Luis Romano dhe Simon Qafa nënshkruajnë librin me autograf në Festivalin e përvitshëm Ferragosto 2022 në Bronx, New York. Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra do ta promovojë ditën e Mërkurë më 21 Shtator 2022 ora 7 PM në Selinë Qëndrore të Vatrës në New York, librin historik mbi familjen patriotike dhe antikomuniste Qafa. Në librin e sapo dalë nga botimi “IN THEIR FOOTSTEPS” përshkruhet historia e Familjes Qafa, rrugëtimi nga Kosova në Amerikë, lufta antikomuniste në vitet 1949-1958 e patriotit Pjetër Çup Qafa në malet e Shqipërisë si rezistencë kundër komunizmit në Shqipëri. Në këtë libër përfshihet edhe historia e jetës së Simon Qafës, nga Kosova, Vatikani dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autori i librit Luis Romano është një autor i mirënjohur italo-amerikan, autor i 17 librave.