• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FITORJA E PARALAJMËRUAR E MARK GJONAJ

September 13, 2017 by dgreca

 

1 e perb me mau

Bashkatdhetari ynë Mark Gjonaj fitoi me 3326 vota, nga  2958 vota  që siguroi ndjeksja më e afërt e tij, Marjorie Velazquez. Ai la pas katër kandidatët garues për postin e këshilltarit për Këshillin Bashkiak në Ditriktin 13/

1 Mark OkNga Dalip GRECA/

1 Skuadra e mrakut

Ndodhi ajo që pritej dhe ajo që dëshironin shqiptarët:Mark Gjonaj fitoi dhe u shpall kandidati demokrat fitues për Partinë Demokratike për Këshillin Bashkiak në Distriktin 13 të Nju Jork-ut. Të gjithë ndjehen të gëzuar, por vecanërisht skuadra që udhëhoqi këtë fushatë, natyrisht edhe ne votuesit e këtij distrikti, që u organizuam familjarisht për t’ia lehtësuar barrën bashkadhetarit tonë. Edhe media shqiptare dha kontributin e saj, ku Gazeta më e vjetër e shqiptarëve të Amerikës”DIELLI” kishte pjesën e vet. Për më shumë se një muaj në ballinën e saj të publikimit online Dielli, por edhe në print, bëri thirrje të vazhdueshme për bashkatdhetarët që të votonin për kandidatin shqiptar.

Mark Gjonaj, konsiderohej si kandidati më potencial ndër pesë konkuruesit, ndaj edhe u sulmua në vazhdimësi nga kundërshtarët. Gjonajt iu desh të përballej edhe me akuza fallso dhe shpifje për për përfitime në fushatë nga paratë e drogës e trafikut të armëve, e sajesa të tjera, madje kundërshtarët e tij arritën që të mobilizonin dhe gazetën konservetarore”The New York Post”, që njihet për mbështetje të republikanëve- gazetë që në konkurimin e  parë si ansambëlmen e kishte mbështetë Gjonajn, duke akuzuar konkursen potenciale, që vinte nga komuniteti spanjoll dhe nga një familje e fuqishme në kampin demokrat.

Mark Gjonaj arriti që t’ia dilte mbanë në këtë superbetejë, dhe e la ndjeksen më të afërt, e cila në sondazhet e fundit i qe afruar së tepërmi, Marjorie Velazquez, e cila arriti që të merrte  2958 vota , nga 3326 vota që siguroi Mark Gjonaj.Në përqindje rezultati I Gjonajt shkoi 38.7 për qind nga 34.4 përqind që siguroi Velazquez.

I treti në garën e demokratëve për vendin në Këshillin Bashkiak të Distriktit 13, u rendit John Doyle , i cili siguroi 1644 vota, dhe në përqindje  19.1%, ndërsa dy të tjerët arritën rezultate të papërfillshme.

Mark Gjonaj shënoi sërish një record për shqiptarët në shtetin e Nju Jork-ut, ashtu sic ishte i pari shqiptar në Ansamblenë e shtetit të Nju Jorkut, po ashtu është i pari shqiptar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork-ut.

Edhe Federata Panshqiptare e Amerikes ka dhene kontributin e saj dhe e ka mbeshtete z. Gjonaj, jo vetem pse organizoi ne seline e saj nje fonmbledhje ne ndihme te fushates se tij, por edhe duke bashkepunuar dhe duke i vene gazeten e saj”Dielli” ne sherbim te fushates . Nga ana e Tij, z. Gjonaj e ka respektuar Vatren, duke u bere pjese e veprimtarive te saj, vecanerisht ato Kombetare. URIME MARK GJONAJ!

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Fitorja e paralajmeruar, Mark Gjonaj

Një ditë me fushatën e kandidatit Mark Gjonaj në Bronks

September 8, 2017 by dgreca

NGA ILIR IKONOMI/ Zeri i Amerikes/

1 Mark GjonajMark Gjonaj, anëtar i Asamblesë së shtetit Nju Jork është shqiptari i zgjedhur në postin më lartë politik në Shtetet e Bashkuara.Zoti Gjonaj, me origjinë nga Ulqini, po kandidon tani si demokrat për Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut në distriktin 13 të Bronksit, një zonë ku tradicionalisht demokratët fitojnë. Është një zonë ku banojnë edhe shumë shqiptarë, raporton Ilir Ikonomi i Zërit të Amerikës, i cili ishte në Bronks për të ndjekur një ditë fushate të zotit Gjonaj.

Të martën këtu zhvillohen zgjedhjet paraprake brenda demokratëve dhe fushata ka hyrë në fazën më intensive.

Punonjësit e fushatës shkojnë shtëpi më shtëpi për të bindur njerëzit të votojnë për Mark Gjonajn.

“Pa ju, – u thotë atyre zoti Gjonaj, – kjo nuk do të kishte qenë e mundur. Ju jeni fytyra dhe zëri im. Ju bëni ndryshimin në këtë fushatë dhe unë nuk do ta harroj kurrë këtë.”

Fushata mes kandidatëve demokratëve ka hyrë në fazën përfundimtare.

“Është shumë vështirë. Duhet të kesh një zell, një pasion dhe një dedikim të jashtëzakonshëm,” thotë Vera Mjeku, drejtore e komunikimit të fushatës.

Beteja për Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut është e ndërlikuar edhe pse kjo nuk duket shumë nga jashtë, sepse për të fituar, duhet të kesh mbështetjen e politikanëve të njohur apo të sindikatave, por sidomos duhet të njohësh komunitetin.

Marku është marrë prej vitesh me biznesin e pronave të patundshme dhe e njeh mirë zonën ku kandidon.

“Ai gjithmonë ka qenë shumë i përfshirë në të gjitha gjërat që kanë ndodhur në këtë komunitet, ku shumica janë italianë, hispanikë ose të tjerë,” thotë zonja Mjeku.

Kur e pyesim se çfarë e motivon, Mark Gjonaj thotë se Amerika ka bërë shumë për atë dhe familjen e tij dhe se ka ardhur koha që ai t’i kthejë borxhin:

“Është në natyrën tonë t’ua shpërblejmë të tjerëve, është pjesë e traditës sonë. Ne jemi njerëz shumë bujarë, bëjmë më shumë për të tjerët sesa për veten tonë,” thotë zoti Gjonaj.“Prindërit e mi kur imigruan këtu nuk dinin gjuhën, nuk kishin arsimin e duhur e megjithatë ata gjetën kushtet për të punuar dhe për t’u beguatuar në këtë vend të madh. Ata investuan në të ardhmen time dhe në arsimimin tim, më dhanë mua shansin, nga i cili unë përfitova.”

Në Distriktin 13 ku konkurron Marku ka mjaft shqiptarë.

“Kam 20 vjet që kam ardhur këtu dhe e njoh Markun, thotë biznesmeni Gac Hanxhari. Është shumë njeri i përgjegjshëm, punon shumë për komunitetin shqiptar, gjithmonë ka dhënë. …. Ai e meriton gjithçka, sepse është një nga shqiptarët, duhet me thënë të rrallë këto kohët e fundit, që ka kontribuar për komunitetin.”

Marku është ndër shqiptarët e pakët në Amerikë që kanë patur sukses në politikë. E ka arritur çdo gjë vetë, me durim dhe punë.

“Nuk është e mjaftueshme që të përparojmë vetëm për veten tonë, të shkojmë në shkollë, të gjejmë një punë. Komuniteti ka ardhur në një shkallë që duhet të kërkojë përfaqësim. Marku nuk është vetëm vetvetja, nuk përfaqëson vetëm veten e tij, por një zë i munguar për komunitetin shqiptar dhe është politikani i vetëm shqiptar i zgjedhur në poitikën amerikane,” thotë zonja Mjeku.

Në komunitetin shqiptar ka një dëshirë për të nxjerrë më shumë politikanë.

“Politika, – shpjegon zoti Gjonaj, – është shkalla e fundit, kur stabilizohesh dhe ke bërë diçka për vete, për familjen dhe komunitetin. Shpresoj se së shpejti do të ketë shumë më tepër shqiptarë të suksesshëm në politikë.”

Marku e ka mësuar shqipen në Amerikë dhe me shqiptarët bisedat i bën gjithnjë në shqip.

“Ne shqiptarëve na ka bërë krenar Mark Gjonaj, sepse është i vetmi shqiptar që po prin,” thotë Lekë Lumaj, i cili gjithashtu banon në Bronks.

Por Marku ka shumë dashamirës të tjerë në të gjithë distriktin. Kur shkuam në një treg të vogël lagjeje, vumë re se ai hynte lehtë në bisedë me njerëzit e të gjitha etnive.

“Ai ka një zemër të mrekullueshme, – thotë Edith Blitzer. Kur humba burrin një vit më parë ai erdhi në ceremonitë e përmortshme, erdhi në shtëpinë time. Për çfarëdo që të kisha nevojë, ai mu gjend pranë. Falenderoj Zotin që nuk pata ndonjë nevojë, por ai më ofroi ndihmë.”

Në një aktivitet lagjeje ku banojnë edhe shqiptarë, Marku i njeh thuajse të gjithë, pavarësisht nga etnia.

“Ai e di se çfarë duam ne dhe e arrin atë që ne duam…” tha Laurene Tauber, banore e lagjes.

Nëse zgjidhet në këshillin bashkiak, Mark Gjonaj do të ketë më shumë rast për të ndihmuar komunitetin, sepse në nivel lokal do të jetë më afër njerëzve.

Kur e pyetëm nëse qëllimi i tij përfundimtar është të sigurojë në të ardhmen një vend në Kongresin amerikan, Gjonaj u përgjigj:

“Aspak. Unë kam një plan në mendje: ta ndihmoj këtë komunitet për t’u bërë më i fortë, më i shëndetshëm dhe më i begatë. Ne kemi nevojë të zgjidhim çështjet lokale, na duhet një qendër komunitare, na duhet të ndihmojmë të moshuarit. Na duhet një program që të ndihmojë për ruajtjen e gjuhës shqipe. Nuk e di se ku do të çojë rruga e politikës, por kemi shumë punë në nivel lokal.”

Në Sheshin Uestçester të Bronksit, ku Marku dhe të tjerë po mbanin një aktivitet që quhej Dita Ndërkombëtare e Familjes, shihje mes të tjerash edhe flamurët e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Disa nga politikanët që po mbanin fjalime ishin kolegë të Markut: Michael Benedetto, përfaqësues në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut dhe Jeffrey Klein, senator në Asamblenë e këtij shteti. Që të dy e mbështesin fort kandidaturën e Markut për në Këshillin e Nju Jorkut.

Është kohë dreke, njerëzit që kanë ardhur nuk janë shumë, por ata shkojnë e vijnë.

Fushata e zotit Gjonaj kishte sjellë një grup valltarësh me kostume shqiptare që krijuan gjallëri në shesh.

“Mark Gjonaj është ndër zyrtarët e zgjedhur më të papërtuar që kam takuar ndonjëherë. Ai interesohet thellësisht për komunitetin, për larminë etnike në Broks. Ai është nga ata të cilët e jetojnë çdo ditë me arsyen e thjeshtë për të sjellë një ndryshim në jetët e njerëzve,” tha Jeffrey D. Klein, Senator në Distriktin e 34 të Bronksit.

Nga ana e tij, Mark Gjonaj tha se ka një mesazh të thjeshtë për shqiptarët:

“Vazhdoni të punoni fort, mos e harroni vendlindjen, mos e harroni jetesën e vështirë që kemi patur. Ta bëjmë këtë botë më mirë sesa e kemi gjetur.”(Vidion mund ta shihni ne facebook(dielli vatra)

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Ikonomi, Mark Gjonaj, me fushatën e kandidatit, në Bronks, nje dite

BASHKATDHETARE, VOTONI PER MARK GJONAJ TE MARTEN, 12 SHTATOR

September 6, 2017 by dgreca

Layout 1

BASHKATDHETARE, VOTONI PER MARK GJONAJ ME 12 SHTATOR/

Bashkatdhetarë, me 12 Shtator 2017, duhet të bashkohemi të gjithë për të votuar për Mark Gjonaj, vëllain tonë, i cili garon për City Council. Nëse bashkohen votat tona ai e ka të lehtë betejën. Dhe ne duhet ta bëjmë këtë, e kemi detyrë. Së bashku, ne ishim një mbështetje e fuqishme në vitin 2012 duke e cuar me votën tonë Mark Gjonajn, bashkatdhetarin e palodhur, zërin tonë përfaqësues, në Ansambelnë e Nju Jork-ut. Le ta bëjmë edhe këtë herë, jo vetëm pse ai është me gjak e gjuhë shqiptare, por ai e meriton mbështetjen tonë. 

Klikoni sipër posterit për të marrë informacionin e domosdoshëm.

Filed Under: Featured Tagged With: Mark Gjonaj, Votoni per Bashkatdhetarin

MARK GJONAJ,”English Tea” për gratë

June 1, 2017 by dgreca

“Festa e Çajit”/
2 Gjonaj
Nga Dita Lekaj/Në një nga ambjentet e “Pine – Restorant” në Bronx, Assemblyman Mark Gjonaj shtroi një Pritje Çaji “English Tea” me gra aktiviste të drejtave të grave dhe grupmoshat e treta, rezidente nëpër Qendrat Sociale pranë Distriktit numër 80 në Bronx. Mes të ftuarave të tjera e pranishme ishte edhe Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane “Hope & Peace” që njihet edhe si një nga mbështetëset kryesore të fushatës elektorale të Assemblyman Mark Gjonaj në Bronx.
1Mark GjonajPasi ka lenë këtë post Z. Gjonaj si një politikan i dashur dhe i respektuar jo vetëm nga komuniteti shqiptar por edhe ai i huaj, pret të fitojë një mandat të ri në politikën amerikane si Council në New York City. Post ky që i ofron më shumë mundësi për ti ardhur në ndihmë distriktit në punësim shëndet, strehim dhe shërbime të ndryshme publike e sociale.
23-a-seniortea-2016-06-03-bx01_zMark Gjonaj përveç punës së tij të lavdërueshme dhe ndihmës që jep për komunitetet e ndryshme në Bronx, ka ngritur zërin për ligje të reja në mbrojtje të drejtave të grave në Asamblenë e New York-ut, ligje që janë miratur dhe që kanë shënuar sukses në karrierën e tij politike, siç është edhe miratimi i ligjit që të votohet edhe në gjuhën shqipe.
Jam shumë i lumtur që jam sot mesh jush tha ai, ndihem si në familjen time. Dhe më pas tregoi se qeveria amerikane në New York kishte miratur fondin për shërbime më të mira për shëndetin publik për moshat e treta në Bronx. Kërkesë kjo e paraqitur në Asamble nga ana e tij. Shumë ka bërë e po bën në këtë detyrë Z. Gjonaj, por pret ti ndihmojë më shumë njerëzit në nevojë, banorë të zonës së tij elektorale. Markun e gjejmë kudo, e kurdoherë, të gjithë e duan dhe çmojnë arritjet e tij në politikë dhe jetën sociale, patriotike dhe kulturore të vendit, prandaj edhe moshat e treta dhe gjeneratat më të reja e duan dhe kërkojnë ta kenë pranë Mark Gjonaj, si një politikan me zemër të madhe e shpirt të gjerë, gen të cilin e ka trashëguar nga prindët e tij, se nuk ka se si të jetë ndryshe.
Por në “English Tea” nuk mbaruan surprizat, Z. Gjonaj ndau dhurata dhe çmime të ndryshme për zonjat që e kishin vlerësuar këtë festë duke u veshur edhe më bukur dhe për zonjat që kishin vendosur mbi flokë kapelet më të bukura. Sa mirë, sa kënaqësi kur jep e merr buzëqeshje dhe dita të bëhet më e bukur e të gjithë kemi nevojë për atë, veçanerisht moshat e treta e që jetojnë nëpër Qendrat e Kujdesit Publik. E të tillë ta bën ditën Mark Gjonaj, i cili tregon jashtëzakonish kujdes për të gjithë grup moshat në Bronx e më gjerë.
Suksese Mark Gjonaj, suksese të mëtejshme në politikë, kjo ishte edhe përgjigja që gratë dhe veprimtaret në Bronx i dëshëruan politikanit të ri, por me prespektivë edhe për të ardhmen.
Të ftuara në këtë Pritje Çaji ishin edhe përfaqësueset e Organizatës së gruas “Hope & Peace” Mimoza Dajçi, Drita Çarçani, Dita Leka dhe Fatjona Suca.
Maj 2017, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Mark Gjonaj, Tea Party

FEDERATA VATRA PËR MARK GJONAJ-E DIELE 23 PRILL

April 21, 2017 by dgreca

23 PRILL- VATRA- FUNDRAISER IN SUPPORT MARK GJONAJ/

Të nderuar vatranë,/

Të nderuar bashkatdhetarë,/

Ju lutemi rezervoni datën 23 Prill 2017, Ora 1.00 pm-3.00 pm, ku do të mblidhemi në Selinë e Vatrës për të kontribuar në fushatën e bashkkombasit Mark Gjonaj. Kush nuk ka mudnësi pjesmarrje mund ta nisë Chekun në adresën e Vatrës(2437 Southern BLVD, Bronx, NY 10458)….Cheku i paguhet: NewYorkers for Mark Gjonaj. Pranohen vetëm Personal Check(Jo- Corp, Co, LLC Cheks). Klikoni mbi Flyer për më shumë hollësi.

1 Gjonaj Mark

 

 

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, Mark Gjonaj, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT