• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Marash Mali vetëm se ka mbyllur sytë

July 3, 2014 by dgreca

Marash Mali, miku ynë, bashkëpunëtorë i Revistes “ Kuvendi” dhe një nga debatuesit e parë të gazetës së njohur “Bashkimi”, shumë vite përpara se Shqipëria të çlirohej nga komunizmi, i cili e degdisi dhe burgosi, tashmë të ndjerin.
Marash Mali mbylli sytë për të jetuar jetën e përjetshme, me datën 27 Qershor 2014, në moshën 93 vjeçare. Marash Mali la një biografi të pasur në veprimtarinë e Tij patriotike. I lindur në Dedaj të Shkrelit, në një nga zonat me te dëgjuar për trimëri dhe patriotizëm, si dhe në një familje vojvodësh, iu bashkangjit Besëlidhjes së Malësisë së Madhe, që në kapitullimin nazifashist, konkretisht Batalionit të Shkrelit, duke qënë kapiten i klasit të parë në këtë organizim. Së bashku me Llesh Marashin ishin organizatorët e Kryengritjes së Malësisë së Madhe te vitit 1945, veprim që i solli edhe burgun politik. Marashi, pati rastin që në moshën 15 vjeçare të radhitej me burrat me të njohur të Malësisë, si Prekë Cali për të uruar Mbretin Zogu i I në një nga përvjetorët e lindjes së Tij.
Marash Mali ishte një nga bashkëpunëtrorët e pare të Revistës “ Kuvendi” dhe, deri në ndrrimin jetë, në Këshllin Botues të saj. Veç veprimtarisë patriotike dhe atdhetare, Marashi u muar dhe me krijimtari, sidomos dramën, të cilen e pelqente si gjini. “ Gjaku i falun” është një nga dramat e tij të njohura me botues studiuesin e njohur, Profesorin dhe Botuesin Hasan Leka. Me qënë se një jetë të tërë kishte pasion historinë, në fillimin e viteve dymijë, në bashkëpunim me “ Kuvendin” i hyri punës për librin “ Ngjarje historike dhe figura të shquara shqiptare”, të cilin e realizoi me sukses, në brendi të të cilit, për herë të parë shkruheshin disa ngjarje të përjetuara të organizimit vendor në Malësinë e Madhe, si dhe disa nga figurat e njohura të kësaj krahine vitale.
Këshilli botues i Revistës “ Kuvendi” shpreh dhimbje për shkuarjen e këtij miku të mirë dhe, njëkohëshëm ngushëllon gjithë të afërmit e Marash Malit!
Pushofsh në paqe, njeriu i mirë, Marash Mali!

Pjeter Jaku
Michigan,30 Qershor 2014

Filed Under: Komunitet Tagged With: Marash Mali, mbyllur sytë, Pjeter Jaku, vetëm se ka

MARASH MALI -ENCIKLOPEDI E DASHURISE PER ATDHEUN

July 1, 2014 by dgreca

nga KOLEC TRABOINI/
Mbi librin “Ngjarje historike dhe figura te shquara shqiptare” te Marash Malit ( 1921-2014)/
Historia le gjurme te ndryshme tek njerezit, aq te ndryshme, sa shpesh here te njejten ngjarje ata e perjetojne diametralisht te kundert. Kjo per shume arsye, por ne rastin e ne shqiptareve per shkakun se historia me se shumti ka rene pre e pasioneve te politikes, interesave te sundimtareve, tarafeve dhe klaneve, miklimit te pushtetareve, ndaj edhe sot e kesaj dite ngjarjet e datat historike te interpretuara sipas interesave te grupimeve, kane sjelle ndarje e percarje, çfare eshte krejt e pakonceptueshme per nje vend qe kerkon te inkludohet ne jeten e shteteve te bashkesise se kulturuar europiane.
Prandaj sa here merr nje liber kujtimesh historike, lexuesi e ndjen se do te bjere ne labirinthin e pershkrimeve te rrejshme e te errta ne histori, me citime krejt te kunderta nga realiteti. Koha e gjate nen monizem, i beri njerezit te jene nihiliste, mosbesues, sepse tere jeten u ushqyen me te verteta gjysmake apo genjeshtra te lustruara e me shkelqim si molla e kuqe Shtriges qe e genjeu Borebardhen per ta vuri ne gjumin e vdekjes. Keshtu ndodhte dikur, por, per inerci a mllefe revanshesh partiake edhe sot dukuri te tilla jane te pranishme ne librat e kujtimeve te veteraneve, por edhe ne perkujtimet e ngjarjeve historike qe festohen ende skajshem, e ku inkludohen ne menyre mediokrre, per te mos thene te turpshme, madje edhe kreret e shtetit te sotem shqiptar.
Duke shfletuar librin e autorit Marash Mali (i cili eshte autor edhe i nje drame “Gjaku i falun” shkruar ne vitin 1958, por e pabotuar per shkaqe biografike), ne menyre te vetvetishme keto ide te shoqerojne per nje çast, por shume shpejt do te biesh ne rrjedhen e ngjarjeve te treguara nga nje njeri qe eshte objektiv si ne riprodhimin autentik te ngjarjeve e figurave historike por edhe ne saktesine e vleresimin e saj.
Ajo çfare autori i librit “Ngjarje historike dhe figura te shquara shqiptare”, botim i Kuvendi 2003, pershkruan ne volumin prej afro katerqind faqesh, nuk jane te gjitha ngjarje te jetuara prej tij, sepse libri fillon me nje inkursion thelle ne historine me te hershme te popullit shqiptar, pra si i tille, ai ka karakterin e nje enciklopedie historike. Ne kete pikpamje ky liber eshte kryesisht nje pershkrim mbreslenes nga historia e kombit shqiptar i vazhduar me tregimin autentik te ngjarjeve gjate viteve te Luftes se Dyte Boterore, ku autori ka qene pjesmarres e te cilat sollen ne trojet shqiptare zhvillime dramatike.
Perse autori nuk u perqendrua vetem ne pershkrimet e ngjarjeve ne Malesine e Veriut dhe ne Kosove ku ai ishte pjesmarres e deshmitar okular, perkundrazi ate çfare vete ka perjetuar e inkuadron ne nje rrjedhe ngjarjesh me prerje kohore vertikale qe prej epokes se Ilireve e deri ne ditet tona.
Per te spjeguar se çfare ka qene shkaku apo ngacmimi i brendshem per te shkruar nje liber me zanafille ne historine e hershme e per te ardhur deri ne ditet tona, autori ka shkruar nje parathenie ne te cilen shpreh shqetesimin se femijet shqiptar ne emigracion, kryesisht ne Amerike, nuk arrijne te marrin njohuri historike mbi atdheun e te pareve te tyre. Ne shume familje shqiptare po u shkasin femijet nga duart ne pikpamje te atdhesimit shpirteror, pra te paisjes se tyre me elementin kryesor qe te bashkon me popullin tend, se pari gjuhen, pastaj me kulturen, historine, traditat. Ky ka qene, si te thuash, motivi nxites per tu ulur e shkruar shenimet e tij historike, te cilat, qe nga faqja e pare e deri ne te fundit pershkohen nga atdhedashuria, nga deshira qe ato ndjesi te zjarrta qe ka ne zemren e vet i moshuari Marash Mali, ti perçoje tek brezat e rinj te komunitetit Shqiptar ne Amerike.
Krahas pershkrimit qe u ben figurave historike e bemave te tyre, si Aleksandri i Madh, perandori Konstandin, Justiani, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Dasho Shkreli, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Ded Gjo Luli, Ahmet Zogu, Prenk Cali e tjere, autori perdor dhe referenca bibliografike nga historianet e ndryshem si Plutarku, Polibus, Paganel, Miller, Burny e Zavalani.
Por historine nuk e bejne vetem ushtaraket, strateget, mbreterit e perandoret, kryengritesit, por edhe shkrimtaret te cilet ne librin e Marash Malit zene nje vend te gjere, e bashke me jeteshkrimin e analizat e vleresimet e vepres se tyre, gjejme krijimet me te bukura te letersise te Rilindjes Kombetare Shqiptare, poezite e Naimit e Fishtes, Pashko Vases, Mjedes, Nolit, Konices, Filip Shirokes e deri tek Lasgush Poradeci.
Eshte e natyrshme qe vemendjen e lexuesit te terheqe pershkrimi i hullise se ngjarjeve te luftes se dyte boterore ku autori Marash Mali ishte jo thjeshte sodites por pjesmarres aktiv madje deri me detyren e kapitenit te batalionit nacionalist “Shkreli”. Ne faqet e librit e shohim ne fotografi perkrah Deli Metes, bajraktarit te Hotit dhe patriotit me emer Prek Cali, si dhe prinjesve te tjere te malesise.
Pershkrime mjaft emocionuese kane faqet qe tregojne cfare ndodhi kur forcat partizane u futen ne Shkoder pas ikjes se gjermaneve pa lufte drejt Tuzit te Malit te Zi me 28 Nentor 1944. Ky detaj historik nga libri i Marash Malit, qe ka qene deshmitar okular, ben qe sterperdorimi qe i eshte bere termit “Çlirimi i Shkodres” nga historiografet e sistemit monist( por edhe atyre socialist te sotem), te duket tashme grotesk, sepse Shkodren nuk e cliroi kurrkush, por e liruan vete gjermanet sipas planit strategjik te terheqjes nga tere hapsira ballkanike ne kushtet kur forcat aleate po perparonin drejt territorit gjerman. Edhe pse hyn pa lufte ne Shkoder, duke e harxhuar municionin luftarak vetem per krisma hareje se moren pushtetin, komunistet nuk do ta pushonin kurre luften, as krismat, as plumbat e reprazaljet ndaj popullit shqiptar vecanarisht ndaj Veriut “reaksionar e kanunor”siç e cilesonin percudshem ata .Libri te shpalos ngjarjet tragjike te atyre viteve qe do te çonin ne konflikte te pergjakshme e do te merrte shume jete njerezore. Sipas nje plani te paramenduar, pushtetaret e rinj komuniste nisen arrestimet e pushkatimet te atyre qe i mendonin si kundershtar te rregjimit te ri arbitrar. Marash Mali ne ate kohe qe rradhitur me forcat nacionaliste dhe eshte arrestuar e burgosur ne nje kohe e ne te njetin burg me kryengritsit, nje pjese e madhe prej te cileve bashke me udheheqesin e tyre Prenk Cali u pushkatuar nga komunistet.
Nje vend te rendesishem autori i kushton gjendjes ekonomike ne periudha te ndryshme historike si dhe mardhenieve te Shqiperise me vendet e tjera europiane. Eshte e natyrshme qe ne nje liber me veshtrim historik do te kete dhe referenca te kesaj natyre, mirpo ne te mire te librit do te ishte qe keto aspekte te ishim me konçize e pa pasazhe te gjata, ashtu si mund te thuhet edhe per pershkrimin e aspekteve historike. Narracioni lakonik do ta bente librin, qe vende vende zgjatet tej mase, me praktik ne perdorim, dhe do ti shmangej keshtu proleksitetit qe ndjehet ne teresine e tij. Pavaresisht prej dobesive qe nuk i shpetojne dot libra te kesaj natyre me veshtrim te pergjithshem, apo gabimeve teknike te datave historike, gjate rrefimit te ngjarjeve ndjehet meraku i autorit per te qene sa me i sakte historikisht, ashtu sic e citon ne nje nenkapitull “Ta kerkojme dhe ta shkruajme te verteten historike pa shtremberime”, qe shpreh edhe moton e punes se tij ne shkrimin e librit “Ngjarje historike dhe figura te shquara shqiptare” qe para se te jete nje pershkrim historik, eshte enciklopedi e dashurise se Marash Malit per Atdheun.

Filed Under: ESSE Tagged With: -ENCIKLOPEDI E DASHURIS, E PER ATDHEUN, Kolec Traboimni, Marash Mali

Ikja e heshtur e shkrimtarit Marash Mali…

July 1, 2014 by dgreca

Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë shprehim ngushëllimet më të sinqerta e të ngrohta për ndarjen nga jeta të Shkrimtarit dhe njërit nga anëtarët e parë e më të vjetër të SHSHSHA-së , Marash Mali.
Familja humbi babanë, bashkëshortin, gjyshin dhe njeriun e tyre të shtrenjtë, ndërsa Shoqata humbi një prej autorëve që buronte mirësi e dashuri për Atdheun, Historinë e Cështjen Kombëtare. Tek shkrimtari Marash Mali të gjithë shikojmë pasqyrën e dijeve, guximit, kulturës, artit dhe letërsisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun dhe punën!
Ngushëllime familjes, duke iulutur të mos harrojë se këtë dhimbje e ndane dhe me ne, Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, me miqtë e njohur e të panjohur nga afërtë e të mirit e të mrekullueshmit Marash Mali.
U prehtë nëPaqe!
I qoftë Dhe’u i lehtë!
I përjetshëm Kujtimi , vepra e kontributi i tij në letrat shqipe!
Në emër të Kryesisë së SHSHSHA-së
Presidenti i SHSHSHA-së,
Adnan MEHMETI
Kryetarja e SHSHSHA-së,
Raimonda MOISIU

Filed Under: Komunitet Tagged With: Adnan Mehmeti, e shkrimtarit, Ikja e heshtur, Marash Mali, Raimonda Moisiu

ELEGJI DHE KRONIKE PËR NJERIUN E MIRË,MARASH MALI

June 30, 2014 by dgreca

Ne Foto:Marash Mali 1921-2014/
ELEGJOJ PËR NJERIUN E MIRË/

Marash Mali, tu deshën 93 vjet /
për të ardhur në ditën e fundit në Florida/
sepse çdo kush që vjen edhe ikën./

Marash Mali, të shihja me adhurim/
nuk e di binim a nuk binim kushurinj/
edhe unë e kisha gjyshen nga Shkreli./

Marash Mali, siç kishte emrin/
kishe dhe punë të mëdha/
trimërinë, dashurinë dhe dhëmbjen./

Marash Mali, ushtar i Atdheut
Prenk Calin kishe komandat
e burgjeve të diktaturës ua pe tmerrin.

Marash Maliti, udhën e jetës e pate të gjatë
urtësinë po aq të madhe, si mal
dhe dashurinë për artin të pakufi.

Tani ti shkon në amëshimin e pasosun
i qetë se na la pas çfarë deshe
dhe atë që deshe mbi gjithçka: Shqipërinë.

Kolec Traboini
30 qershor 2014

MARASH MALI
1921-2014

I lindur m 1921 në Dedaj të Shkrelit, në një familje e njohur për “vojvodë” dhe mjaft e përmëndur për burra të urtë dhe atdhetarë. Marashi, shkollimin e fillores dhe të mesmes i bëri në qytetin e Shkodrës, si jetim në Jetimoren e konviktit “Malet tona”. Ndërkohë shkon në Itali dhe kryen specializimin, në degën e Pyjeve. Në prag të kapitullimit të nazifashizmit në Shqipëri, bashkohet me katër oficerë madhorë të Malësisë Madhe, në formacionin “Beslidhja e Malësisë së Madhe” e me vullnetarët e kësaj treve kishte për qëllim mbrojtjen e krahinës pa u inkuadruar në asnjë grupim politik. Mbas kësaj, në vijim të beslidhjes, kur u krijua për të njëjtin qëllim “Batalioni Shkreli” me komandant major Dom Nikollë Gazulli, Marashi ishte kapiten i klasit parë në këtë battalion. Mbas ardhjes së komunizmit në Shqipëri, ky bashkë me Llesh Marashin etj., ka qënë njëri nga nismëtarët e kryengritjes së Malësisë Madhe, që i sollën atij edhe burgim politike. Me anë të një amnistije del në liri dhe me këtë rast punësohet si specialist pranë “Byrosë së projektimeve Shkencore Pyjore” në Ministrinë e Bujqësisë, ku falë aftësive si specialist ishte ndër të parët kontribues i rilevimit shkencor të disa ekonomive pyjore shqiptare. Krahas kësaj pune, ka debatuar me shkrime në revisten “Ylli” e gazetën “Bashkimi”, gjithmonë për problemet në mbrojtje të ekonomisë shtetërore. Ishte shumë i dhënë mbas letërsisë, historisë dhe hulumtues i aftë e me pasion i zakoneve kanunore. Vepra e tij e parë, drama historike “Gjaku i falun”, ndonëse drama është shkruar në vitin 1958 dhe vlerësuar nga autorët më në zë të asaj kohe, nuk u bë e njohur, për shkak të motiveve politike. Duke mbet gjithnjë një atdhetar shqyptar. Marashi pranohet edhe me nënshtetsi Amerikane. Bëhet edhe antari i shoqatës se shkrimtarëve shqip- amerikanë dhe shkruan një dokumentar të titulluar.“Ngjarje historike dhe figura të shquara shqiptare”. Gjatë jetës tij në emigracion në Amerikë shkruan artikuj me vlera historike në “Revistën Kuvendi” në gazetën” Illiria”, në gazetën e Vatrës “Dielli” dhe në gazetën “Shkodra”
Librat e botuar janë “Gjaku i falun”, dramë dhe “Ngjarje historike dhe figura të shquara Shqiptare” publicistikë.

Filed Under: Kronike Tagged With: elegji, Marash Mali, nderroi jete, nga Kolec Traboini

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT