Nga Besim NDREGJONI/
Lufta e dyte botërore solli në Shqipëri me pushtimin fashistë element politike që për interesa të tyre në shërbim të planeve djallzore të fqinjeve nxoren një forcë kriminale siç ishte partia komuniste e cila në emer të luftës për çlirim shtriu tentakulat e saja ideologjike staliniste dhe ushtroi barbarizma ndaj popullsisë , ndaj nacionalistëve shqiptarë që nuk pranononin diktatin e urdhëruar nga emisarët serbë malazez ndaj shqiptarëve. Kryengritja antikomuniste nuk ishte një ngjarje e rastesishme , ajo ishte një organizim i menduar e programuar nga nacionalistët dhe antikomunistët e Malësisë së Madhe . Nevoja e këtij organizimi kishte lindur që kur u themelua Partia Komuniste Shqiptare nga armiqt shekullor të malësorëve e shqiptarëve , nga sllavët e jugut ,me të deleguarit e tyre Miladin Popoviç Dushan Mugosha e Velimir Stoiniç. Kryengritja antikomuniste e janarit 1945 ishte vijim i luftës mbrojtëse të organizuar nga nacionalizmi shqiptar ndër mote e shekuj. Ky nacionalizëm kishte në Malësi simbolet e gjalla që njiheshin, nderoheshin e respektoheshin nga Malesia e Madhe e më gjërë. Kryengritja antikomuniste e janarit 1945 e filloi luftën e saj ndaj planeve antishqiptare me trimat e kësaj krahine që ndër shekuj ishte e shquar në mbrotje të truallit kombëtar.. e si do të pranonte Preng Cali mbrojtësi i kufive të Shqiperisë me trimat e maleve Gjekë Selcën e Gjergj Lul Tomën , luanin e kësaj krahine Llesh Marashin, e si mund të ishte i qetë Gjelosh Luli -kushririn i parë i heroit të popullit e trimit legjendar Dedë Gjon Lulit , e shqiptari i njohur për atdhetari Pjeter Zekun Camaj , trimi i urtë Smajl Haxhin , nacionalisti Luketë Marash Grishajn, oficeri i karierës e njohësi i disa gjuhëve të huaja -Gjon Martin Lulatin, trimin si zana Mirot Palokë Kokën , trashigimtarin e bajraktarit trim e të urtë të Vuklit e Kelmendit Kolë Gjon Bajraktarin , Lucë Gjon Rapuken , trashigimtarin e Çun Mulës -Mul Deli Bajraktarin e Hotit , Dodë Nikollen e Grudës , Pretash Zeken e Kojës , Gjokë Dodë Broqin djalin e bajraktarit famëmadh të Kastratit Dodë Preçit , Pjeter Gjokë Bajraktarin e Shkrelit , Nikollë Preken ,Tom Lekë Daken- nipin e kreshnikut të malesisë Gjeto Daka , Osman Haxhin e Postribës , Kolë Zefin e Grudës e tjer burra trima të trevës trime e atdhetare të Malesisë Madhe planet antikombëtare të serbëve e komunistave shqiptar për të nënshtrua malsorët . Këta trima e lidhën besen me treva të tjera antikomuniste që nga Shkodra , Nëshkodra , Dukagjini ,Mirdita , Lezha e tjer, për të luftuar kundër pushtuesve komunist, që ishin të pa fe , pa atdhe , pa nderë , pa besë e pa burrni. . Data14 janar (1945) është data tragjike që detyroi Kelmendasit të fillojnë rezistencen me pushkë kunder ekspeditave të brigadave komuniste te Ura e Tamarës ,për ta vijuar në Brojë , Nikçë , Vukel , Selcë e në të gjithë Kelmendin.. Janari i vitit 1945 për malsorët trima filloi lufta civile e cila njohi kurorizimin e vete me date 23 janar 1945 ku forcat popullore të kësaj zone u shtri dhe po shkonte drejt Shodrës. Me datën 23 janar 1945 ,do të fillonte lufta e vërtet e kryengritësve në Bajzë, Shkrel e më gjerë. Lulash Cuk Curri i Jeranit dhe Zef Tomë Çekaj nga Bzheta e Shkrelit vriten sëbashku me Gjon Martin Lulati e Mirotë Palokë Kokaj,dhe u plagosë Gjon Nikë Preçetaj..Ndërsa në Kelmend që prej 14 janarit nuk ishte ndalur lufta mbrojtese e trimave kreshnikë kelmendas që mbroheshin heroikisht nga ekspeditat ndëshkimore të barbarëve të kuq me frymzim sllavo-komunist. Qëndresa e antikomunisteve të Kelmendit të udhequr nga Prekë Cali , Gjekë Selca , Gjergj Lul Toma , Kolë Gjon Bajraktari , Lucë Gjon Rapuka e tjer trima të Kelmendit zgjati më shumë se një muaj ,deri me daten 17 shkurt 1945 , kur Prekë Cali vendosi me u dorzuar në “besë” të të pabeseve për të mos dëmtuar më shumë Kelmendin. Bilanci i kesaj lufte mbrojtese ishte tragjik ,u vranë gjatë kesaj lufte 44 këlmendas dhe 52 partizan komunist. Por kjo luftë nuk mbaroi me kaq pasi vijoj deri sa komunizmi u rrëzua nga pushteti . Deri ateherë në Malesi të Madhe kishin dhënë jetën në luftë kundër komunizmit 182 malësor , si dhe ishin burgosu , internuar, shpronsuar e persekutuar qindra e qindra të tjer.. u vranë nga ata shqiptare që e quanin veten komuniste dhe vritnin malsorët në tokën e tyre në shtëpine e tyre.. Këlmendi kjo zonë atdhetare kombëtare u shëndrua në një shesh tragjedie ku derdhej gjak shqiptari në mes të shqiptarëve.. Borovën në jug e vrau nazizmi që ishte pushtues i huaj, po a nuk u shëndrua dhe Këlmendi në veri një Borove e dytë me vrasje më shumë se në Borovën e jugut nga komunistët shqiptarë që për idealet e sllavokomunizmit bënë në Këlmend barbarizma ndaj malsorëvë që nuk kishin asnjë faj e vriteshin pa faj.. Sot mbas 71 vitesh e themi me plot dinjitet se po të kishin vepruar krahinat e tjera si Malsia e Madhe të bashkuar pa ra pre e ndasisë fati i shqiptarve dhe Shqipërise do të ishte ndryshe. A mund të besojmë se po shkojmë në rrugën e duhur nëse flejmë në harresën e së shkurës?
A duhet të besojmë se ata që nuk kanë guximin të kujtojnë të djeshmen të marrin vendime të guximshme në favor të qytetarve për të nesërmen? Përmes këtyre ngjarjeve madhore historike ne sjellim njëballafaqim të së shkuarës, duke përshkruar lumin e së keqes që përshkruan shqiptarët për vite e vite, por pa shkuar ne vetë në shtratin e urretjes. Këto ngjarje nuk janë romane, por historia tragjike e tyre jep romane të tëra. Në këto histori është njeriu i sulmuar nga bisha e mungesës njerzore. Dhe sot kur kujton për jetët e ketyre burrave e grave që kan mundur ta ruajnë veteveten dhe pse janë fyer , gjakosur , dhunuar poshtëruar, nuk mund të mos ndalesh gjatë , e të besosh se duhet thënë me zë të lartë të vërtetat e Njeriut. Përpara këtyre malsorve shqiptar do të habisnin edhe vetë Danten, siç e thotë në parathanjen e kujtimeve të françeskanit At Zef Pëllumitm njeriut që kaloi gjithë rrathët e “ferrit komunist”e që pati fatin të ishte gjallë, si për të mos lënë në harresë vuatjet eatyre që pati në qeli e jashtë qelive. Përball kësaj heshtje dhe indiference, përball këtij ndërgjegjësimi të pamaftueshëm shoqëror, ne të mbijetuarit e ferrit komunistë a duhet të tërhiqemi para një realiteti të tillë qysh në fillim, a duhet të reagojmë dhe të denojmë këto masakra çnjerzore? Është primare që të përpiqemi me tejkalue, tue zhvesh lakuriq murtajën e terrorit komunist para botës së qyetetnueme, duke fituar simpatinë e botës demokratike , si viktima të pafajshme që refuzon dorzimin pa kusht? Mesazhi i kryengritjes antikomuniste të Malsisë Madhe është: Garancia e besës se nuk do të ketë halmarrje , e na që e provuam terrorin nuk do ta lejojmë! Përndryshe , do të dështojmë në përpjekjen tone me këput zingjirët e dhunës në vendin tone. Angazhimi jonë asht me adoptuar vlerat politikem shpirtnore të perendimit. Nuk duhet të heshtim së publikuar e dokumentuar krimet e komunizmit që helmin ideologjik që e përçojnë ideollogët të ashtuquajtur historian ti ballafaqojmë me të vërtetën që brezi i ri të njohi historinë e krimit komunist e ta denojë atë. Shoqëria ka nevojë për të vërtetën, për moralin e heronjve që u martirizuan për liri. Për besën e fisnikërine e malsorve, e kur ata të njihen me këto vlera morale, atëhere ndërtojmë shtet të së drejtës. Borova në jug u masakrua nga nazizmi, Malsine e Madhe e masakroi komunizmi, drejtsia duhet të denojë si krimet e nazizmit dhe krimet e komunizmit.. Borova dhe Malsia e Madhe, kërkojnë Drejtsi! Neve na takon të bëjmë paqen!
Përkujtohet 104 Vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe në Në New York
“Kryengritja e Malesise se Madhe e vitit 1911, eshte kurora e lavdise. mbi lavdite, qe gjithnje shendrit ne qiellin kaltert te Malesise e Shqiperise”/
Nga Beqir SINA, New York/
BRONX – NEW YORK : Kryengritja Malësore e vitit 1911, e udhëhequr nga Dedë Gjo Luli, të shtunën është kremtuar me solemnitete të medha, edhe në qytetin e Bronxit – New York. Qindra bashkëatdhetar shumica e tyre malësorë nga kjo trevë, nën organizmin e Shoqatës Malësia e Madhe nga New Yorku, e cila është një subjekt i ri, si fryt i bashkimit të Shoqatës Dede Gjo Luli dhe Fondit Humanitar Malësia, kremtuan në lokalin e njohur Maestro’s në Bronx, 104 vjetorin e kësaj Kryengritje, e cila i parapriu dhe pavarësisë së shtetit shqiptare një vit më pasë, kur më 28 Nentor 1912, në Vlorë u shpallë Pavarësia e Shqipërisë.
Në mesin e pjesëmarrësve ndodheshin edhe disa personalitete e veprimtare të dalluar të komunitetit tonë, përfaqësues të klerit katolik, aktivistë, studentë, afaristë dhe biznesmen të suksesshëm, gazetarë dhe lider të komunitetit, të ftuar përfaqësuesit e disa shoqatave me të cilat kanë bashkëpunim malësorët.
Jehona e kesaj ngjarje te madhe me protagonist treven simbol te shqiptareve, Malesine e Madhe, edhe pse per 50 vjet te sundimit komunist, u la ne harrese, ne njeren dhe anen tjeter te kufirit “shqiptaro -shqiptare”, jo vetem nuk eshte zbehur, por, ajo eshte kremtuar dhe tingellon sot me aktuale se kurre. Pasi tokat e Shqiperise Etnike, jane jo vetem te ndara, por mbi te gjitha shqiptaret ende nuk e kane realizuar ate endrren e tyre shekullore, per bashkimin e te gjitha trojeve.
Gjithësesi, Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911, është kurora e lavdise. mbi lavdite, qe gjithnje shendrit ne qiellin kaltert te Malesise dhe Shqiperise, duke na e kujtuar se liria jone, ndoshta si tek asnje popull tjeter ne Bote, i ka themelet ne gjakun e te pareve tane. Pa dyshim epopeja e lufterave heroike ne Malesine e Madhe, e malesoreve me ne krye prisin legjendare Dede Gjo Luli, eshte nje thesar brilant qe rnban te gjalle kujtesen e brezave te sotem dhe atyre qe do vijne, se çmimi i mbijeteses sone ka qene teper i shtrenjte, aq sa as nuk shitet e as nuk blihet nga askush.
Sipas historianeve shqiptare, thuhet se :”Sidoqofte, kryengritja anti-osmane e vitit 1911 eshte shpallja “de Facto” e pavaresise se krejt Shqiperise, se ndërsa ngritja e flamurit në Vlorë, ishte “de Jure”, ose me saktë nënshkrimi zyrtar i pavarësisë së Shqiperisë.
Ky solemenitet u hap me egzekutimin e dy hymneve kombëtare, SHBA dhe Shqipërisë. Poashtu, me një minutë heshtje, janë kujtuar të gjithë ata të rënë në Kryengritjen e e vitit 1911 dhe të të gjitha luftërave tona për liri e pavarësi kombëtare.
Mbrëmjen e drejtoi njëri nga aktivistët kryesor të Shoqatës, z. Sandër Sinishtaj – duke iu kujtuar të pranishmeve se tashmë organizatori i kësaj ngjarjeje debuton me një tjetër emër dhe me një mesazh të qartë atë të unitetit për të cilin kemi shumë nevojë.
Krye -Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “ Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj, kreu ritualin fetar të bekimit të kësaj darke! si dhe përshëndeti 104 – Vjetorin e Kryengritjes se Malësisë së Madhe, me një fjalim kryesisht me përmbajtje atëdhetare e kombëtare.
Folësi i mbrëmjes ishte Profesori dhe shkrimtari Fran Camaj i cili foli për kryengritjen, por edhe për figurën qëndrore të saj- Dedë Gjo Lulin, duke kujtuar edhe 100 vjetori i vrasjes së Dede Gjo Lulit, figurën e këtij prijësi, pak me gjerësisht.
Profesori, gazetari dhe shkrimtari nga Malësia, Fran Camaj, në mes të tjerash, ka thënë se Dedë Gjon Luli nuk luftonte vetëm për Hotin e Malësinë, por, për të gjithë shqiptarinë. Camaj – theksoi se “Dede Gjon Luli i dha gjithëka kishte Shqipërisë, duke ia falë atdheut të tij, të dy djemtë Gjergjin, që u vra më 20 shtatorë të vitit 1912 dhe Kolën, të cilin e helmuan në Vlorë në vitin 1918 – kur ishte duke u kthyer nga Italia ku e kishin internuar. Për atdhe u flijua edhe vetë Dede Gjon Luli, në moshën 75 vjeçare,ku e vrau dora e zgjaturë serbë në Mirditë më 24 shtatorë të vitit 1915.” sqaroi professor Camaj në fjalën e tij
Në vazhdim ka përshëndetur edhe profesori Lulash Palushaj, që jeton në Detroit.
Fjalimi i Palushajt, u ndoq me interes për thirrjen e bërë e tij, nëpërmjet këtij fjalimi për bashkim malësor e kombëtarë . Noshë Rroku Camaj në fjalën e tij, e ka vënë theksin tek mos egzistenca e Komunës në Malësi, duke pyetur ” se çfarë feste festojmë ne kur Malësin e kemi të pushtuarë?”
Ndër të tjera ka mbajtë fjalën e tij edhe kryetari i shoqatës Malësia në Nju Jork, Ejllo Berishaj:
“Në emër të shoqatës, tha kryetari i dy shoqatave të bashkuara, ju faleminderojmë për pjesëmarrjen tuaj këtu në këtë mbërmje solmne të festimit të 104 vjetorit të Kryengritjes së Malësis se Madhe me në krye legjendarin dhe heroin e popullit – Ded Gjon Lulin”.
Më pas ai duke kujtuar këtë ngjarje, tha se :”Sonte, jemi tubuar për të shënuar datën e kryengritjes së Malësisë , 6 Prillin – 104 – vjetorin e ngritjes së Flamurit tonë kombëtar në Majën e Bratilës së Deçiqit legjendar . Datë, kjo e ndritshme për kombin shqiptarë dhe krenari për Malësin e Ded Gjon Lulit, katër malet e Malësisë, që u bashkuan për të i dhën goditjen më të fort, sunduesit 500 vjeçarë, turqëve osmanlli . Lavdi u qoftë të gjithë atyre që dërdhen gjakun për lirinë e Malësisë, pavarësinë e Shqipërisë , të pavdekshëm qofshin ata që ngritën flamurin kombetar”.
E fillova, kështu këtë fjalim përshëndetës, tha kreu i shoqatës, zoti Berishaj, ngase këtë natë i ja kushtojmë kryengritjes i ja kushtojmë heroit tonë kombëtar Ded Gjon Lulit, dhe bashkëluftarve të tij .
Duke shfrytëzuar këtë festë dhe bashkimin e malësorëve kryetari i kësaj shoqate, zoti Ejllo Berishaj, falenderoj të gjithë pjesëmarrësit, për prezencën dhe për kontributin 20 vjeçarë, që kan bër që të dy shoqatat Fondit Humanitar Malësia dhe Ded Gjon Luli, si shoqatat më të dalluara dhe të shkëlqyera në aspektin e ndihmave të shumta për vendlindjen, i quajti ai .
“Shoqata Malësia e Madhe e New Yorkut, tha kreu i kësaj shoqate, vepronë tani me unifikimin e dy shoqatave, me premtimi se sa ma shume të bashkohemi me bindje, dhe akivitete e kontribute aq më shumë të bashkuar, dhe më të fort dhe më të suksesshëm do jemi ,dhe me shpres se ky unifikim i joni do nxierr gjumin edhe atyre partive politike shqiptare në Mal të Zi, që nën shembullin tonë edhe ata të unifikohen dhe të veprojnë së bashku për të mirën e shqiptarve në Mal te Zi”, u shpreh kryetari i shoqatës Malësia nga Nju Jorku.
Më pas ai kujtojë se jemi këtu së bashku, për të festuar – 104 vjetorin e Kryengritjes së Malësis së Madhe , por vazhdojë Berishaj, “jemi këtu së bashku edhe për të dhën shëmbull të tjerëve se si duhet të bashkohemi për të mirën e përbashkët . Dua, të ju them , shpjegojë ai, se shoqata Malësia e Madhe e New Yorkut, do të vazhdoj të ndihmojë Malësinë tonë dhe gjitha trojet shqiptare – kudo që të jet nevoja për të ndihmuar, kudo ne do të angazhohemi për të mbrojtjur dhe garantuar lirinë, të drejtat tona dhe për rregullimin e statusit të popullit shqiptar që jetonë nën Mal të Zi”.
Brishaj, premtoj në emër të shoqatës, se do angazhohen për ngritjen e nivelit të arsimit dhe kulturës në Malësi, do kryejnë veprimtari humanitare në forma të ndryshme të asistimit për të ndihmuar popullin e Malësisë .
“Duke shtuar aktivitet e tona, këtu në diasporë, tha Berishaj, siç janë komunikimi me shoqatat e tjera, këtu dhe në vendlindje , institucionet ndërkombëtare, zyrtarë të adminisratës amerikane, senator e kongresmen , qendrat fetare dhe me shoqata të ndryshme. Dhe, duke, përkujtuar dhe shënuar data dhe përvjetore, ngjarje të ndryshme të historisë sonë kombëtare, ne do organizojmë sa her të nevoitet, në komunitet protesta dhe mitingje dhe nënshkruajmë peticione, për avancimin e të drejtave tona kombëtare , qe na mohohen nga shteti i Malit te Zi ,dhe të drejtat të shqiptarve kudo në rajon” ka nënvizuar ai .
Në këtë takim , veçanarisht, është vlerësuar pjesmarrja e lartë, shkruan shtypi shqiptarë online, duke prezantuar edhe Kryetarin e sapo zgjedhur i shoqatës Malësia në New York, intelektualin Prof. Ejllo Berishaj, i cili në fjalën e tij, pasi i ka falenderuar të gjithë ata që ia besuan këtë mision, tha se pas pak ditësh do të organizojë një tjetër takim, me theksin e veçantë tek shpallja e Malësisë Komunë.
“Mos realizimi i së cilës, është shprehur Berishaj, do na çojë deri edhe në protesta, ai ka thënë se misioni ynë është të ndihmojmë Malësin, në të gjitha drejtimet, por pa harruar edhe ruajtjen e gjuhës, të historisë si dhe vlerave tona edhe këtu në Diasporë, që të mos asimilohemi.”
Këtë solemnitet me një program me recitime dhe këngë patriotike e kan përshëndetur edhe nxënësit e Shkollës Shqipe ne Bronx. Ndërkohë, që me një recital rreth Kryengritjes së Malësisë dhe gjëndjes së shqiptarëve në Mal te Zi e ka përshëndetur rapsodi Nosh Rroku Camaj.
Një voglushe me emrin Tina Ivezaj – ka qenë e veçanta e këtij programi. Professor Gjokë Gojçaj në një postim të tij në rrjetin shoqëror facebook, thotë se :”E veçanta e këtij manifestimi, ishte artistja ma e re e komunitetit, si e ka quajtur ai – voglushen 4-vjeçare Tina Ivezaj, me këngën ” Jam malësorë, Jam shqiptarë”..
Darka solemne “Kryengritja Malesore e vitit 1911”, u shoqerua me nje program artistik te pergatitur nga pjestaret e SHKA “Bashkimi Kombetar”, dhe grupin e fëmijëve të “Shkollës Shqipe” në Bronx. Programin e bëri edhe me te pasur dhe më të disponueshëm me këngë e valle popullore nga repertoari i pasur i këngëve të saj, këngëtaria e mirënjohur nga Malësia , Lirie Dedvukaj e orkestruar nga muzikantët Liridon Ulaj dhe Kreshnik Ahmetaj./ Photo crediti Albanian Culture/