NGA KRISTO ZHARKALLIU-Athine/
KRIZA ekonomike në Greqi ka më se pesë vite që po mundon qytetarët e këtij vendi, vend për të cilin askush nuk mund të mohojë të kaluarën e tij të lavdishme kulturore, shkencore historike, ashtu si nuk mund të mos pranohet kontributin e padiskutueshëm i këtij vendi të vogël në të gjitha fushat e zhvillimi njerëzor të Evropës. Sigurisht këtu nuk do të numërojmë çka i ka dhënë botës Greqia e lashtë, mjafton të hidhni një sy në emërtimet shkencore-mjekësore,historike, kulturore demokratike dhe do të kuptoni se sa shumë ka ndikuar ky popull I lashtë në zhvillimin e njerëzimit-jo vetëm të Evropës. Dikur, një profesor grek që u bë i famshëm për bizhuteritë e tij prej ari që akoma ekzistojnë në Greqi,mbajti një fjalim njëzet minutash në parlamentin britanik (në gjuhën angleze) duke përdorur vetëm ato fjalë greke që përdoreshin e përdoren dhe sot në gjuhën angleze. Ky profesor dhe njeri i talentuar quhej Zollotas dhe kush viziton dhe sot Athinën do të ndeshet në zonat luksoze me magazinat e tij të famshme, ndonëse ai ka shumë vjet që ka vdekur Por thamë se këto gjëra janë të njohura dhe populli grek nuk mund të jetojë as të ushqehet më madhështinë e stërgjyshërve të tyre të lashtë.Megjithatë një fare mirënjohjeje duhej ta shprehnin ata që sot janë të fuqishëm dhe drejtojnë fatet e popujve të Evropës. Mjafton të shtojmë këtu se vetë emri Evropa e ka nga gjuha e lashtësisë helene…
Kur nazifashistët, që t’i kthehemi qëllimit të këtij shkrimit,pushtuan Greqinë, gjënë e pare që bënë ishte të ulnin flamurin grek nga Akropoli dhe të vendosnin në shkëmbin e famshëm atë nazist me kryqin e thyer të urryer.Kudo që të banoje aso kohe në Athinë-nuk ishte qytet kaq i madh si sot as ndërtesa shumëkatëshe ishin ngritur aso kohe,gjënë e pare që shihte njeriu ishte Parthenoni dhe patjetër flamurin nazist të valonte atje majë shkëmbi. Athinasit në ato ditë të zymta takonin përditë të vdekurit nga uria në rrugët e qytetit, ose ata që vriteshin nga patrullat naziste dhe patjetër flamurin nazist atje majë shkëmbi. Flamuri sigurisht ruhej mire natë e ditë nga të gjitha hyrjet e shkëmbit por jo nga ana ku shkëmbi dukej i pakapërcyeshëm, ashtu si është dhe sot. Prandaj merreni me mend një mëngjes kur athinasit panë që në majë të shkëmbit valëvitej krenar flamuri Helen! Nuk mund t’u besonin syve…dhe një rreze shpresë u ngrohu zëmrën duke besuar se pushtuesit kishin thyer qafën… Ishte kaq e madhe habia e tyre dhe aq e papritur ndërrimi i flamujve sa as vetë nazistët nuke kishin marrë vesh se ç’kishte ngjarë atë natë! Sigurisht u dha alarmi, forcat SS dhe Gestapo nisi të kërkonte “shkaktarët e guximshëm” që kishin turpëruar ushtrinë naziste…Por nuk u desh të kërkonin shumë pushtuesit gjermanë: në komandaturë arriti një letër ku dy të rinj tetëmbëdhjetë vjeçare merrnin përgjegjësinë për aktin që turpëronte ushtrinë e Vermahtit dhe bashkëpunëtorët e tyre grekë. Të dy të rinjtë quheshin ManolisGlezos dhe Santos. Sigurisht i gjithë aparati ndjekës të pushtuesve u vu në lëvizje që të kapte të dy të rinjtë arrogantë që i ishin ngjitur shkëmbit me litarë natën dhe kishin zbritur flamurin me kryq të thyer (zvastika) por më kot. Qytetarët i mbrojtën dhe i fshehën të rinjtë dhe forcat e pushtimit i dënoi nga dy here me vdekje (thua se nuk mjaftonte njëherë!) Megjithë ndjekjet dhe spiunët e panumërt, nazistet nuk mundën të kapnin dot të rinjtë trima…
Por atë që nuk mundën ta bënin nazistët e bëri reaksioni vendas. Pas luftës falë politikës kriminale të udhëheqjes së Partisë Komuniste e cila kishte udhëhequr dhe Luftën Nac.Çl. (EAM-HELLAS), nisi lufta vëllavrasëse që bëri që Greqia, vendi i vetëm në Evropë, të vazhdojë luftën civile akoma dhe katër vjet të tjera, deri në gusht të vitit 1949 (shqiptarët e njohin mire gushtin e 49-ës) Pasi forcat nacionaliste, bashkë me ish bashkëpunëtorët e nazistëve fituan luftën, nisi ndjekja e shtrigave-kushdo që kishte luftuar pushtuesin quhej komunist! Kësisojnë vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar u bë gjyqi më ibujshëm pas fitores mbi nazizmin: në Athinë gjykohej heroi kombëtar iGreqisë, ai që kishte zëvendësuar flamurin nazist me atë grek në shkëmbin e Akropolit, ManolisGlezos! Akuza? Për tradhti të lartë ndaj Atdheut! Ndjekja kundër tij vazhdoi me vite dhe unë djalosh akoma, më kujtohet se shihja në gazetat shqiptare fotografinë e një njeriut të ri me mustaqe të zeza që e çonin me pranga nga gjyqi në gjyq! Pikërisht në këtë kohë kalova kufirin dhe shkova në Greqi për të gjetur lirinë dhe demokracinë. MegjithëseGlezosi ishte i burgosur, një parti e majtë EDA, vuri kandidaturën e tij në dy legjislatura dhe ai mori më shumë vota nga kushdo në parlamenti grek, megjithatë nuk u lirua. U desh që në vitin 1964 të merrnin pushtetin forcat demokratike të qendrës me Jorgos Papandreu (plaku) që edhe Glezosi dhe shumë të internuar të tjerë në ishujt e vdekjes të liroheshin dhe të vepronin e punonin lirisht në vendin e tyre të bekuar. Sigurisht shumë nga ata që kishin dëgjuar e lexuar për të, asqë mund të imagjinonin se dikur do ta takonin, pa le të bëheshin miq me Manolin…Këtu nuk bënte përjashtim edhe shkruesi i këtyre radhëve i cili nga ditët e para të jetesës në Greqi u inkuadrua në forcat demokratike të qendrës, duke pasur naivitetin të besonte se në vendet kapitaliste demokracia ishte e padiskutueshme! Por demokracia e Papandreut nuk ishte veçse një interval se shumë shpejt filluan mosmarrëveshjet me pallatin mbretëror që donte të kontrollonte gjithçka në vend sidomos ushtrinë dhe forcat e rendit. Kjo do të sillte anomalinë (renegatët e qendrës) të vitit 1965 që detyruan kryeministrin e ligjshëmPapandreun të jepte dorëheqjen. Pallati dhe të huajt po përgatisnin atë që do të ngjiste pas dy vjet: më 21 prill 1967 u bë grushti i shtetit të juntës fashiste…
Me Glezon u njohëm ato ditë të stuhishme të demonstratave të vazhdueshëm pas shembjes së qeverisë demokratike të Papandreut. Por edhe një koincidencë tjetër e çuditshme. Për mjaft vite banonim në të njëjtën rrugë,Fedriados të Kipseli- unë në Nr.49 dhe ai në Nr.79… si rrjedhojë pothuajse takoheshim përditë. Por edhe më 21 prill kur u bë grushti i shtetit u arrestuam në të njëjtën ditë dhe bashkë na degdisën në ishullin famëkeq Jaro, i cili ishte përdorur si vend shfarosës të kundërshtarëve të tyre nga …romakët! E shikoni si përsëritet historia? Ashtu si më dukej mua e pabesueshme se si u njoha dhe u miqësova me një njeri emri të cilit ishte legjendar për kohën që po flasim….
Që atëherë kanë kaluar shumë vite. Glezoja vazhdoi të merrej me politikë, duke qenëngaherë me forcat e majta të vendit (asnjëherë nuk kishte qenë komunist!) kurse unë si isha quajtur “luftëtar për demokracinë helene” për një kohë të shkurtër u inkuadrova në PASOK pastaj u tërhoqa që të…shikoja punën time. Rrugët tona u ndanë, pasi ai iku dhe nga rruga ku banonim,si ika dhe unë.. Bëmë një takim të stuhishëm për Kosovën (e majta greke përkrahte Millosheviçin dhe serbet) por kjo nuk na ndaloi të mbeteshim miq. Veçse nuk takoheshim më. Që të dy jemi mjaft të moshuar- ai ma kalon rreth 20 vjet.. dhe nuk kishim më ç’të thoshim se ndryshimet në botë, pas vitet 90, ishin të papritura dhe të paparashikuara. Megjithatë e ndiqja nga larg se si ky nëntëdhjetëvjeçar duket i palodhur dhe gjithnjë në rend të ditës..Dhe ja tani që Greqia kalon edhe njëherë ditë tragjike, Glezoja u shfaq edhe njëherë. Si dikur kur luftonte kundër nazistëve gjermanë sot po lufton kundër demokratëve gjermanë që edhe njëherë mbizotërojnë në Evropë… Këtë plak 92 vjeçar edhe tani qëndron në ballë të luftës për shpëtimin e vendit të tij nga lakmitë e fajdexhinjve dhe bankave botërore. Ai e di se populli dhe ai vetë nuk përfituan asgjë nga borxhet e tmerrshme që ka sot Greqia. Por edhe njëherë duan t’ja ngarkojnë popullit këtë barrë se ata që i hëngrën paratë e borxheve janë të pakapshëm! Kurse kreditorët me gjermanët (ç’koiçidencë prapë!) në krye kërcënojnë Greqinë, vendin ku lindi emri iEvropës , (Nxirri rrënjën helenike eurosë dhe nuk mbetet asgjë!) ku linden demokracia, letërsia dhe filozofia, ta hedhin jashtë nga Evropa dhe Eurozona se nuk mund të paguajë me borxhet…(se si u vunë këto borxhe do të shkruajmë here tjetër kur të jenë qetësuat gjakrat).Dhe ja në parlamentin evropian ku të gjithë, ose pothuajse të gjithë akuzojnë dhe kërcënojnë Greqinë, u ngrit një plak ikërrusur me mustaqe të bardha si figurë mitologjike dhe u tha pseudoeuropjanëve…
JU NUK MUND TË NA DËBONI NGA EUROPA! EUROPA ËSHTË E JONË DHE NUK JU A FALIM!
Të gjithë duartrokitën plakun legjendar, edhe ata, armiqtë më të egër të qeverisë së sotme greke. Kurse larg nga Brukseli, unë miku i tij i vjetër nuk munda të mbaja lotët.Është menjimëndprivilegj i madh në jetë të jesh njohur, të kesh pasur bashkëluftëtar dhe mik heroin grek MANOLIS GLEZOSIN!!!
KRISTO ZHARKALLI, ATHINË 8-7-2015
Përcolli për botim A. Ashiku