• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PROTESTA: Do të hapim një derë të re drejt të ardhmes

February 18, 2017 by dgreca

Nga Lulzim BASHA/*1 ok proteste 2

Nga Tirana dhe nga gjithë Shqipëria, shqiptarë të ndershëm, shqiptarë të lirë, bashkimi më i madh popullor që ka njohur ndonjëherë ky vend, është derdhur sot këtu në këtë shesh, sheshin e lirisë, sheshin e protestës, sheshin e vendimit të madh për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.1 ok basha5

Mirësevini!

Ne jemi mbledhur sot këtu, ju keni ardhur sot këtu, sepse kjo qeveri e ka çuar vendin në mjerim, në varfëri dhe kaos, dhe tani që ju ka vjedhur gjithçka nga xhepat dhe shtëpitë tuaja, do t’ju vjedhë edhe zgjedhjet.

Ju të gjithë e dini mirë këtë.

Ju, ne jemi mbledhur sot këtu për të thënë: Boll më! Boll kemi duruar ato që durojmë përditë që kur erdhën këta në pushtet.

Sot, ne nisim rrugëtimin drejt një fillimi të ri për të cilën vendi ka kaq shumë nevojë, për të cilin ka nevojë kaq shumë çdo shqiptar, për të cilin ka nevojë çdo fëmijë, i ri dhe e re.

Sot jemi këtu për ta shpallur këtë vendim me zë të lartë: Po, duam zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Duam ndarjen e politikës nga krimi!

Duam dinjitet!

Duam drejtësi!

Duam punë!

Duam ta vëmë interesin e njerëzve të thjeshtë të parin!

Duam një të ardhme dinjitoze që na bën krenarë për vendin tonë!

Duam shpresën, shpresën që po lind, nga ky bashkim më i madhi në historinë e shqiptarëve.

Vendimi për të ndalur maskaradën e grabitjes së zgjedhjeve

Sot jemi të bashkuar në këtë shesh sepse nuk e pranojmë dot më këtë gjendje; jemi të bashkuar sepse kemi besim se mund të ndërtojmë një jetë dinjitoze; jemi të bashkuar nga alarmi kombëtar dhe ndërkombëtar se pushteti i korruptuar dhe kriminelët duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme.

Sot jemi bashkuar për të marrë një vendim të madh, vendimin për të ndalur njëherë e mirë maskaradën e grabitjes së zgjedhjeve.

Ose do të bëjmë zgjedhje të lira ose zgjedhje nuk do të ketë.

Rrugë të mesme nuk ka. Rrugë tjetër nuk ka.

Zgjedhjet për fasadë, zgjedhjet e njollosura nuk do t’i pranojmë.

Zgjedhjet e standardeve të krimit në vend të standardeve të Evropës nuk do t’i pranojmë.

Zgjedhje me kriminelë të veshur me pushtet nuk do t’i pranojmë.

Zgjedhje që shtrembërojnë vullnetin tuaj, vullnetin e shqiptarëve nuk do të ketë më në Shqipëri.

Partia Demokratike lindi në rrugë dhe në sheshe, me ju popullin në krah.

Partia Demokratike lindi sepse e deshët ju, qytetarët e këtij vendi.

27 vite më parë, shqiptarët kishin nevojë për një lëvizje të madhe demokratike.

Sot, ne prapë kemi nevojë për një lëvizje të madhe kombëtare dhe demokratike.

Kjo qeveri palaçosh ka dështuar! Ju e dini këtë!

Kjo mazhorancë është një dështim total! Ju e vuani këtë!

Ky kryeministër është turpi i vendit! Ju e shihni këtë!

Garanci që qytetarët të ndihen të mbrojtur

Sot, ne nisim kthimin e Shqipërisë, sot ne nisim kthimin e vendit tonë në rrugën e sigurtë drejt të ardhmes.

Unë jam këtu, me ju, sepse dua që ju, njerëzit e lirë, shqiptarët e lirë, të jeni të parët për qeverinë e re që duam të kemi për Shqipërinë tonë.

Unë dua që ju, të jeni krenarë për vendin tuaj. Unë dua që ju të jeni e të ndiheni të sigurtë. Unë dua që ju të jeni e të ndiheni të mbrojtur. Të mbrojtur nga arroganca. Të mbrojtur nga padrejtësia. Të mbrojtur nga varfëria. Të mbrojtur nga korrupsioni dhe krimi. Të mbrojtur nga propaganda. Të mbrojtur nga ky sistem i pashpirt e i padrejtë.

Po, jam sot këtu sepse dua t’ju mbroj nga politika që i shërben krimit dhe jo ju. Politikanët e lidhur me krimin po e shkatërrojnë vendin. Ata po ju shkatërrojnë jetën. Droga nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Korrupsioni nuk është e ardhmja e Shqipërisë.

Krimi i organizuar nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Papunësia nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Varfëria nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Emigrimi nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Kjo qeveri nuk është e ardhmja e Shqipërisë! Bashkëqytetarët e mi, Shqipëria po shkatërrohet. Shqipëria po shkatërrohet sepse ky sistem nuk punon. Shqipëria po shkatërrohet sepse kjo qeveri nuk punon për njerëzit. Ata punojnë vetëm për veten e tyre, vetëm për xhepat e tyre.

Ata dështuan për të sjellin një jetë më të mirë për shqiptarët. Një grusht pushtetarësh dhe kriminelësh, po gëzojnë gjithçka, ndërsa shqiptarët po marrin rrugët e botës. Shqipëria është bërë sot hambar i krimit dhe i drogës.

Ata dështuan dhe mashtruan me 300 mijë vendet e punës. Ata dështuan dhe mashtruan me shëndetësinë falas. Ata dështuan me demokracinë e vërtetë. Dështuan me lirinë e vërtetë.

Si mund të jenë të lirë njerëzit kur kanë frikë për të nesërmen? Frikë për të ardhmen e fëmijëve.

Frikë për shëndetin. Frikë se do të humbasin ose nuk do e gjejnë kurrë një vend pune.

Frikë nga taksidari që u vjen tek biznesi dhe ua mbyll. Frikë nga kriminelët e veshur me pushtet.

Frikë për të votuar të lirë.

Frikë se do t’ju duhet të lënë shtëpitë e tyre, për të nisur një jetë të vështirë, plot të panjohura në emigracion.

Qeveria Rama detyroi 300 mijë shqiptarë të braktisin vendin

Kjo qeverisje ka detyruar 300 mijë shqiptarë të braktisin vendin, kjo duhet të marrë fund!

Ne kemi qenë në pushtet dhe kemi qeverisur. E dimë sa e vështirë është. E dimë që duhet kurajo, për të marrë vendimin e duhur, çdo ditë. Ne u përpoqëm ta përmirësojmë jetën për njerëzit. Në fakt ne e bëmë këtë.

Ne e vendosëm Shqipërinë në vëmendjen ndërkombëtare, e futëm në NATO, hoqëm vizat. Ne punuam fort për të ruajtur vlerat tona, lirinë, taksat e ulëta, investimet madhore në infrastrukturë.

Ne punuam për të mirën e vendit tonë.

A bëmë mjaftueshëm? Jo. Por a e shkretuam vendin kështu? A lamë fatin tuaj në dorë të krimit dhe kriminelëve? Jo.

A jemi ne ndryshe nga këta? Po!

Sot, dua të ndaj diçka me ju dhe mendoj se ka ardhur koha ta dëgjoni. Unë jam gati!

Jam gati, t’ju udhëheq në rrugën që na nxjerr nga ky kaos- drejt së ardhmes. Jam gati të ndërtoj me ju, për ju, një shoqëri të re, një vend të ri, një të ardhme të re për çdo shqiptar të ndershëm.

Po, jam gati. Sot, më shumë se kurrë. Tani, kam një pyetje të thjeshtë për ju, për ju qindra, mijëra shqiptarë në këtë bashkim më të madhin popullor në histori dhe për shqiptarët anembanë vendit:

A jeni gati të luftojmë bashkë? Të luftojmë bashkë për Shqipërinë? Të ngrihemi bashkë për zgjedhje të lira?

Për të shporrur qeverinë e krimit, për të shporrur qeverinë e korrupsionit.

Bashkë për një qeveri të njerëzve? Bashkë për një qeveri të qytetarëve? Le të nisim sot, jo nesër. Sot, sot, sot, lëvizjen e madhe kombëtare dhe demokratike për të cilën Shqipëria ka kaq shumë nevojë. Sot, qëndroj këtu bashkë me ju për t’ju dhënë fjalën se do të punoj pa pushim për të përmbushur aspiratën tonë të përbashkët që gjithsecili prej jush të bëjë realitet ëndrrën e tij për një jetë më të mirë për veten tuaj dhe për familjen tuaj.

Sot është dita kur nisim marshimin drejt këtij qëllimi! Ky qëllim është më i madh se gjithsecili prej nesh. Më i madh se qëllimet e një partie politike. Më i madh edhe se qëllimet e koalicionit tonë. Shumë më i madh se rrotacioni politik i radhës nga e kuqe në blu apo nga blu në të kuqe.

Sepse ka të bëjë me vendin tonë. Sepse ka të bëjë me njerëzit tanë. Ka të bëjë me të ardhmen tonë. Ka të bëjë me vendimin që ne vetë, ne vetë dhe askush tjetër të mos vendosë për fatin tonë! Miqtë e mi, gjithçka në jetë varet nga vendimet që ne marrim.

Sot, bashkë do ta marrim një vendim të madh! Ky vendim është në dorën tuaj.

Kjo që po ndodh në Shqipëri nuk është fatalitet i pashmangshëm.

Ju, njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, e keni shkruar një herë historinë.

Unë e mbaj mend si të ishte dje, 8 dhjetorin 1990, atë ditë ne morëm një vendim, vendimin se nuk mund të vazhdonim më si më parë.

Vendimin për t’u ngritur kundër krimit dhe tiranisë shtetërore, vendimin për të zgjedhur lirinë! Sot unë dua që ju, të gjithë bashkë, të marrim një vendim tjetër të madh. Thellë brenda vetes, e dimë se kështu nuk mund të vazhdojmë më.

Sot, ne vendosim:

Ose vendi do të vazhdojë kështu, dhe ne do të zhytemi përditë e më shumë në varfëri dhe kaos;

Ose ne, do të hapim një derë të re drejt të ardhmes, një derë që na çon në një fillim të ri për vendin tonë, mundësi të reja për një jetë më të mirë. Ky është një vendim i madh, sepse është një vendim i vështirë.

Ky vendim kërkon nga të gjithë ne këtu në këtë shesh dhe anembanë Shqipërisë të zgjedhim mes frikës ose kurajos, mes indiferencës ose përgjegjësisë, mes oportunizmit ose sakrificës.

Në shesh deri në krijimin e një qeverie teknike

Unë kam vendosur të zgjedh kurajon! Unë kam vendosur të zgjedh përgjegjësinë! Unë kam vendosur të zgjedh sakrificën! Ka ardhur koha miqtë e mi. Ka ardhur koha të marrim vendimin e madh.

Vendimin për të bërë realitet ëndrrat tona. Vendimin për t’u ngritur bashkë! Vendimin për të vrarë frikën dhe për të zgjuar shpresën për të cilën Shqipëria sot ka nevojë. Vendimin për të caktuar vetë fatin e fëmijëve tanë.

Vendimin për të shpallur se ky vend i lashtë ka çfarë t’i ofrojë popullit të vet, ka çfarë t’i ofrojë Evropës.

Vendimin për të vënë punën e ndershme, mirëqenien, demokracinë e vërtetë, në themelet e reja të Shqipërisë.

Vendimin, miqtë e mi, për të bashkuar, për të bindur, të gjithë ata që e duan Shqipërinë me zemër.

Vendimin për të dekriminalizuar shtetin, vendimin për të zhdukur ekonominë e drogës, vendimin për t’u kthyer njerëzve fuqinë ekonomike, vendimin për t’iu kthyer njerëzve pushtetin.

Ne do të qëndrojmë këtu në këtë shesh derisa të sigurojmë njëherë e mirë zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne do të qëndrojmë në këtë shesh dhe nuk do të lejojmë zgjedhje fasadë me këtë qeveri të kapur nga droga dhe krimi.

Unë do të qëndroj këtu në shesh. Ju ftoj të gjithëve të qëndrojmë së bashku!

Të qëndrojmë së bashku për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat vijnë vetëm përmes shporrjes së qeverisë së krimit dhe një qeverie teknike të zgjedhjeve të lira.

Ky është vendimi im.

A është ky vendimi i të gjithëve këtu sot?

Fitorja është në zemrën e gjithsecilit prej jush!

Kjo do të jetë fitorja më e bukur sepse do të jetë fitorja juaj!

Ne ngrihemi bashkë!

Ne fitojmë bashkë!

Shqipëria fiton me ne!

Zoti ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

  • Fjalimi i Shefit të Opozitës, Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në protestën e 18 Shkurtit.

Filed Under: Featured Tagged With: 18 shkurt 2017, fjalimi ne proteste, Lulzim Basha

Basha: Qeveria, autore e kapjes dhe vjedhjes së zgjedhjeve

January 19, 2017 by dgreca

1 BashaNga Arben Xhixho/Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Uashington për të marrë pjesë nesër në ceremoninë e përurimit të presidentit të ri Donald Trump. Por, ndërsa në Shtetet e Bashkuara nesër fillon nga detyra administrata e re, Shqipëria ndodhet në prag të zgjedhjeve të përgjidhshme që do të zhvillohen në qershor. Në intervistën për shefin e shërbimit shqip Arben Xhixho, zoti Basha flet për gjendjen në Shqipëri në prag të zgjedhjeve dhe kërkesat që ka bërë Partia Demokratike për to.

Zëri i Amerikës: Zoti Basha ju ndodheni këtu në Uashington për ceremoninë e përurimit të Presidentit të ri Donald Trump. Fillimisht do të kërkoja një sqarim për statusin me të cilin po merrni pjesë ju në këto ceremoni. Ka pasur spekulime në shtypin shqiptar për mënyrën se si vijnë zyrtarët shqiptarë këtu në Uashington. Ajo që dihet është që nuk ka ftesa zyrtare nga qeveria amerikane. Ftesat lëshohen nga anëtarët e kongresit, ligjvënës ose senatorë. Cili është statusi juaj?

Lulzim Basha: Unë jam ftuar në ceremoninë e inaugurimit dhe në ceremonitë e tjera me rastin e inaugurimit, nga anëtarë të mazhorancës, pra të partisë republikane të kongresit amerikan. Për shembull, dje kam qenë i ftuar i senatorit Ted Cruz. Për ceremoninë e inaugurimit kam ftesë të përbashkët nga kryetari i komisionit për Europën në komisionin e jashtëm të Kongresit dhe nga bashkëkryetari i komisionit për OSBE-në, nga dy kongresmenë të njohur republikanë dhe po kështu kam një numër ftesash nga kongresmenë dhe senatorë të partisë demokratike për disa nga aktivitetet e tjera që organizohen gjatë inaugurimit të presidentit Trump. Pra, ftesat janë ftesa, nuk janë bileta, janë të papaguara, janë të dërguara dhe jo të kërkuara dhe unë jam i nderuar që u jam përgjigjur ftesave të përfaqësuesve të shumicës në kongresin amerikan dhe të partisë republikane, komitetit kombëtar republikan për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Trump, pra, në ceremoninë e inaugurimit dhe të gjithë festimet dhe ceremonitë e tjera.

Zëri i Amerikës: Në fakt do të bëj një sqarim. Do të thotë se ju i quani ftesa ato që quhen po bileta. Por dallimi është që disa prej këtyre dalin në forume të ndryshme të shtiblerjes online, përfundojnë atje, në rrugë pa të drejt dhe njerëz të ndryshëm mund të arrijnë t’i blejnë me çmime nga pesëqind deri në disa mijë dollarë.

Lulzim Basha: Nuk e kam ndjekur këtë proces, me thënë të drejtën. Unë jam i ftuar zyrtarisht nga anëtarë të kongresit, nga anëtarë të mazhorancës dhe nga komiteti kombëtar republikan për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit dhe në të gjitha ceremonitë e tjera që zhvillohen gjatë kësaj jave, disa prej të cilave kanë filluar.

Zëri i Amerikës: E qartë. Zoti Basha zgjedhjet e tanishme presidenciale këtu në Shtetet e Bashkuara ishin nga më interesantet dhe në të njejtën kohë më përçarëset në historinë e Amerikës. Megjithatë, nesër kur të bëhet ceremonia e përurimit presidenti i zgjedhur Trump do ta filloj ditën me një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Obama. Prej andej, të dy do të shkojnë në kongres. Do të fillojnë pastaj ceremonitë e tjera përuruese. Rivalja e tij kryesore, Hillary Clinton do të jetë e pranishme në ceremoninë e përurimit. Pra kjo do të thotë se në Amerikë, një nga thelbet, çelësi i demokracisë, tranzicioni paqësor i pushtetit nuk po cënohet aspak. Të kthehemi në vendin tuaj në Shqipëri. Pas gjithë këtyre viteve të tranzicionit në sistemin demokratik, zgjedhjet, tranzicioni i pushtetit ka qënë gjithmonë jo aq i suksesshëm. A ka ardhur koha që edhe në Shqipëri këto ndryshime pushteti, pasi mbarojnë zgjedhjet pala humbësa ta përgëzoj palën fituese dhe jeta të vazhdoj normalisht?

Lulzim Basha: Unë do të thoja se konstatimi është pjesërisht i drejtë. Në zgjedhjet e 2005 dhe në zgjedhjet e 2013 pati rotacion pushteti. Të dyja këto unë do t’i vlerësoja si relativisht të qeta dhe joproblematike. Do të vlerësoja në veçanti tranzicionin e vitit 2013, kur mazhoranca e atëhershme përgatiti dosjet për të gjithë institucionet në mënyrë të plotë dhe substantive për t’i lehtësuar tranzicionin e pushtetit qeverisë që erdhi drejtuar nga zoti Rama dhe zoti Meta. Kjo u vlerësua nga shoqëria shqiptare edhe ndërkombëtarisht. Pra, ishte një hap drejt konsolidimit të praktikës demokratike në Shqipëri. Problemi është se që nga ky moment kemi patur probleme të njëpasnjëshme me zgjedhjet. Dy muaj pas tranzicionit të pushtetit ne patëm zgjedhje lokale në Korçë për shkak se ish-kryetari i bashkisë u emërua zëvendës-kryeministër. Nga mediat shqiptare, të cilat nuk mund t’i akuzosh se janë afër opozitës, u filmua një proces i turpshëm i shit-blerjes së votës. Opozita protestoi dhe ngriti zërin. Unë insistova për një hetim të plotë. Hetimi nisi dhe në korrik të vitit tjetër, pra, në 2014, maxhoranca në mënyrë të njëanshme kaloi një amnisti për të bllokuar nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të shitblerjes së votës në Korçë. Mosndëshkimi i këtij krimi elektoral ishte paralajmërim për atë që ndodhi në 2015, për atë që OSBE e quajti minim të besimit tek vota e lirë. Ky ishte konkluzioni i OSBE për zgjedhjet e 2015. Për të arritur në shfaqjen më të shëmtuar në zgjedhjet e Dibrës në shtator të vitit të kaluar, ku përveç shitblerjes së votës, problemi i madh i rolit të kriminelëve në politikë dhe në zgjedhje, i infektuar edhe me problemin e drogës, sollën asgjësimin e procesit politik. Çfarë është procesi politik? Ai është një garë. Edhe këtu në Amerikë patëm garë mes dy alternativave.

Zëri i Amerikës: Keni të drejtë. Ideja është kjo që në Amerikë ose në Shqipëri kur të mbarojnë zgjedhjet të mos vazhdojnë më thirrjet për bojkotim parlamenti, protesta të kryesuar nga partitë ose deputetët vetë. A është maturuar sa duhet politika shqiptare?

Lulzim Basha: Problemi numër një me Shqipërinë sot është se qeveria është treguar jo e paaftë për të mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme, por autore e kapjes dhe prishjes së zgjedhjeve. Sot në Shqipëri kemi një problem, që është konstatuar botërisht nga shumë sondazhe të pavarura, që shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk besojnë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira e të ndershme. Dhe ky është një problem i madh jo vetëm për opozitën, për partinë demokratike apo për mua. Ky është një problem i jashtëzakonshëm për vendin. Sepse të mos besosh që do të kesh zgjedhje të lira e të ndershme do të thotë të mos besosh tek e ardhmja, të mos kesh shpresë se përmes votës mund të ndryshosh politikën. Kjo ka sjellë një valë të re emigracioni. Shqiptarët po largohen nga Shqipëria, sepse ka një humbje besimi te politika si instrument ndryshimi. Kjo është detyra jonë e parë dhe kryesore; të rikthejmë besimin te politika, si instrument në duart e qytetarëve për të ndryshuar, e jo për të ndryshuar ministrat apo klientët e qeverisë, por për të ndryshuar jetën e qytetarëve. Që kjo të ndodhë, duhet të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Sot zgjedhjet janë të kërcënuara nga shitblerja e votës, nga moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit, apo kriminelët në politikë, nga përdorimi i shtetit. “Shteti u bë njësh me partitë” – tha OSBE-ja. Ndaj ne kemi propozuar një paketë ku përfshihet votimi dhe numërimi elektronik, dekriminalizimi i shpejtë i politikës, aksesi i barabartë në media, kufizimi i shpenzimeve elektorale dhe transparenca e financimit të partive politike.

Zëri i Amerikës: Pikërisht kjo, sot reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik që po bëhet në Shqipëri. Por ky debat i madh po bëhet pikërisht para zgjedhjeve.

Lulzim Basha: Nuk është e vërtetë. Debati ka nisur qysh në vitin 2011, që të jemi të drejtë. Partia Socialiste ka ngritur disa çështje, që ishte votimi elektronik në 2011, u bënë prova në 2013 për numërimin elektronik. Ato dështuan, por nuk ka dështuar teknologjia, sepse është alibi të thuhet kështu, që pse dështoi në 2013 numërimi elektronik nuk mund të kërkohet sot votimi elektronik. Ne kemi bërë kërkesën në maj 2016. Në 17 maj PD e ka zyrtarizuar kërkesën, sepse kërkesa është më e hershme. Qysh pas zgjedhjeve të 2015 unë i kam shkruar komisionit të ODIHR-it dhe i kam këkruar zyrtarisht maxhorancës votimin elektronik: le të marrim së bashku masat për votimin elektronik.

Zëri i Amerikës: Në komisionin paralamentar për zgjedhjet, partia demokratike, pra opozita dhe shumica kanë pak a shumë të njejtin numër anëtarësh. Pra, komisioni është i ndarë në mënyrë të barabartë dhe nuk kemi dëgjuar që partia juaj që nga maji, siç thatë ju vetë, deri sot të keni insistuar në votimin elektronik. A mendoni ju se votimi elektronik mund të arrijë të realizohet, mund të bëhet në këto pesë muaj? Kryetari i OSBE-së në Shqipëri tha që është pak vonë.

Lulzim Basha: Unë nuk kam ndërmend të hyj në debat që kanë për detyrë të ndihmojnë që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme. Detyra e OSBE-së është që shqiptarët të votojnë të lirë. Kjo është detyrë kryesore e opozitës. Duhet të jetë detyrë kryesore edhe e maxhorancës. Duhet të jetë detyrë kryesore e çdokujt që i dhimbset Shqipëria, çdo shqiptari dhe e miqve tanë. Ne kemi një propozim konkret, i cili është zyrtarizuar më 17 maj 2016, pra, çdo alibi se nuk e kemi thënë në kohë, se nuk kemi kohë është vetëm një alibi. Të thuash se nuk kemi kohë për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, kjo është qesharake. Shqiptarët duan zgjedhje të lira e të ndershme dhe meritojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo është një zgjidhje që ne kemi ofruar. Ne jemi të hapur nëse maxhoranca apo nëse partnerët kanë zgjidhje të tjera më të mira se kjo. Ne jemi të hapur t’i dëgjojmë e t’i pranojmë. Shqetësimi ynë ka të bëjë me faktin se shitblerja e votës, që gjithë shqiptarët e dinë se është një problem i madh, deformon vullnetin e qytetarëve. Çfarë ndodh? Nuk zgjidhet një qeveri në bazë të dëshirave, projekteve dhe kërkesave ë qytetarëve, por në bazë të parave që blejnë varfërinë e qytetarëve. Dhe me t’u zgjedhur një qeveri e tillë, ajo në vend që t’u përgjigjet qytetarëve me investime, me punësim, me ekonomi më të fortë, me të ardhme më të sigurtë, me gjithë masat që duhet të marrë, fillon e merret me xhepat e saj, me xhepat e klientëve, që u kanë dhënë paratë për të blerë votat e qytetarëve. Pra, varfëria, papunësia dhe kriza ekonomike janë drejtpërdrejt të lidhura me zgjedhjet e prishura dhe të kapura. Që të kemi një ekonomi funksionale, që të kemi një punësim real, jo vetëm premtime për 300 mijë vende pune, por punësim real, duhet të kemi një qeveri të përgjegjshme, dhe kjo del vetëm nga zgjedhje të lira e të ndershme.

Zëri i Amerikës: Në qoftë se ky kushti që keni vënë ju për votimin dhe numërimin elektronik nuk arrin të zbatohet teknikisht, çfarë qëndrimi do mbani ju për zgjedhjet?

Lulzim Basha: Ne besojmë që kemi dhënë një zgjedhje të duhur për të zgjidhur një pjesë të problemit. Ka probleme që otimi elektronik nuk i zgjidh, si është problemi i drogës.

Zëri i Amerikës: Padyshim, është rrugëdalje shumë e mirë. Por është çështje kohore. Bëhet apo s’bëhet?

Lulzim Basha: Më lejoni ta shtjelloj pak se këtë kam biseduar këtu edhe me përfaqësuesit amerikanë, të cilët më kanë dhënë mbështetje të plotë dhe janë realisht të shqetësuar për zgjedhjet në Shqipëri. Ky është një shqetësim i madh për partnerët tanë euro-amerikanë, një shqetësim i madhe edhe për SHBA-të, për gjithë bashkëbiseduesit që kam patur deri sot këtu, dhe kanë premtuar mbështetje. Mbështetjen e premtoi Victoria Nuland disa herë në bisedat që kam patur me të, mbështetje kanë premtuar drejtues të lartë në senat dhe në kongresin amerikan. Përfaqësues të administratës së presidentit Trump po e ndjekin me një shqetësim të veçantë problemin e zgjedhjeve, por edhe problemin e krimit, të drogës në Shqipëri, dhe janë të angazhuar dhe mbështesin plotësisht përpjekjet e mia dhe të partisë demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme. Unë besoj se ka ardhur koha që gjithë këto forca, jo vetëm opozita shqiptare, jo vetëm partia demokratike, por edhe partnerët tanë edhe shoqëria civile, edhe media shqiptare, gazetarët shqiptarë, qytetarët, të bashkohemi për t’i dhënë Shqipërisë zgjedhje të lira e të ndershme.

Zëri i Amerikës: Në kuadër po të zgjedhjeve, partia juaj sot ka të njejtat figura kryesore që ka pusur edhe në tetë vitet kur ishit në qeverisje dhe në zgjedhjet e kaluara të cilat i humbët. Ju jeni në zgjedhje të reja, dhe padyshim që synoni t’i fitoni ato. A mendoni se kjo mund të përbëj problem? Ju keni bëri thirrje, e keni hapur partinë javët e fundit. A është pak vonë për këto gjëra?

Lulzim Basha: Partia Demokratike ka qënë në një proces rinovimi prej ditës së parë të zgjedhjes sime si kryetar, më lejoni ta sqaroj. Pas momentit të daljes…

Zëri i Amerikës: Megjithatë, dominojnë figurat kryesore.

Lulzim Basha: Po sigurisht pasi grupi parlamentar nuk ndërrohet rrugës apo jo. S’ndodh as me Kongresin amerikan, as me senatin. Por ndryshe nga sporti, politika nuk është vetëm çështje moshe. Është çështje kontributi dhe gadishmërie për t’i shërbyer njerëzve. Kushdo që ka gadishmërinë, integritetin, energjinë për t’i shërbyer njerëzve, është i mirëpritur të jap këtë kontribut brenda partisë demokratike duke ndarë vlerat tona, ato që besojmë ne.

Zëri i Amerikës: Po. Dhe pasi shërbejnë, pasi japin kontributin, kur rezulton i humbur ia lë vendin të tjerëve. Apo jo?

Lulzim Basha: Dhe padyshim partia është hapur. Unë kam kënaqësinë të ndaj me ju, siç kam ndarë me shqiptarët përmes mediave në Shqipëri, faktin se me dhjetra të rinj të mirëshkolluar në Shqipëri, dhe jashtë Shqipërisë, të punësuar në institucionet prestigjoze private dhe publike, i janë bashkuar Partisë Demokratike. Ne kemi sot një ekip të jashtëzakonshëm, me juristë, me ekonomistë, me profesionistë të fushave të ndryshme të cilët kanë hartuar një program të Partisë Demokratike për një ekonomi të fortë dhe për të nxjerr vendin nga kriza ku ndodhet sot. Punësimi i shqiptarëve, hapja e vendeve të punës, ringritja ekonomike janë tre propozimet kryesore me të cilat ne dalim para shqiptarëve, propozime konkrete, jo me fabula, 300 mijë vende pune kot. Por për mua sot si kryetar i opozitës dhe nesër si kryeministër detyra numër një është të kthejmë vendet e punës që janë zhdukur si rezultat i politikave të gabuara, i represionit, i arrogancës, i taksave të larta. Kjo është plotësisht e mundur dhe sot unë kam një program, kam një ekip që ndërthur kontributet në vite dhe energjinë dhe potencialet e reja të cilat janë bashkuar me Partinë Demokratike jo për të marr, se ne sot jemi në opozitë, por për të dhënë dhe për të kontribuar. Pra Partia Demokratike shkon në këto zgjedhje me një ekip ku ndërthurret eksperienca më e mirë, integriteti dhe energjia rinore. Dua të sjell në vëmendjen tuaj faktin që dy ditë para të nisesha për këtu, ne kemi hapur një proces unik në politikën shqiptare, të përthithjes të kandidaturave për deputet, jo vetëm duke pyetur strukturat tona, ananëtarët tanë dhe mbështetësit tanë por duke pyetur qytetarët anembanë. Duke ju drejtuar kështu, jo vetëm drejtuesve të partisë demokratike, por edhe shoqërisë civile, botës akademike, botës së sipërmarrjes, të përndjekurve politikë, pronarëve, organizatave jo-fitimprurëse, rinisë, pensionistëve. Pra, të gjitha kategorive shoqërore, për të evidentuar njerëzit më të gatshëm dhe më të besueshëm për të qenë deputetët e ardhshëm të partisë demokratike. Ky është një proces i domosdoshëm për të kthyer besimin tek politika, hapja e partive politike. Sepse këtu ku kemi ardhur, zoti Xhixho, kemi ardhur si rezultat edhe i partitokracisë, i vendim-marrjes së mbyllur, i korrupsionit të ngritur në sistem për shkak se të gjitha vendimet merren dhe kontrollohen nga një palë duar dhe po kështu kontrollohet pushteti që lind nga këto vendime. Kjo do të marrë fund me mua. Partinë po e hap. Hapja do të jetë e parikthyeshme, do të vazhdojë të zgjerohet dhe kështu me këtë frymë hapjeje, siç menaxhojmë sot betejën opozitare nesër do të menaxhojmë qeverisjen e vendit. Në konsultim të plotë me qytetarët, duke përfilllur kërkesat e qytetarëve, duke mos i shkelmuar ato, pa arrogancë, duke i njohur problemet, duke i zgjidhur problemet.

Zëri i Amerikës: Si do të jenë listat e deputetëve të partisë, do të jenë lista të hapura apo do të jetë të përcaktuara nga kryetari i tanishëm?

Lulzim Basha: Sistemi aktual nuk lejon lista të hapura por propozimi ynë për votimin elektronik i hap rrugë listave të hapur. Partia demokratike nuk kemi qenë dhe nuk mund të jemi kurrë pengesë për listat e hapura. Unë e kam thënë dhe dua ta përsëris, për mua çdo sistem që e sjell deputetin më afër qytetarit është i pranueshëm. Por për momentin, vëmendja jonë është tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Të garantohet vota e shqiptarit, le ta zgjedhin vetë kë sistem të duan. Me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe me mbështetjen e partnerëve tanë amerikanë dhe euroatlantik, partia demokratike shkon e sigurt drejt fitores.

Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje e fundit, lidhur me një reform po aq të rëndësishëme që është ende duke u kryer në Shqipëri, që u miratua, po vazhdojnë ende të miratojnë ligje të tjera për reformën në drejtësi. Nuk dua të ndalem në meritën, në vlerat ose në difektet e kundërshtimeve ose ankesave që keni pasur ju ndaj këtre ligjeve. Por, do të ndalemi tek çështja e përceptimit, e imazhit. A mendoni se kundërshtimi që ju i keni bërë kësaj reforme ose çuarje e këtyre ligjeve të reja në gjykatën kushtetuese që mund të kenë qenë ankesa tuaja plotësisht të drejta, por ka përfunduar që janë rrëzuar, mund ta dëmtojë imazhin e partisë dhe mund të ketë një kosto elektorale?

Lulzim Basha: Absolutisht jo. Sepse partia demokratike prej ditë së parë ka qenë pro reformës në drejtësi. Të tjerat janë broçkulla dhe “fake news” për të përdorur një term nga presidenti Trump. Janë lajme të rreme të shpërndara dhe të fabrikuara nga kundërshtarët e vërtetë të një reforme të vërtetë në drejtësi, ata që i tremben drejtësisë së pavarur. Ne kemi kundërshtuar një drejtësi në duart e kryeministrit, në duart e këtij kryeministri apo në duart e mia, apo kushdo që vjen pas meje. Por ne kemi qenë prej fillimit për një drejtësi të pavarur dhe për këtë kemi marrë edhe përgëzimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Zv/Sekretarja Nuland. Unë kam patur rastin ta bisedoj këtë edhe me anëtarët dhe drejtuesit e lartë të administratës që inagurohet nesër dhe kam marrë sigurinë, garancinë, që ata do të mbështesinë plotësisht këtë përçasje parimore ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe shtetit ligjor, jo shtetit njëshit, jo shtetit të kyreministrit por shtetit ligjor, shtetit të së drejtës. Ndaj nga kjo vizitë, deri tani sepse nesër kemi ditën e madhe në Uashington, dua të ndaj me gjithë shqiptarët kënaqësinë e madhe të një Uashingtoni që mbetet thellësisht i interesuar për përparimin dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe të një administrate të re të presidentit Trump që pret me padurim të vazhdoj kontributin për sigurinë, shtetin ligjor dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në të gjithë rajonin. Kam patur rastin të flasë edhe për problemet e fundit në Kosovë dhe çështjet e stabilitetit rajonal në tërësi dhe ju them në fund të kësaj interviste se për partinë demokratike me ardhjen e presidentit Trump nis erë e re, jo vetëm për Amerikën por edhe për Shqipërinë, ku në qendër do të jetë qytetari dhe fuqia e qytetarit, vota e qytetari, zëri i qytetarit do të përbëj ndryshimin e vërtetë. Unë do të mbështetem fuqimisht tek ky shembull dhe kam besim te madh se ky shembull jo vetëm do mbështesë por edhe do të frymëzojë një ndryshim të shpejtë në Shqipëri.

Filed Under: Opinion Tagged With: autore e kapjes dhe, Lulzim Basha, qeveria, së zgjedhjeve, vjedhjes

Lulzim Basha takim me të rinjtë në ‘Qytetin Studenti’

December 9, 2016 by dgreca

Berisha: Azemi me studentët nënshtruan diktaturën/1-berisha-te-azemi-696x496

Ish-Kryeministri Berisha ka vendosur mbrëmë kurora me lule në shattiren e Azem Hajdarit. “Në ato ditë në çdo shesh dhe rrugë, Azemi mbillte shpresë dhe besim”, tha Berisha.
“Erdhëm për të bërë homazhe para shtatores së tribunit legjendar të lirisë së shqiptarëve, por dhe veprës epike të studentëve të dhjetorit të vitit 1990, të cilët me një guxim, që fatmirësisht sot, mendja e atyre që lindën në 90-tën nuk mund ta rrokë kurrësesi.
Me një trimëri të vendosur për të paguar çdo çmim për lirinë, u përballën në rrugët e këtij qyteti me diktaturën më të egër në Europë. Azem Hajdari, që udhëhoqi ata qindra studentë të natës së 8 dhjetorit të vitit ‘90 dhe ditëve në vazhdim që iu bashkuan, dolën në rrugë me një vendim, i cili mund t’u kushtonte atyre çdo gjë të shtrenjtë që ka njeriu, dolën për ta bërë këtë qytet rinor të lirë dhe ata në 24 orë shndërruan qytetin Studenti në kështjellën e parë të lirisë së shqiptarëve.
Azem Hajdari me studentët e tjerë që iu bashkuan, në një hark kohor të shkurtër gjunjëzuan nomenklaturën, klikën e Ramiz Alisë dhe imponuan pluralizmin politik.
Duke soditur së bashku me ju shtatoren e Azem Hajdarit çfarë më erdhi në mëndje. Më erdhi në mëndje një paralelizëm në të kundërt. Asokohe në çdo shesh mbillte tmerr dhe terror shtatorja e Enver Hoxhës. Në atë kohë, në çdo shesh mbillte shpresë dhe besim tribuni i lirisë Azem Hajdari, që do shkonte nga Jugu në Veri të Shqipërisë, nga Lindja në Perëndim për të trokitur, zgjuar në ndërgjegjen e qënieve tmerrësisht të shtypura, të indoktrinuara por dhe të poshtëruara, nga kulti i satanit për t’i zgjuar ata dhe dalë dhe një herë si njerëz të lirë.
Kështu që edhe dua të shpreh mirënjohjen më të thellë, respektin më të madh për Azemin por dhe ata bashkë studentë të tij, disa qindra më pas edhe mijëra, që u përballën në këtë shesh me regjimin më të egër, më diktatorial, regjimin që i vriste të rinjtë në kufi, regjimin që zvarriste kufoma në sheshet e qyteteve për të mbjellë tmerr tek qytetarët e tyre dhe bënë për lirinë e shqiptarëve më shumë se çdo kush tjetër. Nderim të madh atij dhe studentëve liberatorë”, u shpreh Berisha.

Lulzim Basha takim me të rinjtë në ‘Qytetin Studenti’/

1-basha-me-student-696x464Kreu i PD-së, Lulzim Basha takim me të rinjtë në ‘Qytetin Studenti’, aty ku filloi lëvizja studentore e 26 viteve më pare/

1-basha-me-rinine*Basha: Sot kemi autokraci me pushtet në duart e kryeministrit – së bashku të shembim sistemin e dështuar

*Premtimi/35% e grupit të ri parlamentar të PD-së do të jenë të rinj e të reja të zgjedhura me votën tuaj e sipas aftësisë së tyre

Pas protestës para kryeministrisë të rinjtë e forumit rinorë, vazhduan tubimin drejt qytetit Studenti, në një bashkëbisedim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili tha se sot pas 26 vitesh liria dhe demokracia mbeten akoma aspiratë për Shqipërinë. Basha tha se të rinjtë dhanë mesazhin se janë të gatshëm të ngrihen për ti rikthyer vendin lirinë dhe demokracinë. Kryetari i PD-së u shpreh gjithashtu se protesta e të rinjve në Tiranë dhe anembanë Shqipërisë ka për qëllim t’i kthej lirinë, qeverisjen, shqiptarëve përmes fuqizimit të demokracisë. Sot, pas 26 vjetësh, liria dhe demokracia mbeten ende aspirate të paplotësuara deklaroi kreu demokrat. “Të bëhemi të djathtë dhe të majtë për një Shqipëri europiane. Pse edhe pas 26 vitesh jemi të fundit, pse s’jemi si sllovakët, çekët?! Çfarë shkoi keq, çfarë duhet të ndryshojmë? Më lejoni të jap reflektimet e mia për atë që duhet të ndryshojmë. Sot nuk kemi demokraci, por autokraci, pushtet i pakufizuar në duart e njerëzve, pushtet në duart e kryeministrit. Sot nuk ecën përpara sipërmarrësi i ndershëm, që konkurron me produkte, por ai që përcakton i plotfuqishmi i katundit, i qytetit, i kryeministrisë dhe përcakton nga zyra e tij, telefoni i tij, se cili biznes do të ecë, se ku do të shkojë taksidari dhe doganieri për të terrorizuar sipërmarrësit. Kemi parti politike që mendojnë vetëm për pushtetin e tyre dhe jo për qytetarin. Asgjë nuk është më në duart e qytetarëve. Frika dhe terrori që kjo kastë e inkriminuar sundon ekonominë dhe institucionet, shpirtin dhe mendjet e shqiptarëve, ky është armiku i vërtetë i shqiptarëve dhe unë jam i bindur se të rinjtë si ju nuk u ngritën kundër disa figurave, por dhanë sot më 8 dhjetor 2016, kushtrimin se rinia demokrate dhe rinia shqiptare kanë vendosur të ringrihen përsëri t’i kthejnë çdo shqiptari të drejtën që është e tyrja për të vendosur me demokraci, për të arritur lumturi, siç e mendojnë, jo siç e përcakton “njëshi” në Kryeministri. Dua t’jua them se nga ky shesh i frymëzimit për liri dhe demokraci se liria është zgjidhja për gjendjen e tmerrshme ku ndodhet vendi, liria për të kritikuar këdo dhe thënë atë që mendoni, liria për të mos qenë servilë të kryetarit apo deputetit, liria për të qenë forca më e madhe e ndryshimit, forca e së nesërmes. Lindëm si parti jo si e partisë, jo si parti që donte të vinte në pushtet, por si parti e shpresës, me idealet tonë që duam të arrijmë, me gabimet tona për të cilat reflektojmë, por mbetemi parti e shpresës. Ne duhet të ndryshojmë edhe mënyrën si jetojmë në shtëpinë tonë, t’i japim mundësinë të shprehë idetë”, tha Basha. Në vazhdim të fjalës së tij para studentëve, lideri  i PD-së tha se nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa bashkë me ju të shembim këtë sistem të falimentuar, të dështuar, të korrupsionit dhe krimit që nderon të dënuarit për drogë, i bën deputetë e kryetarë bashkish dhe ndëshkon të aftët, të mirët, të zotët. “Këtë mund ta bëjmë vetëm duke shembur kolonat e sistemit, duke shembur pushtetin e pakufizuar të qeverisë, duke i dhënë pushtet qytetarit të vendosë se kush do të jenë përfaqësuesit e tij. Brenda Partisë Demokratike kjo do të thotë t’i japim pushtet anëtarëve të Partisë Demokratike, të rinjve në Partinë Demokratike, që të vendosin, madje të diktojnë, përfaqësuesit e ardhshëm demokratë në institucionet ku merren vendime për qytetarët; në parlament por edhe kudo tjetër ku merren vendime për jetën e qytetarëve, për mirëqenien e qytetarëve, për shëndetin e tyre, për arsimin e tyre, për arsimin e tyre, për shërbimin ndaj tyre. Po e bëmë këtë dhe jam i bindur se me ndihmën tuaj, me ndihmën e rinisë do t’ia dalim me sukses të vendosim këtë standard evropian në PD, atëherë rruga është e hapur dhe besimi i shqiptarëve do të jetë i palëkundur që të njëjtët do të afrojnë për ta nesër në qeverisje: – një ekonomi të çliruar nga monopoli, që do të thotë një ekonomi që çliron më shumë vende pune, më shumë mundësi për të rinjtë, për të gëzuar jetën e tyre këtu në Shqipëri në vend që t’i drejtohen alternativës së largimit.  – një politikë e çliruar nga krimi dhe korrupsioni do të thotë më shumë mundësi për rininë, që të sigurojë jo vetëm përfaqësim, por edhe vendimmarrje në institucionet shtetërore, jo sipas militantizmit, por sipas profesionalizmit, sipas meritës, sipas aftësisë. Nuk ka rrugë tjetër. Asnjë shoqëri nuk ka bërë përpara duke nderuar krimin, duke e kthyer drogën në aktivitetin kryesor ekonomik. Asnjë shoqëri nuk ka bërë përpara duke fuqizuar pushtetarët dhe duke shfuqizuar qytetarët. “Liria mua më dha mundësinë kur isha fare i ri të shkoja në një vend perëndimor dhe të studioja. Liria, hapja e Partisë Demokratike në vitin 2005 më dha mundësinë të jap kontributin tim për ndryshimin e madh të vendit. Në vitin 2005, pra, unë vetë e di, e kam provuar, e kam shijuar avantazhin e lirisë dhe sot, misioni im i shenjtë është që gjithsecili prej jush dhe çdo i ri shqiptar dhe çdo qytetar shqiptar ta gëzojë avantazhin e lirisë” theksoi Basha. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë me rastin e 8 Dhjetorit, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se 35% e grupit të ri parlamentar të PD-së do të jenë të rinj e të reja. Në këtë mënyrë ai ka lënë të kuptohet se do të ketë spostim të “xhaketave” të vjetra në Partinë Demokratike. “Reflektimi im për rininë i qartë. 35% e grupit të PD do të vijë nga ju dhe do t’i zgjidhni ju lirisht me votën tuaj, sipas aftësisë së tyre, sipas bindjes suaj. Pushtet për qytetarët dhe jo për politikanët. 26 vite më parë, heronjtë tanë e hapën rrugën. Sot ju bëj apel ju të rinjve, pas 26 vitesh a jeni gati të merrni në dorë fatin e vendit. Para 26 vitesh ekzistonin dy botë, bota e Bllokut, dhe nga ana tjetër Shqipëria reale. Edhe sot është kështu, ka një botë me krokodilë të korrupsionit, dhe një botë tjetër me njerëz në varfëri, pa mundësi, pa shëndetësi, të rinj pa të ardhme. Janë dy botë, dhe njësoj si para 2+ vitesh, kur udhëheqësi krenohej se jemi populli më i mirë ushqyer, ndërsa shqiptarët nuk merrnin as vlerat kryesore ushqimore”, tha Basha. Më pas, e mori fjalën një student që specializohej në Suedi, i cili vuri në dukje se nuk kishte pasur asnjë mundësi të specializohej në mjekësi në Tiranë, por e fitoi pa pagesë të drejtën, në Suedi. Duke e marrë shembullin e Jurgenit, kreu i opozitës, Basha, bëri një ndërhyrje: “Jurgeni po specializohet në Suedi për mjekësi, një fushë shumë konkurruese, ndërkohë që këtu i kërkuan 45 mijë euro! Nuk dua të bëj moral, sepse morali është vetë këtu, po ky është ndryshimi i standardit të lirisë mes nesh dhe një prej vendeve me standardet më të larta të demokracisë në botë”.1-protesta-22-696x464Të rinjtë protestuan para qeverisë dhe bashkisë/

Dita e Rinisë është shndërruar dje në një ditë protestash masive para katër institucioneve qeveritare nga ana e të rinjve të Forumit Rinor të PD-së, nën moton “Rama ik”. Thasë të improvizuar me plehra, apo pako me kanabis u vendosën para Kryeministrisë, si simbol i kanabizimit të vendit apo idetë e Ramës për të importuar plehra nga jashtë. Protesta e djeshme, e zhvilluar në ditën kur 26 vjet më parë, të rinjtë e këtij vendi u ngritën për të rrëzuar diktaturën, erdhi me një mesazh. Të rinjtë e këtij vendi, nuk duan kanabis, nuk duan të largohen, nuk e pranojnë korrupsionin në arsim, në shëndetësi. Ata duan të jetojnë në një vend të shëndetshëm dhe pa plehra, ku të rinj si Arditi mos bëhen viktima të varfërisë dhe makutërisë së Erion Veliajt, apo dhe të tjerëve si ai. Simbolika ishte e qartë, të rinjtë e këtij vendi duan ndryshim. Dhe ky ndryshim nuk mund të vijë me Edi Ramën, Erion Veliajn, apo të gjithë të tjerët përgjegjës për rrënimin e këtij vendi. Të rinj me pankarta në duar u pozicionuan para Bashkisë, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Brendshme në të njëjtin orar. Duke rikujtuar 8 dhjetorin, ditën e ndryshimit të madh që solli forca e të rinjve, ata kanë kërkuar dorëheqjen e drejtuesve e të institucioneve. Protesta nisi në orën 11:00, dhe nën parulla të tilla si  “Kundër reformës në arsim” apo  “Dorëheqje ministrja Nikolla” një pjesë e të rinjve protestuan para Ministrisë së Arsimit. Kundër importit të mbetjeve, kundër taksave, apo drejtësi për Arditin, që u vra në Sharrë apo “Erion thuaj një herë shefit jo””, ishin  thirrjet që  u dëgjuan  nga protesta që u mbajt para Bashkisë së Tiranës. Vëllai i Ardit Gjoklajt, 17-vjeçarit që humbi jetën në landfillin e Sharrës iu bashkua protestës së Partisë Demokratike përpara Bashkisë. Në një fjalim të shkurtër të mbajtur para protestuesve, ai akuzoi Veliajn për vrasjen e vëllait. “Në Ditën e Rinisë askush nuk i ka kërkuar falje familjes sime. Në Ditën e Rinisëm dua të kërkoj ty Veliaj, dil përpara drejtësisë dhe jep llogarim sepse e thirre vëllain tim për punë dhe pastaj e vrave. Familja ime nuk ta fal kurrë”m tha ai. Ndërsa tek Ministria e Shëndetësisë të rinjtë protestuan me arkivol në krah si simbolikë të shëndetësisë që nuk është për qytetarët.  Protesta e të rinjve demokratë kulmoi përpara Kryeministrisë. Nuk munguan veprimet simbolike për situatën e kanabizimit në vend, keqmenaxhimin në landfillin e Sharrës, koncesionet, duke ju rikthyer edhe thirrjes historike të vitit 1990: “Liri Demokraci”.
“Përpara me Lulzim Bashën do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Rama rinia nuk të do më. Ti je e shkurara ne jemi e ardhmja”, tha kreu i FRPD, Belind Këlliçi. Në të njëjtën kohë protesta nga të rinjtë u zhvilluan dhe në Kukës, Sarandë, Delvinë e Korçë. Ashtu si në Tiranë dhe në këto qytete, të rinjtë demokratë hodhën thirrje kundër varfërisë, mungesës së investimeve në shëndetësi apo arsim, si dhe kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës, nga posti i kryeministrit.

Filed Under: Kronike Tagged With: ‘Qytetin Studenti’, Lulzim Basha, takim me të rinjtë në

Presidenti Thaçi takoi liderin e opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha

October 3, 2016 by dgreca

 

2-thaci-bashaTiranë, 3 tetor 2016 – Në kuadër të vizitës shtetërore në Shqipëri, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim edhe me liderin e opozitës, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.Presidenti Thaçi e ka falënderuar kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për mbështetjen që kanë dhënë për Kosovën, si në qeverisje, ashtu edhe tani si opozitë.“Jam i gëzuar që sa herë flitet për Kosovën në Kuvendin e Shqipërisë, të gjitha palët bashkohen dhe i lënë anash dallimet apo interesat partiake”, ka thënë presidenti Thaçi, i cili kryetarin e Partisë Demokratike e njoftoi edhe për zhvillimet politike dhe për sfidat e Kosovës në kuadër të proceseve integruese euroatlantike.

Presidenti Thaçi dhe lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë biseduar edhe për demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, tema këto që kanë mbizotëruar në debatin politik në Kosovë vitin e fundit.Gjithashtu, edhe lideri i opozitës në Shqipëri e informoi Presidentin e Kosovës për çështjet kryesore të politikës së brendshme në vend dhe për shqetësimet kryesore që prekin opozitën. Gjatë takimit, presidenti Thaçi dhe kryetari Basha diskutuan edhe për nivelin aktual të bashkëpunimit mes dy shteteve, duke vendosur theksin tek mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi.Kryetari Basha konfirmoi se Partia Demokratike do të bëjë sa të jetë e mundur brenda hapësirës së saj për të ndihmuar shtetndërtimin e Kosovës, rritjen e numrit të njohjeve dhe, veçanërisht, anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.“Mbështesin të gjitha veprimet që përshpejtojnë proceset e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, ka konfirmuar Basha.Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do ta vizitojë edhe Bashkinë e Tiranës.

Filed Under: Komente Tagged With: Lulzim Basha, Presidenti Thaçi, takon

Kryetari i PD Basha, takon ish ambasadorin Arvizu dhe ambasadorin Lu

September 28, 2016 by dgreca

Zgjedhjet dhe stabiliteti në rrezik nga droga, krimi dhe korrupsioni/

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti dje në një takim te vecante Zv Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve,  Aleksander Arvizu, i cili shoqërohej nga Ambasadori Donald Lu. Droga, dekriminalizimi, korrupsioni dhe  zgjedhjet ishin në qender të këtij takimi. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndau me bashkëbiseduesit shqetësimin për rritjen e kultivimit dhe trafikimit të drogës me shtrirje në të gjithë territorin e vendit. Partnerët kanë bllokuar deri tani në kufijtë e tyre sasi rekord droge të ardhura nga Shqipëria.  Transporti i drogës po kryehet nga toka, ajri dhe detit, tha zoti Basha, duke sjellë në vëmendje trafikun me skafe dhe me avion. Rasti i fundit, ku për t’i shërbyer trafikut të drogës ishte ndërtuar edhe një pistë ajrore, tregon se trafiku me avion është një mënyrë e preferuar nga trafikantët. Kjo shtrirje masive dhe në sasi e kultivimit të kanabisit, lehtësitë e kalimit të saj nga territori i Shqipërisë do të ishin të pamundura, tha zoti Basha, pa bashkëpunimin dhe  mbrojtjen e strukturave të veçanta të Policisë së Shtetit dhe drejtuesve politik të saj. Rast flagrant është së fundmi dhe ndalimi me kokainë i vëllait të shefit të Komisariatit të Dibrës, Robert Aga, ndersa ai vetë është nën akuzë për mbrojtjen e parcelave me hashash në Dibër. Zgjedhjet në Dibër, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, janë shembull i impakti të drogës në zgjedhje.  Rreziku që sjell me vete droga  është kriminalizimi i shoqërisë, ekonomisë dhe politikës. Lideri i opozitës theksoi se kthimi i Shqipërisë në hambar droge është pasojë direkte e kriminalizimit të politikës dhe administratës. Edi Rama promovoi në poste kyçe në administrate dhe futi në Kuvendin e Shqipërisë persona të dënuar për trafik droge, të cilëve edhe sot vazhdon t’u japë mbrojtje duke sfiduar haptas ligjin e dekriminalizimit i cili nuk po zbatohet.  Siç u pa dhe në zgjedhjet e Dibrës, këta persona po angazhohen në procese elektorale dhe po mbrohen nga kryeministri për t’i përdorur në zgjedhjet e 2017 duke sjellë disa shembuj si rasti i Elvis Roshit, Artur Bushit, Artur Bardhit të cilët vazhdojnë të mbajnë postin e kryebashkiakut në thyerje të dispozitave të ligjit të dekriminalizimit apo Armando Prengës dhe Arben Ndokës. Një tjetër shqetësim që zoti Basha ndau me zyrtarët e lartë amerikanë ishte korrupsioni i paprecedent në 25 vite demokraci. Koncesione dhe tendera që jepen pa garë dhe në fondet limit duke injoruar ofertat më të ulta,  me përfitues vetëm një grusht njerëzish të lidhur miqësisht dhe politikisht me Edi Ramën. Dibra është shembulli i qartë se cili është rreziku që u vjen zgjedhjeve, nga droga, krimi dhe paratë e korrupsionit. Reforma, theksoi zoti Basha, u vonua qëllimisht, për të pamundësuar votimin elektronik i cili do t’i priste rrugën shitblerjes së votës. Shumë të rëndësishme e konsideroi kryetari i Partisë Demokratike cështjen e financimit të partive, ku PD ka propozuar kriminalizimin e donacioneve private dhe  financimit 100% nga buxheti i shtetit si dhe auditimin e plotë e të besueshëm të financimit dhe shpenzimeve të partive politike. Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm për demokracinë dhe shtetin ligjor theksoi zoti Basha, ndaj është koha për një reagim të fuqishëm publik dhe politik kundër këtij rreziku të qartë dhe të madh ndaj investimit të përbashkët për Shqipërinë demokratike, stabile dhe euroatlantike.

Filed Under: Politike Tagged With: Lulzim Basha, me lU dhe Arvizu, takim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 13
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT