Sazanit. Pas kësaj, me plot gaz e muzikë të luajtur nga banda e Korçës dhe ajo e Elbasanit, i tërë populli festoi i gëzuar e i lumtur. Kështu iu dha fund luftës.(Te plote lexoje ne Gazeten DIELLI ne Print)


[1] Shih: “Metingu për të protestuar kondra masakrave të Italis në Vlorë”, te Gazet’ e Korçës, 23 qershor 1920.

[2] Cituar sipas artikullit “The sweet power of music”, 1920, të shkruar nga Faik Konica.

[3] Cituar sipas leksionit të mbajtur nga Thoma Nasi me studentët shqiptarë të Universitetit të Harvardit, 1960.

[4]Shih “Lufta e Vlorës”, Tiranë, 2002, f. 255.

[5] Kënga “Vlora-Vlora” u kompozua nga Thoma Nasi gjatë Luftës së Vlorës.

[6] Cituar sipas: Fan S. Noli. Vepra 6, Tiranë, 1996, f. 217.

[7] Te: Kujtimet e një firmëtari. Tiranë, 2016, f. 359.

[8] Shih: Thoma Nasi. Ligjërata. 1960.

[9] Cituar sipas: Gazet’ e Korçës, 4 shtator 1920.

[10] Cituar sipas: Gazet’ e Korçës, 8 shtator 1920.

[11] Shifrat janë cituar sipas: Syrja Vlora. Kujtime, nga fundi i sundimit soman në Luftën e Vlorës, Tiranë, 2013, f. 335

[12] Cituar sipas gazetës Koha, Korçë, 7 gusht 1920.

[13] Shih gjithashtu: Syrja Vlora. Kujtime, nga fundi i sundimit osman në Luftën e Vlorës. Tiranë, 2013, f. 334 (perifr.).

[14] Shih: gazeta Koha, datë 11 shtator 1920, f. 3 (shkrim).

[15] Shih gjithashtu: Enver Memishaj. Emblema e një Epopeje. Tiranë, 2010, f. 367-368.

[16] Syrja Vlora. Kujtime, nga fundi i sundimit osman në Luftën e Vlorës, Tiranë, 2013, f. 199. Libër i cituar.

Filed Under: Featured Tagged With: Akademik Vasil S Tole, banda e vatres, Lufta e Vlores

100 VJET NGA LUFTA E VLORES- BANDA KOMBETARE DHE TRUPAT VULLNETARE TE VATRES ISHIN NE VLORE…

June 5, 2020 by dgreca

….DHE…PËR NJË TRIM NË HISTORI…PORTRET PER LUFTETARIN PATRIOT MEHMET BEQAJ…/

Ne Shqipërisë Shkruan qe nga Mars 1920 fresh 200 Trupa Vullnetare te Vatres…

– Sjellim në vëmendje: Në Luftën e Vlorës morën pjesë edhe Trupat Vullnetare të Vatërs dhe Banda Muzikore ”VATRA”…Muzikën e Hymnit të Luftës së Vlorës e ka kompozuar dirigjenti i Bandës së Vatrës, Profesor  Thoma Nasi…                              

Kjo ishte xhaketa e Trupave te Vatres…

Nga  IDAJET JAHAJ, Vlorë/

     Një dialog: –  Na folë pak për luftën,- e pyetën Mehmetin./

                        –  Për cilën luftë?- iu përgjigj ai, me buzëqeshjen karakteristike./

                        A nuk ka diçka homerike në këtë deponim ?/

Mjafton kaq për të kuptuar epicitetin e atij trimi. Dhe të gjithë trimave të tjerë të epopeve të lirisë. Ishte Mehmet Beqaj nga Vranishti. Ai kishte jetuar në fundin e shekullit të 19-të dhe gjatë gjithë shekullit XX (1885 – 1973). Rrojti 88 vjeç.

Kapela e Trupavave te Vatres…

    Është kollaj në përshkrimet letrare  të thuash për një figurë “rrojti”. Por është vështirë ta përshkruash  jëtën e kësaj luftëtarit të lirisë , të një luftëtari të stuhishëm për atdhe, për më se tre çerek shekulli. I tillë ishte Mehemt Beqaj nga Vranishti. Sigiruisht, në jetën e tij  të gjatë ai shkëlqeu me pjesëmarrjen në sa e sa luftime të kohëve për çështjen e lirisë, që në rininë e tij. Nga viti 1900 deri nga vitet 40-të të shek. XX. Pra, afër gjysmëshekulli sakrifica e përkushtime. E jo vetëm me pushkë, por edhe me fjalë, me kushtrime, me filozofinë e atdhetarit.

    Shkëlqeu përkrah trimave e kapedanëve të tjerë të Vranishtit e të Lumit të Vlorës, krah Sali Vranishtit, Azem Sulos, Pasho Ramadanit e të tjerëve. Dhe Vranishti, si kudo në Labëri, ka nxjerrë shumë kapedanë të tillë të lirisë së Mëmëdheut.

Mund të shkruash shumë e shumë për këtë trim, por vetëm disa kulme të veprimtarisë së tij japin imazhin e këtij veterani patriot. 

Nga kronika e veprimtarive në beteja

    Lindi në vitin 1880. Eposi dritëzues i Rilindësve i kishte shtrirë rrezet edhe në Labëri, edhe në Vranisht. Në këtë fshat, më 1878,  kishte bujtur Abdyl Frashëri e kishte qëndruar disa ditë mes këtij populli atdhedashës. Drita e këtij burri i kishte përçuar rrezet e tij edhe tek brezat e mëpasmë, nëpërmjet kujtimeve të veteranëve. Kështu edhe Mehmeti, kishte dëgjuar për ‘të dhe në zemër i ishte skalitur harta e Mëmëdheut, për të cilin Abdyli i madh kishte shkrirë jetën.

    Kishte dëgjuar se turqit kishin torturuar disa nga burrat e fshatit të tij. Zemra e djaloshit hovte për veprime atdhetare, për të shkrepur armë mbi pushtuesit.

    Që më 1900 Mehmeti u lidh me lëvizjen e “komitave” të maleve, praktikisht me firarët që ngjiteshin  majave  të Çikës për të sulmuar armikun e për të mos u kapur prej tyre.  Më pas mori pjesë në radhët e çetës së Sali Vranishtit,  çetë që u bë e famshme kundër zaptijeve turke. Luftimet e kësaj çete u bënë epope lirie. Mehmeti ndoqi Saliun në ndeshjen me xhandarët turq në Buzujk. Po ashtu  në përballjen me filogrekun Thimio Loli në Delvinë.

       Në vitin 1908 ai pa dhe njohu nga afër Ismail Qemalin, i cili erdhi në Vranisht, te Pasho Ramadani e Veli Duka, ku qëndroi një javë. Pa dritën e burrit të flamurit, që do ta shpëtonte Shqipërinë nga kthetrat e të huajve. Dëgjoi edhe fjalët e tij për çetat, lirinë, Shqipërinë, unitetin, shkollat, abetaret…

    Pas shpalljes së pavarësisë Mehmetit e shokëve do t’i dilnin detyra të tjera. Duhesh ruajtur shteti i ri, shteti i shqipeve. Mehmeti nuk i ndahej çetës së Saliut. Serbët ishin afruar në veri e Mehmeti me të tjerët shkuan kundër tyre deri në Dibër e i përzunë prej andej. Pastaj ata u kthyen kundër invadorëve të Jugut, grekërve, të cilët mësynë Brgedetin tonë. Pas shumë pritash e sulmesh i zhdukën edhe palikarët e Megali-idhesë greke  nga vendi ynë. Bandat e Spiro Milos panë lemeri nga pushka e zotërve të këtij vendi.

    Gjatë viteve 1913 e 14  Mehmeti luftoi bashkë me shokët në Shashicë, Bestrovë, Cakran,  Ardenicë, etj. kundër bandave filoturke si ato të Haxhi Qamilit e të tjerëve. Në një nga këto luftime u plagos rëndë vëllai i tij, Merke Beqaj. Atë çuan për kurim në Francë, por nuk mundi të shpëtojë. Atje e varrosën. Mehmeti, më pas, shkoi sërish në Qafën e Macukullit kundër serbëve.

     Epopeja e 1920-ës e gjeti në këmbë luftëtarin tashmë të hekurt e veteran. Vranishti dërgoi në atë luftë mbi 200 luftëtarë, me Sali Vranishtin në krye. Midis tyre u dallua edhe Mehmet Beqaj. Luftoi në  Drashovicë, në Vreshtat e Mëdha, në lagjet e Vlorës,  deri sa e shporrën edhe  pushtuesin italian. Trimat lebër shkruan epope të artë dhe shembulli i tyre bëri jehonë në botë.

      Pas asaj lufte, më 1924, Mehmeti shkoi deri Shkallën e Tujanit, në radhët e forcave popullore, duke përzënë forcat e diktatorit të kohës, që e shiste vendin te serbët. Qeverinë Demokratike të Nolit e shihte si shpresë të ngrohtë për jetën e këtij vendi të shumëvuajtur…

Kronikë e pasur, e ndritshme.

Dhe cilësitë e Trimit. Ciceron i kujtimeve…

  Për të cilësuar luftëtarë të tillë, dikush përdori një togjfalësh po aq të rrallë:  “Ata hidheshin si luanët në zjarr” ! Shumë e saktë dhe emocionante. Ashtu  tregonin shokët e tij edhe për trimin Mehmet Beqaj. Por ai ishte edhe i tjeshtë, i përzemërt me shokët e fshatarët, me bashkëatdhetarët. Ishte i pajisur me rreptësi luftëtari, por edhe me filozofinë popullore të kallzimit. Ai fliste , si shumë veteranë të tjerë lebër,  si ciceron për luftimet, shokët. Për llogoret e armikut, hedhjen në sulme nga tanët, durimin në luftime, marshimet. Tërë jetën nuk iu nda gishti nga këmbëza. Ashtu siç thoshte një varg i famshëëm për Sali Vranishtin : “ Kapedan Sali Vranishti / Sa rrove punoi gishti/” .

        …Në vitet 40-të ai u lidh me lëvizjen e luftën Çlirimtare.  “Edhe kësaj lufte i kemi borxh mundimin, sakrificën e jetën,- profetizonte në bisedat.  -Sikurse edhe në luftrat e para”. 

       Por kësaj here ishte rreth të 60-tave. Nuk mund t’i qepej dot malit. U jepte kurajo të rinjve. “ Si më 20-tën, bij, – u thoshte.- që hidheshim si luanët mbi tela ”.  Jetoi edhe rreth 30 vjet pas çlirimit. Si ciceron, megjithëse fjalëpakë, kallzonte historira.  Por mbeti proverbiale ajo pyetja e tij : “ Për ç’ luftë më pyesni ?” Debolesë të madhe kishte kapedan Saliun.  “Keni dëgjuar për Çerçiz Topullin , o djem? Ja, edhe ne si ai e kishim kapedanin tonë.” Dhe ishte hijerëndë e fjalë-ergjëndë. 

  Dhe të tjerët për Mehmetin : “ Nuk e vari njëherë pushën në oxhak. Po pranë vetes, edhe në gjumë.  Kishte frymëmarrjen e Atdheut. Si gjithë luftatarët e tjerë, stuhi në beteja.

