• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zoti Kryetar, nuk po e njihni shtëpinë, e keni humbë rrugën n’oborr

January 24, 2019 by dgreca

-ZOTI KRYETAR, TY DHE PUSHTETIN JU KA ZËNË KALLUKAXHA DUHET TË ULENI NË GUR DHE T’I VISHNI SETRAT MBRAPSHT, NDRYSHE NUK JU LËSHON…../

– Kryetar i shtetit, Mos hyn n’mal pa sakicë, zoti Kryetar…/

1-luz-toma

Nga Luz Tomaj, jurist, SHBA/

Për kallukaxhën më shumë dinë ata që janë me prejardhje fshatare, sepse fshatarët duke levizë nga fshati në fshat edhe e kanë përjetuar. Në moshë të re, diku në fillim të viteve të gjashtdhjeta e kam përjetuar edhe vet. Ishte interesante.

Kur njeriun e zënë kallukaxha totalisht e humb orientimin. Edhe kur dikush përpiqet me ta tregu rrugën nuk të ndihmon. Jo,  sepse njeriu po mendon  se nuk është duke ia tregue rrugën e drejtë. Madje, kur njërin, kali e kishte sjellë para dyerve të shtëpisë, nuk e kishte njoftë as shtëpinë e vet, deri sa nuk e ka lëshuar kallukaxha.

Prandaj, thonin, kur të zenë kallukaxha, ulu n’guri, heqe setren ose xhemperin, ktheje mrapsht dhe vishe se t’lshon kallukaxha.

Sugjeroj që kryetari dhe pushtetarët t’a bëjnë një gjë të tillë sepse as shtëpinë nuk po e njofin. Madje, edhe kur të tjerët, njerzit e kualifikur, përpiqen dhe i apostrofojnë lëshimet apo dobësitë e bartësve të pushtetit, kur përpiqen me ua tregu rrugën, fare nuk çon n’kanar.

Niveli i arsimimit, në Kosovë, nuk është më ai i vitit 1948. Jo, jo zoti Kryetar, dhe ju pushtetarë, qytetarët e kanë të qartë dhe e kuptojnë domethënien dhe rëndësinë e shtetit dhe gjërave që kanë të bëjnë me shtetin dhe për shtetin. Ndoshta, ju duhet sadopak, ngritja e vetëdijësimit kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e pushtetarëve.

Ta shikojmë pushtetin, ashtu siç e radhon Kushtetuta e mjerë…

Parlamenti

E Tërë ajo çka ndodh në Parlament, të jep me menduar se; a mos Parlamenti është transformuar në një shtëpi teatrale, shtëpi në të cilën luhen role destruktive.

Vërtetë, demokracinë e karakterizon sistemi shumpartiak. Në këtë sistem zhvillohen beteja të ashpëra mes subjekteve politike. Mu për atë, edhe sistemi quhet demokratik. Megjithatë, edhe në këto beteja, interesat as individuale, as grupore apo klanore, as ato të subjekteve politike, nuk duhet të vihen para interesave të shtetit apo të popullit, nga se shteti i përket popullit dhe vetëm popullit. Shikuar në këtë konstelacion, në këtë histori të shkurtër  të këtij shteti, para së gjithash, nuk jam i sigurtë, se a ka ndodhë qoft edhe një here, në ndonjë pike, sadopak, të përputhen mendimet pozitë-opozitë?! Kur i dëgjoj të diskutojnë, shpesh mendoj se, a thua, këta “përfaqësues” të popullit e njohin shkrim-leximin, a thua e lexojnë donjëherë të mjerën Kushtetutë apo ligjet, të cilat vetë i aprovojnë, e mos të them, a janë fare të vetëdijshëm se për çka janë aty, se kujt i shërbejnë. Në të gjitha këto dhe pyetjet tjera, mjerisht, përgjigja është negative.

Mjerisht, bazuar në atë që shohim dhe lexojmë, Parlamenti është çdo gjë tjetër, por jo – Parlament!

Së pari, kultura politike, e cila, së paku, duhet me e karakterizu parlamentin dhe shtresen e pushtetit, thua se nuk egziston e lere më, që të kultivohet. Gjuha, e cila dominon , i përket gjuhes së rrugaçëve, gjuhes huligane, e cila, shpien gjer tek gjuha e kërcnimeve, madje edhe përleshjeve fizike, mjerisht e bastardoi edhe gjuhen, traditen apo kulturen e shenjtë kombëtare. Zatën këto dhe dobësitë e tjera, e veçanërisht mungesa e profesionalizmit, etikës, pietetit etj., bëjnë që Parlamenti, së pari, nuk e ka vetvehtën nën kontroll, nuk është në gjendje me e mbikëqyr as institucionin e presidences as atë të qeverisë!!!!

Kryetar i shtetit, Mos hyn n’mal pa sakicë, zoti Kryetar

Nuk do pretendoi me elaboru faktin se në mendjen apo trurin tend është inkorporu ideja e lojes  rreth kufijve me shtrigen Serbi. Shkurtazi do të përqëndrohem në argumentimin se po del jasht kufijve të kompetencave të postit të  kryetarit të Kosoves.

Para disa muajve, me një letër, përmes NY times, Kryetarit tim, këtu në SHBA, nuk e quajta kodosh por I sugjerova se kur flet në emer të popullit, shum here, para se të deklaron diç, duhet të mendon tri here. Të njejtën gjë t’a sugjeroi edhe Ty.

Përgaditja e Kushtetutës në fuqi, nga Komisioni ka përfunduar me 7 prill, ndërsa Kuvendi e aprovoi me 9 prill 2008. S’do mend se Kushtetuta, jo vetëm se nuk është diskutuar nga popullata, por ajo edhe nuk e paraqet vullnetin e popullit por atë të Ahtisarit. Megjithatë, sipas të gjitha normave juridike, shtetërore apo ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për shtetin, veçohen dy momente me rëndësi vitale – integriteti territorial dhe sovraniteti. Sugjeroi t’I shikoni dispozitat në fillim të Kushtetutes.

OKB, në listen e përpiluar, përfshin tëgjitha shtetet e botes, anëtare dhe joanëtare. Në listë gjindet edhe Rrepublika e Kosoves. Ky document i ofron të dhënat për sejcilin shtet – cilit sistem I përket – parlamentar, presidencial, monarchist etj, cili institucion është bartës I pushtetit etj. Dallimi kryesor, nëmes shteteve presidenciale dhe parlamentare çëndron në faktin se shtetet presidenciale, si SHBA psh. Kryetarin e zgjedh populli drejtëpërdrejt, prandaj, ai konsiderohet edhe si udhëheqës I institucionit ekzekutiv dhe e gëzon të drejtën e veprimit në emër të popullit, në përputhëshmeri me Kushtetutë. Sipas asaj liste, Kosova, me sistem parlamentar, gjindej në mesin e 42 shteteve. Aty gjindeshin si psh. Gjermania, Austria, Kroacia etj. Pozita e Kryetarit në këto shtete, pra edhe në Kosovë, definohet si pozitë, CEREMONIALE me kompetenca ekzekutive simbolike. Mos I nep vedit të drejtga dhe autgorizime më shum se të nep sistemi dhe kushtetuta z. kryetar.

Përcjelli mendimet e shum personaliteteve të arenes ndërkombëtare. Mendimet jan të ndara – pro dhe kundër idesë tënde. Mendoj se mendimi I sejcilit varet nga diapazoni individual i njohurive të shtetit dhe të drejtës. E lexova edhe një mendim të një të quajtur eksperte gjermane. Mendimi I saj e kontestoi legjitimitetin e Kryetarit të Kosoves lidhur me çështjet apo lojrat me kufinj dhe e konsiderova si mendim të kualifikuar.

Qeveria

Nga një here, me qenë i pari, është mjerim. Sipas numrit të kabineteve qeveritare, numrit të zëvëndës kryeministrave, ministrave, zëvëndësministrave etj. Qeveria e Kosoves e zënë vendin e pare, sëpaku në Europë. Me qenë e keqja më e madhe, Qeveria I ka duart e lira t’a zgjëroi sa të doj numrin e kabineteve, I ka duart e lira n’aspektin financiar, të vendos për të ardhura mujore megalomane etj. Kjo nuk ndodh, jo në SHBA por as në shtetet, sëpaku të Europes përendimore.

Para disa muajve, lexova një deklaratë të Kryeministrit, përafërsisht, se Kosova nuk ka të drejtë me e inicuar proceduren, para Gjykates ndërkombëtare, për dëmet e luftes, sepse  për atë duhet të autorizohet donjë agjenci etj. Mendova se po më bjen pika n’zemer. Nuk më befasonte diapazoni I informimit të z. Kryeministër, por mendoja se a egziston donjë profesionalist në rrethin e veprimtaris së tij. Reagova me një artikull në gazetën Bota sot, nga se e njof atë lëmi. Po e përsëriti se, për t’iu drejtuar asaj gjykate, dallimi në mes shteteve antare dhe joanëtare të OKB është se këto të mbramat, pra jo antare, duhet të participojnë në shpenzimet e gjykatës e asgjë tjetër.Kryeminister dhe ju pushtetare, para disa muajve, e shikova një raport, një listë të 17 shteteve në botë, të cilat i kanë qeverite më moderne, më kualitative dhe më efikase. 14 nga ato shtete ishin të Europes përendimore. Sëpari, këto qeveri i karakterizonte numri i kabineteve qeveritar. Ky numër ishte diku 50% më i vogël se Qeverise së Kosoves. Karakteristika tjetër ishte se, arsimimi I ministrave ishte në përputhëshmeri të plotë me veprimtarin e kabineteve. Ministri I infrastruktures ishte ingjenier e jo mjek, ministri I drejtsis ishte jurist e jo politolog etj. Në fund, ato qeveri I karakterizonte kualiteti I legjislacionit, efikasiteti kundër krimit dhe veçanërisht kundër korrupcionit.

Tani për të gjithë së bashku

Fjalë e moçme: kape njanin e mëshoj tjetrit, mos ma keq…

Për momentin, memoria më këthen pak mbrapa. Akademikët, tani të ndjer por të pavdekshëm, Gazmend Zajmi dhe Esad Stavileci, ishin professorët e mi, por diku në mesin e shtatëdhjetave, edhe shokët e mi. Në atë kohë përdorej fjala shok e jo mik. Sëpaku një here në muaj pinim kafe dhe bisedonim. Për fat të keq, pas konflilkteve të shumta të familjes time  me serb në fshatin Dollc, të cilat përfunduan me vrasje, sëpari nga fshati u shpërngul axha, dhe nuk I harroi fjalët që mi tha në zyren time të gjyqtarit në Prishtinë: bre migjë, ma kollaj ke  mi vra dreqnit  se mi duru vajtimet dhe ankimet e tyne. Athua, a mos ishte më lehtë, me ndihmen e NATO-s me e përzën shtrigen nga Kosova, se sa me I dëgju vajtimin e saj përmes Vuçiçave, Vulinave, Gjuriçave etj.  Edhe babi I im vendosi të shkoi pas vëllaut të vet, e për hire të babit edhe unë. Në vitin 1980 pra, u largova nga Kosova, mjerisht.

Dy akademikët, dhe jo vetëm ata, përveç punës në Univerzitet, me punimet e tyre, vepronin në çshtjet e shumta kombëtare, me thekse të veçanta për të ardhmen e Kosoves. Shkruanin për shtetin, për formimin dhe funkcionimin e shtetit. E përcjellja me vemendje edhe pas largimit nga Kosova. Esat Stavileci, duke u përgjegjë në një pyetje se në se  neve, shqipëtarët, nuk do të dijm me e menagju shtetin e Kosoves, çka do të ndodhë? Do t’a napim menagjimin me qira, ishte përgjegjëja.  Nuk do t’a napim menagjimin me qira por po rezulton e sigurt se nuk po dijm me e bërë menagjimin. Ajo veprimtari, ato punime shkencore dhe të përshtatëshme për aplikim në praktikë, mjerisht, nuk shkuan fare as në veshë as në mendje të pushtetarve.  Shpesh mendoj se a do vij do një ditë për të shkruar donjëfjalë të mire, positive, lavdëruese për pushtetin e Kosoves.   Do përpiqem, shkurtazi, ti preki disa momente.

Sëpari, për lojrat  maca e mini

Nga analiza e shkurt e mësipërme, pa mëdyshje, rezulton se, subjektet politike janë mbyll në vete, janë byrokratizuar, janë klanizuar dhe nuk iu shkon në mend, se përveç tjerash, hyjn n’gjynah me vet elektoratin. Komunikimi në mes subjekteve nuk është komunikim. Nuk ka komunikim në aspektin e programeve, në aspektin e pikparjeve kreative dhe positive në interes të popullit. Vet procesi I  komunikimit, nëse mund të quhet komunikim, shkon në ekstrem dhe transformohet në process të inateve. Me fjalë tjera, nëse një subject ofron diç positive, subjekti tjetër, pa mëdyshje e rrefuzon e rrefuzon  për inat sepse, e konsideron se po vjen nga kundërshtari, mos të them nga armiku. Pra, procesi pozitë opozitë I përngjan lojes nëmes maces dhe minit.

 

Procesi i shtetformimit apo mosformimit

Nuk arrijtëm që të rilind Dardania, por, megjithatë, me ndihmen e  aleances NATO, e un them të SHBA, nga se, sëpaku në atë kohë, SHBA në NATO participonte me 73%, arrijtëm që Kosova të lirohet, më në fund, nga thundra, tiranija e paskrupullt e Serbisë. U shpall pavarsia por nuk u ndërtu shteti.

Ndërtimin e shtetit çdo kush e shikon nga këndvështrimi personal, çfar e shikojn edhe vet pushtetarêt,  por aty egziston vetëm një këndvështrim vetmi, këndvështrimi të cilin e ofron shkenca. Më duhet të them se, që nga shpallja e pavarsisë, procesi i shtetformimit, mjerisht, nuk lëvizi fare, ndaj edhe ballafaqohemi me pasoja të shumta.

Integriteti dhe sovraniteti

Kosova e shpalli pavarsinë, i themeloi institucionet e doemosdoshme të shtetit – Parlamentin, kryetarin, qeverin dhe ato përcjellëse. Mjerisht, nuk ndodhi rrumbullaksimi I procesit të formimit të shtetit. Kur them nuk ndodhi rrumbullaksimi I procesit, mendoj, paara gjithash, në integritetin territorial dhe sovranitetin. Integriteti dhe sovraniteti janë në lidhje të ngusht dhe njëri pa tjetrin as që mund të paramendohen. Kjo është temë e gjatë që të elaborohet në aspektin shkencor, madje edhe praktik, prandaj do ndalem shkurtazi.

Në mungesë të sovranitetit, në cilën do pjesë, cenohet vet integriteti territorial I shtetit. Mjerisht, juridiksioni i institucioneve të Kosoves, si shtet, nuk u shtri dhe nuk shtrihet në very, madje,  nuk jam I sigurt, as në enklavat serbe. Në mungesë të shtrirjes së juriksionit mungon sovraniteti ndërsa, në mungesë të sovranitetit cenohet integriteti territorial I shtetit. Ky cenim, tani më, ka dale plotsisht në horizont dhe në se ndodh, Kosova do të bëhet horë para tëgjitha atyre shteteve të cilat e kan pranuar, pavarsisht çendrimeve të tanishme.

Kohë më pare, tema më aktuale ka qenë tema e asociacionit. Me disa artikuj e pata shprehë mendimin se formimi I asociacionit vetëm I paraprin referendumit për shkëputje nga Kosova. Në ndërkohë, gjërat vetëm sa u thjeshtësuan. Tani flitet për do lëvizje apo korigjime të kufinjve, që nënkupton, përveç tjerash, ndarjen e veriut. Jo më larg se sot, lexova deklaratën e njëfar Rakiqit se nuk do të lejojnë bashkimin e Mitrovices.

Mjerët ju t’mjerët, akoma nuk e kuptoni situatën në të cilen gjindeni, në të cilen po e sjellni shtetin, popullin e Kosoves. Kallukagja iu ka bërë që nuk e njihni shtëpinë, e keni humb rrugën n’oborr. Zgjohi more dhe kuptoni se duhet me u largu sepse ia keni zënë rrugën popullit, se pazaret që po pretendoni me i bërë me Serbin nuk i bëni në emër të popullit dhe populli nuk ua bënë hallall.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: keni humbe rrugen, Luz Thaqi, ne oborr, Zoti kryetar

Promovohet në Monroe College- NY, libri i Luz Thaqit “Dëshmi në Kohë”

December 14, 2016 by dgreca

“Liber Himn per lirine e Kosoves”: Libri i  Luz Thaqit është një akt kulturor, i begatë me të dhëna historike – bashkëkohorë, që i jep lexuesit të vëmendshëm krahas njohurive edhe kënaqësi intelektuale. “Dëshmi në Kohë e Luz Thaqit është një Himn për lirinë e Kosovës. “ ka shkruar Prof. Dr. Agron Fico/

1-luz-paneli  1-beqir-71-auto_luis1481697203

Nga Beqir SINA, Bronx – New York/

BRONX – NY : Në njërin nga mjediset e Monroe College,  me pjesmarrëjen e mbi njiqind vetëve, u mbajt, përurimi, gjegjësisht promovimi i librit “Dëshmi në Kohë”, të autorit z.Luz P. Thaqi, i cili është një politikolog, gazetar, publicist dhe veprimtar i diasporës shqiptare në New York . Libri i Thaqit, pas promovimit të suksesshëm muaj më parë në Kosovë,i përcjell nga një auditorium i gjerë elitës politike, intelektuale dhe letrare, dhe,nga medie të shumta të shtypit dhe ato elektronike,  e rrejtet e medies sociale , erdhi në këtë promovim të dytë, këtu në Monroe College të  Nju Jorkut, më, 11 dhjetor 2016, si një “borxh”, që ua kishte autori i këtij libri, ndaj dashamirëve të fjalës së shkruar,  miqve, veprimtarve, liderve, kolegve, dhe adhuruesve të shumtë të librit.Libri “Dëshmi në Kohë”, i cili ka një volum prej 450 faqe dhe temat që ngërthen në vete janë të një spektri të gjerë, duke filluar nga lëmitë politike, kulturore, diplomatike dhe sensibilizuese, ku për dy dekada shpërfaqet gama e gjerë e veprimtarive të autorit, në fusha të ndryshme, të lidhur keto shpesh her edhe me fatet e kombit, është pritur me një interesim të veçantë, ndërsa, ka pasë edhe disa vlerësime që e përçojnë librin e Thaqit, në nivel tepër të lartë.Autori erdhi këtë fund viti të promovojë këtë libër në kryeqendren e botës, në New York, mbasi edhe jeta e autorit, në këto dy dekadat e fundit, është e lidhur shumë me komunitetin shqiptarë, e veçanërisht me Nju Jorkun, ku ai me bashkëshorten doktoreshen Lirie dhe vajzën Leandren, jetojnë, në Bronks – New York. Këtu në Nju Jork, zoti Thaqi, ka një jetë majft aktive, e cila lidhet tërsisht me komunitetin shqiptarë, dhe ndoshta ka qenë ajo, që e ka frymëzuar atë, edhe në krijimtarinë e tij letrare. Mbasi këtu jeton prej vitesh një komunitet i madh emigrantësh shqiptarë, të vjetër dhe të rinjë, të cilët kan dhën një kontribut të madh dhe historik, në çështjen kombëtare, i njohur si kontributi i shqiptarëve të Amerikës.

Përurimi, gjegjësisht promovimi i librit “Dëshmi në Kohë”, të z.Luz P. Thaqi, u moderua nga poeti i mirënjohur Shqiptaro-Amerikan, z. Mëhill Velaj.Të pranishmëm në këtë promovim ishin edhe disa shkrimtarë, aktorë, gazetarë, professor, advokat, doktorë dhe diplomat shqiptarë, të përfaqësisë diplomatike të Kosovës në Nju Jork, Ambasadorja Teuta Sahatqia dhe Ministri Këshilltar z.Ylber Kryeziu.Gjatë këtij aktiviteti, që zgjati më shumë se dy orë, folën dhe debatuan rreth vlerave të këtij libri me kumtesat e tyre, të prezantuar nga studiues me kompetencë, si: Znj. Arolda Elbasani, doktore shkencash nga Universiteti Europian i Firenzës, e cila aktualisht është visiting profesor në qendrën për studime europiane të Mesdheut dhe supervisiore akademike ne NYU të New Y.orkut

  1. Idriz Lamaj, një ish gazetar shumëvjeçar i “Zërit të Amerikës” në Washington dhe publicist, z.Dalip Greca: publicist, gazetar dhe Editor i gazetës “Dielli” ne N.Y., z. Leke Musolli: gazetar, redaktor shumëvjeçar i RTP-se dhe pronar i “Radio ALBA” në Kosovë, z.Xhevat Limani; aktor, regjisor dhe publicist.

Të gjithë referuesit e këtij aktiviteti u shprehen lidhur me veprën e re të Thaqit, duke e vlersuar atë si një vepër unikale dhe mjaft realiste. Në fillim të këtij promovimi të pranishmëve dhe dashamirëve të fjalës së shkruar, adhuruesve të librit, i u drejtua Ambasadorja Teuta Sahatqija.

Konusullja e Përgjithshme e Kosovës, Ambasadorja Teuta Sahatqija, duke faleminderuar në radhë të parë autorin e këtij libri, tha se :’ “Ky libër tregon një periudhë të errët dhe të vështir për secilin prej nesh, që e kemi përjetuar, disa në Kosovë, disa në Shqiperi e trojet shqiptare, por dhe disa këtu në SHBA. Ajo ka qen një kohë e vështirë, cila megjithse ishte përiudha më e keqe e popullit shqiptar, por ishte kohë që frymëzonte, të gjithë shqiptarët, për bashkim dhe luftë të përbashkët ndaj armikut tonë, të përbashkët, të cilën më së miri e shofim sot, të shkruar edhe në dritën e këtij libri, që na e sjell autori i saj Luz Thaqi, duke e faleminderuar për këtë”.

Por me këtë rast, duke shfrytëzuar këtë promovim desha të faleminderojë, jo vetëm autorin, por të shpreh edhe një mirënjohje e faleminderim të sinqert, edhe për ju shqiptarët e Amerikës, për përkrahjen dhe mbështetjen, që i dhatë ju kauzës sonë, për liri dhe pavarësi, për më shumë të drejta të shqiptarëve në trojet e tyre, sidomos në tre dekadat e fundit.

“Ju bëtë të pamundëshmën – tha Ambasadorja Sahatqija, dhe dhatë të gjitha çka kishit dhe nuk morët asgjë, vetëm që Kosova, sot jet e lirë e pavarur, ajo të ketë shtetin e saj, të lirë e sovran me një rend demokratik. Ju bët gjithë çka prej këtij vendi të madh e të bekuar,  mik i përjetshëm i të gjithë shqiptarëve, duke dhënë një kontribut shekullor. Aq sa sot falë jush dhe angazhimit tuaj ndër vite, ne shqiptarët kudo, jemi më mirë se asnjëher tjeter- Më mirë se sot, do të thoja tha Sahatqija, nuk kan qënë kurrë shqiptarët, falë popullit të saj, por edhe asaj çfarë bët ju në këtë vend”.

Ky libër përfaqëson një rrugëtim personal të autorit, fillojë fjalën e saj znj. Arolda Elbasani, doktore shkencash nga Universiteti Europian i Firenzës, e cila ka folur rreth vlerave të këtij libri me kumtesen e saj, duke shtuar se : “Ky është një udhëtim personal në kohë të vështira”.

Autori, tha ajo ka një përmbledhje të artikujve të tij, në të cilat tregon se si ranë sisstemet dhe se si u shpërbë ish – Jugosllavia, e athershme , që si e imagjonimin ne, vallë se “kurr nuk do të ndodhte kështu….!”.

Por ja që autori – Luz Thaqi, na e solli me mjeshtëri disa çështje thelbësore , sidomos atë se përse ran këto sisteme, të ashtuqujtura “të lumutura dhe të lulëzuara”,  dhe se si ra ai në Jugosllavi. Cfarë ishin në atë kohë problemet në Jugosllavi, që ra ai sistem, që ishte në atë kohë një nga ato të konsideruara më funksional.

“Unë jam nga Shqipëria, tha ajo, kur na tregonin për Jugosllavinë – ua ua ….çfarë mendonim, dhe tani shikojmë se cila ishte e verteta, dhe më shumë edhe nëpërmjet këtij libri, e cila çojë deri në rënjen e atij sistemi, i cili nga brenda saj shohim, paska qënë i rremë, e i “kalbur”. Aty shohim se cila ishte qëndresa dhe lufta e popullit shqiptarë, për shkatërrimin e këtij sistemi, dhe shkëputjen e Kosovës, nga robërimi sërb. Lufta dhe sakrificat e shqiptarëve për liri dhe pavarësi – e cila nuk është vetëm një rrugëtim personal, por është një rrugëtim i të gjithë shqiptarëve, që luftuan dhe kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe rënjen e këtyre sistemeve”.

Simbas, meje tha znj. Arolda Elbasani, është ajo pyetja klasike, se cila është e ardhmja e shqiptarëve, pikërisht tani që këto sisteme ranë, duke na kujtuar edhe një herë fjalët e shkrimtarëve tanë në shekuj, : “Shqipëria, çështë?, dhe, çfarë do të bëhet – çfarë do të jet!”, mbasi këto janë edhe ato pyetjet delikate, që shoqërojnë edhe ato pikëpyetjet e Kosovës sot,” tha ajo.

Do me thënë,  sipas meje u shprej ajo ky nuk është vetëm një rrugëtim personal i autorit Luz Thaqi, që reflekton rrugëtimin e tij personal, duke filluar qysh në kohë të vështira. Këtu kemi rrugëtimin e kauzës së Kosovës. Mbasi, ai është një udhëtim i të gjithë shqiptarëve, në luftën e tyre shekullore, për liri dhe pavarësi – të cilin e gjejmë edhe nga librat e tjera, të këtij autori.

“Libri “Dëshmi në Kohë” ka tema, kulturore, ka tema politike, diplomatike, shoqerore e sociale, të cilat kan në thelb , vijojë Doktore e Shkencave, kombin tonë shqiptarë, luftën për liri dhe pavarësi, çështë zhvillimi kombit, konsolidimi i kombit tonë!. Një, diçka, që të tërheq vëmendjen në librin e Luz Thaqit, është emigracioni, nga Kosova dhe trojet shqiptare, Shqipëria, bashkimin e tyre, dhe cilat janë temat e përbashkëta, që i bashkojnë ata në periudha që ata të lobojnë për kuazën tonë të përbashkët. “

“Dëshmi në Kohë”, tha ajo, ka të përmbledhur disa artikuj publistik, të shkruar në kohë të ndryshme, edhe në kohën kur nuk ishte fare e lehtë, të shkruaje tema të tilla, pra atëhere kur ende Jugosllavia, nuk ishte shpërbër, dhe kishte çështje shumë delikate, të cilat Luzi, i trajtonte qysh atëhere, si një gazetar profesionist dhe publicist i ndershëm dhe i angazhuar politik.

“Mbasi këto që shkruan Luz Thaqi, tha panelistaja në këtë libër nuk jan vetëm thejshtë se kështu ka ndodhur, por kanë një domethënje sot, bile edhe më të madhe për të kuptuar nëpërmjet një analize : “se përse ndodhi kjo?,se çfarë ka ndodhur dhe si ndodhën?”

Autori tregon me shumë maturi dhe ndershmëri në punën e tij krijuese, madje do të thoja tha ajo edhe kur ai kritikon, ka një kritik me shumë elegancë ”, konkludoi znj. Arolda Elbasani, doktore shkencash nga Universiteti Europian i Firenzës, e cila aktualisht është visitinng profesor në qendrën për studime europiane të Mesdheut dhe supervisiore akademike ne NYU të N.Y.

Me një përshëndetje dhe vlerësim për autorin dhe librin  e Luz Thaqit, “Dëshmi në Kohë” erdhi në këtë promovim edhe z. Lekë Musolli, gazetar, redaktor shumëvjeçar i RTP-se dhe pronar i “Radio ALBA” në Kosovë, i cili ndodhej këto ditë në vizitë në komunitetin shqiptar në SHBA.

Kurse, e bija e autorit, Leandra, erdhi me suprizën më të madhe të këtij promovimi, duke emocionuar jo vetëm babain e saj dhe nënën, por edhe ata dhjetra të pranishmit që e duartrokitën ngrohtësisht, me nji tekstë mirënjoheje, për punën e babait, për mësimin e inicuar nga ai të gjuhës shqipe, tek ajo, si dhe për krenarin që ndjente, Lea, si bijë e tijë..

Editori i gazetës më të vjetër shqiptare në botë (107 vjeçare), Dielli, gazetari i njohur Dalip Greca, solli në këtë promovim, nji kumtese me disa mendime rreth librit të Luz Thaqit “Dëshmi në Kohë” duke thënë se ai ndjehej i nderuar që ishte i ftuar  në këtë promovim të publicistit Luz Thaqi dhe si pjesë e panelit promovues.  “Libri me publicistikë “Dëshmi në Kohë”, mendoj, tha Greca, nuk ka vlera vetëm si “dëshmi”, por  ka edhe vlerë njohje për kontributet e  Diasporës shqiptare të Amerikës, madje mendoj se vlen edhe si debat për cfarë ka bërë mirë dhe cfarë ka bërë keq Diaspora e Amerikës. Libri edhe pse nuk ka befasi për faktin se është ndërtuar me shkrime të botuara ndër viti në gazeta e revista, në Kosovë apo në Diasporë, dhe më i largëti , është ai që i takon vitit 1993, “Maskat e një Morali”-  botuar në Fjala e Lirë. Prapëseprapë, të para me syrin e tanishëm, lexuesi hedh vështrimin pas, dhe ballafaqon frymën e shkrimeve, shqetësimin shpirtëror të autorit, kritikën e  fenomeneve penguese, mesazhet që përcillen, dhe sheh se sa ato i kanë qëndruar kohës, apo se sa dhe si, ne shqiptarët i kemi mjekuar plaget tona të hapura. Mendoj se këtu  qëndron një nga velrat që mbart libri.”Më tej Greca, solli në mendimet e tij, dhe një nga figurat më të spikatuara të shqiptarëve të Amerikës, Faik Konicën, si një nga mendimtarët, diplomatët, publicistët, gjuhëtarët, eseistët, më në zë të letrave shqipe, një vit pasi kishte ardhë në SHBA. Duke bërë me kete rast edhe bilancin e punës së tij si editor i Gazetës Dielli, ku tha Greca, ai shkruante: “Me këtë numër(11 shkurt 2010) DIELLI mbush motin e parë të botimit të tij. Kur bën një udhë të gjatë, udhëtari qëndron nga ndonjëherë, rri mbë nji gur, dhe hedh sytë pas tij. Është një çlodhje dhe një dëfrim, një kurajo për të vajtur më përpara, kur sheh se sa eci, dhe ç’mbaroi gjer atje…”…Nën këtë këndvështrim edhe autori i këtij libri, apo ne lexuesit e tij, shohim, riinformohemi, gjykojmë, ç’tha e cfarë nuk tha Luz Thaci, në kohën kur i shkroi artikujt, analizat, përsiatjet, reportazhet, intervistat….që përmbanë libri…si dnjehet sot duke u ballafaquar me shkrimet e  tij. Ky libër është edhe një piëkreferimi se cfarë duhet t’i japim brezit të ri sot për rrjedhat historike të Diasporës, kush e orientopi Lëvizjen Kombëtare, cfarë i tha Vatra Shqipërisë, e tjera”.

Idriz Lamaj – i cili është publicist dhe ish gazetar i “Zerit te Amerikes” ka thënë për librin e Thaqit, se ky është: “Libër atdhedashurie me trashëgimi të lartë fisnike”: Mendimi i tij i përgjithshëm, i hedhur në letër në formën më të përmbledhur, jep prova të pakontestuara të përgatitjes të tij të gjithanshme. Kujdesi në trajtimin e lëndës në secilin shkrim, qoftë lajm i thjeshtë, reportazh, udhëpërshkrim, analizë diplomatike, intervistë apo studim i mirëfilltë historik-politik, provon moralin e lartë të Luz Thaqit si shqiptar me trashëgimi të lashtë fisnike dhe atdhedashurie.”

Në fund, në foltore për të lexuar kumtesën e Prof.Dr. Agron Fico, në mungesë të tij, i zgjedhur me panalistet, ishte producenti, dhe aktori i njohur Xhavat Limani. 

Ai tha se :”Në këtë libër autori ka marrë përsipër një rolë tepër interesat  – Ai herë na duket në rolin e tregimtarit dhe herë si novatorë, por edhe si protogonistë i ngjarjeve që ai vetë i ka përjetuar”.” është shprehur zoti Xhevat Limani.

I cili, me interpretimin e tij brilant, i dha ngjyra të forta artistike dhe patriotike, kësaj vperimtarie, me vargjet e dishepullit të letërsisë dhe kulutrës shqipe, Fan S. Noli – “Jepni për Nënën” një vjershë kjo e shkruar 100 vjet më parë, kur Federata PanShqiptare e Amerikës, Vatra, mblodhi dhe i dhurojë Shqipërisë 180 mijë dollar, të asaj kohe, që po të konvertohen tani, janë në mbi 3 milion dollar me kursin e sotëm të parasë jeshile.

Limani, e quajti pervilegje, që po lexonte këtë kumtes, të mikut të tij, Prof. Dr. Agron Fico (Nënkryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve), pikërisht në këtë promovim të bukur, për këtë libër, që profesor Ficoja, tha ai e ka quajtur “Libër Himn për lirinë e Kosovës”.

“Kështu të paktën, është shprehur dhe profesori nga Tirana, për librin e Luz Thaqit, tha Limani, duke thënë se ky libër është një akt kulturor, i begatë me të dhëna historike – bashkëkohorë, që i jep lexuesit të vëmendshëm krahas njohurive edhe kënaqësi intelektuale. “Dëshmi në Kohë” e Luz Thaqit, l është një Himn për lirinë e Kosovës”.

Pas këtyre kumetesave, të mbajtura nga paneli promovues, i librit të autorit Luz P. Thaqi, “Dëshmi në Kohë”, u përfshinë në diskutimet, përshëndetje, dhe debatet e tyre,: gazetari Qazim Doda, gazetari Vesel Gila, studiuesi Bajram Doka, bashkëpuntori shkencor Fatbardh Doçi, i cili solli një përshëndetje të Dr Skender Kodra,- Kryetarit të Akademisë së Shkencave Shqiptaro Amerikane, dhe Naim Balidemaj.

Në fund, të këtij promovimi nga më mirët e mbajtur në komunitet, zoti Thaqi, duke faleminderuar panelistët, dhe folësit e tjer, si dhe të gjithë pjesëmarrësit, tha se “Ky është një libër me vlerë që do të lërë gjurmë në këtë periudhë të këtyre ndodhirave të mëdha dhe të paimagjinuseshme, sidomos sot, kur kemi dy shtete, një çështje të ecur përpara të zhvillimit tonë të gjithëanshëm shqiptarë,  si në Shqipëri, Kosovë, dhe në të gjitha trojet etnike shqiptare në Ballkan.”Më tëj zoti Thaqi, duke folur për promovimin, tha se “ne u mblodhëm së bashku sot, me një rreth veprimtarësh me kontribut e të njohur këta në çështjen kombëtare, intelektualë, gazetarë e publicistë dhe, të cilët, megjithse në një mot të lig për jashta, erdhën që të dëgjojnë me vëmëndje dhe ditën të vlersojnë dhe çmojnë fjalën e shkruar. – Pra, sot kur unë duke faleminderuar edhe profesor Berisha, për ndihmën e tij në këtë kolegj, nuk po e promovojë vetem librin tim, por edhe Ju me pjesëmarrjen tuaj dhe vlerësimet, që i bëtë , jeni duke e bërë këtë, gjë, e cila me nderon pa masë dhe për të cilën u jamë tepër mirënjohës.  “Ju u mblodhët, tha ai për një vepër, e cila, për mua ka një domethënje të jashtëzakonëshme.Libri im konsiston jo vetëm në rënjen e dy sistemeve por : ” Në rënjen e sistemeve, shpërbërjen e Jugosllavisë, dhe rënjen e komunizmit në Shqipëri, dhe çlirimin e Kosovës, por edhe në jetën e mërgimtarit në dhe të huaj, gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri, në Kosovë dhe trojet shqiptare në Ballkan. E cila, ishte kohë e fortunave të mëdha në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, në të cilën populli shqiptar përjetoj momentet më dramatike, në historinë tonë të re, dhe, në të cilën u keqtrajtua më padrejtsisht se çdo popull tjetër në Ballkan. Dhe, në kontekst të këtyre ndryshimeve të mdha që shënuan epokën dhe lirinë e Kosvës, jamë munduar në vazhdimësi që ti dal zotë vendit tim, dhe kombit tonë, duke e thënë gjithmonë vetëm të vërtetën tonë te munguar, dhe bërë publike atë”.Mbi nji çerek shekulli në vendlindjen time, që kur jam marrë me botimet e shkrimeve të mija dhe po aq këtu me ju bashkëatdhetar në SHBA, kam jetuar dhe jetoj çdo ditë si edhe ju me vuajtjet, sfidat krenarinë dhe idealin e popullit tonë, duke e then dhe bërë publike, atë që e kam ndier për fatin tonë, për ngjarjet për kohën. Të gjitha këto ngarendje dhe sfida nëpër të cilat kaluam që portretizojnë brezin dhe kohën të cilës i përkasim, në të vërtet janë edhe ecjet e mija ndër vite, njikohësishtë , dëshmitë e mija në kohë .Thaqi  ju falenderua, gjithashtu në mënyrë të posaçme Ambasadores Teuta Sahatqiu dhe Ministrit Këshilltar Ylber Kryeziut, për nderimin me pjesmarrjen e tyre, si dhe medijave: editorit të “Diellit: z. Dalip Greca, mysafirit nga Kosova, drejtorit të Radio Alba-s z. Lekë Musolli, z.Beqir Sina koorespondentit nga SHBA të perditshmes “Bota Sot”, pronarit të TV – “Kultura Shqiptare” z.Adem Belliut si dhe të “TV AA Vision”  z,Qazim Doda, si dhe gazetarëve të tjerë për punë që po bëjn dhe përcjelljen e kësaj ngjarje kultorore.Pjesëmarrësit, të gjithë të pranishmit bashkarisht shijuan koktejlin e përgatitur enkas nga autori dhe familja e tij, si dhe morën nga një libër dhuratë “Dëshmi në Kohë”, me autorgrafin e autorit Luz P. Thaqi.

Kanë thënë për librin …….

Prof. Dr. Agim Zogaj(Profesor Univerzitar ne UP):”Liber ne kerkim te atedheut dhe Lirise”. Luz Thaqi, përmes pendës dhe mendjes  së tij, edhe pse larg, larg  Kosovës, Shqipërisë, nga shtegtimet përtej Atlantikut, bëhet  zë besnik i  përpjekjeve të pa rreshtuar të vëllezërve shqiptarë për lirinë e kësaj cope të shenjtë të Atdheut shqiptar. Luz Thaqi, siç dëshmojnë shkrimet në librin t tij, është bashkë kohanik  guximtar dhe i pa lodhur i Lëvizjes sonë kombëtare, pjesë sublime e të cilës është mërgata e jonë edhe në SHBA.

Sanije Gashi(Gazetare,publiciste dhe editore e revistes “TEUTA”:”Liber per Mallin e atedheut”. Duhet theksuar, veç të tjerash, se një pjesë të mirë të shkrimeve, autori ia kushtoi edhe vendlindjes, atdheut, njerëzve. Veçse, kur përmend vendlindjen, kthimin, ngjan të emocionohet, t’i shkëlqejnë sytë… Ndaj, dhe ky botim mund të quhet, thjesht edhe – libër dedikuar mallit për atdheun. Ç’është e drejta, çdo kontakt lë gjurmë, siç janë kontaktet me shkrimet e shumta të shkruara gjatë këtyre viteve të gjata …

Prof. Dr. Blerim Latifi(Profesor Universitar):“Liber i epit te madh dhe mallit per atedheun”. Publicistika e Luz Thaqit është një publicistikë e cila ndjenjën e mallit për atdheun e ngritë në nivelin e një refleksioni shumëdimensional për fatet historike të atdheut. Kujtojmë që ky proces intelektual ka krijuar disa nga veprat më të bukura në letërsinë perëndimore që e Homerit. Ky ep i madh i mallit për atdheun, deri tek vargjet e pavdekshme të Heinrich Heine-s mbi mallin për atdheun e tij, Gjermaninë, por edhe publicistikën e letërsinë e Rilindjes sonë Kombëtare, e cila mallin për atdheun arriti ta ngrisë në nivelin e programit historik të çlirimit kombëtar. .

Ambasador Bekim Sejdiu:”Liber intrigues dhe thellsisht burimor qe shperfaq perjetimin e njikoheshem te etnikes dhe kosmopolites”. Libri “Dëshmi në Kohë” është shpërthim i një përsiatjeje disadekadëshe intelektuale dhe shpirtërore i autorit Luz Thaqi.  Si një publicisti të rryer, autori bënë një ndërthurje harmonike të  jetëshkrimit të vet personal dhe thjerrëzave të thella intelektuale mbi dinamika të ndryshme politike dhe socio-kulturore. Kombinimi i veçantë  në  personalitetin  e autorit, i përgatitjes akademike, karrierës profesionale dhe trajektores jetësore, e bënë atë  një vështrues dhe interpretues të mbrehtë të fenomeneve dhe rrjedhave, politiko-historike dhe socio-kulturore, kundruall sfondesh thelbësisht të ndryshme kohore dhe hapësinore.

Idriz Lamaj(Publicist dhe ish gazetar i “Zerit te Amerikes”:“Liber atedhedashurie me trashegimi te larte fisnike”: Mendimi i tij i përgjithshëm,  i hedhur në letër në formën më të përmbledhur, jep prova të pa kontestuara të përgatitjes të tij të gjithanshme. Kujdesi në trajtimin e lëndës në secilin  shkrim,  qoftë lajm i thjeshtë, reportazh, udhëpërshkrim, analizë diplomatike, intervistë apo studim i mirëfilltë historik-politik,  provon moralin e lartë të Luz Thaqit si shqiptar me trashëgimi të lashtë fisnike dhe atdhedashurie.

Prof. Dr. Agron Fico(Nenkryetar i Akademis Shqiptaro-Amerikane te Shkencave dhe Arteve):“Liber Himn per lirine e Kosoves”: Libri i  Luz Thaqit është një akt kulturor, i begatë me të dhëna historike – bashkëkohorë, që i jep lexuesit të vëmendshëm krahas njohurive edhe kënaqësi intelektuale. “Dëshmi në Kohë e Luz Thaqit është një Himn për lirinë e Kosovës. “

Prof. Dr. Lush Culaj(Punonjes i larte Shkencor ne Institutin e Historise se Kosves):“ Vepër e rëndësishme shumëdimensionale”.  Libri “Dëshmi në Kohë”,  si i tillë, me motive të ndryshme, i japin autorit mundësi më të mëdha për të komunikuar më drejtpërdrejt jo vetëm me epokat dhe me heronjtë e caktuar, por edhe me lexuesin e të gjitha kohëve, ngase një përmbledhje e tillë e nduarduarshme zgjon kërshëri të madhe për lexuesin. Duke e pasur këtë qëllim, autori Luz Thaqi  i kushtoi kujdes të posaçëm ndriçimit të aspekteve të panjohura e të errëta.

Mikel Gojani, krujues letrar: “Libër me vlera të mirëfillta dhe interes dimensional”:“Autorit i urojmë botimin e këtij libri dhe i dëshirojmë suksese dhe mbarësi!”

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Libri' deshmi ne Kohe", Luz Thaqi, Monroe College, Promovohet

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT