Nga Marjana Bulku- New York/
Cfarë mundet ta shpëtojë jetën që rënkon në kushtet e një crregullimi të gjatë të ekonomisë, edukimit, sigurisë?
Kush do mundë ta shërojë politikën e sëmurë që duhet të orjentojë ,duhet të krijojë kushte që konceptet e mësipërme të zhvillohen?
Kur flasim kaq shumë për dosjet e të kaluarës a nuk do ishte mirë që të shqyrtonim këto të së tashmes, të përditshmërisë tonë ku individi shfaq karakterin ,atë që formësohet nga historia familjare por më shumë sesa kaq , nga veprat e tij .
Me një kujtesë normale mundemi ti hedhim një sy jo historisë së shkuar,por asaj që jetojmë aktualisht … Kur sistemi 50 -vjecar dështoi duke na lënë në varfëri shpirtrore e materiale ,me po kaq varfëri tentuam tregun, atë që planifikimi i centralizuar e kishte zvetënuar dhe shndërruar në një sistem të mbyllur ,shterpë. Dikush në ”liri” ndërtoi shtesa pallati që u ngjanin arnave , u pushtuan ato pak hapësira të gjelbërta që varfëria -rastësi kishta rezervuar për ne,të tjerë me fantazinë e burgosur ndërtuan lokale, hotele, motele… sa pak biblioteka, librari qendra komunitare e shërbimi në qytetet tona!
Të tjerë u larguan nga Shqipëria për të jetuar perëndimin e ëndërruar…
Ata që qëndruan ,ata që ndërtuan jo si uzurpatorë por si vizionarë duke hedhur gurët kilometrikë në kushtet e një ekonomije ku tregu dhe konkurenca e lirë pothuajse nuk ekzistojnë, janë pak, ndoshta shumë pak sepse liria pakufi e tjetrit e mbyt lirinë individuale ,atë që rregullin e konsideron LIRI. Me një shikim të vemendshëm e arsyetim të kthjellët gjithkush mundet ta bëjë këtë studim sipërfaqësor. Ta shohësh tjetrin si produkt i kontributeve të veta në kushtet kur individualizmi kolektiv dhe mobilizimi politik i masave fsheh vlerat reale, jo ato që të bëjnë nderi i qyteteve tona ( të tillë ka shumë),por ato qe u bëjnë vërtet NDER qyteteve me vyrtytshmëri ,punë dhe vlera.
Shteti garant, shteti spektator , jorregullator ,shteti partner, i manipuluar dhe manipulues…kur humb rolin e vet dhe tregun e shndërron vetëm në një imazh , gurin kilometrik-mirazh ,në një sistem ekonomik” të lirë ”thuajse utopi…janë panorama e pashpresë ku janë zhytur qytetet tona. Aty ku unë kërkoj të gjej lagjen e vjetër , atë historike të qytetit midis identitetit të humbur dhe uzurpimit fatal të cdo hapësire të lirë . Më kot kërkoj parqe të gjelbërta apo sado pak sipërfaqe ku fëmija të marrë ajër dhe argëtim…Kujtesa e fortë më con nëpër premtime të harruara me kinema , 3D,,,Por po, nëpër qytetet tona ka ideatorë, ka edhe nga ata që idetë i shndërruan në produkte pune dhe djerse me qëllim ndërtimin dhe përmirësimin e jetës, ka edhe nga ata që hodhën themelet e sipërmarrjes së lirë duke konkretizuar edukimin dhe profesionalizmin e ndertuar eksperienca që flasin,,, a do ti lëmë të flasim???? Qytetarët heshtin… Mediat inekzistente janë shndërruar në kronikanë festash apo ekstremitetesh ,opinioni publik thuajse nuk ekziston sepse në shoqëritë ku roli i lidershipit i atribohet vetëm kryetareve partiake publiku manipulohet,,, Lidershipi si definicion është ”MUNDESI INDIVIDUALE PER TE NDIKUAR ,MOTIVUAR TE TJERET PER TE KONTRIBUAR DREJT EFEKTSHMERISE DHE SUKSESIT TE ORGANIZATES APO GRUPIMIT KU ATA BEJNE PJESE”
A kemi të tillë në shoqërinë tonë ??? A kanë ato kapacitete dhe mundësi të ndikojnë në realitetin problematik shqiptar ?
Ne flasim për dosjet e së kaluarës për padrejtësi e dëme njerëzore , mirë bëjmë dhe pse nuk i faktojmë dot kurrë, por kujdes, m’u përpara syve tanë e tashmja vret njëlloj si dje…janë po ato akte dhunimi në sisteme kur të mohohej e drejta për të studjuar (jetike ) ndërsa sot ajo për të punuar ,(po aq jetike)me qëllim përqëndrimin e saj nëpër kupolat e regjimeve që nga të vjetra u meremetuan si qytetet tona pa dashuri, me babëzi.
E përsëri në fund të këtij casti meditimi që kurrë nuk mbaron më vjen pyetja fillestare, CFARE MUND TA SHPETOJE JETEN QE RENKON???????
Karakteri, historia familjare dhe veprat njerëzore ,,,sa tablo e gjërë për të studjuar individin,,,këtë kurban të totalitarizmit të të gjitha kohërave!
NJE PETICION PER RRUGEN E ARBRIT
NGA MARJANA BULKU/
Peticioni për përfundimin e Rrugës së Arbërit, një iniciative e Gëzim Alpion ,e mbështetur nga shumë intelektualë dhe qytetarë dibranë ,në kushtet e një tranzicioni apsurd ekonomik, politik dhe social shqiptar, tingëllon edhe një herë si një thirrje e fortë per të kthyer vemendjen nga dy Dibrat, nga ajo përpjekje titanike që u konkretizua me ndërtimin e disa lotuseve të kësaj rruge historike që ndryshoi gjeografine dhe fatet e këtyre banoreve edhe pse përkohesisht,që sot ndjehen te braktisur sepse realiteti politik shqiptar prodhon regres dhe aspak progres, ndaj rruga mbeti,,,”ku e lam e ku na mbeti…” Ky peticion është një përpjekje më shumë në vazhdën e gjatë të bashkëbisedimeve , të tryezave,studimeve që të sjellin në kujtesë emra dhe njerëz që edhe pse ndoshta nuk jetojnë më ,u bënë iniciatorë të një rruge që duket se bashkon njerëz, vende ,qytetërime, forcon dhe gjallëron jeten ,ekonominë dhe lehtëson kryeqendrat e mëdha nga mbipopullimi duke i bërë të banueshme edhe periferitë ku bukuritë dhe perspektivat turistike nuk mungojnë.Rrugët dhe arsimimi janë kyce të zhvillimit të qytetërimeve, standarte të munguara për shkak të trashëgimnisë tonë të varfër që na ndante, izolonte, mohonte luksin e të jetuarit si duhej. Pas viteve 90 -të u guxua të artikulohej ”rruga e Arbërit” , i ndjeri Hamit Xhaferri , nje njeri mjaft i kulturuar, i guximshëm dhe me shumë vizion risolli si prej legjende Rrugën e Arbrit në ato tryeza partiake të të djathtës shqiptare që sapo kishte filluar të frymonte në Shqipëri .Ai e përshkruante si një rrugëtim që dibranët i afronte me Tiranën dhe kjo nënkuptonte shumcka jo vetëm në aspektin gjeografik. Viteve të opozitarizmit politik kur partive u duheshin kauza dhe njerëz që politika të prodhonte progresin për të cilin shoqëria kishte nevojë ,kam patur rastin të jem në mes të atyre mjediseve ku nuk ka munguar mendimi i intelektualëve dibranë. Ishte referimi i zotit Iliaz Kaca , i detajuar, ,konkret ,pjesë e një studimi shumëvoluminoz që ky studjues dibran ia kishte kushtuar Rrugës së Arbërit. Nuk ishin shfaqje të një tregu politik ,por akte që shumë shpejt u konkretizuan me projekte dhe ndërhyrje konkrete .Në vitet 2008- 2009 kur filloi zbatimi në terren i rrugës së Arbërit pak kush besonte se rrugëtimi drejt Tiranës do normalizohe, gerrmime, male që ndaheshin në mes, ura betoni e makineri që e shndërruan zonën në një kantier pune ku punohej edhe natën. Historianët patën rastin të ndeshen me gjurmë të qytetërimit Ilir, gazetarët dhe reporterët heshtën ,rrugëtarë që shfrynin se rruga ishte në konstruksion dhe ua vështirësonte lëvizjen, fshatarë të cilëve rruga u kalonte nga toka e tyre e ku duhej që bashkë me shpronësimin t’ju shpjegoje se tregu dhe rruga janë oportunitete te mira në këtë rast, shumë udhëtarë të tjerë përdornin segmentin e Qafë Thanës pë tu lidhur me Tiranën. Pra Rruga e Arbërit është një përpjekje e gjatë që bashkon njerëz dhe vullnete, dëshira dhe ambicje, tregje dhe kultura për të qenë më afër dhe bashkë. Projekti i rrugës së Arbrit arriti ti kapërcente burokracitë e dha rezultate që duken , distanca që shkurtohen dhe vendbanime që afrohen duke u falur siguri qytetarëve se shteti kujdeset për ta…ky ishte peisazhi i vitit 2009 kur rrugët me vijezime të conin drejt shpresës për më mirë…
…”ku e lam e ku na mbeti…”
Dr Gëzim Alpion që prej dy vjetësh ka nisur një përpjekje që rizgjon vullnetin qytetar uroj edhe shpresat e tyre drejt përfundimit të rruges së Arbërit. Jam e bindur se nuk ka qytetar shqiptar që nuk e përkrah idenë e ndërtimit të një rruge… Mbase duhet tjua kërkojmë politikanëve që ta firmosin atë.
***
Së shpjeti numri i përkrahësve të peticionit për Rrugën e Arbërit online dhe në formularë do të arrij në 9,000. Ju lutemi NËNSHKRUANI peticionin për ndërtimin e kësaj vepre që do të sjell një numër vendesh në Ballkan më pranë njëri tjetrit dhe Evropës.
https://www.change.org/p/complete-the-construction-of-the-a…
Complete the construction of the Arbëri Road – Ndërtoni sa më shpejt dhe me standarde Rr
www.change.org’
Refleksion mbi 8 marsin
Persiatje rreth profilit te Marieta Zaces, profil qe mbart sportisten, pedagogen, deputetn,zv/Ministren, kryetaren e Lidhjes së Gruas Demokrate…/
Nga Marjana Bulku-New York/
Jetojmë kohë të trazuara, ku gjëja më apsurde është të festosh data a ngjarje kur realiteti pjell monstra që gjenerojnë konflikte e dhunë. E megjithatë jeta i meriton disa vezullime që njerëzit e mirë i dhurojnë asaj në cdo kohë…edhe nëpër ato të turbullta.
Në këtë ag 8 marsi dua të shtegtoj me një urim zemre tek një mike që dikur e kisha bashkëpunëtore, jo zyre as sporti,por të një kauze që dikur… në fakt jo shumë vjet më parë ,bashkonte njerëz,lidhte mendime dhe ndërtonte e projektonte të ardhme dhe shpresat intesifikoheshin dhe jeta bëhej më e mirë.Kam pasur rast të bashkëpunoj shumë herë me zonja, mbase kjo u bë një shtysë jo e vogël që edhe tezën e postgraduimit ta zgjedh pikërisht për cështjet gjinore, e me siguri mund të pohoj se në profilet e tyre të larmishme të personalitetit vetem disa prej tyre kanë iluminim të përhershëm dhe kjo falë karakterit të qëndrueshëm edhe kur kurba jetësore e modeleve të angazhuara në publik pëson luhatje.
Profili i Marieta Zaces mbart përmasën e sportistes, petagoges, deputetes së Partisë Demokratike, kryetares së Lidhjes së Gruas Demokrate,zëvëndës ministres së Punëve dhe Cështjeve Sociale por duke mos i ikur aspak dimensionit njerëzor të saj si mike e bashkëpunëtore,komunikuese dhe kontribuese e palodhur, grua e vyrtytëshme, nga ku vezullimet e bashkëshortes,nënës,gjyshes,,,frymëzojnë ,edukojnë dhe transmetojnë një model që në kohë të turbullta i nevojiten shoqërisë shqiptare,sistematikisht të dhunuar për fat të keq.Që të gjitha këto profile brenda te teres individuale shkëlqejnë,,,Nuk idealizoj kur përshkruaj Marjetën ,lartësimi i vyrtyteve nuk është idealizim, por nevojë, është si ushqimi që i jep jetë trupit .Nuk idealizoj aspak kur them se misioni i njerëzve të tillë nuk ka përfunduar sepse nuk mundet dhe nuk duhet të përfundojë, sidomos tani.Dhe sa herë që realiteti pëson turbulenca nga stimulimi i disa figurave (përtej kufijve partiake)të cilat shkaktojnë neveri dhe irritim,evokimi i vyrtytshmërisë dhe pozitivitetit që buron prej aty ,është domosdoshmëri.Jo shumë vjet më parë, kur Lidhja e Gruas Demokratike do te merrte jetë, edhe koncepti i disa të drejtave të munguara do niste artikulimin po aty ,do të konturoheshin portrete që jetuan gjatë në memorjen tonë jo për shkak të pushtetit dhe postit,por të dinjitetit dhe vlerave humane, këto e lartësojnë njeriun -NJERI.Janë disa hallka që nxitën zhvillime e reforma, vunë në lëvizje organizma që nuk kishin ekzistuar më parë për të cilat kujtesa duhet të kujdeset…
Misioni i Marietës vazhdon përsa kohë modeli i bashkëshortes shembullore që din të gjejë balancat punë – familje-angazhime sociale vuan nga imponimi i shablloneve të shëmtuara mutacion i regjimit komunist që imponojnë autoritetin me prepotencë dhe pompozitet duke mos e konsoliduar kështu asnjëherë lidershipin sidomos kur flitet për thyerje steriotipesh gjinore.
Unë besoj në misionin e Marietës përsa kohë historia e Lidhjes Demokratike të gruas ende nuk është shkruar, sepse bashkë me të do të shkruhej dhe historia e advokimit për të drejta e përgjegjësi,për shkollim dhe shanse të barabarta,për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur,,,janë një sërë konceptesh që lindën bashkë me demokracinë tonë të brishtë, që belbëzoi shqip…
Misioni i Marietës vazhdon për t’ju kujtuar nënave dhe motrave se liria, ajo e fjalës dhe e mendimit, ajo e lëvizjes dhe e advokimit kërkojnë komunikim njerëzor të matur dhe të kulturuar,atë që Marieta Zace me vrapin e lehtë, me kontaktet kokë më kokë me bashkëpunëtoret e saj, me respektin reciprok dhe vlerësimin e kontributeve për gjithsecilën seleksiononte në fakt vlera ,të cilat ndërtonin standarte dhe mbi bazën e tyre realizoheshin projekte. Shpresoj në misionin e Marietës sa herë që shoh gra të angazhuara në politikë që përpos individualitetit kanë nevojë për një lloj kurimi,jo të imazhit,por të humanizmit dhe komunikimit me tjetrin ,kaq i domosdoshëm ky i fundit.
Duket sikur flasim për një kohë të largët Marjetë, duket sikur u jetua një ëndërr me gra që mblidheshin ,advokonin, gëzonin, ngrinin zërin,protestonin…sepse sot realiteti shqiptar ofron tjetër gjë ,dicka midis kaosit dhe mungesës së perspektivës. Në këtë prag 8-Marsi dua të uroj Marietën dhe cdo mikeshë që 8 Marseve feston ,proteston,debaton ,shtrëngon duart,si në cdo ditë tjetër të vitit nëpër jetën tonë që ka kaq shumë festa e ditë të shënuara,,,por kaq pak refleksion për ta.
Heshtja e një historije që flet
Nga Marjana Bulku/
Përse kur diskutohet a debatohet medoemos duhet të viktimizohet dikush?!
Përse kur trumpetojme se jemi ndarë nga e kaluara riciklojmë pjesët më të errëta te saj duke krijuar viktima të reja, ndërsa ato plot shkëlqim e vezullim i fshehim,i strukim, i lemë të heshtin deri ne honet më të thella të harrimit?!
Përse jemi kaq të padrejtë me të drejtët, të ndershmit,të diturit,me ata që heshtin kur ju dhemb dhe lehtësojnë plagët e të tjerëve me fjalën e mirë?!
Përse asnjëhere nuk u kërkua falje dhe kur i afrohemi refleksionit për të, krijojmë zhurmë e tymnajë që fjala, ajo e matura që shtrenjt peshon ,të interferojë me jehonen zhurmuese që vetëm shurdhon…
Janë disa PERSE që lindën nga historia me VISAR, kështu preferoj ta quaj pseudodiskutimin apsurd që prodhoi dicka që unë dua ta ndaj me lexuesit e mi, jo aspak me vendimmarresit.
Kjo histori prodhoi tri faktorë në një skenë politike dhe shoqërore plot llum e përmbytje jo vetëm për shkak te reshjeve;
1.një kryeministër që shkon përtej subjektit politik që përfaqson,
2.një president që paragjykohet dhe vihet nën presion kushtesh dhe rrethanash që nuk i perceptoj dhe kuptoj dot ,
3. një VISAR që shkëlqen edhe në dhimbje.
Kjo skenë na coi sa larg ,afër, përmes diskutimeve, etiketimeve,polemikave shterpe, ndërsa përpara syve te mi krijoi një terren ku natyrisht jo të gjithë duartrokitën ,por ku qartësisht shtresëzohen grupime që cmojnë visarin si fenomen që mbart :dijen,vuajtjen,nderin,krijimtarinë,urtësine,maturinë,persekutimin e padrejtë dhe dhimbjen njerëzore dhe nga kjo pikpamje ai perfaqëson shumë,shumë. Hidhini nje sy familjes/shoqëri si institucion, a nuk i gjen pikërisht aty të gjitha këto atribute?!
Kjo skenë ku jo të gjithë duartrokitën prodhoi pikërisht atë histori që ne e kemi jetuar në diktaturë;me proletariatin që bën zhurmë kur vendimmarresit bëhen të padrejtë, zvarrisin, konfuzojnë qëllimshem,nje histori ku vlerat shkëlqejne si floriri ne zjarr, por pak, sa pak i hyjne ne punë apsurdes kohe që rend pas shkëlqimeve fallco.Dhe historia përsëritet duke pluhrosur paprejtësisht,,,cka nuk duhet të ndodhe, a duhet lejuar të ndodhë?!
Ata që duartrokiten pro visarit -fenomen ishin ; të ndershmit e të dy kraheve politike, poetët që marrin frymë nëpër cdo varg, besimtaret e devotshem të cdo besimi ,intelektualët që atdheut i duan më të mirën, ata që persekutimin komunist nuk e kishin merituar,të heshturit…
Përmes kësaj historie unë arrita të kuptoj atë që 25 vjet më parë vargjet e Zhitit transmetonin,,,”duhet të jesh i lire për të diskutuar, gjykuar, marrë vendime, cdo rrethane tjetër është joliri dhe shkakton kaos dhe konfuzion”.
25 vjet më vonë Visari na rrëfeu edhe njëherë mbi pluralizmin, na tregoi me maturinë e tij të heshtur se në një sistem të tillë të gjitha palët duhet të punojnë , cdo kapacitet njerëzor dhe intelektual është aset që nuk duhet humbur, flakur, burgosur, nëperkëmbur.
Unë nuk e njoh Visarin ,njoh fatin e tij, sigurisht që e lexoj dhe kam kuptuar se njerëz si ai janë në ballë te etapave historike ku kohët ndahen,ndeshen, ballafaqohen edhe nëpër kaos, prandaj mendje të tilla janë thesare të cmuara, të gjalla , që gjenerojne shtigje mendimi edhe pse udhekryqeve.Ekzistojnë disa vlera pranë të cilave të gjithe përfitojmë,mësojmë, maturohemi e do të ishte luks në kohë të tilla krizash të përfaqësohemi prej tyre.Ka ditë që matem të shkruaj për këtë histori,,,edhe pse kam pritur që vendimmarrja e drejtë do i nxjerre nul mendimet e mia ,ka dicka që vjen si një mësim i madh prej mendjesh të hapura, ato nuk zhvleftësohen kurrë, janë si oksigjeni në kushtet kur jetës i limitohen mundësitë. Teksa kujtoheshin momentet e shembjes së përmendores diktaturë edhe pse do kisha dashur që përmendore të tilla të mos ndërtoheshin kurrë, ato të ndërgjegjes përmendore janë më të rrezikshmet sepse nuk shembeshkan asnjëhere , as me sharje e shpifje,as me dhune e agresion…ndoshta prandaj na duhen poetët misionarë. Janë diktaturat në ndëgjegje që krijojnë njeriun e kompleksuar që na u shfaq përsëri këto ditë ,jo i lirë, edhe pse diktatori kish vdekur bashkë me përmendoren e tij.Kur reflektoj mbi lirinë, ndalem nëpër vargje, vepra, njerëz që frymëzojne dhe ngjallin besimin,shpresën edhe në zhgënjime të thella.
Në atë prag 90 -te kur demokracia të gjithëve na gjeti të brishte,viktima,të internuar,të arratisur,të persekutuar, ndoshta edhe të paditur sepse koha për të gjithe ishte një burg apsurd izolimi ,personalisht isha studente e si shumë të tjerë as për të ardhmen tonë nuk vendosnim dot sepse të tjerë kishin vendosur për ne forumeve të partise shtet të asaj kohe ,vargjet e tij na rrëfyen se padrejtësia partiake shkonte deri ne marrëzi…ndërsa jeta e tij kishte qenë burg i urrejtjes pa shkak pikerisht prej kësaj padrejtësie.E sot,,,marrëzia partiake nuk duhet të shkaktojë përsëri padrejtësi! – thotë me heshtjen qe flet kjo histori.
Një buqetë urimi për Raimonda Moisiun, gruan qe dhuron cdo ditë buqeta mendimi
Nga Marjana BULKU/
Vendosa të shkruaj sot për të edhe pse për një si ajo mund të shkruash në ditë valentinësh pasi poezia e saj është dashuri njerëzore.Po shkruaj sot për të edhe pse 7- marsi do ti shkonte shumë për shtat urimit tim drejtuar asaj. Ajo është gruaja që nuk resht kurrë së promovuari gratë intelektuale, poete e krijuese në diasporë por edhe më gjërë , të të sotmes,por edhe të retrospektivës. Edhe pse nuk njihemi thellësisht ,mjafton të jesh në veprimtaritë e saj letrare dhe do të kuptosh se këmbëngulja ,vullneti dhe shpirti krijues nuk e braktisin kurrë edhe kur vështirësitë bëhen ortek. 8- marset të cojnë prapë tek ajo jo vetëm për shkak të përkatësisë gjinore,por sepse femra është personazh, frymëzim, subjekt, objekt në mendimin e saj poetik dhe gazetaresk… Janë jo pak serenata që tingëllojnë përmes telave të kitares dhe vargjeve të mendimit të saj. Korcarja që Korcën e mban me vete edhe në Amerikën e largët me sokaket e bukur , serenatat që nuk shterrin, syckat e bukura të rinisë së largët , mallin për nënën, dhimbjen për njerëzit e dashur që nuk rrojnë më…
Ajo ka provuar shumë në këtë jetë ,ia din pothuaj cdo shije asaj,,,(nuk më ka folur kurrë por vargu ia rrëfen),ndaj dhe cdokush e ndjen thellësisht fjalën e saj poetike , sepse ajo prek cdo ind, sepse ka peshën reale të kohës që na vret, na përkëdhel, na fal dhe na merr aq shumë nga jeta jonë.
Vendosa të shkruaj sot për të edhe pse mund ta kisha bërë si falenderim kur në një ditë shtatori në ”Audiencë me shkrimtarë shqiptaro-amerikanë” ajo promovoi tre botime të miat (2003 dhe 2008) dhe nuk reshte së falenderuari cdo kontribut, cdo moshë, cdo pjesmarrje e ku më bëri të kuptoj se në këtë realitet ku koha ,impenjimet dhe preukopimet familjare na mbajnë larg edhe një FALEMINDERIT njerëzit i bashkon dhe i bën mirënjohës përjetë. Teksa përmbyll veprimtaritë hedh dritë mbi veprimtarinë e radhës me një vetësiguri të admirueshme të cilën thotë se ia garanton bashkëpuni me anetaret e shoqates miqtë dhe intelektualet që nuk e lënë kurrë vetëm…
Ahhh e zbulova pak nga pak gruan që në perfomancën e bukur të gruas që mund të konsiderohet qënie e brishtë ,fsheh forcën që i duhet një femre për të përballuar jetën e vështirë dhe angazhimet intelektuale gjithashtu. A ia ka dalë?! Plotësisht.
E di që komplimentet i skuqin njerëzit si ajo,por vlerësimet i duhen gjithkujt si ajo që vullnetarisht vrapon për ti falur disa vezullime më shumë shqiptaro-amerikanëve që pasionet, dorëshkrimet mund tua pluhrosë përditshmëria monotone e ritmit amerikan…ndërsa talenti u shuhet dhe braktiset nëse nuk do të ishte ajo me ato takime që më shumë se letrare janë edhe intelektuale, më shumë se intelektuale janë edhe patriotike, më shumë se patriotike janë edhe edukative por më shumë se gjithcka tjetër ato na bashkojnë.
Vendosa të shkruaj sot për të edhe pse mund të shkruaja cdo ditë kur ajo publikon vargje e shkrime…Nuk e kam bërë asnjëherë sepse doja tia bëja buqetë sot në përvjetorin e datëlindjes së saj. E dashur Monda…romanit të gjatë të urimeve të tua po i bashkangjitem edhe unë sot me këtë ”buqetë fjalësh ” për gruan që me fjalën dhuron buqeta – mendimi cdo ditë.
Gezuar!
- « Previous Page
- 1
- …
- 19
- 20
- 21
- 22
- 23
- 24
- Next Page »