…Dhe penat e mëdha për trimin…

Ditë të tëra kishte biseduar  i ndrituri Petro Marko  me Mehmetin e veteranët e tjerë të Vranishtit, atje në fshatin malor., kur bëri romanin  “Halimi”. Ai bujti në shtëpinë e Mehmetit,( pra, te i i biri i tij, Mitati).Në faqet e fundit të romanit Petroja shkruan : “ Në një shesh , përpara shkollës së madhe të fshatit, vinin një e dy pleq me qylaf të bardhë, me tirq dhe me shkop në dorë.Nja katërmbëdhjetë pleq, me fytyra të thata, me sy të gjallë, me mustaqe të bardha, si festet që mbanin mbi kokë.

-Duam të dijmë,-tha njëri nga poetët e rinj,- në se keni marrë pjesë në luftë?

Ata u panë  në sy  dhe u vrenjtën.

–  Në cilën luftë, more bir? – pyeti njëri prej tyre që quhej Mehmet.

–  Po ,- miratuan të tjerët. –Në cilën luftë?  Se janë shumë luftrat që kemi bërë.

–  Në 20-tën ,- tha poeti i ri.

…-Të gjithë kemi lindur me pushkë në dorë,- foli Mehmeti. Dhe pas një hopi : – Dhe me pushkë në dorë do vdesim !

…E ciceronët veteranë të atdheut u ndezën në kujtime…

     Ndërsa brilanti i vargjeve, Xhevair Spahiu,  në një kronikë për Vranishtin e trimat e tij, shkroi: “ Bisedonim ulur në bar. Me nja dhjetë pleq. Kujtimet e 1920-tës buronin… Gjithkush nga ata kishte një shenjë nga ajo luftë: ndonjë gisht të prerë, ndonjë shenjë cefle predhe në këmbë…Për Mehmet Beqaj thoshnin se e mbante zjarrin ndezur deri vonë. Kishte trup mesatar, fytyrë të ngrohtë, qeleshe të bardhë. Kur fliste, sytë i lëshonin xixa. Sytë herë i mbërthente në cep të qerpikëve, herë i lëvizte si zhivë…Dhe më mbeti në kokë ajo pyetja e tij e thellë : “ Për cilën luftë t’ ju flasim ? Se kemi mbi pesëmbëdhjetë vjet në  luftra…” 

    Si në eposet homerike…

Sjellim në vëmendje: Në Luftën e Vlorës morën pjesë edhe Trupat Vullnetare të Vatërs dhe Banda Muzikore ”VATRA”…Muzikën e Hymnit të Luftës së Vlorës e ka kompozuar dirigjenti i Bandës së Vatrës, Profesor  Thoma Nasi…   Ai publikoi kujtimet e veta ne gazeten Dielli pasi u kthye ne SHBA….                           

( Literaturë :

Gazeta “Hora e Vranishtit”, dhjetor 1970; romani “Ultimatum” i P. Marko; gazeta “ Hora”, nr.9, 2005;  gazeta “ Hora “ v.2010, nr. 8; kujtime veteranësh të Vranishtit…).

Filed Under: Featured Tagged With: banda, Lufta e Vlores, TV, Vatra

Lufta e Vlorës dhe armët që u përdorën

September 2, 2017 by dgreca

vullnetare nga rrethet e vendit1 Lufta VloresNga  Gëzim Llojdia*/

 Praghyrje./

a54Ndoshta më parë duhej të ishte vendosur nën këtë status për të mos lejuar edhe dëmtime që solli koha e tranzicionit. Muzeu në Vlorës nuk e ka të shkruar gjithë atë histori, as të arkivuar, as të digjitalizuar. Ne kemi nevojë të njihemi dhe t’i kemi të përhershme nëpër memurë e arkiva, të gjitha fotot apo dokumentet shqiptare, që kanë gjezdisur botën. Shqiptarët e diasporës e shkruanin ndryshe historinë e kësaj dite pa retushime nëpër gazetat apo media që kishin ku hedhin lajmet e ndryshme. Dokumente të tjera gjenden nëpër arkiva të shqiptarëve të cilët i ruajnë si sytë  e ballit, por nuk ekspozojnë sepse askush nuk ua kërkon, duke i lënë këto dokumente të mbeten të harruara, të groposura dhe të pa-ekspozuara. Këto dokumente mund të thithen nga institucionet të cilat kanë këtë mision. Nuk mund të presim dhe gjithë kohën të shpresojmë se një ditë këto do të bëhen. Duhet të mblidhen, të gjurmohen dhe të bëhen publike. Por misioni këtu nuk përmbyllet gjithsesi. Le të arkivohen nëpër muzeumet tona kombëtare të mos i  lëmë të varrosura në ndonjë qoshe apo arkiv të mbytur nga pluhuri. Nesër do të na quajnë vdekatarë të tretur nga vjeshtat. Materiali  i parë i përket një broshure  të botuar aty nga vitet 60-70 nga muzeu  historik i   rrethit të Vlorës,ku flitet për luftën e Vlorës. Pjesa e dytë i përket një shkrimi shkëputur nga gazeta:”Dielli’ e datës 23 maj 1920 .

1.

Qeveria italiane,shkruan matëriali menjëherë pas Largimit të Vidit,  në 4 shtator 1914, i kërkonte Berlinit,Vjenës aprovimin për pushtimin e ,përkohshëm, të Sazanit, si mjet për të mbrojtur, Vlorën gjoja nga rreziku i grekëve, të cilët nën maskën  vorio-epirot, e kishin zgjeruar veprimtarinë e tyre me në brendi të Shqipërisë s ë Jugut.Më 29 tetor, qeveria italiane dërgoi  në Vlore një mision sanitar,ita­lian, i cili në të vërtetë do të përgatiste terrenin për pushtimin ushtarak.Të nesërmen, me 30 tetor,Italia pushtoi Sazanin.Më 25 dhjetor 1914 Ita­lia zbarkoi në Vlorë,forca të marinës luftarake dhe pas 3 ditësh forca tokësore.Më 2  prill 1915 midis qeverive të Antantës dhe Italisë u nënshkrua traktati i fshehtë i Londrës. Në nenin kryesor thuhej : Italisë i njihej sovraniteti i plotë mbi Vlorën, mbi ishullin e Sazanit dhe mbi një tokë mjaft të gjerë (Vjosë – Himare).Materiali vijon me denoncimin e marrëveshjes :Ky ishte një traktat imperialist, i cili shkelte në mënyrë brutale pa­varësinë dhe tërësinë  tokësore   të Shqipërisë  dhe merrte nëpër këmbë të drejtat  sovrane të  popullit shqiptar.Mbarimi i Luftës së Parë Botërore me fitoren e fuqive  të  Antantës e gjeti Shqipërinë në një gjendje të vajtueshme ekonomike  dhe politike.Më 18 janar 1919 u hap në Paris Konferenca e  Paqes.Vëmendja e popullit  të vogël shqiptar u drejtua te kjo konference me shpresë se  në  të do të gjenin një zgjidhje për  kërkesat e tij kombëtare. Por këto kërkesa nuk gjetën në  Paris asnjë mbështetje.Më 28 nëntor 1919, në përvjetorin e  shtatë të shpalljes së pavarësisë , në Vlore një manifestim i fuqishëm patriotik. Manifestimi, gjatë  të  cilit u bënë përleshje  me pushtuesit, u shpërnda vetëm me forcës së  bajo­netave.Atë ditë  italianet fyen në mënyrën më të shëmtuar krenarinë ko­mbëtare  të popullit shqiptar duke varur flamurin e  tij në bisht të një qeni.Më 29 maj 1920 u mbajt kuvendi  në Barcalla, një shpat mali pranë  Dukatit. Pjesëmarrësit aprovuan propozimin për të filluar sa më parë kryengritjen çlirimtare. Kuvendi zgjodhi një Këshill Kombëtar prej 30 vetësh dhe nga gjiri i tij u zgjodh Komiteti Mbrojtja Kombëtare, prej 12 anëtarësh, të cilit i u ngarkua drejtimi i kryengritjes.Më 2 qershor 1920 në Beun u mblodhën rreth 4000 luftëtarë në  për­gjigje  të thirrjes së Komitetit të Mbrojtjes dhe lidhen besën për të luftuar deri ne vdekje kundër pushtuesve.

Në  Beun’ kur u mblodh /

çetat rrinë e mejtjojnë/

 o djem, do vemi në Vlore .

Dyfek’ e flamur në dorë /

ju djem, trima sterralli /

Na thërret  Smail Qemali /

atje tek dergjet nga varri

nga varri tij, në Kaninë .

Na e dërgon porosinë .

Hidheni në det Italinë.

– 0 djem kush do vej ne Vlore,

Piacentinit të mi thotë :

 -Plaçkat shpejt t’i ngarkoje .

Te marr’ asqer’ e të shkojë,

Vlorën tonë ta çlirojmë

Mehmet Selimi, dragoi, parë aty qëlloi,

Mori kartën edhe shkoi, Komandës  ja dorëzoi.

Trupë ekspedita italiane në,Shqipëri përbëhej nga një  efektiv prej afro 20 mijë ushtaresh, nën komandën e 12 gjeneralëve. Në gjirin e Vlorës ndodhej e ankoruar një skuadër e flotës ushtarake, e përbërë  nga një duzine  luftanijesh dhe nga anije të tjera më të   vogla.-Garnizonet e fortifikuar kishin zënë vend gjatë  rrugës Vlorë – Gjirokastër dhe  nëDrashovicë, Kotë,Gjormë,Vajze e Tepelenë dhe gjatë rrugës bregdetare Vlore – Sarandë si në Dukat, Llogora e Himarë.Në mbrëmjen e 5 qershorit 1920, kryengritësit filluan sulmin në  të katër anët e zonës së pushtuar,brenda pak orëve ata zunë shumicën epostëkomandave të karabinierisë  dhe të  njësiteve të vogla ushtarake.Populli i ka kënduar kështu ngjarjes:

Evropa shkruajnë’ e thonë (‘Është  kështu si dëgjojmë?

Bënet dyfek n ë Vlorë

Shqiptarët  po luftojnë

me një  mbret dyzet milion.

Po me se luftojnë  vallë?

Me sëpata, me hanxhar.

E  dyfeqet lidhur me gjalmë

Fishekët në xhep mbajnë.

 

,Obobo’ seç, qënkej

Kota, më e bukur nga Evropa /

Bytym  mitraloz’ e. topa

Të xhumanë në saba

 Komita në Kotë  ra/

Shkoze ç’u bë lakra

/u  vra Kanan Mazeja /

q ë mori në nofulla/

Kanan tu prish bukuria/

Le të rroj ë  Shqipëria.

Cet’ e Rrezes u vërvinë,/

Kapetan kishin  Salinë….,

 Atje te hani në grykë

Atje te Hani në grykë/

 Te ura në Drashovicë, /

Qëllon topi i Italisë/

Ka nijet që ta vithisë.

Komision’ e  Shqipërisë,

 0 moj Shqipëri e bardhë /

Bota ta kane sevdan/

O Italia me Juanë

Të keqen ta kanë  marrë/

 Se ke trima kordhëtarë /

Barutin me grusht e hanë.

 Lufta e Llogorait

Në  këtë luftë morën pjese çetat e fshatrave Lepenicë, Vranisht, Tër­baç, Radhim e Dukat.Ku luftimet vazhduan tre ditë. Ushtria italiane mbrohej nga fortifikatat e ndërtuara gjatë Luftës s ë Pare Botërore. Në luftë mori pjesë edhe Heroina e Popullit Sado Koshena.

Lufta e Gjormit
Morën pjese çetat e Gjormit dhe e Tragjasit. Pas disa ore luftimesh, ushtarët e armikut së bashku me komandantin e tyre u detyruan të dorëzuan.

Cu shkule nga Drashovica /

Lule more Selam, lule,

Me nja dy-treqind komita,

Bëre poshtë nga Babica.

C,ju hodhe topit nga gryka /

Andej bomba e ballon mitraloz edhe vaporë /

Këtej një  flamur valor

Udhëtonte për ne Vlore.

/Andej dinamit e topa

Njëmijë gjyle  në një or,

 këtej një pallë copa–copa,/

 Dhe një kobure në,dorë./

Ai rreth e rrotull hekur.

 Ha e pi e vish e ngjish.

Ky dhe kurrë për të vdekur./                             

E fshin gjakun me këmishë.

3.

Pjesa e Labërisë në kryengritje

[Marë nga Gazeta “Politika” e Vlorës 23 Maj)

Vlora e Smail Kemalit, Vlora e Barcallase dhe  Beunit, sot mbajti një Kuvend, ku kishin marrë pjesë të tërë  ata Pleqt’ e ndercëm të Labërisë  s’onë, ata pjeq  leshra bardhë, që  muarnë pjesë dhe në Barcallj e Beun. Këta Pleq, sot në Kuvendin historik, lan tërë thash’ e themet me nj’ anë  dhe u bashkuan ndetij, mentim: “Shpëtimi i Shqipërisë nga rreziqet e brendshme”.

Pleqtë, d. m. th. stërnipat e Dervish Ali Dukatit të Fejzo Xhafos, të Haris Velos dhe të Zoto Mahmutit dhanë “Besën” se Shqipërinë do t’ a shpëtojnë nga tradhëtit  e Cakos e të  Zogollovicit, të  cilët  të mbështetur nga  të huaj duan t’a ckatërrojnë Kombin ton ose t’a përdorin si ndo një tribu të Zezësh….Pleqtë dhe populli i Vlorës sot nxuarnë një zë “Këtu jam unë populli i paflejtur, Res’i Shqipërisë. Alt, ju trathtorë, mjaft e ckatërruat Shqipërinë mjaft djersën e popullit e ndatë nëpër mercenarë !’Ky  zë i ndërgjegjes Kombëtare të Vlorës,do të dëgjohet në tërë Shqipërinë.Në  këtë Kuvend  u zgjoth një komision fuqiplotë  prej patriotëve Z. . Osman Haxhi e Seid Kemal, të cilët do të mejtojnë për arritjen e qëllimit, i cili  është “Shpëtim’ i Kombit nga dallkaukët, aventurier dhe trathëtorët, që kanë mbuluar Shqipërinë.”Kush thotë se s’ ka patriotizmë e mejtim botori Shqipëri, le të shohë provën e sotme. Një për  të gjithë e të  gjithë për një.

 

 

*studiues

Filed Under: Histori Tagged With: armet, Gezim Llojdia, Lufta e Vlores

95 VJET MË PARË-3 SHTATOR 1920, DITA E FITORES SË LUFTËS SË VLORËS

September 2, 2015 by dgreca

Gjurmime nga vrojtimet dhe ekspeditat në terren/
Shkruan: MSC. ALBERT HABAZAJ-Vlore/
Lufta e Vlorës gjatë verës së vitit 1920 (29 Maj – 3 Shtator), e cila u konkretizua me pastrimin e vendit nga forcat pushtuese italiane, apo siç e këndon kënga, me hedhjen në det të perandorisë së re apenine, u kurorëzua me gëzimin e fitores, me festimin madhështor që u bë në Vlorë më 3 shtator 1920, gati një shekull më parë, plot 95 vjet nga sot. Fitorja e Luftës së Vlorës bëri bujë në Rajon dhe në Europë, pati jehonë e tronditi shtetet e mëdha “padrone” të kontinentit të vjetër, ndikoi pozitivisht për Luftën e Koplikut dhe të Dibrës dhe rriti prestigjin ndërkombëtar të Shqipërisë. Lufta e Vlorës klasifikohet si një ngjarje me rëndësi komëtare në Historinë e Shqipërisë. Qe luftë e drejtë dhe e organizuar, kundër forcave ushtarake të armatosura të shtetit italian; qe një luftë e zhvilluar vetëm nga luftëtarë vullnetarë shqiptarë, nga të gjitha krahinat e vendit dhe pa dallim besimesh fetare: shqiptarë për Shqipëri: myslimanë, bektashinj, të krishterë ortodoksë dhe katolikë, burra dhe gra, jo vetëm nga Vlora dhe krahinat e saj, që mbajti peshën kryesore me Lumin e Vlorës, Himarën, Kurveleshin, Tepelenën, Mallakastrën, me Sarandën e Delvinën, me karvanet nga Vllehët e Selenicës, por të ardhur e të organizuar në çeta edhe nga Çamëria, Korça, Përmeti, Skrapari, Kolonja, Berati, Myzeqeja, Elbasani, Librazhdi, Pogradeci, Kavaja, Kruja, Durrësi, Tirana, deri edhe nga shqiptarët e Amerikës, por jo vetëm Vatranët e zjarrtë. Edhe logjistika e luftës u sigurua nga banorët e trevave shqiptare. Qeveria e Sulejman Delvinës e mbështeti fuqishëm Luftën termopiliane të Vlorës, e cila u drejtua nga Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare, me Osman Haxhiun në krye. E majta europiane, që për kohën qe forca progresiste, qe një faktor pozitiv dhe mbështetje e fuqishme morale për çlirimtarët shqiptarë, që luftonin në të drejtën e tyre, për Atdheun e tyre. 3 shtatori i vitit 1920 është shënuar në kujtesën sociale të banorëve dhe të pjesëmarrësve, si dhe është shkruar në librat e historisë shqiptare si dita e çlirimit nga imperialistët italianë, apo nga Italia e parë, siç flitej në gjuhën popullore. U festua fitorja e Luftës së Vlorës dhe largimi i pushtuesve italianë nga Shqipëria. Ngjarjet e Luftës së Vlorës u pasqyruan në gazetën “Drita” të Veli Harshovës, Gjirokastër, me korrespodent Gani Iliazin, “Kuvendi” “Dielli” të Bostonit etj. Halim Xhelo qe frymëmarrja e kësaj epopeje termopiliane, siç qe Abdyl Frashëri për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
Shoqëria “Vatra” e Amerikës dërgoi “Bandën” e shoqërisë së bashku me trupat vullnetare. Bandën e drejtonte muzikanti Thoma Nasi. Nuk mbetën pas as fetarët në këtë luftë, ku spikasin Babai i Teqes së Tepelenës, Ahmet Turhani, Baba Xhaferi i Përmetit, Dom Mark Vasa, At Shtjefën Gjeçovi, myftiu Osman Muka, etj. Një rol të veçant pati edhe italaini Xhovani Valencia, (arbëresh në origjnë), magazinier në Panaja i cili u dorëzoi magazinat e armatimit dhe të municionit luftëtarëve shqiptarëve. Është i rëndësishëm roli i Spiro Jorgo Kolekës si mendimtar, si orator, si mbështetës e ndërlidhës në mes qeverisë së Tiranës dhe kryengritësve. Për këtë arsye qeveria e emëroi Spiro J. Kolekën ministër Fuqiplotë për të koordinuar lidhjet në mes Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” dhe krahinave të vendit. Gjatë zhvillimit të ngjarjeve të asaj vere të nxehtë të Njëzetës, do të jetë një nga figurat kyçe të veprimeve politike dhe diplomatike. Ai do të jetë dëshmitar i betejave heroike të bashkatdhetarëve të tij kundër pushtuesve deri në orën kur armiqtë dorëzuan armët dhe u nënshkrua Protokolli i Tiranës. Pas çlirimit të Vlorës, ministri Fuqiplotë, Spiro Koleka i drejtoi luftëtarëve dhe popullit një shpallje përgëzimi dhe lavdërimi, krenarie dhe mirënjohje, që përfundonte me thirrjet: “Rroftë Shqipëria!”, “Rroftë Fuqia Kombëtare!”
Në vrojtimet dhe ekspeditat në terren kemi përdorur praktikën e hapjes, e prurjeve e verifikimit dhe celebrimit të njësive origjinale folklorike që jetojnë e qarkullojnë në komunitete. Kemi takuar e kemi punuar me bartës, krijues, interpretues të folklorit burimor, të cilët mbajnë mend shumë vargje e këngë. Kështu, Feti Brahimi i njohur i Lapardhasë së “Janinës”, zotëron rreth 9 mijë vargje, nga të cilat 4 mijë krijime të tij tekstore e melodike. Vetëm në fshatin Kallarat kemi regjistruar 27 variante të EHLV, që bëjnë akoma jetë folkorike në hapësira të kufizuara banorësh dhe në raste të caktuara. Këtë e dëshmojmë dhe me regjistrimet e teksteve mbledhur në Kallarat, dhe me shkrimin original të bartësit Llambro Hysi, për të patur dhe një model të regjistrimit me dëshirën e vetë subjektit.
Nga njësitë e mbledhura vërejmë funksionin e këngës si institucion vlerësimi për figurat e shquara të LV dhe për bijtë e fshatit të rënë në atë luftë. “Futja në këtë lloj kënge – na thotë Ll. Hysi, subjekti me të cilin punojmë – është futje në historinë e asaj luftës epope”. Më 23. 11. 2012 në qendër të komunës Kotë, në Lumin e Vlorës morëm pjesë në nderimin që u bëhej tre të rënëve në Luftën e Janinës, të cilëve dhe me rastin e 100 – vjetorit të Pavarësisë Iu ngrit një memorial. Pjesëmarrësit kënduan këngë të ndryshme trimash, si “Janinës ç’i panë sytë”, si dhe kënga “Kanan t’u prish bukuria/ Le të rrojë Shqipëria!”, që i kushtohet heroit të LV, Kanan Mazes nga Shkoza, me një nofull copa – copa, nga predha e armikut, aty në Kotë, 93 vjet më parë, etj. Plaku 87 vjeçar nga Velça, Xhevit Ormëni, i biri i trimit të Njëzetës, Hasan Hyso Ormëni, këndoi këngën “Telat – o po ven’ e vinë,/ Telat -o”, një nga më të njohurat dhe më të përhapurat me temë nga Njëzeta, të cilën e kemi të regjistruar në DVD dhe e ruajmë po ashtu në USB, dëshmi konkrete të jetës folklorike që bëjnë disa njësi folklorike në mjedise tradicionale të caktuara. Siç trajtuam nga gjurmimet, që është me interes të theksojmë numrin relativsht të madh të varianteve të disa prej këtyre këngëve, që përfshijnë shifra të tilla si 14, 11, 8 (ashtu siç ndodhen edhe në sot AFIAKSA), mendojmë se ka jo më pak interes jeta folklorike që bën EHLV. Në këtë fokus, ndoshta do të ishte më e dobishme të evidentonim cilat janë ato njësi folkorike, në cilat hapësira, në ç’komunitete dhe si kohë kur e bëjnë këtë jetë kolektive. Bartësi i pasionuar, Ll. Hysi, që është dhe një studiues serioz, që mban mend shumë këngë të vjetra të Njëzetës, pasi na flet jo rastësisht për “Ultimatumin” e Petro Markos, që përveç vlerave artistike ka edhe vlera folklorike dhe etnologjike me peshë specifike, mësojmë se vetë shkrimtari ishte mik i Halim Xhelos e Ali Asllanit dhe mbante mend përmendësh gati të gjithë këngët e ciklit të EHLV. Mendojmë se edhe kjo pikë lartësore kontakti ndikon që, me të drejtë, e kemi cilësuar Halim Xhelon Abdyl Frashër të Epopesë së Njëzetës, jo vetëm për segmentin kohor luftarak të fiksuar në histori: 29 Maj – 3 Shtator 1920, sepse ai me mundim Sizifi, me pjekuri Sokrati e temperament shqiptari, qe vërtet shpirti, zjarri, motorri i këtij vullkani popullor që gremisi në det Perandorinë.
Prurjet nga Kallarati, sipas gjurmimeve në terren dhe regjistrimeve që kemi bërë me subjektin e zgjedhur, që lidhen me ngjarjen e LV dhe personazhet e e saj, vijnë me variante dhe një pjesë për herë të parë, duke u bërë në fund të çdo teksti shënimet sqaruese, (brenda kllapave katrore): 1) Ashkosun, moj Libohovë,/ Si çdo herë, ti me kordhë,/ Nxorre ca trima të sorrë,/ Trim si Sezai doktorrë,/ Gjezdis me armë në dorë,/ Në Lugarẻ, përmbi Vlorë. [Lugarẻ -Llogora, Lugarẻ, lugë, lugu; Shezai Çomo nga Libohova, delegat i Vlorës në KKL, mjek dhe luftëtar në LV, anëtar i shoqërisë “Bashkimi”, Fanolist në revolucionin e Qershorit, 1924]. 2) Në atë muajn Qershuar,/ Hyxhym shqipot – ë me duar,/ Majën e Shkallës e muar./ Canua e bëri forrë,/ E mori plumbi në dorë. [Shkalla e Mavrovës (Olimpia e lashtë, toponim në afërsi të Kotës; Cano Rustemi nga Mavrova]. 3) Ky Çelo Mete Barjami,/ Burrë trim, zëmër stërralli,/ Në çdo luftë doli i pari,/ Trimërin’ ja pa Junani./ Në luftën me Itali/ E bëri prapë belỉ,/ Kaptoi telat me gjëmba,/ Seç ju fut armikut brënda,/ S’ju trëmp syri, s’ju droth zëmra,/ se një her’ e kish’ bër’ mëma.[Çelo Mete Bajrami, luftëtar në luftërat për pavarësi, kundër pushtimit grek; në Njëzetën kundër ushtrisë italiane. Me shumë gjasa nga fisi Bajramaj i Tërbaçit, zbritur mbi 100 vjet më parë në Drashovicë dhe Vodicë]. 4) O Flamur, Shqipe me derte,/ Të kërkuam e na gjete,/ Na erdhe i kuq me Shqipe,/ Erdhe dhe vëndin e ndrite,/ Na erdhe si ill karvani,/ Në Vlorë, ballë Sazni/ U mbit në det Italani. [Variant që e ka burimin në Qeparo, Himarë. Këndohet në fshat të vjetër, atje ku është një lagje, sipër mbi Qeparo, quhet Bragjin dhe janë shpërngulur të parët e tyre me Papa Nikën nga Mëhalla Bragjin e Tërbaçit në v. 1670 -‘ 80, si pasojë e trysnisë për ndërrimin e fesë,që bënë osmanët edhe në fshatrat e Labërisë së Brendshme. Qeparoi nuk i ka ndërprerë asnjëherë lidhjet dhe marrëdhëiet e mira reciproke me vendin e origjinës së të parëve. Kjo konfirohet në Historikun e Tërbaçit, në librin “Bragjinajt e Qeparoit” të prof. as Jorgo Dhrami, Tiranë, 2005]. 5) Istikam nën – ë Kaninë,/ Të rrallë dyfeqe binë,/ Vranë Haxhi Ismailë,/ Sinan Meten me Rakipnë,/ Skëndon dhe Amet Alinë,/ Hasan e Lamçe Selimë/ Dhe Zenelin me Tahirë,/ Bejko Numanin s’e dimë. [Të gjithë të rënë nga Tragjasi në LV]. 6) O të zestë pleqtë tanë,/ Nëpër vap’ e muar malë/. Në Gurr’ prishën Ramazanë,/ Van’ e zunë Llogoranë,/ U hodhë mi italanë,/ Mbenë dy trima të vrarë:/ Begë Lazja me Hasanë. [Të dy dëshmorët nga Gjormi. Tek kjo njësi shikojmë raportin Atdhe – Fe. Feja s’e lejon të prishet Ramazani. Atdheu kërkon bijtë e tij. Atdheu del kryefjala]. 7) Atë natën e xhumằ,/ Që ra topi nën kala,/ Velç’ e Ramica u vra./ Kush u sos në tel i pari?/ Caush Memet kryetari,/ Bir, o bir Hakan Shabani,/ Xhafo Avdi rrënëjdali./ Xhafua, njëzet vjeç djalë/ Mori shtatë istikamë./ Yzeir, o rrënjëdalë,/ E le nënën- ë në shkallë./ Nënën në shkallë e le,/ Me tri motra kallogrẻ. [Emrat e përmendur janë luftëtarë nga Velça, me komandantin e çetës në ballë Caush Mehmet Sinani. Na bën përshtypje në tekst një fjalë: kallogre. Pse kallogre? A kishte myslimanizmi, shtresëzimi i religjonit islam kallogre dhe kallogrinja? Mendojmë se kemi të bëjmë me mbijetoja të besimit të krishterë. Ndoshta kërkon një studim më të thellë, por i përket një angazhimi tjetër në të ardhmen]. 8) Kurvelesh e tatëpjetë/ Ç’u mbeti nderi përpjetë,/ Ua prunë trimat e shkretë,/ Ata që muar kalanë,/ Totua me Arif Rushanë,/ Sinua me të vëllanë,/ O Sino takëmergjëndi/ Edhe Toto zëmërshkëmbi./ Kush e nji Toto Haxhinë?/ I shkurtër, po vetëtimë,/ Rrëmba – rrëmba e kish synë. [Të përmendurit në tekst janë nga Bolena. Një variant tjetër e kemi gjetur në Bolenë, një tjetër si vajtim i të shoqes së Toto Hosit, Rubisë. Me heqje e shtesa fjalësh na vjen dhe ky variant i Kallaratit, që është fshat i Kurveleshit të Poshtëm. Sinua erdhi që nga Amerika, vulnetar për të shpëtuar mëmëdheun nga çizmja e kolonizatorëve italianë dhe i fali jetën Vlorës. Mendojmë se dhe piktori portret të tillë s’e bën dot, aq bukur i ka lidhur krijuesi popullor vargjet e kësaj kënge]. 9) U lumtë, o trimat tanë,/ Na nderuat Lazaranë,/ Muar dyfek’ e gjerdanë,/ U bashkuan me Selamë./ Luft’ e madhe në Babicë/ Me tela, me alitrikë,/ Aty nata bëhej ditë,/ I zut’ topçitë në grykë,/ M’u te bregu, te ullitë,/ Ishin futur breshkaxhitë. [Sipas Ll. Hysit, kjo këngë e ka zanafillën krijuese në Lazarat të Gjirokastrës; në Kallarat e ka prurë një bijë e Lazarate e martuar në Hoxhaj të Kallaratit, që në v. 1965; sot tepër e moshuar, por e këndojnë nipat e mbesat e saj që janë nga 55 – 60 vjeçarë]. 10) Zyber Bejtua, trim i mirë,/ Në Hapsan’ ngriti dollinë:/ – Burra, ta mbytim qafirë!/ Dhe u hodh si vetëtimë,/ Dhe u hodh mbi italanë/ Me një shkop e jataganë./ I kullon gjaku në brinjë,/ Gjylet plumbat e grinë. [nga Sevasteri]. 11) Gjëmon Boderi, Çipini,/ Thonë u vra Muhedini,/ Sojë trim, sua birbili./ Të vran’ o Muho, të vranë,/ Topëçiu past’ belanë,/ Të dha një gjyle në ballë,/ Ta hodhi poshtë gjerdanë,/ Ta humbi fare nishanë,/ S’tu ndodh as Demiri Pranë,/ Se një plump e kishte marrë,/ E nisën për në spitalë. [Demiri është vëllai i dëshmorit Muhedin Mystehaku nga Matogjini]. Një këtë këngë epiko – elegjiake s’përmendet fare vdekja, s’e përmend krijuesi, se s’do t’i prishë bukurinë, që i jep rënia për atdhe, trimit të lirisë. Te vargu: “Ta hodhi poshtë gjerdanë”, përdorimi me vend e me kursim i figuracionit stilistik na bën ta ndjejmë bukur atë art të kulluar estektik, që na fal kënga e trimit të rënë. 12) Mato Robi, një trim djalë,/ Ngjeshur mezin me gjerdanë,/ Shqiponjë mbi italianë…/ Qante Dudia në shkallë,/ Për Toton dhe për Kafazë/ Dhe Sino Amerikanë/ Ruba me një kaçup dhallë,/ Bëri poshtë në Qishbardhë,/ Pyeti trimat me radhë:/ – Mo më pat’ burr’ a kunan?/ – Totua bashk’ me Kafazë,/ Të dy ata janë vrarë,/ Kur dëgjoi këto fjalë/ Hodhi kapuçin me dhallë,/ Ngjeshi dyfek’ e gjerdanë./ I veshi rrobat si djalë,/ Atje poshtë, në Qishbardhë/ U dëgjua zër’i sajë:/ – O burra, mbi italianë,/ Se na kan’ zënë vatanë,/ Ta hedhim në det të gjallë. [Edhe në këtë variant, gjetur nga gjurmimet në Bolenë, përmendet Sino Micoli, Amerikani, si i flisnin bashkëfshatarët, sepse ishte emigrant në Amerikë, i kthyer rishtaz për të luftuar. Dhalla është bulmet në lëkurë, kapuç, kacek, që pihej në stinënë e nxehtë të verës në Labëri për të shuar vapën, për t’u freskuar. Kënga flet vetë për veprimet e Rubi Hosit, e shoqja e Toto Hosit të rënë në luftë]. 13) Obobo, seç qënkej Kota/ Mbushur mitrolos e topa,/ Vjen Kanan Mazja nga Shkoza,/ Me një nofull copa – copa./ Kanani bë trimërinë,/ Si përpara në Janinë,/ Kanan, të la bukuria,/ Plot me gjak t’u mbush shamia!/ – Nuk më duhet bukuria,/ Po të rrojë Shqipëria!”

Filed Under: Histori Tagged With: 3 shtator 1920, Albrert Habazaj, Fitorja, Lufta e Vlores

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT