• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DHUNA SËRBE NË TREVËN E LYPJANIT

November 14, 2020 by dgreca

Këtu, gjatë dy ofanzivave 1998 e 1999, u vranë 167 civilë e 21 dëshmorë të lirisë, ndërsa u plagosën 71 qytetarë e 23 pjesëtarë të UÇK-së. Nga dhuna serbe u çvendosën tërësisht banorët shqiptarë të 42 fshatrave, kurse pjesërisht 21 të tjera. Flaka e kalljeve serbe i përfshiu 46 vendbanime shqiptare të kësaj treve. Masakrën e terrorin mbi shqiptarët e udhëhoqën kryesisht serbët vendorë. Dëmet e përgjithshme materiale kapin shumën prej 78.000.000 Euro.

Shkruan : Ismail Gashi-Sllovia

          Dhuna serbe mbi shqiptarët në përgjithësi, atyre të Kosovës në veçanti, ka spirale të gjatë kohore, laramani të shumfisht veprimi e forma të veçanta aplikimi, gjithnjë duke iu përshtatur rrethanave të mundshme të zbatimit. Në këto mote të liga Shqiptarët përjetuan dhunë politike, shpirtërore e materiale. Të gjitha këto forma të dhunës barbare serbe, kishin objekt represionin fizik e shpirtëror, gjencidin dhe patrimin etnik. Shqiptarët në vazhdimësi përjetonin shtypjen e substancës kombëtare, ndjenjave kombëtare dhe vlerat shpirtërore e njerëzore të tyre, me të vetmin qëllim përmbajtësor, dëbimin dhe pastrimin etnik të shqiptarëve nga këto troje. Me këto veprime të mundimshme apart-hejdi gjenicidal, serbët synojnë të realizojnë qëllimet e parashikuara në vazhdimësi historike në projektet e shumëta të përgatitura nga politikanët si Garashanini,që dhanë produkt të një morali të keq shkencor e historik, si Qubrilloviqi, Andriqi e deri te frymëzuesi shpirtëror i urrejtjes të të gjithëve, që nuk janë serbë, Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave të 1986 të fundshekullit 20-të. Thënë shkurt, në të gjitha motet e nivelet, në Serbi u ndërtua një moral i stërkequr i urrejtjes ndaj shqiptarëve. Moral që prodhoi mendje të keqe, se duhet zhdukur çdo vlerë shpirtërore e materiale shqiptare.

Sërbia shkeli dhunshem të drejtat kombëtare e njerëzore të shqiptarëve

Kjo e ligë, vazhdimisht u shkallëzua në sistemet shtetërore e politike serbe dhe në gjitha kohërat e rrethanat historike. Por, ekspansionin më të vrazhdë e më të ashpët, mbërriu dekadën e fundit të shekullit 20-të, veçanërisht në verën  e 1998, e njohur si Ofanziva e Parë famëkeqe serbe, më arsyetim e leje ndërkombëtare, gjëja si veprim kundër njësive të UÇK-së, kur Serbia në emër të luftës me forcat e UÇK-së, shkeli në formën më të vrazhdë, jo vetëm të drejtat dhe liritë e njeriu, siç kishte version subjekti ndërkombëtar për një kohë. Por Serbia shkeli dhunshëm të drejtat elementare  kombëtare e njerëzore të shqiptarëve, të drejtën në punë, të drejtën për gjuhën dhe traditën kombëtare, por shkeli edhe në të drejtën elementare, të drejtën për jetë. Serbia në shkallë barbare dhe të shëmtisë më të vrazhdë, vrau popullatën civile shqiptare, dogji dhjetëra fshatra shqiptare dhe ndjeku nga vendbanimet popullatën civile shqiptare, të cilën, në politikën ndërkombëtare, shumherë dëgjohej vetëm si tejkalim kompetencash. Thjeshtë, e nënkuptuar si njëfarë veprimi ushtarak serb, me bekimin e ndërkombëtare. Por, barbaria vrastare serbe, të cilën më vonë pati rastin ta njeh gjithë gjatë 78 ditët e sulmeve të NATO-së, kur  me dhunë e terror ishte rrezikuar ekzistenca fizike,materiale e shpirtërore të shqiptarëve në Kosovë. Kur makineria serbe për këtë mori edhe bekimin shpirtëror të kishës ortodokse serbe. Intervenimi ushtarak i  NATO-së,  ndërpreu turrin e këtij dinozauri dhe shpëtoi këtë popull e këtë hapësirë shqiptare nga rreziku i katastrofës njerëzore e kombëtare që ndodhej para fanitjes qenia kombëtare shqiptare në Kosovë. Këta rreshta modest të këtij shkrimi, janë vetëm një pjesë e vogël e pasqyrimit të kësaj gjendjeje të rëndë shqiptare, e kufizuar vetëm në trevën komunale të Lypjanit gjatë, siç e kemi bërë shprehi ta quajmë, dy ofanzivave serbe të parën korrik–tetor më 1998 dhe ofanzivën e dytë në mars-qershor 1999, kur pas shumë përpjekjeve të qendrave politike të vendosjes që, ta bindnin politikën e administrimit kriminal të qeverisë, ushtrisë e policisë serbe, për ndaljen e dhunës dhe pengimin e katastrofës njerëzore. Tash në aleancë edhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për shpëtimin e kësaj katastrofe, hollokaosti e apart-hejdi me qellim pastrimin etnik të Kosovës, erdhën dhe ndërhyjnë ushtarakisht forcat Veriatlantike të NATO-së.

Veprimet terroriste të kriminelve sërbë

          Edhenë këtë kohë, politika e verbuar e shkurtëpamëse serbe, në këto raport e rrethana të kohës dhe ngjarjeve, mbante ende në kokën e saj të nxehtë, aspiratën e zhdukjes biologjike e substanciale të qenies shqiptare. Aspiratë të cilin e trashëgoi nga e kaluara  e kujtesës historike, e njohur për veçori dalluese, si njërën nga vlerat negative kombëtare e shtetërore të veprimeve serbe. Të motivuar nga kjo e kaluar, tash mendonin se mund ta thyejnë edhe forcën e Aleancës Veriatlantike dhe UÇK-në, dhe përfundimisht do ta realizonin ëndrrën historike, çështjen e pastrimit etnik në “djepin dhe zemrën serbe” nga shqiptarët. Krijuan makroprojektin çfarosës për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova të njohur me emrin  “Patkoi”, të cilin filluan ta zbatojnë praktikisht ato ditë, projekt antishqiptar ushtarak-policor e paramilitare serb, sipas logjikës e moralit të sëmura serb, jashtë çdo mundësie për  zbatueshmëri, jashtë çdo natyrshmërie me kohën dhe rrethanat shoqërore e politike ndërkombëtare, planifikuesit serbë këtë projekt e detaizuan, e përshtatën me kohën e rrethanat e veçanta në hapësira të ndryshme të Kosovës. Por, me synim të përgjithshëm të bëhet masakrim e terror trishtues ndaj popullatës shqiptare, sa më shumë të futet frikë në masat shqiptare. Me veprime terroriste, vrasje, kidnapime dhunime, ndjekje,djegie masive e plaçkitje primitive më të errëta se mesjeta. Hapësira administrative e trevës së Lypjanit, nuk pati përjashtime nga fati i tërësisë Kosovare. Në ato ditë pushtuesi serb në Magurë mu në ndarjen e rrugës për Shalë, ishte vendosur mbishkrimi,”Nepriatelska Zona”(zona armiqësore), me të cilin praktikisht vendosi kufirin, nga fillonin pjesëve të cilat i kontrollonte UÇK-ja dhe hapësirat e rrafshit ku sundonte barbaria e okupuesi serb. Dhunë serbe, si masakrat e katrahurat e Likoshanit, Qirezit e Prekazit legjendar, nga historia e shqiptarëve me sakrificën e 5, 6 e 7 marsit 1998 të Familjes Jashari me Komandantin Legjendar të UÇK-së, për kundër se i dhanë kahje të re pozitive ndërkombëtarizimit të çështjes shqiptare, ato krijonin tmerr në popullatën civile shqiptare, si masakra antinjerëzore serbe që pasoi, më 15 janarit 1999 e Reçak, e kryer para syve të vëzhguesve verifikuesit ndërkombëtar të OSBE-së, që atë kohë ishin të vendosur për verifikues ndërkombëtar në Kosovë, pas marrëveshjes Hullbruk-Milosheviq të 15 tetorit 1998, u bë shkas për ndërkombëtarizimin e dhunës serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, dhunë tash e zyrtarizua, ajo ishte mjet veprimi i politikës shtetërore e administratës së shtetit okupues serb në Kosovë, në këtë kohë pasuan shumë veprime të tjera barbare serbe ndaj shqiptarëve. Para ofanzivës së NATO-së në pranverën e 1999. veprimet e politikës ndërkombëtare hulumtonin forma e mjete për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Më 6 shkurt 1999, politika ndërkombëtare kurorëzoi me Konferencën Ndërkombëtare në Rambuje të Francës, ku që në hapjen e saj z. Shirak u tërhoqi vëmendjen të dy delegacioneve për seriozitetin e këtij takimi historik “ekzistojnë momente të rralla, kur historia gjendet në duart e vetëm disa njerëzve”, Konferenca e Rambujes nuk përfundoi me 20 shkurt 1999, ashtu siç ishte paraparë, punimet e saj vazhduan deri më 23 shkurt 1999. Pranimi në parim i dokumentit të Rambujes dhe nënshkrimi i kësaj Marrëveshje nga delegacioni shqiptar, do të kryhet pas marrjes së pëlqimit nga gjithë subjektët, ushtarake, partiake e shtetërore në Kosovë. Zyrtarizmi i këtij dokument dhe firmosja solemne, kryhet në Paris më 15 mars 1999. Lidhur me këtë dokument, edhe nga shqiptarët, kishte mendime të rezervuara. Në rast se, këtë Marrëveshje e nënshkruan Serbia, ne shqiptarët e Kosovës, do ti kishim 12.000 ushtarë serb në Kosovë, 3000 deri 4000 policë, kufijtë do ti ruante Serbia, kurse shqiptarët nuk do të mund të ofroheshin kufirit më afër se 5 km. Doganat do ti kontrollonte KFOR-i dhe Serbia. Kosova do të ishte pa TMK,tash FSK dhe pa gjysmën e popullatës shqiptare. Me dorën e neve të gjithëve kombëtarisht, do të nënshkruanim robërinë e pakufishme, pa pasur të drejtë që për këtë ta fajësojmë dikend tjetër.

Treva komunale e Lypjanit, edhe në këto momente kohore, karakterizohej me një përqindje dalluese me popullsi serbe, krahasuar me mjediset tjera të Kosovës, nga edhe përjetoi barbari të theksuar, si në ofanzivën e parë korrik-tetor 1998, e cila përfshiu 14 fshatra të kësaj treve komunale. Në këtë ofanzivë tërësisht u dogjën tre fshatra, Blinaja 120 shtëpi, Baica e Kolshit 67 shtëpi e Leletiqi 46 shtëpi, këto fshatra ngelën pa banorë shqiptarë deri në qershor 1999,  ndërsa dëmtime të mëdha nga djegiet, shkatërrimet dhe plaçkitje serbe, pësuan Shala 127 shtëpi, Resinoci /16/, Krojmiri/5/, Magura /38/, Mirena /3/, Qylaga/8/ dhe Poturoci 2 mullijë elektrik të veprimtarit Ruzhdi….

Fallanga serbe deboi mbi 25.000 qytetare shqiptare

Ofanziva e parë në trevën e Lypjanit shkaktoi dëmtimin e 463 shtëpive, dy mullinjve elektrik, tre fshatra mbetën të pabanueshëm, në Magurë tërësisht u plaçkit dhe u demolua shkolla fillore “Jeronim De Rada”, tash shkolla nëntvjeçare “Haradin Bajrami”, në të cilën dëmtimi kap vlerën e 90.000 DM të atëhershme. Nga këto vendbanime lypjanase falanga serbe dëboi mbi 25.000 qytetarë shqiptarë nga shtëpitë e veta, nga 456.407 shqiptarë sa u dëbuan me dhunë gjatë kësaj ofanzive në tërë Kosovën, nga të cilët 71.575 u larguan jashtë Kosovës. Këto shifra i përkasin 19 komunave të përfshira nga lufta, nga të cilat 273 fshatra ishin tërësisht të boshatisura.. Në trevën komunale të Lypjanit në këtë ofanzivë humbën jetën gjithsej 33 qytetarë civilë shqiptarë, prej të cilëve 4 u shpallën dëshmorë, ndërsa 14 të rënë në këto hapësira ishin nga trevat tjera komunale, mes të cilëve pati edhe foshnje 3 muajsh/ Getoari/ e 8 muajsh/Bujari/ të dy nga Shala, kurse Emine Olluri/29/ vdes lehonë më 27.08.1998.  Në trevën e Lypjanit 24 qytetarë civilë shqiptarë u arrestuan gjatë ofanzivës serbe 1998, ndërsa qytetarë të plagosur, ata që janë paraqitur në KMDLNJ janë 51.

Ofanziva e dytë mars-qershor 1999, veçohet për ashpërsim dhe shtrirje masive të terrorit serbë në gjithë hapësirën kosovare, njëherit edhe në gjithë trevën e Lypjanit. Nga, duhet veçuar terrorin e masakrave serbe të popullsisë civile shqiptare dhe vrasjet masive të 45 qytetarëve shqiptarë e 12 të plagosurve civilë shqiptarë, më 15 e 16 prillit në fshati Sllovijë. Më 17 prill, në fshati Jeta e Re, u vra dhe u dogj brenda në shtëpi plaku 68 vjeçar Xhevat Rexhepi. Më 18 prill 1999 në Ribar të Vogël u vranë e u maskruan 25 qytetarë civilë shqiptarë dhe 7 të tjerë u plagosën. Kurse, më 19 prill në Hallaq të Vogël u vranë 20 qytetarë shqiptarë, i riu Salih Fetahu/1964/, pas masakrimit u dogj në shtëpi. Në Kroishtë u vranë 9, ndërsa në Ribarë të Madh u vranë e u masakruan 6 shqiptarë të tjerë, si edhe në Blinajë 8 e Mirenë 7 civilë shqiptarë.  Këto veprime barbare ishin paralajmëruar nga forcat argresimve serbe që, para se të fillojnë bombardimet i forcave të NATO-s. Këto kërcime paralajmëronin rrezikim për popullatën shqiptare që do të paguajnë haraq për veprimet e aviacionit ushtarak të NATO-së ndaj forcave vrastare serbe. Mu për këtë qëllim forcat ushtarake-policore serbe, më 20 e 21 mars 1999, në Lypjan zbarkuan disa kompozicione trenash me armatim të rëndë e njësi vrastare ushtarake e policore, subjektet ndërkombëtare,verifikuesit e OSBE-s, e lëshonin Kosovën, Serbia sikur mori vizën për të vrarë shqiptarë, apo siç pat thënë z. Klinton “Hezitimi ynë është leja që serbët të vrasin shqiptarë”. Zyrtarët serbë paralajmëruan popullatën shqiptare për një kundërveprim ndaj tyre, në përgjigje të sulmeve të NATO-së, Qeveria serbe shpalli gjendje lufte, e Maqedonia mbylli përkohësisht kufirin për shqiptarët. Ky sistem forcash ushtarake, policore e paramilitare, të ndihmuara nga udhëheqësi e popullata vendore serbe, u sistemua dhe u vendosën nëpër pika qendrore të vendbanimeve serbe dhe disa pikave tjera në mjediset etnike shqiptare.

Sulmet e NATO-s dhe dhuna e ashper e forcave serbe

Njësitë ushtarake me armatim të rëndë u vendosën në Lypjan, te Kooperativa bujqësore, në shkollën e mesme, në objektet e fabrikës së Ventilatorëve dhe Fabrikës së Letrës, në Fermën e Shpendarisë. Morën  pozicione në Magurë, në Blinajë e Kodër të Goleshit. Forcat ushtarake policore u pozicionuan me destinim për sulme edhe në pjesët e Drenicës së Epërme ku vepronte ushtarakisht UÇK-ja, e cila njëherit kishte në mbrojtje mbi 90 mijë banorë të popullatës civile shqiptare që ishte ndjekur nga dhuna  serbe që ishin strehuar në gryka malesh në gjithë hapësirën e Drenicës së Epërme. Shumë forca ushtarake serbe u vendosën në Vrellë e Medvec, afër  aeroportit të Sllatinës. Armatim ushtarak u pozicionua edhe në Grackë të Vjetër, më vonë shumë nga këto janë goditur nga sulmet e NATO-së. Forca ushtarake e policore kishte kudo nëpër fshatrat etnike serbe në Suhadoll, Lepinë, Skullan e Radevë, si edhe në Dobratin, Gushtericë të Poshtme e të Epërme e në Livaxhë. Por, shumë njësi ushtarake me armatim të rëndë u pozicionua edhe në Sllovi e Smallushë, ku serbët për kohën e bombardimeve  fshatin Sllovi e shëndrruan në çerdhe veprimesh më të egra. Madje, vet fshatit ia ndërruan emrin në “Sërpska sella”. Njësi ushtarake serbe kishte edhe në fshatin shqiptar Babush i Muhaxhirëve. Këtë renditje të forcave ushtarake gjatë gjithë kohës së bombardimeve, serbët e ndryshonin sipas mundësisë, rrethanave dhe etjes hakmarrëse për të sulmuan vendbanimet shqiptare, ato i lëviznin sipas paraqitjes së rrezikut nga sulmet e NATO-së. Që ditën e parë të sulmeve të NATO-së, forcat serbe paralajmëronin dhunë të ashpër e torturimet të papërmbajtura shpirtërore e fizike. Që në fillim u theksua esenca e ashpërsisë së masakrave të njohura, shëmtinë e trishtimit për barbari. Të vritet e të kallet edhe fqiu i parë, të masakrohen edhe fëmijët, gratë e pleqtë, të plaçkitet e digjet çdo vlerë materiale shqiptare e të aplikohet dhunimi për formë e mjet më primitiv i luftës e fyerje më e rëndë e moralit njerëzor, dhe nën kërcim e me dhunë të dëbohet masa e popullit nga trojet etnike, të nëpërkëmbet e poshtërohet, sa më tepër e të thyhet më çnjerëzisht dinjiteti e krenaria e shqiptarëve. Thjeshtë, të krijohet moral e bindje për pamundësi të qëndrimit të mëtejshëm të shqiptarëve në këto hapësira. Mu për këtë, ditët  para fillimit të sulmeve, shqiptarët filluan të çvendosen nga vendbanimet e tyre që konsideroheshin më të rrezikuara. Ndërsa, dy-tre ditët  para fillimit të ofanzivave të NATO-së, në qytezën e Lypjanit dhe fshatrave me popullsi të përzier, si Magura, Suhadolli, Lepia, Radeva, Grackë e Vjetër, Sllovia e  Rufci i Ri, serbët vendor filluan me provokime e kërcënime për rrezikimin e jetës së shqiptarëve. Në Lypjan grupe serbësh,  të ndihmuar e të përkrahur nga njësitë ushtarake të ardhura atyre ditëve, nga policë e paramilitarë sheshelian, arkanist e pjesëtarë të Beretave të Kuqe, të papërmbajtur nga urrejtja ndaj shqiptarëve, thenin lokalet e shqiptarëve, vjedhin e shtinin tërë kohën me armë, madje hedhin edhe bomba. Nga kjo valë e rrezikimit kërcënues nga dhuna serbe, shqiptarët filluan ti lëshonin vendbanimet e tyre. Ditën kur filluan sulmet, më 24 mars 1999, në rrugën Lypjan-Prishtinë te fshati Konjuh, në orët e pasdrekes, u vra Ismet Asllani/1955/, Komandant i Logjistikës në Brigadën 153 të ZOLL

Sulmet e NATO-s e sulmet e paralajmeruara të sërbëve ndaj popullatës shqiptare

 Natën e fillimit të sulmeve të NATO-së, qendra e qytezës së Lypjanit, sidomos banesat shoqërore, ishte thuaja tërësisht pa shqiptarë. Aty deri vonë, kur frika nga bombardimet i shtyri serbët të strukën në ikje, gumëzhitnin ulërimat e shfrenuara të grupeve të ndryshme sërbe, fërshëllimat e armëve dhe thirrjet vrastare drejtuar shqiptarëve. Popullata shqiptare në këtë kohë të katrahurës, ishte tërësitë e paorientuar, asnjë subjekt politik e partiak shqiptar, nuk dhanë në programet e veta ndonjë version alternativ nga të shkojnë e si të veprojë popullata, kur të fillojnë bombardimet e NATO-së dhe sulmet e paralajmëruara të serbëve ndaj popullatës shqiptare. Subjektet shqiptare, përveç UÇK-së, e cila paralelisht luftonte kundër forcave serbe, dhe ishte në mbrojtje të popullatës civile, e cila, vazhdimisht ftonte shqiptarët që ti bashkohen radhëve të saj, që të vehen në mbrojtje të trollit dhe popullit të rrezikuar nga agresori serb, të ndihmohet popullata civile e mbetur pa ushqim, strehim dhe mbrojtje shëndetësore që, ishte strehuar në gryka malesh. Asnjë subjekt tjetër apo parti politike nuk doli me ndonjë version alternativë për popullin e mbetur në mjegullë, të dalin nga Kosova, të ngelin në troje e vatra të veta, ose të bashkohen forcave ushtarake të UÇK-së, të cilat nuk e ndalën për asnjë çast rezistencën, Përkundrazi, UÇK-ja, e vetmja vazhdimisht bënte thirrje mobilizuese që, popullata ti bashkohet rezistencës kundër dhunës serbe.

Ditën e parë, pas sulmeve, natën e 24 marsit 1999, Shqiptarët banorë të qytetit në Lypjan, të kërcuar nga fqinjët serbë, u dëbuan nga banesat e në disa lagje edhe nga pronat e shtëpitë private të qytezës. Në anën tjetër, UÇK-ja në Drenicën e Epërme, nga Gryka e Llapushnikut deri në Pjetështicë, rezistonte forcat serbe me armë, dhe kështu krijonte dhe mbronte hapësirën e lirë për qëndrimin e popullatës civile shqiptare, ku mbi 90.000 mijë njerëzve ju siguroi strehim më të qetë në gryka të maleve të Berishës, Baicës, Shalës, Krojmirit dhe Pjetërshticës. Ndërsa, fshatrat e rrafshit të Lypjanit, përjetonin terror të paparaparë të dhunës serbe, e cila kërconte me terror e masakër, vrasje, dëbim e plaçkitje të mëdha nga formacionet e ndryshme serbe. Sulmet serbe nuk ishin drejtuar në luftë me forcat e armatosura të UÇK-së në krahun e Drenicës së Epërme, e as në zonën e Bjeshkëve të Zhegocit, por drejtë popullsisë civile kah përfitimet më të lehta luftarake e materiale, dhe arritjen më të lehtë të qëllimit për ndjekjen e shqiptarëve. Deri kah gjysma e prillit, formacionet serbe u përkushtuan kryesisht shuarjes së etjes të përfitimit material, vjedhjes e plaçkitjes, ndërkohë emitonin kundërsulme ndaj aviacionet të NATO-së me kundërajror, të cilët nuk mund të zinin vend nga frika, ato gjuajtje kundërajrore serbe, nuk paraqisnin asnjë rrezikim për forcat e NATO-së, sepse antiajrorët serbë nuk arrinin më lartë se çafkat.  Në emër të një garancie të sigurisë, forcat serbe gjatë gjithë ditës plaçkitnin nëpër fshatrat shqiptare, merrnin të holla, automjete, vegla bujqësie e çdo gjë me vlerë që ishte në pronësi shqiptare. Madje, për të siguruar haraç më të madh material, kërcënonin duke kërkuar persona të caktuar, veprimtarë të veçuar, e sidomos pjesëtarë të UÇK-së, apo emitoni se janë në kërkim të ushtarëve,eprorëve e personave të logjistikës së saj.

Sulmin e parë me armë e bënë sërbët lokal

Venin ekspedita hordhish e kallnin shtëpi të caktuara. Sulmin e parë me armë në këtë trevë komunale, e bënë serbët lokal  nga Babushi i Serbëve,  ushtarët, policët dhe serbët lokal me granat gjuajtën më 28 mars 1999 aty kah ora 23.00 fshatin shqiptarë Babush i Muhaxhirëve, aty vranë dy e plagosën tre qytetarë shqiptarë, të cilët hoqën të zitë e ullirit, deri sa depërtuan të dalin në Shqipëri për shërim. Madje, forcat serbe dëbuan nga fshati gjithë popullatën e Babushit të Muhaxhirërve dhe shumicën e popullatës nga Gadimja e Poshtme në drejtim të Gadimës së Epërme. Ditë më vonë, para fshatarëve në Bujan, kallën shtëpinë e vëllezërve Ramë e Shukri Buja, anëtarit të SHP të UÇK-së e komandantit të ZO të Nerodimës, e po atë ditë në Banullë, përveç disa shtëpive të tjera, kallën edhe shtëpinë e Fitim Selimit, koordinues për shëndetësi në ZO të Pashtrikut. Malltretuan anëtarët e familjes së tij dhe arrestuan vëllain e Dr. Fitimit, Shkëlqimin Selimin 17 vjeçar. Në anën tjetër, duke kërcuar shqiptarët rrisnin kërkesën e shumës së të hollave, për gjëja sigurinë e popullatës shqiptare dhe fshatrave të tyre. Përdornin lakadredha e përbishtrime të llojllojshme dinakërie dhe inskenonin plane e premtime për të arritur qëllime të përfitimeve financiare. Gënjenin dhe kërcënonin duke e malltretuar popullatën, duke i qitur në pozitë të pavolitshme. Shumherë i venin në veprim të hapur bashkëpunëtorët e interesave të ngushta e kolaboracionistët shqiptarë. Në Sllovi, paralajmëruan rrezikimin e serbëve vendor nga forcat e UÇK-së, dhe para se të kryejnë krimet e planifikuara, inskenuan, takim për një Marrëveshje sigurie, siç vepronin zakonisht edhe në shumë mjedise të tjera. Më 14 prill 1999, një ditë para sulmit, jo natyrshëm e krejtësisht pakuptimët kërkuan një takim për marrëveshje me shqiptarët vendor, me një oficer të armatës serbe dhe me struktura udhëheqëse serbe të fshatit. Oficeri, përkundër premtimeve, si kudo që inskenohej kështu, nuk erdhi në takimin e mëngjesit të 15 prillit. “Takimi” ishte një mashtrim që strukturat qeveritare e policore serbe, ishin shërbyer edhe në ofanzivat e para të 1998. Rrethana kur kryepolici serb nga Lypjani Nikolla, pat kërkuar të vendos kontakte me subjektin partiak, atëherë me kryesinë e LDK-së, Këtë tentim Nikolla e bëri përmes disa individëve shqiptarë që me marrëveshje dypalëshe ndëretnike  të “sigurohet garanci” për dy palët nga forcat ushtarake e policore serbe dhe  UÇK-ja. Një tentim të tillë e kishte kërkuar edhe nënkryetari i komunës Periq nga Magura, më vonë i dalluar për veprime terroriste në popullatën shqiptare. Ditën e 15 prillit 1999, ditën fatale për shqiptarët e Sllovisë. Në mëngjes, ushtria e policia serbe, përkundër tentimit të disa shqiptarëve nga Akllapi, që të bisedojnë me disa serbë në Gushtericës që të ndërpriten granatimet serbe të fshatit Akllap, ato nuk dhanë asnjë sukses. Me 15 prill 1999, që në orën 6.00  të mëngjesit  rrethuan dhe sulmuan këtë fshat-Akllapin, të cilin e dogjën 85% të shtëpive vranë Ibush Gashin/70/ e tërësisht dëbuan popullatën. Në orën 13.40 sulmuan Sllovinë. Vranë e masakruan 24 qytetarë, 16 kufoma të të vrarëve, serbët i varrosën në vendin e quajtur Çuka, të cilat më 24 maj i çvarrosën përsëri dhe nën kërcënimin e policisë, detyruan disa qytetarë shqiptarë ti rivarrosin në varret familjare. Kjo lubi dëboi me dhunë gjithë shqiptarët nga fshati Sllovi, plaçkitën çka gjeti ,i vuan zjarrin 93 shtëpive shqiptare dhe krijuanë hapësirë, që ditën e nesërme më 16 prill, në Grykën e Manastirit, te vendi i quajtur “Lugu i Demës”, krijuan Natën e Bartolomeut, kur edhe natyra ishte shqetësuar me motin e ligë, me shi erë dhe të ftohtë, ekzekutohen edhe 17 civilë shqiptarë të tjerë që ishin strehua aty nga  ndjekja e 15 prillit 1999. Kufomat e të cilëve vet familjarët e mbetur gjallë i kishin varrosur ditën e nesërme më 17 prill 1999. Pas çvarrosjes që, serbët u bënë më 29 prill 1999, gjate nuk janë gjetur, 17 kufomat e të vrarëve nè Lugun e Demës, u sollën nga Batajnica e Serbisë, varrezat e hapura në Sllovi,ku varret e hapura priten 5 vjet kthimin e kufomave  të zhdukura me qëllim të zhdukjes së krimit. Në Sllovi  një shqiptarë e mbytën me dru, dhe tre të tjerë vdiqën nga pasojat e luftës, eksplodimit të një mine të vendosur në shtëpi të tyre.

          Po më 15 prill 1999, grupet paramilitare, të formuara nga serbët vendor, me emra arkanistë e sheshelist, të ndihmuara nga ushtria e policia vrastare, përveç Akllapit, ku vranë një qytetarë shqiptarë. po atë ditë paralelisht me fashtin e [plojes serbe, ata sulmuan edhe Smallushën, dogjën mbi 40 shtëpi dhe dëbuan nga shtëpitë e tyre gjithë popullatën shqiptare vendore. Po asaj dite  sulmuan nga gjitha drejtimet, nga krahu i Gjilanit-Zhegocit, nga krahu i Ferizajt, Mirashi e Rahovica dhe nga krahu i Prishtinës, u sulmuan tërësia e fshatrave Zhegoc, verbicë, Tërbuvc, Sllovi, Smallushë, Gllavicën e Marevcin e Vogël nga ndoqën popullatën e këtyre fshatrave dhe dogjën shumicën e shtëpive. Derisa, para dite kishin sulmuar fshatrat malore Kishnapolen e Sllakovcin dhe pas pësimeve të rënda serbe në përballje me UÇK-në në Betejn e Zhegocit, në të cilat luftime  ranë edhe dëshmorët Paja dhe Albani, ushtria e tërbuar serbe shfryen mllefin e urrejtjes në popullatën civile në fshatrat e rrafshit. Me 16 prill vazhdoi “loja” e vrasjeve, kalljeve, plaçkitjeve dhe dëbimit masiv të popullatës shqiptare në fshatrat e mbetura ende të papërfshira nga vala e dhunës serbe. Në Tërbuvc, vranë dëshmoren 18 vjeçare Zylfije Gashi, më pastaj në vendin e quajtur “Livadhet e Gjana”vranë familjen 4 anëtarshe të dëshmorit Sahit Baftiu nga Zhegovci. Kallën Plitkoviqin dhe vranë një haxhi plak 80 vjeçar, Kallën dhe ndoqën gjitha familjet e fshatit Vrellë të Gadimës dhe i dogjën gjitha shtëpitë. Po kjo furi e kësaj ekspeditë serbe, që në fillim të sulmit kalli dy shtëpi në Gadimën e Epërme, fshat i fundit që dhuna barbare serbe e kishte pikësulmi, në të cilin ato ditë ishin strehuar shumë shqiptarë të ndjekur më herët nga fshatrat e tyre. Më 16 prill 1999 nga Gadimja Epërme u dëbuan afro 20.000 vetë në një kolonë, që thuhet se ishte kolona më e gjatë për ato ditët e tmerrit dhe nën përcjellje kërcënuese policore serbe, u dëbuan për Shqipëri. Spiralja e dhunës serbe, po si lubia, u shtri edhe në fshatrat e rrafshit. me 18 prill 1999. në ora 6.10 minuta makineria ushtarake e policore e ekspeditës e inkuizicionit e ndihmuar nga serbët vendor ia mësyn Ribarit të Vogël. Kjo makineri e pajisur me informacione filloi “lojën vrastare”, masakroi 25 qytetarë shqiptarë që nga mosha 7 e deri në 90 vjeçare, sipas dëshmitarëve shumica e të vrarëve janë qëlluar nga afërsia. Nga të vrarit 19 ishin qytetarë vendor nga Ribari i Vogël, ndërsa 6 të tjerë ishin nga familja Vuniqi nga fshati Vërshec, tash Blinajë afër Magurës, të cilët që nga ofanziva e parë korrik-tetor 1998, ishin strehuar në familjen Vishesella në Ribar të Vogël. Në familjen Vishesella, ditën e krimit, serbët vranë 10 persona. Nga të vrarit e Ribarit të Vogël, 8 ishin femra e 17 meshkuj. Nga kjo stuhi sulmi makabër, popullata tjetër e Ribarit, u tërhoq në fshatin Zllakuqan, ku qëndruan 12 ditë pa siguri ushqime e ndihme mjekësore. Ndërsa, fshati ngeli i boshatisur dhe u shëndrrua në arenë barbarie, plaçkitjeje dhe kallje e shkatrimi i vlerave materiale e shpirtërore shqiptare. Ribari u dogj 40% me çka mendohej, të pamundësohet kthimi dhe jeta edhe atyre shqiptarëve që i shpëtuan vrasjes. Kjo kuçedër, asaj dite vrau në oborret e shtëpive para familjes 25 qytetarë, burra, gra e të rinj. Më së keqi pësuan familjet Vishesella 10 të vrarë e dy të plagosur dhe familja Gërxheliu, si dhe 6 anëtarë të Vuniqëve që u vranë bashkë me Vishesellët te të cilët ishin të strehuar nga rrezikimi i dhunës serbe. Të nesërmen, më 19 prill vazhdoi vala e vrasjeve dhe pushkatimeve masive në Hallaq të Vogël, aty vranë 20 qytetarë civilë. Pasi forcat e dhunës serbe urdhëruan daljen e gjithë banorëve në lendinë të fshatit, një pjesë që nuk dolën menjëherë u vranë nëpër shtëpi, madje, dy nga ata i dogjën të gjallë në një odë burrash. Ndërsa, nga 40 meshkuj të tubuan në mes të fshatit, 13 i ndanë për pushkatim, nga të cilët 11 u pushkatuan para syve të prindërve, shpëtuan dy të tjerë Idriz Govori dhe Beqir Asllani, që më parë i torturuar tmerrësisht, Beqirit gjatë një torture çnjerëzore, me thikë i kishin prerë dorën dhe syrin. Gjatë renditjes në vendin e ekzekutimi u vra Muharrem Asllani, kurse serbi që masakroi më parë me thikë, tash dha urdhërim për pushkatim, Idrizi dhe Beqirimorën plagë, por i shpëtuan vdekjes. Beqirin dhe Idrizin i kanë marr nga vendi i ekzekutimit dhe i kanë ndihmuar Shpejtim e Bujar Shurdhiqi, i fshahur kam qëndruar tri ditë thotë Beqiri, pastaj më kanë dërguar në Krojmir, ku jamë shëruar në mjekësinë ushtarake të UÇK-së.Ndërsa Idriz Govori rrëfen. Më qitën para murit të ekzekutimit, para tutave dhe më pyetën: Kush janë nga dy vëllezër të ndalën, para pastaj, i liruan ata që ishin nën 16 vjet. Muharrem e Beqir Asllani, u morën gjëja për beznismen. Muharremin e ekzekutuan para nesh, atë e vrau një rom. Ramadan Hajrizi shpëtoi, pasi ju premtoi para dhe stolitë e arit që ia kërkuan dhe i kishte me vete. Atij i morën paratë dhe veturën luksoze. Nga 13 vetat që na mbështetën për muri, plumbi i parë e ka goditur Beqir Asllanin, unë kam rënë ngadalë si i plagosur, por nuk jam goditur. Beqir Asllani i plagosur ka shpëtuar. Ragip Jasharin, një i ri, veprimtar i dalluar, plumbi e ka goditur në  kokë. Pastaj kanë kontrolluar me armë, kush ka ngelur ende gjallë, Kur erdhi radha te unë, polici ngrehu këmbëzën shklak! Për fatin tim nuk kishte më municion. E kam dëgjua mire, kur u shpreh “nemam vishe”,/ nuk kam më/,dhe janë larguar. Unë jam ngritur ngadalë, bashkë me Beqirin e plagosur dhe jemi hyrë në shtëpia bashkë me fshatarët që, pas ekzekutimit urdhërojnë që, kolona e të ndjekurve të kthehen prapë në fshat dhe nën kërcënimin e dhunës ti varrosin të vrarët. Ne i kemi bartur kufomat e atyre që i kishin vrarë nëpër shtëpitë e tyre. Meqë, nuk dolën me urdhrin policor në lëndinën e fshatit. Tubuam 20 kufoma, kanë ardhur ashkalijtë vendor dhe i kanë hapur varret. Prapë erdhën paramilitarët serb dhe pyetën ashkalijtë. Çka janë këta që po hapin varre?. A kanë edhe këta të vrarë?.  Romi ju tha: Jo, nuk kanë të vrarë! Neve prapë na kanë nisur për Lypjan. Aty te varret e të vrarëve mbetën vetëm romët me tre shqiptarë. Aty, ku tash është lapidari, është hapur një varr masiv për varrimin e gjithë të vrarëve në këtë barbari serbe. Rivarrimi në varre individuale e familjare është bërë më vonë, me urdhrin e serbëve, për ta humbur gjurmën e krimit. Ku tash është Lapidari, që është ngritur pas luftës, për mos-humbjen e Varrezës së ditës së tmerit, varrezës masive dhe kujtesës historike, që nuk do të harrohet kurrë.

 Prilli i përgjakur nga masakra e terrori serb, ka përfshirë edhe fshatin Kroishtë, Aty pati 11 të vrarë, kurse Ribari i Madh 7. Duhet cekur se 28 maj 1999, pasi erdhën nga bjeshkët e Zllakuqanit, Ajet Kozhani arsimtar, Beqir Duriqi sekretar i shkollës fillore “Kadri Beba” të Ribarit të Madh dhe Rrahim Hoti ish-punëtor në Kroaci, kishin dalur për të vëzhguar se ç’po ngjet në Ribar të Madh. Ata hyjnë edhe në shtëpitë e tyre për ti lëshuar bagëtinë që, kishin mbetur të mbyllura pas largimit, në të kthyer për në vendstrehim në malet e Zllakuqanit, hasën në policinë dhe ushtrinë serbe, Perica i Magurës ata i dërgoi në policinë e Magurës dhe pas një bisede “informative”, me një automjet ushtarak-kampanjolë, i ktheu prapë në fshat. Kah ora 10-të e 28 majit, në malin mbi fshat i zbritën, dhe pas masakrimeve e torturës çnjerëzore, i ekzekutuan me nga një plumb në kokë.  Ndërsa në Blinajë,ish-Vërshec, u vranë e u masakruan 8 persona, në Zllakuqan më 26 maj 1999 te vendi “Rrezja e Delisë” në rezistencë me forcat serbe u vra Fahri Zani një ish-adhurues e furnizues i logjistikës në UÇK, bashkëpunëtor i Ymer Alushanit-Voglushit dhe komandant Visarit nga Ferizaj, Fahriun e vranë ish-kolegët e punës Rada i Despodit dhe Zllatku nga Kroishta, me ata ishin edhe policët Ceka dhe Toshiqi.

Me 4 prill 1999, dogjen teresisht objektin e shkolles fillore “Idriz Ajeti”.

 Familja e Fahriut,  vëllai Hyzriu dhe i ati Ilazi, gjatë golgotës, ishte strehimore e dhjetra familjeve të ndjekura nga dhuna serbe. Aty gjendën, jo vetëm siguri, por edhe ngrohtësi e mirëpritje bukë, kripë e zemër. Edhe Varigoci, fshat i thellë malor, mikpritës dhe vend veprimi i UÇK-së, në të cilin ushtria serbe, pos shkatërrimeve materiale, vrau edhe një qytetarë. Në këto fshatra malore, Zllakuqan e Varigoc ndjekje pati vetëm kah fundi i majit 1999. aty për disa kohë, kishte shumë të strehuar nga fshatrat e rrafshit. Venë të cekët se, në Blinajë që, në ofanzivën e parë u dëbua gjithë popullata, u dogj katundi Blinajë, ish-Vërshec në tërësi dhe pati disa të vrarë e të plagosur. Edhe fshatrat e Drenicës së Epërme, kanë pasur të vrarë, djegie të 127 shtëpive dhe vrasje njerëzish gjatë ofanzivës në verën e 1998, që kur banorët e Blinajës e Leletiqit deri në përfundim të sulmeve të NATO-së nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre, meqë gjatë gjithë kësaj kohe aty dhe në Magurë, ishin vendosur forca të mëdha ushtarake-policore. Andaj Blinaja, si edhe Leletiqi që, nga ofanziva e parë, ishin të djegura tërësish. Po në këtë vazhdimësi të plojës sllave ishin djegur pjesërisht edhe Magura, Qylaga, Poturoci dhe fshatrat Mirenë, Resinoc, Baicë dhe Shalën, ku serbët më 4 prill 1999, dogjën tërësisht edhe objektin e shkollës fillore “Idriz Ajeti”. Në hapësirën e Drenicës, forcat serbe qëllimisht kishin kufizuar veprimet ushtarake për shkak të rezistencës së UÇK-së. Madje, edhe kur kryenin veprime i bënin me tërheqje të shpejt, siç ishte rasti në Kleçkë e Male të Berishës, ku. Forcat e UÇK-së, urtësia, strategjike dhe trimëria e komandant Çelikut me shokë, përkundër aktivizimit edhe të aviacionit me çka synonin të eliminohet “Lajmëtari i Lirisë”, gjegjësisht  Radio “Kosova e Lirë”. Këtë nuk ia mundësoi rezistenca heroike e UÇK-së që Shesheli, të realizojë dëshirën ëndërrore të “ pijë kafe” në Berishë, siç u krekos me kërcënim atyre ditëve. Gjatë prillit, flaka serbe përfshiu edhe fshatrat e rrafshit përreth Lypjanit; Konjuh, Rufci i Ri, Topliqan, Hallaq i Madh e Grackë e Vjetër, ku vranë dhe e dogjën plakun 68 vjeçar Xhevat Rexhepi, Grackë e Re, Gllogovc. Pjesërisht ishin djegur shtëpitë dhe ishte dëbuar popullata shqiptare në Llugaxhi, Gumnasellë e Torinë. Ndërkaq, Dobraja e Madhe, Gllanica, Dobraja e Vogël  e Lluga ishte fshatra të vetme, me popullsi të pa shpërngulur fare. Fshatra në të cilat ishin grumbulluar popullata e ndjekur nga, Torina, Rufci, Poturoci, Qylaga e nga fshatrave të tjera. Në këtë krah të pa dëbuar kishin ngelur edhe shqiptarët e Vrellës së Magurës, fshat në të cilin kishte edhe familje serbe, dhe të Medvecit, të cilët kishte edhe popullatë ashkalinjë. Ata ishin bllokuar nga forcat ushtarake serbe dhe nuk u ishte lejuar të largohen.

I detyruan të qëndrojnë në shtëpi edhe gjatë bombardimeve

Gjatë gjithë fushatës së bombardimeve, banorët shqiptarë të Vrellës së Magurës, ushtria e policia serbe këta banorë detyrimisht i kishte përdorur “mish për top”, duke i eksponuar goditjeve nga sulmet e NATO-së. Madje, në shtëpi të tyre, përveç banorëve shqiptarë, ishin vendosur ushtarët dhe policët serb, duke i detyruar ata që mos të lëshojnë shtëpitë gjatë gjithë bombardimeve. Në krahun e lindor të kësaj hapësire shqiptare,popullatën shqiptare të Janjevës me rrethinë, vet qyteza e Janjevës, ka vetëm një të vrarë fshati Teqe kishte lëshuar shtëpitë, Brusi i dëbuar dhe me dy të vrarë, Shashkovc, Shushicë me 7 të vrarë e Hanrovc me 4 të vrarë, këtë hapësirë malore policia serbe nën kërcënim i urdhëruan të lëshojnë vendbanimet, Banorët e Teqës e një pjesë edhe të Janjevës shkuan në Bukovicë, ndërsa pjesa tjetër e janjevasëve, lagja Verofvci, pasi ia mësyn Kishës Katolike, prifti i udhëzoi të vendosen nëpër shtëpitë e afërta rreth kishës katolike, ata kaluan aty gjithë natën e 28 marsit 1999. Në orët e mëngjesit, meqë ishin nën “përkujdesen” e policisë serbe dhe gjuajtjes së MIG-ve serbe, kaluan nëpër shtëpi të tyre.  Prifti me gjasë ishte marr vesh që këtë të rrezikuar të qëndrojnë në Janjevë. Kurse mbi 100 familje të tjera shkuan në fshatin Bukuvicë. Meqë nuk kishte ndonjë kërcënim serioz. janjevasit u kthyen nëpër shtëpitë e tyre, të cilët deri në përfundimin e luftës qëndruan aty. Në vazhdim në Janjevë nuk pati kërkesa për dëbimin e shqiptarëve, kroatëve  e romëve janjevas. Ndërsa fshatrat për rreth Janjevës, Brusi, Hanrovci, Bukovica e Vokoqinca, përkundër pozitës së thellë malore dhe varfërisë, policia serbe ata i dëboi nga shtëpitë e tyre, ata në fillim ishin strehuar në Akllap, Vërbicë dhe në gryka të bjeshkëve të Zhegocit, kurse pas sulmit serb në Akllap më 15 prill, ata u larguan në drejtime të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj. Në Hanrovc forcat serbe përveç shtëpive, dogjën edhe objektin shkollor, madje në këtë hapësirë pati edhe 7 të vrarë. Nëse fshatrat e mesit të rrafshit të Lypjanit Banulla, Gumnasella, Llugaxhia, Kojska, Rubovci, Topliqani, Qallapeku, ngelën pjesërisht të banuara. Pjesa  tjetër, Bujani, Hallaqi i Madh, Kroishta, Ribari i Madh dhe  Ribari i Vogël, një pjesë e popullatës nga Poturovci, Qylaga, Torina, Bregu i zi e të tjera më vonë për çështje sigurie u bartën përkohësisht në bjeshkët e Blinajës dhe fshatrave Varigoc e Zllakuqan si edhe në Dobrajën e Madhe dhe Llugë, Një pjesë nga këta banorë, më vonë të ndjekur nga forcat serbe u dëbuan në grykat e maleve në Drenicë të Epërme. Pjesa e Drenicës së Epërme Mirena, Resinoci, Shala, Krojmiri e Baica e Kolshin, ishin zona të luftës që nga prilli 1998 edhe në ofanzivat e 1999. Pas sulmeve të NATO-së, nën mbrojtjen dhe përkujdesen e UÇK-së, këta banorë u tërhoqën në grykat e maleve të Drenicës. Këtu nuk ishin vetëm banorët e këtyre lokaliteteve, por aty kishte edhe të strehuar nga rrafshi i Lypjanit, nga trevat e Drenicës së mesme, Malisheva, Shtimja, Suhareka e nga jo. Por nga kjo hapësirë, dëbimi jashtë Kosovës ishte fare i ultë. Kështu e trazuar, e shkapërderdhur, e dëbuar dhe vazhdimisht të kërcënuar nga dhuna barbare serbe, popullata shqiptare e trevës së Lypjanit, gjatë 78 ditëve të sulmeve të NATO-së, përjetoi kohën e tmerrit, të terrorit, të vuajtjes dhe kërcënimit nga errësira mesjetare sërbe.Terror e dhunë barbare nuk përjetoi vetëm popullata shqiptare, por masakër e terror përjetuan edhe kafshët dhe shpezët shtëpiake në pronësi të shqiptarëve. Raste konkrete, forcat serbe në Sllovi pasi vranë lopën e Mehmedali Gashit e fusin në dhomë e fjetjes në katin e dytë të shtëpisë, ia mbyllin derën e në trupin e lopës së vrarë e minojnë me eksplodim të fuqishëm, me paramendim që kur të tentohet të nxirret kjo ngordhinë nga pjesëtarët e kësaj familjeje të pësojnë pasoja edhe më të rënda. Rasti  tjetër kur forcat e dhunës serbe vrasin qenin në Blinajë, ish-Vërshec, dhe atë e vendosin në shtrat në dhomë të fjetjes dhe mbulohet me batanije. Si edhe rasti i “kënaqësisë” sadiste mesjetare,  kur pulës i prehen dy këmbët dhe lëshohet e gjallë me këmbë të prera, ose po në Blinajë, gjedhit për së gjalli I pritet kofsha dhe lëshohet në atë gjendje të vetëkënaqen pashpirtsia serbe, njësoj siç e patën ndezur për së gjalli në Vërshec-Blinajë Muharrem Çardakun/55/ në gusht të 1998.

Pasojat antinjerezore

Pasojat e terrorit nga kjo dhunë antinjerëzore, shikuar nga ana e dëmtimeve në njerëz dhe dëmeve materiale, janë të mëdha. Nga popullata shqiptare e trevës së Lypjanit me pasojat nga ofanziva e parë 1998, dhe ofanziva e dytë 1999, kanë rënë 167 persona civilë e 21 luftëtarë të lirisë. Ndërsa janë plagosur 71 persona civilë 23 luftëtarë të UÇK-së, nga të gjithë të rënit 21  janë shpallur dëshmorë të kombit. Ndërsa nga 69 fshatrat të kësaj treve komunale, në 63 prej tyre jetojnë shqiptarët, 46 fshatra janë përfshirë nga sulmet e forcave serbe, të cilat kanë pësuar djegie e shkatërrime. Vetëm në ofanzivën e dytë 1999, tërësisht u dogjën 1279 objekte shtëpi banimi  e pjesërisht 456 të tjera. Në të gjitha fshatrat shqiptare të kësaj treve u plaçkitën dhe u demoluan 1822 shtëpi shqiptare dhe të gjitha 43 objektet shkollore, nga të cilat 4 prej tyre edhe janë djegur si edhe një shtëpi-shkollë, pronë e Hilmi Krasniqit, në Lypjan. Nga plaçkitjet, vjedhjet e demolimet, përveç shtëpive shqiptare, pronave dhe lokaleve afariste, pësuan edhe gjitha ndërmarrjet shoqërore, fabrikat dhe njësitë ekonomike të kooperativës bujqësore. Plaçkitje demolime dhe djegie kanë pësuar edhe veglat dhe orenditë familjare, bibliotekat shkollore e private dhe shumë vlera të tjera shpirtërore e kombëtare. Janë djegur hapësira të mëdha të tokave bujqësore dhe janë vjedhur shumë krerë të bagëtive të imëta dhe të trasha., si edhe krerë shpezësh shtëpiake. Vlera e përgjithshme e dëmtimeve materiale e shpirtërore kap shumën e përafërt prej  78.000.000 Euro.

Pas kthimit të monumental nga golgota shqiptare, mundin, gjakun e jetën e shtruar për liri të popullit, veçmas u dalluan luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përkushtim të lirisë, përfundoi kalvari i një holokausti në fundshekullin 20-të. Përfundoi antishqiptarizma dhe antinjerëzorja në Evropë. Në ne, e me ne, ndodhi një mrekulli monumentale, shpëtimi nga fanitja e kësaj hapësire shqiptare dhe kthimi i shqiptarëve në trojet etnike, ku “balta është më e ëmbël se mjalta”. Kjo ishte ngjarja më e madhe, jo vetëm në historinë tonë kombëtare, ku me këtë kthim pas dëbimit, thyem traditën negative të së kaluarës sonë. Praktikisht, 12 Qershori i 1999, shënoi fundin e një shëmtie.

Kthimi në tokën e të parëve

Gjatë 78 ditëve të katrahurës, për shqiptarët e Kosovës, ishin ditë e net të Bartolomeut. Por, për gjithë këto 78 ditë, bota mendoi, foli e veproi shqip. Të parën herë në historinë tonë të rëndë, pas dëbimit e ndjekjes me dhunë nga okupuesit, kthehemi përsëri dhe kthehemi  shpejt, madje kthehemi të gjithë në tokën e nënqiellin tonë, në tokën e djegur,  me oxhaqe të mbetura, që simbolizojnë qëndresën e vazhdimësisë në jetë. Në shtëpitë tona prapë gumëzhinë jeta e gëzon loja e fëmijëve. Jemi këtu dembabadem, ku mbijetesa e madhe hap rrugë të gjëra për ndërtimin e ri e të lirë të institucioneve demokratike, nga ku aspirata jonë kombëtare na thërret, urtësia e mendjes së popullit e vlerave të reja demokratike ndërkombëtare. Populli, mësuesi ynë i madh, na mëson të jemi të përgjegjshëm ndaj përgjegjësisë që kemi karshi popullit dhe kohës, të ndërtojmë me kulturë e disiplinë politike mendimin e filozofisë së re të veprimit politikë në realitetin e ri për ardhmërinë e popullit në Kosovën tonë të pavarur. Vetëm kështu, do të ruajmë amanetin, sepse, mirë thotë populli, amanetet nuk harrohen, ato nuk shkelen, e shkelja e amaneteve është mallkim i rëndë që, populli dhe historia ndëshkojnë pafalshëm. Me këtë obligim të përgjegjshëm, do të mbushim zemrat e thyera të këtij populli të martirizuar për liri e bashkim kombëtar.

 Lista e qytetarëve civilë, të vrarë e të masakruar nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe, gjatë kohës së luftës (1998/99) në territorin e komunës së Lypjanit.

 The list of murdered or massacred people Albanians during  (1998/99) in the municipality of Lypjan from military and police serb forces

Nr. ren.Emri, emri i babës dhe           MbiemriViti iLindjesData eVrasjes Profes.Vendi ivrasjesVendbanimi
Nr. ofReg.Name, father nameAnd surnameData ofBirthThe killingDateProfeti. Place ofKilled(murdered)Residence
 Afërdita Shaqir Qereçi197531.07.1998PapunëKrojmirKrojmir
 Haxhi Avdush Korpuzi194831.07.1998PpuneShalëShalë
 Vehbi Muhamet Shamolli191828.08.1998PlakGrykë e ShalësShalë
 Uran Liman Amërllahu198901.06.1999NxënësGrykë e ShalësShalë
 Tefik Habib Vuniqi198117.07.1998NxënësVërshevcVërshevc
 Rashit Murat Cani196325.08.1998PapunëBaincëBaincë
 Mehmet Dalip Bajraktari192711.06.1999PlakGry. e BaincësBaincë
 Fadil Rexhep Sinani26.3.196531.08.1998PapunëRisinovcRisinovc
 Ganimet Rexhep Sinani2.7.197031.08.1998PapunëRisinovcRisinovc
 Fatime Sinani25.7. 193731.8.1998AmviseRisinovcRisinovc
 Xhemail Liman Sinani10.3.193004..04.1999PapunëRisinovcRisinovc
 Zymer Neziri20.5.194122.04.1999PapunëBlinajëRisinovc
 Zade Zeneli198813.08.1998NxënëseMirenëMirenë
 Elmije Zeneli199013.08.1998NxënëseMirenëMirenë
 Enver Imer Fazliu196118.04.1999PapunëBlinajëMirenë
 Rrahim Bytyçi194918.04.1999MinatorBlinajëMirenë
 Azem Kadri Azemi193613.05.1999PapunëBlinajëMirenë
 Murtez Zejnullahu195115.05.1999BujkBlinajëMirenë
 Rabishe Mulaku197626.07.1998AmviseGr. e Shalës.Komoranë
 Besim Osmani2.4.197731.08.1998PapunëRisinovcFushticë
 Hajrie Osmani1.5.194731.08.1998

Filed Under: Histori Tagged With: Dhuna serbe, Ismail Gashi, Lypjan

MASAKRA E DHUNES SERBE NË SLLOVI TË LYPJANIT

April 10, 2017 by dgreca

KUJTESE- Në 18-vjetorin e rënjeve të mëdha për liri/
Nga Ismail GASHI/
 Më 15 e 16 Prill 1999 në fashtin Sllovi të Lypjanit, masakra e dhunës barbare serbe vrau e masakroi 45 civilë shqiptarë dhe plagosi 11 të tjerë. I vuri flakën 92 shtëpive shqiptare, dhe pas dëbimit me dhunë të të gjithë shqiptarëve nga fshati, shkatërroi e plaçkiti gjitha vlerat materiale e shpritërore në pasuritë e tyre. Sllovia për 78 ditët e bombardimit të NATO-s, ishte çerdhe e dhunës serbe për trevën e Lypjanit e më gjerë.
Shkruan : Ismail Gashi-Sllovia 
   Që nga fillimi i sulmeve të NATO-së, 24 mars 1999, në fshatin Sllovi të Lypjanit, përveç 64 familjeve serbe të këtij fshati, nga të cilat kishin mobilizuar në formacione të forcave rezervë të Serbisë edhe shumë të rijnë serbë e romë vendas nga Sllovia, këtu silleshin e krrokatnin edhe shumë persona zyrtar e jozyrtar, emrat dhe funksionet e tyre në këto formacione për shqiptarët paraqisnin kërcim e rrezikim për qenjën biologjike njerëzore e kombëtare shqiptare. Këtu /në Sllovi/, frekuentonin çdo ditë prijsit e policisë dhe qeverisë komunale, si kryeshefi i policisë komunale Nikola Iliq, Komandanti i postëkomandës policore në Lypjan, Stevo Ragjenoviq, zv.komandanti Toshiq dhe inspektori i sigurimit Çanoviq. Sllavisha Dukiqi, Dimiq Vllado – kryetar i qeverisë dhe kryetar i Mbrojtjes Civile e të tjerë. Ata vazhdimisht kuvendonin me liderët serbë në Sllovijë si me Stanishiq Tomisllav, kryetar i serbëve lokal, Simiq Millan i graduar në kolonel, përgjegjës për forcat ushtarake, Lubisha Arsiq një paramilitar i theksuar e shumë të tjerë të implikuar në krime ndaj shqiptarëve. Para se të sulmonin këtë fshat, në Radion serbe të Prishtinës, u dha informacioni se ky fshat dhe fshati Shushicë i Prishtinës, janë vendbanime të sigurta ku mund të jetohet pa rrezikim. Andaj në Sllovi, ditë para stuhisë tmerruese të dhunës serbe në prillin e përgjakur të 1999, erdhën shumë shqiptarë për strehim të përkohshëm. Deri më 14 prill 1999, nuk ndodhi ndonjë kërcnim i drejtpërdrejt, rrezikimi i jetës dhe i qenjës shqiptare vërvitje kudo e ngado në Kosovë, gjuhej, vritej, digjej e ndiqej.
     Kërkesat serbe
     Më 14 prilli, kah ora 10-të paradreke, inspektori i sigurimit serb Qanoviq me dy eprorë ushtarak erdhën në Sllovi dhe në vendin e quajtur “kryezabelet”, takuan Shefqet Berishën nga Sllovia, të cilin e kanë ndalur dhe nga ai kërkuan, që sot deri në orën 14-të, shqiptarët e këtij fshati të dorëzojnë gjitha armët te shkolla e vjetër, dhe nga ai kanë kërkuar me këmbëngulësi të njoftojë, a ka pjesëtarë të UÇK-së në Sllovi. Sepse, siç është shprehur Qanoviq, në Sllovi te kryetari i LDK-së Shefqet Bytyqi, para disa ditësh, siç kishte gjëja ai informacione, ka fjetur një ushtarë i UÇK-së dy netë. Qanoviq me dy personat përcjellës skiconin pozicionet e Sllovisë dhe bisedonte për skicën të cilën e kishin përpara në autoveturë, thotë Shefqet Berisha. Ndërsa në mbrëmjen e 14 prillit serbët vendas, meqë dinin për pozitën e rëndë të shqiptarëve, improvizuan si edhe në shumë vende e raste të tjera në Kosovë një takim për një “marrëveshje”. Për këtë dredhi jo të natyrshme, edhe në Sllovi u ftuan disa shqiptarë, që të nesërmen me 15 prill, në ora 8-të të mëngjesit, të vijnë në lokalet e shkollës së vjetër një delegacion prej 10-të shqiptarëve, që në emër të shqiptarëve sllovias të lidhur marrëveshje me serbët vendor, Tomqin, Rada Arsiqin, Simiqi Milanin, Çaushin, Milivojin e disa të tjerë si dhe me një Major apo epror ushtarak, të cilët me atë marrëveshje, do të sigurohet një garanci për qëndrim e jetë të sigurt për shqiptarët e të tjerët në këtë vendbanim me popullatë të përzier. Një veprim të tillë për slloviasit përsëritet edhe më 17 prill 1999, kur dy shqiptarë u murrën vesh me kryepolicin Nikolla, për strehim të popullatës shqiptare, që ishin strehuar në Grykën e Tërshovinave, të vendosen nëpër shtëpitë e fshatit Smallushë, slloviasit tentuan të bisedojnë me serbët vendor edhe më 23 prill 1999 për kthim të tyre në fshat. Për këtë “dialog”, serbët kërkuan të shkojnë dy pleq sllovias të bisedojnë me serbët vendor. Por pleqtë priten kot 7 orë “takimin”e pakuptimët të komshive gënjeshtarë. Ndërkaq të nesërmen me 15 prill 1999 që në orën 5,30, ushtria serbe erdhi me 5-6 tanke nga krahu i Smallushës u pozicionua në kodër mbi fshat me tyta tankesh të kthyera kah vet fshati, kurse në orën 6-të të këtij mëngjesi, ushtria e policia serbe filloi sulmin në fshatin Akllap, në këte fshat shtihej me armë, digjeshin shtëpit dhe ndiqej popullata shqiptare, ku një qytetarë / Ibush Gashi/70/ u vra. Sulmi, ndjekja dhe kallja e mbi 80% e Akllapit përcillej lehtë nga Sllovi. “Delegacioni” 10-të anëtarësh i shqiptarëve nga Sllovia, në orën 7.00 shkoi në takim të paqart, kush e ftoi e kujt ju desht, siç ishte kërkuar për marrëveshje alogjike me situatën mes shqiptarëve dhe serbëve për një “siguri” e jetë të qetë. Një natë më parë, kur u mor vendimi nga disa veprimtarë, biznesmen e qytetarë lokal shqiptarë, për këtë takim “marrëveshjeje”. Përkundër mashtrimit evident, se do të merremi vesh, bënë diçka të pazakonshme dhe për rrethanat, kohën dhe pozitën e shqiptarëve jo i natyrshëm. Popullata shqiptare përkundër kërcënimit nga forcat ushtarake e policore nuk e mori largimin, siç ndodhte zakonisht ato ditë të trishta, motivacion për qëndrim se do të ketë marrëveshje. Si zakonisht takimi nuk u mbajt, me arsyetim të serbëve vendas, se oficeri “nuk ka ardhur”. Ju shkoni në shtëpi, pritni atje, kur të vijë oficeri, ne do të ju ftojmë me telefon, i thanë Tomqi e Rada Maksut Bytyqit. Kështu, pritja e heshtja e varrit e përfshiu popullatën shqiptare në Sllovi tërë paradreken e asaj ditë të kobshme. Këtë qetësi të panatyrshme e prishi kah ora 10.30 ardhja e dy kampanjollave ushtarake në Sllovi, me të cilat kishin ardhur disa ushtarak që ti njoftojnë serbët dhe disa romë vendor, që ishin në krahun serb, që të vejnë shenjat për identifikim, katër e-S-a në dyert e shtëpive, punë të cilën e kreu mësuesi Toshiq/Cilki/. Sepse, sulmi që do të pason pasdreke mund të mos i dallon shtëpitë serbe dhe përkrahësve të tyre nga ato shqiptare, të cilat do të jenë caku i këtij sulmit. Kështu, Sllovia e dyfishuar me banorë në heshtje varri priste sulmet serbe.
     Ndjekjet, kalljet, plaçitjet
     Në orën 13.40, pasi me kallje, ndejkeje, plaçkitje e vrasje i duelën Akllapit në krye, filloi sulmi në fshatin Sllovi. Ky sulm filloi nga dy drejtime, nga krahu i Akllapit e Gushtericës së Epërme, dhe i dyti nga ana tjetër Grykës së Gushevcit. Paralel me këtë furi, forcat serbe sulmuan edhe nga brenda, ku pjesëtarë serb paraprakisht të pozicionuara mbreda vet fshatit e për rreth tij. Të cilat me të filluar të sulmit shpejt zunë udhëkryqet dhe gjitha hyrje-daljet e fshatit, ku forcat serbe më herët ishin përqendruar nëpër familjet serbe të Sllovisë. Fshati dukej i trazuar nga përpjekjet për shpëtim nga rreziku, hapësirën mbi fshat e mbuloi tymi e flaka e shtëpive të kallura, ndërsa rrugët krismat e armëve serbe. Në anën tjetër fshati gumëzhiste nga automjetet, traktorët e turma të mëdha njerëzish të tmerruar nga rreziku, britmat e thirrjet shqetësuese. Ikja u bë nga të gjitha anët, kush nga dinte e mundëte të gjejë hapësirë depërtimi. Ndodhi kështu, pasi më parë nga asnjë faktor politikë e shtetëror shqiptarë, përveç UÇK-së, nuk kishte planifikuar, si të veprohej në këtë rrethanë katrahure e luftë barbare. Kush dhunshëm u ndoq  në drejtim të bjeshkëve, Grykës së Zhegovcit, Grykës së Manastirit, Grykës së Tërshovinave, e kush u dëbua në drejtim të Smallushës dhe në fshatrat e rrafshit, Bujari, ish-Gumnasella, Banullë, Gllogovc e Llugaxhi. Grykat e bjeshkëve këto kohë të trishta u bënë vend i tmerrit e terrorit fatal. Po asaj dite, sulmet serbe si edhe në rastet të tjera vepruan sipas planit ushtarak serb “Patkoi” në Zhegovc e Vërbicë, ku ishin konfrontuar me forcat e UÇK-së, veçmas në Betejën te Hani i Zhegocvit, ku në rezistencë me forcat ushtarake serbe u vra Pajazit Ahmeti/Paja/, dhe u plagos Afrim Myrtaj, por në këtë rezistencë të pjesëtarëve të UÇK-së, forcat serbe përveç humbjeve në njerëz e teknik ushtarake, ato u penguan për afro dy orë që të sulmojnë fshatin Zhegovc që ishte pikësynim i tyre. Me këtë, banorëve të Zhegovcit iu mundësua largimi pa pasoja. Asaj ditë në Sllovi kryepolici Toshiq me disa policë të tjerë, kishte zënë pozitë krye fshatit, në lindje të Sllovisë, që ti kthejë slloviasit që të mos shkonin në drejtim të grykës së Bjeshkëve të Zhegovcit. Gjatë kohës së shkurtër të kësaj dite të Bartolomeut, nga vet shqiptarët e Sllovisë janë vërejtur e dalluar disa serb vendas të prirë nga zëvendëskomandanti i policisë komunale,Toshiqi, si Tomisllav Stanishiq/Tomqi/, me funksion, komandant lokal i policisë rezervë për Sllovi, Peic Milivoje, zëvendëskomandant i policisë serbe në Janjevë, vendas i këtij fshati, Radomir Arsiq/Rada/, kryetar i fshatit Sllovi, Stanoje Milkiq/Qauashi/, paramilitar, Sllobodan Simiq “Duci” i nënshkruar për kolonel i rezervës ushtarake, Lubisha Arsenije Periq e të tjerë. Por ka pasur edhe shumë e shumë persona të panjohur e të maskuar, që kanë bartur uniformën e policisë sërbe dhe forcave rezervë.
     Vrasja e fqinjit
     Sulmi i furishëm pasqyrohej me të shtëna të shumta, ndalje dhe vrasje të qytetarëve, kallje të shtëpive, plaçkitje të të hollave dhe automjetesh, ndalje vajzash dhe kushtëzim me të holla për lirimin e tyre si dhe tentim dhunimesh. Veçantë tmerronte ndalja dhe ndarja nga familja e personave, por edhe me ekzekutime të shpejta. Që në fillim serbi i quajtur Radomir Arsiq “Beli” vrau gruan e Ajet Krasniqit, Hedije Krasniqi /51/, e cila u vra para dyerve të Rexhepit deri sa ishte duke ikur nga rreziku, Rada ishte fqiu i parë i Ajetit. Pak më larg, të udhëkryqi afër shtëpisë së Murat Gashi, u vra edhe vajza 19 vjeçare Fatushe Dubova, të cilës siç dëshmohet, Rada për së vdekuri me thikë ja ka prerë xhemperin dhe ja ka hedh në fytyrë. Pastaj dëshmon Ismet Hetemi nga Sllovia, i cili asaj dite, kur ka arritur te dyert e Muratit Gashit thotë, se ka parë Miroslav Stanishiqin, Stanoje e Sinisha Milkiqin dhe dy të tjerë që nuk i ka njohur, të gjithë të armatosur dhe të uniformuar me rroba policie, që u futën në oborrin e shtëpisë së Murat Gashit, nga më vonë morëm vesh, se të njëjtit, pasi i kanë nxjerr nga shtëpitë gjithë meshkujt /pesë sa ishin aty/, kanë larguan fëmijët e gratë, me përjashtim të Xhyles, vajzës së martuar të Muratit, e cila është strukur pavrejtshëm afër dyerve të oborrit dhe ka vërejtur, se këta persona serbë Muratin me dy djemtë Enver Gashi/41/, Omer Gashi/37/, djalin e Enverit Arben Gashi/19/ dhe djalin e vajzës së martuar Xhylës, Bekimin/19/, i kanë nxejrrur para shtëpisë, i kanë renditur më parë i kanë plaçkitur dhe në fund i kanë ekzekutuar në oborr para shtëpisë. Xhyla ishte dëshmitarja më e afërt e cila përkundër tmerrit e dhembjes e ka vëzhguar ekzekutimin e babait, dy vëllezërve, djalit dhe djalit të vëllait. Ndërsa, Gafurr Hysenin, veprimtar i dalluar, pas luftës është shpallur dëshmor i kombit, serbi vendas Lubisha Arsenije Arsiq me dy të tjerë e zbresin nga kamioni, ku ishte duke vozitur familjen në ikje dhe e ekzekutuan menjëherë para shtëpisë së djemve të Metushit, të cilën shtëpi më vonë e kanë djegur bashkë me kufomën e Gafurrit. Të ndarë nga familjet e të ndalur e më vonë të ekzekutuar të “udha e bahçeve”, ishin edhe Bajram Gashi/34/ pas luftës i shpallur dëshmor, po kështu nga traktori e kanë zbritur edhe Faik Krasniqin /35/ dhe të njetit serb e kanë ekzekutuar në oborr të Habib Gashit. Bajram Gashi, Ramadan Kryeziu /31/, Mehdi Pacolli /56/, Jakup Kryeziu /44/ dhe Elmi Barisha, bashkërisht pas një kohë maltretimi e mbajtjes mbështetur për muri, i dërgojnë rrugës, të urdhëruar ti mbajnë duart mbi kokë dhe janë ekzekutuar të “rruga e bahqeve” në rrethana të panjohura. Një Dëshmitar okular nga Sllovia, thotë: ishin katër persona të panjohur të cilët pasi kryen ekzekutimin i mori me veturë një serb nga Sllovia dhe i ktheu në fshat Ky ishte “Ducki” i biri i Novica Arsiqit. Kalimtarët që ishin në ikje nga tmerri e terrori i kanë parë të gjallë këta gjashtë/6/ persona, duke i dërguar kah kisha serbe.
Lista e qytetarëve civilë shqiptarë të vrarë e të masakruar nga forcat ushtarake e policore serbe, me datën 15.04.1999 në fshatin Sllovi, të komunës së Lipjanit.
Nr. Emri,emri i babës dhe mbiemri Viti i lindjes Data  e vrasjes  Vendi i vrasjes  Vendbanimi
1. Murat Nebih Gashi 1934 15.04.1999 Sllovijë Sllovi
2. Enver Murat Gashi 1958 15.04.1999 Sllovi, Prishtinë
3. Omer Murat Gashi 1962 15.04.1999  Sllovi
4. Arben Enver Gashi 1982 15.04.1999 Sllovi, Prishtinë
5. Bekim Jakup Haziri 1980 15.04.1999 Sllovi Prishtinë
6. Hedije Krasniqi 1947 15.04.1999 Sllovijë
7. Fatushe Sherif Dubova 1980 15.04.1999  Sllovi
8. Jakup Elmaz Kryeziu 1955 15.04.1999 Sllovi
9. Ramadan Halil Kryeziu 1968 15.04.1999  Sllovi
10. Mehdi Xhemajl Pacolli 1937 15.04.1999  Sllovi
11. Elmi Xhevat Berisha 1964 15.04.1999 Sllovi
12. Mehmet Hazir Sopjani 1926 15.04.1999 Sllovi
13. Sherife Sopjani 1912 15.04.1999 Sllovi
14. Qamile Sopjani 1935 15.04.1999 Sllovi
15. Bajram Qazim Gashi 1965 15.04.1999 Sllovi
16 Agim Rrahim Berisha 1969 15.04.1999 Sllovi
17. Florim Rizah Ibrahimi 1974 15.04.1999 Sllovi
18. Faik Hysen Krasniqi 1964 15.04.1999 Sllovi
19. Ajvaz Qazim Gashi 1937 15.04.1999 Sllovi
20. Gafurr Qazim Hyseni 1948 15.04.1999  Sllovi
21 Rifat Zenel Gashi 1953 15.04.1999  Sllovi
22. Milaim Musli Gashi 1977 15.04.1999  Sllovi
23. Adem Rrahman Bytyqi 1940 15.04.1999  Sllovi
24 Latife Haqif Kryeziu 1952 19.04.1999 Smallushë, Sllovi
Vërejteje: Viktimat deri në numrin rendor 16, janë ekzekutuar e masakruar gjatë sulmit të fashtit më 15 prill 1999. kufomatë janë varrosur nga serbët në dy varreza masive në vendin e quajtur “Çukë”. Të cilat pastaj forcat policore-ushtarake serbe të ndihmuara nga disa romë të fshatit dhe të Lipjanit, me datën 29.04.1999, pas kthimit të pjesërishëm të popullatës së ikur të fshatit Sllovi, e më qëllim të fshehjes së krimit, i zhvarrosin kufomat nga varresat masive dhe i dërgojnë në shkollën e vjetër të fshatit, ku kanë qenë të stacionuar. Të nesërmen, me 30 prill, i urdhërojnë antarët e familjeve të viktimave, të vijnë në shkollë, ti identifikojnë të afërmit e tyre, e pastaj, nën përcjelljen e forcave serbe i urdhërojnë ti rivarrosin në varrezat e fshatit veç e veç në varre familjare. Të katërmbëdhjetë kufomat e para, janë varrosur në varrezat e “Gashëve” në hyrje të fshatit, kurse viktimat nën numrin rendor 15-16 janë varrosur në varrezat e “ Bytyçëve ose te Lisat”të cilat gjenden në krah të lindjes së fshatit. Trupat e viktimave të tjera janë varrosur gjithashtu në varrezat e fshatit, nga anëtarët e afërm të familjës, apo nga bashkëfshatarët, varësisht nga dita dhe vendi ku janë gjetur kufomat. Përveç viktimave nën numrin rendor 21 e 22 të cilat janë vrarë në oborrin e tyre e poashtu janë varrosur ditë më vonë në oborret e tyre. Këto dy viktima janë zhvarrosur nga oborret e tyre më datën 14.07.1999 dhe janë varrosur në varrezat e fshatit. Latife Haqif Kryeziu ka vdekur më vonë, nga pasojat e lëndimeve trupore të marra gjatë ikjes nga fshati dhe traumave të pësuara, për djalin e vrarë, nga forcat serbe, Latifja është varrosur në fshatin Smallushë, ku ka qenë e strehuar, sikurse edhe shumica e popullsisë të fshatit Sllovi.
     Faktet në Tribunal
 Ndërsa, pas ekzekutimit te “udha e bahçeve”, të vdekur i ka parë Mehmet Bytyqi/60/ nga Sllovia i cili ishte në ikje nga shtëpia për Smallushë. Rasti i posaçëm është ai i tre pleqve që u masakruan dhe u vranë në shtëpi të tyre, siç dëshmon Adem Sopa kushëri i tyre, janë masakruar pleqtë Mehmet Sopa/74/, nëna e tij Shehide Sopa /87/ dhe gruaja e vëllait Qamile Sopa/64/, të cilët, pasi nuk kanë dalur nga shtëpia në ditën e krimit, siç njofton Adem Sopa, kushëri i të ndjerëve dhe i afërt me shtëpi, Ademi asaj dite meqë kishte ngelur në shtëpi nga frika ishte fshehur në hambar të vet dhe ka dëgjuar britmat kur disa serb, të cilët Ademi nuk ka arritur ti njoh, kanë bërë masakër me thika në këta tre pleq. Pas ditës së krimit për këta pleq të masakruar janë gjetur gjurmët e krimit, shamitë e shlyera, protezat e dhëmbëve dhe shkopi i thyer i Mehmetit. Edhe ekspertët e Tribunalit, gjatë ekzaminimit kanë dëshmuar për kufomat e tyre të masakruar, me thika u është vizatuar kryqi me katër S-sa. Masakrime u janë bërë edhe dy plakave. Ndërsa Rifat Gashi /46/ dhe Milaim Gashi /22/, po më 15 prill 1999, u vranë para shtëpisë, derisa vështroni lëvizjet e dhunës serbe nga shtëpia, vrasjen e bënë personat nga një kombi me ngjyrë të bardhë që asaj dite ka qarkulluar pandalur. Nga vendi i quajtur “Vorrët e Bytyçëve”, siç dëshmojnë dëshmitarët okular Feriz e Idriz Gashi, në kombi kanë qenë Milivoji dhe Qaushi, ata u vranë para shtëpisë, derisa nga aty vëzhgonin lëvizjet e policisë menjëherë, kjo ndodhi gjatë sulmeve të fshatit. Pos të vrarëve Rifat e Milaim Gashi, në oborr janë plagosur nga ata policë edhe Safete Gashi, Florie Gashi dhe Salih Gashi. Dy të vrarit kanë qëndruar të pavarrosur 7 ditë, Rifatin e ka ruajtur babai i tij Zenel Gashi, hoxhë. Ndërkohë i kanë varrosur në oborr të shtëpive ku kanë qëndruar deri në përfundim të luftës. Këta dy të vrarë e të varrosur në oborr të shtëpisë pas përfundimit të luftës, më 14 korrik 1999, janë rivarrosur në varrezat familjare. Ndërsa Adem Bytyçin/59/ më 15 prill 1999 më parë e kanë plagosur rëndë derisa ishte në ikje arave prapa shtëpisë për të shpëtuar nga vrasja, siç dëshmon vet fqiu sërb Stevan, dhe më vonë, siç dëshmon i njëjti serb, mos e pastë vrarë vet. I thotë axhës së Ademit, Shabanit, se dikush ka shkuar te “arat e arxihanës” 200 m. nga shtëpia e Ademit, deri ku ka arritur Ademi të shkon zhag i plagosur, dhe atje e ka vrarë, Ademin gjatë ofanzivës familjarët e kanë varrosur në varre. Nga 16 të vrarit nga serbët më 15 prill 1999, vet serbët me ndihmën e romëve të NSH.”Vllaznimi” i kanë i varrosur në dy varreza masive jashtë fshatit në vend të quajtur “Quka”, nuk dihet kur është bërë ky varrim, por dihet se varrosjen e kanë bërë po forcat serbe me ndihmën e romëve të komunales. Kurse Gafurr Hysenin /51/ dhe Ajvaz Gashin /62/ nga Terbuvci, gjatë bombardimeve i kanë varrosur fshehurazi familjet e tyre në rrezikim të vet. Kufomat e varrosura nga forcat serbe. Murat Gashi, Enver Gashi, Omer Gashi, Arben Gashi, Bekim Haziri, Hedije Krasniqi, Fatushe Dubova, Jakup Kryeziu, Ramadan Kryeziu, Mehdi Pacolli, Elmi Berisha, Mehmet Sopa, Sherife Sopa, Qamile Sopa, Agim Berisha dhe Florim Ibrahimi nga varreza e Qukës serbët me qëllim të fshehjes së krimit, më 29 prill 1999, përseri i kanë çvarrosur, i kanë sjellur në shkollën e vjetër, aty janë thirrur anëtarët e disa nga familjarët dhe shqiptarë të tjerë për gjëja për identifikim dhe të nesërmen me 30 prill 1999, prapë detyrimisht i kanë tubuar disa shqiptarë, të cilën përkundër rrezikut, ishin kthyer në shtëpitë e tyre, dhe nën kërcimin e policisë i kanë rivarrosur në varrezat e fshatit. Aty ishin vendasi Milivoje polic dhe një oficer ushtarak, pjesëmarrësit e këtij rivarrimi thonë se janë kërcuar, që asnjë fjalë mos ta flasin gjatë varrimit, përndryshe, të gjithë do të vriten aty për aty. Një serb nga Piroti ka kërkuar nga varrmihësit shqiptar të tregojnë ku është furrtari i fshatit, kur një fashatar i thot çka të duhet, po tash as “kfasac”,majë nuk gjendet. Serbi nga Piroti iu përgjegj. Do të gjej unë kfasac për te dhe një plumb të zi, “nacicu ja za njega kfasac i jedan cerni metak”, do të gjej unë për te majë dhe një plumb të zi. Shefki F. Salihu/49/ është marr më o3.o5.1999, nga serbët vendas, mësuesi Toshiq siç dëshmon Halla Zepë e cila ngjarjen e ka vërejtur nga afër, e ka sjellur një dru në lokalet e shkollës së vjetër ku është rrahur Shefkiu me të vëllanë, ata që i kanë rrahur nuk ishin të njohur, nga pasojat e rrahjes Shefkiu ka vdekur po atë ditë ende pa arritur në shtëpi, kjo ishte mbytje me dru që është njëlloj terrori e masakre e njohur në traditën serbe.
 
     Varrimi i tretë
     Latife Kryeziu, gjatë ikjes traktori ia ka thyer këmbën, ajo kishte edhe mërzinë e djalit Ramadanit, të cilin gjatë ikjes më 14 prill 1999 e morën paramilitarët serb dhe u vra po atë ditë, si dhe nga mungesa e intervenimit mjekësor, ajo ka vdekur nga infektimi i plagës në Smallushë më 18.o4.1999. Ndërsa varrimi i tretë i këtyre martirëve është bërë pas ekzaminitimt nga ekspertët e Tribunalit të Hagës në varrezat e përbashkëta të dëshmorëve e martirëve të lirisë në shtator të 1999 në kodër të fshatit në Sllovi.
Dita e dytë e vrasjeve dhe ekzekutimeve për të ndjekurit sllovias, që natën e bartolomeut me shi e të ftohtë të madh e kaluan të shpërndarë në shumë drejtime, vazhdoi në “Lugun e Demës”, te “Livadhet e Gjana”, në Grykën e Manastirit. Ditën e 16 prillit 1999, pas djegies së fshatit Plitkoviq, kah ora 14-të, Vrellës kah ora 15-të, sulmit dhe ndjekjes së popullatës së Gadimës. Forcat serbe u kthyen kah Tërshovinat, ku ishin mbi 5000 të strehuar shqiptarë nga Sllovia e Smallusha. Ju kërcnuan atyre me vrasje dhe pa ndonjë veprim tjetër shkuan malit përpjetë. Duke ndjekur popullatën bjeshkëve të Lugu i Demës, ku ishin strehuar 1/3 e familje shqiptare slloviase. Siç dëshmon Zyfer Aliu nga Gadimja, dëshmitarë okular në rreshtin e pushkatimit, serbët filluan “lojën e vrasjeve”. Grupi tjetër vrastar serb që erdhi nga krahu i grykës së Zhegovcit, fshati Tërbuvc, pasi kishte masakruar dëshmoren e kombit nga ky lokalitet, Zylfije Gashin/18/, në “Livadhe të Gjana”, ekzekutoi profesor Sahit Baftiun/1952/, vëllain e tij Shahin Baftiu/1960/, dhëndrin dhe djalin Kastriot Bahtiu /1983/, për lirimin e të cilit më parë morën 8.000 DM nga e ëma e tij Hyrije Baftiu, por gënjeshtra, tipari kombëtar serb, ia vranë djalin. Ishin orët e pasdites së vonë, siç dëshmon Zyfer Aliu, Feriz Gërbeshi, Ismet Hetemi e mbi 100 të tjerë që ishin në rreshtin e ekzekutimit, në rradhët e pushkatimit në masakrën e Lugut të Demës. Serbët pasi tubuan të gjithë, na urdhëruan të dorëzojmë gjitha çka kemi në xhepa, të hollat, dokumentacionin, qelsat, portofolët, ndërsa femrat të gjitha stolitë. Me kërcim se po ju gjetëm diçka që keni fshehur, pas kontrollit që do ta bëjmë pastaj,të gjithëve do të ju vrasim. Kur u krye kjo “ceremoni”, urdhëruan ndarjen e fëmijëve dhe grave nga burrat, madje kjo ndarje duhej të kryhej për dy minuta.
     Ekzekutim
     Përkundër momenteve shumë të papërshkrueshme, thonë shumë dëshmitarë, që ngelën të gjallë nga ky ekzekutim, u krye ndarja për së gjalli. Aty ishin vetëm 5-6 vrasës të prirë nga një Marko Qirkoviq nga Surqina, apo siç thonin ata që nuk e njihnin Tulleci me mustaqe. Markon e ka vërejtur pas disa ditësh edhe Skënder Ismaili i cili pas një kohe ishte kthyer në Sllovi, dhe Markon e ka parë duke shëtitur me Rada Arsiqin, kryetarin e serbëve lokal nëpër fshatin Sllovi, të cilin serbët gjatë asaj katrahure e emëruan “Sërbska sella”. Më vonë jemi informuar edhe për një kriminel sërb, pjesëmarrës në krimet serbe në fashtin Sllovi, i quajtur Obrad Aleksiq, diku 40-45 vjeçar, djal i një Lluka Aleksiqit nga Ferizaji, malazias, axha i tij Danillo Aleksiq, Obradi ishte dhëndër me gjasa i fshatit Suhadoll të Lypjanit. Ndërsa pjesëtarë të tjerë të policisë serbe afro 40 sosh, që pak më poshtë, prisnin në Livadhe të Gjana si qejtë e tërbuar, derisa ekipi ekzekutiv i krimit të “kryejë punët”. Ndanë gjahun e mbledhur dogjën dokumentacionin e grumbulluar dhe pozicionuan armët, neve na rreshtuan mbi 100 meshkuj. Para se të fillojë ekzekutimi nxorën Isak Bytyçin/42/, ish polic, atëherë punëtor i shkollës në Sllovi. ”Ti musteqok del këndej“, i tha serbisht personi/Marko/ me mustaqe, apo “tulleci”, dhe posa doli Isaku nga rreshti, menjëherë e vrau me automatik me busulle, kjo ishte formë e veprimit dhe mënyra e futjes së tmerrit. Edhe Januz Pacollin/58/ e vranë, pasi e ftuan të zbret nga traktori, Jonuzi ishte i shurdhët, i ndjeri nuk dëgjoi çka po i thuhet, dhe u vra aty para turmës dhe të shoqes së paralizuar, e cila pak çaste më vonë vdiq edhe ajo. Po para rreshtit të përgatitur për ekzekutim dhe babait Shefki Bytyçi iu ekzekutua djali Hasan Bytyçi/18/. Pastaj, urdhëruan serbisht “Shpejt ikni në mal”!askush nuk guxon me shikua anash, kemi mësyer malit, thotë Feriz Gërbeshi. Në turmën tonë një polic serbe ka shkrepur vetëm një rafal nga automatiku dhe ka ndalur gjuajtjen. Ne kemi ikur në mal pa vërejtur, a jemi të goditur apo jo, kush është vrarë e kush ka shpëtuar. Pas një kohe të shkurtër dikush ka filluar të flas, Shkuan! Ikën! Vërtet ata “kryen punën” dhe ikën, u ngarkuan në Ladën. Që ia morën Zyfer Aliut dhe në dy traktorë mjete që paraprakisht i morën nga shqiptarët dhe shkuan. Jemi kthyer dhe kemi parë të vrarë Raif Shalën e 12 të tjerë të plagosur mes tyre tre shumë rëndë. Fundit para se të pushkatohen në masë është vrarë siç thamë më parë Hasan Bytyqi/18/, para babait Shefki Bytyqi. Shefkiu kur e pa se u godit për vdekje i biri, i ofroi ujë që ti dal shpirti më lehtë, thotë ai. Kur e pa polici këtë pozitë e qëndrim të fort të Shefkiut, duke përcjellur përpëlitjen e të birit me jetën, polici shtiu prapë me automatik në kokë të Hasanit. Balik Gërbeshi /74/ i paralizuar dhe Halime Gërgeshi/84/, poashtu e paralizuar, policët serbë i kallën në tendë ku ishin strehuar, kah fundi i Lugut të Demës. Këtu janë vrarë edhe dy djemtë e Balikut, Shaip Gërbeshi/37/, Faik Gërbeshi/34/ dhe Bejtush Gërbeshi/33/ profesor, kushëriri i parë i Balikut, pas luftës i shpallur dëshmor i kombit dhe Haki Ismaili/20/. Po kësaj dite, nga të shtënat ekzekutive janë plagosur nëntë të tjerë që ishin në rreshtin e pushkatimit këtë janë: Ramadan Dubova, Bajram Sadiku, Sami Gashi, Ragip Salihu, Sami Jahiri, Misin Berisha, Lulzim Avdyli, Banush Gërbeshi dhe Fahri Gashi.
Lista e civilëve të vrarë e të masakruar nga forcat ushtarake e policore serbe me datën 16.04.1999 në vendin e quajtur Lugu i Demës të fshatit Sllovi, të komunës së Lypjanit.
Nr. Emri, emri i babes dhe mbiemri Viti i lindjes Data e vrasjes Vendi i vrasjes Vendbanimi
1. Shaip Balik Gërbeshi 1961 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
2. Faik Balik Gërbeshi 1965 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
3. Balik Feriz Gërbeshi 1925 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
4. Bejtush Salih Gërbeshi 1965 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
5. Halime Hamdi Gërbeshi 1915 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
6. Jonuz Hamdi Pacolli 1941 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
7. Fatmir Shefki Bytyqi 1963 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
8. Hasan Shefki Bytyqi 1979 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
9. Isak Zejnë Bytyqi 1957 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
10. Avni Misin Sopa 1979 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
11. Ramadan Azem Sopa 1973 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
12. Zeqir Hamdi Hetemi 1979 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
13. Naser Rexhep Ismajli 1981 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
14. Haki Hasan Ismajli 1979 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
15. Raif Maliq Shala 1948 16.04.1999 Lugu i Demës Sushicë
16 Heset Ilaz Lekiçi 1970 16.04.1999 Lugu i Demës Gadime e Ulët.
17. Havushe Pacolli 1945 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
     Këta qytetarë civilë shqiptarë të vrarë e të masakruar nga dhuna ushtarake e policore serbe, më 16 prill 1999, më 24 maj 1999 u sulmuan prap nga dhuna serbe, por tash u sulmuan jo me armë vrastare, por me eksavator, për ti çvarrosur dhe humbur gjurmët e krimit, siç dëshmon Ibrahim Vitia nga Sllovia me 24 maj 1999, më duket ishte ditë e enjte, thot Vitia, nuk jam i sigurtë. Sërbët vendas Tomisllav Stanishiq, Rada Arsiq, Stanoje Milkiq, i quajtur ”Çaushi” me vëlla e shumë të tjerë të gjithë të armatosur, me dy traktorë e rimorkio të mbuluar me najlon të zi, pas tri orë pas shkuarjes, nën përcjelljen e disa ushtarëve dhe një kamioni. Nga të cilët, dy-tre ushtarë kanë qëndruar në roje në kodër nën Vardesh deri sa i kanë sjellur kufomat. Diçka gjatë janë grindur aty të kodra ku edhe kanë qëndruar gjithë natën. Të nesërmen kah ora 7 apo 8 kanë kaluar kah shtëpia ime dhe dy-tre nga ata kanë shkuar shpejt te Milivoje Peica, ku ishte një lloj shtabi i forcave ushtarake e policore sërbe dhe menjëherë janë nisur kah fshati, kurse, kamioni ka shkuar kah shkolla e re, jo këndej kësaj mahalle. Ndërsa, për në fshat kemi deklaratën e plakës Zejnepe Gashi nga Sllovia, e cila ka parë edhe pjesëmarrësit që kanë sjellur dy traktorët te kisha e fshatit nga të cilët janë shkarkuar kufomat dhe janë vendosur në kamion me ceradë dhe janë dërguar në drejtim të Lipjanit. Nuk dihet kush ishte vozitësi i kamionit, e as nga ishte tagra e kamionit. Por halla Zepë përmend afro 12 emra sërbësh vendas dhe romët: Remzi Ramë Hysenin, Salih Tal Xheladinin/Salkin/ e Sabit Hysen Krasniqin. Të cilët bënë ngarkimin dhe transportimin nga traktorët në komion.
Lista e personave civilë të plagosur nga forcat ushtarake dhe policore, datë 16.04.1999 në vendin e quajtur Lugu i Demës në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit.
1 Ramadan Vehbi Dubova 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
2 Bajram Sadiku 16.04.1999 Lugu i Demës Prishtinë
3 Sami Ruzhdi Gashi 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
4 Ragip Ruzhdi Salihu 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
5 Sami Emrush Jahiri 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
6 Misin Aziz Berisha 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
7 Lulzim Jetish Avdyli 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
8 Banush Ferat Gerbashi 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
9 Fahri Demir Gashi 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
Lista e personave civilë të plagosur nga forcat ushtarake dhe policore serbe, datë 15.04.1999 në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit.
1 Safete Musli Gashi 15.04.1999 Sllovijë Sllovi
2 Florije Bajrush Gashi 15.04.1999 Sllovijë Sllovi
3 Salih Rexhep Gashi 15.04.1999 Sllovijë Sllovi
     Nata e Bartolomeut
     Të vrarit të cilët familjarët nuk arritën ti varrosin natën e Bartolomeut, që ishte fatale për jetën e të rënëve dhe trishtuese për familjarët dhe të tjerët që asaj nate të fohtë e me shi qëndronin në mëshirën e këtij moti të vështirë e rrezikut nga lubia serbe. Të nesërmen 17 kufomat i varrosën familjarët që i shpëtuan vdekjes, varrimi u bë më 17 prill 1999, aty ku edhe u ekzekutuan. Familjet, gratë e fëmijët e tyre, nga dhembja e papërshkruar, moti i vështirë, pozita e rëndë dhe rrezikimi pas ekzekutimit përjetuan tmerr e trishtim. Popullata e mbetur pas dy-tre ditësh u larguan nga vendi i vrasjes, ndërsa Sllovia gjatë gjithë kohës së bombardimeve u bë qerdhe e forcave policore, ushtarake e paramilitare sërbe, nga të cilët pësuan shumë shqiptarë që gjatë kësaj kohe tentuan për çfardo nevoje të hyjnë në fshat. Serbët për ta zhdukur gjurmën e krimit, me arsyetim se nuk lejohen varrezat masive, siç dëshmohet slloviasit, Radomir Arsiq, Rada ose “Xhemsi” ka pyetur se a janë varrosur veç e veç apo në një varrezë të përbashkët në Lugun e Demës. Kur ka kuptuar se ata janë varrosur në varrezë të përbashkët, ai ka deklaruar, kjo nuk lejohet ashtu, duhet të nxirren e të varrosën në varre të veçanta veç e veç. Kështu më 24 maj 1999, ushtarët dhe policët serbë me një kamion, një grupues e dy traktorë, organizuan punëtorët e komunales dhe tre romët vendor të përcjellur nga ushtarët e policitë serb, nxorën kufomat dhe i sollën në fshat, siç thotë dëshmitari Ibrahim Vitia nga Sllovia, që kishte shtëpinë afër Dragisha Peicës “Gisha”, kriminel që pas luftës ishte i burgosur, por “iku” nga burgu i Mitrovicës e tash bashkë me të vëllain Milivoje jetojnë dhe punojnë në Çaçak. Ibrahimi gjatë luftës mbeti në shtëpi dhe kujdesej për gruan e plagosur ditë më pare në Verbicë të Zhegovcit. Kufomat e të ekzekutuarve nga Lugu i Demës i kanë bartur me dy traktorë Stanoje Milkiq/Qaushi/ me vëllain Sinisha Milkiq, të dy të armatosur me automatik, në rimorkiot e traktorëve ishin vendosur 17 kufomat të cilat ishin të mbuluar me najlon të zi, ato asaj nate i kanë mbajtur afër shtëpisë së “Gishes” në familjen e të cilit vazhdimisht qëndronin shumë policë e paramilitarë serbë, aty kanë qëndruar tërë natën dhe të nesërmen kah ora 8.00, thotë Ibrahimi, kanë kaluar këndej kah shtëpia ime, kurse kamioni ka shkuar andej kah shkolla fillore. Ndërsa siç thotë Halla Zepë, e cila thuaja gjithë kohën, përkundër 5 të vrarëve të saj, vazhdimisht ka qëndruar në shtëpi në fshat, i kanë sjellur te kisha e fshatit ku afro 12 serbë e tre romët vendor i kanë ngarkuar në një kamion, pastaj i kanë dërguar për rrugës në drejtim të Lypjani
     Lugu i Demës
     Shkuan vite pas luftës nuk dihej ku janë zhdukur 17 kufomat e të ekzekutuarve në Lugun e Demës 15 nga 17 kufomat e zhdukura janë gjetur në prill 2006, ndërsa më 7 nëntor 2007 u gjetën edhe mbetjet nga trupi i Avni Misin Sopës, në varrezat masive të Batajnicë të Beogradit dhe u rivarros në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Sllovi. Duhet përmendur edhe vrasjet e Shaban Berishës/61/, Mehaz Berishës/22/, djali i Shabanit dhe Ibrahim Beqirit/25/, djali i motrës së Shabanit, të cilët pasi gjetën një minë, më 13 qershor 1999, atë e sollën në Smallushë, ku ende ishte familja e Shabanit, nga mosnjohja e minës, ata e prekën me kaqavidë dhe nga eksplodimi i saj, vdiqën Shabani, djali i tij Mehazi dhe nipi Ibrahimi. Rivarrimi, apo varrimi i tretë, që është veçanti e kësaj lufte dhe e neve shqiptarëve, që njëherë vdesim si të gjithë, por varrosemi dy e tri here, kjo është veçanti dalluese e shqiptarëve dhe përpjekjes sonë për liri e pavarësi. Andaj, rivarrimi i tretë i të vrarëve shqiptar nga masakra e dhunës serbe, është kryer në tetor të 1999, pas ekzaminimit të 24 kufomave për të cilat nga ekspertët e Hagës, familjeve të të rënëve u janë lëshuar aktdëshmi vdekjeje, këto 24 kufoma të cilat janë varrosur në kodrën e fshatit në varrezat e përbashkëta të të rënëve, bashkë me 4 kufomat e të rënëve nga pasojat e luftës. Në këto varreza të fshatit Sllovi janë varrosur gjithsej 28 të rënit. Kurse 17 kufoma të tjera të cilat serbët i patën zhdukur nga Lugu i Demës, të cilat janë gjetur në Batajnicë më 2007, deri atëherë këta të zhdukur i kanë pritur varret e tyre të hapura në Varrezat e përbashkëta të dëshmorëve dhe familjet e tyre në Sllovi të Lypjanit, të cilave gjetja e gjurmëve të të dashurve ka lehtësuar dhembjen. Prova dhe dëshmi për këtë ngjarje të dhunës serbe janë gjithë popullata shqiptare vendore dhe disa mija të tjerë që asaj kohe ishin të strehuar në këtë vendbanim. Dëshmi autentike me shkrim janë edhe 105 deklarata të dëshmitarëve okular, të cilët kanë deklaruar, që në korrik e gusht të 1999, para policisë së UNMIK-ut dhe ato deklarata origjinale gjenden në polici të UNMIK-ut në Prishtinë, kopjet e tyre gjenden edhe në KMDLNJ në Prishtinë, aty janë përmbledhur tekstet analitike, deklaratat e qytetarëve, regjistrat e të vrarëve, të plagosurve dhe të personave e kufomave të zhdukura, fotografi e dokumente tjera faktografike nga kjo kohë dhe ngjarje, që ngelin në kujtesën tonë historike dhe dëshmojnë të kaluarën, pësimet dhe vuajtjet nga okupuesi barbar serbë, gjatë kohërave të lavdishme të historisë sonë kombëtare.

Filed Under: Histori Tagged With: 18 vjet, Ismail Gashi, Lypjan, Masakra ne sllovi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT