• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tirona e farketuar në gazin e shpirtit patriotik të Xhemal Farkës

October 9, 2023 by s p

Marjana Bulku/

Ajo flet parreshtur për rrënjët e familjes, ka rrëmuar nëpër arkiva, shtypin e kohës ,ka dëgjuar historitë e babait , miqve të familjes dhe nuk heziton të zbulojë misterin me të cilin veshi koha e errët e diktaturës zërat dinjitozë që ia kundërshtuan gabimet asaj.

“Po sikur të ishin dëgjuar?!

Po sikur të ishin marrë parasysh kritikat e mendimtarëve të edukuar në perëndim?!

Po sikur të mos ishin dënuar, denigruar dhe mohuar intelektualët e edukuar me patriotizëm e atdhedashuri , ata që intelektualizmin e tyre nuk ia imponuan askujt por e ofruan atë me shkrime e reflektime, qëndrime dhe akte dinjiteti…

Mbase nuk do të kishte kaq shumë viktima e heronj ky komb fatkeq që vret herë pas here pjellën e vet.”

Pikërisht kështu pyes veten e mendoj teksa bashkëbisedoj me Zenita Farkën një studjuese mjaft e veçantë që e rritur mes historive dinjitoze të familjes së saj të cilat diktatura jua preu jetën në mes ,ka arritur të publikojë një vepër mjaft domethënëse kushtuar xhaxhait të saj Xhemal

Farkës me titull “Tirona n’gaz”.

Ajo ka sistemuar shkrimet origjinale të shtypit të kohës( 1936-1937-1938) të cilat vijnë me dialektin e Tironës, problematikat e kohës , humorin e hollë.

Jo pak herë ndesh në këtë botim një frymë aktuale që vjen si pasojë e stilit vizionar të gazetarit poliglot Xhemal Farka.

Profili i intelektualit të edukuar në perëndim, njohës i disa gjuhëve të huaja(anglisht,frengjisht, italisht,arabisht,)autor dhe publicist ,veprimtar , mik i disa prej figurave emblematike të historisë tonë të paplotë si Lef Nosi, Musine Kokalari ,Mirash Ivanaj , etj , etj do të duhej ta kishte të hapur udhën për ti shërbyer me dinjitet vendit të vet por jo e kundërta do të ishte e vërtetë. Pushkatimi pas shpine lë pa varr trupin, por edhe kujtimin dhe veprën e tij .

Pushkatimi pas shpine varros veprën emrin, idealet e një të riu,por edhe ëndrrat e shumë të rinjve që e dëshironin rikthimin e një atdheu të burgosur.

Ky publikim i studiueses unike e plot vullnet Zenita Farka zhvarrosi profilin e një të riu , gazetar, esseist, përkthyes duke kthyer në përmendore të pavdekshme vitet e panjohura 30 në Shqipërinë e iluminuar të kohës ku nuk mungonin dijetarët, intelektualët dhe patriotët që pak vite më vonë do ti shfaroste diktatura komuniste.

Nëpër faqet e këtij libri pashë themelet e forta të familjes që vlerat i ka universale. Ato nuk i varros dot asnjë lloj diktaturë.

Ato janë gjithmonë prezente herë të fshehura por gjithmonë të gjalla diku në aktet e panjohura të Ibrahim Farkës , intelektual e veprimtar në SHBA, figurë që duhet të ridimensionohet nga të gjithë ne shqiptaro-amerikanët e vjetër dhe të rinj, rifrymohen në vullnetin e pashembullt të çdo familjari që e ndjen si detyrim që e shkuara të mos vdesë e sidomos kur ajo ka rrënjë e fryte në qytetêrimin dhe civilizimin tonë .

“ Tirona n ‘ gaz” është një përmbledhje ku alternohen kërkimet dhe hulumtimet, fototeka e larmishme e kohës e ku lexohet fisnikëria e familjes Farka, miqësitë me individualitete të kohës , reflektimet e studiuesve dhe bashkëkohësve dhe mbi të gjitha përpikmëria dhe saktësia e rishkrimit në përputhshmëri të plotë me arkivat dhe organet e kohës çka e sjell veprën sot njësoj me regjistrin gjuhësor të kohës kur ajo u shkrua dhe duke na bërë të besojmë se historia jonë ende vuan nga të pathënat e saj që presim të shkruhen e rishkruhen në besnikëri me faktet.

Filed Under: ESSE Tagged With: Marjana Bulku

“Kur Bota ish në gjumë”

April 24, 2023 by s p

Vepra poetike e dy poetëve martirë Vilson Blloshmi e Genc Leka “ Kur Bota ish në Gjumë “u promovua në Nju Jork për nder të Ditës Ndërkombëtare të librit në mjediset e Producers Club Theaters, në Royal theater duke bërë bashkë mjaft individualitete të spikatura shqiptaro-amerikane dhe shumë familjarë të afërt të familjes Blloshmi.

Veprimtaria e konceptuar si një homazh poetik u çel nga zonja Marjana Bulku e cila ndër të tjera falenderoi Vëllezërit Tollja ( Ernest dhe Alfred Tollja ) të cilët hapën dyert e teatrit për këtë event, gjithashtu ajo falenderoi Albanian Culture TV me drejtues ; Adem Dhe Mimoza Belliu të cilët e mbështetën të parët këtë organizim simbolik kushtuar poetëve martirë të pushkatuar nga diktatura komuniste .Pastaj ajo bëri një paraqitje konçize të jetës tragjike të poetëve të cilët u martirizuan për mendimin e lirë dhe vargun poetik që nuk i këndonte fitoreve imagjinare por realitetit të dhimbshëm e problematik.shqiptar.

Mjaft emocionues ishte mesazhi që Enrieta Blloshmi ( vajza e Vilson Blloshmit ) kishte shkruar enkas për këtë event .

Veprimtaria pati elemente të veçanta emocionuese, prganizative ku u alternuan informacionet letrare e analitike mbi veprën , me interpretimet magjepsêse të aktores Vilma Hodo e cila i dha ngjyra artistike mjaft të bukura veprimtarisë për nder të poetëve martirë.

Ajo interpretoi rreth 12 poezi duke shpalosur momente nga vepra por edhe kualitete artistike mjaft të larta që u pritën mjaft mirë nga të pranishmit.

Studjuesja e letërsise Zonja Arjeta Ferlushkaj bëri një veshtrim analitik mbi poezinë simboliste “ Saharaja” e cila mendohet të jete arsyeja e ndêshkimit të poetëve nga regjimi i kohës.

Emocionues dhe informues ishte materiali i sjellë nga studjuesi Mal Berisha, ish-ambasadori ynë nē Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.i cili e konsideron “gjumin” si një rrezik që i kanoset popujve që i dorëzojnë fatet e tyre regjimeve.

Botuesi i librit , profesor Bardhyl Musai kiishte pregatitur një material të plotë mbi veprën duke vlerat informative të kohës që sjell kjo lloj poezie e shkruar në terr.

Po sikur?! …ishte pyetësori dialogues që zonja Bulku zhvilloi me tri profesoret ; Mjaftime Brati, Mimoza Belliu dhe Drita Gjongecaj . Ato sollën qasjet e tyre intelektuale parë në prizmin një kohe tjetër ku liria e leximit , shkrimit, dëshirave ka dimensione lirie. Mjaf bukur ato sollën Vargjet e Saharasë në frengjisht dhe në anglisht .

Emocionet e kësaj veprimtarie ishin një konstante që buronin sa nga pesha e interpretimit poetik , po aq edhe nga interaktiviteti me të cilin Zonja Bulku e moderoi këtë event .

Në emër të familjes Blloshmi foli shkurt dhe fisnikërisht Ilirjan Blloshmi ,i lindur në internim por me shpirtin gjithmonë të lirë si poetët e gjakut të tij familjar .

Nuk mund të mungonte në këtë ngjarje libri Vatra e cila përmes Presidentit të Nderit zotit Agim Rexhaj shpalosi mesazhe njerëzore dhe institucionale në mbrojtje të fjalës së lirë dhe dinjitetit intelektual .

Fjalën e pasoi gazetari Beqir Sina i cili ftoi brezin e ri që të mësojë të shkuarën pêrmes këtyre dëshmive që përveç vlerave letrare kanë edhe vlërë historike.

Emocionet që solli Ilir Spata ishin surprizuese , ai recitoi vargje që ua kishte kushtuar poetëve martirë Vildon Blloshmi e Genc Leka.

Takimi u mbyll me interpretimin elegant dhe plot klass të artistes Vilma Hodo ecila i dha këtij homazhi poetik ngjyra përjetimitë paharruara

Marjana Bulku

************************************************

FJALËT PËRSHËNDETËSE TË AKTIVITETIT:

Të nderuar bashkëatdhetarë dhe pjesëmarrës të tjerë në homazhin poetik “KUR BOTA ISH NË GJUMË”

Fort e nderuar zonja Marjana Bulku, nismëtare dhe organizatore e këtij eventi.

Pak javë më parë përmes Face Book-ut lexova postimin e zonjës Bulku: “Kjo Ditëlibër 2023 vjen përmes lutjeve poetike që sjellin mes nesh pafajēsinë e dy shpirtrave poetikë që koha i shpalli Martirë të Demokracisë sepse i tillë ishte vargu i tyre; narrativë e një sistemi mëkatar që nuk duhet të përsëritet më.

Ju mirëpresim më 23 prill 2023 në një homazh poetik”.

Atë ditë kam përjetuar një nga emocionet më të fuqishme të jetës sime. Gjatë muajit mars isha e pranishme në Shqipëri në aktivitete promovuese të librit nën emërtimin: “Përkujtojmë poetët martirë”. Jam ndjerë shumë e vlerësuar dhe përjetova emocione. Kjo më dukej e natyrshme.

Po kur në New York, për nder të Ditës Botërorë të Librit, Albanian Culture TV organizon homazhin poetik, këtë nuk ma kish marrë mendja. Vilsoni dhe Genci, “kaluan”Oqeanin dhe mbrritën në Amerikë, në qendrën e botës. Për më tepër nderohen në një ditë të veçantë, atë të librit. Mahnitëse!

Jam e nderuar që t’iu përshëndes në këtë aktivitet mjaft dinjitoz, “homazh poetik”, për krijimtarinë letrare të Vilsonit dhe Gencit, të përmbledhur në botimin “Kur bota ish në gjumë”

Unë, vajza e Vilsonit dhe Eglantia, vajza e Gencit, ju falënderojmë pa masë dhe ju jemi mirënjohëse për këtënderim të veçantë që i bëni sot baballarëve tanë.

Unë, jetoj prej shumë vitesh në Itali, ashtu sikurse edhe juqë jetoni në Amerikë, e dimë se çfarë është emigracioni dhe malli për vendlindjen, për njëri-tjetrin. Në Itali kam ndërtuar familjen dhe karrierën. Jeta ime ka qenë e vështirë për shkak të rrethanave komplekse, por mëbesoni vitin e kaluar dhe tani, në dy ardhjet e mia nëShqipëri dhe kjo ditë e sotme, më bëjnë të ndjej emocionetë veçantë, që më ka bërë të hedh pas krahëve tëshkuarën e zymtë. Kjo për të vetmen arsye: nderimin që i bëni Vilsonit dhe Gencit me vlerësimin e krijimtarisë sëtyre letrare.

Të nderuar pjesëmarrës,

keni patur ndonjëherë momente të veçanta me babanë tuaj dhe ju ka munguar kaq shumë ajo kohë? Ne i duam baballarët tanë, por ndonjëherë nuk arrini t’u shprehnidashurinë, dhe kjo ndodh sepse është e vështirë të gjesh disa fjalë, veçanërisht kur përpiqesh t’i shkruash ato. Unë nuk kam qenë si ju. Fati im ka qenë krejt i veçantë, nuk arrita të shoh fytyrën e Vilsonit, e jo më buzëqeshjen dhepërkëdheljen.

Ju mund t’i tregoni dashurinë tuaj babait në shumë mënyra, sa kohë është gjallë, por për mua, është vetëm një: “Më mungon i dashur baba”.

Nëse do të mund të kthehesha pas në kohë kur babai im u largua nga kjo botë, do ta vonoja edhe pak, për të shijuar fjalët e tij të mençura që kurrë nuk i dëgjova.

Ne i njohëm baballarët tanë përmes poezive. Ato janë një mënyrë e shkëlqyer për të shprehur veten. Pavarësisht se ato shprehin gjendjen e tyre të trishtuar, brengat e mërzitjen sepse nuk ishin të lirë, por ato i kemi gjithnjë në dore që mund t’i përdorim si frymëzim, për të kuptuar kohën kur jetoi Vilsoni dhe Genci, që diktatura ua rrëmbeu jetën në moshën më të bukur.

Është e vërtetë se rëndësia e njeriut njihet më së miri vetëm në mungesë të tyre. Kjo ndodh edhe për baballarët tanë. Të kesh një baba të mrekullueshëm, si Vilsoni dhe Genci, është bekim në jetën tonë.

Kanë kaluar shumë vite që ata nuk janë më midis nesh, por jemi krenare që ata na kanë lënë një trashëgimi të pasur permes krijimtarisë letrare, e cila i ka bërë të përjetshëm. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje të shpjegoj se sa shumë do të thotë për ne kjo.

Falemnderit organizatorëve dhe ju të pranishëm!

Mirënjohje e pakufishme!

Ju përqafoj me mall të gjithëve,

Eni

**************************************

23 prill Dita Botërore e Librit

“ Kur bota ish në gjumë “ dy të rinj edhe pse ëndërronin të ishin mësues nuk mund të bëheshin të tillë për shkak të bindjeve nacionaliste të parardhësve të tyre,

Bota ish në gjumë kur në një qytet të vogël por m’u në zemër të Europës së kësaj bote dy të rinj përndiqeshin vetëm pse mësonin frengjisht në mënyrë autodidagte dhe lexonin letërsi .

Kur bota ish në gjumë dy të rinj në kulmin e ëndrrave të tyre për jetën dënohen , pastaj burgosen e më pas pushkatohen sepse ishin të zgjuar , të drejtpërdrejtë, shkruanin poezi hermetike , simboliste ,ëndërronin liri në kohën kur edhe ëndrrat ishin të ndaluara.

Bota ish në gjumë kur bashkë me dy të rinjtë u varros edhe poezia e tyre realiste sepse ajo nuk i këndonte fitoreve imagjinare por realitetit të dhimbshëm.

Bota ish në gjumë, po po, se përndryshe kjo marrëzi nuk duhej të ndodhte.

Ishte gjumi i gjatë i letargjisë moniste .

Ishte letargjia që paralizonte intelektualizmin, të vërtetat vrastare që regjimet totalitare prodhojnë.

Është kaq tragjike që gjumi i heshtjes nuk e ndalon dot marrëzinë e shkrepjes së armës duke këputur në mes dy jetë, miliona ëndrra .

Duket se absurdi nuk ka limit në vendet ku fuqia e padrejtësisë nuk ka cak.

Kur bota ish në gjumë , në terrin e natës , dy të rinjtë pushkatohen përkrah njëri- tjetrit pa varr , në vetminë e netëve të territ të egër e të gjatë diktatorial…

Përse bota është në gjumë dhe hesht kur zinxhiri i padrejtësive mbyste pikërisht të diturit të pafajshmit , idealistët duke kërcënuar të brishtat liri prej të cilave lindin mirësi?!

Ne nuk pretendojmë që zgjimi të vijë nga kjo sallë e vogël e errët , por përmes lutjeve poetike ne të paktën mundemi të sjellim mes nesh pafajēsinë e dy shpirtrave poetikë që koha e padrejtë ua burgosi mendimin dhe ua ndërpreu padrejtësisht jetën e më pas i shpalli Martirë të Demokracisë sepse i tillë ishte vargu i tyre ; narrativë e një sistemi mëkatar që nuk duhet të përsëritet më .

Ka kaq shumë Hënë e yje në poezinë e tyre që pa frikë është drita e pashtershme që buron nga tharmi poetik që herë i ngjan qiriut që fiket e herë vullkanit që paralajmëron apokalipse.

Ndaj poetët nuk duhen neglizhuar , as harruar e kurrë jo vrarë , ky moment i risjelljes së vargut si kujtesë e homazh le të shërbejë si ndjesë e një ndjese që nuk ndodhi kurrë .

Si lexim i një vepre të zhvarrosur por jo të shfarosur .

Imagjinoni për një moment sikur e tërë kjo salle prej profesionistësh ti kundërvihej dikujt pse shkruan poezi , pse është i drejtpërdrejtë, pse mëson gjuhë të huaja, ç’tragjizëm i dyanshëm dhe çfarë gjygji apsurd do të ish!

Por kjo nuk duhet të ndodhi !

Mos ndodhtë kurrë më .

Marjana Bulku

******************************************

Veçori të botimit me krijimtarinë letrare të

Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës

Përgatitur për aktivitetin për nder të Ditës Botërore të Librit

në homazhin poetik “Kur bota ish në gjumë”

New York, 23 prill 2023

40 vjet më parë nuk ma kish marrë mendja se një ditë si kjo e sotmja do të merresha me poezitë e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës dhe të kisha rastin dhe nderin të përshëndes në një aktivitet larg Shqipërisë në Amerikën e largët, në New York në këtë “Homazh poetik”.

Sot, në ditën Botërore të Librit, Vilsoni dhe Genci hyjnë triumfatorë në PRODUCERS CLUB Theatres me një buqetë të pasur poezish duke nderuar veten, ne bashkëkombasit e tyre, poezinë shqipe në tërësi.

E nderuar zonja Marjana Bulku, organizatore dhe drejtuese e këtij eventi

Të nderuar pjesëmarrës.

Zonja dhe Zotërinj,

Është privilegj i veçantë t’ju drejtohem sot, audiencës suaj të nderuar e t’iu bëj me dije se unë, bashkë me një ekip profesionistësh dhe artistësh, arritëm më në fund të realizojmë kërkesën e vajzave të Vilsonit dhe Gencit në një botim krejt të veçantë nga të derisotmit.

Vilsoni dhe Genci shkruan poezi për të qenë askush tjetër veç vetes së tyre – të lirë nga të gjitha llojet e shtypjes në epokën e trazuar të luftës së egër të klasave.

Vilsoni dhe Genci jetuan një jetë tragjike, u mbështetën plotësisht tek vetja për të kapërcyer të gjithë pikëllimin dhe zhgënjimin e tyre. Për Vilsonin dhe Gencin, poema ishte liria, revolucioni dhe ata vetë në të njëjtën kohë.

Poezitë i dhanë djemve normalistë nga Bërzeshta e Librazhdit guximin të refuzonin të bënin kompromis me botën. Ata na treguan rrugën për të dalë nga errësira.

Vilsoni dhe Genci dëshmuan se vetëm ata që jetojnë jetën e tyre në stilin e tyre mund të shkruajnë poezi të vërtetë, të pazëvendësueshme. Kjo ishte ajo që poetët kishin luftuar për të arritur gjatë jetës së tyre të shkurtër që xhelatët e diktaturës ja ndërprenë dhe bashkë me të edhe ëndrrat e tyre.

Ekziston një shprehje, sipas së cilës, nëse e do njeriun, lëre atë të lirë. Por diktatura dëshmoi se nuk e donin Vilsonin dhe Gencin, andaj nuk i la të lirë, por ua rrëmbeu egërsisht atë. Ata e dinin mjaft mirë se poetët mendonin ndryshe, ishin anti sistem dhe për këtë qëndrim të shprehur përmes poezive ata quheshin të fajshëm, por ishin krejt pa faj pasi nuk kryen asnjë veprim kundër regjimit.

Vilson Blloshmi dhe Genc Leka dhe sivëllezërit e tyre nuk kanë poezi të pafajshme, siç duan të thonë djallëzisht. Poezitë e tyre janë me mëkate para poemave që i këndonin sistemit vrastar, diktatorit, partisë-shtet. Poezitë e tyre janë ndryshe, në fund të fundit nderojnë poezinë shqipe – shprehet shkrimtari Visar Zhiti, ish i burgosur politik.

Vilsoni dhe Genci u trajtuan egërisht në birucat e diktaturës, ndonëse hetuesit ishin katilë dhe xhahilë, ata u detyruan të pohojnë se nuk kishin asnjë provë se Vilsoni dhe Genci kishin kryer sabotime apo agjitacion e propagandë kundër regjimit. Dikatura nuk kishte nevojë për krime të dukshme e prova, ajo duke dënuar mendimin ka dëshmuar një shembull unikal në historinë botërore, ku në vende të tjera janë dënuar poetë disidentë dhe anti sistem, por në asnjë vend të botës nuk janë vrarë poetët. Ky është turpi i turpit, mëkati i diktaturës që mbetet njollë e pashlyer në historinë e saj.

Botimi i librit “Kur bota ish në gjumë” me krijimtarinë letrare të Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës shlyen një borxh që u kemi poetëve, por jo për t’i thënë lamtumirë atyre, përkundrazi për t’i dhënë përjetësinë. Mesazhi që na përcjellin Vilsoni dhe Genci përmes poezive është: Bëhu vetvetja dhe jeto jetën tënde!

Titulli i botimit shpreh një të vërtetë të pamohueshme. Diktatura, në vitet ‘70 e kishte ashpërsuar luftën e klasave dhe përpjekjet për “zbulimin e armiqve të brendshëm”. Propaganda shurdhuese, terrori, frika dhe skamja na kishin vënë në gjumë, por jo Sigurimin, nuk guxonim të shpreheshim, pavarësisht çfarë mendonim. Ndërsa Genci dhe Vilsoni ishin zgjuar, ata shkruanin poezi me vargje fshikulluese ndaj sistemit.

Deri më sot janë botuar disa libra dhe shkruar artikuj për poetët, por krahasuar me ato, ky libër nga fillimi e deri në fund, është i pasur me interpretime e komente të poezive të tyre, madje të shprehura edhe përmes gjuhës grafike, imazhit. Ky homazh poetik “Kur bota ish në gjumë”, që i referohet libri të porsabotuar, për nga përmbajtja, organizimi, interpretimet dhe paraqitja grafike, shënon arritjen më cilësore të botimeve kushtuar poetëve martirë.

Ky libër nuk ka renditje të thjeshtë të poezive, por ai është një mjet i arrirë didaktik për studim nga nxënës të shkollave të mesme, studentë, pasionantë të letërsisë dhe të interesuar të tjerë. Gjithçka që duam të kumbojë në këtë libër, që vjen me konceptim të ri dhe interpretime të tjera, ndryshe nga botimet paraardhëse, është jeta.

Kjo e bën botimin me vlera të shumëfishta që i jep kënaqësinë çdokujt që e mban në duar, e shfleton dhe e lexon.

Ky libër mundëson një komunikim të ri me lexuesit, të zhveshur nga kumti biografik që ka shoqëruar përherë interpretimin e krijimtarisë letrare të Vilsonit dhe Gencit. Ndaj poezitë e renditura në këtë botim të ri, shtyhen të ngacmojnë emocionet, ndjesitë, kujtimet, përmes fjalëve.

Duke ju uruar suksese në këtë event, për të cilin falënderime të veçanta shkojnë për zonjën Marjana Bulku, pasionante e kahershme e letërsisë dhe organizatore e homazhit poetik të sotëm, bashkëorganizatorëve si edhe juve të nderuar pjesëmarrës, ju përshëndes me shumë respekt,

Bardhyl Musai

*********************************************

FJALË E MBAJTUR NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË LIBRIT NË MANHHATTAN, NEË YORK

Për librin “Kur bota ishnë gjumë” të autorëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

23 Prill 2023

Të dashur pjesmarrës!

I nderuar zoti Agim Rexha, President Nderi I Federatës Pan Shqiptare të Amerikës, VATRA

E nderuar zonja Bulku, antare e Bordit drejtues te Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA dhe inisiatore dhe organizatore e këtij aktiviteti!

…………..

…………..

…………..

• Vetëm dy ditë para se të udhëtoja për në New Jork pata nderin dhe kënaqësinë të takoja vajzen e Vilson Blloshmit, Enin. Mu duk se në sytë e saj ende shikoja dhimbjen e një fëmijë të mbetur jetim, për shkak se diktatura vendosi që ajo të rritej pa baba, pasi e ekzekutuan atë, thjesht për atë që ne gëzojmë sot këtu:

Lirinë e të qenurit këtu ku jemi.

Në të vërtetë, aq sa është kënaqësi pjesmarrja në këtë takim, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, po aq është edhe ndjenja e dhimbjes për autorët të cilët lanë jetën për letërsinë e Lirë.

Është një ditë kur e tërë bota I nderon poetët dhe shkrimtarët dhe e dini se përsë:

• Sepse ata janë pararoja e ndërgjegjës njerëzore.

Ata janë rrebelët, protestuesit, njerëzit që e kuptojnë më shpejt se të tjerët dhe e kundërshtojnë të keqen para të gjithëve.

Dhe e bëjnë këtë thjesht me shkrimet e tyre. Pa dhunë. Por me qëllimin e lartë të ndërgjegjësimit të atyre që i lexojnë, që ata të kuptojnë ku dhe si fshihet e keqja e imponuar nga diktatura.

• Mbase nuk është një rastësi që poetët dhe shkrimtarët më të mëdhenj janë ata të cilët janë ballafaquar me diktaturat, rregjimet repressive, me pushtetet e forta shtypëse të të drejtave të qytetarëve të vet.

Tashmë i kemi mësuar emrat e shkrimatërve tanë disidentë, Pjetër Arbnori, Visar Zhiti, Musine Kokalari, Kasem Trebeshina, Trifon Xhagjika, Adem Demaci, Isuf Gervalla…e sa e sa të tjerë që nuk mund t’i përmend të gjithë.

Siç mësuam edhe emrat e Henry Hajne, Anne Frank, Bertold Breht, Thomas Mann, Erih Maria Remark, Pastërmakut, Saharovit, Selzhenicinit, Vasllav Havelit, Nadezhda Mandelstam…etj, martirë të fjaslës së lirë nëpr diktaurat e shekullit të kaluar.

Emra të mëdhenje të letërsisë anti – rregjime, anti diktatura…

Midis tyre në epokën e errët të diktaurës sovjetike dalin emrat e të ekzekutuarve:

Arthur Koestler, Janosh Korçak, Andrei Platanov… për të përmendur vetëm disa prej tyre.

• Është një mrekulli që nëpërmjet të veprës së tyre të pavdekshmë po kujotjmë Vilsonin dhe Gencin

Sepsa ata na kujtojnë GJUMIN LETARGJIK që kemi jetuar dhe se si ata janë sakrifikuar dhe kanë shkuar vetë drejt gijotinës me ndërgjegje të plotë. Thjesht dhe vetëm që mos të konformohen me rregjimin dhe t’i binin një çange alarmi për zgjimin tonë nga gjumi letargjik.

Në këtë disidencë, shndrisin në qiell sot, të sakrifikuarit e kohës

Vilsoni dhe Genci, Martirë të Demokracisë, tashmë.

Në fakt libri I tyre KUR BOTA ISH NË GJUMË edhe pse Post Mortum, na bën të skuqemi që neve në atë kohë nuk e patëm as guximin, as zgjuarsinë as forcën që ta kundërshtonim atë rregjim.

• Në një rregjim aq të mbyllur, të izoluar neve NË GJUMË ISHIM pasi edhe pse ishim në moshë të maturuar dhe këto gjëra ndodhnin në mes të Shqipërisë, neve nuk dinim gjë se çfarë kishte ndodhur. Mbase në rrethinën e Librazhdit njerëzit e kanë ditur, por aspak më gjërë se aq.

• Është mirë që I kujtojmë sot, neve njerëzit e lirë, në këtë vend të lirë dhe nëpërmjet të veprës së tyre I mësojmë edhe brezin e ri me ato që kaluam neve.

Pasi historia që harrohet rrezikon të përsëritet.

Libri që kemi në dorë ka shumë vlera të spikatura.

• Vlera më e madhe e tij është që ata që I kanë shkruar këto poezi, janë martirë, heronjë, njerëz që nuk bënë kompromis me rregjimin;

• E dyta është se përmbajtja e jashtëzakonëshme protestuese, një thirrje që guxuan ti bënin njerëzve të asaj kohe, por që binte në vesh të shurdhër;

• E treta është stili, krejt I veçantë dhe eksperimentimi me fjalën artistike, madje me forma të cilat në atë kohë ishin heretizëm I vërtetë dhe konsideroheshin si cfaqje të huaja në letërsi;

• Së fundmi secila prej poezive ka një mesazh të fortë.

• Është një fat I madh që vepra e tyre ka shpëtuar dhe tanimë ajo është e e botuar dhe në dorën tonë.

• Me këtë rast dua të përshëndes pasardhëset e Vilsonit dhe Gencit si dhe njërëzit tyre të dashur këtu dhe kudo që janë. Vecanërisht ata që janë sot këtu me neve.

• Dua të përshëndes edhe botuesin e librit Prof Bardhyl Musajn;

• Një përshendetje të veçantë për zonjën Marjan Bulku për këtë organizim kaq të mrekullueshëm të këtij takim në një ditë shumë simbolike si kjo

• Kam edhe një përshendetje për ilustruesin e librit Piktorin Anasas Konstandini dhe Kritikut të veprës Eris Rusi.

• Duk e lexuar poezitë nuk iu shpëton dot komenteve të Dr. Eris Rusi, të cilin e konsideroj një njohës të jashtëzakonshëm të letërsisë. Këtë e ka dëshmuar në këtë libër.

Ai që në fillim iu referohet autorëvë më të mëdhenjë të të gjitha kohërave, disa prej të cilëve po i përmend këtu:

Albert Kamy, Dante aligeri, Kuinto Orakio Flako, Mondello, Emili Dickson, Tom Stpard, Italo Zevo, Carles Bukovskij, Frojdi , Aleksandër Bariko, Dino Buzati, Turkuato Tasso, Edmond De Amicis, Sergej Esenin, Andre Brink, Bertold Breht, etj

Librit i jep një vlerë të shtuar edhe shkrimi i shkrimtarit tonë të dashur e të nderuar dhe ish i vuajtur i diktaturës, diplomatit, Visar Zhiti, analiza e Primo Shllakut, Agim Vincës dhe Elida Qenamit.

Në mbyllja më lejoni të them se neve ende bajmë shumë pak për njohjen e autorvë tanë disidentë. Kjo veprimtari shkon në drejtimin e duhur dhe ky libër do të përdoret edhe ne shkolla. Me shpresë!!!

Por mos harroni, në makinën më të madhe kërkuese sot Artifical Intelegjence I gjen të gjithë emrat e shkrimatërve të ekzekutuar në diktaturat e shekullit të njëzetë, por nuk gjen dot as Vilsonin, as Gencin, as Avzi Nelën.

Dhe kjo sepse GJUMI YNË VAZHDON.

Le të jetë kjo ditë një zile zgjimi e kësaj dite të shënuar të librit.

Mal Berisha

*********************************************

Dr. Mjaftime Dushallari

PER NJE TABLO ME TE GJERE TE LETERSISE SHQIPTARE

Pershendetje te gjitheve!

Ndihem e nderuar qe marr pjese ne kete memorial poetik qe bart sa dhimbje aq dhe bukuri, qe buron nga vete jeta e shkurter, por plot endra, pasion, kulture, perpjekje e vizion te dy martireve te Demokracise, Vilson Blloshmit dhe Genc Lekes. Falenderoj sinqerisht z.Marjana Bulku, organizatoren e ketij takimi, per ftesen dhe me kete rast dua te pergezoj ate dhe stafin e programit televiziv Kultura Shqiptare qe ne Diten Nderkombetare te Librit organizojne kete takim serioz duke bere nje zgjedhje te mencur te krijimtarise cilesore dhe mjaft interesante te dy poeteve te viteve ’70 qe po e pasurojne mendimin tone per Letersine Shqiptare mbas gati gjysem shekulli.

Me qe jam e fushes se Letersise, do te me pelqente te vija ne kete takim pasi te isha njohur me permbledhjen e krijimtarise se dy poeteve per te dhene nje mendim me professional ndaj tyre, por kjo nuk me pengon te shpreh mendimin tim mbeshtetur ne njohjen e deritanishme.

Kur fillova te lexoj dhe te njihem me jeten e ketyre dy martireve te lirise, ndjeva nje lidhje te brendshme shpirterore me ta. Si dhe keta dy te rinj nga fshati Berzeshte i qytetit te Librazhdit, edhe une jam diplomuar ne shkollen e mesme pedagogjike te Elbasanit, shkolle me tradita ne pergatitjen profesionale te mesuesve te rinj. U deshperova kur mesova qe ketyre studenteve te shkelqyer te Normales se Elbasanit, qe ishin diplomuar disa vjet para meje, u ishte hequr e drejta e mesimdhenies. E pashe kete veprim, jo vetem si denim e demtim te ketyre individeve te afte qe s’e kishin filluar ende jeten, por dhe si dem dhe humbje per fshatin e tyre te dashur, si dem dhe humbje per sistemin arsimor shqiptar, pse jo dhe per vendin, kombin shqiptar.

Por Vilson Blloshmi dhe Genc Leka nuk u denuan si mesues. As si punetore te bujqesise, per sabotimin e se ciles u akuzuan. Ata u vrane moralisht, u pushkatuan fizikisht sepse ishin Poete, edhe pse veprat e tyre nuk ishin botuar. Ky ishte veprimi me makaber, me ekstrem dhe i palogjikshem ne vargun e poshtersive te atij sistemi diktatorial. Jo cdokush mund te behet Poet. Poeti ka shpirt te madh, te bute, te ndjeshem, fisnik, te lire ndaj do te shprehet lirshem. Poezia eshte produkt i nje shpirti pa pranga. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, edhe pse vinin nga nje fshat i nje qyteti te vogel, ishin te rinj me kulture, me interesa dhe aftesi te vecanta. Poezite e tyre, qe po i njohim shume vone, jane shkruar me nje shqipe te paster dhe pershkruajne realitetin shqiptar te atyre viteve me vertetesi. Ato s’jane moralizime bajate apo thjesht kunderparrulla. Ku hapur e ku permes metaforave te goditura, ato percjellin me art te lexuesi mesazhe te fuqishme. Poezite e Lekes dhe Blloshmit rrjedhin me mjeshteri, por dhe te befasojne me guximin rinor e njekohesisht burreror ne pasqyrimin e te vertetave te jetes. Ata e mendojne dhe fundin, edhe vdekjen, sic shprehen ne disa poezi te tyre, por ajo nuk i tremb dhe as i zbeh endrat dhe deshiren per nje jete me te mire. Poetet Leka e Blloshmi e dinin se s’kishin c’te humbisnin me, se ata ishin vrare qe ne veze. Fati i tyre ishte parashikuar nga biografia e tyre. Asgje s’punonte me per ta. Vetem shpresa per nje te ardhme me te mire ishte motivimi i tyre per te shkruar dhe per te jetuar. Aty buronte edhe guximi dhe forca e mendimit te tyre ne poezi.

Shoqeria shqiptare u detyrohet shume ketyre dy te rinjve me tipare dhe aftesi te rralla. Eshte bere dicka per vleresimin e tyre. Memoriali ne kujtim te Genc Lekes dhe Vilson Blloshmit ne qytetin e Librazhdit, eshte i nje lloji te vecante. Ai te dritheron po aq sa jeta dhe fundi tragjik i poeteve. Dy kokat e te rinjve, njeri ende sycelur e tjetri i vrare e i pergjumur, duket sikur therrasin fort per lirine qe s’e pane dhe as e gezuan. Ideja e memorialit ploteson bukur dhe deshiren e tyre qe aty jashte, ne ate reliev, dielli te mund t’i ngrohe me shume…

Ne vitet postkomuniste, keta poete jane vleresuar dhe me tituj nderi plotesisht te merituara.

Qe te kompletohet vleresimi i ketyre figurave, une mendoj qe institucionet perkatese ne Shqiperi, mund te kujdesen qe poezite me te spikatura te ketyre poeteve te talentuar, te zene vend ne programet e shkollave shqiptare te te gjitha niveleve. Keshtu, brezi i ri do te kete mundesi t’i njohe, t’i vleresoje dhe t’i perjetesoje keta intelektuale me kulture dhe vepren e tyre. Ne kete menyre, njekohesisht do t’i behet nje sherbim i vlefshem dhe Letersise Shqipe ne pergjithesi dhe vecanerisht asaj te viteve ’70, e cila eshte prezantuar dhe njohur ne vend e me gjere, vetem permes veprave te shkruara conform metodes se Realizmit Socialist. Nderkohe, qe cdo dite e me shume behet dhe me e qarte se, ne ato vite ne vendin tone ka ekzistuar, eshte levruar dhe nje lloj letersie tjeter thellesisht realiste, dhe pse ishte e pamundur te shihte driten e botimit. Keshtu tablloja e Letersise Bashkekohore Shqiptare do te jete me e plote dhe me prestigjioze.

Perulem me respekt ndaj vepres letrare te dy martireve te Lirise.

Gezuar Festen Nderkombetare te Librit!

””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Pertefe Leka

E di që do të ishte më mirë  t’ i tregoja gojarisht  por shenova  dy tri  episode të jetuara  për t’ju pershtatur temës “ Kur vriten poetët  …….A ngrenë zërin kundra  poetët e tjerë?

Zonja Mariana  ju përgëzoj për këto organizime,  sa e nevojshme asht që të kemi moralin Shqiptar nga trashëgimia e mirë, Ju admiroj ….

Sapo fillova t’ju shkruaja ne atë ngushticën e telefonit   për të justifikuar mungesen  time, papritmas  me iku shkrimi  pa e përfundue, por  qe nxitje  qe ta vazhdonim komunikimin ne telefon. Në   të njejten  kohë , ju  me dërguat shkrimin me poezine “Kur shteti vret poetët e vet,” Sapo e lexova me  hapet  një teme, që kam 33- vjet që e tratoj  dhe s’ ka të mbaruar …. ndaj  s’po dija   së çfarë do t’ju shkruaja. U rrembeva nga emrat e poetve të vrarë ,ku më zgjuat  kujtimet  e kolegut  tim Enver Draçini ,kur fillova  mesuesine   në Vrakë, 1960 ,ne shkollën ku kishte bërë mesim  Migjeni. Ishte vëllai i poetit të vrarë ,  Qemal Draçinit,  ishte vëllai i  profesorit të Gjimnazit të Shkodrës  dhe të “Donika Kastrioti”

Qemal Draçini,  ishte poet, kritik,prozator,,perkthyes,hartues tekstesh  shkollore,kontribues në fushën e teatrit,  sekretar i të madhit Atë Gjergj Fishta Ishte ,vetëm 15 vjeç kur  u ndikue nga idete komuniste prej profesorit tij  Skender Luarasi në Gjimnazin e Shkodrës,  burgoset për këto ide , me vonë burgoset si antifashisht, dhe  ishte  në listën  naziste drejte Prishtinës…..por shpëtoi …Drejtoi revisten “Fryma “  ku nder të tjera  shkelqeu vepra poetike e Migjenit me  shumë personalitete tjerë … Burgut komunist  nuk  i shpëtoi … Poeti vdiq në tortura ….. Ishte  vetëm 24 vjeç…… e ….sot  nuk ka një varr ….Mbeti Martir I mendimit dhe fjalës lirë. Vëllai i tij Enveri ,kurrë   nuk e përmendi , asgjë nuk mësova  prej tij , heshtje . Heshtën edhe kur morën  dekoratën  “Martir i Demokracisë “ me 1992 ,  isha prezent  në sallën e Gjimnazit Shkodër, i thanë jo urrejtjes , përsëri heshtje 

Nuk po zgjatem per të ndjerin kolegun tim  Enver Draçini  sepse edhe Ai  ishte  nje enciklopedi me vetë. Duhet trajtuar  se ka  merita  të  veçanta Ai për 50 vjet   ruajti  në fshehtesi   dorëshkrimet e  vëllait të vrare dhe pas 90-tës i permblodhi në librin “Era”………..

Tema  që  po diskutohet  “Kur vriteshin poetet “.   Ç’ bëjnë poetet e  atij shteti ? A Ngrene  zërin. kundra ….? …A pikëllohen ndopak  …..?…  është për të gjithë , kjo këmbanë bie edhe për mua  Qëndrimi  im mbi 30 vjet mësuese  e real socialist .

Po shenoj disa raste që më kanë ndodhur   kur jepja mësimin e letersisë në Gjimnazin Kristoforidhi . E vetmja shkollë e mesme e përgjithshme pa shkëputja nga puna ne Tiranë  pak metra larg Lidhjes së shkrimtarëve . 

Kisha ne klasë një nxënës “  rrebel” që me “bezdiste “me pyetjen “ Pse  nuk  e mësojme Fishtën”. Ai e dinte që jam nga Shkodra  dhe e perseriste  radhazi . Pergjigjja ime ishte…..heshtje  ….Nuk kishte gjë më të rendë për mua që të pakten të citoja vargje te shkeputura, aqë me shumë  që isha rrite  e edukue nga Im atë mësues  me  veprat  apo me vargjet  e Lahutës  bile  Im  atë edhe i kendonte. vargje të muzikueme  “ Bini toskë e bini gegë si  rrfeja qe shkon tue djegë”……Unë isha  një  memece , vetëm heshtje 

Për koincidencë pas disa ditësh  arrestojnë  brenda në shkollën tonë Profesorin e historisë Pal Doçi  studiues. Ai bënte mesim në një shkollë  dy vjeçare  që per mungese  lokali kur  mbaronim ne mësimin në dreke vazhdonin Ata , pikërisht në klasën time  demonstrohet ky veprim i shemtuar,  shkaku  ishte —-Pse citonte vargje  nga Lahuta e Malcisë  në orën e mësimit  për te konkretizue  luftëtarët e veriut .Nga këto ngjarje  në shkollë  më shkonte mendja për keq, me dukeshin si provokim , përseri isha  gojëmbyllur por shpirtvrarë, e pikëlluar kur mendoja   absurdin  që   për vargje patriotike  të izolohen  e

a të vriten njerëz të pafajshëm . Unë   nuk guxoja  te flisja  një fjalë  , vetëm heshtje …

Ajo që me ka vra shumë ishte kur  me arrestuan një nxënës.ishte  djalë i qetë  , rrinte në fund të bankave ,nuk e njihja  familjen e tij . Për këte  rast na therritën në hetusi me kolegen time edhe ajo mësuese letërsie 

Hetuesi një djalë i ri  me tha —shikoji ato libra, janë  gjetur në shtepine e nxënesit tuaj , janë libra  të shkruar për Papet e Romes. një nga keta ia ka dhënë shokut tij …….Pyetja  e hetuesit ishte —A ka sjellë libra në shkollën tuaj ,?! ….Për fat  të mirë  nxënesi  kishte sjellë  një libër të vjeter në shkolle  “Lulet e Veres “të N.Frasherit  dhe ishte  në dollapin e klasës ku mbaja fletoret e hartimit …I fola per nxënësin tim, ashtu si e njihja, shumë pozitivisht. …Djalit i bënë gjyqin në lagje ,ku e mbrojtën  të gjithë , siç tregonin …Ai nuk foli , u zbardh në fytyre ,i ra të fiket. e derguan ne spital …. Djalin  e falen , por Ai nuk erdhi me në shkollë ….As unë  nuk e pashë më  kurrë … përsëri  heshtje … Kisha menduar së Ai djalë  kishte  një brengë , vinte nga veriu , dhe duhet të kishte  pasë lidhje me  besimtarë  të religjionit katolik , që trashëgonin bibloteka  të pasura te cilët u persekutuan nga regjimi komunist . ….

Po shenoj edhe diçka ndryshe 

Kur në mesim jepja Kategorite estetike …E bukura  e shemtuara e madherishmja  e tjerë 

sipas  librit  të Alfred Uçit …Sado që  thellohesha në studime nga perkthimet që bëheshin nga rusishtja nuk isha e qartë ,psh për karakterin klasor  të së  bukurës  një nxënës më pyeti —-një vazo me lule në tavolinen e punëtorit është e bukur ,dhe po kjo vazo  me lule në tavolinen e borgjezit  është e shemtuar … ?! Për fat  të mirë kisha një nxënës që e kishte nenen  Punonjese ne lidhjen e shkrimtareve . Një ditë më thotë : Në sallën e Lidhjes  po promovohet  libri me poezi i një  poet  të ri ..Me që paradite vinin më pak nxënës, me lejen e drejtoreshes .mora një grup maturantësh e shkova. Lokali ishte shumë afer . Mbledhjen e drejtonte Sh.Musaraj .Poeti  i ri lexoi poezitë , njera nga poezite  i kushtohej “Lules” . Njeri  nga  të pranishmit  u ngrit   e tha — kësaj poezie i mungon karakteri klasor !! poeti shtangu !!!  Shpejt nderhyri Sh. musaraj   duke  thënë — edhe ajo rregullohet —- I shtoni vargun “ O moj Lulja për merak , ruhu mos të kepusi ndonjë kulak “ ……dhe poezia kalon …..

Të gjithë qëndruan serioz, asnjë buzëqeshje… heshtje  per ideologjinë e gabuar 

Për mua si mësuese ishte   ore mësimi . I thashe  vetes …. eureka   …… në raste të tilla   thashë , gjejë  një  artific që të dalësh  nga situata ….. 

Në  këte gjimnaz kam  pasë kolegë poetin Nexhat Hakiu ,shkrimtarë i viteve 30 .Loni Papa, i njohur me  dramen Cuca e maleve . Xhevahir Spahiu  I cili qëndroi shumë pak në shkollen tonë  . Më ka mbetur në mendje  pyetja e  një nxënësi  ndofta me naïviteit !!  Për  vargun  e poetit   “Pika e Lotit sa Pesha globit”   Profesori  siç e therrisnin nxenesit. ishte prezent me register  gati për  mësim ,evituam  pergjigjen  , vazhduam.  punen  mbeti   pa fjalë….. . Kështu ishte kur letersine e drejtonte një ideologji  që predikonte dhunën   patjeter  do  të ballafaqohesh  me të tilla të papritura 

Nga prof. Nexhat Hakiu  kam mësuar  diçka që kurrë  nuk do të më shkonte mendja .

per personazhet  në romanin   Para Agimi të Sh.M. Ai  me tregoi se  pas Ermira Velo dhe Zotit Bardhi  në Roman  ishin  Musine Kokalari dhe Branko Merxhani,    Menjëhere. fillova  të kopjoj nga teksti pjesë  ku behej fjalë për këto dy personazhe  pasi e kisha shumë të njohur B.Merxhanin  nga revista Perpjekja Shqiptare dhe  gjithë këto vite. kam hulumtue   për këto kontribues  në letërsi e sociologji. Këto shenime  i përdora pas 90 -tës  Kur  u thye heshtja e gjatë    dhe fillova te shkruaj.  Artikulli i parë  2 korrik 1990  Gazeta Drita “Mbi disa kufizime ideore në letërsi “ dhe  i dyti “ Pse  nuk jam marksist “   në Prill 1991 Shkrimin  e dorëzova   në redaksine e Gazetës Republika  shkrimtarit të madh Petro Marko I cili me tregoj se kishte qenë  Ai që  kishte shtypur në makinë  Kryeartikullin e B.Merxhanit”  “Pse  nuk  jam marksist  “ edhe pse nuk perputhej me idete e tij ….Ishte takimi i parë dhe i fundit me maratonomakun e vuajtjeve  shkaktuar nga shoket e idealit komunist, Ndërroi jetë pas 6 muaj te takimit. ,Edhe  kolosi i letrave  nuk foli …Pas  90-es  Foli me Vetvetën … (. E Kam trajtuar gjatë këte  takim)

Kështu morën  udhë   shkrimet e mija  ku sot janë permbledhur në tre volume me Titullin 

“ Refleksione të një harrese te imponuar “ ku. jam. munduar. të ruaj  me krenari  Statusin  Mësuese , sepse nuk  bëra gjë tjetër  veç. plotësova  atë që  nuk pata mundësi t’ia  mësoja nxënesve te mi  kur  ndiqnin  shkollën .

Zonja Marjana e dëshiroj  takimin me ju  me diskutue  ne se mund te kontribojmë per  heshtjen  e gjatë  që  sot  duhet parë  në kuptimin filozofik  dhe    mendimin progresiv …. 

Paçi mbarësi në këto  sherbime per kulturën shqiptare .

Pertefe Leka 

”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

TË GJITHA FJALËT PËRSHËNDETËSE U DËRGUAN PËR BOTIM NGA MARJANA BULKU

Filed Under: Opinion Tagged With: Marjana Bulku

Emri im nuk është Marjuana!

February 4, 2023 by s p

Marjana Bulku

Nju Jork/

Emigrantet mund të konsiderohen si një barometër tranzicionesh dhe krizash rajonale e që pavarësisht kësaj transportojnë ngado me vete kulturën e vendit nga vijnë që me edukim e kultivim , festa e promocion e mbajnë gjallë sa munden .

Edukimi në vendet pritëse shndrrohet në një mundësi më shumë në pafundësinë e sfidave ku ruajtja e indentitetit çmohet dhe vlerësohet pasi pa asnjë dyshim kultura mbetet aseti i patundshëm dhe një pasuri shpirtërore e pazëvëndësueshme.

Po çfarë po ndodh me këtë trashëgimni prej gjuhe e normash, kodesh nderi e bese , mikpritje e vyrtytesh që ishin amanet brezash në botën globale që vrapon?!

Sa vlejnë këto të fundit kur shtetet amë përfshihen në amoralitet e korrupsion , shthurje e skandale qeveritare a thua se ky është misioni i tyre që t’ua nxijnë jetën dhe emrin qytetarëve të vet!

Po mbushen pothuaj 11 -vjet që edhe unë iu turra Amerikës si shumë të tjerë dhe si çdokush që kthen kokën pas, zikzakeve të emigrimit gjen aty dilemat ekzistenciale të qënies .

Qysh në ditët e para kur vendosëm të jemi rezident këtu u desh të përballemi me mjaft vështirësi ku sidomos ato natyrore të tmerrojnë edhe ti mendosh e le më pastaj ti përjetosh.

Është e frikshme të ndjekësh se si reagon një popullsi kaq e madhe kur ndeshet me ciklone të ftohti, përmbytje, tërmete, pandemi… mjafton të kujtosh marketet e boshatisur dhe lakminë e pangopshme të popullatës për ushqim dhe nevoja të tjera po kaq utilitare.

Krizat sistematike globale duket se i kanë shnderruar popullatat në robêr të fatkeqsive ku autor është jo vetëm natyra por edhe qeveritë përkatëse.

Emigrimet masive janë një tjetër fatkeqsi po aq sa ato natyrore sepse vendet amë po zbrazen nga vullnete , projekte energji e ndërkohë qeverisjet e padrejta majmen kur popujt tkurren , robërohen , nënshtrohen .

-Mos ikni!

-Thoja gjithmonë kur kthehesha në atdhe, atje ku tokat e begata dergjeshin djerr nga dembelizmi, pavullneti, paimagjinata,etj etj .

Ishte një thirrje e sinqertë që buronte nga shpirti që patriotizmin dhe atdhedashurinë e ndjen edhe më fort kur është larg vendit amë.

Kinezët që nuk lejnë kanaçe e pëllëmbë dheu pa mbjellë me barishte e gjeth më bënin të kuptoj se një krizë e fortē po vjen , do vijë , është në proçes ardhjeje…

Filipinasit aq fort të lidhur me njëri-tjetrin ndajnë edhe kafshatën e fundit mes tyre.

Haitianët të egër nê fytyrë e të pangopur me të drejtën e me gjithçka dhe që aq pak dijnë të jenë të drejtë me veten dhe me të tjerët.

Ukraninasit dhe vargu i gjatë i paradokseve që prodhon lufta e superfuqive që forcën e mat me të dobtin duke ia venitur çdo lloj mundësie deri në mohim ekzistencën atyre nga etja e vet e pa fre për fuqi.

Lutje sirianësh, zvarritje meksikanësh … kjo tablo metropolitane që flet pak e nënkupton shumê.

Por kjo është vetëm paksa nga ajo tërësi kulturash që emigrantët mbartin sepse kultura deri diku është aset i qëndrueshëm i asaj çka ata marrin me vete ndërsa problematikat e jetës së tyre janë një tjetër mbivendosje që e bëjnë shumëdimensionale problematikën që mbëshjell jetët njerëzore në kontinentin e ri ku turren të rinisin një jetë të re me plagë të vjetra.

Kultura bëhet kêshtu identiteti pêrmes të cilës përshfaqet individi në mjedisin fluid amerikan.

Kur përmendet Shqipëria shumëkujt i vjen në mendje besa, mikpritja, trimëria , dikujt tjetër diktatori Hoxha,demokracia e brishtë , pastaj mafia, droga dhe gjëra si këto metastaza të së keqes.

Kohët e fundit sapo përmend se je shqiptar hapen biseda të pakëndëshme për drogë e marjuanë edhe pse stendave të metropolit më të madh të botës ndriçon një shqiptare brilante si Ermonela Jaho por mesa duket muzika është luksi i fundit që i nevojitet shpirtit njerëzor fatkeqsisht.

Êshtë e pamundur të kuptosh apo paragjykosh universin njerëzor brenda konglomeratit që prodhon droga brenda dhe jasht qënies që i nënshtrohet këtij fenomeni që vret jetën pak e nga pak , duke i vrarë vullnetin për punë dhe duke i injektuar pangopshmërinë për pasurimin e rrufeshëm. Por është një gjë që dihet me siguri ;fatkeqsia se ky fenomen stigmatizon edhe individin e ndershëm , të shkolluar dhe kultivuar përmes dijes dhe punës së ndershme ndaj dhe irritimi i kësaj shtrese që besoj është mazhoritare në arenën shqiptare duhet të jetë edhe kurimi i dramës së shekullit të ri ku puna e ndershme zhvleftësohet, shkollimi nënvleftësohet dhe paraja e ndotur ndot një shoqêri të të tërë , këtë fajtore të pafaj.

Kaq shumë lakohet droga, mafia, korrupsioni kur përmenden shqiptarët sa pothuaj është harruar Besa, bujaria, mikpritja , tipare këto qé i dallonin shqiptarët një dekadë më parë dhe që ishin burim legjitim i krenarisë tonë etnike.

Irritohuni qytetarë sa herë që ua përçudnojnë nderin , krenarinë , truallin dhe pasurinë, atë shpirtrore dhe materiale .

Irritohuni sa herë që ju stigmatizojnë për turpe që ideohen dhe fabrikohen zyrave, skutave, errësirave duke hedhur hije faji mbi gjithkënd .

Irritohuni kur jua mbysin fjalën dhe lirinë .

Irritohuni kur ju thonë se nuk jetohet me punë të ndershme.

Irritohuni sa herë që kultivohet droga në vend të besës, vyrtyteve, dijes.

Irritohuni sa herë që ua nxijnë jetën dhe emrin.

Irritohem kur më thirrin Marjuana.

Emri in nuk është Marjuanë.

-Më duhet ta përsëris shpesh kur me shaka ose jo thirrem ndoshta sepse lajmet për shqiptaret lidhen kaq shumë me drogë e marjuanë , vrasje e korrupsion.

Edhe pse janë shkruar aq shumë histori shqiptare ku e mira prevalon mbi të keqen lajmi i ditës êshtë kronika e ikjes , e dhunës , ajo e nënshtrimit të së drejtës , kaosit politik, korrupsionit qeveritar, eleminimit të pluralizmit, mohimit të lirive esenciale.

Vargu i pafund i ikjeve êshtë varg zhgënjimesh dhe dështimesh politikanêsh që luajnë pimpong me ëndrrat e pashpresa të shqiptarëve.

E megjithëse ikin stigma nuk ju ndahet , i ndjek dhe i përndjek si mallkim i stërlashtë .

Nuk e shaj dot Amerikën , atdheun e bijve që atdheu i vet i la pa atdhe , as nuk e lavdëroj dot sepse e dua por ndjej se sa e pafuqishme është ajo për të zgjidhur hallet e globit që mbart brenda territoreve të veta duke i bërë qytetarë të saj me të drejta e liri që përtej oqeanesh , nëpër kontinentet e vjetër ku rigjenerojnë sërish ëndrrat e vjetra e dhunohen qytetarë e ku e drejta e të drejtëve as që mendohet të jetëzohet ende edhe pse prej shekujsh ëndërrohet.

Filed Under: Komente Tagged With: Marjana Bulku

Lulëzon në çdo stinë

January 11, 2023 by s p

Skicë përmbi pikturë

Ndodh që një fotografi të ushqejë pikturën . Jetojmë në kohet kur e bukura kultivohet me çdo mjet dhe mënyrë .

Por e bukur është gjithmonë ajo që vlen , ajo që rrëfen dhe shpalos një të vêrtetë universale.

Jo pak herë mundet që përpara një fotografie të ndalosh për më shumë se një çast duke soditur atë subjektiven e bukur që herë pas here provokon qëndrime , arsyetime , ndjenja e krijimtari.

Pasi e titullova “ Tek oborri i gjyshes me veshje stërgjyshesh” në murin tashmë. aq shumë të njohur Facebook apo “ Ky kostum i stërlashtë më sjell lule në çdo stinë” pêrtej retorikës fotografia me veshën e Zerqanit ;Qashën më duket se përcjell një demostrim autenticiteti etniko-kulturor nga ku rrjedh një botëz e pathënë poetike me elemente gjeografike e historike dhe pa dyshim lidhet thellësisht me histori familjare.

Qasha më sjell në vëmendje narracionet etnografike të Mësuesit model i vlerësuar si Mêsues i Popullit , zotit Selim Alliu i cili e vizatoi me fjalë veshjen shekullore të grave të Grykës së Madhe ; qashën . Dorëshkrimet e tij pata rastin ti shfletoj rastësisht në bibliotekën e qytetit Peshkopi dhe u bënë nxitje për të ideuar një kënd antikuaresh ku materiale të tilla do të kishin dritën e duhur të vëmendjes.Ai shkroi për Qashën atêherë kur gratë e asaj zone e kishin veshje të përditëshme atë kostum të endur aq mjeshtërisht me vegjë . Askush nuk e mendonte atëherë se pak vite më vonë ajo nuk do të ishte zgjedhja e vetme e veshjes së atyre grave , por ai si pak kush e shndërroi në memorie muzeale Qashën duke ia renditur ; cilësinë e punimit , radhën e veshjes ,ngjyrat, aksesorët, zhurmat që e bëjnë kostumin të duket dhe të dëgjohet me taf -tafet e sermave të pafteve mbi jelekët më unikë dhe autentikë në botë.

Unë e kisha parë me qindra herë atë veshje ;në trupin e gjyshes sime, në fotografi të motçme stërgjyshesh, në darka dasmash e gëzimesh familjare ku kostumet e Zerqanit derdheshin me ngjyra e kor këndues sermash që tingëllonin pas çdo hapi e vargvallesh.

Askush nuk e mendonte se braktisjet sistematike të territoreve shqiptare nga shqiptarët do ta kthenin në relike çdo copëz identitare ku pa dyshim veshje të tilla janë trashëgimnia jonë që nuk vdes kurrë.

Kur braktiset shtëpia, mëhalla, atdheu, kujtesa është relikja më brilante që mban gjallë pasuritë tona në rrezik zhdukjeje.

Ndaj kur rikthehesh tek shtëpia, mëhalla , atdheu ,ndjen se graviteti i objekteve të tilla të lëna atje tërheq me tërë fuqinë e vet duke u bërë epiqendra që thërret për mbrojtje e mbijetesë.

E vesha at fundvjeshte atë kostum të punuar me duar stërgjyshesh me shpejtësinë që kushtëzonte koha e limituar dhe me dashurinë pa limit dhe m’u duk se ritakova sërish gra të moçme, narracionet etnografike të Selim Alliut , dhe vendosa ti marr me vete nëpërmjet një fotografie siç bëj çdo herë me gjërat që i dua.

Nuk më mjaftoi ajo foto për ti pohuar vetes se aty në oborrin e gjyshes brenda shtëpisë së gurtë kjo vlerë trashëgimnie mundet të jetojë më shumë se ne.

E vendosa në kornizë që tja tregoj jo vetëm vetes atë moment që ka aq shumë botë brenda , por përsëri m’u duk se janë ca si ngushtë aty.

Ndoshta një pikturë do dijë ti mbajë më bukur brenda edhe momentin fotografik edhe objektet e saj .

Nuk janë objekte, por relike aq shumë ë dashura ku çdo gur avllije, degëz peme, bari i njomë që vesh oborrin e gjyshes ku vendoset Marjana , më saktë gruaja me qashë pasi në këtë rast Marjana nuk ka asnjë rëndësi mbi telajon ku e tërë kjo histori u derdh aq bukur në vaj e karnavac prej duarve të piktorit Hysni Loka. Bota e Marjanës mbeti përjetësisht mbi atë pikturë për të cilën më bukur se fjala flasin ngjyrat e derdhira plot mjeshtëri.

Por duhet thënë që piktori i qëndroi plotësisht besnik fotografisë duke e sjellë atë copëz realiteti të gjallë të sotmes dhe të nesërmes.

Piktura udhëtoi me mua në nëntor të vitit 2022 nga Tirana në Nju Jork dhe i gëzoi aq shumë prindërit e mi, ndërsa rri varur shumë pranë qoshes së tyre duke ju sjellë kështu në Nju Jorkun e largët ; ajrin që veç vendi yt ta sjell,Zerqanin,, oborrin ,ku “lulëzon” në çdo stinë ky kostum i stërlashtë plot ngjyra e art .

Ndodh që piktura tê jetê frymëzuar nga një fotografi por që ajo ti rezistojë kohës duhet të mbartë një histori apo minimalisht ti kontribojë sadopak asaj .

Marjana Bulku

“Tek oborri i gjyshes me veshje stërgjyshesh”

Filed Under: Politike Tagged With: Marjana Bulku

Kongresi i Manastirit , roli dhe kontributi historiko- kulturor në ruajtjen dhe konsolidimin e unitetit dhe identitetit kombëtar

November 27, 2022 by s p

Marjana Bulku/

Akti i pavarësisë së Shqipërisë padyshim ishte kulminacioni i një serie veprimtarish të cilat nxitën dhe motivuan atë moment historik që na bën të përulemi me nderim edhe sot 110- vite më pas .

Pas dy Pavarsive ( Kosovë e Shqipëri) historianët mendojnë se ekziston një akt tjetër shumë i rëndësishëm , ndoshta nga më elitarët në historinë tonë ; Kongresi i Manastirit i mbajtur në datat 14 -22 Nëntor të vitit 1908.Kjo ngjarje është konsideruar si një ndërlidhëse e fortë mes Lidhjes së Prizrenit dhe Pavarësisë së Shqpërisë. Unë mendoj së në këtë nyjëlidhje historike hyn pa dyshim edhe Rilindja Kombëtare e cila inkurajoi disa zhvillime e dinamizëm kulturor , historik dhe pa dyshim edhe politik duke ia shtruar udhën procesit të Pavarësisë me vepra dhe individuatete , mendimtarë aktivë , njerëz të zotë që mund ti dilnin kombit për zot.

Pavarësia dhe vetndërgjegjësimi për pavarësi po ecnin paralelisht përmes akteve që po dëshmonin se Shqiptarët mundeshin të ishin zot i fateve të veta pasi atyre nuk iu mungonin dijetarët, shkrimtarët , patriotët dhe mendimtarët që do tju prinin proçeseve shtetformuese.Asgjë nuk po ndodhte rastësisht, ishin momente që kërkonin angazhimin e mendjeve e që shkrimi apo këndimi nuk mjaftonte , duhej aksion i vërtetë aktiv dhe ndërveprues dhe një bashkëpunim i gjërë mes dijetarëve e patriotëve që në qendër të ëndrrave të tyre kishin ato për liri e pavarësi kombëtare.

Të analizosh hallkat e atij zinxhiri historik do të thotë të udhëtosh mbi vende, kohë takime , tryeza , bisedime , individualitete e vendime të rëndësishme nga ku unë kam nderin të ndaloj historikisht tek guri më i çmuar i atij gjerdani shtegtimesh misionare , i konsideruar si themel i murit të lartë të Pavarësisë ; Kongresi i Manastirit i cili na lidh me Individualitete akademike, gjuhtarë e publicistë , lëvruesit më brilantë që ka pasur shqipja e shkruar ndonjëherë që i shërbyen me pushkë e me pendë Pavarësisë së Shqipërisë.

Pesë shtyllat e Kongresit të Manastirit mund të konsiderohen pa asnjë dyshim si bazat e terrenit nga ku do të hidhte shtat Pavarësia e Shqipërisë.

1.Vendi

2. Koha

3.Protagonistët

4.Vendimet

5.Rëndësia

Vendi : Manastir ,dikur kryeqendër e Vilajetit të Manastirit, me sipërfaqe prej 22.000 km katorë e ku bënin pjesë tokat shqiptare të Iliridës deri në Elbasan,njihet si një qytet i hershëm mesjetar me popullsi arbërore.Ai konsiderohet si një nga qytetet më të rëndësishme të Ballkanit Jugor dhe në veçanti të Shqipërisë, është pushtuar herëpashere nga pushtues të ndryshëm të huaj: Ai është qyteti i dytë për nga madhësia në Republikën e Maqedonisë. Shtrihet në pjesën jugpërëndimore të këtij vendi.Në Manastir gjendet potenciali më i madh ekonomik pas Shkupit.Si ilustrim po sjell një moment që e sjell të gjallë vendin është një tablo e Lasgush Poradecit ”Poeti i mirenjohur Lasgush Poradeci, atëherë nxënës në vitin e parë të kolegjit rumun në Manastir, në një skicë të tijën (që mund të jetë krijimi i tij i parë ), ja se si e pershkroi ai këtë moment: *Ishte një i ftohtë i madh me dëborë dhe ne prisnim në të dyja anet e lumit Draguar që nanuriste me qetesi perendie. Pas pak çastesh filluan të vijnë delegatet. Vijne me radhë llandonet me nga katër kuaj secili, të zbukuruar me flamuj kombetare dhe kuajve iu kishin lidhur fjongo kuqezi nëpër këmbë. Sipër mbi një karrocë fluturonte një korb. Ndalon karroca dhe prej saj del Cerciz Topulli. Më pas ai mori në shenjë korbin, duke sharë ashtu sic shajnë burrat kur korbi ra para kembeve te Mihal Gramenos. *Te lumte Cerciz, – i thote Mihali. – Kongresi i ABC-se do të na veje mbare”

Dhe në fakt çdo udhë pavarësie nga çdo e keqe duhet të shoqërohet edhe nga dija por edhe nga forca e drejtësisë dhe akteve që derivojnë prej saj .

2.Koha : 22 nëntori njihet si dita e Alfabetit sepse përkon me datën finale të punimeve të Kongresit tē Manastirit , por siç dihet në histori koha është sa reale po aq edhe plurale duke patur parasysh proçeset historike që lidheshin ngushtësisht me shkonjat e alfabetit, gjuhën shqipe, shkrimin dhe konsolidimin e saj në funksion të të vërtetave dhe historisë shqiptare brenda nesh dhe përtej nesh.

Akte të tilla me rëndësi kombëtare vijnë si pasojë e akteve sistematike me frymë patriotike e intelektuale, politike dhe historike që i rezistojnë të gjitha kohërave ndaj dhe data mbetet përkujtim përkundrejt atij proçesi që donte më shumë sesa një ditë për të mbërritur pikërisht tek ajo ditë siç është dhe 28 Nëntori i Pavarësisë.

22 Nëntori mbetet një datë me vlera universale për gjuhën shqipe dhe sot ajo merr mbivlera në kushtet e rrezikut të asimilimit kur ⅓ e ahqiptarëve e kanë lënë vendin amë .

Kjo datë i çeli udhë hapjes së shkollave shqipe, shtypshkronjave shqipe, literaturës shqipe, iluminimit përmes gjuhës shqipe, ky kongres sikur e paramendoi se koha do të na e bënte edhe më të paharruar atë akt që nuk venitet kurrë e që gjuhën shqipe e cilësoi si mjet i unitetit kombëtar prej nga ku mendimtarët rilindës do ju bënin thirrje gjithë shoqërive gjuhësore dhe ‘shkronjësve’ të gazetave shqipe, që të ‘arrinin një marrëveshje e ta pranonin

Kongresin e Manastirit duke u bashkuar me zërin e Sami Frashërit i cili theksonte se mospërdorimi i gjuhës shqipe, sjell asimilimin.Ai e kishte parë shumë drejt aspektin e lidhjes së pandarë të gjuhës me shoqërinë si një aspekt thelbësor social dhe linguistik . “Të moslëvruarit e gjuhës amtare, sigurisht, e ka favorizuar procesin e asimilimit të një pjese të shqiptarëve…” shkruan ai. Samiu mbronte tezën e drejtë që alfabeti i shqipes të kishte bazën në alfabetin latin për të theksuar se Shqipëria është “vend evropian dhe populli shqiptar është një popull evropian” .

Edhe Kostandin Kristoforidhi, në vitin 1888, shkruante: “Ndë mos u shkroftë gjuha shqipe edhe sot mbë këtë ditë nuk do të shkojnë shumë vjet dhe nuk do të ketë më Shqipëri ndë faqe të dheut…”

3. Protagonistët Unë do ti shihja në tri dimensione ;

-Ideatorët

-Autorët e alfabeteve, rilindasit) të cilët pavarësisht kundërshtimeve ( kam parasysh këtu polemikat e Konicëd kundrejt Alfabetit të Stambollit dhe frashëllinjve ) u arrit në një ide të përbashkët e cila i bëri edhe kundërshtarët protagonistë të këtij akti madhor.

-Organizatorët ; Këtu natyrshëm nuk duhet harruar emrat që i dhanë jetë kësaj ngjarjeje duke filluar nga Feim Zalavani tek shtëpia e të cilit u mblodh kongresi , Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, ndërsa nënkryetarë Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi.

Te gjithë së bashku strukturuan atë që e bën të mundur udhën e pavarësisë ; bashkëpunimin e intelektualëve në një vendimmarrje pavarësisht kundërshtive:

Gjergj Fishta Kryetar i Komisionit

Mithat Frashëri Kryetar i Kongresit; Sekretar i komisionit

Ndre Mjeda Anëtar i Komisionit

Parashqevi Qiriazi Sekretare e Komisionit për abcenë

Grigor Cilka Nënkryetar

Luigj Gurakuqi Nënkryetar i Kongresit

Hilë Mosi Sekretar i Kongresit për shqipen

Thoma Avrami Sekretar i Kongresit për shqipen

Fehim Zavalani Fjala Hyrse (kryetari i klubit “Bashkimi” të Manastirit

Nyzhet Vrioni Sekretar i Kongresit për turqishten

Phineas Kennedy Vëzhgues i Kongresit

Bajo Topulli Anëtar i Komisionit

Sotir Peci Anëtar i Komisionit

Gjergj Qiriazi Nënkryetar i Kongresit; Anëtar i Komisionit

Shahin Kolonja Anëtar i Komisionit

Dhimitër Buda

Mihal Grameno Përfaqsues nga Klubi i Korçës

Grigor Cilka Përfaqsues nga Klubi i Korçës[

Sami Pojani Përfaqsues nga Klubi i Korçës

Thoma Avrami Përfaqsues nga Klubi i Korçës

Fillomena A. Bonati shoqëruese e përfaqsuesve nga Klubi i Korçës

4.Vendimet ; Nuk e dij në është një kapitull që duhet ta mbyllim apo ta hapim ne por le të hipotezojmë se vendimmarrja pra ulja në një tryezë të përbashkët e disa tezave , mendimeve apo ideve të ndryshme pse jo edhe të kundërta duket se çeli një shteg përmes kësaj ngjarjeje . Ky Kongres uli bashkë disa alternativa , madje edhe kundërshti

Në kushtet e aktiviteteve shumëplanëshe të rreth 14 shoqatave atdhetare që vepronin në atë kohë vendimmarrja po bëhej një proçes jo i lehtë.

-Përçarjet krahinore ishin një tjetër barrierë,

-qarqet antishqiptare dhe propaganda e tyre penguese mediale e disa shteteve me politikë antishqiptare shkaktoi jo pak reagime e kundërshtime ndërkombëtare duke shfaqur pretendime se Kongresi po ftohej për të shqyrtuar shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë; jo pak herë qëllimisht shkruhej se “shqiptarët janë barbarë”, “të paqytetrueshëm”, se ata “janë për t’u shpërndarë” etj. Me gjithë shkrimet tendencioze, Kongresi filloi punën me një vizion të qartë përbashkimin drejt pavarësimit nga keqdashësit. Në të morën pjesë tridhjetë e dy delegatë me të drejtë vote që “përfaqësonin njëzet e gjashtë qytete e shoqëri brenda e jashtë Shqipërisë”.

Drejt këtij vizioni u përcaktuan dy synime kombëtare që ishin ;shkollat dhe alfabeti, si përbërës themeltarë të identitetit kombëtar,e që morën shtrirje të gjerë në të gjitha krahinat shqiptare dhe në të gjitha shtresat shoqërore .Gjuha shqipe do të si mjet i zhvillimit shoqëror në të gjitha fushat e veprimtarisë si shteg zhvillimi emancipimi dhe shteg i sigurt shtetformimi.

5 .Rëndësia e Kongresit të Manastirit është sa historike po aq edhe teknike pasi ajo përcaktoi hallkat që duhen ndjekur në rrugëtimin drejt Pavarësisë . Njgarjet madhore duhen ndjekur jo vetëm me sy , emocion, pathos, por edhe me penë dhe program të qaerë në mënyrë që shkrimi ti përjetësojë aktet dhe faktet të cilat kërkojnë strategji të mirëmenduara .E nga kjo pikpamje Kongresi i Manastirit ishte një

-akt civilizimi i shoqërisë shqiptare.

Ajo pati një

-shtrirje të gjerë demografike e për rrjedhojë gëzoi -njohje ndërkombëtare.

Ulja në një tryezë

-vendimmarrje mendimesh të ndryshme ishte tipar demokratik i kësaj ngjarjeje e cila prej nga ajo kohë se kundêrshtimet e ideve mund të lexohen si përpjekje nga këndvêshtrime të ndryshme . Kongresi i Manastirit sikurse edhe Rilindja Kombëtare

-nxiti iluminimin përmes hapjes së shkollave shqipe. Ajo

-intensifikoi hapjen te shtypshkronjave si mjet materializues i mendjeve që do duhej ti prinin momenteve kyçe me të cilat po pêrballej kombi.

Ai vendosi njëzëri t’i përshtaste dy alfabete ato të Bashkimit të Shkodrës dhe të Stambollit, të ngjashëm me njëri-tjetrin dhe poashtu të dy, alfabete të mbështetura në alfabetin latin. Kështu numri i alfabeteve tani u reduktua çka do ta lehtësonte shkrimin. Kjo arritje shuajti ndasitë e deriatëhershme të shqiptarëve rreth alfabetit.

Kështu gjuhëtarët dhe lëvruesit e shkrimit do të ndihmonin më mirë historinë pasi siç dihet për dhjetra arsye shoqëria shqiptare vuan më shumë nga të pathënat e saj edhe pse mbi truallin tonë historikisht ndodhin e ndodhin ngjarje, ato pak ruhen dhe shkruhen.

Kongresi shënoi gjithashtu

-bashkëpunimin mes shoqatave shqiptare duke theksuar synimin dhe bashkërendimin e energjive drejt proçesit të pavarësisë.

E nëse do pyesnim përse u bë ky Kongres do të vinim tek pika më e rëndesishme e kësaj ngjarjeje gjuhsore dhe historike tek nevoja dhe dëshira e shqiptarëve për të pasur një alfabet të përbashkët që do të bënte të mundur identifikimin e tyre gjuhsor në terrenin që gëlonte nga thika intrigash që synonin asimilimin e vëndit tonë duke e konsideruar si të vogël por që për fat të mirë nuk i kanë munguar mendjet e mëdha sidomos në momente kritike.

Por ajo që mbetet më e rëndësishmja e datave të tilla është reflektimi ynë mbi ta, mundësia që e kaluara të na iluminojë të ardhmen dhe po data të tilla kanë aq shumë dritë nga ku ne mundemi edhe të kujtojmë e nderojmē por edhe të projektojmë vizione të reja , së bashku .

Filed Under: ESSE Tagged With: Marjana Bulku

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 24
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT